Me kryeministrin shqiptar Rama dhe 50 biznese të fuqishme shqiptare në kompanitë e Devolli Corporation

Prishtinë, 19 qershor 2022 –

Sot në kompanitë e Devolli Corporation, në prezencën e mbi 50 bizneseve të fuqishme kosovare dhe odave tregtare (e Kosovës, amerikane dhe gjermane), kryeministri Rama ishte jashtëzakonisht frymëzues me qasjen e tij përbashkuese.

Bizneset kanë nevojë për mbështetjen e shtetit, duke përfshirë edhe lehtësirat tregtare andaj ishte i mireseardhur vendimi i kryeministrit Rama që Shqipëria do heq te gjitha barrierat doganore me Kosovën.

Fatkeqësisht mungoi pjesëmarrja e qeverisë se Kosovës përveç protokollit që ishte aty.

Në mbrëmje të gjithë i prita në Rezidencen time në Hajvali për një darkë.

Një mbrëmje interaktive me Kryeministrin e Shqiprisë Edi Rama, ministret e qeverisë shqiptare, disa promotor ekonomik të Kosovës dhe udheheqës te odave ekonomike.
Një mbrëmje interaktive me Kryeministrin e Shqiprisë Edi Rama, ministret e qeverisë shqiptare, disa promotor ekonomik të Kosovës dhe udheheqës te odave ekonomike.