Po ju sjell lajm të mirë nga Nairobi, njohja e pasaportes së Kosovës nga Kenia

Nairobi, 23 mars 2023 –

U ktheva për të disatën herë në Nairobi. Takimin kësaj radhe e kisha me Presidentin e Republikës së Kenias, mikun tim, William Ruto, për ta falënderuar për miqësinë e tij ndër vite.

Gjatë takimit ai më njoftoi se ka marre vendim me të cilin Republika e Kenias ka zyrtarizuar fillimin e bashkëpunimit me Republikën e Kosovës në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.

Njohja e pasaportes së Republikës së Kosovës është hapi i parë i konkretizimit. Ky është një moment historik për raportet diplomatike të Kosovës me Kenian.

Në pallatin presidencial në Nairobi, me presidentin kenian, William Ruto. Ai më kumoti vendimin e tij për njohjen e pasaportës së Kosovës.
Vendimi i njohjes së pasaportes së Republikës së Kosovës është hapi i parë i konkretizimit. Ky është një moment historik për raportet diplomatike të Kosovës me Kenian.