Nairobi, 10 korrik 2023 –
Sapo perfundova takimin me presidentin e Republikës së Kenyas, William Ruto në pallatin presidencial në Nairobi. Takimi me mikun tim presidentin Ruto është gjithmonë kënaqësi.
I lumtur të dëgjoj që pas pranimit zyrtar të pasaportës së Republikës së Kosovës shumë kosovar po udhëtojnë për aktivitete biznesore atje.
Potenciali ekonomik që ka Kenya dhe Afrika është i jashtëzakonshëm. Me shaka presidenti Ruto deklaroi para ministrave të tij se ndjehet gjysmë kosovar dhe i takon shtetësia e Kosovës, si për të treguar simpatinë për vendin tonë.
