Zëvendëskryeministri Pacolli po vazhdon fushatën lobuese për shtimin e numrit të njohjeve

Prishtinë, 25 maj 2011

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, është takuar sot me përfaqësuesit më të lartë të institucioneve të Guinea Conakry, dh në Togo, në kryeqytetin Lomé, ku është takuar me zëvendëspresidentin e këtij shteti.

Z. Pacolli në Lagos  takohet me Kryetarin e Komunitetit Ekonomik të shteteve të Afrikës Perëndimore, z. James Victor Gbebo.

Ndërkaq nesër zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, z. Behgjet Pacolli do të udhëtojë në Afrikën Qendrore, konkretisht në Republikën e Rwandës, në Kryeqytetin Kigali, ku do të takoj Kryeministrin e këtij vendi, z. Bernard Makuza. Qëllimi kryesor i këtij takimi do të jetë kërkesa drejtuar autoriteteve më të larta të Republikës së Rwandës për njohje sa më të shpejtë të pavarësisë së Kosovës.

Zëvendëskryeministri Pacolli gjatë qëndrimit në këtë shtet do të shfrytëzojë të gjithë argumentet e nevojshme, të cilat dëshmojnë progresin demokratik që ka shënuar Kosova viteve të fundit si dhe nevojën që ka vendi ynë për njohje të reja, në mënyrë që të hapet rrugë në drejtim të integrimeve Euro-atlantike.