Një mbrëmje e jashtëzakonshme në Mar-a-Lago: Takimi me liderët Globalë në festën e rizgjedhjes së Presidentit Trump

Florida – 6 nëntor 2024 –

Në Mar a Lago në Florida, duke u futur në ambientet ku po festohet në zgjedhjen e Donald Trump si President i 47-të i SHBA. Ecja në këto ambiente madhështor dhe të zbukuruar me shumë stil klasik, të jep vetëbesim.

Mbrëmja në Mar-a-Lago në Florida ishte një spektakël i vërtetë, i mbushur me një entuziazëm të papërshkrueshëm, kur presidenti i sapozgjedhur Donald Trump festonte fitoren e tij madhështore për një mandat të ri. Ai tani do të jetë presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me një diferencë të madhe e ka lënë prapa kandidaten e demokratëve, Kamala Harris.

Si i ftuar në këtë ngjarje historike, më përshkoi një ndjenjë krenarie dhe privilegji – të isha pjesë e një mbrëmjeje që kremtonte jo vetëm suksesin politik të një miku të madh të shqiptarëve, por edhe të Shteteve të Bashkuara si shteti më i fuqishëm dhe me ndikim në botë.

Në foto me Presidentin e posazgjehdur të SHBA-së, Donald Trump, duke festuar pasi ai mori një fitore të merituar karshi Kama Harris. Unë isha i ftuar special në Mar-a-Lago, një vend me dekor të zbukuruar me detaje të arta dhe të kuqe, që japin një atmosferë madhështore dhe festive.

Takimi me Trump ishte i ngrohtë dhe miqësor, dhe biseda jonë mbajti gjallë temën e bashkëpunimit të palëkundur dhe ndihmës që ai u ka ofruar shqiptarëve.

Atmosfera ishte magjike, e mbushur me personalitete të njohura nga fusha të ndryshme. Ndërsa shëtisja nëpër ambientet elegante të resortit, ndesha disa nga figurat më të shquara të botës – ndër ta Robert F. Kennedy dhe Elon Musk, personalitete që kanë dhënë kontributin e tyre për të formësuar botën që njohim sot.

Robert F. Kennedy Jr., i cili është djali i Robert F. Kennedy. Ai është një avokat, aktivist dhe një nga zërat më të njohur për çështje të mjedisit dhe për shëndet publik në SHBA. Në këto zgjedhje të vitit 2024, ai ishte i njohur edhe për fushatën e tij si kandidat i pavarur për President të SHBA-së.

Në mesin e një mjedisi festiv ku diskutoheshin tema nga teknologjia deri te çështjet globale të sigurisë dhe ekonomisë, ndjeva se po ndaja hapësirë me njerëz që ndajnë një vizion për botën – për një të ardhme të ndërtuar mbi vlera të forta dhe inovacion.

Në këtë foto shfaqet një moment i veçantë dhe miqësor në takimin me Elon Musk gjatë festimit të zgjedhjes president i SHBA-së të Donald Trump. Ky takim për mua është një çast i çmuar në të cilin si dy personalitete të fuqishme po shkëmbejmë mendime dhe po vendosim bazat për bashkëpunime të mundshme në të ardhmen.

Kjo mbrëmje në Mar-a-Lago ishte një moment i rrallë ku lidhjet përforcoheshin, dhe mendjet e shkëlqyera shkëmbenin ide në mes të këtij entuziazmi të papërmbajtshëm.