Takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Dr. Mahmoud T. Kombone

Pragë, 17 janar 2025 –

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, zhvilloi një takim miqësor me Ministrin e Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Dr. Mahmoud T. Kombone, në Pragë, Republika Çeke.

Gjatë këtij takimi, u theksua rëndësia e marrëdhënieve të forta ndërmjet Kosovës dhe Tanzanisë, një vend me ndikim të madh në Afrikën Lindore. Tanzania e njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2011, duke treguar kurajë dhe parimësi përballë presioneve të shumta nga fqinjët tanë veriorë dhe aleatët e tyre. Qëndrimi i saj i palëkundur ndaj njohjes së Kosovës është një shembull i qartë i mbështetjes miqësore ndërkombëtare.

Presidenti Pacolli dhe ministri Kombone diskutuan për mundësitë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, duke përfshirë fushat e ekonomisë, diplomacisë dhe shkëmbimeve kulturore. Këto hapa janë të domosdoshëm për të siguruar që marrëdhëniet tona të avancojnë dhe të sjellin përfitime të ndërsjella për të dyja palët.

Ky takim shënon një angazhim të vazhdueshëm të AKR-së dhe presidentit Pacolli për të zgjeruar rrjetin ndërkombëtar të mbështetësve të Kosovës dhe për të promovuar interesat e vendit tonë në arenën globale.

Ne foto Zv.kryeministri Pacolli me presidentin e Tanzanise z.Jakaya KIKWETE dhe me ministrin e puneve te jashtme dhe bashkepunimit nderkombtar te Tanzanise z.Bernard MEMBE, gjatë vitit 2013.
Një foto e zëvendëskryeministrit Pacolli e bërë me lidershipin e Tanzanisë vite më parë gjatë lobimit në këtë shtet rreth njohjes së Republikës së Kosovës.

Aleanca Kosova e Re do të vazhdojë të punojë për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe thellimin e miqësive me vendet që kanë mbështetur pavarësinë tonë.