Author: Liridon Llapashtica

  • AKR mirëpret marrëveshjen e arritur me ShBA  për të dërguar FSK-në në misione jashtë vendit

    AKR mirëpret marrëveshjen e arritur me ShBA për të dërguar FSK-në në misione jashtë vendit

    Prishtinë, 5 janar 2021 –

    AKR mirëpret marrëveshjen e arritur me Shtetet e Bashkuara për të dërguar Forcat e Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit si pjesë e Gardës Kombëtare të Iowes.

    Ky është hapi i duhur në funksionalizimin e plotë të Forcave të Armatosura të Kosovës.

    Në të njëjtën kohë është mesazhi që Kosova i dërgon botës se Kosova është e gatshme dhe e aftë të marrë detyrime ndërkombëtare dhe të ofrojë ndihmë ndërkombëtare.

    Një fillim i mbarë i vitit për Ushtrinë e Kosovës e cila tani do të marrë pjesë në misione paqeruajtëse në kuadër të Forcës Kombëtare të shtetit të Iowas. Një ëndërr e hershme sot është bërë realitet. Urime të gjitha vajzave dhe djemve që i shërbejnë vendit tonë me krenari!
  • Gjithë nderim përpara figurës së Kongresmenit Eliot Engel, takimi i radhës në Prishtinë

    Gjithë nderim përpara figurës së Kongresmenit Eliot Engel, takimi i radhës në Prishtinë

    Prishtinë, 3 janar 2021 –

    Ndërsa përkulem gjithë nderim përpara figurës së Kongresmenit Eliot Engel, duke kujtuar gjithë bashkëpunimet tona që datojnë herët nga njohja e Kosovës prej SHBA-ve, Afrika, etj, dua të përkujtoj disa mësime që duhet t’i kemi parasysh: Ne jemi të bekuar që kemi miqësinë e Amerikës, por miqësia është marrëdhënie. Le të pyesim veten: çfarë i japim ne SHBA-ve ndersa vetëm kërkojmë prej saj.

    Miqësitë kanë nevojë për tu investuar, për tu shërbyer, sepse përndryshe mund të mbeten kujtime të mira, askush nuk na ka borxhe në mirënjohje, ndërsa ne i jemi borxh Amerikës!

    Nderim për këtë mik të madh të Kosovës! Duhet të kujdesemi ta ruajmë marrëdhënien me të; të gjejmë pasardhës të nivelit të tij, e pse jo – na duhen disa si ai… në piacën më të rëndësishme të diplomacisë botërore!

    Miqësitë kanë nevojë për tu investuar, për tu shërbyer, sepse përndryshe mund të mbeten kujtime të mira, askush nuk na ka borxhe në mirënjohje, ndërsa ne i jemi borxh Amerikës!
  • Takim me strukturat e Aleancës Kosova e Re duke i falënderuar për besnikërinë 15 vjeçare

    Takim me strukturat e Aleancës Kosova e Re duke i falënderuar për besnikërinë 15 vjeçare

    Prishtinë, 2 janar 2021 –

    Në këtë fillim vit kam zhvilluar një takim me strukturat e Aleancës Kosova e Re duke i falënderuar për besnikërinë 15 vjeçare, prejse AKR-ja ka ardhur si alternativa konkrete politike për qytetarët e Kosovës.

    Struktura jonë politike e organizative ka qëndruar e fortë, kompakte dhe konstruktive në një terren politik jo të lehtë.

    E kuptoj mirë vështirësinë që shfaqet kur përmbajtja jonë, e brumosur nga idetë dhe vizioni ballafaqohet me idetë e gënjeshtërta që s’kanë vizion.

    Në këtë fillim vit kam zhvilluar një takim me strukturat e Aleancës Kosova e Re duke i falënderuar për besnikërinë 15 vjeçare, prejse AKR-ja ka ardhur si alternativa konkrete politike për qytetarët e Kosovës.

    Prandaj, faleminderit dhe njëkohësisht Urime Viti i Ri.

    Po ashtu, meqë jemi në prag zgjedhjesh parlamentare kam marrë besimin e tyre dhe ua kam dhënë zotimin tim, se AKR-ja nuk ka hequr dorë nga qëllimi i saj i fillestar për ndërtimin e një Kosove ku zhvillimi është kryefjala, ekonomia është platforma dhe shija është esenca.

    Tash, sot, në këtë moment, jemi mobilizuar më thellësisht dhe jemi konsoliduar gjerësisht, për ta shndërruar AKR-në në një emërues të pashmangshëm të së ardhmes politike në Kosovë.

    Struktura jonë politike e organizative ka qëndruar e fortë, kompakte dhe konstruktive në një terren politik jo të lehtë.

    Ne në AKR jemi të vetëdijshëm që në Kosovë ka opsione të tjera politike, por është treguar tashmë, më shumë se një herë, se nuk e kanë shijen për zhvillim, nuk e kanë durim për tolerancë, nuk kanë fuqi për bashkëpunim dhe nuk kanë forcë për të ndryshuar.

    Prandaj AKR si gjithmonë, por veçanërisht në këto zgjedhje, mbetet opsioni i vetëm.

    Edhe një herë kthejuni shijes dhe zhvillimit.

    Kthejuni AKR-së.

  • I nderuar me çmimin më të lartë shtetëror për kontribut në zhvillimin modern të Kazakistanit

    I nderuar me çmimin më të lartë shtetëror për kontribut në zhvillimin modern të Kazakistanit

    Nur -Sulltan, 14 dhjetor 2020 –

    Ishte një nder të takoja Presidentin, Nursultan Nazarbayev për të disaten herë. Ne e lamë çdo vizitë të frymëzuar dhe më optimistë për mundësinë dhe përmirësuar jetën e qytetarëve.

    Nursultan Nazarbayev ishte i palodhur në ndjekjen e tij për barazi dhe drejtësi për të gjithë kazakët, dhe për ata ai gëzon respekt të madh brenda shtetit të tij.

    Presidenti Nazarbayev ishte një shembull i jashtëzakonshëm për mua, për themelin e shtetit kazak dhe për të gjithë botën falë një jete të mbushur me guxim, përkushtim dhe dhembshuri.

    Për mua është një nder i madh për mua dhe kompaninë time, të nderohem nga Presidenti i parë, Nazarbayev, i cili gjithashtu konsiderohet edhe si babai i kombit kazak.

    Çmimi më i lartë i shtetit u zgjodh të më dhurohet në një ditë shumë të rëndësishme për shtetin kazak, me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kazakistanit.

    Çmimin më ndau presidenti i parë i vendit, Nursultan Nazarbayev.

    Moment emocional shtrëngimi i duarve me presidentin kazak, Nazarbayev.

    “Me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kazakistanit, në kryeqytetin Nur-Sulltan, duke falënderuar bashkëpunëtorët, inxhinierët dhe stafin drejtues të kompanisë Mabetex për punën e shkelqyër dhe respektin për të tjerët, pata nderin të nderohem me çmimin më të lartë shtetëror për kontributin tonë në zhvillimin modern të këtij vendi”, ka shkruar presidenti Pacolli pasi pranoi çmimin.

    Pacolli tha se është një nder i madh për mua dhe kompaninë time, të nderohem nga Presidenti i parë, Nazarbayev, i cili gjithashtu konsiderohet edhe si babai i kombit kazak.

    Ai ka falënderuar nga thellësia e zemrës, të gjithë ata që e uruan për këtë ngjarje. Ju priftë e mbara!

    Fotografi e përbashkët pas pranimit të çmimit nga presidenti Nazarbayev.
    Fotografi e cila tregon medaljet që më dorëzoi presidenti kazak.
    Fotografi e përbashkët pas pranimit të çmimit nga presidenti Nazarbayev.
    Duke falenderuar presidentin kazak Nazarbayev për nderin dhe respektin që më bën.
    Gjatë ceremonisë së pranimit të çmimit nga presidenti kazak.
    Fotografi familjare me dy vëllëzërit e mi. Nga e majta Agimi, kurse në krahun tim të djathtë vëllai, Afrimi.
  • Jam i lumtur ta prezantoj Spitalin e ri Pediatrik në QKUK, i punuar nga “Mabetex Medical”

    Jam i lumtur ta prezantoj Spitalin e ri Pediatrik në QKUK, i punuar nga “Mabetex Medical”

    Prishtinë, 8 dhjetor 2020 –

    Jam i lumtur ta prezantoj Spitalin e ri Pediatrik, në këtë kohë kur ai është shumë i nevojshëm, në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ndërtimin e të cilit është duke e punuar kompania “Mabetex Medical”. Kjo kompani është angazhuar, më të madhe që ky projekt të jetë ndër projektet më të kompletuara e me funkcionale të llojit të vetë në Kosovë.

    Unë personalisht kam qenë i përfshirë në detaje, dhe jam krenar që Prishtina tani ka një spital me standard të lartë, ku fëmijët do të marrin kujdesin më të mirë të mundur.

    Spitali është pjesë e iniciativave të vazhdueshme humanitare të Sheikha Fatima bint Mubarak për të përmirësuar shërbimet e kujdesit shëndetësor për fëmijët dhe pasqyron vlerat e Emirateve të Bashkuara Arabe.

    Prishtinë, 8 dhjetor 2020 – Spitali pediatrik, i pari në Kosovë, ka disa klinika të specializuara, departamente diagnostike dhe shërbime emergjente për nëna dhe fëmijë.

    Është një nga projektet më të mëdha humanitare në Kosovë dhe do të përmirësojë ofrimin e optimizuar të kujdesit shëndetësor pediatrik dhe mbështetjen e nënave. Me 109 shtretër, spitali është i specializuar në mjekësinë e urgjencës pediatrike, onkologjinë pediatrike, kardiologjinë pediatrike dhe kirurgjinë pediatrike.

    Një falënderim i madh shkon për Donatorin, Fondacioni “Sheikha Fatima” nga Emiratet e Bashkuara Arabe 🇦🇪 me të cilin kemi punuar ngushtë në realizimin e këtij projekti madhështor.

    Prishtinë, 8 dhjetor 2020 – Spitali është ndërtuar në kuadër të kampusit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe është i lidhur me departamentin e obstetrikës dhe pediatrisë.
    Prishtinë, 8 dhjetor 2020 – Ajo është e pajisur plotësisht me pajisje mjekësore të avancuara, duke përfshirë njësitë e kujdesit intensiv, dhe ka dhoma radiologjie dhe procedurash.
  • Letra dërguar kryeministrit Rama: Të kundërshtojmë raportin e Dick Marty-t, u financua nga Rusia e Serbia

    Letra dërguar kryeministrit Rama: Të kundërshtojmë raportin e Dick Marty-t, u financua nga Rusia e Serbia

    Prishtinë, 19 nëntor 2020 –

    Nëpërmjet një letre, i kam kërkuar kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama të drejtojë një përpjekje të gjerë kombëtare për të kundërshtuar në mënyrë diplomatike raportin Dick Marty dhe së bashku Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë të udhëheqin një fushatë informuese dhe diplomatike rreth mosndëshkueshmërisë së thellë të krimeve të luftës që Serbia ka kryer në Kosovë.

    Dick Marty ishte rezultat i një dezinformimi dhe fushate politike të sponsorizuar nga Rusia dhe Serbia për të sulmuar pavarësinë e Kosovës dhe UÇK-në.

    Aktakuza kundër Presidentit Thaçi dhe të tjerëve nuk kishte përfshirë ndonjë pjesë nga raporti i Dick Marty, kështu që ky raport përmes një institucioni gjyqësor është hedhur poshtë dhe kjo tregon se raporti ka qenë vetëm një mjet politik nga Rusia dhe Serbia për të sulmuar Kosovën.

    Kjo kërkon një sfidim nga brenda Këshillit të Evropës(aty ku Shqipëria është anëtare) nga ku ka dal raporti i Dick Martyt.

    Na duhen veprime diplomatike të drejtuara nga Shqipëria, që do të kundërshtonin raportin e trilluar të Dick Marty në Këshillin e Evropës, por gjithashtu do të adresonin kërkesat për hetimin e krimeve të luftës që Serbia ka kryer në Kosovë, më e rëndësishmja fshehja e trupave të personave të zhdukur.

    Kombi ynë, historia jonë dhe lufta jonë për çlirim dhe pavarësi është nën sulm. Së bashku dhe të unifikuar duhet të përgjigjemi. Ne nuk mund të pranojmë që një Gjykatë e krijuar nga Kuvendi i Kosovës të ofroj amnisti krimeve të luftës qê Serbia ka kryer në Kosovë dhe për të ndryshuar rrëfimin historik të vendit tonë sipas gjuhês e mendësisë së prokurorëve serbë.

    Ne kemi krijuar institucionet që duhet të merren me drejtësinë, por drejtësia në Hagë po tradhton popullin e Kosovës, po përpiqet të japë amnistinë e krimeve serbe të luftës në Kosovë dhe po ndryshon pozicionin e viktimës me agresor.

    Ne nuk mund ta tolerojmë këtë.

    Ne duhet të veprojmë.

    Prishtinë, 19 nëntor 2020 – Nëpërmjet një letre, i kam kërkuar kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama të drejtojë një përpjekje të gjerë kombëtare për të kundërshtuar në mënyrë diplomatike raportin Dick Marty dhe së bashku Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë të udhëheqin një fushatë informuese dhe diplomatike rreth mosndëshkueshmërisë së thellë të krimeve të luftës që Serbia ka kryer në Kosovë.
    Prishtinë, 19 nëntor 2020 – Nëpërmjet një letre, i kam kërkuar kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama të drejtojë një përpjekje të gjerë kombëtare për të kundërshtuar në mënyrë diplomatike raportin Dick Marty dhe së bashku Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë të udhëheqin një fushatë informuese dhe diplomatike rreth mosndëshkueshmërisë së thellë të krimeve të luftës që Serbia ka kryer në Kosovë.
  • Në Zagreb me ish-presidentin kroat, Stipe Mesiq

    Në Zagreb me ish-presidentin kroat, Stipe Mesiq

    Zagreb, 12 nëntor 2020 –

    Në Zagreb me ish-Presidentit, Stipe Mesić, ne të cilin vlerësuam marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Kroacisë, ecuria e mirë e bashkëpunimit mes dy vendeve në të gjitha drejtimet, mbështetja e fortë e Kroacisë në drejtim të integrimit evropian të Kosovës, si dhe kontributi i çmuar i shqiptarëve gjatë Luftës Atdhetare në Kroaci.

    Unë gjithnjë i shprehu mirënjohje për kontributin ish-Presidentit Mesić.

    Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
    Në Zagreb me Ish-presidentin kroat, Stipe Mesiq. Një mik për të cilin kam shumë respekt!

  • Takim me Presidenten e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Isabelle Moret

    Takim me Presidenten e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Isabelle Moret

    Prishtinë, 10 nëntor 2020 –

    Zhvillova një takim të mrekullueshëm me Isabelle Moret, Presidenten e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, gjatë vizitës së saj në Kosovë.

    Zvicra është një partner kyç i Kosovës që është shtëpia e diasporës sonë më të madhe. Ne do të punojmë për të promovuar më shumë marrëdhënie ekonomike dhe tregtare dhe për të zgjeruar miqësinë tonë.

    Zvicra ishte ndër vendet e para që mbështeti pavarësinë e Kosovës.

  • Takim me përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak

    Takim me përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak

    Prishtinë, 24 tetor 2020 –

    Kam zhvilluar sot një takim me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajcak.

    Unë riafirmova pikëpamjen time që dialogu midis Kosovës dhe Serbisë duhet të finalizohet me njohje të plotë të ndërsjellë si dy shtete të pavarura dhe sovrane dhe të hap rrugën për prosperitetin dhe zhvillim ekonomik dhe të sigurojë anëtarësimin në OKB, NATO dhe BE për Kosovën.

    Gjithashtu shpreha shqetësimin tim lidhur me çështjen e personave të zhdukur dhe diskutimin në Serbi se ka më shumë se 16 varre masive sekrete, për të cilat unë e nxis BE-në të fillojë hetime urgjente.

    Ne si Kosovë duhet të qëndrojmë të përkushtuar dhe të bashkuar në dialog dhe të punojmë me aleatët tanë Evropian dhe Amerikan.

  • Takim me zyrtarët e lartë të shtetit më të ri në botë, Sudanit Jugor

    Takim me zyrtarët e lartë të shtetit më të ri në botë, Sudanit Jugor

    Lugano, 9 tetor 2020 –

    Një takim miqësor me Ministrin e Punëve të Jashtme të vendit më të ri në botë, Sudanit të Jugut Hon.Amb Beatrice Khamisa Wani, delegates speciale te Presidentit Salva Kir në Berlin, znj. Renish Achlieng Onullo dhe mikut Prof.Nabil Ayad.

    Ne diskutuam për shumë gjëra por edhe për marrëdhëniet e Sudanit me Kosovën.

    Që nga 9 korriku i vitit 2011 pas shumë viteve të përgjakshme Sudani i Jugut shpalli me 9 korrik pavaresinë duke u bërë kështu shteti me i ri në botë ndërsa Juba, kryeqyteti i tyre.

    Lugano, 9 tetor 2020 – Një takim miqësor me Ministrin e Punëve të Jashtme të vendit më të ri në botë, Sudanit të Jugut Hon.Amb Beatrice Khamisa Wani.

    Sudani ishte shteti i parë që njohu pavarësinë e Sudanit të Jugut, por kjo njohje nuk e largon frikën nga tendosjet e ardhshme mes dy vendeve, përfshirë edhe ato për territor dhe për naftë.

    Ndërkohë që po me 9 korrik edhe Shtetet e Bashkuara te Amerikës e njohën pavarësine e Sudanit Jugor. Festimet e banorëve të shtetit më të ri të botës ishin të shumta.