Author: Liridon Llapashtica

  • Në iftarin e parë kisha mysafir Gjeneralin amerikan Timothy Orr dhe delegacionin nga shteti i Iowa-s

    Në iftarin e parë kisha mysafir Gjeneralin amerikan Timothy Orr dhe delegacionin nga shteti i Iowa-s

    Hajvali – Rezidenca, 6 maj 2019 –

    A keni takuar ndonjëherë dikë të ri dhe keni ndjerë menjëherë se mund të flisni me të për orë të tëra?

    Kjo ndodhi herën e parë që takova Gjeneralin amerikan Timothy Orr. Disa vjet më parë, ai dhe unë përfunduam duke shkuar në të njëjtin takim në Iowa.

    Një mik i përbashkët më sugjeroi ta takoja sepse ai e dinte që ne të dy ishim super të interesuar për ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    Kështu u kujdesëm që në darkë të uleshim pranë njëri-tjetrit.

    Sapo shtrënguam duart, ishte e qartë se kishim një ton të përbashkët. Ne të dy filluam të shkëmbejmë pikpamjet tona rreth sigurisë për Kosovën dhe Ballkanin.

    Ishte muaji Ramazan kur ai ishte kësaj radhe në Prishtinë. Unë vendosa ta ftojë në Iftarin e parë në Rezidencen time.

    Nderi ishte i imi dhe familjes t’a kem mysafir Gjeneralin amerikan Timothy Orr dhe delegacionin nga shteti amerikan i Iowa-s, për iftar.

    Hajvali – Rezidenca, 6 maj 2019- Takim me Gjeneralin Amerikan Timothy Orr dhe delegacionin nga shteti amerikan i Iowa-s. Miqtë nga SHBA çdohere në secilën shtëpi në Kosovë janë si në shtëpinë e tyre.

    Më e rëndësishmja, ne të dyve na pëlqen të shqyrtojmë gjërat që i bëjnë sytë e disa njerëzve të shkëlqejnë, si zhvillimi zonave ekonomike në Kosovë. 

    Takimi i parë ndezi fillimin e një miqësie të frytshme.

    Unë mbështesja fuqishëm idenë e lansuar për krijimin e zonave ekonomike e në këtë rast, më theks tē veqantë një zonë për investitorët amerikanë në Kosovë, e cila do të ishte shtyllë e shtuar e marrëdhënieve strategjike midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara dhe do të tërheqë kompanitë amerikane për të ardhur në Kosovë.

    Miqësia u thellua kur në vitin 2018 u ftova në Iowa të marr pjesë në takimin me përfaqësuesit e Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Shtetit Iowa në ShBA.

  • Raportim në Komisionin parlamentar për Punë të Jashtme dhe Investime Strategjike

    Raportim në Komisionin parlamentar për Punë të Jashtme dhe Investime Strategjike

    Prishtinë, 4 Maj 2019 –

    Para deputetëve të Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, jam shprehur i sigurt se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të ndodhë brenda këtij viti.  

    Kurse, për pretendimet mbi tërheqjet e njohjeve, sigurova deputetët se shumë shpejt do të arrijnë njohje të reja për Kosovën. Ua kam bërë të ditur se këto ditë pritet njohja nga dy shtete, dhe se nga njëri shtet është marrë konfirmimi, të cilët tashmë kanë nisur procedurat për njohjen e Kosovës.

    Gjatë raportimit i kam njoftuar po ashtu se Kosova do aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ndërsa, lidhur me ecurinë e anëtarësimit në INTERPOL, do ti njoftojë në një mbledhje të mbyllur të komisionit.

    Prishtinë, 4 Maj 2019 – Takimi me Komisionin parlamentar për Punë të Jashtme dhe Investime Strategjike.

    Raportimi im lidhet me angazhimet diplomatike të Ministrisë për Punë të Jashtme gjatë katër mujorit të këtij viti, përfshirë këtu edhe Samitin e Berlinit, mbajtur ditë më parë.

    Në mënyrë kronologjike i njoftova për marrëdhëniet dypalëshe të vendit tonë, procesin e njohjeve, diplomacinë ekonomike, marrëdhëniet rajonale, raportet me BE-në, organizatat ndërkombëtare, si dhe pjesëmarrjen e Kosovës në luftën globale kundër terrorizmit.

    Gjithashtu u jam përgjigjur pyetjeve dhe shqetësimeve që ngritën anëtarët e komisionit.

    Prishtinë, 4 Maj 2019 – Raportimi im lidhet me angazhimet diplomatike të Ministrisë për Punë të Jashtme gjatë katër mujorit të këtij viti, përfshirë këtu edhe Samitin e Berlinit, mbajtur ditë më parë.
  • Arbëreshët e Italisë për vizitë në Kosovë, vlerësohen si pishtarë të Rilindjes Kombëtare

    Arbëreshët e Italisë për vizitë në Kosovë, vlerësohen si pishtarë të Rilindjes Kombëtare

    Prishtinë, 3 maj 2019 –

    Në Kosovë ka qëndruar një delegacion i kryetarëve të komunave arbëreshe në Itali. Në Kosovë u priten me një seancë solemne në Kuvend, ku deputetët i falënderuan për kontributin e tyre ndër shekuj që të ruajnë gjuhën dhe kulturën shqiptare.

    Arbëreshët e Italisë, ndër shekuj e kanë ruajtur identitetin, gjuhën, vlerat shqiptare.

    Pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me disa prej tyre, gjatë vizitës që i bënë ata Kuvendit të Kosovës, institucion ky ku u shpall pavarsia e Kosovës.

    Arbëreshët e Italisë, kanë qenë gjithnjë burim frymëzimi dhe fuqie për gjithë shqiptarët dhe janë një vlerë e ruajtur e jona që duhet ta çmojmë!

    Prishtinë, 3 maj 2019- Arbëreshët e Italisë për vizitë në Kosovë, vlerësohen si pishtarë të Rilindjes Kombëtare.

    Duke qenë se e njoh mirë gjuhen italiane unë fola në italisht para tyre në Kuvend.

    “Faleminderit Itali që ke bërë të mundur që të bëjë të jetoj një pjesë shumë të bukur, një etnitet shumë të bukur. Ju jeni pjesa me të cilën krenohemi më së shumti, përfaqësues edhe të Italisë jeni. Italia nuk është larg nesh, është afër, Italia ka qenë shumë afër ne kosovarëve, vetëm para 20 viteve kur ky popull ka jetuar ditët e tij më të tmerrshme. Kanë qenë ditë ‘të ekziston apo mos të ekzistosh’, e nga Italia kanë ardhur ndihmat që na kanë bërë të jetojmë, që na kanë ndihmuar të rezistojmë edhe në këtë pjesë të Adriatikut. Ju jemi shumë mirënjohës Italisë, dyfish”

    Ndërsa, në emër të grupit të arbëreshëve të Italisë Rosario Petta tha se po e ndiejnë veten si në shtëpi të vëllezërve.

    “Sot e ndjejmë vetën në shtëpinë tonë, Ndjehem në shtëpinë e një vëllau tim i cili vetëm gjeografikisht jeton larg meje, vëlla që ka të njëjtin gjak në vena sikur unë Gjak arbëresh…Faleminderit të gjithëve me zemër”, tha Petta.

    Prishtinë, 3 maj 2019- Arbëreshët e Italisë për vizitë në Kosovë, vlerësohen si pishtarë të Rilindjes Kombëtare.

    Grupi i arbëreshëve i cili po qëndron në Kosovë me rastin e “Ditëve të Arbëreshëve”, kanë vazhduar vizitën edhe në Muzeun e Kosovës, duke vazhduar më pas në sheshin “Ibrahim Rugova” dhe në sheshin “Skënderbeu”.

    Arbëreshët gjatë ditës vizitë i kanë bërë edhe memorialit “Heroinat” për ta përmbyllur turin e vizitave për këtë të shtunë tek monumenti “New Born”. 

    Aktivitetet në shënimin e këtyre ditëve kanë nisur nga dje në një seancë të veçantë për ta në Kuvendin e Kosovës, ndërsa sot janë pritur edhe nga i pari i kryeqytetit. Vizitat e tyre do të përmbyllen më 6 maj.

    Arbëreshët e Italisë vizitojnë Kuvendin e Kosovës.
  • Mirëprita në takim Ambasadorin e Katarit në Shqipëri, jo-rezident për Kosovë, Ali Bin Hamad Al Marri

    Mirëprita në takim Ambasadorin e Katarit në Shqipëri, jo-rezident për Kosovë, Ali Bin Hamad Al Marri

    Prishtinë, 2 maj 2019 –

    Pata kënaqësinë të mirëpres në zyrën time për një takim pune Ambasadorin e Shtetit të Katarit në Shqipëri, jorezident për Kosovë, Shkëlqesinë e Tij, Ali Bin Hamad Al Marri, me të cilin diskutuam për marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes të dyja vendeve tona.

    E informova Ambasadorin Al Marri për procesin e hapjes së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Doha, e cila në vetvete është mesazh që ne i çmojmë jashtëzakonisht shumë marrëdhëniet me Shtetin e Katarit.

    Ambasadorin Al Marri e njoftova për planin që kam për të vizituar zyrtarisht Katarin në muajin shtator, me ç’rast edhe do të inaugurojmë Ambasadën tonë atje, si dhe do të zhvilloj takime të nivelit të lartë me qëllim ngritjen e bashkëpunimit dy-palësh në të gjitha fushat.

    Prishtinë, 2 maj 2019-Vizita e Ambasadorit të Shtetit të Katarit në Shqipëri,jo rezident për Kosovë, SH.T.Z Ali Bin Hamad Al Marri.
  • Në Samitin e Berlinit me kancelaren Merkel, presidentin Macron dhe liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor

    Në Samitin e Berlinit me kancelaren Merkel, presidentin Macron dhe liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor

    Berlin, 29 prill 2019 –

    Për Kosovën dhe liderët e institucioneve të saj, kryeqyteti gjerman, Berlin, është adresa e cila gjithmonë ofron zgjidhje. Edhe kësaj radhe, si qindra herave të kaluara rruga ime është drejt Berlinit.

    Aty do të zhvillohet Samiti i Berlinit, ku do të jem pjesë e takimeve të nivelit të lartë me kancelaren gjermane, Merkel dhe presidentin francez Macron, si dhe liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

    Berlin, 29 prill 2019 – Me ftesë të Kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron, së bashku me kryeministrin Haradinaj sapo arrita në Berlin, për të marrë pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të Liderëve të Ballkanit Perëndimor.

    Procesi i Berlinit u krijua në vitin 2014 si një platformë për bashkëpunim të nivelit të lartë midis përfaqësuesve të lartë zyrtarë të Gjashtës së Ballkanit Perëndimor (WB6) dhe kolegëve të tyre në vendet pritëse të Procesit të Berlinit.

    Procesi përfshin gjithashtu institucionet e BE-së, institucionet financiare ndërkombëtare dhe shoqërinë civile, rininë dhe bizneset e rajonit.

    Berlin, 29 prill 2019 Sapo arritëm në Berlin për samitin e nesërm me kancelaren Merkel, presidentin Macron dhe liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ecja përpara drejt integrimeve evropiane është shumë e rëndësishme për Kosovën dhe tërë rajonin tonë!

    Në hapjen e Samitit të Berlinit fola për bashkëpunimin rajonal dhe pajtimin. Situata dhe relacionet janë në nivel të ulët, prandaj në rrethana të tilla shumë iniciativa të mira nga Procesi i Berlinit kanë mbetur pa u realizuar.

    Kjo situatë e keqe nuk mund të tejkalohet vetëm me deklarata dhe premtime abstrakte. Duhen vendime të guximshme nga shtetet e rajonit, të cilat nuk do të ndodhin për aq kohë sa nuk ka vendime të guximshme dhe strategjike nga Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare.

    Berlin, 29 prill 2019 – Takimi i Nivelit të Lartë për Ballkanin Perëndimor.

    Edhe pajtimi do të jetë i pamundur për aq kohë sa Serbia dhe Bosnje e Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Gjermania dhe Franca kanë mundësi ta marrin lidershipin për këto vendime të guximshme.

    Por, një prej vendimeve të para që Bashkimi Evropian do duhej ta merrte është liberalizimi i vizave për qytetarët tanë.

    Kosova padrejtësisht ka mbetur vendi më i izoluar në Evropë. Qytetarët e Kosovës janë populli më proevropian në rajon dhe është shumë e padrejtë të vazhdojnë të diskriminohen!

    Berlin, 29 prill 2019 – Takimi i Nivelit të Lartë për Ballkanin Perëndimor. Kancelarja Merkel, presidenti Macron, kryeministri Haradinaj, presidenti Vuciq, kreyministrja Bërnabiq.

    Udhëheqësit evropianë donin të shtynin Serbinë dhe Kosovën që të tërhiqen nga një konflikt i ri i mundshëm dhe të kthehen në bisedimet e paqes.

    Ne si lidership duhet thënë të vërteten se ishim të ndarë dhe u mblodhem për një kohë të shkurtër për të kërkuar ndihmë nga Shtetet e Bashkuara.

    Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron zhvilluan bisedime të gjata, por jo përfundimtare me ne dhe liderët nga Serbia, duke kërkuar uljen e tensioneve nacionaliste në të dyja palët që prishën bisedimet e paqes të udhëhequra nga Bashkimi Evropian.

    Berlin, 29 prill 2019Me Kancelaren gjermane Angela Merkel dhe Presidentin francez Emanuel Macron.

    Të dy liderët evropianë ulën pritjet për përparim të shpejtë pas këtij Samiti.

    Duke parë këtë situatë të krijuar presidenti Thaçi tha se anëtarët e Bashkimit Evropian nuk mund të bien dakord mes tyre se si të merren me tensionet në Ballkan.

    “Pa Shtetet e Bashkuara nuk mund të bëjmë asnjë marrëveshje përfundimtare, sepse BE-ja është e ndarë, është e vërtetë”, tha Thaçi para mediave botërore, pas takimeve dhe një darke mes liderëve evropianë dhe ballkanikë.

    Berlin, 29 prill 2019 – Presidenti Thaçi duke deklaruar para mediave se pa Shtetet e Bashkuara nuk mund të bëjmë asnjë marrëveshje përfundimtare, sepse BE-ja është e ndarë në qëndrime.

    Administrata Trump mbështet BE-në në procesin e pajtimit, por Merkel nuk pajtohej me iden e shkëmbimit të territoreve, për çka SHBA deklaronte se kjo gjë mund të konsiderohet nëse të dyja vendet bien dakord.

    Përpara se të merrnin pjesë në bisedimet evropiane, ne si liderë të Kosovës kërkuam një takim të përbashkët të paprecedentë me ambasadorin e SHBA-së në Gjermani, Richard Grenell. “Presidenti, Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës kërkuan një takim me ne”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së.

    Grenell përsëriti dhe insistonte se Kosova duhet të pezullojë tarifat ndëshkuese për mallrat serbe, të njëjtin mesazh që ne dëgjuam edhe nga një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, i cili vizitoi vendin muajin e kaluar.

    Presidenti Thaçi i ishte zotuar Grenellit këtë vit se do të punonte për të hequr tarifat e vendosura në nëntor, por rivali i brendshëm politik i Thaçit, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ish-udhëheqësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk është pajtuar publikisht.

    Para Samitit të Berlinit, bashkë me Presidentin Thaçi, një takim bilateral kishim me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherin.

    Por një gjë i bashkonte dy politikanët, të cilët janë nga parti të ndryshme politike, thirrja Uashingtonit që të marrë një rol më qendror. Uashingtoni dëshironte që të dy të veprojnë së bashku për të anuluar taksën 100 për qind të importit për mallrat serbe.

    Tarifa u vendos në shenjë hakmarrjeje për përpjekjet e Serbisë për të sabotuar shenjat e njohjes ndërkombëtare, duke përfshirë anëtarësimin në Interpol.

    Trump kishte varur mundësinë e një nënshkrimi të paqes në Shtëpinë e Bardhë nëse të dy vendet mund të bashkoheshin, duke u shkruar liderëve serbë dhe kosovarë veçmas në dhjetor për t’i inkurajuar ata të bisedonin.

    Në anën tjetër BE-ja kishte shprehur se Serbia dhe Kosova duhet të përmirësojnë marrëdhëniet përpara se të mund të anëtarësohen në bllok, por negociatat e udhëhequra nga BE-ja kanë zgjatur për më shumë se shtatë vjet.

    Serbia refuzonte të kthehet në tryezë derisa të hiqen tarifat. Përpara takimit të Berlinit, zyrtarët serbë gjithashtu minimizuan shanset që udhëheqësit evropianë të mund të prodhonin shumë përparim.

    Berlin, 30 prill 2019- Takim me Ministrin e Brendshëm të Gjermanisë Horst Seehofer.

    Ditën e dytë në Berlin së bashku me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj,  zhvilluam një takim shumë konstruktiv me ministrin e brendshëm të Gjermanisë, Horst Seehofer.

    Pos tjerash u diskutua edhe për liberalizimin e vizave. U dakorduam që të formohen grupet punuese në mënyrë që liberalizimi i vizave të implementohet sa më parë! Faleminderit Gjermani!

  • Takim me zv.ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Faruk Kaymakçi

    Takim me zv.ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Faruk Kaymakçi

    Prishtinë, 23 prill 2019-

    Me Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Ambasadorin Faruk Kaymacki, diskutuam për marrëdhëniet e shkëlqyera të cilat dy vendet tona i gëzojnë, si dhe për ndihmën e Turqisë në proceset e integrimit të Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

    Mora premtim nga Zëvendësministri Kaymaçki se Turqia do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën në të gjitha proceset nëpër të cilat ne si shtet po kalojmë. 

    Zëvendësministrin Kaymaçki e njoftova se pala kosovare është në përmbyllje të procedurave për funksionalizimin e Marrëveshjes për Tregti të Lirë me Turqinë, e cila do të jetë e dobishme për të dyja palët.

    Prishtinë, 23 prill 2019-Takim me Zv.Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë z. Faruk Kaymakçi.
    Prishtinë, 23 prill 2019 –Pas takimit i dorëzova një dhuratë Zv.Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë z. Faruk Kaymakçi.
  • Raportimi në Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane

    Raportimi në Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane

    Prishtinë, 23 prill 2019 –

    Raportimin tim para komisionit e fillova me veprimet e ndërmarra nga Ministria e Punëve të Jashtme për përmbushjen e obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit- MSA-së, në mes të Kosovës dhe BE-së. Deputetët i njoftova se Ministria e Punëve të Jashtme po ashtu është duke i përmbushur obligimet rreth tri Masave tjera zbatuese:

    Strategjia për Punë të Jashtme- që është hartuar nga MPJ dhe është përcjellë në qeveri për miratim;

    Plani i Veprimit për Zhvillimin sa më efikas të Dialogut Politik në mes të RKS dhe BE– është miratuar dhe jemi në zbatim e sipër;

    Numri i vizave të lëshuara shtetasve të vendeve të treta nga ana e Konsullatave dhe përfaqësive diplomatike të Republikës së Kosovës– raportohen rregullisht për çdo tre muaj në detaje;

    Prishtinë, 23 prill 2019 – Gjatë raportimit para Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane.

    Po ashtu ndër detyrat e rëndësishme që Ministria e Jashtme bartë në zbatimin e MSA-së ka të bëjë me Këshillin e Stabilizim Asociimit, KSA, që është struktura e nivelit politik që vendos dhe rekomandon për çështje që dalin në kuadër të zbatimit të MSA-së  dhe në çështjet me interes të përbashkët për palët. Në pjesën e dytë, fokusi im ishte në veprimet e ndërmarra nga Ministria e Punëve të Jashtme lidhur me procesin e integrimit evropian në përgjithësi. I njoftova deputetët se ndër prioritetet kryesore të politikës së jashtme të Kosovës mbetet avancimi i partneritetit strategjik me Bashkimin Evropian dhe NATO-n. Pjesë e madhe e agjendës së Brukselit përfshinë edhe marrëdhëniet e mira me vendet fqinje.

    Raportimin tim e përfundova duke iu falënderuar për mbështetjen dhe shpresoj në mirëkuptimin dhe ndihmën e tyre në këtë rrugëtimin tonë të veshtirë  të integrimit evropian, por jo edhe të parealizueshëm.

  • Organizova garden ceremoniale të FSK-së në pritje të zëvendëspresidentit të shtetit të Kenias, William Ruto

    Organizova garden ceremoniale të FSK-së në pritje të zëvendëspresidentit të shtetit të Kenias, William Ruto

    Prishtinë, 19 prill 2019 –

    Garda ceremoniale e FSK-së është rreshtuar si zakonisht në pritje të një zyrtari të lartë. Në Aeroportin e Prishtinës, arriti zëvendëspresidenti i shtetit të Kenias, William Ruto.

    Kosova dhe Kenia kanë potencial për të thelluar bashkëpunimin e tyre në të gjitha fushat, bashkëpunim ky i cili fillon me njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, për çka Zv.Presidenti Ruto premtoi se do të angazhohet personalisht për ta shtyer këtë process përpara.

    Duhen vetëm disa vizita rreth këtij vendi për të vëzhguar zhvillimin dhe potencialin e rritjes së Kenias.

    Ka shumë arsye pse bizneset kosovare duhet të marrin në konsideratë Afrikën – dhe veçanërisht Kenian – për mundësi tregtie dhe investimesh.

    Prishtinë, 19 prill 2019 – Garda ceremoniale e FSK-së është rreshtuar si zakonisht në pritje të një zyrtari të lartë, kësaj radhe për zv. Presidentin e Kenyas, Willlliam Ruto.

    Zv.Presidenti Ruto u shpreh i mrekulluar me Kosovën, popullin dhe natyrën e saj, ai premtoi se do të rikthehet në vizitë së shpejti.

    Prishtinë, 19 prill 2019 – Garda ceremoniale e FSK-së është rreshtuar si zakonisht në pritje të një zyrtari të lartë, kësaj radhe për zv. Presidentin e Kenyas, Willlliam Ruto. Ky i fundit duke nderuar garden e ushtrisë dhe flamurin e Republikës së Kosovës.

    Gajtë kësaj vizite në Kosovë, Zv.Presidenti Ruto u prit në takime të ndara nga Presidenti Thaçi dhe Kryeministri Haradinaj.

    Prishtinë, 19 prill 2019 –Takimi i Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi me Zv.Presidentin e Kenyas, William Ruto.
    Prishtinë, 19 prill 2019 –Takimi i Presidentit të Republikës së Kosovës,  Hashim Thaçi me Zv.Presidentin e Kenyas, William Ruto.

    Deri në vitin 2050, një në katër njerëz, një e katërta e popullsisë së botës dhe një në tre njerëz në moshë pune, do të jetojnë në Afrikë.

    Afrika është një kontinent i ri – më i riu në botë me 60% të popullsisë nën moshën 25 vjeç.

    Afrika është tregu i fundit dhe më i madhi në zhvillim dhe ofron zinxhirin e fundit të madh të furnizimit dhe perspektivat e konsumatorëve, me mundësi si ato të Azisë Juglindore të paraqitura 20 vjet më parë.

    Tani e dini pse Afrika duhet të jetë në radarin e kosovarëve. Por le të zmadhojmë pse Kenia duhet të jetë destinacioni juaj i synuar.

    Këtu janë disa arsye:

    • Kenia është demokracia më e qëndrueshme në Afrikën Lindore,
    • Kenia është porta për në tregun e Afrikës Lindore me gati 500 milionë konsumatorë,
    • Kenia është qendra rajonale e logjistikës,
    • Kenia është qendra kryesore financiare rajonale,
    • Kenia është destinacioni kryesor për investimet e huaja direkte dhe kapitalin sipërmarrës,
    • Kenia ka Silicon Savanah, me inxhinierë super të zgjuar dhe një fuqi punëtore të shkëlqyer,
    • Kenia gjeneron mbi 90% të energjisë së saj nga burime të rinovueshme, dhe,
    • Tregu më i madh i eksportit i Kenias është Shtetet e Bashkuara.

    Më lejoni të përsëris: tregu më i madh i eksportit në Kenia janë Shtetet e Bashkuara. Dhe ne mendojmë se Kenia është gati për ngritjen e eksportit pasi ajo diversifikohet.

    Pra, vizta e zv/presidentit Ruto në Prishtinë, i hap rrugën së pari njohjes së pavarsisë së Republikës sonë, e pastaj edhe bizneseve tona drejt këtij vendi me potencial të jashtëzakonshëm.

    Prishtinë, 19 prill 2019 –Takimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj me Zv.Presidentin e Kenyas, Willlliam Ruto.
  • Hapja e Ambasadës  Japoneze në Prishtinë, lajm i jashtëzakonshëm

    Hapja e Ambasadës  Japoneze në Prishtinë, lajm i jashtëzakonshëm

    Prishtinë, 19 prill 2019

    DEKLARATË E SH.T.Z BEHGJET PACOLLI

    Gjithmonë i lumtur kur pranoj letra që ri-theksojnë përkrahjen e fuqishme të vendeve nga katër anët e botës. Sot pranova urimet  më të përzemërta nga znj.Toshiko Abe, Ministre Shtetërore e Punëve të Jashtme të Japonisë, ku theksohet rëndësia e shënimit të dhjetëvjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Japonisë dhe Kosovës. Ministrja Abe e afirmon tutje diskutimin  që kemi pasur bashkë, për hapjen e Ambasadës  Japoneze në Republikën e Kosovës vitin që vjen, duke ri-theksuar atë cfarë kemi diskutuar bashkë, që hapja e Ambasadës  do të shënoj një momentum të rid he të fuqishëm në thellimin  e marrëdhënieve, edhe ashtu të shkëlqyera mes dy vendve tona. Japonia  ka qenë dhe mbetet përkrahëse e fuqishme në kontinentin aziatik, dhe ne do t’i jemi përjetësisht mirënjohës këtij vendi.

    Prishtinë, 19 prill 2019 – Letra nga Ministri i Jashtëm i Japonisë që erdhi në adresen e z.Behgjet Pacolli, ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës.
  • Darka e punës së Ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Ballkanit Perëndimor

    Darka e punës së Ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Ballkanit Perëndimor

    Varshavë, 11 prill 2019 –

    Sfidat me të cilat përballet bota jonë sot tregojnë se sa të ndërlidhur jemi dhe si janë të lidhur fatet e të gjithë njerëzve.

    Duke filluar nga uria dhe ndryshimet klimatike deri te luftërat dhe pandemitë, asnjë vend i vetëm nuk mund t’i zgjidhë këto probleme të përbashkëta. Kosova nuk mund t’i lejojë vetes mungesën në skenën botërore.

    Udhëheqja jonë politike dhe ekonomike do të jetë gjithmonë e rrënjosur në vlerat tona më të larta: mbrojtja e demokracisë, promovimi i lirisë, mbrojtja e mundësive, promovimi i të drejtave të njeriut, respektimi i shtetit të së drejtës dhe trajtimi i çdo personi me dinjitet.

    Varshavë, 11 prill 2019 –Në kë frymë kam udhëtuar që të jem pjesëmarrës në darkën e punës së Ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të takimeve në përgatitje të Samitit të Poznanit, që do të mbahet në korrik 2019.  

    Në kë frymë kam udhëtuar që të jem pjesëmarrës në darkën e punës së Ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të takimeve në përgatitje të Samitit të Poznanit, që do të mbahet në korrik 2019.  

    Takimi kësaj radhe ishte organizuar në Varshavë. Kjo ishte mbledhja e parë në nivel ministror gjatë Presidencës polake të Procesit të Berlinit (BP) – një nismë që mbështet bashkëpunimin rajonal të Ballkanit Perëndimor dhe plotëson politikën e zgjerimit të BE-së.

    Veprimtaria filloi më 11 prill me një darkë të organizuar nga Presidenti Andrzej Duda, gjatë së cilës u diskutuan sfidat aktuale me të cilat përballet Ballkani Perëndimor dhe gjithë kontinenti ynë.

    Varshavë, 11 prill 2019 –Momenti kur kam arritur në ambientet ku do të zhvillohej për dy ditë rresht darka e punës së Ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të takimeve në përgatitje të Samitit të Poznanit, që do të mbahet në korrik 2019.  

    Presidenti Duda nënvizoi se Ballkani Perëndimor është një komponent i rëndësishëm i një Evrope të qëndrueshme dhe të begatë dhe tërhoqi vëmendjen për nevojën për të bërë përpjekje të përbashkëta që samiti i Ballkanit Perëndimor në Poznan të japë rezultate konkrete.

    Ai kishte besim se Polonia dhe rajoni i Evropës Qendrore mund të luajnë një rol të rëndësishëm në sjelljen e një perspektive më të afërt euro-atlantike për vendet e Ballkanit. Situata e të rinjve në Ballkanin Perëndimor ishte gjithashtu një pikë kryesore e debatit.

    Varshavë, 11 prill 2019 –Momenti nga diskutimi në ditën e dytë të takimit ministror u fokusua në bashkëpunimin rajonal dhe çështjet e hapura dypalëshe në rajon.

    Pjesëmarrësit e takimit trajtuan çështje të tilla si punësimi, arsimi, kultura, sipërmarrja dhe roli i të rinjve në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore në rajon. Bashkëpunimi ndërmjet të rinjve nga Ballkani Perëndimor dhe BE-së është një masë e rëndësishme për ndërtimin e lidhjeve mes shoqërive tona.

    Diskutimi në ditën e dytë të takimit ministror u fokusua në bashkëpunimin rajonal dhe çështjet e hapura dypalëshe në rajon.

    Këto çështje, sipas shefit të diplomacisë polake, duhej të zgjidheshin për të shfrytëzuar plotësisht potencialin e bashkëpunimit ekonomik dhe infrastrukturor.

    Varshavë, 11 prill 2019 – Duke ndarë një moment të lehtë me homologun e gjerman Heiko Maas para se të realizonim një fotografi familjare.
    Duke ndarë një moment të lehtë me homologun e gjerman Heiko Maas (C) dhe homologun polak Jacek Czaputowicz, si KE Christian Danielsson (rreshti i pasëm L), Andreas Riecken i Austrisë (L 2), Sllovenia Simona Leskovar dhe Italia. Emanuela Del Re (R) zënë vendin e tyre për një foto familjare përpara takimit të Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit në Varshavë më 11 prill 2019.
    Varshavë, 11 prill 2019 – Fotografia familjare me pjesëmarrësit e Procesit të Berlinit që janë tetë vendet e Ballkanit Perëndimor si dhe disa shtete tjera anëtare të BE-së – Austria, Bullgaria, Kroacia, Franca, Greqia, Gjermania, Polonia, Sllovenia, Mbretëria e Bashkuar dhe Italia.

    Ne darkë u diskutua për gjendjen e të rinjëve në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Bashkimin Evropian, sfidat më të cilat ballafaqohen dhe ndikimi që ata do duhet të kenë në Evropën e përbashkët.

    U fol edhe për rëndësinë që perspektiva evropiane të jetë gjithnjë e pranishme dhe të promovohet dhe mbështetet tutje sidomos tek të rinjtë, përndryshe premtimet, reformat, nismat e ndryshme rajonale vështirë se do të kenë sukses për të siguruar të rinjtë e rajonit se e ardhmja e tyre është evropiane.

    Pjesëmarrësit e Procesit të Berlinit janë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria) që kanë statusin e vendeve kandidate për në BE dhe (Bosnja dhe Hercegovina, Kosova) të cilat janë vende potenciale kandidate për në BE dhe mbulohen nga zgjerimi i Bashkimit politikë.

    Varshavë, 11 prill 2019 – Fotografia familjare me pjesëmarrësit e Procesit të Berlinit që janë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria) që kanë statusin e vendeve kandidate për në BE dhe (Bosnja dhe Hercegovina, Kosova) të cilat janë vende potenciale kandidate për në BE dhe mbulohen nga zgjerimi i Bashkimit politikë.

    Pjesëmarrësit e tjerë të Procesit të Berlinit janë disa shtete anëtare të BE-së – Austria, Bullgaria, Kroacia, Franca, Greqia, Gjermania, Polonia, Sllovenia, Mbretëria e Bashkuar dhe Italia.

    Komisioni Evropian, institucionet financiare ndërkombëtare, organizatat ndërkombëtare dhe rajonale gjithashtu marrin pjesë në punën e Procesit të Berlinit.

    Ministria e Varshavës ishte një takim përgatitor përpara samitit të Ballkanit Perëndimor në Poznan, i cili do të zhvillohet më 5 korrik të këtij viti.

    Varshavë, 11 prill 2019 – Tavolina ku po zhvillohej darka e punës së Ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Ballkanit Perëndimor.
    Varshavë, 11 prill 2019 – Në krahun tim të majtë kisha ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Mass. Natyra e tij e vendosur e ka bërë atë një mik të madh dhe përkrahës të proceseve të Kosovës drejt BE-së.
    Varshavë, 11 prill 2019 – Momente nga diskutimet e shumta edhe gjatë pauzave për kafe që kishim në kuadër të procesit.
    Varshavë, 11 prill 2019 – Në krahun tim të djathtë qëndronte gjithmonë ministri i punëve të Jashtme nga Shqipëria, Gent Cakaj. Në këto momente isha duke përshëndetuar të pranishmit.
    Varshavë, 11 prill 2019 – Së bashku me ministrin shqiptar Gent Cakaj, duke biseduar me homologët tanë të shteteve fqinje.
    Varshavë, 11 prill 2019 – Me disa nga homologët e shteteve fqinje pasi realizuam fotografinë “familjare”.

    Takimi kryesor dhe më i rëndësishmi në Varshavë, ishte ai që zhvillova me ministrin e jashtëm gjerman z.Heiko Mass.

    “Për mua gjithçka ka të bëjë me drejtësinë. Kjo është ajo që unë kam luftuar për të gjithë karrierën time politike. Dhe kjo është ajo për të cilën unë qëndroj.” Kështu e përshkruan veten Heiko Maas në faqen e tij të internetit.

    Ai vërtet është një politikan i sigurt dhe me opinione, prejt të cilave nuk tërhiqet. Maas nuk është dikush që hap gojën të flas pa u menduar. Megjithatë, natyra e tij e vendosur e ka bërë atë një objektiv të përsëritur kritikash.

    Ministri i Jashtëm Federal Heiko Maas, SPD, (l) udhëton në Varshavë për takimin e ministrave të jashtëm të Procesit të Berlinit. Marrë këtu gjatë një bisede me Behgjet Pacollin, ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës (r). Varshavë, 11 prill 2019.

    Edhe në takimin tonë bilateral ai shfaqi vendosmëri duke konfirmuar se Gjermania me të gjithë mekanizmat e saj mbështet plotësisht liberalizimin e vizave për Kosovën.

    I inkurajuar jashtëzakonisht shumë me mbështetjen e madhe gjermane për vazhdimin e dialogut me Serbinë, rëndësin e këtyre bisedimeve dhe arritja e një marrveshje në mes dy shteteve në afat sa më të shkurtër.

    Unë e njoftova ministrn Mass për platformën e dialogut e cila ditë më parë u miratua në Kuvendin e Kosovës, dhe për gatishmërinë e palës kosovare për rifillim të dialogut. I shpreha edhe shqetësimet për kampanjën agresive dhe shpifëse të Serbisë rreth njohjeve të shtetit të Kosovës.

    Varshavë, 12 prill 2019-Takim bilateral me Ministrin e Jashtëm Gjerman z.Heiko Mass.

    Krejt në fund të ditës në Varshavë pata edhe një takim të përzemërt me Ministrin e Jashtëm të Greqisë, z.Georgius Katrougalos.

    Diskutuam për mundësitë e përafrimit të Dy vendeve tona në fusha të ndryshme. Ministri Katrougalos më ka siguruar se ai dhe Qeveria greke vlerësojnë progresin e arritur në Kosovë në përmbushjen e kritereve për vizat dhe parimisht ka qëndrim pozitiv për Kosovën.

    Greqia kërkon nga Kosova dhe shtetet tjera të rajonit të jenë të vendosur dhe të përkushtuar drejt forcimit të marëdhënieve rajonale dhe procesit të integrimit të rajonit në BE.

    Varshavë , 12 prill 2019-Takim me Ministrin e Jashtëm të Greqisë, z.Georgius Katrougalos.