Bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor është çelës për shfrytëzimin e potencialit ekonomik të rajonit tonë. Pasi po shohim një revitalizim të marrëdhënieve në mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, duhet të shfrytëzojmë sa më mirë këtë moment.
Ballkani Perëndimor përsëri është lart në agjendën e BE-së. Procesi i Berlinit ishte fokusuar veçanërisht në konektivitet. Jam i kënaqur që koncepti i konektivitetit është zgjeruar edhe në infrastrukturat tjera si ajo digjitale.
Rajoni ynë ka potencial për më shumë bashkëpunim dhe shkëmbim tregtar, si dhe për mobilitet të njerëzve. Ndër të arriturat e fundit të vendeve të Ballkanit Perëndimor është miratimi i Agjendës për Reformën e Investimeve Rajonale.
Krejt këto u thanë në samitin e Sofjës i cili u përmbyllë më një deklaratë shumë të rëndësishme e cila hap rrugët e integrimit të plotë të gjitha shtetëve të Balkanit përëndimor në BE.
Sofje, 17 maj 2018 – Në Forumin Ekonomik Botëror, i cili ishte mbajtur në kuadër të Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Sofje të Bullgarisë.
Në fakt, Samiti i Sofjës për Kosovën është historik dhe shumë i rëndësishëm, sepse për herë të parë, që nga shpallja e pavarsisë, Kosova trajtohët si shtet i barabartë më shtetet tjera të rajonit.
Jemi në rrugë të mbarë drejt realizimit të vizionit tonë për integrime euro-atlantike.
“Pasi po shohim një revitalizim të marrëdhënieve në mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, duhet të shfrytëzojmë sa më mirë këtë moment. Ballkani Perëndimor përsëri është lart në agjendën e BE-së”
Theksova se në vitet e fundit, Procesi i Berlinit ka siguruar që reformat në rajon të mos ndalen. Procesi i Berlinit ishte fokusuar veçanërisht në konektivitet.
Sofje, 17 maj 2018 – Gjatë një prononcimi për medie.
Jam i kënaqur që koncepti i konektivitetit është zgjeruar edhe në infrastrukturat tjera si ajo digjitale.
Potencova se rajoni ynë ka potencial për më shumë bashkëpunim dhe shkëmbim tregtar, si dhe për mobilitet të njerëzve. Ndër të arriturat e fundit të vendeve të Ballkanit Perëndimor është miratimi i Agjendës për Reformën e Investimeve Rajonale.
Sofje, 17 maj 2018 – Samiti i Sofjës po përmbyllët më një deklaratë shumë të rëndësishme e cila hap rrugët e integrimit të plotë të gjitha shtetëve të Balkanit përëndimor në BE.
Megjithatë, theksova se mosmarrëveshjet bilaterale në nivel politik mbesin ende pengesë.
“Fokusi duhet të jetë në heqjen e barrierave dhe lejimin e lëvizjes së lirë të investimeve, të mirave dhe njerëzve. Një perspektivë e qartë e anëtarësimit në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor mund të shpejtojë reformat në vendet e rajonit. Por, perspektiva e qartë evropiane është edhe garancë për më shumë investime. Është e rëndësishme që BE të marrë qëndrim të guximshëm dhe të thotë që gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor do të anëtarësohen në BE në të njëjtën kohë. Kjo do të inkurajojë frymën e bashkëpunimit të vërtetë rajonal, pasi suksesi i një shteti varet nga suksesi i fqinjëve të vet. Prandaj, duhet t’i eliminojmë të gjitha elementet e kompeticionit në mes shteteve tona”
Në fund të fjalës sime potencova se Kosova do të mbetet e përkushtuar për bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë në mes të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Gjatë qëndrimit në Sofje së bashku me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaci, takuam kryeministrin e Belgjikës, Charles Michel.
Kosova ka përfituar mbështetjen e fortë të Bashkimir Evropian dhe po i jep perspektivës Evropiane dhe integrimit në bashkësinë më të gjerë.
Sofje, 17 maj 2018 – Gjatë një takimi me kryeministrin e Belgjikës Charles Michel.
Ka filluar sot në Sofje të Bullgarisë, Samiti i Evropës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, i njohur si Samiti i Sofjes, në të cilin po merr pjesë zëvendëkryeministri, njëherit edhe ministri i Punëve të Jashtme, zBehgjet Pacolli.
Përveç z.Pacolli, në Samitin e Sofjes po merr pjesë edhe Presidentit Hashim Thaqi dhe Kryeministrit Ramush Haradinaj.
Samiti do të udhëhiqet nga Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, i cili do ta përfaqësojë Evropën bashkë me Presidentin e Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker.
Krahas krerëve shtetërorë të vendeve, pjesë e këtij samiti do të jenë edhe presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini dhe Komisioneri i BE-së për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të zgjerimit, Johannes Hahn.
Tema kryesore e këtij samiti do të jetë konektiviteti, në fushën e transportit, energjisë, infrastrukturës digjitale, edukimit, inovacioni dhe ekonomia digjitale.
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, përkitazi për samitin, ka thënë se Evropa duhet të luaj një rol aktiv në këtë transformim, meqë do të jetë realitet i të gjithë evropianëve dhe se çdo gjë që do të diskutohet në këtë samit do të ketë impakt global.
Pjesëmarrësit e samitit do të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët, në të cilën përfshihen 13 pika dhe të cilat do të tregojnë përkushtimin për të ardhmen e përbashkët.
Samiti në diskutimet konkrete ka qenë i përqendruar në temën e ndërlidhjes në mes shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, si dhe në temën e sfidave të sigurisë, si terrorizmi, krimi i organizuar dhe migracioni ilegal.
“Tema e konektivitetit është zgjeruar të përshijë jo vetëm rrugët e hekurudhat, por edhe infrastrukturën digjitale, në sektorin e energjisë dhe në atë të arsimit. Në fushën digjitale është folur për shtimin e bashkëpunimit në sektorin e teknologjisë, përfshirë edhe çështjet si ulja e tarifave për roming, e-qeverisje, e-prokurim apo digjitalizim të industrive. Në sektorin e arsimit është vendosur që të dyfishohen fondet për rajonin për programin ERASMUS-Plus. Liderët e shteteve anëtare të BE-së kanë miratuar Deklaratën e Sofjes e pas të cilës janë rreshtuar edhe liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor”
Pjesëmarrja e Kosovës në këtë samit ishte historike.
“Është hera e parë që Kosova merr pjesë në një samit të këtij niveli si shtet, e barabartë me të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Ka qenë një fitore e madhe diplomatike për Kosovën dhe për të gjitha shtetet anëtare të BE-së që e njohin Kosovën. I jemi mirënjohës nikoqirit, personalisht kryeministrit Borisov të Bullgarisë, por edhe liderëve të shteteve anëtare të BE-së, liderëve të institucioneve të BE-së, që bënë të qartë se Kosova duhet të marrë pjesë si e barabartë me shtetet e tjera. Kosova është përfaqësuar denjësisht dhe ka pasur mundësi që të prezantojë rezultate pozitive, konkrete, në të gjitha fushat e diskutuara. Mbi të gjitha, u bë e qartë se përkundër sfidave, përkundër shkatërrimit që ka pësuar Kosova nga lufta, ka arritur të marrë veten shpejt si shtet dhe sot është afër ta zë hapin me shtetet e tjera të rajonit në rrugën drejt BE-së”
Në margjina të samitit, ka pasur takime bilaterale me liderë të shteteve anëtare të BE-së, si Belgjikë, Danimarkë, Suedi dhe të bisedoj ndaras me Kryeministrin e Greqisë, me Presidentin e Francës dhe me Kancelaren e Gjermanisë.
“Interesimi i sinqertë i kancelares Merkel për Kosovën dhe për rajonin u pa edhe një herë me hapin e saj që të na bëjë bashkë me Presidentin e Serbisë, ku u konfirmua edhe një herë përkushtimi ynë që të fillojmë me fazën finale të dialogut, që do të rezultojë me marrëveshje ligjërisht të obligueshme për palët dhe me njohje reciproke mes nesh. Jam takuar pra edhe me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe në të gjitha këto takime është theksuar vendosmëria që të lëvizim bashkë drejt integrimit në BE”
Deklarata e Sofjes, e cila është dakorduar në mes të shteteve anëtare të BE-së në konsultim me shtetet e Ballkanit Perëndimor, përmban disa pika të rëndësishme.
“Pika kryesore e deklaratës është Pika 2, e cila thotë qartë se BE-ja riafirmon mbështetjen e paekuivoke për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Në pikat tjera bën thirrje për vazhdim të reformave në të gjithë sektorët, si ndërtim të institucioneve demokratike, sundim të ligjit, mbrojtje dhe respektim të të drejtave të njeriut. Pastaj fton për bashkëpunim dhe marrëdhënie të mira ndërfqinjësore. Të gjitha këto u elaboruan qartë në aneksin që u quajt Agjenda e Prioriteteve të Sofjes”
Samiti BE-Ballkani Perëndimor u zhvillua në Sofje, Bullgari, më 17 maj 2018. Udhëheqësit e BE-së ranë dakord për deklaratën e Sofjes, me të cilën janë rreshtuar partnerët e Ballkanit Perëndimor.
Sonte, pata nderin të organizoj pritje për delegacionin nga Iowa, që ishte me ne gjatë kësaj jave.
Partneriteti ynë me shtetin e Iowa-s u kurorëzua me një sërë marrëveshjesh të reja në fusha të ndryshme, që është dëshmi se ne kemi qenë bashkë për vite të tëra dhe se do të vazhdojmë rrugëtimin tonë bashkë.
Për një kohë të gjatë kam promovuar idenë e zonave ekonomike në Kosovë që do të tërheqin më shumë investime të huaja, do të sjellin kapital të huaj dhe ekspertizë në Kosovë dhe do të krijojnë vende të reja pune për rininë tonë, duke u dhënë atyre një të ardhme më të ndritur.
Ne mandatin qeverisës 2011/2014 arritem të bëjmë pregaditjēn ligjore por më vonë nuk u bë asgjë.
Prishtinë, 13 maj 2018 – Së bashku me Kryeministrin Haradinaj, Ambasadorin amerikan në Kosovë, Delawie, Gjeneralin amerikan Orr, pjesëtarë të FSK-së dhe delegacionin e bizneseve nga Iowa që e vizituan Kosovën.
Mbështes fuqishëm idenë e lansuar për krijimin e zonave ekonomike e në këtë rast, më theks tē veqantë një zonë për investitorët amerikanë në Kosovë, e cila do të ishte shtyllë e shtuar e marrëdhënieve strategjike midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara dhe do të tërheqë kompanitë amerikane për të ardhur në Kosovë.
Ka shumë kompani amerikane në Kosovë dhe shumë më tepër mund të vijnë nëse krijojmë kushte që do ta bënin Kosovën më tërheqëse në rajon dhe në Evropën Lindore.
Unë do të shtyj në qeveri këtë ide që së shpejti të marrim vendimin për të krijuar një zonë ekonomike për investitorët amerikanë dhe për të organizuar një Forum Ekonomik-Investimesh midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara që do të bashkonte komunitetin e biznesit të dy vendeve tona.
Prishtinë, 13 maj 2018 – Kënaqësi dhe ndjenjë e veçantë që pas kthimit nga turneu diplomatik të takoj delegacionin amerikan nga shteti i Iowa-s me në krye gjeneralin Tymothy Orr. Republika e Kosovës i është mirënjohëse thellësisht SHBA-së.
Besoj se do të kemi rezultate konkrete duke sjellë më shumë investime, duke krijuar më shumë vende pune dhe duke pasur një të ardhme më të mirë për vendin tonë.
Populli i Kosovës është krenar që ka në krah miqtë amerikanë. Zoti e bekoftë Iowa-n, ShBA-në dhe miqësinë tonë të përhershme.
Dje mbërrita në Sunion, një vend të bukur në Greqi, prej Emirateve të Bashkuara Arabe, ku hapëm dje ambasadën tonë.
Kosova po e zgjeron praninë e saj ndërkombëtare dhe po flet me zërin e saj si e barabartë në familjen e shteteve.
Me ftesë të ministrit grek Kotzias po marr pjesë në Ministerialin e vendeve të procesit të Vishegradit dhe të Ballkanit Perëndimor në qytetin grek Sunion. Jam i lumtur që e hapa serinë e takimeve këtu në Greqi, me ministrin e jashtëm polak Jacek Kaputoviç.
Ai do vizitojë shumë shpejt Prishtinën dhe unë Varshavën që me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike të zhvillojmë akoma dhe më shumë marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve.
Polonia është një nga shtetet më të fuqishme të Bashkimit Europian i cili ka interes të veçantë për Ballkanin dhe posaçërisht Kosovën, ndaj kolegu im polak gjendet në Greqi.
Sunion, 11 maj 2018 – Kosova po e zgjeron praninë e saj ndërkombëtare dhe po flet me zërin e saj si e barabartë në familjen e shteteve. Shtrëngim duarsh me Ministrin e Jashtëm polak, Jacek Kaputoviç.
Mos e harroni Kosovën. Kosova është krijesë e Bashkimit Europian dhe ne jemi pjesë natyrale e Europës. Baballarët që udhëtonin me hekurudhë përgjatë Europës 50 vjet më parë e kanë të vështirë t’i shpjegojnë fëmijëve të tyre sot pse ata nuk mund të udhëtojnë- i thashë homologëve nga Bashkimi Europian mbledhur në Greqi.
Më tej thashë se një vend i krijuar nga Bashkimi Europian, me një legjislacion tërësisht sipas normave europiane, rrezikon të harrohet megjithatë, si tregon izolimi i qytetarëve të Kosovës për shkak të mungesës së liberalizimit të vizave.”
Dhe shtova një metaforë që e përjetoj herë pas herë: “për ta ilustruar rëndësinë tonë, po i referohem shembullit të fëmijëve tanë që shpesh nuk e ndërtojnë dot objektin e tyre në lojën Lego, sepse harrojnë ndonjë element të vogël… Pa ne, Europa nuk është e plotë, nuk është e qëndrueshme…. Po nëse fëmijët mund t’i këshilloj të përkujdesen për të gjithë pjesët e lojës së tyre, si përfaqësues i një vendi të vogël, e kam të vështirë t’ju këshilloj juve, përfaqësuesve të shteteve të mëdhenj. …Megjithatë ju sugjeroj: sa herë që shikoni fëmijët që luajnë këtë lojë, kujtohuni për Kosovën”.
Sunion, 12 maj 2018 – Gjatë adresimit tim në Ministerialin e Vendeve të Procesit të Vishegradit, plus katër vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku isha i ftuar nga homologu im grek Nikos Kotzias.
Takim me homologun grek Niko Kotzias
Gjatë qëndrimit tim në Sunion të Greqisë për ministerialin e disa vendeve të Europës qendrore dhe Ballkanit Perëndimor, kalova shumë kohë me nikoqirin tim, Niko Kotzias.
U dakorduam që shumë shpejt Zyra e Kosovës të çelet në Athinë. Shpreha keqardhjen që në një aktivitet kaq të rëndësishëm ku kishte disa zëvendëskryeministra dhe ministra të jashtëm si ai i Çekisë, Polonisë, Kroacisë, Greqisë, Hungarisë, Bosnjës, Maqedonisë, etj, Serbia nuk ishte e pranishme, me gjasë shkaku i pranisë sime dhe Kosovës si e barabartë.
Ministri Kotzias na bëri mua dhe kolegëve për një pjesë të kohës ciceronin në një vizitë që bëmë në Tempullin e Poseidonit, një dëshmi impozante e qytetërimit të Greqisë së Lashtë.
Sunion, 12 maj 2018 – Me homologun grek Niko Kotzias në margjina të Ministerialit të disa vendeve të Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor.
Pas takimit me homologun grek Kotzias, vazhdova me takime tjera të frytshme, si ai që pata me zëvendëskryeministrin çek, homologun tim, njëherësh ministër i jashtëm Martin Stropincky, në margjinat e ministerialit në Sunion të Greqisë.
Shtetet janë si njerëzit shpesh, duhet të takohemi që ta zhvillojmë miqësinë, të prodhojmë rezultate për ekonomitë tona, për qytetarët tanë.
Prej një kohe të gjatë nuk kemi patur takime në nivel zëvendëskryeministrash. Ramë dakord të forcojmë bashkëpunimin në baza dypalëshe dhe shumëpalëshe.
E ftova zëvendskryeministrin Stropincky të vizitojë Kosovën, ftesë që u pranua me kënaqësi.
Ministri Kotzias na bëri mua dhe kolegëve për një pjesë të kohës ciceronin në një vizitë që bëmë në Tempullin e Poseidonit, një dëshmi impozante e qytetërimit të Greqisë së Lashtë.
Sunion, 12 maj 2018 – Ministri Kotzias na bëri mua dhe kolegëve për një pjesë të kohës ciceronin në një vizitë që bëmë në Tempullin e Poseidonit, një dëshmi impozante e qytetërimit të Greqisë së Lashtë.Sunion, 12 maj 2018 – Ministri Kotzias na bëri mua dhe kolegëve për një pjesë të kohës ciceronin në një vizitë që bëmë në Tempullin e Poseidonit, një dëshmi impozante e qytetërimit të Greqisë së Lashtë.Sunion, 12 maj 2018 – Me zëvendëskryeministrin çek, homologun tim, njëherësh ministër i jashtëm Martin Stropincky, në margjinat e ministerialit në Sunion të Greqisë.
Edhe në takimin e radhës potencova se Kosova do të hapë dyer të reja dhe do të mbajë të hapura dyert e miqësisë me të gjithë vendet e botës, posaçërisht me ato europiane, apo anëtare të Bashkimit Europian.
Takim konkret dhe rezultativ me Sekretarin slovak të shtetit Ivan Korçok. Slovakia do t’i përmbahet linjës së Bashkimit Europian me Kosovën dhe është gati të mirëpresë zyrën e Kosovës në Bratislavë.
Do të forcojmë marrëdhëniet dhe më shumë në të gjithë planet.
Sunion, 12 maj 2018 – Me Sekretarin slovak të shtetit Ivan Korçok.
Inaugurimi i selisë së Ambasadës së Kosovës kësaj radhe u bë në Emiratet e Bashkuara Arabe, në Abu Dhabi. Në prani të Nasser bin Thani Al Hamli, ministrit të Burimeve Njerëzore dhe Emiratizimit, së bashku me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kemi prerë shiritin e inaugurimit.
Në ceremoninë e hapjes morën pjesë edhe Saeed Al Qamzi, Drejtor i Çështjeve të Vizitave në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, si dhe një numër i krerëve të trupave diplomatike arabe dhe të huaja të akredituar në Abu Dhabi.
Al Hamli na uroi për hapjen e ambasadës së re, duke vlerësuar rolin e qeverisë së Kosovës dhe misionit tonë diplomatik për përpjekjet e mëdha në avancimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve mike.
Nga ana e tij, presidenti Thaçi vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Kosovës, duke theksuar se hapja e selisë së re është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e marrëdhënieve dhe promovimin interesave të të dy vendeve.
Abu Dhabi, 10 maj 2018 – Në ceremonin zyrtare të hapjes së Ambasadës në Abu Dhabi, të pranishëm edhe zyrtarë nga EBA.
Ambasada e Republikës në EBA së Kosovës është e para në shtetet e golfit që paraqesin një fuqi shumë të madhe ekonomike. Emiratet e Bashkuara ishte shteti i parë arab që e njohu Kosovën, shtet që mori pjesë në aksionin e post konfliktit në Kosovë, për një kohë ishte pjesë e KFOR-it.
Ndihma e Emirateve të Bashkuara daton qysh nga koha e luftës në vitin 1999, kur ky vend ka ndërtuar infrastrukturën aeroportuale në Kukës për të iu dalë në ndihmë të dëbuarve nga Kosova.
Emiratet e Bashkuara kanë ndihmuar dhe vazhdojnë të ndihmojnë Kosovën edhe ekonomikisht duke ndërtuar shkolla, spitale dhe duke renovuar edhe objektet e kultit.
Abu Dhabi, 10 maj 2018 – Pllaka në hyrje të Ambasadës në Abu Dhabi, që mban amblemën e institucioneve të Republikës së Kosovës.
Pasi përmbylla disa takime të rëndësishme në Hong Kong, me synim çeljen e rrugëve për bashkëpunim të gjithanshëm me Kinën, tani po shkoj në Kamboxhia.
Atje do të takohem me personalitete të larta qeveritare të atij vendi.
Nga Hong Kongu duke marr rrugë për Kamboxhia. Shumicën e udhëtimeve i bëj me ajroplanin tim privat, gjë që e lehtëson shpenzimet e buxhetit të shtetit.
Nga vizitat në shtete të veçanta të Azisë, mbërrita në Daka, Bangladesh ku si i ftuar i homologut tim të këtij vendi po marr pjesë në Ministerialin e 45 të vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit islamik.
Kryeministrja e vendit Sheikh Hasina e çeli konferencën ku marrin pjesë dhjetra ministra të jashtëm të vendeve antare, vëzhguese,etj.
U takova me shumë homologë, me synim njohjen e Kosovës, zgjerimin e miqve për antarsim në Interpol, etj. Mes tyre takova dhe ministren e jashtme të Kanadasë, ku jetojnë 1,5 milionë myslimanë.
“kini besim në mbështetjen tonë se ne jemi miq të Kosovës”, më tha Kristia Freeland.
Daka/Bangladesh 5 maj, 2018 – Takim me ministren e jashtme të Kanadasë, Kristia Freeland.
Me ftesë zyrtare isha pjesmarrës në Ministerialin e 45-të të Konferencës së Vendeve Islamike.
Ministeriali i 45- të i Konferencës së vendeve islamike ishte një ditë pune intensive, sepse në një aktivitet si ky mund të takoje një numër kaq të madh kolegësh- mbi 80 delegacione, por dhe kryeministren ShTZ, Sheikh Hasina apo Presidentin e Bangladesh ShTZ Abdul Hamid. Imagjinoni: për të bërë takime dypalëshe me ta, në Konferencë mori pjesë dhe ministrja e jashtme e Kanadasë, zonja Kristia Freeland.
Mbajtëm hapur dyert e vendeve njohëse, lobuam me to për Interpol, por dhe patëm takime shpresëdhënëse për njohje të reja!
Daka Bangladesh 5 maj, 2018 – Pjesmarrës në Ministerialin e 45-të të Konferencës së Vendeve Islamike.
Më poshtë keni foto të takimeve të mia të shumta sipas kësaj renditje:
Me ministrin e jashtëm të Libise, Mohamed Taha Siala; me ministrin e jashtëm të Nigerit, Kalla Ankourao: me ministrin e punëve të jashtme të Afganistanit, Salah Rabbani; me ministrin e punëve të jashtme të Maldiveve, Mohamed Hasim, vendi I të cilit kërkon ulëse në Këshillin e Sigurimit të OKB: me ministren e jashtme të Kanadasë, Kristia Freeland: me ministrin e jashtëm të Palestinës Riyad al Maliki; me ministrat e jashtëm të Kazakistanit Kairat Abdrakhmanov dhe ministrin e jashtëm Azerbajxhanit Elmar Mammadyarov: me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e punëve të jashtme të Gyajanës Carl Barrington Greenidge; me ministrin e jashtëm të Arabisë Saudite Adel Aljubeir;
Një takim shumë të ngrohtë pata dhe me zëvendëskryeministrin turk Bekir Ozdag.
Ishte një bisedë të shkëlqyeshme me Ministrin e Jashtëm të Libisë, Mohamed Taha Siala, për gatishmërinë tonë për të forcuar bashkëpunimin dypalësh.
Kosova mbështet stabilizimin e Libisë dhe ne jemi të përkushtuar të forcojmë lidhjet tona. Ekziston një potencial i madh për t’u përdorur për lidhjet ekonomike dhe tregtare.
Daka Bangladesh 5 maj, 2018 – Me ministrin e jashtëm të Libise, Mohamed Taha Siala.Daka Bangladesh 5 maj, 2018 – Në margjinat e Ministerialit të 45- të Konferencës së vendeve islamike zhvillova takim miqësor me ministrin e jashtëm të Nigerit, Kalla Ankourao.
Gjithmonë kënaqësi të bisedosh me mikun e mirë Ministrin e Jashtëm të Afganistanit, Salahuddin Rabbani, dhe të diskutosh për marrëdhëniet e mira Kosovë Afghanistan.
Së shpejti duhet ndërmarrë hapa konkretë për të forcuar lidhjet tona.
Daka Bangladesh 5 maj, 2018 – Në margjinat e Ministerialit të 45- të Konferencës së vendeve islamike zhvillova takim edhe me ministrin e punëve të jashtme të Afganistanit, Salah Rabbani.Daka Bangladesh 5 maj, 2018 – Në margjinat e Ministerialit të 45- të Konferencës së vendeve islamike zhvillova takim me ministrin e punëve të jashtme të Maldiveve, Mohamed Hasim, vendi I të cilit kërkon ulëse në Këshillin e Sigurimit të OKB.
Kam pasur një diskutim të mirë me me Ministrin e Jashtëm të Palestinës, Riyadal Maliki për nevojën për të thelluar marrëdhëniet midis Kosovës dhe Palestinës.
Daka Bangladesh 5 maj, 2018 – Në margjinat e Ministerialit të 45- të Konferencës së vendeve islamike zhvillova takim me ministrin e jashtëm të Palestinës Riyad al Maliki.
Diskutim i mirë me Ministrin e Jashtëm të Kazakistanit, Kairat Abdrakhmanov dhe Ministrin e Jashtëm të Azerbajxhanit, Elmar Mammadyarov për zhvillimet aktuale dhe marrëdhëniet e Kosovës me këto dy vende. Ka mundësi që ne duhet të përdorim për të forcuar lidhjet tona në ekonomi, tregti dhe nivel politik.
Daka Bangladesh 5 maj, 2018 – Në margjinat e Ministerialit të 45- të Konferencës së vendeve islamike zhvillova takim me ministrat e jashtëm të Kazakistanit Kairat Abdrakhmanov dhe ministrin e jashtëm Azerbajxhanit Elmar Mammadyarov.
Pata nderin dhe kënaqësinë të takoj Ministrin e Punëve të Jashtme të Nigerit Kalla Ankourao me të cilin diskutuam vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, si dhe diskutuam mbi mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme të jetës shoqërore .
Po ashtu vlerësuam se do të ishte me rëndësi të propozohen konsuj nderi me qëllim intensifikimin e shkëmbimeve mes dy vendeve.
Gjatë takimit diskutuam edhe për sfidat dhe arritjet e vendeve tona, ku theksova rëndësinë e përkrahjes së Republikës së Kosovës në synimin e saj për afirmim ndërkombëtar, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe posaçërisht përkrahjen e Nigerit në lidhje me anëtarësimin ne INTERPOL.
Po ashtu diskutuam edhe për sfidat ekonomike dhe zhvillimore.
Daka Bangladesh 5 maj, 2018 – Në margjinat e Ministerialit të 45- të Konferencës së vendeve islamike zhvillova takim me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e punëve të jashtme të Gyajanës Carl Barrington Greenidge.
Shtrëngova duart me homologun tim të Arabisë Sauditë, Adel Al Jubeir dhe u dakorduam për një takim tjetër bilateral.
Daka Bangladesh 5 maj, 2018 – Në margjinat e Ministerialit të 45- të Konferencës së vendeve islamike zhvillova takim me ministrin e jashtëm të Arabisë Saudite Adel Aljubeir.Daka/Bangladesh, 5 maj 2018 – Në margjina të konferencës me Kryeministren e Bangladeshit, Sheikh Hasina.
Edhe ditën e dytë vazhdova me takime të shumta në kuadër të vizitës time në Daka. Ditën e fillova me takim me sekretarin e përgjithshëm të OBI-it, Yousef Ahmad Al – Othaimeen.
Organizata për Bashkëpunim Islamik gjithmonë ka mbështetur fuqishëm konsolidimin dhe integrimin e shtetit të Kosovës.
Rezolutat e miratuara në të kaluarën nga Këshilli i Ministrave të Jashtëm të kësaj organizate, ku bëjnë thirrje për njohje të shtetit të Kosovës janë dëshmia më e mirë e kësaj mbështetje.
Kënaqësi, që ta ritakojë Sekretarin e Përgjithshëm të OBI-it, z. Yusuf al Othaimeen, pas takimit që e kishim më herët gjatë këtij viti në kryeqytetin e Bangladeshit, Dhaka.
E falënderuam për mbështetjen e deritanishme dhe kërkuam që kjo mbështetje të reflektohet edhe në procesin e anëtarësimit të vendit tonë në INTERPOL
Daka Bangladesh, 6 maj 2018 – Gjatë takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OBI-it, Yousef bin Ahmad Al-Othaimeen.
Shumë takime gjatë ministerialit të kryediplomatëve të Organizatës për Bashkëpunim Islamik. Sot u takova ( edhe njëherë) me Kryeministren e Bangladeshit znj. Sheikh Hasina dhe me Chrystia Freeland, Ministren e Puneve te jashtme të Kanadës ku biseduam per disa iniciativa të përbashkëta për Kosovën.
Takimet vazhduan me zëvendësministrin e punëve të jashtme të Egjiptit, me Sekretarin e Përgjithshëm të OBI, Yousef bin Ahmad Al-Othaimeen, me Ministrin e Shtetit të Kamerunit Adoum Gargoum, me Ministrin e Shtetit per Punë të Jashtme të Ugandës, Philemon Mateke, me zëvendësministrin e Jashtëm të Venezuelës Felix Gonzalez, me Ministrin e Shtetit të EBA-s, Anëar Gargash, me përfaqësuesit e lartë të Sudanit, Irakut dhe Malit, me kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Bangladeshit, Dipu Moni, ish-ministre e jashtme e Bangladeshit.
Po sot adresova të pranishmëve të organizatës së dytë ndërkombëtare më të madhe në botë, pas OKB-së, me 56 anëtarë dhe numër shtetesh vëzhgues.
Falënderova mikpritësit, institucionet e Bangladeshit, vend që e ka njohur Kosovën, veçanërisht për solidaritetin ndaj popullsisë Rohinga, që po i nënshtrohet kohëve të fundit njëlloj spastrimi etnik” dukurie që ne si popull e kemi provuar gjatë konfliktitt të 1999”. I kërkova 20 vendeve anëtare jonjohëse ta njohin Kosovën, krahas 36 shteteve të tjerë.
Daka/Bangladesh, 6 maj 2018 – Fjala ime Ministeriali i 45- të i Konferencës së vendeve islamike.
Pjesë të fjalimit tim në mbledhjën e OIB (OIC) në Dhaka..
…..Kosova dhe i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor janë të zotuar, që të bëhen anëtar të plotë të Bashkimit Evropian.
…. BE-ja vazhdon të jetë projekti më tërheqës për rajonin sa i përket sigurisë, zhvillimit dhe avancimit të vlerav demokratike.
…Në këtë drejtim, Kosova ka arritur progres të jashtëzakonshëm në rrugën drejt integrimit në BE. Tashmë kemi nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-në, e cila nënkupton marrëdhënie kontraktuale mes Kosovës dhe BE-së si dhe lehtëson rrugën drejt anëtarësimit në vitet e ardhshme.
…Kosova si një vend i vogël ka zhvilluar një politikë të jashtme të paqes, dialogut, kompromisit dhe interesave të përbashkëta. Ajo çfarë dua të them është se pse pas gjithë këtij progresi të bërë në Kosovë, ende ekziston një numër i shteteve anëtare të OBI-it, që po e vonojnë vendimin e tyre për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. Deri më tani jemi njohur nga 116 shtete anëtare të OKB-së dhe jemi anëtar të një sërë organizatash rajonale dhe ndërkombëtare. Për më tepër, 36 shtete anëtare të OIB-it kanë njohur Kosovën dhe kanë treguar zotim të jashtëzakonshëm drejt forcimit të marrëdhënieve bilaterale.
….Republika e Kosovës ka aplikuar për anëtarësim në INTERPOL me qëllim që të kontribuoj edhe më tutje në luftimin e përbashkët të krimit të organizuar, trafikimit me qenie njerëzore, terrorizmit dhe aktiviteteve të tjera kriminale, dhe të mbyll një boshllëk të rëndësishëm në aftësitë për luftimin e krimit në Ballkanin Perëndimor. Anëtarësimi në INTERPOL do të krijonte bazën formale të bashkëpunimit mes Kosovës dhe vendeve të tjera në luftën e përbashkët kundër ekstremizmit dhe krimit të organizuar, që do të mundësoj shkëmbimin e informatave në kohë reale në nivel të agjencive të zbatimit të Ligjit.
Meqenëse në nëntor të vitit 2018, INTERPOL do të mbajë takimin e 87-të të Asamblesë së Përgjithshme në Dubai, i bëjë thirrje të gjitha shteteve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik të votojnë pozitivisht për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.
Pastaj nënvizova se Kosova mbetet e angazhuar për rrugën europiane dhe po përparon në marrëdhëniet me Bashkimin Europian.
Ishte forumi më i përshtatshëm dhe më i suksesshëm për të lobuar për Kosovën, krahasuar me shumë të tjerë ku kam marrë pjesë deri tani.
Organizata e Bashkëpunimit Islamik, miratoi dhe një rezolutë kushtuar Kosovës.
Në të përmblidhen kërkesat e paraqitura prej vendit tonë si njohje e menjëhershme prej vendeve që nuk e kanë bërë akoma këtë hap, mbështetje për anëtarësim të Kosovës në organizata globale dhe rajonale, si dhe mbështetje për zhvillimin ekonomik dhe social të saj.
Daka/Bangladesh, 6 maj 2018 – Gjatë takimit me Ministrin e Shtetit të Kamerunit, Adoum Gargoum.Daka/Bangladesh, 6 maj 2018 – Takim me Felix Gonzales nga Venezuela.
Pas vizitës së sukseshme në Itali, ku bisedova me mikpritësin tim, homologun italian Alfano dhe kontaktova personalitete të rëndësishme të këtij vendi mik, po udhëtoj drejt Azisë.
Atje do të marr pjesë në Konferencën e vendeve islamike organizuar në Bangladesh, dhe do qëndroj në disa vende të tjera aziatike.
Në udhëtim e sipër drejt Azisë. Atje më pret një agjend e ngjeshur me shumë takime dhe do të jem pjesmarrës në Konferencën e vendeve islamike organizuar në Bangladesh, dhe do qëndroj në disa vende të tjera aziatike.
Dhe sapo mbërrita në Hong Kong, takimin e parë miqësor e zhvillova Governatoren e Hong Kongut (Shefen ekzekutive të Administratës së Hong Kongut), Zonjën Carrie Lam.
Çka vlenë të theksohet se ky ishte takimi i parë i një zyrtari kosovar me një zyrtar të lartë kinez që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.
Takimi kishte për qëllim afrimin politik, diplomatik e ekonomik të Kosovës me vendet e rajonit e mbi të gjitha me Kinën, njeri nga partnerët kryesorë tregëtarë të Kosovës.
Hong Kong, 3 maj 2018 – Takim me Guvernatoren e Hong Kongut (Shefen Ekzekutive të Administratës), Carrie Lam.
Në Romë, i ftuar prej homologut tim italian Alfano për herë të dytë.
Kënaqësi të gjendem për herë të dytë në Romë, kryeqytetin prej nga vijnë rrënjët e Europës së bashkuar. Italia partner kryesor, ndihmues i madh i Kosovës në gjithë këto vite!
Ky vend i madh do të na ndihmojë për shtimin e njohjeve, liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin tonë në organizatat e ndryshme ndërkombëtare.
Ministri i jashtëm italian Angelino Alfano, nikoqiri i vizitës sime, më garantoi se vendi i tij do të angazhohej menjëherë për liberalizimin e vizave, “sepse ky është një hap i vendit tuaj drejt Europës”, tha ai.
Romë, 2 maj 2018 – Shtrëngim duarsh me homologun italian.
Intervista ime për vizitën në Itali.
Do të bashkëpunojmë dhe në marrëdhëniet me BE-në, në Afrikë, por dhe në fusha të tjera.
Nxitje e marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunim për integrimin ndërkombëtar të Kosovës (Bashkim Europian, Interpol, njohje), liberalizimi i vizave, zhvillimet rajonale, ishin temat kryesore të bisedës mes dy ministrave. Italia do mbështesë Kosovën për liberalizimin e vizave, premton shefi i diplomacisë italiane.
“E vlerësoj shumë pasionin me të cilin ju po punoni për të realizuar ambiciet e vendit tuaj”, mu drejtua ministri i jashtëm italian, Angelino Alfano, gjatë një takimi në Farnesina, Romë, ku gjendësha me ftesë të homologut tim.
Romë, 2 maj 2018 – Takim bilateral gjatë vizitës sime zyrtare në Itali.
Gjatë bisedës miqësore u diskutua për nxitjen e marrëdhënieve dypalëshe-Italia është partneri i pestë ekonomik i Kosovës; liberalizimin e vizave dhe samitet e ardhshme Bashkim Europian-Ballkan Perëndimor, ashtu dhe integrimin ndërkombëtar të Kosovës (shtimi i njohjeve, anëtarësimi në Interpol, etj).
“Italia do t’ju mbështesë për liberalizimin e vizave, sepse ky është një hap më para i Kosovës drejt Europës”, tha ministri Alfano.
Ai, u angazhua për mbështetjen italiane në gjirin e organizatave ndërkombëtare, për shtimin e njohjeve në pellgjet gjeografike ku Italia ka ndikim, ashtu dhe për rritjen e investimeve italiane në Kosovë.
Unë e informova nikoqirin me angazhimin e Kosovës për jetësimin e marrëveshjeve të nënshkruara në bisedimet e Brukselit me Serbinë, bisedime të cilat duhet të përfundojnë vitin tjetër, me një marrëveshje detyruese mes palëve, tha shefi i diplomacisë kosovare.
Romë, 2 maj 2018 – Shtrëngim duarsh me homologun italian.
“Ne kemi interes për të ecur së bashku me Italinë, duam të jemi nxënës të mirë për këshillat e një vendi si juaji, prej nga vijnë rrënjët e Europës së bashkuar”
Ministri Alfano tha se Italia do të mbështesë integrimin e shpejtë të Kosovës dhe Ballkanit perëndimor, sipas strategjisë së zgjerimit, “duke u mbështetur tek instrumentet financiare të para-aderimit dhe binjakëzimin administrativ”.
Ai, vlerësoi angazhimin e Kosovës në bisedimet e Brukselit me Serbinë, “proces në të cilin do të kalojnë shumë çështje politike”, tha shefi i diplomacisë italiane. “Ne presim, që 2018, të bëhet vit i integrimit të pakthyeshëm të Ballkanit në Europë”, vijoi ai.
Vizita ime në Itali, është e dyta brenda pak muajsh gjë që dëshmon se Italia është partner i rëndësishëm ekonomik i Kosovës, me një vëllim shkëmbimi prej 107 milionë eurosh, me tendencë rritje.
Me ftesë të Presidentit maqedonas, Gjorgje Ivanov, dhe nën kryesimin e Maqedonisë në cilësinë e Presidencës së radhës, sot po marrë pjesë në punimet e Procesit Bërdo – Brione në Shkup.
Gjatë diskutimeve me homologet e rajonit theksova përkushtimin e Institucioneve të Republikës së Kosovës për të vazhduar në rrugën e integrimeve evropiane, sidomos tani, pas qartësimit të procesit të integrimeve, që nga publikimi i Strategjisë së re të zgjerimit nga Komisioni Evropian.
Gjithashtu kam ritheksuar angazhimin e institucioneve të Kosovës për të kontribuar në zhvillimin e fqinjësisë së mirë.
Shkup, 27 prill 2018 – Me ftesë të Presidentit maqedonas, Gjorgje Ivanov, mora pjesë në punimet e procesit Bërdo – Brione.
Në kuadër të takimeve me homologët e mi dhe udhëheqës të tjerë shtetëror të nivelit të lartë të rajonit, por edhe të BE-së diskutuam për të vazhduar me zhvillimin e marrëdhënieve të mira ndër-fqinjësore dhe procesin e anëtarësimit në BE.
Nisma të tilla si ajo rajonale jo-formale e Procesit Bërdo – Brione i kontribuon të dyja këtyre proceseve të rëndësishme.
Diskutova me Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve pjesëmarrëse lidhur me zhvillimet në rajon, rrugën në procesin e integrimeve evropaine si dhe lidhur me zhvillimet e gjithmbarshme ndërkombëtare.
Shkup, 27 prill 2018 –Gjatë diskutimeve me homologet e rajonit theksova përkushtimin e Institucioneve të Republikës së Kosovës për të vazhduar në rrugën e integrimeve evropiane, sidomos tani, pas qartësimit të procesit të integrimeve, që nga publikimi i Strategjisë së re të zgjerimit nga Komisioni Evropian.
Gjithashtu, ritheksova angazhimin e institucioneve të Kosovës për të kontribuar në zhvillimin e fqinjësisë së mirë.
Në punimet e procesit të Bërdo – Brione të organizuar nga Republika e Maqedonisë në cilësinë e Presidencës së radhës, përveç Presidentëve dhe Ministrave të Punëve të Jashtme të rajonit po merr pjese edhe Presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk.
Shkup, 27 prill 2018 –Ritheksova angazhimin e institucioneve të Kosovës për të kontribuar në zhvillimin e fqinjësisë së mirë.
Procesi i Bërdo-s u iniciua zyrtarisht nga takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Bërdo afër Kranjit më 20 mars 2010. Si një nismë rajonale jo-formale, procesi mori emrin “Procesi i Bërdo-s”, sipas vendit të mbajtjes.
Qëllimi i krijimit të kësaj nisme rajonale ishte forcimi i lidhjeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që bashkëpunimi i forcuar në rajon të ndihmojë progresin e saj më të shpejtë drejt integrimit evropian.
Në punimet e procesit të Bërdo takova edhe presidentin e Bullgarisë, Boyko Borisov.
Kryeministri bullgar e rikonfirmoi atë që kam thënë edhe më herët në lidhje me pjesëmarrjen e plotë dhe të barabartë të Republikës së Kosovës në Samitin në mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në Sofje më 17 maj, 2018.
Shkup, 27 prill 2018 – Në punimet e procesit të Bërdo takova edhe presidentin e Bullgarisë, Boyko Borisov. Shkup, 27 prill 2018 – Takim me homologun tim maqedonas, Nikolla Dimitrov.
Nën patronatin e qeverisë franceze, nga bashkëpunimi në mes OKB-së, OECD-së dhe organizatave të tjera ndër-shtetërore e jo-qeveritare dhe sipas propozimit të Presidentit francez, Makron po marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të nivelit të lartë “Jo Para për terrorin”, me praninë e ministrave të brendshëm, të drejtësisë, të jashtëm nga gjithë vendet e globit.
Gjatë adresimit tim, prezantova hapat e mëdhenj ligjor, politik dhe gjyqësor, që Kosova ka bërë në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm dhe atë si anëtarë i Koalicionit Global kundër terrorizmit.
Paris, 26 prill 2018 -Në margjina të kësaj konference të rëndësishme ndërkombëtare takova ministrin e jashtëm të Francës, Yve Le Driand, ministrin e shtetit për punët e jashtme të Indisë Mobashar Jawed Akbar, ministrin e jashtëm të Jemenit, ministrin e brendshëm të Singaporit, me përfaqësues të lartë diplomatik kinezë etj.
Kërkova, gjithashtu mbështetje për anëtarësimin e vendit tonë në INTERPOL, në mënyrë që ta kemi më të lehtë betejën tonë kundër të keqes, e cila do të jetë në interesin nacional jo vetëm të vendit tonë, por të gjitha vendeve të tjera.
Në margjina të kësaj konference të rëndësishme ndërkombëtare takova ministrin e jashtëm të Francës, Yve Le Driand, ministrin e shtetit për punët e jashtme të Indisë Mobashar Jawed Akbar, ministrin e jashtëm të Jemenit, ministrin e brendshëm të Singaporit, me përfaqësues të lartë diplomatik kinezë etj.
Paris, 26 prill 2018 – Pjesëmarrës në panelin kushtuar luftës kundër krimit të organizuar si rrugë për t’i tharë burimet e financimit të terrorizmit, drejtuar nga Ministri i Jashtëm francez, së bashku me shumë homologë, Presidentin e Bankës Botërore etj.Paris, 26 prill 2018 – Kërkova, gjithashtu mbështetje për anëtarësimin e vendit tonë në INTERPOL, në mënyrë që ta kemi më të lehtë betejën tonë kundër të keqesParis, 26 prill 2018 – Pjesëmarrës në panelin kushtuar luftës kundër krimit të organizuar.
Në fund të Konferencës së Koalicionit antiterror mbajtur në Paris, shkëmbyem disa mesazhe, folëm për Kosovën! Ideatori i saj, Presidentin Macron! energji pozitive dhe ndërtuese!
Gjatë takimit me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në margjina të konferencës ndërkombëtare të nivelit të lartë “Jo para për terrorin”, sipas një nisme të Presidentit francez.
Paris, 26 prill 2018 – Paris, 26 prill 2018 – Shtrëngim duarsh me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Në margjina të konferencës ndërkombëtare të nivelit të lartë “Jo para për terrorin”, sipas një nisme të Presidentit francez, kam zhvilluar takime të shumta, njëra ndër to edhe takimi me homologun tim francez Jean-Yves Le Drian.
Bëra një bisedë të mirë me homologun tim nga Franca, Jean-Yves Le Drian për bashkëpunimin dypalësh dhe mbështetjen që Franca po i jep integrimit të Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare dhe Euro-Atlantike.
Mirënjohës për mbështetjen e gjatë dhe ne do të punojmë së bashku për të përmirësuar bashkëpunimin bilateral.
Paris, 26 prill 2018 – Në Paris kam takuar edhe homologun tim francez Jean-Yves Le Drian.Paris, 26 prill 2018 – Takim me homologun tim nga Jemeni, Abdulmalik Al-Mekhlafi.
Në margjina të konferencës ndërkombëtare të nivelit të lartë “Jo para për terrorin”, sipas një nisme të Presidentit francez, kam zhvilluar takim edhe me homologun tim, ministrin e Punëve të Brendshme të Singaporit, K Shanmugam.
Paris, 26 prill 2018 – Takim me Ministrin e Punëve të Brendshme të Singaporit, K. Shanmugam.