Author: Liridon Llapashtica

  • Takim me të ngarkuarin e përkohshëm me punë të Gjermanisë, Jan-Axel Voss

    Takim me të ngarkuarin e përkohshëm me punë të Gjermanisë, Jan-Axel Voss

    Prishtinë, 13 shtator 2017

    Nga bashkëbisedimi me diplomatin gjerman, mora zotime se Gjermania, si një shtet aleat dhe partner strategjik i Republikës së Kosovës do të vazhdojë dhe shtojë përpjekjet e saj për mbështetjen e palëkundur gjermane ndaj vendit tonë përkitazi me forcimin legjitimitetit ndërkombëtarë; avancimin e proceseve të integrimit Euro-Atlantik, si dhe anëtarësimit në Organizata rajonale, evropiane dhe Ndërkombëtare.

    Në margjina të këtij takimi një vëmendje e posaçme i është kushtuar edhe rritjes së mëtejme dhe hapjes së mundësive të reja të bashkëpunimit ekonomik në mes dy vendeve, me fokus të veçantë nëpërmjet formatit të Investimeve të Huaja Direkte.  

  • Takim me Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanović

    Takim me Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanović

    Prishtinë, 13 shtator 2017

    Ambasadorja kroate ka ri-konfirmuar vazhdimin e përkrahjes së fuqishme të shtetit të saj sa i përket forcimit të subjektivitetit ndërkombëtarë të Kosovës; avancimit të proceseve të integrimit Euro-Atlantike, si dhe anëtarësimit në Organizata rajonale, evropiane dhe Ndërkombëtare.

    Fillimisht falënderova Ambasadoren Kapitanović për mbështetjen konsistente të shtetit dhe popullit kroat ndaj proceseve nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon vendi ynë dhe më pas e njoftova me prioritetet e politikës së jashtme të Republikës së Kosovës duke filluar nga përshpejtimi i procesit të liberalizimit të vizave për të gjithë qytetarët; shtimin e përpjekjeve dhe angazhimeve diplomatike për rritjen e numrit të njohjeve për shtetësinë e Kosovës si dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare dhe fokusimi më i madh në Diplomacinë Ekonomike.

  • Takim me Ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç

    Takim me Ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç

    Prishtinë, 13 shtator 2017

    Turqia i ka dhënë mbështetje të palëkundur vendit tonë në procesin e shtet-ndërtimit.

    Kam kërkuar nga Ambasadorja që kjo mbështetje të vazhdojë edhe më tutje, sidomos në rritjen e përpjekjeve diplomatike të këtij vendi për sigurimin e njohjeve të reja tek vendet ku ajo mund të ketë ndikim dhe sigurim të mbështetjes së njëjtë edhe për anëtarësimin në Organizata Ndërkombëtare.

    Zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik në fushat e interesit dy-palësh ka qenë një temë tjetër, e cila është diskutuar gjatë takimit.

  • Takim me shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova

    Takim me shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova

    Prishtinë, 12 shtator 2017

    Në takim me Shefen e Zyres së BE-së në Kosovë, ambasadoren Nataliya Apostolova, me të cilën ka biseduar rreth procesit të integrimit Evropian të Kosovës si dhe rreth intensifikimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit.

    Ambasadorja Apostolova përgëzoi për detyrën e re duke ritheksuar përkushtimin e BE-së në mbështetjen e Kosovës për përmbushjen e Agjendës për Reforma Evropiane. Ambasadores i ritheksova përkushtimin e plotë në avancimin e qëllimeve të përbashkëta, duke përfshirë këtu edhe thellimin e bashkëpunimit rajonal për promovimin e sigurisë, stabilitetit, dhe prosperitetit në rajonin e Ballkanit. 

  • Takim me ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamaki

    Takim me ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamaki

    Prishtinë, 12 shtator 2017

    Në takim është folur edhe për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve, ku është theksuar vullneti i dyanshëm për ngritjen e marrëdhënieve në shumë fusha e veçanërisht atë ekonomike.

    Ambasadorja Huhtamäki, ka mbështetur në përvojën dhe raportet që ka krijuar Ministri Pacolli, pret që të ketë përmirësim të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ajo po ashtu ka rikonfirmuar mbështetjen e Finlandës për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

    Pacolli ka paraqitur objektivat qeverisëse në politikën e jashtme, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë për plotësimin e kritereve të kërkuara për liberalizimin sa më të shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës. 

  • Takim me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Greg Delawie

    Takim me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Greg Delawie

    Prishtinë 12 shtator 2017

    Në ditët e para pas pranimit të detyrës zyrtare kam pritur në takime të ndara të kortezisë ambasadorët e shteteve të huaja të akredituara në Kosovë.

    Në takimet me ta kam shprehur përkushtimin dhe angazhimin e fuqishëm të Qeverisë së re për rritjen e dinamikës në politikën e jashtme nëpërmjet udhëheqjes së një diplomacie proaktive.

    Kurse në takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, diskutuam pozicionin aktual dhe prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës.

    Ndër të tjera kërkova edhe bashkëpunim të ngushtë me përfaqësuesit e SHBA-së për konsolidimin e shtetësisë së Kosovës.

    Mbështetja e SHBA-së në proceset e shtetndërtimit, është e rëndësisë së madhe që Kosova të shënojë sukses.

  • Me kryeministrin Haradinaj vizituam Qendrën Klinike Universitare të Kosovës

    Me kryeministrin Haradinaj vizituam Qendrën Klinike Universitare të Kosovës

    Prishtinë, 11 shtator 2017

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli, ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka vizituar në orët e mbrëmjes Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht Repartin e Emergjencës.

    Gjatë kësaj vizite kryeministri Haradinaj u prit nga drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Curr Gjocaj dhe nga drejtori i Klinikës Emergjente, Basri Lenjani.

    Me këtë rast kryeministri Haradinaj tha se qëllimi i kësaj vizite është të shohë nga afër kushtet në të cilat gjendet QKUK-ja, si dhe për të shprehur përkrahjen e plotë për shëndetësinë kosovare.

    “Falënderoj personelin mjekësor në të gjitha nivelet për një punë vërtet heroike dhe që gjithë kohën jeni në presion dhe në vështirësi. Së dyti u them se nuk do t’ju lëmë vetëm, pra dua të jem me ju që ta përmirësojmë gjendjen në shëndetësi”, tha kryeministri Haradinaj.

    Curr Gjocaj, drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, tha se me kryeministrin Haradinaj në krye shëndetësia do të jetë prioritet.  

    “Për hir të së vërtetës deri më tani kemi marrë mbështetje kryesisht me fjalë, por shpresojmë se vërtet shëndetësia do të jetë prioritet i qeverisjes tuaj. Besojmë se do t’ia dalim në krye që të ofrojmë më të mirën e mundshme për pacientët tanë”, tha drejtori Gjocaj. 

    Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se kjo vizitë tregon përkushtimin e madh të Qeverisë së Kosovës për përmirësimin e gjendjes në sektorin e shëndetësisë, si mbështetje institucionale  direkt për punëtorët shëndetësor. 

    “Do të ketë investime nga Qeveria e Republikës së Kosovës, por në anën tjetër do kërkojmë dhe përmirësime të shërbimeve, në mënyrë që të ketë cilësi sa më të madhe”, tha ministri Ismaili.

  • Në përkujtim të 11 Shtatorit ndezëm qirinj me kryeministrin Haradinaj

    Në përkujtim të 11 Shtatorit ndezëm qirinj me kryeministrin Haradinaj

    Prishtinë, 11 shtator 2017

    Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, sonte në Sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet kanë ndezur qirinj në përkujtim të viktimave të sulmit të 11 shtatorit 2001, në Qendrën Botërore Tregtare në New York.

    “Duke qenë thellësisht falënderues për atë çfarë Qeveria e ShBA-së dhe populli bujarë amerikan ka bërë për lirinë e Kosovës, pavarësinë dhe shtendërtimin, populli i Kosovës dhe Qeveria e tij, do të mbështesë gjithnjë dhe pa hezitim SHBA-në, në luftën kundër terrorizmit global dhe do të qëndrojë paluhatshëm përkrah popullit amerikan në ditë të vështira, por edhe në gëzime e festa”, ka thënë kryeministri Haradinaj me këtë rast.

  • Pranimdorëzimi i detyrës nga U. D. i Ministrit të Punëve të Jashtme, Emanuel Demaj

    Pranimdorëzimi i detyrës nga U. D. i Ministrit të Punëve të Jashtme, Emanuel Demaj

    PRISHTINË, 11 SHTATOR 2017

    Nëse ka diçka që nuk e dimë e mësojmë, nëse ka diçka të vështirë e sfidojmë, sinqeriteti besimi dhe vlerat tek njerëzit janë shumë me rëndësi. Shpresoj shumë se secili që punon bashkë me mu, ai do të jetë në gjendje që në fund të ditës të llogarit se ku e ka shpenzuar kohën. Ne do të kultivojmë kualitet.

    Nuk do t’ju zhgënjej as ju si paraardhës as bashkëpunëtorët.

    Prishtinë, 11 shtator 2017 – Pranimi i detyrës zyrtare në objektin e MPJ-së.
  • Vizita e Presidentit Nishani dhe zonjës së tij në shtëpinë time

    Vizita e Presidentit Nishani dhe zonjës së tij në shtëpinë time

    Hajvali – Rezidenca, 11 maj 2017 –

    Kam pasur kënaqësinë dhe nderin të pranoj Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani dhe zonjën e tij si mysafirë të parë në shtëpinë time gjatë vizitës së tyre në Kosovë. Ky moment ishte një nga ato raste që do të mbeten të paharrueshme në kujtesën time.

    Vizita e Presidentit Nishani në Kosovë ishte një shenjë e thellë e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve të ngushta.

    Ai dhe zonja Nishani sollën një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore në shtëpinë time, duke shkëmbyer fjalë miqësore dhe prezantime të veçanta.

    Vizita e Presidentit Nishani dhe zonjës së tij në shtëpinë time do të mbetet një kujtesë e këndshme përjetimi. Urova për një vizitë të mbarë në Kosovë për ta dhe i falënderova për fjalët inkurajuese.

    Fjala e Presidentit Nishani për shtëpinë time ishte një moment i veçantë. Mirënjohja dhe falënderimi i tij për pritjen e tij në Kosovë ishin thelbësore dhe të rëndësishme për mua.

    Fjala e tij miqësore u bë një burim inkurajimi dhe motivimi për të vazhduar përpara me këtë frymë gjallërore dhe bashkëpunuese.

    Kjo përvojë do të mbetet një shenjë e miqësisë dhe bashkëpunimit të thellë midis dy vendeve tona.