Republika Demokratike e Sao Tome dhe Principe është shteti i 89 anëtar i OKB-së, që ka njohur Republikën e Kosovës, si shtet të pavarur dhe Sovran.
Vendimi zyrtar për njohjen e Kosovës, është finalizuar me datë 13 mars 2012, ndërsa nota verbale e njohjes ka arritur ditën e sotme (e shtunë), 17 mars 2012.
Njohja nga Sao Tome dhe Principie është rezultat i një angazhimi të ngjeshur diplomatik të Qeverisë së Kosovës në kontinentin afrikan. Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli, gjatë turneve lobues në kontinentin e Afrikës, ka zhvilluar disa vizita në këtë shtet.
Vendimi zyrtar për njohjen e Kosovës, është finalizuar me datë 13 mars 2012, ndërsa nota verbale e njohjes ka arritur ditën e sotme (e shtunë), 17 mars 2012.
Gjatë vizitës së fundit në Sao Tome, me 21 nëntor 2011, zëvendëskryeministri Pacolli gjatë takimeve me kryeministrin Dr.Patrice Emery Trovoada dhe ministrin e punëve të Jashtme z.Manuel Salvador Dos Ramos pati marrë konfirmimin se njohja e Republikës së Kosovës nga Sao Tome do të vinte shumë shpejt.
Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, është optimist se njohje tjera për Republikën e Kosovës, priten të vijnë në një të ardhme të afërt.
Në kuadër të angazhimeve shtetërore për njohjen e Republikës së Kosovës, zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, z.Behgjet Pacolli ka udhëtuar për në Angola, ku do të marrë pjesë në konferencën e Komunitetit zhvillimor të vendeve të Afrikës jugore, (Southern African Development Community), SADC.
Gjatë kësaj konference, zëvendëskryeministri Pacolli do të zhvillojë takime të rëndësishme, me udhëheqës shtetesh që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.
Komuniteti zhvillimor i vendeve të Afrikës jugore përbëhet nga 14 anëtarë. Vetëm dy, anëtarë të kësaj organizate deri më tani, e kanë njohur Kosovën, Swaziland dhe Malawi.
Vendet anëtare të SADC, janë: Angola, Bostwana, Republika Demokratike e Kongos, Lesotho, Malawi, Mauritius, Mozambique, Namibia, Swaziland, Tanzania, Zambia, Zimbabwe dhe Sychelles.
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, z.Behgjet Pacolli vizitoi Luandën, Republikën e Angolës, më 2 mars 2012 për të zhvilluar bisedime konsultative me anëtarët e Këshillit të Ministrave të SADC në margjinat e takimit të tyre dy-vjetor, që do të zhvillohet nga 27 shkurt deri më 2 mars 2012.
Bisedimet konsultative të zëvendëskryeministri Pacolli me anëtarët e bllokut rajonal prej 15 vendesh u zhvilluan në kontekstin e konsolidimit të bashkëpunimit politik dhe ekonomik, duke u fokusuar në një sërë projektesh të iniciuara nga SADC që Afrika e Jugut po i përkrah.
Republika e Angolës është Kryesuesja aktuale e SADC pasi mori drejtimin nga Republika e Namibisë gjatë Samitit të 31-të të zakonshëm të Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të SADC të mbajtur në Luanda, Angola, në gusht 2011.
SADC vazhdon të shërbejë si mjeti kryesor për politikën e jashtme të Afrikës së Jugut në lidhje me zhvillimin dhe integrimin rajonal brenda Afrikës Jugore. E ardhmja e Afrikës së Jugut mbetet e lidhur pazgjidhshmërisht me të ardhmen e kontinentit afrikan dhe atë të fqinjëve të saj në Afrikën Jugore.
SADC përpiqet për integrim të balancuar dhe të barabartë rajonal si një kusht themelor për zhvillimin e qëndrueshëm në rajon dhe për të çliruar njerëzit e rajonit nga plagët e papunësisë, varfërisë dhe moszhvillimit.
Republika e Angolës, në rajonin perëndimor të Afrikës Jugore, është anëtari themelues i Komunitetit të Zhvillimit të Afrikës Jugore (SADC), pasi i është bashkuar bllokut rajonal, më parë Konferenca e Koordinimit të Zhvillimit të Afrikës së Jugut (SADCC), në formimin e saj në Lusaka, Zambia, në vitin 1980. Angola është vendi i dytë më i madh në jug të Saharasë pas Republikës Demokratike të Kongos.
Angola fitoi pavarësinë nga Portugalia në 1975. Pas kësaj, një luftë civile përfshiu vendin, me një qeveri të unitetit kombëtar që u instalua në 1997. Industria e naftës është aktualisht shtylla kurrizore e ekonomisë. Nafta dhe peshkimi janë sektorët kryesorë që kanë tërhequr investimet e huaja vitet e fundit.
Ditën e fundit të qëndrimit në SHBA dhe në shtetin federal Louisiana, zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, u prit në zyrën e kryetarit të Bashkisë së New Orleans, Mitchi Landrieu.
Gjatë takimit, Pacolli kërkoi binjakëzimin e këtij qyteti me njërën nga komunat e Kosovës, ide që u mirëprit nga bashkëbiseduesit e tij dhe që pritet të realizohet shumë shpejt, thuhet në njoftimin për media të zyrës së Pacollit.
Pacollit me këtë rast iu dorëzua Çelësi i Qytetit të New Orleans.
Në zyrën e kryetarit të Bashkisë së New Orleans, Mitchi Landrieu duke pranuar Çelësin e Qytetit të New Orleans.
Sipas njoftimit, ky është nderimi i katërt i tij në këtë shtet. Një ditë më parë ai u shpall kryebashkiak nderi i Baton Rouge. Kancelari i universitetit të këtij qyteti, Community College, i akordoi atij Medaljen e Kancelarit, kurse guvernatori Boby Jindal e nderoi me mirënjohje dhe me flamurin e qytetit.
Pasditen së hënës zëvendëskryeministri Pacolli u prit në Kolegjin Komunitar të Baton Rouge nga autoritetet më të larta akademike të këtij qendre Universitare.
Duke e prezantuar para autoriteteve, dekanëve, profesorëve, etj, Kancelari James Horton e paraqiti zotëri Pacollin si njeri të suksesit në të gjithë aktivitetet njerëzore që ka zhvilluar: në biznes, në politikë, në veprimtarinë humanitare për lirimin e pengjeve, në atë filantropike, etj.
Vizita e Zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, z. Behgjet Pacolli në SHBA vazhdoi me disa nderime publike dhe akademike nga institucione të ndryshme amerikane në shtetin e Luizianës.
Në fillim të qëndrimit të tij në këtë shtet, Pacolli u nderua nga bashkia e qytetit të Baton Rouge (Bato Ruzh), kryeqyteti i Luizianës, me titullin Kryebashkiak Nderi.
Nderimi i lartë, z.Pacolli i’u dorëzua nga kryebashkiaku i Baton Rouge dhe President i kontesë së Baton Rouge Lindor, zoti Melvin Kip Holden.
Gjatë bisedës së zhvilluar në selinë e Kontesë së Baton Rouge, zoti Pacolli paraqiti para zotit Holden, të arriturat e shtetit të ri të Kosovës, “që nga clirimi deri në themelimin e shtetësisë me ndihmën kryesore të SHBA-ve, si shteti mik më i madh i vendit tonë”.
Pacolli e ftoi zotin Holden të vendosë lidhje binjakëzimi me qytetet e Kosovës, që kanë nevojë për eksperiencën e qyteteve amerikane.
Holden e vlerësoi kontributin e zotit Pacolli në ecurinë demokratike të Kosovës dhe e njohu atë me zhvillimet në qytetin dhe në kontenë që ai drejton.
Baton Rouge, nën drejtimin e Holden, që ka mandatin e tij të dytë, është një nga qytetet simbol në SHBA, për manaxhimin e katastrofës së krijuar nga uragani “Katrina”. Ky qytet është i njohur gjithashtu për stabilitetin ekonomik, megjithë krizën e përgjithshme globale.
Holden është i famshëm për rolin e tij të mirënjohur kultivimin e marrëdhënieve të shkëlqyera midis komuniteteve të ndryshme në qytetin dhe kontenë që ai drejton.
Vizita e Zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, z.Behgjet Pacolli në SHBA vazhdoi me disa nderime publike dhe akademike nga institucione të ndryshme amerikane në shtetin e Luizianës.
Në fillim të qëndrimit në këtë shtet, z. Pacolli u nderua nga bashkia e qytetit të Baton Rouge (Bato Ruzh), kryeqyteti i Luizianës, me titullin Kryebashkiak Nderi. Nderimi i lartë, z.Pacolli i’u dorëzua nga kryebashkiaku i Baton Rouge dhe President i kontesë së Baton Rouge Lindor, z. Melvin Kip Holden.
Gjatë bisedës së zhvilluar në selinë e Kontesë së Baton Rouge, Pacolli paraqiti para Holden, të arriturat e shtetit të ri të Kosovës, “që nga çlirimi deri në themelimin e shtetësisë me ndihmën kryesore të SHBA-ve, si shteti mik më i madh i vendit tonë”.
Pacolli e ftoi z.Holden të vendosë lidhje binjakëzimi me qytetet e Kosovës, që kanë nevojë për eksperiencën e qyteteve amerikane.
Holden e vlerësoi kontributin e Pacollit në ecurinë demokratike të Kosovës dhe e njohu atë me zhvillimet në qytetin dhe në kontenë që ai drejton.
Baton Rouge, nën drejtimin e z.Holden, që ka mandatin e tij të dytë, është një nga qytetet simbol në SHBA, për manaxhimin e katastrofës së krijuar nga uragani “Katrina”. Ky qytet është i njohur gjithashtu për stabilitetin ekonomik, megjithë krizën e përgjithshme globale. z.Holden është i famshëm për rolin e tij të mirënjohur kultivimin e marrëdhënieve të shkëlqyera midis komuniteteve të ndryshme në qytetin dhe kontenë që ai drejton.
Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli, është takuar në Uashington, me zëvendësndihmëssekretarin e Departamentit Amerikan të shtetit, z.Philip Reeker.
Gjatë këtij takimi, zëvendëskryeministri Pacolli, e njoftoi zotin Reeker në mënyrë të detajizuar, me zhvillimet në Kosovë, veçanërisht në veri të vendit, dhe me aktivitetin e tij diplomatik për njohjet e Kosovë.
Aleanca jonë me SHBA është jashtëzakonisht e rendesishme për të ardhmen euroatlantike. Përkushtimi amerikan për Kosovën është i palëkundër. Kosova është me fat që në rrugëtimin e vet ec përkrah shtetit më të fuqishëm dhe më demokratik të botës.
Në kuadër të angazhimeve shtetërore, për lobimin për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, është takuar në Nju Jork të SHBA-së, me presidentin e Republikës së Ganës, z. John Atta Mills.
Gjatë këtij takimi, i cili zgjatë më shumë se 40 minuta, zëvendëskryeministri Pacolli, ripërsëriti kërkesën për njohjen e Republikës së Kosovës nga Gana.
Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli u ka bërë thirrje të gjithë investitorëve amerikan që të investojnë, në Kosovë, në shtetin e ri me kapacitete të shumëanshme.
Në konferencën e investitorëve për Kosovën, të mbajtur në Hjuston të SHBA-së, në të cilën merrnin pjesë më shumë se 30 kompani të fuqishme (me gjiro qindra miliona dollarë).
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli u ka bërë thirrje të gjithë investitorëve amerikan që të investojnë, në Kosovë, në shtetin e ri me kapacitete të shumanshme. Në konferencën e investitorëve për Kosovën, të mbajtur në Hjuston të SHBA-së, në të cilën merrnin pjesë më shumë se 30 kompani të fuqishme, zëvendëskryeministri Pacolli ka ofruar një pasqyrë të mundësive reale për investime në Kosovë.
Zëvendëskryeministri Pacolli e ka përshkruar Kosovën si vendin më proamerikan në Evropë, si vendin me ligje sipas standarteve evropiane, në të cilin, investitorët janë të privilegjuar nga shteti. Amerikanët sipas zëvendëskryeministrit Pacolli, janë të mirëpritur në Kosovë, dhe duhet të fillojnë me investimet e tyre.
“Në Kosovë ka nevojë për gjithçka, ndaj në Kosovë ka hapësirë për investime kudo, me garanci shtetërore, me mbështetje të privilegjuar nga shteti. E keni shansin qe te vini ne Kosovë, të investoni dhe ne do të ju mbështesim me kapacitetet tona. Ne ju inkurajojmë që të vini dhe jeni të mirëseardhur”, ka thënë Pacolli.
Ai po ashtu ka shpjeguar edhe mundësitë që ka Kosova si rezultat i aplikimit të masave favorizuese nga BE dhe SHBA për prodhimet kosovare.
“Unë e kam të qartë rëndësinë e hapësirës, apo të tregut për zhvillimin e biznesit. Nëpërmjet iniciativave të caktuara, përgjithësisht hapësira e rajonit falë një iniciative të Bashkimit Europian është pa pengesa të mëdha doganore, apo pengesa të tjera, me përjashtim të kufijve me Serbinë. BE aplikon masa favorizuese për prodhimet Made in Kosova”, ka theksuar zëvendëskryeministri Pacolli.
Ai ka theksuar se investitorët amerikanë, duhet të jenë të parët që hyjnë në industritë minerare dhe energjetike. Sipas tij, interes në këtë fushë kanë shprehur edhe investitorë të tjerë, por e rëndësishme për shtetin e Kosovës, është që në këtë drejtim, amerikanët të jenë në radhë të parë.
Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin: Clean Air, SK Engineering&Construction, McGriff,Seibels&Williams, Bechtel, ZEEP, Fuel Quest, WorleyParsons, PwC.
Është historike për shtetin e Republikës së Kosovës, njëherit edhe për mua. Pasi në një ceremoni të veçantë në sheshin më të madh publik të Manilës, flamuri i Kosovës u ngrit sot për herë të parë para një audienca të përbërë nga autoritetet e larta të shtetit filipinas, kryetari i bashkisë së Manilës, dhe personalitete të tjera të rëndësishme.
Kjo ngjarje e rrallë shënon një hap të rëndësishëm në diplomacinë ndërkombëtare për Kosovën, pasi që Filipinet, me një popullsi prej mbi 100 milionë banorë, ende nuk kanë njohur shtetin e Kosovës.
Ngritja e flamurit të Kosovës në Manila ka shkaktuar një vëmendje të madhe publike dhe ka sjellë çështjen e njohjes së Kosovës në qendër të diskutimeve në këtë shtet aziatik.
Në mesin e 15 të përzgjedhurve që fituam “Gusi Peace Prize” për vitin 2011.
Krejt kësaj i parapriu ftesa nga autoritetet filipineze se Komiteti i Çmimit të Paqes Gusi në Manila, kishte vendosur të më nderoi me Çmimin e Paqes “Gusi Peace Prize”.
Në një letër të vitit 2011, Ambasadori Barry Gusi, kryetar i Bordit të “Gusi Peace Prize International”, më komunikoi lajmin për çmimin, ku ndë të tjera më shkroi – “Kontributet tuaja si President i Kosovës dhe themelues i Fondacionit “Behgjet Pacolli”, ju kanë bërë një paradigmë të gjallë që të tjerët të imitojnë, jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë Evropën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Azinë dhe komunitetin ndërkombëtar.”
Shpesh i referuar si Çmimi Nobel për Paqen në Azi, Çmimi Gusi për Paqe është i mandatuar nga Proklamata Presidenciale Nr. 1476 – e nënshkruar nga ish-presidentja e Filipineve, Gloria Macapagal-Arroyo – duke shpallur çdo të mërkurë të katërt të nëntorit si “Çmimi i Paqes Gusi Dita Ndërkombëtare e Miqësisë”.
Në mesin e 15 të përzgjedhurve që fituam “Gusi Peace Prize” për vitin 2011. Në mesin e këtyre 15 flamujve mbrapa shpinës ishte edhe ai i Kosovës të cilin po e përfaqësoja.
Këtë vit kishte më shumë se 1,300 propozime dhe unë isha në mesin e 15 të përzgjedhurve.
Po i kthehem tani atmosferës dhe ngjarjes brenda sallës së ceremonisë, ku emocionet ishin të ndjeshme, duke reflektuar përkushtimin e pjesëmarrësve ndaj vlerave ndërkombëtare dhe hapjes ndaj njohjes së realitetit të Kosovës. Ky moment historik do të mbetet një kujtim i paharruar për të gjithë ata të përfshirë.
Erdhi edhe momenti kur mu dha edhe fjala ku në fjalimin tim gjatë ceremonisë thash se lajmi për çmimin ka ndikuar thellë tek unë. Konfirmova faktin se ka njerëz në botë që vlerësojnë përpjekjet e atyre që janë të përkushtuar për të vazhduar kërkimin e paqes në një botë mjerisht të ndarë dhe problematike.
“Jam i lumtur që jam këtu me ju, në këtë mbrëmje, dhe ju falenderoj përsëri. Unë vij nga Kosova, një vend i vogël, nga një qytet i vogël, por që është vendlindja e Nënë Terezës”
Fjalimi i Presidentit Behgjet Pacolli në ceremoninë kur u shpërbly me çmimin “Gusi Peace Prize International”.“Jam i lumtur që jam këtu me ju, në këtë mbrëmje, dhe ju falenderoj përsëri. Unë vij nga Kosova, një vend i vogël, nga një qytet i vogël, por që është vendlindja e Nënë Terezës”.
Çmimi i Paqes Gusi mban emrin e kapitenit të ndjerë Gemeniano Javier Gusi, i cili konsiderohet një hero në Filipine në mënyrën se si ai luftoi pushtuesit japonezë gjatë Luftës së Dytë Botërore, pas së cilës ai u bë një avokat aktiv i të drejtave të njeriut. (Ambasadori Barry Gusi është djali i kapitenit të ndjerë).
Sot Çmimi i Paqes Gusi përfaqëson një nga nderimet më të larta për individë të dalluar nga të katër anët e globit. Duke njohur shembujt më të shkëlqyer të atyre që punojnë drejt arritjes së paqes dhe respektit për jetën dhe dinjitetin njerëzor, Çmimi i Paqes Gusi synon të nxjerrë në pah arritjet, idealet dhe vlerat më të mira njerëzore.
Shpesh i referuar si Çmimi Nobel për Paqen në Azi, Çmimi Gusi për Paqe është i mandatuar nga Proklamata Presidenciale Nr. 1476 – e nënshkruar nga ish-presidentja e Filipineve, Gloria Macapagal-Arroyo.
Çmimet u jepen çdo vit individëve ose grupeve në mbarë botën që e kanë dëshmuar veten se janë shembuj të shkëlqyer të shoqërisë, si dhe kontribuues për paqen dhe të drejtat e njeriut. Fondacioni merr më shumë se 1000 propozime çdo vit – por komiteti prej 13 anëtarësh zgjedh rreptësisht vetëm 15.
Ky ngjarje e rrallë do të mbetet një moment i veçantë në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Kosovës, duke hapur rrugën për njohje të tjera dhe bashkëpunim të thellë me vende të tjera në rajon dhe përtej tij.
Me njërin nga fituesit e “Gusi Peace Prize International”, duke shtrënguar duart në ceremoninë e organizuar.Miq të shumtë duke më uruar çmimin “Gusi Peace Prize International”.