Author: Liridon Llapashtica

  • Presidentit Behgjet Pacolli filloi vizitën zyrtare në Maqedoni, u takua me Presidentin Gjorgji Ivanov

    Presidentit Behgjet Pacolli filloi vizitën zyrtare në Maqedoni, u takua me Presidentin Gjorgji Ivanov

    Shkup, 23 mars 2011-

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ka filluar vizitën zyrtare dyditore në Republikën e Maqedonisë, me ftesë të Presidentit Gjorgji Ivanov.

    Në këtë vizitë ai po shoqërohet nga Ministri i Bujqësisë i Kosovës, Blerand Stavileci ushtruesi i detyrës së ambasadorit në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup, Skender Durmishi, bashkëpunëtorët e tij dhe përfaqësuesit e biznesit.

    Presidenti Pacolli, në fillim të vizitës së tij, është pritur nga Presidenti Ivanov me nderime shtetërore.

    Të dy presidentët kanë ndjekur antonimin e himneve të të dy vendeve dhe pastaj kanë parakaluar para Gardës së Nderit.

    Më tej, pasi kanë zhvilluar një takim kokë më kokë, Presidenti Pacolli dhe Presidenti Ivanov kanë drejtuar takimin e delegacioneve të të dy vendeve, në të cilin janë diskutuar një varg temash, që nga sfera e bashkëpunimit politik e deri te zhvillimi ekonomik.

    Presidentët kanë konstatuar se si Kosova ashtu edhe Maqedonia janë partnerë strategjikë të njëra-tjetra, duke pasur parasysh marrëdhëniet shumë të mira mes të dy vendeve në të gjitha fushat, si dhe rrugëtimin e tyre drejt integrimit sa më të shpejtë në institucionet ndërkombëtare.

    Të dy presidentët kanë ndjekur antonimin e himneve të të dy vendeve dhe pastaj kanë parakaluar para Gardës së Nderit.
    Takimi kokë më kokë, mes Presidentit Pacolli dhe Presidentit Ivanov.
    Më tej, pasi kanë zhvilluar një takim kokë më kokë, Presidenti Pacolli dhe Presidenti Ivanov kanë drejtuar takimin e delegacioneve të të dy vendeve.
    Në një konferencë për media pas takimit, Presidenti Pacolli dhe Presidenti Ivanov kanë folur për takimin e tyre.

    Në një konferencë për media pas takimit, Presidenti Pacolli dhe Presidenti Ivanov kanë folur për takimin e tyre:

    Presidenti Ivanov: Në fillim më lejoni që publikisht t’i uroj z.Pacolli zgjedhjen në detyrën e Presidentit të Kosovës. Dëshiroj që si edhe me paraardhësit e tij të arrijmë të krijojmë marrëdhënie personale miqësore, që do të jenë të rëndësishme për të dy shtetet tona, sepse marrëdhëniet e mira personale japin kontributin për marrëdhëniet e mira mes të dy shteteve. Kjo vizitë paraqet sinjal të qartë për gatishmërinë tonë për bashkëpunim të mëtejshëm midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës. Me Presidentin Pacolli patëm biseda shumë konstruktive, shkëmbyem mendime për marrëdhëniet e dyanshme dhe për çështjet rajonale dhe të interesit të përbashkët. Republika e Maqedonisë mbështet procesin e avancimit dhe të zhvillimit të të gjithë fqinjëve tanë, duke dëshiruar sukses të mëtejshëm edhe për fqinjët tanë, Republikën e Kosovës. Jemi të gatshëm të mbështesim dhe të ndihmojmë të gjitha proceset në Kosovë, në pajtim me përvojën tonë dhe interesat tona kombëtare. Maqedonia është e interesuar për bashkëpunim me Kosovën në të gjithë fushat. Demarkacioni i kufirit është një arritje kyçe e bashkëpunimit të deritanishëm mes dy shteteve tona, që i kontribuon edhe forcimit të sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon. Me mbylljen e kësaj çështjeje vendosëm një shembull për shtetet e tjera të rajonit se si duhet t’i tejkalojnë çështjet bilaterale në mënyrë evropiane. Ne konsiderojmë se integrimet euroatlantike janë një çështje kyçe. Shprehim gatishmërinë tonë për të ndihmuar Kosovën në realizimin e reformave të nevojshme institucionale, reformave në administratën publike, në gjyqësi e fusha të tjera. Mendoj se në këtë drejtim duhet të vazhdojmë me shtrirjen e marrëdhënieve tona  për t’iu lënë brevave të ardhshëm një bazë të cilën do të mund ta zhvillojnë edhe më tej.

    Presidenti Pacolli dhe Presidenti Ivanov kanë shtrënguar duartë pas takimit të tyre.

    Presidenti Pacolli: Pata një takim shumë miqësor, ta hapur dhe të sinqertë më presidentin Ivanov. U dëshmua edhe një herë se jemi në rrugë të mirë. Ne kemi fqinjë të mirë me Maqedoninë. Ne kemi filluar mbarë. Kemi zgjidhur të gjitha problemet që kanë qenë për t’u zgjidhur. Kemi lidhur marrëdhënie diplomatike në kohë të duhur dhe tani fillojmë të bashkëpunojmë por të ardhmen e qytetarëve tanë Nuk kemi probleme që duhet të humbim kohë dhe të merremi me të kaluarën. Ne tash do t’i përmbushim të gjitha marrëveshjet e nënshkruara. Dhjetë janë nënshkruar deri tani dhe sot u nënshkrua edhe një tjetër, e njëmbëdhjeta. Në të ardhmen e aftër do të nënshkruhen edhe disa marrëveshje të tjera, në fushën e drejtësisë. Kështu që kemi hapur një front të punës. Unë e falënderova Presidentin Ivanov për dëshirën e tij, energjinë e tij pozitive që edhe në këto troje të dominojë jeta civilizuese, ashtu si u ka hije dhe si e meritojnë qytetarët tanë. Maqedonia ka bërë hapa gjigantë drejt integrimeve euroatlantike. Kosova ballafaqohet edhe me disa probleme për të cilat në këtë periudhë shytë filluar të punohet në mënyrë intensive. Sot temë e bisedimeve me presidentin Ivanov ishte që Maqedonia të ndihmojë Kosovën në këtë rrugëtim. Ne kemi fat që jemi dy shtete multietnike dhe jemi shumë të qartë se në këtë mënyrë, duke respektuar njërit tjetrin, duke respektuar edhe bashkëqytetarët e etnive të tjetra, në mënyrë të qartë të ecim drejt integrimeve euroatlantike. Ne biseduam edhe për krijimin e një hapësire të re të tregut, pasi që tregu për maqedonët në Maqedoni është i bogël, për kosovarët në Kosovës është i vogël. Të krijojmë një treg më të madh për vepruesit tonë ekonomikë. Ne jemi në sintoni të përbashkët për krijimin e mundësive të lëvizjes sa më të lirë të njerëzve, ideve dhe kapitalit. Unë e informova Presidentin Ivanov se Kosova ka filluar dialogun me Serbinë. Kosova gjithmonë do të bisedojë por çdo çështje që ndikon drejtpërsëdrejti për krijimin e kushteve më të mira për jetën e qytetarëve. T’i hapim kufijtë për njerëzi mirëdashës, njerëzit që e duan paqen, por t’i mbyllim ato për bandat kriminale dhe ata që e pengojnë zhvillimin e kësaj shoqërie në mënyrë dinjitoze. Ne biseduam që takimet tradicionale mes presidentëve të rajonit, që ato të intensifikohen me takimet të kryeministrave tanë, kryetarëve të parlamentit dhe të forumeve të biznesit. Duke respektuar të tjerët, në do të respektohem edhe nga të tjetër në të njëjtën mënyrë. Kështu do të rrugëtojmë së bashku kryelartë dhje do të hyjmë në shtëpinë e madhe evropiane, e cila shimë shpejt do ta presë Maqedoninë  edhe Kosovën.

    Pas takimit të delegacioneve, në prani të presidentëve Pacolli e Ivanov, ministri i i Bujqësisë i Kosovës, Blerand Stavileci dhe ministri i Bujqësisë i Maqedonisë, Lupco Dimovski nënshkruan marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e bujqësisë dhe sektorë të afërt me këtë fushë.
  • Presidentit Behgjet Pacolli u takua me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Vasko Naumovski

    Presidentit Behgjet Pacolli u takua me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Vasko Naumovski

    Shkup, 23 mars 2011 –

    Gjatë qëndrimit në vizitë zyrtare në Republikë n e Maqedonisë, Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ka zhvilluar një takim edhe me zëvendëskryeministrin z.Vasko Naumovski.

    Në takim, zëvendëskryeministri Naumovski shprehu kënaqësinë që mirëpret presidentin e shtetit më të ri të rajonit, dhe u shpreh i nderuar që është nikoqir i Presidentit të Republikës së Kosovës.

    “Shpreh konsideratat për takimin e Presidentit Pacolli me Presidentin Ivanov, Kryetarin e Parlamentit dhe pjesëmarrjen ne samitin e komunitetit te biznesit. Vlerësojmë që së bashku do të shkojmë drejt integrimit të përbashkët në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, tha zëvendëskryeministri i Maqedonisë , z.Vasko Naumovski.

    Ndërsa, Presidenti Behgjet Pacolli u shpreh:

    “Jam i lumtur për vizitën time në Republikën e Maqedonisë, ku pata takime konstruktive me Presidentin, Kryetarin e Kuvendit, ku konfirmuam raportet miqësore dhe partneritetin strategjik mes dy vendeve tona, si dhe diskutuam planet tona në sferën politike dhe ekonomike”.

    Presidenti Pacolli përgëzoi zëvendëskryeministrin Naumovski për progresin e shënuar në fushën e integrimit euroatlantik.

    Ai gjithashtu u zotua dhe kërkoi nga Qeveria e Maqedonisë që të dy vendet të jenë në funksion të integrimit të përbashkët ekonomik dhe politikës në përmirësimin e mirëqenies sociale të dy vendeve fqinje.

    Po kështu, Presidenti Pacolli  zotua për krijimin e një percepsioni të ri në shoqërinë e dy vendeve tona, ku ndasitë politike, etnike, fetare do të jenë pjesë e së kaluarës. Duke iu referuar bashkëpunimit ekonomik dhe nevojës së zhvillimit të të dy vendeve tona, Presidenti Pacolli theksoi:

    “Të investojmë me pak para që kemi, me pak kohë që na ka mbetur dhe më shumë shpirt që kemi në funksion të interesit të qytetarëve të vendit tonë”. 

  • Pacolli: Shqiptarët në Maqedoni duhet të jenë unikë

    Pacolli: Shqiptarët në Maqedoni duhet të jenë unikë

    Shkup, 23 mars 2011 –

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli është takuar edhe me përfaqësuesit e partive politike në Maqedoni, liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, kryetarin e Partisë Socialdemokrate, Branko Cervenkovski, liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi dhe kryetarin e Demokracisë së Re, Ymer Selmani.

    Implementimi i Marrëveshjes së Ohrit, zhvillimet politike në Maqedoni dhe mundësitë për bashkëpunim mes Maqedonisë dhe Kosovës ishin disa nga temat e diskutimit mes Presidentit Pacollli dhe kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

    Shtrëngim duarsh me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë vizitës time në Maqedoni.
    Maqedonia dhe Kosova ishin disa nga temat e diskutimit mes Presidentit Pacollli dhe kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

    “Presidentin Pacolli e informova për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, ngecjet në implementim e saj, për zhvillimet politike në Maqedoni”, tha pas takimit z. Ahmeti.

    “Bashkërisht u morëm vesh që të vazhdojmë bashkëpunimin. I thashë qëndrimet e PDSH-së lidhur me zhvillimet në Maqedoni. I thashë se në Maqedoni po riciklohet kriza”, theksoi ndërkaq liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi.

    Në takim me liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi.

    Ndërsa, lideri i DR-së, Imer Selmani e informoi Presidentin Pacollin për situatën aktuale politike në Maqedoni, duke cekur se ngërçi politik ka shkaktuar ndjenjë të paperspektivës te qytetarët e vendit.

    Selmani tha se vendi është në krizë politike dhe kur kësaj krize i shtohen edhe raportet e acaruara ndëretnike dhe ndërfetare, ekonomia e dobët dhe mungesa e investimeve, si dhe procesi i bllokuar euro-integrues i Maqedonisë, “zgjidhje e vetme për dalje nga ky qorrsokak i vendit janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat duhet të jenë fer dhe demokratike dhe në sipërfaqe të sjellin forca të reja progresive që do të udhëheqin shtetin drejt binarëve të duhur – barazisë së plotë mes shqiptarëve dhe maqedonasve dhe integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE”.

    Shtrëngim duarsh me kryetarin e subjektit politik, Demokracia e Re, Ymer Selmani.

    Presidenti Pacolli ka dhënë një deklaratë pas të gjitha takimeve. “Biseduam për situatën politike në Maqedoni dhe në Kosovë, për mundësitë e bashkëpunimit.

    Unë gjithmonë e rendis në radhë të parë bashkëpunimin ekonomik, krijimin e mundësive të reja të zhvillimit ekonomik, veprime që çojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve”, tha ai.

    “Jam kundër çdo barriere që mund ta pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve, të mallrave e të ideve. Jetojmë në shekullin 21 dhe për mua këto barriera kanë kuptim banal”, shtoi ai.

    Në takim me kryetarin e Partisë Socialdemokrate, Branko Cervenkovski.

    Duke folur për shqiptarët në Maqedoni, ai tha se pozita e shqiptarëve të Maqedonisë është në duart e tyre. Partitë politike duhet të jenë të kujdesshme, kanë një përgjegjësi shumë të madhe.

    “Unë bëj thirrje për unitet. Ato mund të kenë divergjenca, programe të ndryshme që u ofrojnë qytetarëve. Por, kur është në pyetje kauza kryesore, atëherë duhet të jenë unikë”, tha Presidenti Pacolli.

  • Presidentit Behgjet Pacolli përmbylli me shumë aktivitete vizitën zyrtare në Shqipëri

    Presidentit Behgjet Pacolli përmbylli me shumë aktivitete vizitën zyrtare në Shqipëri

    Tiranë, 23 mars 2011 –

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli në ditën e dytë dhe përmbyllëse të vizitës në Republikën e Shqipërisë ka zhvilluar një varg aktivitetesh dhe takimesh.

    Pas marrjes së Çmimit “Honoris Causa” në Universitetin Evropian të Tiranës, Presidenti Pacolli mori pjesë në Forumin e Biznesit Kosovë-Shqipëri, në të cilin morën pjesë një numër i madh përfaqësuesish të biznesit nga të dy vendet, të cilët diskutuan një varg temash rreth mundësive të shtimit të bashkëpunimit mes të dy vendeve.

    Në Forumin e Biznesit Kosovë-Shqipëri, në të cilin morën pjesë një numër i madh përfaqësuesish të biznesit nga të dy vendet.
    Presidenti Pacolli në Forumin e Biznesit Kosovë-Shqipëri, në të cilin morën pjesë një numër i madh përfaqësuesish të biznesit nga të dy vendet.

    “Njerëzit e biznesit flasin pak, por veprojnë shumë. Veprimet e tyre ndikojnë drejtpërsëdrejti në jetën e qytetarëve. Prandaj, të jesh njeri i biznesit, një njeri i veprimeve, është shumë me rëndësi. Nuk do të kishte sens politika pa zhvillim ekonomik, pa mirëqenie. Politika ka sens vetëm atëherë kur krijohet mirëqenia për qytetarët. Çdokush nga politika që mendon se është në rrugë të mirë dhe ka harruar hallet e qytetarit, ka harruar mirëqenien e qytetarit, ka harruar se ai është në shërbim të qytetarit, e ka gabim. Asnjëherë të mos jenë të ndara politika dhe biznesi. Politika të jetë ndoshta shumë herë në dispozicion të biznesit. Atëherë jemi në rrugë të mirë”, theksoi ndër të tjera Presidenti Pacolli, duke iu drejtuar përfaqësuesve të biznesit.

    Presidenti Pacolli në vazhdim të vizitës së tij u takua me Trashëgimtarin e Fronit Mbretëror, Leka Zogu, me të cilin, në një takim të ngrohtë e miqësor, bisedoi për një varg temash me interes për të dy vendet. Pastaj, Presidenti Pacolli vizitoi edhe Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore.

    Presidenti Pacolli në vazhdim të vizitës së tij u takua me Trashëgimtarin e Fronit Mbretëror, Leka Zogu.
    Presidenti Pacolli në vazhdim të vizitës së tij u takua me Trashëgimtarin e Fronit Mbretëror, Leka Zogu.

    I pritur ngrohtësisht nga udhëheqësit e Kryegjyshatës dhe nga shumë qytetarë, ai i uroi ata për festën e Sulltan Nevruzit, duke u dëshiruar shëndet, fat dhe të gjitha të mirat.

    I pritur ngrohtësisht nga udhëheqësit e Kryegjyshatës dhe nga shumë qytetarë, ai i uroi ata për festën e Sulltan Nevruzit, duke u dëshiruar shëndet, fat dhe të gjitha të mirat.

    Presidenti Pacolli po kështu vizitoi qytetin e Krujës, ku ai u prit nga prefekti i Qarkut të Durrësit, që mbulon edhe Krujën, z.Genc Alizoti, si dhe nga kryetari i Bashkisë së Krujës, z.Lulzim Guni.

    Me këtë rast, Presidenti Pacolli dhe delegacioni që e shoqëroi në vizitë, vizitoi Muzeun Historik Kombëtar, Muzeun Etnografik dhe Pazarin e Vjetër në këtë qytet.

    Ndalesa e fundit e vizitës së Presidentit Pacolli në Shqipëri ishte vizita në qytetin e Lezhës, ku ai disa muaj më parë edhe është shpallur qytetar nderi.

    Ai u prit nga prefekti i Lezhës, z.Pal Dajçi dhe kryetari i Bashkisë së Lezhës, z. Viktor Tushaj, si dhe nga qytetarë të shumtë të këtij qyteti.

    Me këtë rast, Presidenti Pacolli vuri kurora lulesh dhe bëri homazhe para varrit të Skënderbeut.

    Me këtë rast, Presidenti Pacolli vuri kurora lulesh dhe bëri homazhe para varrit të Skënderbeut.
    Me këtë rast, Presidenti Pacolli vuri kurora lulesh dhe bëri homazhe para varrit të Skënderbeut.
  • Presidenti Pacolli: Epopeja e 24 marsit në Gllogjan është një datë që nuk njeh harresë

    Presidenti Pacolli: Epopeja e 24 marsit në Gllogjan është një datë që nuk njeh harresë

    Prishtinë – Gllogjan, 23 mars 2011 –

    Me rastin e 13-vjetorit të Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dukagjin, Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli i është drejtuar me një letër Hilmi Haradinajt, Familjes Haradinaj, z.Avdyl Mushkolaj, udhëheqës i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Dukagjinit dhe anëtarëve të kësaj organizate.

    Në letër thuhet:

    Çdo vit në këtë kohë, qytetarët e Republikës së Kosovës përkujtojnë me krenari 13-vjetorin e nisjes së Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dukagjin. Epopeja e Dukagjinit është rezistenca e papërsëritshme në historinë e çlirimit të një kombi, është akti sublimues i gjithë përpjekjeve dhe sakrificave shekullore për lirinë e Kosovës, është kryevepër e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Epopeja e Dukagjinit është historia moderne e lirisë sonë.

    Epopeja e Dukagjinit është epope e qëndresës, heroizmit, sakrificës dhe unitetit të pashembullt në historinë politike të Kosovës. Epope e lavdishme të bashkimit të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve në luftë për liri dhe çlirim. Epope që sublimoi heroizmin dhe sakrificat e brezave – për një shekull të tërë për liri. 24 marsi është një datë që nuk njeh kohë, nuk njeh harresë, kjo ditë ka përjetësinë kudo në Kosovë. 24 marsi i Gllogjanit është harta e sakrificës, e dhimbjeve, e luftës, e rrugëtimit të shpëtimit të Kosovës, është ndër datat më të rëndësishme në historinë moderne të kombit tonë.

    Çdo Mars, ne bashkohemi për të rikujtuar luftëtarët dhe dëshmorët e Dukagjinit, ata janë në themelet e ëndrrave tona, në ëndrrat dhe lumturinë e të rinjve tanë, në mundin dhe djersën e punës së punëtorëve, në nderin dhe krenarinë e fëmijëve dhe familjeve kosovare. Sot ata i nderon shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës, shteti për të cilin ata mijëra djem dhe vajza të Kosovës, sakrifikuan gjithçka nga vetja e tyre, mundin dhe jetën për Liri, vlerën më të lartë të kombeve dhe popujve. Sot jemi, pjesë e botës për të cilën ëndërruan ata që na sollën në ditët e sotme.

    Çdo vit që kalon i thellon themelet e lirisë së Kosovës. Çdo vit që kalon rrit madhështinë e sakrificës madhore për lirinë e vendit tonë, thellon peshën historike të kujtesës sonë rritë krenarinë e brezave tanë dhe të pasardhësve tanë.Sot pas trembëdhjetë vjetësh, Kosova është e lirë, ka ndërtuar shtetin e saj të pavarur dhe demokratik, të njohur ndërkombëtarisht dhe me synimin për t’u integruar në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Sot, kur kemi përmbyllur kapitullin e ndërtimit të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, kujtojmë me nderim të lartë sakrificën sublime të luftëtarëve të UÇK-së, të dëshmorëve tanë, të cilët ranë që brezat e ardhshëm të jetojnë në Kosovën e lirë, demokratike dhe të pavarur.

    Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, ju shpreh konsideratat më të larta dhe përkulemi me nderim të lartë para sakrificës sublime të luftëtarëve të UÇK-së në rajonin e Dukagjinit. Është obligim ynë moral, kombëtar dhe shtetëror para historisë që shteti ynë të qëndrojë mbi themele të shëndosha. Është përgjegjësi legjitime që të vazhdojmë të ndërtojmë një shtet të mirëfilltë demokratik dhe të zhvilluar. Është përgjegjësi e lartë shtetërore që të kultivojmë unitetin politik për të ardhmen e Kosovës.

    Kam besim në punën tonë që së bashku në frymën e paqes dhe miqësisë të përmbushim testamentin e madh përballë dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës. Duke vazhduar trashëgiminë e tyre, ne qëndrojmë sot në një rast të shquar në histori. Kosova, institucionet dhe qytetarët e saj përkulemi para tyre.

    Lavdia e nderi qoftë mbi dëshmorët e kombit!

    Sinqerisht, Behgjet Pacolli,President i Republikës së Kosovës.

  • Presidenti Pacolli, në Shkup, vuri kurora lulesh para Shtatores së Skënderbeut dhe para varrit të Goce Delçevit

    Presidenti Pacolli, në Shkup, vuri kurora lulesh para Shtatores së Skënderbeut dhe para varrit të Goce Delçevit

    Shkup, 23 mars 2011-

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë vizitës në Shkup, ka vendosur kurora lulesh para Shtatores së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, si dhe ka shëtitur në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë vizitës në Shkup, ka vendosur kurora lulesh para Shtatores së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë vizitës në Shkup, pasi vendosi kurorat e luleve para Shtatores së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, realizoi edhe një foto me bashkëpuntorët e tij.
    Presidenti Pacolli ka vendosur kurora lulesh edhe para varrit të Goce Delçevit, në kishën e Shën Spasit.

  • Maqedonia është një partner strategjik për Kosovën

    Maqedonia është një partner strategjik për Kosovën

    Shkup, 23 mars 2011 –

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli dhe delegacioni që e shoqëron u takuan me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Velanovski.

    Z. Velanovski tha në takim se prioritet i Republikës së Maqedonisë janë marrëdhëniet e mira me të gjitha vendet fqinje, ndërsa marrëdhëniet me Republikën e Kosovës trajtohen me shumë rëndësi nga institucionet e Maqedonisë.

    “Marrëdhëniet mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës janë nivel shumë të lartë, si në fushën politike ashtu edhe në fushën ekonomike dhe është obligim i udhëheqësve të institucioneve, i politikanëve, që këto marrëdhënie t’i zhvillojnë edhe më tej”, tha ai.

    z. Velanovski përkujtoi se në Kuvendin e Maqedonisë janë ratifikuar deri tash dhjetë marrëdhënie ndërshtetërore mes Maqedonisë dhe Kosovës dhe do të ratifikohen edhe marrëdhënie të tjera.

    Ai gjithashtu tha se Kuvendi i Maqedonisë ka krijuar një grup punues për bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës dhe pret që edhe Kuvendi i Kosovës ta krijojë një grup të tillë.

    Parlamentet kanë shumë rëndësi në proceset integruese, tha Z. Velanovski, duke ofruar gjithë përvojën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për Kuvendin dhe institucionet e Kosovës, në të gjitha fushat me interes.

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ka theksuar edhe në këtë takim marrëdhëniet shumë të mira mes të dy vendeve tona, duke u shprehur i gatshëm që të ndikojë që këto marrëdhënie të intensifikohen edhe më tej dhe të njohin shkallë më të lartë të zhvillimit.

    “Maqedonia është një partner strategjik për Kosovën. Bashkëpunimi mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë është shembull për të tjerët”, theksoi Presidenti Pacolli, duke shtruar nevojën që të punohet edhe më tej për të krijuar mundësi sa më të mira për të gjithë qytetarët e të dyja vendeve.

    Presidenti Pacolli po kështu theksoi se Kuvendi i Kosovës do të krijojë shumë shpejt grupin punues për bashkëpunim me Parlamentin e Maqedonisë, në mënyrë që bashkëpunimi mes këtyre dy institucioneve të rritet edhe më tej.

  • Presidenti Pacolli u takua me kryetarin e LSI, z.Ilir Meta

    Presidenti Pacolli u takua me kryetarin e LSI, z.Ilir Meta

    Tiranë, 22 mars 2011 –

    Presidenti i Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli zhvilloi një takim me kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), z.Ilir Meta, me të cilin diskutoi për një varg temash të rëndësishme për bashkëpunimin në mes të dy vendeve, por edhe për projektet e përbashkëta dhe vazhdimin e punës për sigurimin e sa më shumë njohjeve për Kosovën, por edhe për trasimin e rrugës së saj drejt integrimeve euroatlantike.

    “Ishte kënaqësi e madhe që të takohemi me presidentin e ri të Kosovës, z.Behgjet Pacolli për t’i uruar edhe nga afër për këtë detyrë shumë të rëndësishme. Unë besoj se kjo detyrë e re dhe shumë e lartë është një mundësi e shkëlqyer për Presidentin Pacolli për të çuar më tej kontributin e tij i cili ka qenë mjaft i ndjeshëm edhe më parë në procesin e njohjes së Kosovës, pasi konsolidimi i pozitës ndërkombëtare është një prioritet i jashtëzakonshëm, ashtu sikur edhe vizioni i tij për ekonominë besoj se do të ndihmojë shumë në zhvillimin ekonomik jo vetëm të Kosovës, por edhe zhvillimin ekonomik të të dy vendeve”, tha z.Ilir Meta.

    Presidenti Pacolli në takim me kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), z.Ilir Meta, me të cilin diskutoi për një varg temash të rëndësishme për bashkëpunimin në mes të dy vendeve, por edhe për projektet e përbashkëta.

    “LSI mbështet politikën e presidentit të Kosovës, të qeverisë së Kosovës, mbështet forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve, midis dy qeverive, midis dy parlamenteve, dhe jemi të bindur se projektet madhore të cilat kanë përparuar me mjaft sukses në Shqipëri, por po përparojnë edhe në Kosovë do t’i forcojnë edhe më tej marrëdhëniet e shkëlqyera midis shqiptarëve në të dyja anët e kufirit, i cili është fare konvencional”, tha z.Meta.

    “Ishte një takim i rëndësishëm për mua. Takimi me mikun është gjithnjë i veçantë. Z.Meta është njeri që ka dhënë kontribut shumë të madh për afirmimin e shtetit të Kosovës, ka punuar shumë për njohjet e Kosovës”, theksoi ndërkaq Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli. 

    “Mund t’iu them se ai ka lënë ende punë të pakryera, për të cilat është nevojitur kohë dhe unë sot e luta që krejt këtë punë që ka mbetur pa u kryer, që të vijë në Kosovë dhe të bisedojmë, që të mos ndalemi. Kemi shumë punë për të kryer dhe puna e z.Meta për njohjet është shumë e rëndësishme. Jam i sigurt se z.Meta, me energjinë e tij, me vullnetin e madh, do të përballoj çdo sfidë në mënyrë të suksesshme. Bashkëpunimi me të do të jetë shumë i madh. Ne e vlerësojmë shumë punën që ka bërë për Kosovën dhe besoj se ky aktivitet do të vazhdojë edhe më tej”, theksoi Presidenti Pacolli.

  • Presidenti Pacolli u takua me kryetarin e PDIU, Shpëtim Idrizi

    Presidenti Pacolli u takua me kryetarin e PDIU, Shpëtim Idrizi

    Tiranë, 22 mars 2011 –

    Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Republikën e Shqipërisë, Presidenti i Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli u takua me z.Shpëtim Idrizi, kryetar i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU).

    “I shprehëm urimet e subjektit që ne përfaqësojmë për detyrën e re dhe në radhë të parë për qasjen pragmatike dhe shumë realiste që ai ka për bashkimin kombëtar si një bashkim ekonomik, duke i shtyrë dy qeveritë tona në iniciative direkte, realiste dhe që vërtet të bëjnë të mundur, larg folklorizmit, atë që gjithë shqiptarët dëshirojnë”, theksoi z.Idrizi. 

    “Ne kemi nevojë ta shohim veten tonë si një bashkim ekonomik, si një treg të madh të shtatë milionë shqiptarëve. z.Pacolli, edhe me eksperiencën e tij, po i shtyn të dy qeveritë tona që këtë ta shohin në mënyrë të strukturuar”, shtoi ai. 

    Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Republikën e Shqipërisë, Presidenti i Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli u takua me z.Shpëtim Idrizi, kryetar i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU).

    Gjithashtu, theksoi z.Idrizi, i shpreha respektin z.Pacolli për gjithë punën që ka bërë për njohjen e Kosovës dhe besoj se zgjedhja e tij si president i Kosovës do t’i japë hov njohjeve të reja të Kosovës.

    “Ndamë pikëpamjet e përbashkëta që Kosova ka nevojë të mbajë të gjallë memorien kolektive për krimet e ndodhura në shtetin e Kosovës, mbi qytetarët e Kosovës nga dhuna e Milosheviqit”, tha kryetari i PDIU, z.Shpëtim Idrizi. 

    Ndërsa, Presidenti Behgjet Pacolli u shpreh: “Biseduam për gjendjen politike dhe ekonomike, për problemet që i mundojnë Kosovën dhe Shqipërinë. Biseduam edhe për të drejtat e njeriut dhe ne tani kemi edhe mbështetjen e madhe të bashkësisë ndërkombëtare e cila e ndihmon kauzën tonë të madhe”. 

    “Biseduam për tregun e madh shqiptar, për të cilin unë kam insistuar që të jetë temë e bisedimeve. Kosova nuk do ta lë këtë iniciativë vetëm në fjalë, por do të fillojë punë intensive. Ne do të formojmë një grup, i cili do t’ia fillojë punës që nga tani dhe besoj se deri te takimi tjetër ne do të kemi rezultatet e para të formimit të një tregu të gjerë, që del jashtë kufijve të Shqipërisë, jashtë kufijve të Kosovës, por pse të mos përfshihen në këtë edhe bashkatdhetarët tanë edhe në Maqedoni edhe në Mal të Zi”, tha Presidenti Pacolli.

    Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Republikën e Shqipërisë, Presidenti i Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli u takua me z.Shpëtim Idrizi, kryetar i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU).
  • Presidenti Pacolli vuri kurora lulesh para Monumentit “Nënë Shqipëri” në Tiranë

    Presidenti Pacolli vuri kurora lulesh para Monumentit “Nënë Shqipëri” në Tiranë

    Tiranë, 22 mars 2011 –

    Presidenti i Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli, i cili po qëndron në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Republikën e Shqipërisë, me ftesë të Presidentit Bamir Topi, vendosi kurora lulesh dhe bëri homazhe para Monumentit “Nënë Shqipëri” në Tiranë.

    Vendosja e kurorave u përcoll me ceremoni shtetërore nga Garda e Republikës, ndërsa Presidenti u shoqërua nga komandanti i Përgjithshëm i Gardës së Republikës së Shqipërisë, z.Ndrea Prendi dhe nga anëtarët e delegacionit të Kosovës, që e shoqërojnë atë në vizitë.

    Presidenti Pacolli vendosi kurora lulesh dhe bëri homazhe para Monumentit “Nënë Shqipëri” në Tiranë.
    Vendosja e kurorave u përcoll me ceremoni shtetërore nga Garda e Republikës.
    Vendosja e kurorave u përcoll me ceremoni shtetërore nga Garda e Republikës.
    Vendosja e kurorave u përcoll me ceremoni shtetërore nga Garda e Republikës, ndërsa Presidenti u shoqërua nga komandanti i Përgjithshëm i Gardës së Republikës së Shqipërisë, z.Ndrea Prendi dhe nga anëtarët e delegacionit të Kosovës, që e shoqërojnë atë në vizitë.