Author: Liridon Llapashtica

  • Presidenti Pacolli priti legjendën e futbollit Franc Beckenbauer

    Presidenti Pacolli priti legjendën e futbollit Franc Beckenbauer

    Prishtinë, 4 mars 2011 –

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti sot në takim legjendën e futbollit, z. Franc Beckenbauer, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, me të cilin zhvilloi një bisedë të gjatë dhe miqësore.

    Në takim ishte i pranishëm edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Qeverinë e Kosovës, Memli Krasniqi. Presidenti Pacolli e falënderoi z. Beckenbauer për vizitën në Kosovë, ku ai është i njohur si legjendë e futbollit gjerman dhe botëror, por edhe si një përkrahës i madh i sportit dhe sportistëve kosovarë.

    Ai kërkoi nga legjenda Beckenbauer që të bëjë çka do që është në mundësitë e tij që të ndihmojë në ndërkombëtarizimin e sportit të Kosovës, sidomos të futbollit, për ta bërë futbollin e Kosovës pjesë të UEFA-s dhe të FIFA-s.

    Shtrëngim duarsh me legjendën e futbollit, z. Franc Beckenbauer, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, duke i dëshiruar mirëseardhje në Kosovë.

    “Vendi ynë, Kosova, ka fat të madh që ka një popull me një rini të shëndoshë e të talentuar si potencialin më të fuqishëm të saj. Të rinjtë tanë kanë dëshmuar aftësi të rralla çdoherë kur u është dhënë mundësia dhe hapësira e veprimit, sidomos në aktivitete sportive”, tha Presidenti Pacolli, duke përkujtuar se Kosova ka një popullatë të re dhe të mrekullueshme, ku mbi 50 për qind e qytetarëve janë nën moshën 25 vjeçare.

    “Sporti nuk njeh dallime politike. Sporti nuk njeh urrejtje, sporti nuk njeh politika. Kosova duhet të përfaqësohet si shtet dhe të jetë pjesë e aktiviteteve sportive ndërkombëtare, në të gjitha disiplinat. Kosova e meriton këtë, rinia e Kosovës e meriton këtë, sportistët e Kosovës e meritojnë këtë”, shtoi Presidenti Pacolli.

    E falënderova z. Beckenbauer për vizitën në Kosovë, ku ai është i njohur si legjendë e futbollit gjerman dhe botëror, por edhe si një përkrahës i madh i sportit dhe sportistëve kosovarë.
    Gjatë takimit me legjenden gjermane të futbollit Franc Beckenbauer, në presidencen e Republikës së Kosovës.

    Unë dua t’i garantoj qytetarët e Kosovës, se do të vazhdoj të jem shumë i përkushtuar që sporti i Kosovës të zhvillohet me hapa të shpejtë për të marrë pjesë në kompeticione ndërkombëtare, ku me dinjitet do të përfaqësohet edhe Kosova. Do të punoj ngushtë me gjithë përfaqësuesit institucional të Kosovës që janë kompetent për avancimin e sportit në Kosovë, në mënyrë që sporti i Kosovës të avancohet, sporti i Kosovës të njihet për atë që meriton, sporti i Kosovës të jetë pjesë e organizatave ndërkombëtare, tha Presidenti Pacolli.

    “Sporti është imazhi i një vendi. Ne duam ta ngrisim imazhin tonë. Kemi shansin këtë ta ngrisim me rininë e Kosovës, me njerëzit e Kosovës, me sportin e Kosovës. Mos harroni se Kosova e ka këtë potencial. Ne sot, me të rinjtë tanë, me sportistët tanë, kemi ngritur flamujt e shumë shteteve anembanë botës dhe ka ardhur koha që të ngrisim flamurin e shtetit tonë, flamurin e Kosovës”, tha Presidenti Pacolli.

    Pas takimit dolëm para mediave në konference për shtyp së bashku me legjenden gjermane të futbollit Franc Beckenbauer.

    Ai gjithashtu përmendi një varg sportistësh shqiptarë, shumë të suksesshëm në botë, sidomos në sferën e futbollit, me të cilët krenohet Kosova, por edhe shtetet në të cilat ata i zhvillojnë aktivitetet e tyre.

    “Ne meritojmë një shans për të qenë pjesë e integruar e aktiviteteve ndërkombëtare sportive. E meritojmë këtë, sepse historikisht e kemi dëshmuar. Kemi dëshmuar atëherë kur populli ynë përjetonte tragjedi të madhe, e dëshmojmë edhe tani. Sportistët e Kosovës nuk duhet të jenë të vetmuar dhe kërkojmë ndihmën e madhe nga miqtë e Kosovës, kërkojmë ndihmën e madhe nga miqtë e sportit, kërkojmë ndihmën nga njerëzit e paqes. Sporti nuk njeh diskriminime, sporti nuk është i politizuar, sporti nuk njeh hidhërime dhe sporti është një krijues i paqes. Z.Beckenbauer është një njeri i paqes dhe ne i drejtohemi atij që t’i ndihmojë Kosovës, të ndihmojë sportin e Kosovës”, tha ndër të tjera Presidenti Pacolli.

    Pas takimit dolëm para mediave në konference për shtyp së bashku me legjenden gjermane të futbollit Franc Beckenbauer.

    Nga ana e tij, z. Franc Beckenbauer, pasi ka uruar Presidentin Pacolli për zgjedhjen në detyrën e tij në krye të vendit, ka thënë se ndihet i nderuar që viziton Kosovën, për herë të parë. Ai tha se nuk është një politikan por një sportist dhe që është i njoftuar me zhvillimet në Kosovë në të kaluarën dhe në të tashmen.

    Ndërlidhur me kërkesën për anëtarësimin e Federatës së Futbollit të Kosovës në FIFA, z.Beckenbauer theksoi se në një takim të kësaj organizate, është vendosur që çështja të kalojë për trajtim së pari në UEFA, ndërsa nga ana e tij ai do të bëjë gjithë çka është e mundshme që të ndihmojë sportin e Kosovës që të ecë përpara drejt ndërkombëtarizimit.

    Duke i dorëzuar dekoratën Ambasador Nderi i Kosovës, legjendës së futbollit gjerman, Franc Beckenbauer.

    Presidenti Pacolli ka dekoruar legjendën e futbollit gjerman, Franc Beckenbauer me çmimin Ambasador Nderi i Kosovës.

    Ky është çmimi i parë që z.Pacolli e jep si President i Kosovës. Çmimi Ambasador nderi i jepet z. Beckenbauer për kontributin që ai ka dhënë dhe që do të vazhdojë ta japë për integrimin e futbollit kosovar në UEFA dhe në FIFA.

    Gjithashtu, Presidenti Pacolli ka shtruar një drekë për nder të vizitës së z.Beckenbauer, në të cilën kanë qenë të pranishëm ambasadorë të huaj të akredituar në Kosovë, përfaqësues të Qeverisë dhe përfaqësues të Federatës së Futbollit të Kosovës e federatave të tjera. 
  • Presidenti Pacolli i shkroi Presidentit të Gjermanisë, Christian Wulff

    Presidenti Pacolli i shkroi Presidentit të Gjermanisë, Christian Wulff

    Prishtinë, 3 mars 2011 –

    Me rastin e aktit vrastar që ndodhi të mërkurën në Frankfurt, Presidenti i Republikës së Kosovës iu drejtua me një letër Shkëlqesisë së Tij, z.Christian Wulff, President Federal i Gjermanisë.

    Në telegram, pasi shpreh ndjenjat e dhimbjes së popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës lidhur me aktin e rëndë që la dy të vdekur dhe dy të plagosur rëndë, Presidenti Paciolli thekson respektin e madh që qytetarët dhe institucionet e vendit tonë kanë për ushtarët dhe gjithë SHBA-në, për ndihmën që kanë dhënë për Republikën e Kosovës.

    “Ne u bashkohemi përpjekjeve për t’u ndihmuar autoriteteve gjermane që të kuptojnë si ka ndodhur ky akt mizor, në mënyrë që të gjithë autorët e krimit të sillen para drejtësisë”, shkruan, mes të tjerash, në letrën e tij, Presidenti Pacolli. 

  • Presidenti Pacolli priti Imzot Vincenco Paglian, president i Komunitetit “Shën Egjidio”

    Presidenti Pacolli priti Imzot Vincenco Paglian, president i Komunitetit “Shën Egjidio”

    Prishtinë, 3 mars 2011 –

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti në një takim Imzot Vincenco Paglia, president i Komunitetit “Shën Egjidio” nga Italia, që ka qenë e pranishme në Kosovë që nga viti 1994, me projektet e shumta në ndihmë popullit të Kosovës.

    Imzot Vincenco Paglia përgëzoi fillimisht Presidentin Pacolli për zgjedhjen në krye të vendit. “Jam i lumtur që jam në  Kosovën e lirë, të pavarur dhe me një president të ri”, theksoi z.Paglia.

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti në një takim Imzot Vincenco Paglia, president i Komunitetit “Shën Egjidio” nga Italia, që ka qenë e pranishme në Kosovë që nga viti 1994, me projektet e shumta në ndihmë popullit të Kosovës.

    Ai gjithashtu përkujtoi miqësinë e madhe që ka pasur me Presidentit historik të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova, takimet e shumta me të, dhe shprehu gjithë admirimin për figurën e madhe prej politikani dhe intelektuali të Dr.Rugovës.

    z.Paglia tha se komuniteti që ai drejton do të japë gjithë ndihmesën e tij në rrugën e integrimit të Kosovës në Evropë. Duke u shprehur në të mirë të integrimit dhe krijimit të kushteve për lëvizjen e lirë të ideve, qytetarëve e kapitalit, ai u shpreh se “aty ku kalojnë njerëzit, autobusët, kamionët, aty tanket nuk kanë vend”.

    Në takim, edhe Presidenti Pacolli  ka shprehur respektin e madh të tij për Presidentin historik, Dr.Ibrahim Rugova:

    “Ne u kemi borxh Presidentit historik, Dr.Ibrahim Rugova dhe gjithë dëshmorëve që ranë për liri. Të gjithë e kanë ëndërruar një shtet të pavarur të Kosovës. Unë dua ta çoj në vend dëshirën e tyre”, tha ai.

    Duke folur për punën e Komunitetit “Shën Egjidio”, Presidenti Pacolli tha se ky fondacion dhe Imzot Paglia janë të njohur dhe të mirëpritur gjithnjë në Kosovës.

    “Shën Egjidio” i ka ndihmuar popullit të Kosovës atëherë kur ai ka pasur nevojë më së shumti. Populli i Kosovës nuk e harron mbështetjen e fuqishme që i keni dhënë kauzës së drejtë të Kosovës para dhe pas luftës”, tha ai.

    Presidenti Pacolli ka folur në takim edhe sfidat që i presin popullin dhe institucionet e Kosovës në të ardhmen, ndërsa e quajti detyrë imediate zhvillimin ekonomik, me qëllim të nxjerrjes së vendit nga pozita shumë e rëndë ekonomike në të cilën gjendet. 

  • Presidenti Pacolli priti shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Britanike, Gjeneralin Sir Peter Wall

    Presidenti Pacolli priti shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Britanike, Gjeneralin Sir Peter Wall

    Prishtinë, 3 mars 2011 –

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti në një takim Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Britanike, Gjeneralin Sir Peter Wall.

    “Mbretëria e Bashkuar është mike e madhe e Kosovës, është pjesë e suksesit të Kosovës, ndaj dhe gëzon respektin dhe falënderimet më të mëdha të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës. Prezenca juaj në vendin tona është shumë me rëndësi për ne”, tha Presidenti Pacolli në fillim të takimit.

    Më tej, ai e njoftoi gjeneralin Wall dhe delegacionin që e shoqëronte me zhvillimet aktuale në vendin tonë, përmbylljen e procesit zgjedhor dhe krijimin e institucioneve të reja, por edhe për sfidat që i presin popullin dhe institucionet e vendit tonë në të ardhmen, sfida të cilat kërkojnë shumë punë dhe angazhimin e të gjithëve.

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli në takim me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Britanike, Gjeneralin Sir Peter Wall.

    Përveç aspektit politik, Presidenti Pacolli theksoi se Kosova është në gjendje shumë të vështirë ekonomike dhe duhet shtuar përpjekjet për tejkalimin e kësaj gjendjeje, me qëllim të përmirësimit sa më të shpejtë të jetës së qytetarëve.

    Një falënderim të veçantë Presidenti Pacolli i dedikoi ndihmës së vazhdueshme dhe shumë të madhe të ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), një ndihmë kjo shumë domethënëse dhe që vlerësohet shumë lart nga institucionet e vendit tonë.

    E njoftoi gjeneralin Wall dhe delegacionin që e shoqëronte me zhvillimet aktuale në vendin tonë, përmbylljen e procesit zgjedhor dhe krijimin e institucioneve të reja, por edhe për sfidat që i presin popullin dhe institucionet e vendit tonë në të ardhmen, sfida të cilat kërkojnë shumë punë dhe angazhimin e të gjithëve.

    Gjeneralin Sir Peter Wall, pasi uroi Presidentin Pacolli për zgjedhjen në detyrën e re, tha se Mbretëria e Bashkuar e ka ndihmuar Kosovën që nga viti 1999 në të gjitha fushat.

    Ai tha se këtë e kanë bërë në bashkëpunim me kolegët nga NATO, nga BE, EULEX-i dhe kjo ndihmë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, në të gjitha fushat. Edhe gjenerali Wall theksoi se sfidat që ka përpara Kosova janë sfidat ekonomike dhe Mbretëria e Bashkuar do të ofrojë ndihmën e saj në përballimin e këtyre sfidave.

  • Presidenti Pacolli u nënshkrua në librin e zisë për dy pilotët e SHBA, të vrarë dje në Frankfurt

    Presidenti Pacolli u nënshkrua në librin e zisë për dy pilotët e SHBA, të vrarë dje në Frankfurt

    Prishtinë, 3 mars 2011 –

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli u nënshkrua sot në librin e zisë, të hapur në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, në përkujtim të dy pilotëve të SHBA, të cilët humbën jetën më 2 mars në Frankfurt.

    Në librin e zisë, Presidenti Pacolli, në emër të popullit të Kosovës, u shprehu ngushëllimet më të thella familjeve dhe popullit amerikan për jetët e humbura të dy pilotëve të vrarë në një akt makabër. 

    Në librin e zisë, Presidenti Pacolli, në emër të popullit të Kosovës, u shprehu ngushëllimet më të thella familjeve dhe popullit amerikan për jetët e humbura të dy pilotëve të vrarë në një akt makabër. 
  • Presidenti Pacolli ngushëlloi Presidentin Barack Obama

    Presidenti Pacolli ngushëlloi Presidentin Barack Obama

    Prishtinë, 3 mars 2011 –

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli i ka dërguar një telegram ngushëllimi Shkëlqesisë së Tij, Barack Obama, President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me rastin e vrasjes së dy pjesëtarëve të ushtrisë amerikane dhe plagosjes së dy të tjerëve, në aktin vrastar, të mërkurën në Frankfurt të Gjermanisë.

    “Në emër të popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, ju shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjeve dhe miqve të viktimave, si dhe popullit të Shteteve të Bashkuara, përderisa ju vajtoni vdekjen e dy pilotëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 2 mars në Frankfurt. Jam i pikëlluar dhe i zemëruar nga ky sulm, i cili ua mori jetën dy amerikanëve dhe i plagosi dy të tjerë, dhe po lutemi për shërimin e shpejtë të atyre që janë plagosur. I tërë populli i Republikës së Kosovës shpreh njëzëri dhimbjen e tij për ata që e kanë humbur jetën”, shkruan Presidenti Pacolli.

    “Këtë akt të tmerrshëm të dhunës e dënoj në mënyrën më të fuqishme. Të dy ushtarët kanë luftuar dhe e kanë sakrifikuar jetën e tyre për vlerat universale të amerikanëve dhe të kombeve demokratike të tjera të botës, përfshirë Kosovën. Populli i Kosovës i kupton shumë mirë sakrificën dhe përkushtimin e ushtarakëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që kanë shërbyer në Kosovë që nga viti 1999. Ekzistenca dhe siguria e jonë është varur shumë nga këtë trima, të cilët e kanë lënë jetën e tyre të rehatshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ndihmuar në sigurinë dhe rindërtimin e Kosovës”, shkruan ndër të tjera në telegramin e ngushëllimit Presidenti Pacolli.  

  • Presidenti Pacolli priti një delegacion të përfaqësuesve të tri shteteve afrikane

    Presidenti Pacolli priti një delegacion të përfaqësuesve të tri shteteve afrikane

    Prishtinë, 2 mars 2011 –

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti një delegacion të përfaqësuesve të tri shteteve afrikane: Republika e Afrikës Qendrore, Cape Verde (Kepi i Gjelbër) dhe Kongo-Brazzavile, të kryesuar nga diplomati Dominique N’Gouabi Osser.

    Në një bisedë miqësore, Presidenti Pacolli i njoftoi ata për zhvillimet aktuale në vendin tonë, krijimin e institucioneve, si dhe sfidat që e presin Republikën e Kosovës në të ardhmen.

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti një delegacion të përfaqësuesve të tri shteteve afrikane: Republika e Afrikës Qendrore, Cape Verde (Kepi i Gjelbër) dhe Kongo-Brazzavile, të kryesuar nga diplomati Dominique N’Gouabi Osser.

    Presidenti Pacolli theksoi se Kosova, si shtet i ri, ka nevojë për shumë miq dhe në këtë prizëm ajo ka një respekt të veçantë për popujt e Afrikës dhe dëshiron bashkëpunimin sa më të mirë me shtetet e këtij kontinenti. Temë dominuese e takimit të sotëm ishte sigurimi i sa më shumë njohjeve për Republikën e Kosovën.

    Presidenti Pacolli shprehu synimin e institucioneve të vendit ton që sa më shumë shtete të Afrikës ta njohin vendin tonë.

    Ai gjithashtu u shpreh në të mirë të intensifikimit të marrëdhënieve me ato shtete që e kanë njohur vendin tonë, duke shkëmbyer vizita në nivelin politik, por edhe duke i hapur rrugë bashkëpunimit në fushën ekonomike dhe në fusha të tjera me rëndësi dhe me interes.

  • Presidenti Pacolli priti zv/kryeministrin Hajredin Kuçi

    Presidenti Pacolli priti zv/kryeministrin Hajredin Kuçi

    Prishtinë, 1 mars 2011 –

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli zhvilloi sot një takim me z.Hajredin Kuçi, Zëvendëskryeministër dhe ministër i Drejtësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

    Zëvendëskryeministri Kuçi e uroi Presidentin Pacolli për zgjedhjen në detyrën e re, duke i dëshiruar sukses në kryerjen e kësaj detyre me përgjegjësi të lartë shtetërore.

    Presidenti Pacolli dhe zëvendëskryeministri Kuçi, gjatë takimit, u pajtuan për bashkërendimin e punëve të institucioneve të vendit, përpara sfidave të rëndësishme që e presin vendin në periudhën në vijim, siç janë bisedimet me Serbinë, sigurimi i njohjeve të reja, ndërmarrja e hapave për anëtarësimin e Kosovës në sa më shumë institucione ndërkombëtare, proceset e integrimit në institucionet euroatlantike e sfida të tjera.

    Ata u pajtuan se të gjitha këto detyra dhe obligime që dalin para institucioneve të vendit mund të kapërcehen vetëm me bashkërendimin e plotë të punëve mes institucioneve në të gjitha nivelet.

    Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi në zyren e presidentit për të uruar Presidentin Pacolli për zgjedhjen në detyrën e re, duke i dëshiruar sukses në kryerjen e kësaj detyre me përgjegjësi të lartë shtetërore.
  • Presidenti Pacolli priti përfaqësuesit e “National Breakfast Prayer”

    Presidenti Pacolli priti përfaqësuesit e “National Breakfast Prayer”

    Prishtinë, 1 mars 2011 –

    Presidenti i Republikës së Kosovës priti në një takim një delegacion amerikan me përfaqësues të Lutjeve të Mëngjesit (“National Breakfast Prayer”), i cili përbëhej nga David Bizli, ish-guvernator i Karolinës Jugore, si dhe Mansuer Fatfat, Lary Ros e Brajan Palmieri.

    Presidenti Pacolli bisedoi me miqtë amerikanë për një varg temash. Ai i njoftoi ata me zhvillimet aktuale në vendin tonë, me krijimin e institucioneve të reja dhe sfidat që i presin këto institucione si në planin e brendshëm ashtu edhe në rrafshin ndërkombëtar.

    Presidenti Pacolli në veçanti vlerësoi përkrahjen e vazhdueshme që SHBA i ka dhënë dhe po i jep popullit dhe institucioneve të Kosovës, një përkrahje kjo që çmohet shumë lart në vendin tonë.

    Ai theksoi se Kosova është një vend i vogël, por më shumë miq në botë, të cilët e kanë përkrahur dhe do ta përkrahin vendin tonë në proceset e rëndësishme që ka përpara, sidomos në procesin e sigurimit të njohjeve të reja për Republikën e Kosovës dhe integrimin në institucionet ndërkombëtare dhe në procesin e integrimit në institucionet euroatlantike.

    Nga ana e tij, z. Davi Bizli dhe anëtarët e tjerë të delegacionit e uruan Presidentin Pacolli për zgjedhjen në detyrën e rëndësishme të Presidentit të Kosovës, duke i dëshiruar sukses në punën e tij.

    Ata shpjeguan rëndësinë që kanë Lutjet e Mëngjesit për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke sqaruar mënyrën e organizimit të kësaj dite shumë të shënuar për amerikanët, si dhe theksuan se është shumë e nevojshme që të krijohen grupet e miqësisë mes dy vendeve.

    Në këtë plan, përfaqësuesit amerikanë shtruan nevojën e krijimit të një qendre të “National Breakfast Prayer” në vendin tonë, për çka morën përkrahjen e plotë të Presidentit Pacolli.

  • Presidenti Pacolli u takua me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Erhard Buhler

    Presidenti Pacolli u takua me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Erhard Buhler

    Prishtinë, 1 mars 2011 –

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli zhvilloi një takim me komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneralin Erhard Buhler.

    Në takimin e tij të parë me Presidentin Pacolli në detyrën e re, gjenerali Buhler e uroi atë dhe theksoi gatishmërinë e tij dhe të KFOR-it për bashkëpunim të vazhdueshëm me Presidentin dhe institucionet e vendit tonë.

    Presidenti Behgjet Pacolli, duke falënderuar për urimet, gjithashtu shprehu gatishmërinë e vazhdueshme për bashkëpunim, duke çmuar lart kontributin që forcat e KFOR-it kanë dhënë dhe po japin në vazhdimësi për shtetin dhe qytetarët e Kosovës.

    Në takim me komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneralin Erhard Buhler.

    Me theks të veçantë, Presidenti Pacolli theksoi kontributin e madh të KFOR-it për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

    Ai gjithashtu theksoi se pjesëtarët e KFOR-it kanë qenë gjithmonë shembull i disiplinës dhe i shërbimit profesional, ndërsa KFOR-i, përveç detyrave në planin e sigurisë, ka kryer një punë shumë të madhe në planin humanitar, duke u dalë në ndihmë qytetarëve të Kosovës.

    Për këtë, shtoi Presidenti Pacolli, pjesëtarët e KFOR-it gëzojnë respektin më të madh të qytetarëve të Kosovës.