Në cilësinë time si ish-President i Kosovës dhe mbi të gjitha si një mik personal, së bashku me Jetlirin, vizituam ish Presidentin Hashim Thaçi i cili gjendet në paraburgim, për gati një vit nga Gjykata Speciale në Hagë.
Per pak kohë, me kënaqësi, takuam edhe ish kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe ish deputetin Rexhep Selimi. Të tjerët kesaj radhe nuk mundem me i takuar.
Në këto dekada që njihemi, është hera e parë që për një kohë kaq të gjatë nuk jam takuar me presidentin Thaçi. Si mik i tij, por edhe si Kosovë, jam i bindur se sot në paraburgim ( bashk me të tjerët), është njeriu që udhëhoqi luftën për çlirimin e vendit, ai ishte personi kyç në të gjitha proceset e shtetndërtimit dhe shpalljes së pavarësisë.
Këtu në Hagë ai, më të tjerët është duke luftuar kundër akuzave të pabaza dhe të motivuara politikisht nga qarqet që nuk e duan vendin tonë të lirë dhe të pavarur. Kosova të merr Kroacinë si shembull se si i mbron luftëtarët e saj dhe të mos e kthejë urrejtjen politike ndaj individëve në urrejtje ndaj së kaluarës sonë, sepse kjo është ajo që dëshiron Beogradi, për të rishkruar historinë.
Dhe historinë e kanë shkruar edhe ata që sot janë në Hagë dhe shumë të tjerë në Kosovë, por me logjikën e sotme pavetëdijshëm po bëheni aleat i Beogradit në luftën kundër UÇK -së.
Është momenti i fundit që Shteti i Kosovës të merr përgjegjësi dhe ne të bashkuar të mbrojmë historinë tonë, luftëtarët tanë të lirisë dhe të ardhmen e këtij vendi. Në Hagë nuk janë individët të akuzuar, por Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe misioni i saj për ta bërë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.
Në vizitën e tij të parë në Kosovë pas formimit të qeverisë së re, pata nderin të pres Kryeministrin shqiptar, z. Edi Ramën me kolegë, me të cilin diskutuam mes tjerash edhe për situatën në veri të Kosovës.
Vizita e Kryeministrit shqiptar, në këte moment delikatë është shumë e nevojshme dhe Kosova duhët të shfrytëzoj këte për forcimin e lidhëshmerisë, në çdo aspekt me Shqipërinë.
Bashkëpunimi vëllezëror ndërmjet dy vendeve tona është jetik për zhvillimin e gjithëmbarshëm. Pas rizgjedhjes kryeministër prita në takim kryeministrin shqiptar Edi Rama.
E falënderova për vizitën dhe mbështetjen e tij për vendin tonë. Biseduam për nevojën e madhe të funkcionalizimit të të gjithë mekanizmave paqësor në mënyrë që të ç’tensionohet situata në veri dhe t’i hapet rrugë dialogut.
Mesazhi i sotëm i Kryeministrit Rama ishte i qartë se Shqipëria fuqishëm qëndron në krah të Kosovës, në secilen variante që garanton zgjidhje të problemit duke mos rrezikuar jetrat e qytetarëve, që garanton lëvizjen e lirë dhe ruan integritetin territorial të vendit.
Qeveritë në Prishtinë dhe Tiranë duhet të bëjnë të pamundurën që të heqin të gjitha barrierat që vështirësojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat e posaçërisht në atë ekonomike.
Sot në Prishtinë, u përurua Spitali Pediatrik që mban emrin “Sheikh Fatima ” i kompletuar me teknologjinë më moderne të kohës, i financuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët drejtësisht kishin përzgjedhur kompaninë time që të ndërtoje dhe të kompletojë këtë spital sipas standardeve bashkëkohore.
Jam i lumtur që kompania ime arriti që listës së gjatë të spitaleve bashkëkohore të ndërtuara nëpër botë, t’ia shtoi edhe Spitalin e specializuar pediatrik ne Prishtinë, padyshim, spitali me i kompletuar në vend.
Spitali pediatrik, i cili është i pari i këtij lloji në Kosovë, ofron kujdes shëndetësor gjithëpërfshirës për nënat dhe fëmijët përmes klinikave të ndryshme të specializuara dhe departamenteve diagnostikuese, përveç Mjekësisë Emergjente.
Shpresoj shumë që në këtë spital do të ketë staf të përzgjedhur, përgjegjës dhe profesionist, që këtë spital ta bëjnë pikë reference për shëndetësinë tonë.
Në ceremoninë inauguruese morën pjesë edhe Sheikh Abdullah bin Mohammed Al Hamed, kryetar i Departamentit të Shëndetësisë-Abu Dhabi, Dr. Maitha bint Salem Al Shamsi, Ministër i Shtetit dhe Nabila Al Shamsi, ambasadore e Emirateve të Bashkuara Arabe në Mal të Zi dhe ambasadore jo-rezidente në Republikën e Kosovës.
Në pllakën e përurimit shkruan se “Me bekimin e Allahut të Madhërishëm, Spitali i Fëmijëve Shaikha Fatima Bint Mubarak në Prishtinë, u mbështet nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ndërtimi i spitalit u bë me një donacion bujar nga H.H. Sheikha Fatima bint Mubarak, Kryetare e Unionit të Përgjithshëm të Grave (GWU), Kryetare e Këshillit të Lartë për Nënë dhe Fëmijëri dhe Kryetare e Lartë e Fondacionit për Zhvillimin e Familjes (FDF), Nëna e Emirateve të Bashkuara Arabe”, si pjesë e nismave të saj ndërkombëtare.
Spitali pediatrik, i cili është i pari i këtij lloji në Kosovë, ofron kujdes shëndetësor gjithëpërfshirës për nënat dhe fëmijët përmes klinikave të ndryshme të specializuara dhe departamenteve diagnostikuese, përveç Mjekësisë Emergjente.
Spitali pediatrik, i cili është i pari i këtij lloji në Kosovë, ofron kujdes shëndetësor gjithëpërfshirës për nënat dhe fëmijët përmes klinikave të ndryshme të specializuara.
Spitali është ndërtuar në kuadër të kampusit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, e cila do të menaxhojë Spitalin e ri të Fëmijëve në cilësinë e universitetit të vetëm mjekësor në vend.
E vendosur brenda një departamenti të gjerë dhe qendror brenda kampusit, ndërtesa e re e spitalit është e lidhur me departamentet e Obstetrikës dhe Pediatrisë në universitet.
Ai është i pajisur plotësisht me pajisje mjekësore të avancuara duke përfshirë njësitë e kujdesit intensiv (ICU), dhomat e radiologjisë dhe procedurave.
Spitali është ndërtuar në kuadër të kampusit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, e cila do të menaxhojë Spitalin e ri të Fëmijëve në cilësinë e universitetit të vetëm mjekësor në vend.
Në fillim të ceremonisë së hapjes, shpreha falënderimet dhe mirënjohjen për Emiratet e Bashkuara Arabe dhe lidershipin e saj për ndihmën e vazhdueshme për popullin e Kosovës, veçanërisht në kohëra sfiduese.
Për më tepër, theksova se mbështetja e palëkundur e Emirateve të Bashkuara Arabe pasqyron formën më të lartë të solidaritetit njerëzor.
Përforcova vlerësimin tim për Lartësinë e Sheikha Fatima bint Mubarak, përpjekjet e së cilës ishin të dobishme për ndërtimin e spitalit, duke e bërë atë projektin më të madh humanitar në Kosovë, i fokusuar në ngritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor për fëmijët.
Spitali Pediatrik që mban emrin “Sheikh Fatima ” i kompletuar me teknologjinë më moderne të kohës, i financuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, nga një kënd tjetër.
Hapja e spitalit vjen gjithashtu në një kohë kritike kur përhapja e virusit COVID-19 po i ngarkon burimet e kujdesit shëndetësor në Kosovë.
Kjo u pasua nga një fjalim i Kryetarit të Departamentit të Shëndetësisë-Abu Dhabi, në të cilin ai përshëndeti Lartësinë e Saj Sheikha Fatima bint Mubarak dhe në emër të saj uroi prosperitet dhe përparim për popullin e Kosovës.
Spitali Pediatrik që mban emrin “Sheikh Fatima ” i kompletuar me teknologjinë më moderne të kohës, i financuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, nga këndi ku tregon dy hyrjet, atë zyrtare dhe Emergjente.
Ai më tej theksoi se ky spital vjen si një zgjatim nga Sheikha Fatima bint Mubarak, për të mbështetur dhe ndihmuar fëmijët në rajone të ndryshme të botës, të bazuar në besimin e fortë se ofrimi i shërbimeve më të forta të kujdesit shëndetësor për fëmijët u lejon atyre të përparojnë dhe të zhvillohen më pozitivisht dhe më të qëndrueshëm.
Al Hamed shtoi se spitali është një objekt i pajisur plotësisht që ofron specialitete të ndryshme që trajtojnë sëmundje të shumta nga të cilat mund të vuajnë fëmijët në Kosovë.
Ajo është e pajisur plotësisht me pajisje mjekësore të avancuara, duke përfshirë njësitë e kujdesit intensiv, dhe ka dhoma radiologjie dhe procedurash.
Projekti pasqyron interesimin e Sheikha Fatima bint Mubarak për të ofruar kujdes shëndetësor për fëmijët dhe shpreh thellësinë e marrëdhënieve ndërmjet Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Republikës së Kosovës. Ai tha se spitali vjen në kuadër të përpjekjeve ndërkombëtare humanitare dhe zhvillimore të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Projekti pasqyron vlerat e vendosura të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe lidhjet e ngushta me vende të ndryshme nga e gjithë bota, ai gjithashtu mishëron Dokumentin “Pesëdhjetë Parimet” dhe thekson udhëtimin civilizues dhe humanitar të Emirateve të Bashkuara Arabe në një mënyrë që thekson ekzistencën e vlerave të përbashkëta midis kombeve të ndryshme si p.sh. tolerancës, paqes dhe humanizmit.
Ajo është e pajisur plotësisht me pajisje mjekësore të avancuara, duke përfshirë njësitë e kujdesit intensiv, dhe ka dhoma radiologjie.
Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, falënderoi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe lidershipin e tyre për mbështetjen e tyre, duke theksuar më tej ndikimin e madh që ka ky spital në forcimin e marrëdhënieve tashmë ekzistuese ndërmjet Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Republikës së Kosovës.
Ai shtoi se spitali Sheikha Fatima do të jetë një ndihmë e madhe në përmirësimin e kujdesit shëndetësor në Kosovë për nënat dhe fëmijët.
Ajo është e pajisur plotësisht me pajisje mjekësore të avancuara, duke përfshirë njësitë e kujdesit intensiv, dhe ka dhoma radiologjie dhe procedurash.Spitali është ndërtuar në një sipërfaqe prej 11,000 metrash katrorë; ka katër kate dhe 109 shtretër. Shërbimet e ofruara përfshijnë kardiologjinë dhe kirurgjinë pediatrike, mjekësinë urgjente dhe onkologjinë.Spitali është ndërtuar në një sipërfaqe prej 11,000 metrash katrorë; ka katër kate dhe 109 shtretër. Shërbimet e ofruara përfshijnë kardiologjinë dhe kirurgjinë pediatrike, mjekësinë urgjente dhe onkologjinë.Spitali është projekti më i madh humanitar në Kosovë i fokusuar në ofrimin e kujdesit shëndetësor cilësor për fëmijët.Ajo është e pajisur plotësisht me pajisje mjekësore të avancuara, duke përfshirë njësitë e kujdesit intensiv, dhe ka dhoma radiologjie.Reparti i urgjencës së spitalit do të ketë një sallë operacioni. Ai do të ketë ambulanca për mjekësi interne, kirurgji dhe onkologji, si dhe 14 dhoma konsultimi.
Në sheshin e Skënderbeut, aty ku bënë roje Heroi Kombëtar në Komunën e shqiptarëve në Shkup, sot, 30 vite pasi ndërtova së bashku me shqiptarët në të katër anët e globit, shpalosa projektin e parë të Mabetex në Maqedonin e Veriut me vlerë mbi 50 milion euro të cilin do ta investoj, ndërtoj e menaxhoj kompania që themelova shumë vite më parë.
Një projekt i jashtëzakonshem që do i sjellë Komunës së Çairit më shumë hapësira parkingu, gjelbërimi, rekreacioni e sporti, dhe që përfundimisht do të përmisojë jetën e qytetareve dhe transformojë hapësirat publike për më shumë zhvillim ekonomik, më shumë turizëm, e më shumë punësim.
Gjatë konferences për media në Shkup, menjëher pas nënshkrimit të konatratës.
Jam i nderuar që kemi zgjedhur Komunën e Çairit për të realizuar këtë investim. Do të lidhim shqiptarët e do ndërtojmë me shije e me stil, siç bëmë gjithandej botes dhe siç po bëjmë sot edhe në Shqipëri.
Në nënshkrimin e Kontrates ishin prezent, nga Mabetexi Group, Unë si themelues dhe drejtori i Holdingut Valon Lluka, kurse nga ana tjetër Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, Zv. Kryeministri i parë Artan Grubi, Zv. Kryeministri Fatmir Bytyqi, Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov dhe zyrtarë të lartë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, duke prezantuar ekipin e tij para se të nënshkruanim kontratën. Në nënshkrimin e Kontrates ishin prezent, nga Mabetexi Group, Unë si themelues dhe drejtori i Holdingut Valon Lluka, kurse nga ana tjetër Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, Zv. Kryeministri i parë Artan Grubi, Zv. Kryeministri Fatmir Bytyqi, Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov dhe zyrtarë të lartë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.Shtrëngim duarsh pas nënshkrimit të kontratës në Komunën e Çairit.Shtrëngim duarsh pas nënshkrimit të kontratës në Komunën e Çairit.
Sot, me Presidenten Osmani dhe ish-Presidentët e tjerë të vendit, ishim përsëri së bashku në këtë ditë të shënuar për të kujtuar dhe nderuar Presidentin e parë të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, i cili vazhdon ti mungojë skenës politike, por që mbetet frymëzim për ne dhe brezin e ri të Kosovës.
Falë largpamësisë së tij Kosova fitoj miq të shumtë dhe më vonë pavarësinë e merituar, për të cilen ishte arkitekt. Së bashku jemi gjithmonë më të fort si shtet, dhe për këtë e përgëzoi znj. Osmani për iniciativat e saj të fundit.
Në ditën e Presidentit, para shtatorës së ish presidentit historik, Ibrahim Rugova, së bashku me presidenten Vjosa Osmani, ish presidentin Fatmir Sejdiu dhe ish presidentet Atifete Jahjaga.
Mos të harrojmë se Presidenti i fundit i Kosovës Hashim Thaçi vazhdon të përballët me drejtësinë padrejtësisht dhe i urojë kthim sa më të shpejt në familjen dhe vendin e tij.
Kosovës i kemi borxh shumë, sepse është vendlindja ynë, dhe meriton çdo të mirë por po ashtu nuk duhet ti harrojmë asnjëherë ata që sakrifikuan çdo gjë për Kosovën!
Momente të pa harruara me presidentin historik dr,Ibrahim Rugovën, në rezidencen e tij në Velani, gjatë viteve të 90-ta kur së bashku arritëm qështjen e Kosovës të ndërkombtarizojmë. Në vitin 2011 kur u zgjedha presidenti i Republikës së Kosovës, prita në takim asokohe kryeministrin Hashim Thaçi, ai sot i mungon skenes politike dhe Kosovës pasi po ballafaqohet me drejtësinë padrejtësisht dhe i urojë kthim sa më të shpejt në familjen dhe vendin e tij.Në ditën e Presidentit, para shtatorës së ish presidentit historik, Ibrahim Rugova, së bashku me presidenten Vjosa Osmani, ish presidentin Fatmir Sejdiu dhe ish presidentet Atifete Jahjaga.
Gjatë vizitës sime në Shqipëri vizitova bunkerin e periudhës enveriste e cila sot shërben si një dritare e vogël për të kuptuar si ka funksionuar shteti i Enver Hoxhës dhe për të reflektuar për vuajtjet dhe sakrificat e njerëzve që kane mund të mendojnë ndryshe.
Është e tmerrshme si ka funksionuar shteti enverist, në çfarë mënyre janë kontrolluar njerëzit, madje edhe unë, në vizitat e mia të fundi i viteve 70 dhe fillimit të 80.
Le të shërbej kjo si shëmbull për të ardhmen, sa e shtrenjtë është liria e mendimit ndryshe dhe të shprehurit.
Është e tmerrshme si ka funksionuar shteti enverist, në çfarë mënyre janë kontrolluar njerëzit, madje edhe unë, në vizitat e mia të fundi i viteve 70 dhe fillimit të 80.Është e tmerrshme si ka funksionuar shteti enverist, në çfarë mënyre janë kontrolluar njerëzit, madje edhe unë, në vizitat e mia të fundi i viteve 70 dhe fillimit të 80.Le të shërbej kjo si shëmbull për të ardhmen, sa e shtrenjtë është liria e mendimit ndryshe dhe të shprehurit.
Me vizitën e tij në Iftar në shtëpinë time, unë u nderova nga Këshilltari kryesor i Presidentit të Turqisë, z. Sabri Demiri dhe djali i tij Medinin.
Sabriu është meritor për arritjet të rëndësishme në marrëdhëniet e mira ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Turqisë dhe ruajtjën e tyre. Në iftar ishte edhe Arbër Hajdari nga fondacioni bamirës “Fundjavë Ndryshe” dhe disa nga miqtë e mi të cilët i falënderoj për vizitën.
Kam pranuar një letër nga ministri i punëve të jashtme të Comors, i cili më siguron se njohja e lidhur njëherë mes nesh, vazhdon e paprekur dhe e shëndoshë si atëherë kur e arritëm.
Pas lobimit intensiv dhe udhëtimeve të shumta, kishim arritur që të sigurojmë njohjen e Comors. Propaganda parapolitike serbe ka tentuar shumë që të ndikojë në këtë shtet që ta tërheqë njohjen dhe ta zhbëjë punë tonë.
Madje ka pasur edhe lajme në mediat serbe se Comors ka tërhequr njohjen. Por, miqësitë e vendosura nga ne, janë të pazhbëshme, sepse janë produkt i punës, angazhimit e dashurisë për vendin.
Prandaj ministri i Comors më shkruan se lajmet janë të pavërteta dhe njohja e ndërsjellë vazhdon e paprekur.
Përkundër se aktualisht nuk jam në pozitë zyrtare si Ministër i Punëve të Jashtme dhe as nuk mbaj post tjetër qeveritar, letra më është dërguar mua.
Miqësia e krijuar nga takimet e shumta e bisedat e gjata argumentuese për ta njohur Kosovën u kanë mbetur në mendje liderëve nëpër botë, ndaj edhe kur unë personalisht nuk jam në pushtet, ata më drejtohen mua me letrat zyrtare.
Më vjen mirë që kam krijuar e mirëmbajtur këto kontakte dhe jam adresë për miqtë tanë. Por, në këtë mes ka një dhimbje.
Politika jonë e jashtme, meqë nuk ka arritur të krijojë njohje të reja, të paktën do të duhej të krijonte një sistem të mirëmbajtjes së raporteve dhe letra si kjo t’i shkojnë shtetit, pastaj mua.
Është jetike që të rifunksionalizohet politika e jashtme e Kosovës dhe të krijohet një sistem që i qëndron ndërrimit të pushtëve e që nuk afektohet nga përçarjet banale të politikës së brendshme.
Për ata që nuk e njohin shtetin e Comors. Ai është një shtet i bukur, i përbërë nga një grup ishujsh, në bregun lindor të Afrikës.