Për nder të ditës së flamurit në Komunën e Gjakovës bëra inaugurimi i linjës së re të prodhimit të çantave në fabrikën e tekstilit Intertex.
Në këtë inaugurim ishin ftuar përfaqësues të lartë të institucioneve qendrore dhe lokale, ambasadave dhe përfaqësues të sektorit të biznesit.
Si kryetari i partisë Aleanca Kosova e Re, në fjalën hyrëse të inaugurimit u shpreha se ndjehem tepër i lumtur që po hapet linja e re e prodhimit të çantave të lëkurës.
Si kryetari i partisë Aleanca Kosova e Re, në fjalën hyrëse të inaugurimit u shpreha se ndjehem tepër i lumtur që po hapet linja e re e prodhimit të çantave të lëkurës.
“Ne shpresojmë që të kemi përurime të tilla në çdo përvjetor feste, të krijojmë vende të reja pune për qytetarët e Kosovës dhe të shohim sa më shumë fytyra të buzëqeshura, ashtu siç po shihen sot në këtë fabrikë”
Prezent ishte edhe ambasadori Italian në Kosovë Andreas Ferrarese, i cili tha se Kosova duhet të fokusohet më shumë tek investimet në fabrika prodhimi pasi vetëm ekonomia mund të jetë faktor për zhvillimin e vendit.
Në fund, të gjithë përfaqësuesit kanë prerë shiritin për hapjen e kësaj linje si dhe kanë vizituar sektorët e prodhimit të fabrikës Intertex. Një nga punëtorët e linjës së re të prodhimit të çantave në fabrikën e tekstilit Intertex.Një nga punëtoret e linjës së re të prodhimit të çantave në fabrikën e tekstilit Intertex.
Në Mitrovicë, gjatë një konference kushtuar të ardhmes së marrëdhënieve shqiptaro-serbe me praninë e 7 ambasadorëve të vendeve të rëndësishme, politikanëve shqiptarë dhe serbë, ekspertëve, mbajta një fjalim ku kryefjala ishte: të mendojmë ekonomikisht për të kapërcyer trashëgiminë negative të së kaluarës.
Të mbështetemi tek modeli europian frankogjerman i kapërcimit të konfliktit. Ky model mbi interesat ekonomikë të shfrytëzimit të përbashkët të qymyrit dhe çelikut, themeloi Bashkimin Europian.
Dhashë edhe shembullin e dy personave të ulur në tavolinë të cilët pretendojnë pronësinë mbi mbulesën e tavolinës. Nëse të dy palët do tërheqin mbulesën ajo do të griset.
Në Mitrovicë, gjatë një konference kushtuar të ardhmes së marrëdhënieve shqiptaro-serbe me praninë e 7 ambasadorëve të vendeve të rëndësishme, politikanëve shqiptarë dhe serbë, ekspertëve.
REFERIMI I ISH PRESIDENTIT TË KOSOVËS, ZOTERI BEHGJET PACOLLIT NË KONFERENCEN ME TITULL:
NDËRTIMI I MARRËDHËNIEVE SERBO-SHQIPTARE”
Të nderuar kolegë, deputetë, shkëlqesi ambasadorë, njerëz të medias,
FALËNDERIMI PËR ORGANIZATORIN
• Jam shumë i nderuar që gjendem ktu mes jush sipas konceptit të Nexhmedin Spahiut, një aktivist i hershëm pro pajtimit mes dy komuniteteve.
• Besoj se prania ime këtu është përcaktuar nga dy elementë të kontributit tim: së pari si LOBUES- BESOJ I GJITHËPRANUAR PËR INTEGRIMIN NDËRKOMBËTAR TË KOSOVËS si shtet sovran dhe i pavarur, nëpërmjet njohjeve të saj, dhe për IDETË, propozimet në të cilat kam insistuar prej një kohe të gjatë që BALLKANI TË REALIZOJË NJË HAPËSIRË PA BARRIERA EKONOMIKe, për lëvizjen e lirshme të ideve, mallrave, kapitaleve, njerëzve para se të hyjë në Bashkimin Europian.
Zgjidhja është tek ajo që kancelarja Merkel, që udhëheqësit Rama dhe Vuçiq po e quajnë modeli frankogjerman i zgjidhjes së konfliktit. A nuk ishin francezët dhe gjermanët në konflikt të përgjakshëm?
• CKA DO TË THOTË KJO?
• Unë do ta lë anash kostumin partiak. Për mua është e njohur e shkuara e kësaj treve, tragjedia e Kosovës, dhe arsyet e saj. Sa më shpejt ta kapërcejmë retorikën e së shkuarës, aq më mirë do të jetë.
• Sidoqoftë një është e sigurt: jemi të dënuar të jetojmë BASHKË DHE JEMI NË EUROPË, shansi ynë i përbashkët. Cka do të thotë se pajtimin tonë, bashkëjetesën tonë paqësore do duhet ta projektojmë sipas modeleve europiane.
• Zgjidhja është tek ajo që kancelarja Merkel, që udhëheqësit Rama dhe Vuçiq po e quajnë modeli frankogjerman i zgjidhjes së konfliktit. A nuk ishin francezët dhe gjermanët në konflikt të përgjakshëm?
• Kjo nuk i pengoi që pikërisht MBI ATË PASURI PËR TË CILËN KISHIN LUFTUAR DY LUFTËRA BOTËRORE, QYMYRI DHE CELIKU TË NGRININ BASHKIMIN EUROPIAN.
• PRA NE DUHET TË MENDOJMË EKONOMIKISHT.
• Kjo trevë, këto shtete të krijuar në Europën Juglindore, nuk do të kenë një ardhmëri të ndritur, nëse nuk do mendohet ekonomikisht, duke hequr petkun politik, gjegjësisht partiak.
• Europa e Bashkuar e themeloi paqen mbi interesin ekonomik të përbashkët.
• Këtë duhet ta bëjmë dhe ne! A e duron dot politika e kësaj treve, gjegjësisht akterët politikë këtë mënyrë të menduari, është irrilevante dhe duhet të ishte irrilevante.
• Edhe në kushtet e hasmërisë, akterët ekonomikë kanë bashkëpunuar dhe bashkëpunojnë ekonomikisht. Politika për ta s’ka krijuar kushte, ndaj kjo bëhet ilegalisht.
Për t ju shmangur kësaj duhen krijuar kushte nga akterët politikë: ndaj i ftoj ata që të mos humbin kohë, por të fillojnë të veprojnë në këtë drejtim.
Në Mitrovicë, gjatë një konference kushtuar të ardhmes së marrëdhënieve shqiptaro-serbe me praninë e 7 ambasadorëve të vendeve të rëndësishme, politikanëve shqiptarë dhe serbë, ekspertëve.
JA DISA IDE TË MIAT
• KRIJIMI I ZONËS SË LIRË EKONOMIKE që do të përmbledhë komunën e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zvecanit. Një zonë e lirë ekonomike de jure me insistimin tim është krijuar në territorin e Mitrovicës së Jugut, dhe kjo duhet zgjeruar dhe në komunat që përmenda. Ajo duhet të ketë një statut të vecantë që rregullon gjithë veprimtarinë ekonomike brenda kësaj zone dhe marrëdhëniet e saj me Kosovën dhe Republikën e Serbisë.
• Hapi tjetër është TRAJTIMI I MINERALEVE.
Nuk do të ketë shfrytëzim racional të mineraleve që kanë këto treva, nëse ato do trajtohen të ndara vec e vec nga seicili shtet! Duhet të krijohen veprimtari ekonomike që kapërcejnë kufijtë administrativë politikë të këtyre shteteve! Fillojmë nga TREPCA!
Që nga viti 2006 kam potencuar gjithmonë se rreth Trepcës, në përputhje me kontributin e seicilës njësi duhet të krijohet një ndërmarrje e përbashkët minerale në rend të parë midis njësive punuese të Kosovës dhe Serbisë, me menaxhim perëndimor.
Trepca sot ka njësitë e veta punuese,në Kosovë dhe në Serbi. Këto njësi punuese që për ne janë të njohura si Miniera, si Bellobërdë, Crnac, Zhutapërla, Leposaviq, Stan ose Staritërg, në Kishnicë, në Novobërdë, në Hajvali, Cuka e Batllavës,
Këto njësi duhet të kalkulojnë pasuritë e tyre, gjegjësisht rezervat dhe në bazë të llogarive të përcaktohet fuqia e tyre ekonomike. (shiko skemën që e keni në tavolinat tuaja)
KONCEPTI I HOLDINGUT RAJONAL ME MENAXHIM PERENDIMOR
Nga ana tjetër, gjitha këto miniera të krijojnë një ndërmarrje të përbashkët që të regjistrohet në një vend europian, përshembull në Londër. Themeluesit e kësaj ndërmarrje dhe aksionerët e saj do të jenë njësitë punuese-minierat. Përqindja e aksioneve do të jetë në bazë të fuqisë ekonomike të llogaritur sipas rezervave. Kjo ndërmarrje duhet të ketë një kapital fillestar prej njëmilion funtesh, do të ketë organin e vet drejtues, Bordin e saj. Këto njësi në varësi të fuqisë së tyre do të përfaqësohen në bord. Si garant për mirëfunksionimin e tyre, kjo ndërmarrje do të zgjedhë një grup ekspertësh ndërkombëtarë, të cilët do të përfaqësojnë në thelb menaxhmentin ndërkombëtar. Ai do të ketë të drejtat, lirinë e veprimit, të rregulluar sipas statutit të ndërmarrjes. Ky grup menaxherësh ose paguhet (për këtë nuk ka mjete), ose të lejohet participimi në këtë holding. Do të ishte e udhës që këtij menaxhmenti t’ i jepej deri në 30% e kapitalit të kësaj ndërmarrje.
Ndërmarrja në Londër nuk është pronare e minierave, por posedon të drejtat ekskluzive për të menaxhuar me minierat në rajon. Kjo ndërmarrje do ta ketë shumë më të lehtë për t’ i funksionalizuar këto miniera, për shkak të aksesit më të lehtë në resorset financiare, për të shkak të ekskluzivitetit në shitblerjen e mineraleve, transaksioneve kontraktuale dhe garantimin e kontratave përmes letrave bankare. Ajo do ta bënte ndarjen e të hyrave në bazë të rezultateve të seicilës minierë.
• Kjo kompani sipas strategjisë zhvillimore do të merr përsipër dhe zhvillimin teknologjik të këtyre minierave duke riaftësuar horizontet e ekstratimit të mineraleve dhe krijimin e kapaciteteve për ti rafinuar ato. Në momentin kur të fillojë eksploatimi dhe rafinimi i mineraleve, Trepca do të gjejë shumë lehtë një partner që do ti krijonte mundësi të tjera teknologjike për përpunimin metalurgjik të tyre. Asetet do të jenë shumë të mëdha për shkak të ekskluzivitetit për të punuar me këto miniera, për të krijuar kështu një kredibilitet real për të hyrë në transaksione bankare, gjegjësisht aktivitete kreditore.
• Jam i bindur se nëse krijohet një gjë e tillë, ky do të jetë një holding shumë i fuqishëm minerar që do të operonte prej Londrës dhe problemi për të zhvilluar teknologjikisht minierat në rajon do të jetë shumë i lehtë. Ky holding i fuqishëm londinez i krijuar prej subjekteve të dy a më shumë shtetesh në këtë rast mund të punojë përtej Trepcës. Shumë miniera të cilat përfaqësojnë njëlloj soliditeti në pasuri, do të trokasin në dyert e tij dhe ky do të punonte me miniera të tjera në rajon.
Kur të fillojë puna këtu, do të pyes: a do të ketë politikanë që mund të pengojnë këtë gjigand? A do flitet për Zajednicë, dallime etnike apo njerëzit do të flasin për mundësitë e tyre ekonomike, për mirëqenien e tyre?
• ELEKTROEKONOMIA.
Shqipëria dhe Kosova kanë bërë punë të madhe për Tregun e përbashkët energjitik. Nëse Serbia është e interesuar, edhe ajo mund të përfshihet si u diskutua në Vienë. Keshtu peshohen te gjithe sipas kontributit.
Këtu do të krijohet një holding i fuqishëm energjitik ku pjesëmarrja e partnerëve perëndimorë do të jetë e paevitueshme e kjo i nevojitet këtyre trojeve.
-E njëjta zgjidhje për HEKURUDHAT.
TREGU I LIRE, MBESHTETET TEK FAKTI, TEK MUNGESA E KUFIJVE, TEK SUKSESI
Mendimet e mia kane themelet e veta tek eksperienca ime, biznesi ndërkombëtar, tek rrethanat rajonale të cilat i njoh shumë bukur dhe nga fakti i ekzistimit të ekonomisë së lirë të tregut dhe ekonomisë globale.
Tregu i lirë dhe ekonomia globale nuk njohin politikaj, parti, nuk njohin kufij. Ato kërkojnë lëvizje të lirë të kapitalit, njerëzve, ideve, mallrave dhe për synim kanë suksesin biznesor. Ky sukses ndahet proporcionalisht pavarësisht se ku jetojnë ata, në Kartaguaj, në Uashington, në Beograd apo në Prishtinë.
• ne duhet të prodhojmë interesa ekonomikë të ligjshëm që do të rrisin mirëqenien e popujve tanë, e komuniteteve tona. Këto interesa, mirëqenia prej tyre do të paqësojnë konfliktin ende të pranishëm. Nëse s’bëjmë këtë, gjithmonë Kosova me Serbinë do ngjajnë si dy lojtarë në tërheqjen e litarit që do përpiqen kush e kush ta tërheqë nga vetja. Kjo tërheqje sipas kritizerëve, sipas mbrojtësve të idesë së sovranitetit ekskluziv s’do duhej të mbaronte kurrë. Nëse dy vetë ulur në tavolinë do të pretendonin se mbulesa e tavolinës i takonte seicilit, dhe do ta tërhiqnin nga ana e tyre, në fund, mbulesa do të grisej.
• E njëjta gjë do të ndodhë dhe me pasuritë e përbashkëta apo të kontestuara, në zona kufitare, pronësitë e të cilave i kontestojnë dy shtetet tona.
PROCESI I BERLINIT, MBESHTETUR TEK PROMOVIMI I PROJEKTEVE TE PERBASHKETA EKONOMIKE
• A e keni parë sesa i buzëqeshin njeri tjetrit kryeministrat e Ballkanit, në takimet me kancelaren Merkel? Cila është arsyeja? Interesi ekonomik i përbashkët, nga projektet infrastrukturore të përbashkëta. I kanë harruar sherret në distancë, gjyqet publike ndaj njeri tjetrit, etj.
• Unë mora shembull Trepcën. Nëse do ta lëmë kështu si është, nëse litarin do ta tërheqim mirë nga dy anët, pa u dorëzuar asnjeri, ose duke pritur që të rrëzohet tjetri, atëherë kjo pasuri do të shkatërrohet. Do ta mbysë uji dhe kështu ne do humbim atë pasuri me të cilën na ka bekuar zoti.
KONCEPTI IM THEMELOR: BASHKADMINISTRIM I PASURIVE TE KONTESTUARA, ME PERFSHIRJE PERENDIMORE
• Siç kuptohet, koncepti bazë në kto propozime është: bashkëpunim ekonomik, subjekte të përbashkët me kompani perëndimore brenda, që të zhvillojnë ato pasuri që janë të kontestuara.
• Midis dy vendeve tona ka shumë pasuri të kontestuara; prona të patundshme të shqiptarëve në Serbi dhe anasjelltas; kemi ujëmbledhësin, etj, etj.
• Kam lexuar për forma të ngjashme zhvillimore në vende me konflikte të përgjakshëm si përshembull midis Palestinës dhe Izraelit. Kam dëgjuar për një plan të quajtur Al Sharkia, i cili pikërisht pasuritë e kontestuara të seicilës palë në zonat kufitare, i vendoste nën një subjekt menaxhues të paanshëm, psh perëndimor, ose dikë tjetër, dhe palët merrnin pjesë në këshillin menaxhues sipas fuqisë aksionare.
• Fati ynë është se ne bëjmë pjesë në Europë dhe Serbia e sotme thotë se është e ka prioritet anëtarësimin në BE. Shumë mirë, le të ndjekim modelet europiane të kapërcimit të konfliktit. Le të shfrytëzojmë energjitë tona, dëshirën e popujve tanë për mirëqenie, që të mbyllim kapitullin e konfliktit.
Ne jemi një rajon me pozitë strategjike të rëndësishme. E di që ne shqiptarët do favorizohemi nga heqja e kufijve, nga logjika e bashkëpunimit, por dhe Serbia do të fitojë prej daljes nga logjika e homogjenitetit fetar, etnik, duke gjetur rrugë të reja daljeje drejt botës.
Me 18 maj në adresen time kishte ardhur një ftesë nga shteti i Nigerias. Kur e hapa ishte nga Presidenti i sapozgjedhur i Nigerias Muhammadu Buhari. Ndihem i privilegjuar që Presidenti i posazgjedhur më ftoi të marr pjesë në ngjarjen solemne të inagurimit të tij në krye të kësaj Republike të fuqishme afrikane.
Ftesa për mua nga Presidenca e sotme, është dëshmia më e mirë se marrëdhënia ime me Nigerinë nuk ishte me persona, por me shtetin, me institucionet. Duke më ftuar mua, institucionet nigeriane, vlersojnë mua, institucionin e ish Presidentit të Kosovës që unë përfaqsoj, por dhe Kosovën tonë!
Ndihem i privilegjuar që Presidenti i posazgjedhur më ftoi të marr pjesë në ngjarjen solemne të inagurimit të tij në krye të kësaj Republike të fuqishme afrikane.
Unë do të shkoj në Abuja dhe në mënyrë dinjitoze do ta përfaqësoj Kosovën.
Dhe aterimi në aeroportin ndërkombëtar të kryeqytetit të Nigerisë kësaj radhe ishte më i veçant pasi u prita me një ceremoni solemne nga garda ushtarake e ceremoniale e shtetit.
Unë kësaj radhe në këtë shtet afrikan erdha me ftesë për të qenë pjesëmarrës në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të sapozgjedhur nigerian, Muhammadu Buhari.
Aterimi në aeroportin ndërkombëtar të kryeqytetit të Nigerisë kësaj radhe ishte më i veçant pasi u prita me një ceremoni solemne nga garda ushtarake e ceremoniale e shtetit.
Ceremonia e inaugurimit të Presidentit të ri të Nigerisë, Muhammadu Buhari, në Abuja ishte vërtetë një ngjarje e madhe. Mbi 50,000 njerëz u grumbulluan në stadiumin e Nacionalit për të dëgjuar fjalimin e presidentit të sapozgjedhur dhe për të festuar një moment kyç në jetën politike të Nigerisë.
Ngjarja filloi me një atmosferë të ngrohtë dhe shpirtërore, me muzikë tradicionale nigeriane që mbushte ajrin dhe të pranishmit që valëvonin flamujt kombëtarë.
Pritja për Presidentin Buhari ishte e jashtëzakonshme, me njerëz të ardhur nga të gjitha krahinat e Nigerisë për të festuar bashkë. Ceremonia nisi zyrtarisht me një procesion solemn, ku Presidenti i dalëshëm, i shoqëruar nga mbrojtësit e tij, hyri në stadium ndërsa një valë e re emocionesh shpërtheu midis të pranishmëve.
Pas kësaj ceremonie presidenti Buhariu më priti në Shtëpinë Presidenciale të Shtetit.
Pastaj, bëri hyrjen në skenë, duke u pritur me një zëri të përzier dhe këngë dhe gëzim nga njerëzit që kishin ardhur për ta ndarë këtë moment të rëndësishëm. Fjala e Presidentit Buhari ishte e ndjeshme dhe inkurajuese.
Ai foli për sfidat që vendi do të përballet dhe për vizionin e tij për të ardhmen e Nigerisë. Në fjalimin e tij, ai u angazhua për luftën kundër korrupsionit, për avancimin e zhvillimit ekonomik dhe për të përmirësuar jetën e qytetarëve të tij.
Pjesëmarrja e përfaqësuesve të ndryshëm politikë, diplomaci dhe komunitetit të biznesit në ceremoni bëri të qartë ndikimin dhe rëndësinë që kishte ky moment për Nigerinë si një vend në skenën ndërkombëtare.
Pas kësaj ceremonie presidenti Buhariu më priti në Shtëpinë Presidenciale të Shtetit. Biseduam për mundësinë e bashkëpunimit ekonomik. Presidenti Buhari, gjithashtu, më siguroi rikonfirmimin e njohjes së Kosovës me gjithë efektet pasi të formohet qeveria e këtij vendi.
Pjesëmarrja e përfaqësuesve të ndryshëm politikë, diplomaci dhe komunitetit të biznesit në ceremoni bëri të qartë ndikimin dhe rëndësinë që kishte ky moment për Nigerinë si një vend në skenën ndërkombëtare.
Nigeria tani është pa qeveri dhe brenda muajit pritet formimi i qeverisë së re. Këtë javë bëhet dhe betimi i senatorëve. Ministrat zgjidhen nga Presidenti dhe miratohen nga Parlamenti.
Nigerija e kishte paralajmëruar njohjen e Kosovës që do të jetësohej pas ndërrimit të diplomatëve, gjegjësisht hapjes së përfaqësive diplomatike në Abuja dhe Prishtinë. Qeverija e Nigerisë kishte vendosur në dispozicion edhe një ndërtesë gratis,e cila duhej të renovohet dhe të përdoret për përfaqësi diplomatike të Kosovës në Abuja. Edhe pse unë kisha insistuar shumë që një gjë e tillë të ndodhte, në qeverinë e shkuar askush nuk më mbështeti dhe gjithçka mbeti e papërkryer.
Koleksionistët gjoja formalistë të notave verbale, (dhe që kanë humbur disa syresh Brenda zyrave të shtetit), nuk e kuptojnë diplomacinë moderne. Ata s e kuptojnë se kjo lloj marrëdhënie ndërshtetërore, jo vetëm ekonomike midis Nigerisë dhe Kosovës është më shumë se ajo copë letre që pas ikjes sime nga qeveria, po e kërkojnë me teleskop dhe nuk e gjejnë askund.
Vizita ime në Abuja, të presidenti i sapozgjedhur z. Muhammadu Buhari ishte kryelajm në mediat nigeriane. Ky vend me ka nderuar mua por edhe Kosovën. Faleminderit Nigeri, dhe faleminderit President Buhari.
Vizita ime në Abuja, të presidenti i sapozgjedhur z. Muhammadu Buhari ishte kryelajm në mediat nigeriane. Gazeta MIRROR e kishte pasqyruar në ballinë shtrëngimin e duarve me presidentin nigerian. Vizita ime në Abuja, të presidenti i sapozgjedhur z. Muhammadu Buhari ishte kryelajm në mediat nigeriane. Gazeta NEWS Express e kishte pasqyruar pritjen në shtëpinë Presidenciale nga presidenti niggerian Buhariu.Presidenti Buhari në llogarinë e tij në Twitter kishte shkruar për pritjen dhe takimin e kourteazisë në pallatin presidencial në Abuja.
Republika e Kosovës po organizon zgjedhjet e pesta parlamentare që nga paslufta. Këto zgjedhje janë të jashtëzakonshme si rezultat i shpërndarjes së parlamentit të Kosovës me 90 vota pro në seancën e 7 majit.
Është e rëndësishme të theksohet se pjesëmarrja në votime është një akt i përgjegjshëm dhe i rëndësishëm për çdo qytetar, pavarësisht nga pozita e tyre politike. Në këtë rast, si president partie AKR shkova në vend votime me dy femijët e tij.
Me Hanën dhe Isën, qytetarë të Kosovës duke i mësuar një ushtrim elementar të demokracisë, votën.
Me Hanën dhe Isën, qytetarë të Kosovës duke i mësuar një ushtrim elementar të demokracisë, votën.
Pjesëmarrja në procesin zgjedhor është një shembull i përgjegjësisë civile dhe të drejtës së secilit qytetar për të shprehur mendimin e tyre në formën më demokratike të mundshme. Si presidenti AKR-së tregova se jam i përfshirë në procesin demokratik, duke dëshmuar rëndësinë e cdo votë.
Respektimi i Rregullave, duke u paraqitur në vend votime, tregova se respektoj dhe ndjek rregullat e lojës. Kjo transmeton një mesazh se askush, pavarësisht prej pozitës politike, nuk duhet të jetë mbi ligjin dhe rregullat zgjedhore.
Në rastin konkret, fakti që shkova me dy femijët e mij shpërfaqa një dimension tjetër të përgjegjësisë familjare dhe mund të inkurajojë pjesëmarrjen e të rinjve në procesin zgjedhor.
Në rastin konkret, fakti që shkova me dy femijët e mij shpërfaqa një dimension tjetër të përgjegjësisë familjare dhe mund të inkurajojë pjesëmarrjen e të rinjve në procesin zgjedhor.
Shfrytëzova këtë moment për të biseduar me femijët e mij mbi rëndësinë e demokracisë, vlerat e përfshirjes dhe përgjegjësisë qytetare. Kjo mund të ndihmojë në edukimin e brezave të ardhshëm për rolin e tyre në shoqëri.
Duke u paraqitur në vend votime si çdo qytetar tjetër, transmetova një mesazh të fuqishëm për barazinë para ligjit dhe një sistem të drejtë dhe të barabartë për të gjithë.
Në prillin e vitit 1999, një betejë e lavdishme u zhvillua në tokat e Marecit, e cila betej la pas një trashëgimi të pashlyeshme. Kjo ishte beteja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, rënë heroikisht 27 dëshmorë dhe u vranë 16 martirë.
Bëhet fjalë për një betejë të UÇK-së, e cila ia futi tmerrin forcave armike serbe, të cilët më pastaj në fshatat për rreth, e shfrynë mllefin e tyre nga humbja e kësaj beteje mbi civilët e pafajshëm e të pambrojtur.
Në këtë toke, ku u linda dhe kalova disa vite deri sa e rrita shtatin, lavdia shpërtheu si një flakë e pashtërueshme, duke dëbuar zjarrin e armikut dhe shpalosur trimërinë e ushtrisë sonë për liri.
Betimi dhe guximi i tyre i pavdekshëm u shfaqën në dritën e ditës së prillit, duke lënë shenjën e tyre shpirtërore për gjithë brezat që do vijojnë.
Duke nderuar dëshmorët dhe martirët të cilët dhanë më të shtrenjëten për lirinë e Kosovës. Së dy bashkëpartiak nga AKR-ja, Ibrahim Makollin dhe Shefki Abdullahun, duke vendosur vuqeta lulesh tek varret e dëshmorëve në Marec.
Ne të gjallët sot mbetemi të përkushtuar ndaj kujtimit të tyre dhe luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Andaj në këtë datë 14 vite pas erdha së bashku me bashkëpuntor për homazhe te varrezat e dëshmorëve në Marec, ku po rihapim faqen e një kapitulli të lavdishëm të historisë tonë kombëtare.
Këto ngjarje të tmerrshme, që shpërndanë dhunën dhe terrorin mbi këtë tokë të bekuar, janë dëshmi e gjenocidit që Serbia tentoi të kryente ndaj popullit shqiptar.
Megjithëse trupat e tyre u shuajtën nga këto troje, kujtimet e atyre ditëve nuk do të fiken kurrë, dhe ne, si qytetarë të kësaj Republike, kemi detyrimin moral dhe historik për t’i nderuar dhe mbrojtur këto kujtime.
Mareci ishte i pari në shumë procese ndër etapa historike për atdheun. Ishte ndër trevat e para që pësoi nga dora e agresorit të egër. Sot, i ringritur dhe duke u zhvilluar vazhdimisht, pavarësisht sfidave. Në Ditën e Dëshmorëve dhe Martirëve të Marecit, nderuam sakrificën e tyre sublime për liri.
Në këtë vend të shenjtë të dëshmorëve, ne si institucione të Republikës, politikanë përfaqësues dhe qytetarë, shprehim mirënjohjen tonë përkujtuese ndaj atyre që jepën gjithçka për lirinë tonë. Në këtë rast të veçantë, na mbetet të përkujtojmë se lufta jonë për drejtësi dhe ndëshkim të kriminelëve është e palëkundur.
Me kujtimet dhe vuajtjet e tyre si shembuj frymëzimi, ne vazhdojmë udhën tonë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.
Në homazhe ishin edhe Ramush Haradinaj, ish luftëtar i shquar i UÇK-së, Rexhep Selimi, ushtari i parë i celulave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe komandantit legjendar Adem Jashari, dhe shumë bashkëluftëtar dhe bashkëpunëtor.
Kjo vizitë në Marec është një kujtim që nuk mund të shuajë koha, dhe beteja e tyre do të mbetet një dritë që na udhëhon në rrugën drejt lirisë dhe drejtësisë për të gjithë.
Në homazhe ishin edhe Ramush Haradinaj, ish luftëtar i shquar i UÇK-së, Rexhep Selimi, ushtari i parë i celulave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe komandantit legjendar Adem Jashari, dhe shumë bashkëluftëtar dhe bashkëpunëtor.
Lavdi të gjithë atyre që jepën jetën për këtë tokë dhe lavdia e tyre të jetë burim frymëzimi për brezat e ardhshëm.
Momente nga fjala ime në nderim të dëshmorëve dhe martirëve të luftës së vitit 1999. Marec, 18 prill 2013.
Fjala ime para të pranishmëve:
Sot, jemi mbledhur bashkë këtu në Marec që është njëherit edhe vendlindja ime, për t’i kujtuar dhe për t’i nderuar martirët dhe dëshmorët e Marecit, për t’i kujtuar mbi 13 mijë viktimat e dhunës dhe terrorit të shtetit serb gjatë luftës së viteve 1998-1999. Sot kujtojmë mijëra qytetarë të Kosovës, gra, burra, nëna, baballarë, pleq, të rinj e të reja dhe fëmijë të pafajshëm që u vranë padrejtësisht vetëm pse ishin qytetarë të një etnie të caktuar. Dhunën sistematike të shtetit serb popullata civile e kishte provuar në masakrën e Likoshanit dhe Çirezit që në fillim të vitit 1998, në Abri në vjeshtën e po atij viti, si dhe në Reçak më 15 janar 1999.
Pas fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s, forcat policore dhe ushtarake serbe kishin intensifikuar edhe më shumë krimet, gjenocidin dhe dëbimin e popullatës shqiptare nga Kosova.
Mbi gjysmë milioni njerëz u dëbuan jashtë Kosovës. U dhunuan me mijëra gra shqiptare. Popullata e paarmatosur pësoi rëndë në Marec, ku, këtu e 14 vjet më parë u vra e u masakruan edhe fëmija 13 vjeçar. Ndërkaq, në fshatrat e Gollakut vetëm në periudhën 19-23 prill 1999 vranë barbarisht 115 civilë të pafajshëm. Mosha e të masakruarve ishte prej 7 vjeç (Fortesë Rusinovci) e deri 98 vjeç (Hamide Zuka). Masakra më e tmerrshme dhe më masive e këtyre ditëve kishte ndodhur më 21 prill 1999 në fshatin Makoc, rreth 7 km në veri të Prishtinës, prandaj prej 115 të masakruarve nëpër fshatrat e Gollakut, 93 u rivarrosën pas luftës në fshatin Makoc, në tokën që e dha falas Mihrije Krasniqi. Ndonëse kanë kaluar 21 vjet, ende askush prej urdhërdhënësve dhe prej ekzektuesve të këtyre krimeve as nuk është gjykuar e as nuk është dënuar. Masakra mbi popullatën civile u bënë edhe në Izbicë, Rezallë, në Qyshk, Studime dhe në Meje.
Ata, as ju e as ne, nuk do t’i harrojmë kurrë. E dimë që nuk kemi bërë sa duhet, për sa kohë që nuk gjenden dhe identifikohen të gjithë trupat e viktimave. Personat që i shpëtuan masakrës në Makoc, dëshmojnë edhe sot me emër dhe mbiemër për autorët e krimeve në uniformë policore dhe ushtarake serbe. Ne nuk do t’i harrojmë asnjëherë krimet e bëra në Marec, Makoc dhe gjithandej Kosovës. Herët a vonë për to do të jepet përgjegjësi.
Mareci është simbol i mbijetesës dhe është pjesë e historisë sonë të lavdishme. Për mua personalisht dhe besoj edhe për shumicën prej jush këtu, Mareci është fshati i rilindur dhe i ringritur mbi hirin dhe gjakun e viktimave, që ranë dhe u viktimizuan vetëm pse ishin në vendin dhe shtëpitë e tyre. Vendi ynë ka përjetuar shtypjen më të tmerrshme dhe më të përgjakur në historinë më të re të Ballkanit, prandaj liria dhe shteti ynë themelet i kanë mbi gjakun e atyre që ranë për liri dhe pavarësi.
Liria që gëzojmë sot është fryt i gjakut dhe sakrificës së martirëve e dëshmorëve tanë dhe gjithë qytetarëve të Kosovës.
LAVDI!
Dëshmorët e Marevcit, të rënë në ofanzivën e Prillit, në Gollak.Në mesin e tyre ështê edhe aj që luftoi trimërisht, e ra heroikisht në frontin e liris, ai ishte Shaip Pacolli!Mareci është simbol i mbijetesës dhe është pjesë e historisë sonë të lavdishme. Për mua personalisht dhe besoj edhe për shumicën prej jush këtu, Mareci është fshati i rilindur dhe i ringritur mbi hirin dhe gjakun e viktimave, që ranë dhe u viktimizuan vetëm pse ishin në vendin dhe shtëpitë e tyre. Mijëra njerëz nga gjitha anët e Kosovës në kodrën e Marecit ku gjenden varret e dëshmorëve të kësaj ane. Me disa bashkëfshatar duke ecur shtigjeve ku luftuan dhe janë jetën disa nga ushtarët e UCK-së.
Në kuadër të angazhimeve shtetërore për njohjen e Republikës së Kosovës, zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, z.Behgjet Pacolli ka udhëtuar për në Angola, ku do të marrë pjesë në konferencën e Komunitetit zhvillimor të vendeve të Afrikës jugore, (Southern African Development Community), SADC.
Gjatë kësaj konference, zëvendëskryeministri Pacolli do të zhvillojë takime të rëndësishme, me udhëheqës shtetesh që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.
Komuniteti zhvillimor i vendeve të Afrikës jugore përbëhet nga 14 anëtarë. Vetëm dy, anëtarë të kësaj organizate deri më tani, e kanë njohur Kosovën, Swaziland dhe Malawi.
Vendet anëtare të SADC, janë: Angola, Bostwana, Republika Demokratike e Kongos, Lesotho, Malawi, Mauritius, Mozambique, Namibia, Swaziland, Tanzania, Zambia, Zimbabwe dhe Sychelles.
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, z.Behgjet Pacolli vizitoi Luandën, Republikën e Angolës, më 2 mars 2012 për të zhvilluar bisedime konsultative me anëtarët e Këshillit të Ministrave të SADC në margjinat e takimit të tyre dy-vjetor, që do të zhvillohet nga 27 shkurt deri më 2 mars 2012.
Bisedimet konsultative të zëvendëskryeministri Pacolli me anëtarët e bllokut rajonal prej 15 vendesh u zhvilluan në kontekstin e konsolidimit të bashkëpunimit politik dhe ekonomik, duke u fokusuar në një sërë projektesh të iniciuara nga SADC që Afrika e Jugut po i përkrah.
Republika e Angolës është Kryesuesja aktuale e SADC pasi mori drejtimin nga Republika e Namibisë gjatë Samitit të 31-të të zakonshëm të Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të SADC të mbajtur në Luanda, Angola, në gusht 2011.
SADC vazhdon të shërbejë si mjeti kryesor për politikën e jashtme të Afrikës së Jugut në lidhje me zhvillimin dhe integrimin rajonal brenda Afrikës Jugore. E ardhmja e Afrikës së Jugut mbetet e lidhur pazgjidhshmërisht me të ardhmen e kontinentit afrikan dhe atë të fqinjëve të saj në Afrikën Jugore.
SADC përpiqet për integrim të balancuar dhe të barabartë rajonal si një kusht themelor për zhvillimin e qëndrueshëm në rajon dhe për të çliruar njerëzit e rajonit nga plagët e papunësisë, varfërisë dhe moszhvillimit.
Republika e Angolës, në rajonin perëndimor të Afrikës Jugore, është anëtari themelues i Komunitetit të Zhvillimit të Afrikës Jugore (SADC), pasi i është bashkuar bllokut rajonal, më parë Konferenca e Koordinimit të Zhvillimit të Afrikës së Jugut (SADCC), në formimin e saj në Lusaka, Zambia, në vitin 1980. Angola është vendi i dytë më i madh në jug të Saharasë pas Republikës Demokratike të Kongos.
Angola fitoi pavarësinë nga Portugalia në 1975. Pas kësaj, një luftë civile përfshiu vendin, me një qeveri të unitetit kombëtar që u instalua në 1997. Industria e naftës është aktualisht shtylla kurrizore e ekonomisë. Nafta dhe peshkimi janë sektorët kryesorë që kanë tërhequr investimet e huaja vitet e fundit.
Është historike për shtetin e Republikës së Kosovës, njëherit edhe për mua. Pasi në një ceremoni të veçantë në sheshin më të madh publik të Manilës, flamuri i Kosovës u ngrit sot për herë të parë para një audienca të përbërë nga autoritetet e larta të shtetit filipinas, kryetari i bashkisë së Manilës, dhe personalitete të tjera të rëndësishme.
Kjo ngjarje e rrallë shënon një hap të rëndësishëm në diplomacinë ndërkombëtare për Kosovën, pasi që Filipinet, me një popullsi prej mbi 100 milionë banorë, ende nuk kanë njohur shtetin e Kosovës.
Ngritja e flamurit të Kosovës në Manila ka shkaktuar një vëmendje të madhe publike dhe ka sjellë çështjen e njohjes së Kosovës në qendër të diskutimeve në këtë shtet aziatik.
Në mesin e 15 të përzgjedhurve që fituam “Gusi Peace Prize” për vitin 2011.
Krejt kësaj i parapriu ftesa nga autoritetet filipineze se Komiteti i Çmimit të Paqes Gusi në Manila, kishte vendosur të më nderoi me Çmimin e Paqes “Gusi Peace Prize”.
Në një letër të vitit 2011, Ambasadori Barry Gusi, kryetar i Bordit të “Gusi Peace Prize International”, më komunikoi lajmin për çmimin, ku ndë të tjera më shkroi – “Kontributet tuaja si President i Kosovës dhe themelues i Fondacionit “Behgjet Pacolli”, ju kanë bërë një paradigmë të gjallë që të tjerët të imitojnë, jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë Evropën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Azinë dhe komunitetin ndërkombëtar.”
Shpesh i referuar si Çmimi Nobel për Paqen në Azi, Çmimi Gusi për Paqe është i mandatuar nga Proklamata Presidenciale Nr. 1476 – e nënshkruar nga ish-presidentja e Filipineve, Gloria Macapagal-Arroyo – duke shpallur çdo të mërkurë të katërt të nëntorit si “Çmimi i Paqes Gusi Dita Ndërkombëtare e Miqësisë”.
Në mesin e 15 të përzgjedhurve që fituam “Gusi Peace Prize” për vitin 2011. Në mesin e këtyre 15 flamujve mbrapa shpinës ishte edhe ai i Kosovës të cilin po e përfaqësoja.
Këtë vit kishte më shumë se 1,300 propozime dhe unë isha në mesin e 15 të përzgjedhurve.
Po i kthehem tani atmosferës dhe ngjarjes brenda sallës së ceremonisë, ku emocionet ishin të ndjeshme, duke reflektuar përkushtimin e pjesëmarrësve ndaj vlerave ndërkombëtare dhe hapjes ndaj njohjes së realitetit të Kosovës. Ky moment historik do të mbetet një kujtim i paharruar për të gjithë ata të përfshirë.
Erdhi edhe momenti kur mu dha edhe fjala ku në fjalimin tim gjatë ceremonisë thash se lajmi për çmimin ka ndikuar thellë tek unë. Konfirmova faktin se ka njerëz në botë që vlerësojnë përpjekjet e atyre që janë të përkushtuar për të vazhduar kërkimin e paqes në një botë mjerisht të ndarë dhe problematike.
“Jam i lumtur që jam këtu me ju, në këtë mbrëmje, dhe ju falenderoj përsëri. Unë vij nga Kosova, një vend i vogël, nga një qytet i vogël, por që është vendlindja e Nënë Terezës”
Fjalimi i Presidentit Behgjet Pacolli në ceremoninë kur u shpërbly me çmimin “Gusi Peace Prize International”.“Jam i lumtur që jam këtu me ju, në këtë mbrëmje, dhe ju falenderoj përsëri. Unë vij nga Kosova, një vend i vogël, nga një qytet i vogël, por që është vendlindja e Nënë Terezës”.
Çmimi i Paqes Gusi mban emrin e kapitenit të ndjerë Gemeniano Javier Gusi, i cili konsiderohet një hero në Filipine në mënyrën se si ai luftoi pushtuesit japonezë gjatë Luftës së Dytë Botërore, pas së cilës ai u bë një avokat aktiv i të drejtave të njeriut. (Ambasadori Barry Gusi është djali i kapitenit të ndjerë).
Sot Çmimi i Paqes Gusi përfaqëson një nga nderimet më të larta për individë të dalluar nga të katër anët e globit. Duke njohur shembujt më të shkëlqyer të atyre që punojnë drejt arritjes së paqes dhe respektit për jetën dhe dinjitetin njerëzor, Çmimi i Paqes Gusi synon të nxjerrë në pah arritjet, idealet dhe vlerat më të mira njerëzore.
Shpesh i referuar si Çmimi Nobel për Paqen në Azi, Çmimi Gusi për Paqe është i mandatuar nga Proklamata Presidenciale Nr. 1476 – e nënshkruar nga ish-presidentja e Filipineve, Gloria Macapagal-Arroyo.
Çmimet u jepen çdo vit individëve ose grupeve në mbarë botën që e kanë dëshmuar veten se janë shembuj të shkëlqyer të shoqërisë, si dhe kontribuues për paqen dhe të drejtat e njeriut. Fondacioni merr më shumë se 1000 propozime çdo vit – por komiteti prej 13 anëtarësh zgjedh rreptësisht vetëm 15.
Ky ngjarje e rrallë do të mbetet një moment i veçantë në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Kosovës, duke hapur rrugën për njohje të tjera dhe bashkëpunim të thellë me vende të tjera në rajon dhe përtej tij.
Me njërin nga fituesit e “Gusi Peace Prize International”, duke shtrënguar duart në ceremoninë e organizuar.Miq të shumtë duke më uruar çmimin “Gusi Peace Prize International”.
Në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, Behgjet Pacolli tha çka në këtë Kuvend nuk ishte dëgjuar prej kohës së Ismail Qemalit, Luigj Gurakuqit dhe Fan Nolit. Prej kohës së këtyre tri figurave të mëdha të historisë kombëtare, kryetari i Republikës së Kosovës, i kontestuar si i paligjshëm në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, që shtatë ditë më vonë, pikërisht më 28 mars, edhe do të shpallet i paligjshëm për shkak të zgjedhjes së paligjshme në Kuvendin e Kosovës, do të mbajë ashtu fjalimin e parë historik në Kuvendin e Shqipërisë pas vitit 1991.
Dhe, ky fjalim mund të quhet historik për më shumë arsye. Prej vitit 1991, në Kuvendin e Shqipërisë ishin dëgjuar fjalime, që kishin të bënin vetëm me Shqipërinë shtetërore dhe, kur e kur, shkurt, me Kosovën, dhe me shqiptarët në Maqedoni e në Mal të Zi. Të gjitha planet dhe të gjitha pamjet (vizionet) politike të titullarëve shqiptarë ishin plane dhe pamje për shqiptarët dhe për Shqipërinë e kufijve të vitit 1912-1913.
Ishin këto fjalime të zyrtarëve dhe të titullarëve, në të vërtetë fjalime të burokratëve, të cilët mendojnë dhe shprehen vetëm për ato që shohin dhe për ato që bëjnë: fjalime mendimepakta, shikimengushta, zemërvogla. Ishin këto fjalime të burokratëve që qe 20 vjet luftojnë mes vete për poste e privilegje që sjellin ato poste, por që nuk janë në gjendje as të mendojnë as të kenë pamje (vizion) si do të duket populli i tyre, kombi i tyre, pas një viti e lëre më pas pesë, dhjetë a njëzet vjetësh! Ishin këto fjalime shqiptuesit e të cilave përpiqeshin, në radhë të parë, të mos thoshin diçka (gjithëkombëtare), që mund të mos e pëlqenin ata faktorë ndërkombëtarë, të cilët më parë se për një dëshirojnë të flitet për dy kombe shqiptare!
Fjalime të këtilla, tipike burokratike, titullarët kryesorë të Shqipërisë shtetërore, kryetari i Shqipërisë, Bamir Topi, dhe kryeministri Sali Berisha do të mbajnë edhe në Kuvendin e Kosovës, madje, edhe në Universitetin e Prishtinës, me rastin e shpalljes së tyre doktorë honoris causa!
Fjalime të tilla, burokratike, shikimengushta, do të mbajë edhe shkrimtari prej të cilit kjo nuk pritej – shkrimtari Ismail Kadare me rastin e shpalljes anëtar nderi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, me rastin e shpalljes doktor honoris causa i Universitetit të Prishtinës dhe me rastin e shpalljes së dytë doktor honoris causa në Kosovë – me rastin e shpalljes doktor honoris causa në Universitetin Amerikan të Kosovës!
Dhe, pikërisht këtë traditë tragjike të fjalimeve të çastshme shikimengushta në Kuvendin e Shqipërisë, do ta thyejë për herë të parë njeriu prej të cilit kjo pritej më së pakti: do ta thyejë biznesmeni dhe kryetari (i paligjshëm) i Kosovës, Behgjet Pacolli.
Behgjet Pacolli në Kuvendin e Shqipërisë nuk do të flasë siç qe njëzet vjet flasin zyrtarët dhe titullarët e Shqipërisë shtetërore: nuk do të flasë veçmas për Shqipërinë shtetërore e veçmas për Kosovën. Behgjet Pacolli në Kuvendin e Shqipërisë nuk do të flasë as siç kishin folur paraardhësit e tij, kryetari i Kosovës kur Kosova ende nuk ishte shtet, Ibrahim Rugova, dhe kryetari i Kosovës kur Kosova ishte shtet, Fatmir Sejdiu: nuk do të flasë veçmas për Shqipërinë shtetërore dhe veçmas për Kosovën.
Behgjet Pacolli, i pazënë prej ideologjisë komuniste staliniste prej së cilës kishin qenë të pushtuar titullarët e Shqipërisë shtetërore, sidomos Sali Berisha dhe prej ideologjisë komuniste titiste prej së cilës kishin qenë të pushtuar dy titullarët e Kosovës, do të flasë për shqiptarët si një tërësi, si një komb, do të flasë për gjeografinë, historinë, gjuhën, kulturën e njësishme të kombit shqiptar. Mund të thuhet kështu, pikërisht kështu, sepse Behgjet Pacolli do të rrëfejë se çka, çfarë institucionesh të përbashkëta politike, ekonomike, bujqësore, energjetike, arsimore, kulturore e të tjera do të duhej të krijojnë Shqipëria shtetërore dhe Kosova me qëllim që populli shqiptar të ekzistojë, të funksionojë, më në fund, si një Komb Modern. Dhe pamjen (vizionin) e tij historike, gjithëkombëtare, do ta përmbyllë me pohimin historik: ARDHMËRIA E POPULLIT SHQIPTAR ËSHTË BASHKIMI KOMBËTAR.
Derisa kryetari (i paligjshëm) i Republikës së Kosovës, biznesmeni, Behgjet Pacolli, po e përmbyllte fjalimin e tij jetësor, që do ta nderojë përgjithmonë, duke ua mbajtur ashtu një leksion politik historik burokratëve të Tiranës, gjuhën e të cilëve aq tmerrshëm e kanë shkretuar fjalët parti, e djathtë, e majtë, grushtshtet, puç, mazhorancë, zgjedhje, korrupsion, privatizim, trafikim i qenieve njerëzore, media elektronike, fitore, disfatë, bllokmenë, e të tjera, e të tjera, unë shihja në televizionin që po shikoja se sa shumë ishin zmadhuar sytë e dëgjuesve të tij në Kuvendin e Shqipërisë. Si të mos zmadhoheshin? Ata po dëgjonin çka nuk kishin ditur të mendonin, sepse po dëgjonin çka nuk kishin ditur as të ëndërronin! Asgjë e çuditshme: edhe mendimet, edhe ëndrrat e tyre për të sotmen dhe për të ardhmen e kombit shqiptar mendojnë se përcaktohen tjetërkund!
Për këtë arsye nuk është e çuditshme pse fjalimi historik i kryetarit (të paligjshëm) të Republikës së Kosovës në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, Behgjet Pacolli, do të heshtet si të mos ishte mbajtur në numrin më të madh të mediave shqiptare, në mënyrë të veçantë në mediat e vëna ne shërbim të regjimit autoritar të kryeministrit të sotëm të Shqipërisë. Fatmirësisht, ato që i hesht dhuna e burokracisë së regjimeve autoritare ato aq më me përkushtim i rikujton dhe i sendërton historia.
(Editorial nga akademik Rexhep Qosja – shkëputur nga “Gazeta Shqiptare”)
Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, ka udhëtuar në Paris të Francës për të takuar në një darkë pune Presidentin e Republikës së Guinea Conakry z. Alpha Condé, me të cilin ka diskutuar për intensifikimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
Presidenti i Kosovës, z. Pacolli e njoftoi z. Conde për situatën në Kosovë dhe rajon dhe njëkohësisht u informuar nga homologu i tij për situatën në rajonin e Afrikës.
Dy Presidentët u pajtuan që në të ardhmen të intensifikojn edhe më shumë marrëdhëniet në mes të dy vendeve.
Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, në darkë pune me Presidentin e Republikës së Guinea Conakry z. Alpha Condé, me të cilin ka diskutuar për intensifikimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli foli në një konferencë për media lidhur me vizitat zyrtare në Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Maqedonisë, si dhe për një varg çështjesh të tjetra.
Në vijim po japim thekset kryesore të kësaj konference:
Nuk isha këtu në 12 vjetorin e datës kur filluan bombardimet e NATO-s kundër caqeve serbe, prandaj nuk mund t’ia filloj kësaj bashkëbisede me ju nëse këtë nuk e përmendi. NATO në krye me SHBA-në dhe shtetet perëndimore, gjegjësisht bashkësinë evropiane, shpëtuan popullin shqiptar të Kosovës nga zhdukja.
Mirënjohja jonë për NATO-n është, ka qenë dhe do të jetë gjithmonë, për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkësinë Evropiane, ata kanë qenë, janë dhe do të mbeten miq të Kosovës dhe të popullit të Kosovës. Çdo kush që donë ta refuzoj këtë, që fillon t’i urrej këta, që donë ta ulë vlerën ndaj tyre, nuk e ka mirë, prandaj disa tendenca refuzuese të tyre nuk kanë vend në shoqërinë kosovare. Populli i Kosovës do Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e do NATO-n, i do shtetet e civilizuara, e do Bashkimin Evropian, sepse janë ato vende që e lidhin ideologjikisht synimin tonë.
Ne synojmë të jemi një vend demokratik dhe aty është adresa jonë e qëlluar, prandaj ne me miqtë tanë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkësinë Evropiane, me NATO-n, do të rrugëtojmë përpara dhe do t’i krijojmë vetes një perspektivë të drejtë ekonomike, demokratike dhe në të gjitha aspektet që shkojnë drejtpërsëdrejti në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës, për çka shoqëria kosovare ka nevojë tani.
Unë isha në Shqipëri, unë isha në Maqedoni. Ishin dy vizitat e mia në funksion të presidentit të Kosovës, ishin vizita sigurisht emocionuese, por edhe njëkohësisht ishin vizita që dëshmuan shtetësinë e Kosovës dhe institucioneve të Kosovës. Në Shqipëri u takova me të gjithë krerët e shtetit, u takova me Presidentin, Shkëlqesinë e tij, z. Bamir Topi, u takova me kryetaren e parlamentit znj. Jozefina Topalli, u takova me kryeministrin e Shqipërisë z. Sali Berisha, u takova edhe me kryebashkiakun e Tiranës z. Edi Rama, që njëherit është edhe kryesuesi i bllokut opozitar, u takova edhe me krerët e partive tjera parlamentare.
Çdo kund ku unë isha unë e kisha një ide, analiza, procesi i analizës i kombit shqiptar ka qenë, është e kaluar,. Tani duhet t’i kthehemi sintezës, duhet t’i kthehemi bashkimit kombëtar. Cili është ai bashkim kombëtar. Ju e dini mirë se mbas viteve 47, atëherë kur u formua e ashtuquajtura Bashkësia Evropiane së pari ishin tri shtete, pesë e sot janë njëzet e shtatë shtete. Askush nuk besonte se njëherë do të bëhej një fuqi e përbashkët edhe politike. Duhet t’ia fillojmë prej kësaj ideje. Ka pasur të drejtë Arbër Xhaferi, i cili i quante territoret të banuara me shqiptarë si “komenvellt shqiptar”. Jam shumë i bindur se e ka pasur me të drejtë dhe ne e mbështesim në këtë thënie, këtë ide dhe duhet ta jetësojmë këtë ide. Bashkimi kombëtar, t’ia fillojmë prej bashkimit ekonomik, ne duhet t’ia fillojmë punës tani, jemi në vonesë dhe askush nuk do të na e falë. Pse ne duhet të kemi barriera në bashkëpunim mes veti, pse duhet të kemi diferenca, pse duhet të kemi kushte, pse të kushtëzohemi në punën tonë në Shqipëri, gjegjësisht shqiptarët nga Shqipëria të kushtëzohen këtu në Kosovë. Duhet të krijojmë kushte të barabarta, duhet të krijojmë hapësirë të barabartë, lëvizje të lirë të mallrave po pse jo edhe të ideve, pse ne të mos kemi tekste të njëjta shkollore, pse ligjvënësit tanë të bëjnë ligje të ndryshme në Shqipëri dhe të ndryshme këtu në Kosovë kur ne e flasim të njëjtën gjuhë, jemi të njëjtë, ia dimë hallet njëri-tjetrit dhe mënyra e mendimit është e njëjtë, synimet tona janë të njëjta, mirëqenia çdo kund evidentohet, synimi ynë drejt shtëpisë së madhe euroatlantike është i qartë si për shqiptarët në Shqipëri ashtu edhe për ne, por edhe për bashkëkombësit tanë në Maqedoni, në Serbinë Jugore dhe ata në Mal të Zi. Prandaj, çdo gjë që unë dua të shtyj, unë jam president i Kosovës, unë mund të konsultohem, të propozoj, të promovoj ide, mirëpo janë të tjerët të cilët duhet të mbështesin këtë ide. Do të ishte e drejtë, do t’u rekomandoj të gjithë spektrit politik, qeverisë, shoqërisë civile, njerëzve intelektualë që të mbështesin idenë e bashkimit kombëtar, duke ia filluar prej veprimeve ekonomike. Këto janë edhe kushtet të cilat i ka paravënë Bashkësia Evropiane, këto janë kërkesat e Bashkësisë Evropiane që kërkojnë nga ne.
Edhe sot gjatë një bisede të gjatë që kisha me ministrin e punëve të Jashtme të Austrisë, folëm se një veprim duhet të shihet këtu në vend, çdo e mirë dhe çdo e keqe e ka burimin e vet në Kosovë, jo diku tjetër. Informatat e këqija, po e quaj ashtu, që merren nga Kosova, ato vetëm shkojnë, ripaketohen, u jepet një formë dhe kthehen në Kosovë, do të thotë çdo gjë e ka burimin e vet, por edhe puna e mirë e ka burimin e vet dhe askund tjetër, këtu në Kosovë, në Shqipëri dhe në trojet tona. Prandaj, unë kudo që isha kërkova fillimin e punës, sigurisht edhe eksponimi im para ligjvënësve të Shqipërisë ishte shumë emocional, sa e hetova, ai u pëlqye nga të dyja palët edhe nga pozita edhe nga opozita dhe ishte një rast i rrallë kur të dy palët edhe opozita dhe pozita ishin ulur së bashku dhe kjo më gëzoi shumë. Do të dëshiroja që këso situatash të përsëriten gjithnjë në Parlamentin e Shqipërisë se ato sigurisht do të shërbejnë si shembull shumë i mirë edhe për parlamentet e rajonit, e sidomos parlamentet e shqiptarëve aty ku jetojnë shqiptarët. Pos kësaj unë kisha një takim edhe me Universitetin Evropian të Tiranës, unë aty pash se mes profesorëve të këtij universiteti ishin edhe akademikë ta lartë, ishin ish gjykatës të Shqipërisë, ishin ish ambasadorë, ishte ish ambasadori në Angli, ishte ish ambasadori në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kështu që ishte një staf jashtëzakonisht i lartë, po edhe pak a shumë i famshëm akademik.
Kisha një bashkëbisedim me studentët atje dhe normalisht mua m’u dha një mirënjohje nga ky universitet, gjë që e respektoj jashtëzakonisht. Unë gjatë vizitës time në Shqipëri, i bëra një vizitë edhe Mbretit të parë të shqiptarëve, vizitova edhe Baba Reshat Bardhin, ishte një koincidencë, ishte dita e bektashinjve, ishte Festa e Sulltan Nevruzit, festa më e madhe e Bashkësisë së Bektashinjve, të cilët janë pjesë e konfesionit, pjesë e kulturës së shqiptarëve dhe e pashë shumë të drejtë që t’i vizitojë ata. Gjatë vizitës time në Tiranë, unë vizitova edhe Bashkinë e Tiranës, ku z. Edi Rama e komplementova për punën e mirë që ka bërë dhe është duke bërë në qytetin e Tiranës dhe sinqerisht do të doja shumë që edhe për të tjerët të shërbejë Tirana si shembull i mirë, si duhet të zhvillohet një punë urbanistike e një kryeqyteti shqiptar.
Unë u ktheva në Kosovë dhe para dy ditësh fillova vizitën time në Maqedoni, ku isha i pritur prej Presidentit Ivanov me të gjitha atributet që pritet një burrë shteti dhe protokolli është implementuar pikë për pikë, që nga kufiri edhe deri të përcjellja në kufi. Unë pata rastin të bisedoj me z. Ivanov, gjatë takimeve që patëm tri herë me radhë, po ashtu, për krijimin e një hapësire shumë të gjerë, të favorshme për bizneset e rajonit, duke pasur parasysh se ne kemi një proporcion jashtëzakonisht të dëmshëm për Kosovën, në dëm të Kosovës, në favor të Maqedonisë, të shkëmbimit të mallrave një me njëzet. Maqedonia eksporton në Kosovë, gjegjësisht Kosova importon nga Maqedonia mbi 460 milion euro, kurse eksporton vetëm rreth 24 – 26 milionë. Tërë kohën ishte preokupimi im, ishte në qendër të vëmendjes si të krijohen kushte më të favorshme edhe për produktet e Kosovës atje duke pasur parasysh se kishte pasur probleme edhe në akceptimin e certifikatave të origjinës së mallit, po ashtu edhe në akceptimin e dokumentacionit i cili i përcjell mallrat kosovare. Unë insistova gjithsesi që të hapen pika të reja doganore, për arsye se të vish prej një pjese verilindore të Maqedonisë, të vish, për shembull, në Anamoravë, duhet të kalosh 3-4 orë rrugë dhe është mënyra më praktike që të hapet një pikë kufitare diku atje në Karadak dhe t’i mundësohet edhe asaj ane të lëviz lirshëm në Kosovë, gjegjësisht prej Kosove në Maqedoni. Kjo pikë doganore është formalizuar dhe do të bëhet shumë shpejt. Kërkova po ashtu shpejtimin e të gjitha veprimeve në mënyrë që të fillojë dhe të rindërtohet rruga Tetovë-Sharr, e cila do të mundësonte po ashtu lëvizjen e asaj ane gjegjësisht lëvizjen nga Kosova në atë anë. Unë u takova edhe me kryetarin e Parlamentit, e pashë se ekziston një atmosferë shumë e favorshme e bashkëpunimit parlamentar me Parlamentin e Kosovës. Ata në Shkup kanë formuar një komision të posaçëm që do t’i mbante marrëdhëniet e mira parlamentare me Parlamentin e Kosovës.
Dhe, krejt në fund, unë pata takime edhe me qarqet qeveritare, isha me dy zëvendëskryeministra dhe me tre ministra. Ne patëm në Shkup dje edhe një forum të biznesit që unë e kërkoja atë dhe pjesëmarrja ishte e madhe, ishin shumë biznesmenë të Kosovës që kishin ardhur enkas për këtë forum, po ashtu edhe të Maqedonisë. Interesi ishte jashtëzakonisht i madh. Unë porosita edhe bashkëfolësit që të nënvizojnë rëndësinë e CEFT-ës për ne dhe gjithmonë të kemi ndërmend liberalizimin e lëvizjes dhe mallrave, por pse jo edhe ideve. Unë jam mbështetës, ithtar shumë i madh i unifikimit të logjistikave dhe dokumentacionit çdo kund ku jetojnë shqiptarët. Unë pata takime të veçanta edhe me krerët e partive të koalicionit gjegjësisht opozitare të spektrit politik shqiptar, ku biseduam dhe theksuam se çdo parti ka manifestin e vet dhe duhet atë ta promovojë, është detyrë demokratike, por në pyetjet kryesore kur është në pyetje mirëqenia gjegjësisht prosperiteti i pjesëtarëve të kombit shqiptar, i porosita të gjithë që të jenë unikë. Unë besoj se uniteti është i kuptueshëm edhe në Maqedoni dhe ata do të jenë në të ardhmen shumë më unikë.Unë në Shkup vizitova edhe një spital i cili duam a nuk duam mbi 60 për qind i kishte pacientët nga Kosova, të cilët paguajnë shuma shumë të mëdha për shërim, por ai spital sigurisht ishte edhe një shembull shumë i mirë si duhet të trajtohen pacientët dhe do të doja shumë që diçka e tillë të lindë edhe në Kosovë. Unë me bashkëpronarët që ishin nga Republika e Turqisë bisedova dhe javën që vjen ata do të vijnë këtu dhe me mua do të bisedojnë dhe jam i bindur që Kosova do të ketë mundësi t’u ofrojë mundësi logjistike që ata të fillojnë një spital të tillë edhe në Kosovë.
Unë dje pasdite udhëtova në Tetovë, u takova me Kryebashkiakun e Tetovës unë vizitova edhe një ndërmarrje ekonomike “Renova” që është për t’u lavdëruar. Unë u takova edhe me kryekrerët e kompanisë “Ekolog”. I njoh se janë jashtëzakonisht të suksesshëm dhe shumë familje edhe nga Kosova kanë mirëqenien e tyre ose marrin pagat prej kësaj firme që është jashtëzakonisht dinamike. U takova edhe me krerët e Bashkësisë Islame po edhe me krerët e Bektashinjve, ata kishin një problem mes veti për ndarjen e disa objekteve atje dhe disi e mora përsipër edhe një ndërmjetësim që unë sigurisht do të ndërmjetësoj në të ardhmen, nuk duhet të ketë konflikt në mes tyre.
Unë çdo kund kam folur për imazhin e Kosovës, i dëmtuar shumë prej të ashtuquajturit Raport i Dik Martit, raport ky që është i rrejshëm, raport ky që kush i ka besuar nuk ka të drejtë t’i besojë dhe kam promovuar idenë që në mënyrë të mençur, në mënyrë të urtë t’i kundërvihemi çdo efekti të këtij raporti.