Sot me ftesë të Fondacionit Prospect së bashku me Presidenten e Tajvanit Tsai Ing-wen hapa Forumin Ketagalan 2022—Dialogun Indo-Paqësor për Sigurinë 2022, konferenca më e madhe dhe më e rëndësishme e sigurisë në Azinë Lindore.
Folësit e tjerë kryesorë përfshinin ish-ministrin japonez të Punëve të Jashtme Kono Tare, ish-Sekretarin e Mbrojtjes së SHBA-së Jim Mattis, Janet Napolitano-Anëtare e Bordit Këshillimor të Inteligjencës së Presidentit të SHBA dhe ish-sekretare e Sigurisë Kombëtare, Robin Niblet CEO i Chatham House, senatorë dhe kongresmenë amerikanë, ligjvënës australianë, evropianë, britanikë dhe japonezë dhe opinionbërës nga e gjithë bota.
Thash se ky forum ka të bëjë me çështjet e sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare në botën demokratike, të cilat janë jo vetëm çështje të rëndësishme, por edhe shumë urgjente, sfida është dallimi mes demokracisë dhe autokracisë.
Konferenca e këtij viti u fokusua në luftën e re të ftohtë midis demokracisë dhe autoritarizmit, përgjigjet ndaj ndikimit të luftës Rusi-Ukrainë në mbarë botën dhe se si sanksionet ndaj Rusisë po ndikojnë dhe riformësojnë ekonominë globale.
Theksova mbështetjen e vazhdueshme të Kosovës për Ukrainën dhe përafrimin me aleatët tanë të NATO-s për kërcënimin më sfidues të sigurisë në kontinentin evropian që nga luftërat në Ballkan.
Argumentova se ne kemi nevojë për më shumë solidaritet demokratik dhe bashkëpunim ekonomik si një botë e lirë për të trajtuar sfidat me të cilat përballemi nga regjimet autoritare.
Ish-presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli mbajti një fjalim hapës në “Ketagalan Forum-2022 Dialogu i Sigurisë Indo-Paqësore” me video më 26 korrik. (Pamja e ekranit nga transmetimi i drejtpërdrejtë i Fondacionit Vision)
Në të njëjtën kohë ftova investitorët nga Tajvani, Japonia, SHBA-ja dhe Australia që po merrnin pjesë në konferencë që të vijnë dhe të investojnë në Kosovë. Ekonomia e Kosovës duhet të hapet dhe të bëhet tërheqëse për investitorët.
Ne mund ta bëjmë këtë nëpërmjet reformave në vend dhe hapjes ndaj botës duke ofruar stimuj tërheqës. Investimet janë një dërrasë e re e konkurrencës, vendet që ofrojnë stimujt dhe ligjet më të mira janë në gjendje të tërheqin më shumë investime.
“Nëse doni të ruani rregullat e bazuara në rregull dhe thelbi i demokracisë dhe gjithashtu për të ruajtur rendin ndërkombëtar, vendet demokratike kanë nevojë për më shumë solidaritet dhe bashkëpunim”
Gjatë fjalës time vura në dukje se qëllimet e Shteteve të Bashkuara janë të kundërshtojnë autoritarizmin, të luftojnë korrupsionin dhe të promovojnë respektimin e të drejtave të njeriut dhe Kosova, Tajvani dhe të gjitha demokracitë e vogla anembanë botës mund të bëjnë angazhime domethënëse për këto aspekte.
Konferenca u përmbyll me një fjalim madhështor nga ish-presidenti i Estonisë Toomas Hendrik Ilves, i cili është një mik i madh i Kosovës dhe ka mbështetur kauzën tonë për liri dhe pavarësi që nga vitet e 90-ta.
Presidentja e Tajvanit Tsai Ing-wen hapa Forumin Ketagalan 2022—Dialogun Indo-Paqësor për Sigurinë 2022, konferenca më e madhe dhe më e rëndësishme e sigurisë në Azinë Lindore.
Në Bregun e Fildisht, ku sapo e vizitova si pjesë e udhëtimit tim në Afrikë, takova fillimisht mikun tim të vjetër Presidentin Alassane Ouattara, me të cilin pata një diskutim të gjerë për mbështetjen e tij të vazhdueshme për Kosovën, sfidat aktuale me të cilat përballet ekonomia botërore.
Marëdhëniet e shtetit tonë me Bregun e Fildisht janë të sigurta dhe shumë të fuqishme. Kosova dhe Bregu i Fildishtë mund të zgjerojnë më shumë bashkëpunimin, veçanërisht në njohjet e reja dhe mbështetjen e ambicieve të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Mirënjohës për mbështetjen dhe miqësinë e tij. Kosova duhet t’i mbajë kanalet e hapura me të gjithë miqtë dhe partnerët e saj, sepse ne duhet të angazhohemi me botën dhe të hapim vendin tonë.
Në Bregun e Fildisht, ku sapo e vizitova si pjesë e udhëtimit tim në Afrikë, takova fillimisht mikun tim të vjetër Presidentin Alassane Ouattara.
Kjo mund të bëhet me miq si presidenti i Bregut të Fildishtë që e njohu Kosovën një dekadë më parë.
U shkëmbyen mendime edhe për situatën ndërkombëtare, duke u ndaluar posaçërisht në vendet e Afrikës Perëndimore e të rajonit të Sahelit dhe në problemet e sigurisë rajonale.
Në fund të takimit, si zakonisht, shkëmbimi i dhuratave.
Një çast nga shkëmbimi i dhuratave. Një pikturë e presidentit dhe bashkëshortës së tij.
Takimet i vazhdova nga Presidenca në kryeministri, ku zhvillova një takim të frytshëm me Kryeministrin e Bregut të Fildishtë, Patrick Achi, më të cilin diskotova miqësinë tonë dhjetëvjeçare dhe mënyrat konkrete sesi mund të zgjerohet bashkëpunimi në ekonomi, tregti dhe turizëm.
Bregu i Fildishtë po kalon një transformim të jashtëzakonshëm, duke u bërë një qendër kyçë ekonomike në Afrikën Perëndimore.
Kompanitë nga Kosova duhet ta përdorin këtë treg për të rritur eksportet e tyre në Bregun e Fildishtë dhe tregun më të gjërë të Afrikës Perëndimore.
Takimet i vazhdova nga Presidenca në kryeministri, ku zhvillova një takim të frytshëm me Kryeministrin e Bregut të Fildishtë, Patrick Achi, më të cilin diskotova miqësinë tonë dhjetëvjeçare dhe mënyrat konkrete sesi mund të zgjerohet bashkëpunimi në ekonomi, tregti dhe turizëm.Fotografi nga takimi me kryeministrin e Bregut të Fildisht.
Vazhdova turneun tim në Afrikë, duke vizituar sot Sudanin e Jugut me ftesë të Presidentit të Sudanit të Jugut, Salva Kiir Mayardi.
Kam pasur një bisedë të gjatë dhe të frytshme me Presidentin Salva Kiir, me të cilin kemi shkëmbyer mendime për marrëdhëniet ndërmjet vendeve tona ne te gjitha sferat si dy shtete te pavarura dhe sovrane.
Sudani i Jugut është shteti më i ri në botë me 13 milion banor dhe resurse marramendese natyrore dhe ne ramë dakord që nuk ka asnje arsye mos te punojmë së bashku.
Nga ana tjeter ne duhet të punojmë për krijimin e horizontit edhe me te gjere per Kosovën e cila ka nevojë për miq kudo qofshin ata. Eshtë interes kombëtar që Kosova të zërë vendin e merituar në arenën ndërkombëtare dhe të njihet nga bota në tërësi.
Kam pasur një bisedë të gjatë dhe të frytshme me Presidentin Salva Kiir, me të cilin kemi shkëmbyer mendime për marrëdhëniet ndërmjet vendeve tona ne te gjitha sferat si dy shtete te pavarura dhe sovrane.Shtrëngim duarsh para takimit me Presidentit të Sudanit të Jugut, Salva Kiir Mayardi.Prononcim para mediave pas takimit që kisha me Presidentin e Sudanit të Jugut, Salva Kiir Mayardi.
Sot në kompanitë e Devolli Corporation, në prezencën e mbi 50 bizneseve të fuqishme kosovare dhe odave tregtare (e Kosovës, amerikane dhe gjermane), kryeministri Rama ishte jashtëzakonisht frymëzues me qasjen e tij përbashkuese.
Bizneset kanë nevojë për mbështetjen e shtetit, duke përfshirë edhe lehtësirat tregtare andaj ishte i mireseardhur vendimi i kryeministrit Rama që Shqipëria do heq te gjitha barrierat doganore me Kosovën.
Fatkeqësisht mungoi pjesëmarrja e qeverisë se Kosovës përveç protokollit që ishte aty.
Në mbrëmje të gjithë i prita në Rezidencen time në Hajvali për një darkë.
Një mbrëmje interaktive me Kryeministrin e Shqiprisë Edi Rama, ministret e qeverisë shqiptare, disa promotor ekonomik të Kosovës dhe udheheqës te odave ekonomike.Një mbrëmje interaktive me Kryeministrin e Shqiprisë Edi Rama, ministret e qeverisë shqiptare, disa promotor ekonomik të Kosovës dhe udheheqës te odave ekonomike.
Sot në Podgoricë pata kënaqësinë të takoi Kryeministrin e Malit te Zi Dritan Abazoviç. Pata një bisedë të gjatë nga kuptova se Kryeministri i ri i Malit të Zi nuk është një politikan i zakonshëm por një Kryeministër atipik, proaktiv, me energji pozitive dhe me ide progresive, shumë ndryshe nga të tjerët.
Ishim në harmoni kur thamë se suksesi arrihet jo me retorik, pseudo-patriotizem e fjalë boshe por me pragmatizëm, punë të sinqertë dhe profesionale. Shoqëritë tona duhet të lirohen nga lidershipi egocentrik primitiv për të ecur drejtë aty ku shoqëritë e civilizuara e kanë vendin.
Në zyrën e kryeministrit Dritan Abazoviç në Qeverinë e Malit të Zi në Podgoricë.
Kam pasur një diskutim shumë të frytshëm me Ambasadorin e Banglladeshit për Kosovë (rezident në Gjermani), Mosharraf Bhuiyan për bashkëpunimin dypalësh mes vendeve tona dhe potencialin që duhet të shfrytëzohet për të forcuar lidhjet tregtare dhe ekonomike.
Bangladeshi e njohu Republikën e Kosovës si shtet të pavarur më 27 shkurt 2017.
Një vit më vonë në të njëjtën datë, Përfaqësuesi i Përhershëm i Kosovës dhe i Bangladeshit në Kombet e Bashkuara nënshkruan një traktat për vendosjen zyrtare të marrëdhënieve diplomatike.
Mirë që gjatë mandatit tim Ambasada e Kosoves u hap në Dhaka.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Dakha të Banglladeshit. Takim me përfaqësues të lartë të institucioneve të Banglladeshit, në kohën kur loboja për të hapur ambasaden e Kosovës në Dakha.
Vitin e kaluar bota u trondit kur Presidenti i Haitit Jovenel Moïse u vra në shtëpinë e tij nga kartelet kriminale dhe të drogës. Haiti është si vend shumë larg Kosovës, por ata kanë qenë ndër përkrahësit më të hershëm të Kosovës së pavarur.
Si vend ka kaluar shumë tragjedi dhe konflikte, populli i Haitit ka vuajtur nga fatkeqësi politike, ekonomike dhe natyrore. Edhe pse të varfër ata kishin një zemër të madhe për Kosovën. Kur Presidenti u vra, gruaja ( zonja e parë ) dhe fëmijët e tij i mbijetuan me lendime te medha sulmit në shtëpinë e tyre.
Tani gruaja e tij po punon për vlerat e presidentit të ndjerë për të ndihmuar Haitin dhe popullin e vet për të dalë nga kriza e gjatë. Kam pasur kënaqësinë ta takoj më herët dhe sot ajo me ftesen time po viziton Prishtinën për të parë Kosovën dhe shtetin që ka përkrahur bashkëshorti i saj.
I uroj Martine Moïse një vizitë të bukur në vendin tonë dhe paqe në familjen dhe vendin e saj.
Në Rezidencen time në Hajvali, prita në takim Martine Moïse, gruja e presidentit të Haitit Jovenel Moïse, i cili u vra në shtëpinë e tij nga kartelet kriminale dhe të drogës.
Unë kam qenë në Turqi këtë fundjavë, duke mësuar dhe kontribuar në edicionin e dytë të Forumit, Diplomacia e Antalisë (ADF) që u mbajt nën temën gjithëpërfshirëse “Rikodimi i diplomacisë”.
Në një kohë kur bota ka kaq shumë sfida, është frymëzuese të vizitosh një vend dinamik dhe krijues si Turqia. Një moment kryesor i udhëtimit tim ishte takimi i së premtes me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Ai ishte bujar me kohën e tij, ndërsa folëm se si sfidat e jashtëzakonshme me të cilat po ballafaqohemi ne dhe mbarë bota. Jam thellësisht i bindur se sfidat e sotshme paraqesin edhe një dritare mundësie për integrim dhe bashkëpunim me aleatët tonë, nëse punojmë me mençuri, pa humbur kohë.
Shtrëngim duarsh me mikun tim Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Turqia dhe lidershipi atje ka një aftësi të mahnitshme për të ndihmuar vendin tonë në diplomaci, ekonomi, antarsim në Organizata të ndryshme botërore.
Turqia dhe lidershipi atje ka një aftësi të mahnitshme për të ndihmuar vendin tonë në diplomaci, ekonomi, antarsim në Organizata të ndryshme botërore.
Edicioni i dytë i Forumit të Diplomacisë së Antalisë (ADF) u mbajt nën temën gjithëpërfshirëse “Rikodimi i diplomacisë” në datat 11-13 mars në Antalia. Forumi priti 3260 pjesëmarrës të regjistruar nga 75 vende, duke përfshirë krerët e shteteve dhe qeverive, ministra, diplomatë dhe anëtarë të dalluar të botës së biznesit, shtypit dhe akademisë.
Në hapjen e këtij Forumi u prita ngrohtësisht dhe miqësisht nga miku im Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu.
Në hapjen e këtij Forumi u prita ngrohtësisht dhe miqësisht nga miku im Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu.
Turqia mbetet një aleat kyç i Kosovës dhe partner tradicional me të cilin duhet të forcojmë edhe më shumë marrëdhëniet në të gjitha fushat. Kjo dhe si të mbështesim integrimin ndërkombëtar të Kosovës ishte fokusi i diskutimit tim me mikun tim Ministrin Cavusoglu.
Do të zhvilloj takime sot dhe ditët në vijim me shumë ministra dhe liderë nga e gjithë bota dhe do të shoh se si të ndihmojmë për çështje të rëndësishme për Kosovën.
Gjatë ceremonisë së hapjes së Forumit Diplomatik të Antalias, presidenti Recep Tayyip Erdoğan foli për problemet dhe sfidat që po shoqërojnë këtë herë dhe agresionin rus në Ukrainë.
Aty pata rastin të takohem me disa personalitete si, ish Presidenten e Kroacisë zonjën Kolinda Grabar, ish-presidentin e Maqedonisë së Veriut, presidentin e Sllovenisë Borut Pohar, Ministrin e Punëve të Jashtme të Bahreinit Abdullatif bin Rashid Al Zayani etj.
Takim me presidentin e Sllovenisë Borut Pohar. Takime të shumta me ministra dhe liderë nga e gjithë bota në kuadër të Edicionit të dytë të Forumit të Diplomacisë së Antalisë (ADF). Takime të shumta me ministra dhe liderë nga e gjithë bota në kuadër të Edicionit të dytë të Forumit të Diplomacisë së Antalisë (ADF).
17 krerë shtetesh dhe qeverish, 80 ministra dhe 40 përfaqësues të lartë të organizatave ndërkombëtare morën pjesë aktivisht në tre Panele Liderësh, 27 seanca, gjashtë “ADFTalks”, tre “ADFRounds” dhe tre ngjarje anësore.
FSHZH mblodhi një listë mbresëlënëse prej 220 folësish në 42 sesione, të cilët morën pjesë në diskutime të frytshme dhe konstruktive dhe ndanë këndvështrimet e tyre. Janë regjistruar 212 takime dypalëshe në margjinat e FSHZH nga delegacionet pjesëmarrëse.
Në kuadër të kësaj ishte kënaqësi të takoj në Antalaya mikun tim të mirë Ministrin e Punëve të Jashtme të Gambisë Mamadou Tangara. Ai ka qenë gjithmonë përkrahës për Kosovën dhe është një mik i rëndësishëm i Kosovës dhe Gambia një partner i rëndësishëm i Kosovës në Afrikë.
Ne do të punojmë së bashku më shumë për të forcuar pozitën dhe zërin e Kosovës në Afrikë.
Në kuadër të kësaj ishte kënaqësi të takoj në Antalaya mikun tim të mirë Ministrin e Punëve të Jashtme të Gambisë Mamadou Tangara.
Fillova viziten zyrtare ne Forumin e Antalise me miqtë dhe kolegët nga partitë simotra liberale të Europës ku biseduam për qëndrimet e thella anti-Europiane që po shohim në Beograd.
Sonte përsëri pata takim me Euro-deputetin Ilhan Kyuchyuk, qe është njeri nga nenshkruesit e letrës sot në Parlamentin Europian ku kërkohet suspendimi i kandidaturës serbe ne BE për shkak të qëndrimeve anti-Ukrainase.
E konsideroj të rëndësishme të përdorim rrjetin dhe mundësitë tona për lobim për shpalosjen e të vërtetës!
Sonte përsëri pata takim me Euro-deputetin Ilhan Kyuchyuk, qe është njeri nga nenshkruesit e letrës sot në Parlamentin Europian ku kërkohet suspendimi i kandidaturës serbe ne BE për shkak të qëndrimeve anti-Ukrainase.
Takim miqësor në margjinat e Forumit të Diplomacisë me mikun tim, ministrin e jashtëm të Ugandës Haji Odongo. Në këto kohë sfidash të mëdha është shumë e rëndësishme ti mbajmë miqtë afër dhe ta rrisim rrjetin e përkrahësve të Kosovës nëpër botë.
Takim miqësor në margjinat e Forumit të Diplomacisë me mikun tim, ministrin e jashtëm të Ugandës Haji Odongo.
Aleanca Kosova e Re finalizoi procesin e zgjedhjeve të rregullta me Kongresin e V-të Zgjedhor. Pas punës dhe aktiviteteve të shumta zgjedhore në kuadër të degëve dhe nëndegëve të saj anembanë vendit, AKR zgjodhi organet qendrore udhëheqëse të saj për mandatin e ardhshëm katër vjeçar.
President u rizgjodh Z.BEHGJET PACOLLI, krijuesi i kësaj force politike, biznesmen, humanist dhe filantrop me përmasa botërore. Sekretar i Përgjithshëm u rizgjodh Z.VESEL MAKOLLI. Poashtu u zgjodh edhe Kryesia e re e AKR-së.
Kosovës më shume se kurrë i nevojitet uniteti i forcave politike kur kemi të bëjmë me temat jetike për vendin, e ne veçanti për bisedimet me fqiun verior Serbinë. AKR-ja gjithmonë e ka dhënë kontributin e saj dhe në të ardhmen do të vazhdoj ta jep, në të mirë të vendit dhe kombit.
AKR do të kthehet fuqishëm me vizionin dhe programin e saj, duke ofruar alternativë politike dhe ekonomike për vendin tonë.
Sot, Aleanca Kosova e Re rikonfirmoi mbështetjen e saj për udhëheqjen e mëtejshme të partisë nga unë dhe hapjen e një kapitulli të ri ku AKR-ja do të prezantohet si alternativë liberale në vend në fokus të zhvillimit ekonomik, ekonomisë së lirë të tregut dhe pro-biznesit, politikë që mundëson krijimin e vëndevë të reja të të punës.
Kosova është në një moment kritik ku më shumë se kurrë ka nevojë për unitet dhe konsensus për temat kryesore, bota po ndryshon dhe ne duhet të gjejmë vullnetin për të kapërcyer sfidat e mëdha së bashku.
AKR do të kthehet me një vizion, program dhe ekip të ri që do të ofrojë alternative politike dhe ekonomike në vend.
AKR do të kthehet me një vizion, program dhe ekip të ri që do të ofrojë alternative politike dhe ekonomike në vend.Kryesia dhe antarët e AKR-së duke respektuar himnin e Republikës së Kosovës në mbledhjen e ftuar ku delegatët e pranishëm më besuan mandatin edhe për 4 vite në udhëheqje të subjektit poltik.
Një mbrëmje e mirë në Prishtinë e organizuar nga Kryetari i Odës Ekonomike Britaniko-Kosovare në Londër Artan Llabjani.
I Dërguari Special i Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar për tregti z. Martin Wickers, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë dhe shumë përfaqësues të biznesit (bizneseve) që rrjedhin nga bashkëpunimi i përbashkët i dy vendeve.
Britania e Madhe mbetet një partner i rëndësishëm për Kosovën.
Fotografi e përbashkët me pjesmarrësit në takimin organizuar nga Kryetari i Odës Ekonomike Britaniko-Kosovare në Londër Artan Llabjani.