Jam i lumtur ta prezantoj Spitalin e ri Pediatrik, në këtë kohë kur ai është shumë i nevojshëm, në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ndërtimin e të cilit është duke e punuar kompania “Mabetex Medical”. Kjo kompani është angazhuar, më të madhe që ky projekt të jetë ndër projektet më të kompletuara e me funkcionale të llojit të vetë në Kosovë.
Unë personalisht kam qenë i përfshirë në detaje, dhe jam krenar që Prishtina tani ka një spital me standard të lartë, ku fëmijët do të marrin kujdesin më të mirë të mundur.
Spitali është pjesë e iniciativave të vazhdueshme humanitare të Sheikha Fatima bint Mubarak për të përmirësuar shërbimet e kujdesit shëndetësor për fëmijët dhe pasqyron vlerat e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Prishtinë, 8 dhjetor 2020 – Spitali pediatrik, i pari në Kosovë, ka disa klinika të specializuara, departamente diagnostike dhe shërbime emergjente për nëna dhe fëmijë.
Është një nga projektet më të mëdha humanitare në Kosovë dhe do të përmirësojë ofrimin e optimizuar të kujdesit shëndetësor pediatrik dhe mbështetjen e nënave. Me 109 shtretër, spitali është i specializuar në mjekësinë e urgjencës pediatrike, onkologjinë pediatrike, kardiologjinë pediatrike dhe kirurgjinë pediatrike.
Një falënderim i madh shkon për Donatorin, Fondacioni “Sheikha Fatima” nga Emiratet e Bashkuara Arabe me të cilin kemi punuar ngushtë në realizimin e këtij projekti madhështor.
Prishtinë, 8 dhjetor 2020 – Spitali është ndërtuar në kuadër të kampusit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe është i lidhur me departamentin e obstetrikës dhe pediatrisë.Prishtinë, 8 dhjetor 2020 – Ajo është e pajisur plotësisht me pajisje mjekësore të avancuara, duke përfshirë njësitë e kujdesit intensiv, dhe ka dhoma radiologjie dhe procedurash.
Nëpërmjet një letre, i kam kërkuar kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama të drejtojë një përpjekje të gjerë kombëtare për të kundërshtuar në mënyrë diplomatike raportin Dick Marty dhe së bashku Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë të udhëheqin një fushatë informuese dhe diplomatike rreth mosndëshkueshmërisë së thellë të krimeve të luftës që Serbia ka kryer në Kosovë.
Dick Marty ishte rezultat i një dezinformimi dhe fushate politike të sponsorizuar nga Rusia dhe Serbia për të sulmuar pavarësinë e Kosovës dhe UÇK-në.
Aktakuza kundër Presidentit Thaçi dhe të tjerëve nuk kishte përfshirë ndonjë pjesë nga raporti i Dick Marty, kështu që ky raport përmes një institucioni gjyqësor është hedhur poshtë dhe kjo tregon se raporti ka qenë vetëm një mjet politik nga Rusia dhe Serbia për të sulmuar Kosovën.
Kjo kërkon një sfidim nga brenda Këshillit të Evropës(aty ku Shqipëria është anëtare) nga ku ka dal raporti i Dick Martyt.
Na duhen veprime diplomatike të drejtuara nga Shqipëria, që do të kundërshtonin raportin e trilluar të Dick Marty në Këshillin e Evropës, por gjithashtu do të adresonin kërkesat për hetimin e krimeve të luftës që Serbia ka kryer në Kosovë, më e rëndësishmja fshehja e trupave të personave të zhdukur.
Kombi ynë, historia jonë dhe lufta jonë për çlirim dhe pavarësi është nën sulm. Së bashku dhe të unifikuar duhet të përgjigjemi. Ne nuk mund të pranojmë që një Gjykatë e krijuar nga Kuvendi i Kosovës të ofroj amnisti krimeve të luftës qê Serbia ka kryer në Kosovë dhe për të ndryshuar rrëfimin historik të vendit tonë sipas gjuhês e mendësisë së prokurorëve serbë.
Ne kemi krijuar institucionet që duhet të merren me drejtësinë, por drejtësia në Hagë po tradhton popullin e Kosovës, po përpiqet të japë amnistinë e krimeve serbe të luftës në Kosovë dhe po ndryshon pozicionin e viktimës me agresor.
Ne nuk mund ta tolerojmë këtë.
Ne duhet të veprojmë.
Prishtinë, 19 nëntor 2020 – Nëpërmjet një letre, i kam kërkuar kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama të drejtojë një përpjekje të gjerë kombëtare për të kundërshtuar në mënyrë diplomatike raportin Dick Marty dhe së bashku Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë të udhëheqin një fushatë informuese dhe diplomatike rreth mosndëshkueshmërisë së thellë të krimeve të luftës që Serbia ka kryer në Kosovë.Prishtinë, 19 nëntor 2020 – Nëpërmjet një letre, i kam kërkuar kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama të drejtojë një përpjekje të gjerë kombëtare për të kundërshtuar në mënyrë diplomatike raportin Dick Marty dhe së bashku Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë të udhëheqin një fushatë informuese dhe diplomatike rreth mosndëshkueshmërisë së thellë të krimeve të luftës që Serbia ka kryer në Kosovë.
Në Zagreb me ish-Presidentit, Stipe Mesić, ne të cilin vlerësuam marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Kroacisë, ecuria e mirë e bashkëpunimit mes dy vendeve në të gjitha drejtimet, mbështetja e fortë e Kroacisë në drejtim të integrimit evropian të Kosovës, si dhe kontributi i çmuar i shqiptarëve gjatë Luftës Atdhetare në Kroaci.
Unë gjithnjë i shprehu mirënjohje për kontributin ish-Presidentit Mesić.
Në Zagreb me Ish-presidentin kroat, Stipe Mesiq. Një mik për të cilin kam shumë respekt!
Zhvillova një takim të mrekullueshëm me Isabelle Moret, Presidenten e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, gjatë vizitës së saj në Kosovë.
Zvicra është një partner kyç i Kosovës që është shtëpia e diasporës sonë më të madhe. Ne do të punojmë për të promovuar më shumë marrëdhënie ekonomike dhe tregtare dhe për të zgjeruar miqësinë tonë.
Zvicra ishte ndër vendet e para që mbështeti pavarësinë e Kosovës.
Kam zhvilluar sot një takim me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajcak.
Unë riafirmova pikëpamjen time që dialogu midis Kosovës dhe Serbisë duhet të finalizohet me njohje të plotë të ndërsjellë si dy shtete të pavarura dhe sovrane dhe të hap rrugën për prosperitetin dhe zhvillim ekonomik dhe të sigurojë anëtarësimin në OKB, NATO dhe BE për Kosovën.
Gjithashtu shpreha shqetësimin tim lidhur me çështjen e personave të zhdukur dhe diskutimin në Serbi se ka më shumë se 16 varre masive sekrete, për të cilat unë e nxis BE-në të fillojë hetime urgjente.
Ne si Kosovë duhet të qëndrojmë të përkushtuar dhe të bashkuar në dialog dhe të punojmë me aleatët tanë Evropian dhe Amerikan.
Një takim miqësor me Ministrin e Punëve të Jashtme të vendit më të ri në botë, Sudanit të Jugut Hon.Amb Beatrice Khamisa Wani, delegates speciale te Presidentit Salva Kir në Berlin, znj. Renish Achlieng Onullo dhe mikut Prof.Nabil Ayad.
Ne diskutuam për shumë gjëra por edhe për marrëdhëniet e Sudanit me Kosovën.
Që nga 9 korriku i vitit 2011 pas shumë viteve të përgjakshme Sudani i Jugut shpalli me 9 korrik pavaresinë duke u bërë kështu shteti me i ri në botë ndërsa Juba, kryeqyteti i tyre.
Lugano, 9 tetor 2020 – Një takim miqësor me Ministrin e Punëve të Jashtme të vendit më të ri në botë, Sudanit të Jugut Hon.Amb Beatrice Khamisa Wani.
Sudani ishte shteti i parë që njohu pavarësinë e Sudanit të Jugut, por kjo njohje nuk e largon frikën nga tendosjet e ardhshme mes dy vendeve, përfshirë edhe ato për territor dhe për naftë.
Ndërkohë që po me 9 korrik edhe Shtetet e Bashkuara te Amerikës e njohën pavarësine e Sudanit Jugor. Festimet e banorëve të shtetit më të ri të botës ishin të shumta.
Në Stamboll së bashku me Presidentin Thaçi zhvilluam një takim të shkëlqyeshëm me Presidentin turk Erdogan. Presidenti Erdogan është një mik dhe aleat i madh i Kosovës i cili ka mbështetur pavarësinë dhe njohjen tonë që nga dita e parë kur shpallëm pavarësinë e Kosovës.
Stamboll, 20 shtator 2020 – Miqësia dhe partneriteti ynë do të jenë më të fuqishëm.
Zhvillova një takim shumë vëllazëror me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Ne shkëmbyem mendime mbi zhvillimet e fundit dhe ramë dakord që skena politike shqiptare duhet të unifikohet përballë padrejtësive ndërkombëtare dhe si komb duhet t’i përgjigjemi përpjekjeve për të rishkruar historinë tonë.
Serbia është agresori që ka vrarë e masakruar më shumë se 12 mijë civilë të pafajshëm në Kosovë dhe ka kryer më shumë se 400 masakra nga më ç’njerëzoret.
Jam prekur thellë nga raportimi se sot dy Minatorë kanë humbur jetën në punë në minierën e Artanës.
Në momentin që dëgjova për aksidentin në Minierën “Artana” në Marec, që sipas informatave të para la dy minatorë të vdekur, vizitova vendin e ngjarjes, për të shprehur ngushëllimet dhe treguar mbështetjen time për familjet e minatorëve dhe punëtorët e minierës.
Marec, 2 qershor 2020 – Kjo është një ditë e trishtë për Kosovën. Shumë nga familja ime kanë punuar në atë minierë dhe dhimbja ime është jashtëzakonisht e madhe.
Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave dhe Minatorët e Kosovës. Kjo është një ditë e trishtë për Kosovën. Shumë nga familja ime kanë punuar në atë minierë dhe dhimbja ime është jashtëzakonisht e madhe.
Mendimet e mia janë me familjet dhe minatorët e Kosovës në këto momente të vështira për ta.
Marec, 2 qershor 2020 – Në flatacionin e Minierës së “Artana” në Marec, , me disa prej minatorëve që i kanë shpëtuar më të keqës. Së bashku me vëllaun tim Selimin, njëherit nënkryetar i Komunës së Prishtinës, shkuam në vendin e ngjarjes.
Sot pata nderin të isha nikoqir i Ambasadorit të SHBA-ve, Philip Kosnett. Kosnett. Biseduam për rëndësinë e ekonomisë në përspektivën e Kosovës, të rinisë sonë dhe rolin e ngritjës ekonomike në përshpejtimin e zgjidhjes së kontestit me Serbinë.
Me këtë rast, ambasadori Kosnett shprehu mirënjohjen e thellë për vlerësimin e punës së tij dhe konfirmoi se raporti në mes të Kosovës dhe SHBA-ve do të jetë përherë i fortë dhe i pakontestueshëm.
Në takim palët vlerësuan lart edhe faktin se raporti në mes të dy vendeve tona po zhvillohet gradualisht me një dinamikë të re e premtuese, ku Kosova po bëhet më shumë partner aktiv dhe kontributdhënës në procese të ndryshme strategjike.
Patëm mirkuptim të plotë për të gjitha temat. Mbetem gjithherë i bindur se roli i SHBA-ve për Kosovën mbetet rol kyç si dje në luftë, ashtu dhe sot në paqe!