Category: Lajme

  • Nikoqir i delegacionit të ligës së botës Islame, i udhëhequr nga sekretari i përgjithshëm, Mohammad bin Abdul Karim Al-Issa

    Nikoqir i delegacionit të ligës së botës Islame, i udhëhequr nga sekretari i përgjithshëm, Mohammad bin Abdul Karim Al-Issa

    Hajvali – Rezidenca, 14 mars 2017 –

    Pata nderin që ne shtëpin time të jem nikoqir i delegacionit të ligës së botës Islame, i udhëhequr nga sekretari i i përgjithshëm i saj Mohammad bin Abdul Karim Al-Issa.

    Gjatë pritjes që organizova për nderin e tyre në shtëpinë time, bashkërisht biseduam për shumë qështje me interes, ndërsa temë kyqe e bisedës ishte njohja e Republikës së Kosovës nga vendet islame.

    Trajtuam bashkërisht edhe fenomenin se pse këto shtete ende nuk e kanë njohur Kosovën. Sekretari i përgjithshën Al-Issa u zotua se do të angazhohet seriozisht në këtë drejtim ndërsa premtoi edhe bashkëpunim në sferën e ekonomisë dhe tregtisë.

    Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
    Gjatë pritjes që organizova për nderin e tyre në shtëpinë time, bashkërisht biseduam për shumë qështje me interes, ndërsa temë kyqe e bisedës ishte njohja e Republikës së Kosovës nga vendet islame.
  • Në Frankfurt, diskutova me bashkatdhetarët për sipërmarrjen dhe Investimet në Kosovë

    Në Frankfurt, diskutova me bashkatdhetarët për sipërmarrjen dhe Investimet në Kosovë

    Frankfurt, 12 mars 2017 –

    Sot, në një takim frymëzues në qytetin e Frankfurtit, bashkë me bashkatdhetarët tanë, kemi ndarë momente të frytshme duke diskutuar për potencialin e zhvillimit ekonomik në Kosovë dhe rëndësinë e investimeve për të avancuar punësimin në vendin tonë.

    Entuziazmi i të pranishmëve ishte i shkëlqyeshëm. Diskutimi fillimisht u përqendrua në suksesin e tyre si sipërmarrës dhe trajtimin e sfidave në rrugën drejt suksesit.

    Historitë e tyre të suksesit në biznes ishin frymëzuese, shembuj konkrete të përkushtimit dhe vendosmërisë në krijuarjen dhe menaxhimin e bizneseve të tyre. Njëri pas tjetrit, ata ndanë rrugëtimin e tyre të vështirë dhe arritjet e tyre në fusha të ndryshme si teknologjia, shërbimet, dhe tregtia, duke ndriçuar me shembuj konkrete se çfarë mund të arrihet me punë të palodhshme dhe vizion.

    Ndër diskutimet më frytdhënëse ishte vullneti i përbashkët për të ndryshuar këtë situatë. Propozime dhe ide inovative u bënë pjesë e bisedës, duke shpalosur mundësitë e krijimit të ambienteve më të favorshme për investimet nga Diaspora.

    Po ashtu, diskutimi u fokusua në rëndësinë e arsimit dhe avancimit të shkollimit. Pjesëmarrësit ndanë përvojat e tyre në investimin në njohuri dhe aftësi të reja për të avancuar në karrierë. Shembujt e tyre personale për të fituar kualifikime të reja dhe përshtaturjen e tyre në ndryshimet e tregut të punës ishin frymëzim për të tjerët.

    Diskutuam për rëndësinë e përgatitjes së rinisë dhe punës së vazhdueshme për të qëndruar konkurrues në një ambient të vazhdueshëm të ndryshimeve dhe zhvillimeve teknologjike.

    Pjesë e diskutimit ishte edhe potenciali i Diasporës tonë për të investuar në Kosovë. Një temë e rëndësishme ishte vështirësia për gjetjen e përkrahjes dhe motivimit për këto investime.

    Pjesëmarrësit shprehën dëshirën e tyre të fortë për të investuar në vendin tonë dhe kontribuar në rritjen e ekonomisë, por vunë në dukje pengesat dhe sfidat që hasin në këtë rrugë.

    Ndër diskutimet më frytdhënëse ishte vullneti i përbashkët për të ndryshuar këtë situatë. Propozime dhe ide inovative u bënë pjesë e bisedës, duke shpalosur mundësitë e krijimit të ambienteve më të favorshme për investimet nga Diaspora.

    Diskutuam për të thelluar bashkëpunimin mes autoriteteve vendase dhe Diasporës për të krijuar programe dhe iniciativa që të inkurajojnë investimet dhe krijimin e kushteve më të favorshme për sipërmarrjen.

    Takimi në Frankfurt ishte një hap i rëndësishëm për të përqendruar energjitë dhe vullnetin e bashkatdhetarëve tanë për të ndihmuar në avancimin e Kosovës në fushën ekonomike.

    Fryma e bashkëpunimit dhe dëshira për të sjellë ndryshim pozitiv dhe zhvillim ishte thelbësore dhe e frymëzueshme për të gjithë pjesëmarrësit.

    Ajo do të mbetet një shembull i përsosur i bashkëpunimit dhe angazhimit të bashkatdhetarëve tanë për të ndihmuar në rritjen dhe përparimin e vendit tonë të dashur, Kosovës.

  • “Po jua dhuroj juve bohçen me flamurin e UÇK-së, sepse vetëm tek ju kam besim, Ju lutem zhvillojeni Kosovën si ju dini”!

    “Po jua dhuroj juve bohçen me flamurin e UÇK-së, sepse vetëm tek ju kam besim, Ju lutem zhvillojeni Kosovën si ju dini”!

    Koper, 19 shkurt 2017 –

    Në një mbrëmje madhështore me bashkatëdhetarët tonë në Koper të Istrisë…

    “Po jua dhuroj juve bohçen me flamurin e UÇK-së, sepse vetëm tek ju kam besim, Ju lutem zhvillojeni Kosovën si ju dini”!

    Leonora Buçinca, aktiviste e njohur, ish luftëtare e lirisë që në moshën 19 vjeçare, gjatë një ceremonie për 9 vjetorin e pavarësisë së Kosovës mes mërgatës së Slovenisë.

    Me këto fjalë prekëse mu drejtua Leonora Buçinca, aktiviste e njohur, ish luftëtare e lirisë që në moshën 19 vjeçare, gjatë një ceremonie për 9 vjetorin e pavarësisë së Kosovës mes mërgatës së Slovenisë.

    Së bashku me veprimtarin Heset Ahmetin, Leonora dhe shumë aktivistë të tjerë punojnë edhe për të gjetur gjurmët e kulturës shqipe ne Koper dhe kudo.

    Me bashkatëdhetarët tonë në Koper të Istrisë në Slloveni, në festen e 9 vjetorit të shpalljes së Pavarsisë së Kosovës.

    Më këtë ceremoni,mes 300 të pranishmëve, ishin edhe Ambasadori i Kosovës dhe ai i Shqiperisë në Slloveni sëbashku me figura tjera si artistë, piktorë e veprimtarë tjerë. Në këtë mbrëmje përformuan këngëtarë, poet e artistē të shquar.

    Gjatë vizitës time të djeshme, u prita edhe nga drejtuesit më të lartë të komunës së Koperit të cilët me prezentuan (nga Arkivi) dëshmitë se Koperi ishte themeluar praktikisht nga familjet fisnike shqiptare nga Durrësi, Shkodra e Dukagjini.

    Ishte një kënaqësi e madhe të gjeja trashëgiminë mesjetare te familjeve fisnike Dukagjini, Bruti, Bruni në pallatet më të shquara të Koperit.

    Njëri nga drejtuesit më të lartë të komunës së Koperit duke më prezentuar (nga Arkivi) dëshmitë se Koperi ishte themeluar praktikisht nga familjet fisnike shqiptare nga Durrësi, Shkodra e Dukagjini.
    Njëri nga drejtuesit më të lartë të komunës së Koperit duke më prezentuar (nga Arkivi) dëshmitë se Koperi ishte themeluar praktikisht nga familjet fisnike shqiptare nga Durrësi, Shkodra e Dukagjini.
  • Bashkë me qytetarë festova përvjetorin e pavarësisë edhe në Prekazin legjendar

    Bashkë me qytetarë festova përvjetorin e pavarësisë edhe në Prekazin legjendar

    Prekaz, 17 shkurt 2017 –

    Festa e 9-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës ishte një moment i shenjtë, një kujtim i lavdishëm i një rrugëtimi të gjatë dhe të vështirë drejt lirisë së plotë.

    Kësaj radhe zgjodha që festën të filloj në Prekaz, në vendlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari. Në një atmosferë të ngrohtë dhe plotë emocione, i’u bashkangjita qytetarëve të Kosovës, festova këtë ditë të madhe.

    Kur shihja buzëqeshjen dhe gëzimin e fëmijëve, ndjeva se të gjithë kishim një arsye për të festuar, për të ndarë këtë moment të lavdishëm të lirisë së merituar me njëri-tjetrin.

    Kur shihja buzëqeshjen dhe gëzimin e fëmijëve, ndjeva se të gjithë kishim një arsye për të festuar, për të ndarë këtë moment të lavdishëm të lirisë së merituar me njëri-tjetrin.

    Emocionet ishin të papërshkrueshme. Ajo krenari dhe përkushtimi i tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës bënë që çdo moment atje të ishte një kujtesë e gjallë e një heroizmi të pakrahasueshëm.

    Në këtë vend të shenjtë, ku historia ndryshoi rrjedhën dhe shprehi guximin e një kombi për liri, emocionet e ndjenjave të përziera, ndjeja e respektit dhe mirënjohjes ndaj çdo sakrifice të bërë për këtë liri, më përshëndetën me një thellësi që nuk mund t’i përshkruaj me fjalë.

    Ky moment ishte shumë më tepër se një shënjestër e një datë të veçantë në kalendar. Ishte një kujtesë e përhershme që forcoi besimin tim në vendosmërinë dhe forcën e një populli për të arritur lirinë.

    Ky moment ishte shumë më tepër se një shënjestër e një datë të veçantë në kalendar. Ishte një kujtesë e përhershme që forcoi besimin tim në vendosmërinë dhe forcën e një populli për të arritur lirinë.

    Në fund, kujtoj me respekt dhe mirënjohje çdo moment të asaj dite, kur emocionet e lirisë dhe pavarësisë së fituar me mund dhe dhimbje u shprehën në këtë vend legjendar. Kosova, e lirë dhe e pavarur për 9 vite, është një testament i forcës së një kombi dhe kujtesës së atyre që ndihmuan në ndërtimin e saj.

    Kosova, e lirë dhe e pavarur për 9 vite, është një testament i forcës së një kombi dhe kujtesës së atyre që ndihmuan në ndërtimin e saj.
  • Një mundësi e jashtëzakonshme për Amerikën.. Por Kosova e ka vetë në dorë fatin e saj..

    Një mundësi e jashtëzakonshme për Amerikën.. Por Kosova e ka vetë në dorë fatin e saj..

    (Një rreflektim pas betimit dhe fjalimit të Presidentit Trump)

    Zgjedhja e Presidentit Trump është një mundësi e jashtëzakonshme.

    Presidenti Trump ka mundësinë të hyjë në histori si një person shumë i rëndësishëm-këtë tha para pak javësh, një personalitet i madh i diplomacisë amerikane, si doktor Henry Kissinger, miku me të cilin kam bashkëpunuar në Qendrën e Studimeve Strategjike, më tepër se 4 vite,atëherë kur loboja për pavarsimin e Kosoves.

    Me mendimet që më nxit një thënie e tillë lapidare, zbrita në tokën amerikane, i ftuar të marr pjesë në ceremoninë inaugurale të fillimit të detyrës të Presidentit Trump. Jam ftuar për shkak të asaj çfarë unë kam përfaqësuar me jetën dhe punën time, por dhe për shkak të detyrës sado të shkurtër si ish president i Kosovës.

    Po pse e thotë këtë fjali doktor Kissinger për Presidentin Trump qe merr detyrën ? Dhe çfarë do të thotë kjo për Kosovën dhe kombin shqiptar ?

    Është krejt e qartë se arsyet ku mbështetet një përfundim si ky, prej një mendje e ndritur si ajo e Kisinger janë të gjitha arsye që nuk kanë lidhje me ne. Ato lidhen me profilin publik të Trump, që u bë President.

    SHBA janë një vend i jashtëzakonshëm i mundësive : ka patur si president aktorin e Hollivudit, Ronald Reagan, i cili hyri në histori si president i shkëlqyer. SHBA do të ketë Donald Trump si president, një ndërmarrës global, i cili megjithëse pa eksperiencë politike të mëhershme, ka ditur të menagjojë suksesshëm. Për më shumë ai ka ditur të rrethohet nga një ekip i shkëlqyer që mundi në zgjedhje gjithë establishmentin tradicional të politikës dhe medias amerikane. Zgjedhjet e sovranit nuk diskutohen përtej polemikave të medias dhe kundërshtarëve të tij mbi disa deklarime të diskutueshme të tij në fushatë. Ne si Kosovë kemi bërë në shumicë tifozllëk për zonjën Hillary, po amerikanët, zgjodhën kundërshtarin e saj.

    Presidenti Trump po e gjen botën në një krizë të thellë, me disa vatra konflikti të përgjakshëm dhe me mundësi konfrontimi midis fuqive të mëdha. Në një kontekst si ky, Kissinger e shikon si diçka që mund të ndryshojë rrënjësisht botën, pragmatizmin e Presidentit Trump, një pragmatizëm tipik të një ndërrmarësi. Kritikat e presidentit Trump për rendin ekzistues të botës, propozimet e tij për të ndryshuar institucionet globale dhe ato amerikane, planet për më shumë vende pune, për mbështetje të ekonomisë vendase, për të relaksuar marrëdhëniet ndërkombëtare me rivalët tradicionalë të SHBA-ve, rezonuan me publikun amerikan, i cili do ndryshim, do punë, do paqe.

    Si njeri i racës profesionale të Trump, unë besoj tek aftësitë e tij. Unë besoj se këto aftësi do jenë bazë për suksesin në rolin e tij të ri, në shërbim të SHBA-ve dhe paqes në botë.

    Po Kosova ?

    Si kosovar ndërkohë, unë besoj se na duhet thjesht të përshtatemi me këtë realitet të ri në udhëheqësinë e SHBA-ve që kanë bërë shumë për Kosovën dhe kombin shqiptar. Ne nuk mund të ndryshojmë asgjë në fushëbetejën botërore, ndaj na duhet thjesht të bëjmë tonën, që të mos dëmtohemi, por vetëm të përparojmë. Ne duhet të kemi besim, sepse gjithçka varet në duart tona, dhe nuk ka arsye për ndryshime të mëdha negative në lidhje me Kosovën dhe kombin shqiptar. Janë disa arsyet, pse.

    Donald Trump është republikan dhe republikanët kanë qenë në themel të vendimmarrjes amerikane për pavarësimin e Kosovës. Nuk ka asnjë arsye as që lidhet me Amerikën, por as me botën, pse Presidenti Trump të ndryshojë nga paraardhësit e vet republikanë. Trump don që bota të ecë para, dhe jo të kthehet pas.

    Kosova ka objektiv themelor anëtarësimin në OKB. Ky objektiv sigurohet nga heqja e vetos së atyre vendeve që e kundërshtojnë anëtarësimin tonë si Rusia dhe Kina. Heqja e vetos mund të arrihet veçse në kushtet e relaksimit të marrëdhënieve midis fuqive të mëdha. E nga ky relaksim Kosova veç mund të përfitojë. A nuk veproi NATO dhe SHBA në favor të Kosovës, pikërisht në kushtet e këtij relaksimi? Serbia ka shqetësim pikërisht prej relaksimit të marrëdhënieve të akterëve të mëdhenj, ndaj shumë vëzhgues e kanë parë provokimin e trenit, pikërisht si pasojë e nervozizmit serb nga ky relaksim. Heqja e vetos ruse apo kineze nuk mund të realizohet në kushte konfliktualiteti të lartë midis fuqive të mëdha. Sa për raportet e Presidentit Trump me Rusinë që diskutohen shumë sot, le të kujtohet si e nisi Presidenti Obama mandatin e tij të parë me samitin e G 20 në Londër : me një qasje të ngjashme me atë të Donald Trump. Por mbyllja e mandatit të tij ishte diçka krejt tjetër.

    Në këto rrethana, Kosova nuk mund të imponojë asgjë në rrafsh ndërkombëtar. Por Kosova duhet të shohë veten në pasqyrë. Kështu do mundet të kuptojë sesi duket ajo para syve të të tjerëve, dhe si do duhet të duket. Kosova mundet të bëjë diçka për veten që mund ta ndihmojë në ecjen përpara të saj. Ky përparim i Kosovës është dhe në interesin amerikan.

    Kosova duhet të shndërrohet në histori suksesi e investimit perëndimor, gjegjësisht atij amerikan për lirinë dhe pavarësinë e saj.

    Kosova duhet të shndërrohet në një shtet të vetëmjaftueshëm ekonomikisht dhe demokratikisht. Për këtë nevojitet qarkullim i elitave politike dhe vala e ndryshimit që nis nga SHBA, do të mbërrijë me siguri dhe në Kosovë. Elitat në fuqi, e treguan veten se janë të paafta. Për këtë hap epokal nevojitet shtet ligjor që do të garantonte liri dhe të drejta për të gjithë dhe më shumë investime të huaja.

    Një Kosovë e fortë ekonomikisht, një Kosovë demokratike, do të ishte motiv krenarie, për presidentin e ri amerikan. Do të ishte motiv krenarie se vendimi i paraardhësve të tij republikanë duke filluar me Presidentin Xhorxh Bush i vjetër e duke përfunduar me XHorxh Bushin e ri, ishte plotësisht i drejtë dhe i justifikuar. Përkundrazi, një Kosovë e pazhvilluar, me probleme serioze të mungesës së shtetit ligjor, të ekstremizmit, në konflikt me fqinjët, do të ishte e padëshirueshme dhe barrë për miqtë amerikanë.

    Ndaj të mos ushqejmë teori konspiracioni : kosovarët e kanë në dorë fatin e tyre, ashtu si dhe amerikanët. Le të bëjnë zgjedhjet e duhura, të marrin vendimet e duhura, ashtu si dhe amerikanët. Nëse do të ndodhë kështu, unë shoh se miqësia midis dy vendeve do të jetë akoma dhe më e fortë nën administratën e re.

    Këtë po filloj ta ndjej pas asaj që degjova dhe pash në inagurimin, (betimin dhe fjalimin) e Presidentit Trump.

  • Me gruan time Masha në Ballon e inaugurimit të Presidentit Trump

    Me gruan time Masha në Ballon e inaugurimit të Presidentit Trump

    Washington, 20 janar 2017 –

    Si ish-president i Kosovës, kam pranuar ftesë zyrtare për për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump.

    Në ftesë thuhej se Komiteti për Inaugurimin Presidencial ju fton që me prezencën tuaj të nderuar të merrni pjesë në inaugurimin e Donal John Tump si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Michael Richard Pence si nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të premten, më 20 janar 2017 në qytetin e Uashingtonit.

    Pra, kjo është ftesë zyrtare dhe e cila është lëshuar nga trupi i vetëm që ligjërisht ka të drejt të bëjë ftesa. Ky trup është Komiteti për Inaugurim, i cili përbëhet nga senatorë, kongresistë dhe njerëz të administratës së presidentit të ri.

    Ftesa e cila më është dorëzuar nga Komiteti për Inaugurimin Presidencial në SHBA.

    Pasi pranova ftesën unë shkruva një letër konfirmim Shtëpisë së Bardhë në Washington. U thash se do të jemë prezent atje, për të treguar mbështetjen dhe falënderimin e popullit të Kosovës për Amerikën, dhe ato që ky vend ka bërë për pavarësinë e Kosovës.

    Kjo është letëra që unë konfirmova se do të jemë i pranishëm në inaugurim e Presidentit Donald Trump.

    Në këtë ceremoni, morën pjesë rreth 900 mysafirë nga e gjithë bota. Unë ashtu siq konfirmova edhe isha prezent në ceremoninë inauguruse të Presidentit Donald Trump.

    Madje pjesmarrja ime ishte transmetuar edhe nga rrjeti televiziv CNN, ku unë shihem në mesin e pjesëmarrësve të shumtë në këtë manifestim.

    Unë isha i vetmi kosovar, që kisha marrë ftesë zyrtare për të qenë pjesë e ceremonisë së inaugurimit të Presidentit Trump.

    Kurse në mbrëmje ishte organizuar Ballo inauguruese presidenciale për Presidentin Trump. Këto Ballo janë tubime të mëdha shoqërore, ku festohet fillimi i një mandati të ri të presidentit të Shteteve të Bashkuara.

    Të planifikuara dhe të organizuara nga Komiteti Inaugurues Presidencial, ballot zyrtare të inaugurimit zhvillohen gjatë gjithë mbrëmjes së Ditës së Inaugurimit në zonën e Uashington DC dhe janë vetëm me ftesë.

    Unë isha prezenet me gruan time Masha Pacolli në inaugurimin dhe Ballon Presidenciale të Trump.

    Presidenti, zonja e parë, zëvendëspresidenti dhe zonja e dytë ose zotëri, të gjithë bëjnë paraqitje personale në secilin prej ballove inauguruese të mbajtura për nder të tyre.

    Në ballot e inaugurimit ofrohen ushqime, pije dhe argëtim të drejtpërdrejtë nga muzikantë të njohur kombëtarë dhe globalë.

  • Hapet Konsulata e nderit e Republikes së Ganës në Prishtinë

    Hapet Konsulata e nderit e Republikes së Ganës në Prishtinë

    Prishtinë, 24 nëntor 2016 –

    Ishte viti 2012 kur presidenti i Ganës, John Mills, deri sa ishim në Nju Jork ai pati ftuar shtatë këshilltarë të vet dhe i pati pyetur pse ne duhet për ta njohur Kosovën, dhe dikush thoshte se është herët, dikush thoshte se është vonë, dikush nuk duhet, por shumica ishin për ta njohur Kosovën dhe ai (presidenti) më tha ju mundeni për t’u kthyer në Kosovë dhe për t’i thënë popullit të juaj se Gana e ka edhe një mik tjetër, sepse Gana e njeh Kosovën.

    Andaj, unë u ktheva në atë kohë dhe e sjella këtë mesazh këtu, mbas pak dite e kuptova nga mediet se Beogradi e ka mbyllur ambasadën e Ganës në Beograd dhe për këtë arsye Gana është dashur ta lë Beogradin dhe janë transferuar në Ankara.

    Por as që e kishte shqetësuar kjo gjë Presidentin e atëhershëm Mills, i cili më pati thënë se po të isha më i ri dhe po të lindte edhe një Kosovë tjetër do ta bëja të njejten gjë. Ai më pati premtuar se për këtë ne do ta hapim një përfaqësi diplomatike në Prishtinë, pikërisht kjo që ndodh sot.

    Në ambientet e Konsullates së nderit e Republikes së Ganës në Prishtinë, duke falënderuar shtetin Ganez për këtë hap të rëndësishëm.

    Unë po e hapi pikën konsullore në Kosovë në prezencën e shumë qytetarëve. Po e shihni se në ceremoni po mungojnë përfaqesuesit e Qeverisë edhe pse ata kanë qenë të ftuar.

    Kjo konsullatë do të ofrojë shërbime si lëshimin e vizave, do të promovojë tregtinë dhe bashkëpunim ndërmjet dy vendeve e shërbime të tjera, u tha në ceremoninë e rastit. Valon Lluka, është emëruar konsull nderi.

    Prezent ishte edhe ambasadori i Ganës në Ankara, Ibrahim Abaz, i cili tha se marrëdhëniet politike mes dy vendeve janë vendosur në vitin 2012 pas pranimit të Kosovës. Ai shprehu besimin se Lluka do ta kryejë me përgjegjësi detyrën.

    Në inaugurim merrnin pjesë dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruari O’Conell, të cilët e përshëndetën këtë hap.

    Sterma e cila është vendosur në hyrje të Konsulatës së nderit të Republikes së Ganës në Prishtinë.
  • Zyrtarët e lartë nga Aleancës Liberal Demokratike të Evropës (ALDE) dhe deputetët e Parlamentit Evropian në vizitë në AKR

    Zyrtarët e lartë nga Aleancës Liberal Demokratike të Evropës (ALDE) dhe deputetët e Parlamentit Evropian në vizitë në AKR

    Prishtinë, 16 nëntor 2016 –

    Zyrtarët e lartë nga Aleancës Liberal Demokratike të Evropës (ALDE) dhe deputetët e Parlamentit Evropian, Z. Ilhan Kyuchuk, Roman Jakic dhe Andrew Burgess, i prita në takim së bashku me përfaqësuesit e Aleancës për Kosovën e Re (AKR), takim i cili synoi të diskutohen disa nga sfidat kryesore dhe mundësitë për zhvillim në Kosovë.

    Në takimin tema kryesore ishte liberalizimi i vizave dhe perspektiva zhvillimore e Kosovës. z. Ilhan Kyuchuk, duke folur për liberalizimin e vizave, shprehu mbështetjen e ALDE-së për hapjen e mundësive të lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës në hapësirën e Bashkimit Evropian.

    Takimi me Zyrtarët e lartë nga Aleancës Liberal Demokratike të Evropës (ALDE) dhe deputetët e Parlamentit Evropian.

    Në anën tjetër, Roman Jakic dhe Andrew Burgess diskutuan për sfidat dhe mundësitë në fushën e punësimit dhe rritjes ekonomike në Kosovë.

    Ata shprehen bindjen e tyre se AKR ka potencialin dhe vizionin për të krijuar një perspektivë më të mirë për qytetarët e Kosovës, duke e parë atë si një alternativë me potencial të lartë në krijuar e rritur ekonomikisht dhe në hapjen e mundësive të reja të punësimit.

    Ish-ministri slloven i Mbrojtjes Roman Jakiç, njëherit deputet i Parlamentit Evropian, duke e mirëpritur në zyrat e AKR-së.
    Me eurodeputetin bullgar Ilhan Kyuchuk duke shkë,byer dhurata për vizitën e tij në Kosovë dhe në zyrat e AKR.

    Për të përfunduar takimin e tyre, u mbajt një konferencë për shtyp me të gjitha mediat e Kosovës, duke shtruar diskutimet e zhvilluara dhe duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet AKR dhe ALDE-së në drejtim të arritjes së qëllimeve të përbashkëta për zhvillimin e Kosovës.

    Kjo vizitë do të pasqyrojë diskutimet e tyre, duke e bërë të qartë përkushtimin e AKR për të përfaqësuar perspektivën e tyre europiane dhe bashkëpunimin me entitete të rëndësishme evropiane për zhvillimin e Kosovës.

  • Udhëtim në Uganda për takimin me Presidentin Museveni

    Udhëtim në Uganda për takimin me Presidentin Museveni

    Kampala, 23 janar 2016 –

    Udhëtimi im në Uganda nisi me një arritje të hershme në Kampalla, kryeqytetin e vendit. Pas mbërritjes në aeroportin e Kampalas, ekipi më priti për të më drejtuar drejt vendit të takimit me Presidentin Yoweri Kaguta Museveni. 

    Rruga drejt vendit të takimit ishte e gjatë dhe e ngarkuar me peizazhe të mahnitshme natyrore që bënë që udhëtimi të ishte i mrekullueshëm edhe pse i lodhshëm. Uganda, një vend me një histori të pasur dhe një trashëgimi kulturore të shkëlqyer, më ka fasinuar me diversitetin e saj të thellë kulturor dhe natyrën e saj të pashembullt.

    Arritja ime në aeroportin e kryeqytetit të Ugandas, Kampalla.

    Udhëtimi im si zakonisht ka qëllim shtimin e numrit të njohjeve për shtetin e pavarur të Kosovës, dhe për këtë arsye po shkoja drejt Rezidencës Presidenciale të Ugandës, ku po më priste presidenti Yoweri Museveni.

    Presidentin Museveni e kam takuar edhe në vitin 2011, ai është një figurë e rëndësishme në historinë e Ugandës, duke qenë në pushtet për një periudhë të gjatë.

    Ai është një lider i njohur për vizionin e tij për zhvillimin e vendit dhe për të qenë një nga protagonistët e rëndësishëm të politikës së Afrikës në përgjithësi. Karakteri i tij ka pasur ndikim të madh në zhvillimin e vendit dhe në udhëheqjen e politikave.

    Pas mbërritjes në aeroportin e Kampalas, ekipi më priti për të më drejtuar drejt vendit të takimit me Presidentin Yoweri Kaguta Museveni. Rrugen e bëm me helikopter.

    Në një takim të gjatë dhe miqësor, diskutuam për hapat e mëtutejshëm në mënyrë që ky shtet të perfeksionojë formalisht njohjën e Kosovës. Gjegjësisht Ministria e Punëve të Jashtme të këtij shteti ta dërgojë notën e premtuar verbale për njohjën e Republikës së Kosovës.

    Një është e sigurt, se Uganda do ta mbështesë integrimin ndërkombëtar të Kosovës. Diskutuam edhe strategjinë për qasje të përbashkët të Ugandës për Angolën, Afrikën e Jugut dhe Etiopinë ku Presidenti Moseveni gëzon respekt të veçantë.

    Po ashtu, kemi rënë dakord për një takim të ardhshëm pas Zgjedhjeve Presidenciale të muajit shkurt. Presidenti Musevini e vlerësoj punën e institucioneve të Kosovës dhe angazhimin tim në fushën e lobimit për shtimin e numrit të njohjeve për shtetin e pavarur të Kosovës.

    Takimi dhe shtrëngim duarsh me presidentin e Republikës së Ugandës, Yoweri Kaguta Museveni.
  • Bukë, kripë e zemër për mikun

    Bukë, kripë e zemër për mikun

    Prishtinë, 2 Dhjetor 2015

    Nga: Behgjet Pacolli

    Sekretari amerikan i shtetit John Kerri do të qëndrojë në Prishtinë nesër për një takim me drejtuesit e qeverisë së Kosovës, ashtu dhe për të dhënë mesazhe për qytetarët, nëpërmjet takimit me mediat dhe me një grup studentësh kosovarë në SHBA.

    Kjo vizitë është shumë e rëndësishme për shumë arsye. Është banale të merremi me detaje si përshembull pse ai qëndron në aeroport dhe pse nuk vjen deri në Prishtinë dhe pse nuk takohet me Presidenten por vetëm me kryeministrin dhe zëvendësit e tij. Ne nuk jemi qendër e botës dhe bëhemi qesharakë nëse e shohim veten si të tillë. Që sekretari amerikan i shtetit, numri dy i qeverisë së vendit më me ndikim në botë, në kushtet e krizave të forta botërore, gjen 2 orë kohë për të patur takime politike në Kosovë, është fakti më i parë dhe më i vlershëm nga të gjithë të tjerët. Pavarësisht mesazheve të veçantë që mund të sjellë Sekretari i shtetit Kerri, mesazhi kryesor i kësaj vizite është se SHBA-të janë në krah të Kosovës dhe kjo nuk ndryshon çfarëdo që po ndodh kudo në botë. SHBA-të do të jenë në krah të kombit shqiptar edhe 100 vjet të tjerë dhe këtë e ka deklaruar solemnisht në parlamentin e Shqipërisë, ish sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton. Ky është fakti thelbësor pse ne duhet ta përshëndesim vizitën e sekretarit amerikan Kerri, përfaqësuesit të SHBA-ve, udhëheqës të frontit global për çlirimin e Kosovës, mbrojtjen dhe zhvillimin e saj të gjithanshëm. Sot SHBA-të janë garantët kryesorë të ekzistencës së Kosovës si shtet në të gjithë kuptimet, në jetën e brendshme dhe të jashtme, madje duke na mbrojtur dhe ushtarakisht. Ish Presidenti amerikan Bill Klinton tha në një vizitë të tijën: së bashku fituam luftën, tani duhet të fitojmë paqen, dhe sot problemi është se po humbim paqen! Si zëvendëskryeministër i Kosovës, si person i angazhuar për njohjet e Kosovës e kam ndjerë angazhimin e SHBA-ve, e kongresmenëve të caktuar, e sekretarit Kerri në Unionin Afrikan, e Sekretares Klinton në shumë raste. AKR-ja, partia që unë drejtoj është themeluar në SHBA, si inisiativë e shumë miqve me ndikim në politikën amerikane, ndaj kam dhe arsye personale të shpreh falënderim për këtë vizitë. Ne si popull dhe si komb, duhet të jemi mirënjohës përjetësisht për këtë aleancë strategjike me SHBA-të.

    Pse duhet theksuar kjo? Sepse faktorë të caktuar politikë në Kosovë, apo disa media e keqinterpretojnë mbështetjen amerikane, apo atë perëndimore në përgjithësi duke e konsideruar atë si mbështetje për njerën palë, ose për tjetrën. E vërteta është se qeveria amerikane, diplomacia në përgjithësi bashkëpunon kryesisht me qeveritë, sepse vetëm me to mund të realizohen programe, mund të realizohen vendimmarrje të caktuara, sepse vetëm qeveritë kanë përgjegjësi ekzekutive. Kjo nuk do të thotë ama se qeveria amerikane është prapa qeverisë së Kosovës, se mbështet çdo gjë që bën ajo dhe udhëheqësit e saj. Ambasadorët janë të akredituar pranë qeverive dhe institucioneve, ndaj është normale që të bashkëpunojnë me to, por kjo nuk do të thotë se ato mbrojnë interesat e palëve në politikën kosovare. Kjo vizitë nuk është çek i bardhë për presidenten, kryeministrin, zëvendësat e tij, për qeverinë e Kosovës, për të bërë çka të dojnë me Kosovën, por për të garantuar zhvillim dhe prosperitet të saj. Kjo vizitë, dhe mbështetja amerikane në përgjithësi për Kosovën është shprehje e interesit amerikan që Kosova ta përkthejë pavarësimin e vet në forcim të shtetësisë së saj, në zhvillim ekonomik dhe kontribut për stabilitet në rajon.

    Por a e kemi përkthyer pavarësinë në zhvillim dhe begati? Përse na vyejti pavarësia për të cilën derdhëm gjak? Për të patur një shtet zhgënjyes sikur e kemi? Të gjithëve u kujtohet mirë sesi pas çlirimit, ne vetë kemi kërkuar sa më shpejt pavarësinë e plotë që të merrnim më shumë vendime vetë. Pra, u realizua dëshira jonë e madhe që pavarësia të ishte më e vërtetë. Ky është thelbi: pas mbarimit të periudhës tranzitore, shumë prej vendimeve, me gjithë pasojat e tyre të mira, apo të këqia, në politikën e brendshme, apo të jashtme, janë prodhim i vendimmarrjes kosovare. Ambasadorët që bëjnë posaçërisht politikën e vendit të tyre, interesat e vendit të tyre, janë përfaqësuesit e qeverive respektive dhe ata nuk bëjnë politika personale. Nëse ne e kemi bërë bërllog si ajo që po shohim, përgjegjësia kryesore është e jona. Dmth kryesisht e atyre që kanë udhëhequr institucionet tona. Nëse ne nuk merremi vesh mes vedi, përgjegjësia nuk është e miqve.

    Parë kështu, ne duhet të heqim dorë nga përfshirja e të huajve, e miqve tanë në polemikat tona të brendshme. Miqtë përpiqen, na japin këshilla, na lënë të gabojmë ndonjëherë, por ne nuk mund të fajësojmë ata, pse miratuam marrëveshje të gabuara, ose jo në Bruksel apo gjetiu. Problemi qëndron tek aftësia jonë negociale, tek formimi profesional i grupeve tona negociatore, tek dinjiteti ynë, përballë palës tjetër në tryezë. Ne nuk mund të gjejmë fajtorë të jashtëm për gabimet tona.

    Duke u fokusuar tek vizita e sotme, ne duhet të mbajmë parasysh një të vërtetë historike nëse shohim prapa nga pikëpamja e lojës së interesave dhe aleancave gjithë çka ndodhi shekullin që shkoi. Ne si shqiptarë të Kosovës, si pjesë e kombit shqiptar në përgjithësi, kemi fatin që interesi ynë për mbijetesë shtetërore, për mbijetesë kombëtare u ndërlidh dhe ndërlidhet me interesin amerikan për një Shqipëri të fortë, për Kosovë të fortë në një rajon si ky i yni. Kjo është ajo çfarë do të ripohohet nesër jo thjesht nëpërmjet vizitës, por dhe nëpërmjet mesazheve verbale të mysafirit.

    Ndaj sot që na viziton përfaqësuesi i lartë i shtetit mik, SHBA-ve, ne duhet të shohim me realizëm arsyet e asaj vizite dhe pasojat e saj. Ne duhet të forcojmë shtetin tonë, të heqim dorë nga lufta e egër për pushtet, e cila na bllokon zhvillimin ekonomik, dhe begatimin e qytetarëve. Ky është dhe interesi i miqve tanë amerikanë. Ne duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje edukimit të rinisë sonë, duke ja larguar atë nga duart propagandës ekstremiste, e cila e vendos kombin, interesin kombëtar në rend të fundit. Ne duhet të bëjmë shkolla më të mira, universitete cilësore, të ofrojmë mundësi për punësim, për lëvizje të lirë, të krijojmë një shtet funksional dhe atëherë do të shikojmë se nuk do të kemi plagë si ekstremizmi fetar. Ne duhet të lemë politikën e madhe ta bëjnë të mëdhenjtë, dhe ne të merremi me politikën e oborrit tonë. Sot na ka ardhur një mik për kokë, prej shtetit që na ndihmoi të kthehemi në shtëpi, të rindërtojmë atë, t’i vendosim një kulm shtëpisë sonë duke ju rikthyer jetës normale. Ndaj ne duhet t’i ofrojmë sekretarit amerikan Kerri sipas traditës sonë të mikpritjes, bukë, kripë, e zemër.