Category: Minister i Puneve te Jashtme

  • Takim me homologen time nga Austria

    Takim me homologen time nga Austria

    Vjenë, 19 qershor 2018

    Ne, shikojmë përpara tek Presidenca austriake e Këshillit Evropian dhe rolin e saj, që të sillni Ballkanin Perëndimor brenda agjendës së BE-së; në veçanti në lidhje me liberalizimin e vizave dhe shpresojmë që BE-ja do të merr një vendim gjatë Presidencës Tuaj.

    Shteti austriak është partner kryesor dhe njëri nga investitorët më të mëdhenj në vendin tonë, përderisa shpreha zotimin se prezenca ekonomike austriake në Kosovë është shumë e mirëpritur.

    Këto tema i biseduam me Karin Kneissl në takimin tonë të dytë brenda vitit. Këtë herë ministrja e Jashtme austriake më priti në Minoritenplatz të Vjenës.

    Vjenë, 19 qershor 2018 – Shtrëngim duarsh me Ministren e Austrisë për Çështje Evropiane dhe Punë të Jashtme, Karin Kneissel.

    Tema e diskutimit ishin marrëdhëniet austriako-kosovare, për çka të dy u pajtuam se janë të shkëlqyera, Kryesia e Austrisë në Këshillin e BE-së që fillon më 1 korrik 2018 dhe afrimi i Kosovës me Bashkimin Evropian.

    Në kuadër të afrimit me BE-në, Karin Kneissl dhe unë folëm për takimin e radhës të të ashtuquajturit Procesi i Berlinit, i cili do të mbahet në Londër në fillim të korrikut 2018. Austria mbështet qartazi perspektivat e anëtarësimit të Kosovës në BE.

    Vjenë, 19 qershor 2018 – Në takim me Ministren e Austrisë për Çështje Evropiane dhe Punë të Jashtme, Karin Kneissel.

    Kosova është pjesë e Evropës. Ne mbështesim perspektivat e saj të anëtarësimit sepse një Evropë Juglindore e qëndrueshme dhe e begatë është në interes të Austrisë dhe të gjithë BE-së.

    Vjenë, 19 qershor 2018 – Në takim mes delegacioneve tona si dy shtete Kosovë – Austri.
  • Gjatë një takimi pune që kisha me Ambasadoren e Izraelit, Alona Fisher Kamm

    Gjatë një takimi pune që kisha me Ambasadoren e Izraelit, Alona Fisher Kamm

    Prishtinë, 18 qershor 2018 –

    Sot në ambientët e MPJ jam takuar me Ambasadoren e Izraelit për t’i diskutuar lidhjet tradicionale në mes dy popujve dhe dy vendeve. Kosova është mik i Izraelit dhe ne e konsiderojmë Izraelin mik të Kosovës.

    Ne, jemi të interesuar që të zhvillojmë marrëdhëniet në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, në veçanti në ekonomi, siguri dhe edukim.

    Republika e Kosovës është në pëmbyllje të hapjes së zyrës në Izrael, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit politik, ekonomik dhe social me këtë vend.

  • Gjatë pranimit të kredencialeve nga Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Turqisë në Prizren, Eylem Altunya

    Gjatë pranimit të kredencialeve nga Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Turqisë në Prizren, Eylem Altunya

    Prishtinë, 14 qershor 2018 –

    Gjatë ditës, po ashtu pranova letrat kredenciale nga konsullja e përgjithshme e Republikës së Turqisë në Prizren znj. Eylem Altunya.

    Marëdhëniet e mira ndërshtetërore mes Kosovës dhe Turqisë, po thellohen cdo ditë.

    znj.Altunya i shpreha mirënjohjen për Republikën turke për mbështetjen që po na jep veqanërisht në arenën ndërkombëtare.

    Prishtinë, 14 qershor 2018 – Gjatë pranimit të kredencialeve nga Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Turqisë në Prizren, Eylem Altunya.

  • Gjatë takimit me delegacionin e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar – JICA

    Gjatë takimit me delegacionin e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar – JICA

    Prishtinë, 14 qershor 2018 –

    Sot pata nderin që të pres në takim përfaqësuesit e agjencisë japoneze JICA me të cilët ndër të tjera diskutova krijimin e zonës ekonomike japoneze në Kosovë.

    Japonia është shtet i cili përveq përkrahjes për Republikën e Kosovës në arenën ndërkombëtare, vazhdon të japë kontribut edhe në projektet mjedisore, infrastrukturore, zhvillim urban, si dhe trajnimet që çdo vjet ofron kjo agjenci, si për sektorin qeveritar, po ashtu edhe atë privat.

    Prishtinë, 14 qershor 2018 – Gjatë takimit me delegacionin e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar – JICA, i kryesuar nga Drejtori për Evropë, Miyazaki Kiyotaka.
  • Gjatë raportimit tim në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme

    Gjatë raportimit tim në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme

    Prishtinë, 12 qershor 2018

    Raportimi 5 orësh para antarëve të Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, ka qenë i mjaftueshëm për deputetet që të marrin të gjitha informatat për punën intensive që po bëjmë në MPJ.

    Debati më i madh u bë për antarësimin në INTERPOL të Kosovës. Deputetët i njoftova në detaje se ne jemi shtet i vogël i porsalindur dhe të pretendosh se 2/3 votave t`i kesh në tavolinë është pak e papritur.

    Ne kemi diskutuar për votën e secilit shtet. Në moment të fundit na kanë çaluar disa shtete të vogla, fare të vogla.

    Prishtinë, 12 qershor 2018Gjatë raportimit tim në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike.
  • Kam pritur në takim Bintou Keita

    Kam pritur në takim Bintou Keita

    Prishtinë, 12 qershor 2018

    Kam pasur një takim të shkëlqyeshëm me Bintou Keita, Ndihmëssekretare e Përgjithshme për Operacionet Paqeruajtëse në Kombet e Bashkuara me të cilin diskutuam zhvillimet në Kosovë dhe rolin e UNMIK-ut.

    Pozicioni ynë është i vendosur se UNMIK-u duhet të transformohet, seancat e UNSC-së të zvogëlohen.

    Prishtinë, 12 qershor 2018 – Kam pritur në takim Bintou Keita, Ndihmëssekretare e Përgjithshme për Operacionet Paqeruajtëse në Kombet e Bashkuara.
  • Humbja e Fadilit na dhemb kaq shumë!

    Humbja e Fadilit na dhemb kaq shumë!

    Gjithë Kosova, e punës dhe fjalëve apo shkrimeve , e shtetit dhe e opozitës, e të vjetërve dhe e të rinjve , e qyteteve dhe e fshatrave , diaspora dhe bashkëvendasit po flet dhe po shkruan për të nderuar Fadil Vokrrin. Madje dhe individë, klube, sportistë apo njerëz të politikës në vendin fqinjë me ne, në Serbi, në krejt ish Jugosllavinë, po shprehin hidhërimin e tyre për humbjen e parakohshme të një figure legjendare si Fadil Vokrri. Madje madje dhe bota sportive në rajon, apo në krejt globin.

    Fadili ishte dhe mbetet kësisoj një figurë përbashkuese, identifikuese e krejt brezave të kosovarëve, kosovarëve kudo që jetojnë në botë, apo të kosovarëve me të tjerët në ish Jugosllavi.

    Fadili ishte një ikonë e krenarisë kosovare në ish Jugosllavi. Fadili u bë dhe ikonë e krenarisë sportive jugosllave në krejt botën. Ai ishte simbol i betejave tona si popull për barazi në ish Jugosllavi. Dhe ja mbërriti në betejat e veta sportive apo nëpërmjet sportit që të na rriste barazinë, të na rriste krenarinë.

    Fadili ishte dikush që kurrë nuk foli keq për askënd, brenda dhe jashtë Kosovës, si e përmendte dikush në një kolumnë të vetën.

    Fadili ja arriti në fakt të na bënte krenarë dhe të barabartë dhe më pas , pasi u rrënua Jugosllavia, shtëpia e përbashkët ku ne shqiptarët ishim me zor, dhe ne dolëm prej saj të kërcënuar në ekzistencën tonë. Ai e futi Kosovën në organizmat ndërkombëtare sportive, një ndërmarrje që ne të politikës ende nuk ja kemi mbërritur. Ai e mundësoi këtë, pse sporti ka ligjësitë e veta, pse sporti hap më shumë dyer se politika, se sporti komunikon me qytetarët më thjesht dhe më natyrshëm me njerëzit, me qytetarët, pavarësisht kombësisë. Kësisoj sporti, sportistët janë më të fuqishëm se politikanët. Politikanët madje kanë nevojë për sportistët më shumë sesa e anasjellta.

    Fadili kësisoj nuk ishte dikush i njohur vetëm për ne, për brezin e tij, por ai u bë i njohur dhe flamur dhe për brezin e ri. Ai u identifikua me Përfaqësuesen tonë që po hedh hapa të shkëlqyer përpara dhe kjo përfaqësuese është sot mekanizmi motivues më i fortë i brezit të ri të talentuar në sport. Ne jemi një shtet i ri dhe ne kemi nevojë të ndërtojmë vetëdije të re kolektive, që nuk po guxoj ta quaj vetëdije kombëtare, pse ne i përkasim kombit shqiptar. Figura si Fadili janë më të përkryerat për të na bashkuar brezave të ndryshëm, me sukseset e hershme dhe të rejat që lidhen me Fadilin. Figurat si Fadili që kanë reputacion ndërkombëtar, janë më të përkryerat për të na përfaqësuar dhe jashta Kosovës.

    Fadili në integrimin ndërkombëtar të Kosovës ka mbrrit diçka që ne të politikës duam të arrijmë me mjete diplomatike, me bisedime, me negociata, por ende nuk ja kemi mbërritur. Në ngritjen e flamurit të shtetit tonë të ri, shtëpisë sonë të re politike, ai ka idhnuar shumë me siguri fqinjët tanë. Politikanët e Serbisë. Ata mendojnë për vota dhe e kuptojnë domethënien e hyrjes së Kosovës në FIFA dhe UEFA, akte që i bëjnë kosovarët të barabartë me ta, në garat sportive. Këto akte shkojnë drejpërdrejt në vetëdijen e votuesve të tyre, duke i provokuar. Për këtë arsye, ata me siguri nuk e kanë dashur Fadilin.

    Mirëpo Fadili është legjendë dhe ata nuk mund ta prekin atë, nuk mund ta sulmojnë publikisht, dhe para madhështisë së tij kanë qenë dhe janë të detyruar të përulen.

    Fadili është dikush që e mundi Beogradin në vitet 80. E mundi botën, Beogradin e mundi në disa raste , kur u gjend përballë tij me Prishtinën, kur u gjend brenda tij si lojtar i Partizanit dhe nderohej me ovacionet e beogradasve në stadiume. E mundi dhe tani në shekullin e 21-të. Mirëpo ai e mundi me paqe, me mjete sportive. Ishte fitore e individit të suksesshëm, i cili shpesh bën më shumë sesa ushtri apo kolektivitete të tjera.

    Fitorja e tij ndaj Serbisë, fitorja e tij ndaj botës, fitorja për Kosovës prej tij është më natyrale, pa viktima. Dhe kur sheh sesi dhe qytetarët apo politikanët e vendit fqinjë na bashkohen në dhimbjen tonë për humbjen e tij, të vjen natyrale të mendosh ,

    ky njeri që i mundi fë gjithë, sportivisht, mundet dhe të bënte pajtimin me ta. Pa lëshuar asgjë, sepse ai nuk dinte të humbte !

    Shikoni sa shumë arsye ka pse ne e qajmë që të gjithë humbjen e Fadilit dhe jemi bashkë rreth trupit të tij pa jetë. Sporti ja mbërrin para politikës : na bën krenarë, na bën fitimtarë dje dhe sot.

    I lehtë të qoftë dheu i Kosovës, miku im! Shpesh herë rrugët tona në jetë janë kryqëzuar kur ishe Kampion i Jugosllavisë dhe sot Kampion i Kosovës në botë. Jam krenar që kam ecur pak rrugë me ty.

  • Kam autorizuar Protokollin e shtetit që të organizojë ceremoni shtetërore të varrimit për legjenden Fadil Vokrri

    Kam autorizuar Protokollin e shtetit që të organizojë ceremoni shtetërore të varrimit për legjenden Fadil Vokrri

    Në bazë të kompetencave të mija, kam autorizuar Protokollin e shtetit që të organizojë ceremoni shtetërore të varrimit, në shenjë nderimi për legjendën e sportit tonë.

    Republika e Kosovës e ka për obligim nderimin dhe respektin për figurën e Fadil Vokrrit.

    Vokrri i dha frymë edhe shtetësisë së Kosovës duke u angazhuar cdo moment për ndërkombëtarizimin e sportit tonë. Pranimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA pa dyshim ishte meritë e angazhimit të tij të madh. Emri i tij i respektuar në futbollin evropian i mundësoi Kosovës qasje më të lehtë aty ku e ka vendin, andaj Vokrri meriton nderimin dhe respektin e të gjithëve.

    Vokrri i dha frymë edhe shtetësisë së Kosovës duke u angazhuar cdo moment për ndërkombëtarizimin e sportit tonë.
  • Vizita ime zyrtare në Luksemburg dhe takimi me homologun, Jean Asselborn

    Vizita ime zyrtare në Luksemburg dhe takimi me homologun, Jean Asselborn

    Luksemburg, 8 qershor 2018

    Kisha kënaqesine sot të filloj vizitën time zyrtare në Luksemburg ku takova Ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut Jean Asselborn i cili është nje mik i vjetër i Kosovës.

    Me Ministrin Asselborn kishim një diskutim të gjatë për perspektivën evropiane të Kosovës, me theks liberalizimin e vizave të cilen Luksemburgu e perkrah dhe mundesitë qe ka hapur Samiti i Sofjes për Kosovën dhe Rajonin.

    Luksemburgu është mbështetës i madh i anëtaresimit te Kosovës në INTERPOL dhe organizata ndërkombëtare dhe i jep rëndësi të madhe zhvillimit ekonomik dhe social të Kosovës.

    Diskutimet me ministrin Jean Asselborn ishin një mundësi për të rishikuar lidhjet dypalëshe ndërmjet dy vendeve, për të eksploruar mundësi të reja për forcimin e këtyre lidhjeve dhe për të riafirmuar mbështetjen e Luksemburgut për perspektivën evropiane të Kosovës.

    Luksemburg, 8 qershor 2018 Me homologun tim, Ministrin e Jashtëm Jean Asselborn, gjatë vizitës zyrtare që kisha në Luksemburg.

    “Kosova dhe Ballkani Perëndimor janë pjesë e së ardhmes së Evropës”, kujtoi Asselborn, duke theksuar se “që nga zbulimi ynë – 4 ditë pas pavarësisë së Kosovës dhe pak më shumë se 10 vjet më parë – ne vazhdimisht inkurajojmë Kosovën që të zbatojë reformat, veçanërisht brenda kuadrit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe Programit të Reformës Evropiane.

    Në dritën e konkluzioneve kryesore të raportit të fundit të Komisionit Evropian për Kosovën, Jean Asselborn përshëndeti progresin e bërë nga Kosova, ndërsa na inkurajoi që të intensifikojmë përpjekjet e tona, veçanërisht në fushën e forcimit të sundimit të ligjit, drejtësisë dhe të drejtave themelore.

    Sa i përket liberalizimit të vizave ndërmjet Unionit dhe Kosovës, ministri Asselborn është i vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj çështjeje për popullatën e Kosovës, duke bërë thirrje për konsolidimin e progresit veçanërisht në fushën e parandalimit të keqpërdorimeve, regjimit të lirimit të vizave dhe luftës kundër krimi i organizuar dhe korrupsioni.

    Luksemburg, 8 qershor 2018 Me homologun tim, Ministrin e Jashtëm Jean Asselborn, gjatë vizitës zyrtare që kisha në Luksemburg, para mediave në konference për media.

    Duke shqyrtuar situatën e përgjithshme në Ballkanin Perëndimor, shefi i diplomacisë luksemburgase theksoi se “progresi në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës mbetet thelbësor dhe do të jetë në dobi të popullatës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe të gjithë rajonit. Është gjithashtu thelbësore që të dy vendet të përparojnë në rrugët e tyre evropiane dhe të ruajnë paqen dhe stabilitetin në të gjithë rajonin”

    Bisedë në frymë të njejtë kisha gjithashtu me Ministrin për Bashkepunim dhe Veprimit Humanitar, Romain Schneider, i cili premtoi përkrahjen e metutjeshme të Luksemburgut ndaj Kosovës në fushat të cilat prekin jetën e përditshme të qytetarëve tanë.

    Gjatë takimit mes ministrit Romain Schneider të dyja palët uruam për marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve në fushën e bashkëpunimit zhvillimor dhe rikonfirmuan dëshirën e tyre për të vazhduar punën e përbashkët për realizimin e aktiviteteve të planifikuara. në kuadër të marrëveshjes dypalëshe të bashkëpunimit që mbulon periudhën 2017-2020.

    Luksemburg, 8 qershor 2018 – Takim me Ministrin për Bashkepunim të Luksemburgut, Romain Schneider.

    Në takim u mundësua që të trajtohet edhe perspektiva evropiane e Kosovës si dhe situata socio-ekonomike e vendit.

    “falënderova ministrin Schneider për mbështetjen e Qeverisë së Luksemburgut për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Kosovës, duke vlerësuar faktin që Luksemburgu ka qenë mbështetës që nga momentet e rënda gjatë luftës e deri më sot, duke kontribuar me mbi 80 milion Euro. Programi i fundit prej 30 milion Euro për shëndetësi, arsim dhe fusha tjera tregon se Luksemburgu është partner i vërtetë”

    Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, duke përfituar nga udhëtimi i tij në Luksemburg, i shoqëruar nga delegacioni i tij, ka shkuar në shtëpinë e Paul Wurth ku është organizuar një prezantim i grupit.

    Luksemburg, 8 qershor 2018 – Në kuadër të vizitës në Luksemburg kam takuar Thomas Hansmann, Drejtor i Teknologjisë dhe anëtar i Bordit Menaxhues i kompanisë Paul wurth S. A., duke i ftuar të investojnë në vendin tonë.
  • Gana akrediton ambasador në Republikën e Kosovës

    Gana akrediton ambasador në Republikën e Kosovës

    Prishtinë, 6 qershor 2018 –

    I nderuar me prezencën e ambasadores së Ganës znj. Salma Frances Mancell- Egalla, e cila të premten do të dorëzojë letrat kredenciale si ambasadore jorezidente në Republikën e Kosovës.

    Republika e Kosovës po fuqizohet në arenën ndërkombëtare përkundër lajmeve të rrejshme që dikush nga fqinjët verior lanson çdo ditë.

    Askush nuk duhet të bie pre e propagandës serbe për tërheqje të njohjeve( një lajm i tillë u lansua nga Serbia edhe për Ganën). Njohjet e reja për shtetin e Kosovës nuk do të ndalen.

    Prishtinë, 6 qershor 2018 – Në takim me Ambasadoren e Ganës, znj. Salma Frances Mancell- Egalla, e cila kishte ardhur t’i dorëzojë letrat kredenciale si Ambasadore jorezidente e Ganës në Republikën e Kosovës. Kjo kishte ndodhur në kohën kur Serbia vazhdonte propagandën e lajmeve të rreme për ndryshim qëndrimi të Ganës karshi Kosovës.