Category: Minister i Puneve te Jashtme

  • Pjesmarrës në Ministerialin e 45-të të Konferencës së Vendeve Islamike

    Pjesmarrës në Ministerialin e 45-të të Konferencës së Vendeve Islamike

    Daka/Bangladesh 5 maj, 2018

    Pasi përmbylla disa takime të rëndësishme në Hong Kong, me synim çeljen e rrugëve për bashkëpunim të gjithanshëm me Kinën, tani po shkoj në Kamboxhia.

    Atje do të takohem me personalitete të larta qeveritare të atij vendi.

    Nga Hong Kongu duke marr rrugë për Kamboxhia. Shumicën e udhëtimeve i bëj me ajroplanin tim privat, gjë që e lehtëson shpenzimet e buxhetit të shtetit.

    Nga vizitat në shtete të veçanta të Azisë, mbërrita në Daka, Bangladesh ku si i ftuar i homologut tim të këtij vendi po marr pjesë në Ministerialin e 45 të vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit islamik.

    Kryeministrja e vendit Sheikh Hasina e çeli konferencën ku marrin pjesë dhjetra ministra të jashtëm të vendeve antare, vëzhguese,etj.

    U takova me shumë homologë, me synim njohjen e Kosovës, zgjerimin e miqve për antarsim në Interpol, etj. Mes tyre takova dhe ministren e jashtme të Kanadasë, ku jetojnë 1,5 milionë myslimanë.

    “kini besim në mbështetjen tonë se ne jemi miq të Kosovës”, më tha Kristia Freeland.

    Daka/Bangladesh 5 maj, 2018 – Takim me ministren e jashtme të Kanadasë, Kristia Freeland.

    Me ftesë zyrtare isha pjesmarrës në Ministerialin e 45-të të Konferencës së Vendeve Islamike.

    Ministeriali i 45- të i Konferencës së vendeve islamike ishte një ditë pune intensive, sepse në një aktivitet si ky mund të takoje një numër kaq të madh kolegësh- mbi 80 delegacione, por dhe kryeministren ShTZ, Sheikh Hasina apo Presidentin e Bangladesh ShTZ Abdul Hamid. Imagjinoni: për të bërë takime dypalëshe me ta, në Konferencë mori pjesë dhe ministrja e jashtme e Kanadasë, zonja Kristia Freeland.

    Mbajtëm hapur dyert e vendeve njohëse, lobuam me to për Interpol, por dhe patëm takime shpresëdhënëse për njohje të reja!

    Daka Bangladesh 5 maj, 2018 – Pjesmarrës në Ministerialin e 45-të të Konferencës së Vendeve Islamike.

    Më poshtë keni foto të takimeve të mia të shumta sipas kësaj renditje:

    Me ministrin e jashtëm të Libise, Mohamed Taha Siala; me ministrin e jashtëm të Nigerit, Kalla Ankourao: me ministrin e punëve të jashtme të Afganistanit, Salah Rabbani; me ministrin e punëve të jashtme të Maldiveve, Mohamed Hasim, vendi I të cilit kërkon ulëse në Këshillin e Sigurimit të OKB: me ministren e jashtme të Kanadasë, Kristia Freeland: me ministrin e jashtëm të Palestinës Riyad al Maliki; me ministrat e jashtëm të Kazakistanit Kairat Abdrakhmanov dhe ministrin e jashtëm Azerbajxhanit Elmar Mammadyarov: me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e punëve të jashtme të Gyajanës Carl Barrington Greenidge; me ministrin e jashtëm të Arabisë Saudite Adel Aljubeir;

    Një takim shumë të ngrohtë pata dhe me zëvendëskryeministrin turk Bekir Ozdag.

    Ishte një bisedë të shkëlqyeshme me Ministrin e Jashtëm të Libisë, Mohamed Taha Siala, për gatishmërinë tonë për të forcuar bashkëpunimin dypalësh.

    Kosova mbështet stabilizimin e Libisë dhe ne jemi të përkushtuar të forcojmë lidhjet tona. Ekziston një potencial i madh për t’u përdorur për lidhjet ekonomike dhe tregtare.

    Daka Bangladesh 5 maj, 2018 – Me ministrin e jashtëm të Libise, Mohamed Taha Siala.
    Daka Bangladesh 5 maj, 2018 – Në margjinat e Ministerialit të 45- të Konferencës së vendeve islamike zhvillova takim miqësor me ministrin e jashtëm të Nigerit, Kalla Ankourao.

    Gjithmonë kënaqësi të bisedosh me mikun e mirë Ministrin e Jashtëm të Afganistanit, Salahuddin Rabbani, dhe të diskutosh për marrëdhëniet e mira Kosovë Afghanistan.

    Së shpejti duhet ndërmarrë hapa konkretë për të forcuar lidhjet tona.

    Daka Bangladesh 5 maj, 2018 – Në margjinat e Ministerialit të 45- të Konferencës së vendeve islamike zhvillova takim edhe me ministrin e punëve të jashtme të Afganistanit, Salah Rabbani.
    Daka Bangladesh 5 maj, 2018 – Në margjinat e Ministerialit të 45- të Konferencës së vendeve islamike zhvillova takim me ministrin e punëve të jashtme të Maldiveve, Mohamed Hasim, vendi I të cilit kërkon ulëse në Këshillin e Sigurimit të OKB.

    Kam pasur një diskutim të mirë me me Ministrin e Jashtëm të Palestinës, Riyadal Maliki për nevojën për të thelluar marrëdhëniet midis Kosovës dhe Palestinës.

    Daka Bangladesh 5 maj, 2018 – Në margjinat e Ministerialit të 45- të Konferencës së vendeve islamike zhvillova takim me ministrin e jashtëm të Palestinës Riyad al Maliki.

    Diskutim i mirë me Ministrin e Jashtëm të Kazakistanit, Kairat Abdrakhmanov dhe Ministrin e Jashtëm të Azerbajxhanit, Elmar Mammadyarov për zhvillimet aktuale dhe marrëdhëniet e Kosovës me këto dy vende. Ka mundësi që ne duhet të përdorim për të forcuar lidhjet tona në ekonomi, tregti dhe nivel politik.

    Daka Bangladesh 5 maj, 2018 – Në margjinat e Ministerialit të 45- të Konferencës së vendeve islamike zhvillova takim me ministrat e jashtëm të Kazakistanit Kairat Abdrakhmanov dhe ministrin e jashtëm Azerbajxhanit Elmar Mammadyarov.

    Pata nderin dhe kënaqësinë të takoj Ministrin e Punëve të Jashtme të Nigerit Kalla Ankourao me të cilin diskutuam vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, si dhe diskutuam mbi mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme të jetës shoqërore . 

    Po ashtu vlerësuam se do të ishte me rëndësi të propozohen konsuj nderi me qëllim intensifikimin e shkëmbimeve mes dy vendeve. 

    Gjatë takimit diskutuam edhe për sfidat dhe arritjet e vendeve tona, ku theksova rëndësinë e përkrahjes së Republikës së Kosovës në synimin e saj për afirmim ndërkombëtar, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe posaçërisht përkrahjen e Nigerit në lidhje me anëtarësimin ne INTERPOL. 

    Po ashtu diskutuam edhe për sfidat ekonomike dhe zhvillimore.

    Daka Bangladesh 5 maj, 2018 – Në margjinat e Ministerialit të 45- të Konferencës së vendeve islamike zhvillova takim me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e punëve të jashtme të Gyajanës Carl Barrington Greenidge.

    Shtrëngova duart me homologun tim të Arabisë Sauditë, Adel Al Jubeir dhe u dakorduam për një takim tjetër bilateral.

    Daka Bangladesh 5 maj, 2018 – Në margjinat e Ministerialit të 45- të Konferencës së vendeve islamike zhvillova takim me ministrin e jashtëm të Arabisë Saudite Adel Aljubeir.
    Daka/Bangladesh, 5 maj 2018 – Në margjina të konferencës me Kryeministren e Bangladeshit, Sheikh Hasina.

    Edhe ditën e dytë vazhdova me takime të shumta në kuadër të vizitës time në Daka. Ditën e fillova me takim me sekretarin e përgjithshëm të OBI-it, Yousef Ahmad Al – Othaimeen.

    Organizata për Bashkëpunim Islamik gjithmonë ka mbështetur fuqishëm konsolidimin dhe integrimin e shtetit të Kosovës.

    Rezolutat e miratuara në të kaluarën nga Këshilli i Ministrave të Jashtëm të kësaj organizate, ku bëjnë thirrje për njohje të shtetit të Kosovës janë dëshmia më e mirë e kësaj mbështetje.

    Kënaqësi, që ta ritakojë Sekretarin e Përgjithshëm të OBI-it, z. Yusuf al Othaimeen, pas takimit që e kishim më herët gjatë këtij viti në kryeqytetin e Bangladeshit, Dhaka.

    E falënderuam për mbështetjen e deritanishme dhe kërkuam që kjo mbështetje të reflektohet edhe në procesin e anëtarësimit të vendit tonë në INTERPOL

    Daka Bangladesh, 6 maj 2018 – Gjatë takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OBI-it, Yousef bin Ahmad Al-Othaimeen.

    Shumë takime gjatë ministerialit të kryediplomatëve të Organizatës për Bashkëpunim Islamik. Sot u takova ( edhe njëherë) me Kryeministren e Bangladeshit znj. Sheikh Hasina dhe me Chrystia Freeland, Ministren e Puneve te jashtme të Kanadës ku biseduam per disa iniciativa të përbashkëta për Kosovën.

    Takimet vazhduan me zëvendësministrin e punëve të jashtme të Egjiptit, me Sekretarin e Përgjithshëm të OBI, Yousef bin Ahmad Al-Othaimeen, me Ministrin e Shtetit të Kamerunit Adoum Gargoum, me Ministrin e Shtetit per Punë të Jashtme të Ugandës, Philemon Mateke, me zëvendësministrin e Jashtëm të Venezuelës Felix Gonzalez, me Ministrin e Shtetit të EBA-s, Anëar Gargash, me përfaqësuesit e lartë të Sudanit, Irakut dhe Malit, me kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Bangladeshit, Dipu Moni, ish-ministre e jashtme e Bangladeshit.

    Po sot adresova të pranishmëve të organizatës së dytë ndërkombëtare më të madhe në botë, pas OKB-së, me 56 anëtarë dhe numër shtetesh vëzhgues.

    Falënderova mikpritësit, institucionet e Bangladeshit, vend që e ka njohur Kosovën, veçanërisht për solidaritetin ndaj popullsisë Rohinga, që po i nënshtrohet kohëve të fundit njëlloj spastrimi etnik” dukurie që ne si popull e kemi provuar gjatë konfliktitt të 1999”. I kërkova 20 vendeve anëtare jonjohëse ta njohin Kosovën, krahas 36 shteteve të tjerë.

    Daka/Bangladesh, 6 maj 2018 – Fjala ime Ministeriali i 45- të i Konferencës së vendeve islamike.

    Pjesë të fjalimit tim në mbledhjën e OIB (OIC) në Dhaka..

    …..Kosova dhe i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor janë të zotuar, që të bëhen anëtar të plotë të Bashkimit Evropian.

    …. BE-ja vazhdon të jetë projekti më tërheqës për rajonin sa i përket sigurisë, zhvillimit dhe avancimit të vlerav demokratike.

    …Në këtë drejtim, Kosova ka arritur progres të jashtëzakonshëm në rrugën drejt integrimit në BE. Tashmë kemi nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-në, e cila nënkupton marrëdhënie kontraktuale mes Kosovës dhe BE-së si dhe lehtëson rrugën drejt anëtarësimit në vitet e ardhshme.

    …Kosova si një vend i vogël ka zhvilluar një politikë të jashtme të paqes, dialogut, kompromisit dhe interesave të përbashkëta. Ajo çfarë dua të them është se pse pas gjithë këtij progresi të bërë në Kosovë, ende ekziston një numër i shteteve anëtare të OBI-it, që po e vonojnë vendimin e tyre për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. Deri më tani jemi njohur nga 116 shtete anëtare të OKB-së dhe jemi anëtar të një sërë organizatash rajonale dhe ndërkombëtare. Për më tepër, 36 shtete anëtare të OIB-it kanë njohur Kosovën dhe kanë treguar zotim të jashtëzakonshëm drejt forcimit të marrëdhënieve bilaterale.

    ….Republika e Kosovës ka aplikuar për anëtarësim në INTERPOL me qëllim që të kontribuoj edhe më tutje në luftimin e përbashkët të krimit të organizuar, trafikimit me qenie njerëzore, terrorizmit dhe aktiviteteve të tjera kriminale, dhe të mbyll një boshllëk të rëndësishëm në aftësitë për luftimin e krimit në Ballkanin Perëndimor. Anëtarësimi në INTERPOL do të krijonte bazën formale të bashkëpunimit mes Kosovës dhe vendeve të tjera në luftën e përbashkët kundër ekstremizmit dhe krimit të organizuar, që do të mundësoj shkëmbimin e informatave në kohë reale në nivel të agjencive të zbatimit të Ligjit.

    Meqenëse në nëntor të vitit 2018, INTERPOL do të mbajë takimin e 87-të të Asamblesë së Përgjithshme në Dubai, i bëjë thirrje të gjitha shteteve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik të votojnë pozitivisht për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

    Pastaj nënvizova se Kosova mbetet e angazhuar për rrugën europiane dhe po përparon në marrëdhëniet me Bashkimin Europian.

    Ishte forumi më i përshtatshëm dhe më i suksesshëm për të lobuar për Kosovën, krahasuar me shumë të tjerë ku kam marrë pjesë deri tani.

    Organizata e Bashkëpunimit Islamik, miratoi dhe një rezolutë kushtuar Kosovës.

    Në të përmblidhen kërkesat e paraqitura prej vendit tonë si njohje e menjëhershme prej vendeve që nuk e kanë bërë akoma këtë hap, mbështetje për anëtarësim të Kosovës në organizata globale dhe rajonale, si dhe mbështetje për zhvillimin ekonomik dhe social të saj.

    Daka/Bangladesh, 6 maj 2018 – Gjatë takimit me Ministrin e Shtetit të Kamerunit, Adoum Gargoum.
    Daka/Bangladesh, 6 maj 2018 – Takim me Felix Gonzales nga Venezuela.

  • Takim me Guvernatoren e Hong Kongut, Carrie Lam

    Takim me Guvernatoren e Hong Kongut, Carrie Lam

    Hong Kong, 3 maj 2018

    Pas vizitës së sukseshme në Itali, ku bisedova me mikpritësin tim, homologun italian Alfano dhe kontaktova personalitete të rëndësishme të këtij vendi mik, po udhëtoj drejt Azisë.

    Atje do të marr pjesë në Konferencën e vendeve islamike organizuar në Bangladesh, dhe do qëndroj në disa vende të tjera aziatike.

    Në udhëtim e sipër drejt Azisë. Atje më pret një agjend e ngjeshur me shumë takime dhe do të jem pjesmarrës në Konferencën e vendeve islamike organizuar në Bangladesh, dhe do qëndroj në disa vende të tjera aziatike.

    Dhe sapo mbërrita në Hong Kong, takimin e parë miqësor e zhvillova Governatoren e Hong Kongut (Shefen ekzekutive të Administratës së Hong Kongut), Zonjën Carrie Lam.

    Çka vlenë të theksohet se ky ishte takimi i parë i një zyrtari kosovar me një zyrtar të lartë kinez që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. 

    Takimi kishte për qëllim afrimin politik, diplomatik e ekonomik të Kosovës me vendet e rajonit e mbi të gjitha me Kinën, njeri nga partnerët kryesorë tregëtarë të Kosovës.

    Hong Kong, 3 maj 2018 – Takim me Guvernatoren e Hong Kongut (Shefen Ekzekutive të Administratës), Carrie Lam.

  • Takim bilateral gjatë vizitës sime zyrtare në Itali

    Takim bilateral gjatë vizitës sime zyrtare në Itali

    Romë, 2 maj 2018 –

    Në Romë, i ftuar prej homologut tim italian Alfano për herë të dytë.

    Kënaqësi të gjendem për herë të dytë në Romë, kryeqytetin prej nga vijnë rrënjët e Europës së bashkuar. Italia partner kryesor, ndihmues i madh i Kosovës në gjithë këto vite!

    Ky vend i madh do të na ndihmojë për shtimin e njohjeve, liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin tonë në organizatat e ndryshme ndërkombëtare.

    Ministri i jashtëm italian Angelino Alfano, nikoqiri i vizitës sime, më garantoi se vendi i tij do të angazhohej menjëherë për liberalizimin e vizave, “sepse ky është një hap i vendit tuaj drejt Europës”, tha ai.

    Romë, 2 maj 2018 – Shtrëngim duarsh me homologun italian.
    Intervista ime për vizitën në Itali.

    Do të bashkëpunojmë dhe në marrëdhëniet me BE-në, në Afrikë, por dhe në fusha të tjera.

    Nxitje e marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunim për integrimin ndërkombëtar të Kosovës (Bashkim Europian, Interpol, njohje), liberalizimi i vizave, zhvillimet rajonale, ishin temat kryesore të bisedës mes dy ministrave. Italia do mbështesë Kosovën për liberalizimin e vizave, premton shefi i diplomacisë italiane.

    “E vlerësoj shumë pasionin me të cilin ju po punoni për të realizuar ambiciet e vendit tuaj”, mu drejtua ministri i jashtëm italian, Angelino Alfano, gjatë një takimi në Farnesina, Romë, ku gjendësha me ftesë të homologut tim.

    Romë, 2 maj 2018 – Takim bilateral gjatë vizitës sime zyrtare në Itali.

    Gjatë bisedës miqësore u diskutua për nxitjen e marrëdhënieve dypalëshe-Italia është partneri i pestë ekonomik i Kosovës; liberalizimin e vizave dhe samitet e ardhshme Bashkim Europian-Ballkan Perëndimor, ashtu dhe integrimin ndërkombëtar të Kosovës (shtimi i njohjeve, anëtarësimi në Interpol, etj).

    “Italia do t’ju mbështesë për liberalizimin e vizave, sepse ky është një hap më para i Kosovës drejt Europës”, tha ministri Alfano.

    Ai, u angazhua për mbështetjen italiane në gjirin e organizatave ndërkombëtare, për shtimin e njohjeve në pellgjet gjeografike ku Italia ka ndikim, ashtu dhe për rritjen e investimeve italiane në Kosovë.

    Unë e informova nikoqirin me angazhimin e Kosovës për jetësimin e marrëveshjeve të nënshkruara në bisedimet e Brukselit me Serbinë, bisedime të cilat duhet të përfundojnë vitin tjetër, me një marrëveshje detyruese mes palëve, tha shefi i diplomacisë kosovare.

    Romë, 2 maj 2018 – Shtrëngim duarsh me homologun italian.

    “Ne kemi interes për të ecur së bashku me Italinë, duam të jemi nxënës të mirë për këshillat e një vendi si juaji, prej nga vijnë rrënjët e Europës së bashkuar”

    Ministri Alfano tha se Italia do të mbështesë integrimin e shpejtë të Kosovës dhe Ballkanit perëndimor, sipas strategjisë së zgjerimit, “duke u mbështetur tek instrumentet financiare të para-aderimit dhe binjakëzimin administrativ”.

    Ai, vlerësoi angazhimin e Kosovës në bisedimet e Brukselit me Serbinë, “proces në të cilin do të kalojnë shumë çështje politike”, tha shefi i diplomacisë italiane. “Ne presim, që 2018, të bëhet vit i integrimit të pakthyeshëm të Ballkanit në Europë”, vijoi ai.

    Vizita ime në Itali, është e dyta brenda pak muajsh gjë që dëshmon se Italia është partner i rëndësishëm ekonomik i Kosovës, me një vëllim shkëmbimi prej 107 milionë eurosh, me tendencë rritje.

  • Pjesëmarrës në punimet e procesit Bërdo – Brione

    Pjesëmarrës në punimet e procesit Bërdo – Brione

    Shkup, 27 prill 2018 –

    Me ftesë të Presidentit maqedonas, Gjorgje Ivanov, dhe nën kryesimin e Maqedonisë në cilësinë e Presidencës së radhës, sot po marrë pjesë në punimet e Procesit Bërdo – Brione në Shkup.

    Gjatë diskutimeve me homologet e rajonit theksova përkushtimin e Institucioneve të Republikës së Kosovës për të vazhduar në rrugën e integrimeve evropiane, sidomos tani, pas qartësimit të procesit të integrimeve, që nga publikimi i Strategjisë së re të zgjerimit nga Komisioni Evropian. 

    Gjithashtu kam ritheksuar angazhimin e institucioneve të Kosovës për të kontribuar në zhvillimin e fqinjësisë së mirë. 

    Shkup, 27 prill 2018 – Me ftesë të Presidentit maqedonas, Gjorgje Ivanov, mora pjesë në punimet e procesit Bërdo – Brione.

    Në kuadër të takimeve me homologët e mi dhe udhëheqës të tjerë shtetëror të nivelit të lartë të rajonit, por edhe të BE-së diskutuam për të vazhduar me zhvillimin e marrëdhënieve të mira ndër-fqinjësore dhe procesin e anëtarësimit në BE.

    Nisma të tilla si ajo rajonale jo-formale e Procesit Bërdo – Brione i kontribuon të dyja këtyre proceseve të rëndësishme.

    Diskutova me Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve pjesëmarrëse lidhur me zhvillimet në rajon, rrugën në procesin e integrimeve evropaine si dhe lidhur me zhvillimet e gjithmbarshme ndërkombëtare.

    Shkup, 27 prill 2018 –Gjatë diskutimeve me homologet e rajonit theksova përkushtimin e Institucioneve të Republikës së Kosovës për të vazhduar në rrugën e integrimeve evropiane, sidomos tani, pas qartësimit të procesit të integrimeve, që nga publikimi i Strategjisë së re të zgjerimit nga Komisioni Evropian. 

    Gjithashtu, ritheksova angazhimin e institucioneve të Kosovës për të kontribuar në zhvillimin e fqinjësisë së mirë.

    Në punimet e procesit të Bërdo – Brione të organizuar nga Republika e Maqedonisë në cilësinë e Presidencës së radhës, përveç Presidentëve dhe Ministrave të Punëve të Jashtme të rajonit po merr pjese edhe Presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk.

    Shkup, 27 prill 2018 – Ritheksova angazhimin e institucioneve të Kosovës për të kontribuar në zhvillimin e fqinjësisë së mirë.

    Procesi i Bërdo-s u iniciua zyrtarisht nga takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Bërdo afër Kranjit më 20 mars 2010. Si një nismë rajonale jo-formale, procesi mori emrin “Procesi i Bërdo-s”, sipas vendit të mbajtjes.

    Qëllimi i krijimit të kësaj nisme rajonale ishte forcimi i lidhjeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që bashkëpunimi i forcuar në rajon të ndihmojë progresin e saj më të shpejtë drejt integrimit evropian.

    Në punimet e procesit të Bërdo takova edhe presidentin e Bullgarisë, Boyko Borisov.

    Kryeministri bullgar e rikonfirmoi atë që kam thënë edhe më herët në lidhje me pjesëmarrjen e plotë dhe të barabartë të Republikës së Kosovës në Samitin në mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në Sofje më 17 maj, 2018.

    Shkup, 27 prill 2018 – Në punimet e procesit të Bërdo takova edhe presidentin e Bullgarisë, Boyko Borisov.
    Shkup, 27 prill 2018 – Takim me homologun tim maqedonas, Nikolla Dimitrov.
  • Në Paris pjesëmarrës në panelin kushtuar luftës kundër krimit të organizuar

    Në Paris pjesëmarrës në panelin kushtuar luftës kundër krimit të organizuar

    Paris, 26 prill 2018 

    Nën patronatin e qeverisë franceze, nga bashkëpunimi në mes OKB-së, OECD-së dhe organizatave të tjera ndër-shtetërore e jo-qeveritare dhe sipas propozimit të Presidentit francez, Makron po marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të nivelit të lartë “Jo Para për terrorin”, me praninë e ministrave të brendshëm, të drejtësisë, të jashtëm nga gjithë vendet e globit.

    Gjatë adresimit tim, prezantova hapat e mëdhenj ligjor, politik dhe gjyqësor, që Kosova ka bërë në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm dhe atë si anëtarë i Koalicionit Global kundër terrorizmit.

    Paris, 26 prill 2018 -Në margjina të kësaj konference të rëndësishme ndërkombëtare takova ministrin e jashtëm të Francës, Yve Le Driand, ministrin e shtetit për punët e jashtme të Indisë Mobashar Jawed Akbar, ministrin e jashtëm të Jemenit, ministrin e brendshëm të Singaporit, me përfaqësues të lartë diplomatik kinezë etj.

    Kërkova, gjithashtu mbështetje për anëtarësimin e vendit tonë në INTERPOL, në mënyrë që ta kemi më të lehtë betejën tonë kundër të keqes, e cila do të jetë në interesin nacional jo vetëm të vendit tonë, por të gjitha vendeve të tjera.

    Në margjina të kësaj konference të rëndësishme ndërkombëtare takova ministrin e jashtëm të Francës, Yve Le Driand, ministrin e shtetit për punët e jashtme të Indisë Mobashar Jawed Akbar, ministrin e jashtëm të Jemenit, ministrin e brendshëm të Singaporit, me përfaqësues të lartë diplomatik kinezë etj.

    Paris, 26 prill 2018 – Pjesëmarrës në panelin kushtuar luftës kundër krimit të organizuar si rrugë për t’i tharë burimet e financimit të terrorizmit, drejtuar nga Ministri i Jashtëm francez, së bashku me shumë homologë, Presidentin e Bankës Botërore etj.
    Paris, 26 prill 2018 – Kërkova, gjithashtu mbështetje për anëtarësimin e vendit tonë në INTERPOL, në mënyrë që ta kemi më të lehtë betejën tonë kundër të keqes
    Paris, 26 prill 2018 – Pjesëmarrës në panelin kushtuar luftës kundër krimit të organizuar.

    Në fund të Konferencës së Koalicionit antiterror mbajtur në Paris, shkëmbyem disa mesazhe, folëm për Kosovën! Ideatori i saj, Presidentin Macron! energji pozitive dhe ndërtuese!

    Gjatë takimit me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në margjina të konferencës ndërkombëtare të nivelit të lartë “Jo para për terrorin”, sipas një nisme të Presidentit francez.

    Paris, 26 prill 2018 Paris, 26 prill 2018 – Shtrëngim duarsh me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

    Në margjina të konferencës ndërkombëtare të nivelit të lartë “Jo para për terrorin”, sipas një nisme të Presidentit francez, kam zhvilluar takime të shumta, njëra ndër to edhe takimi me homologun tim francez Jean-Yves Le Drian.

    Bëra një bisedë të mirë me homologun tim nga Franca, Jean-Yves Le Drian për bashkëpunimin dypalësh dhe mbështetjen që Franca po i jep integrimit të Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare dhe Euro-Atlantike.

    Mirënjohës për mbështetjen e gjatë dhe ne do të punojmë së bashku për të përmirësuar bashkëpunimin bilateral.

    Paris, 26 prill 2018Në Paris kam takuar edhe homologun tim francez Jean-Yves Le Drian.
    Paris, 26 prill 2018Takim me homologun tim nga Jemeni, Abdulmalik Al-Mekhlafi.

    Në margjina të konferencës ndërkombëtare të nivelit të lartë “Jo para për terrorin”, sipas një nisme të Presidentit francez, kam zhvilluar takim edhe me homologun tim, ministrin e Punëve të Brendshme të Singaporit, K Shanmugam.

    Paris, 26 prill 2018 – Takim me Ministrin e Punëve të Brendshme të Singaporit, K. Shanmugam.
  • Samiti i vendeve të procesit të bashkëpunimit të Europës Juglindore

    Samiti i vendeve të procesit të bashkëpunimit të Europës Juglindore

    Bërdo, 23 prill 2018

    Vlerësova zhvillimet pozitive në rajon, në periudhën e fundit, duke veçuar ftesën e Komisionit për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe Strategjinë e Zgjerimit, që parasheh anëtarësim të sigurt të Kosovës si shtet me atribute të plota.

    Falënderova vendet e Procesit, që u morën vesh për t’i kaluar stafetën e kryesimit Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës, duke u zotuar se Kosova do ta kryejë presidencën e vet njëjtë si paraardhësit, madje dhe më mirë se ato.

    Bërdo, 23 prill 2018 – Konfirmohet suksesi i Kosovës në kryesimin e radhës së procesit të bashkëpunimit të Evropës Juglindore pa cilësimet e imponuara nga vende mosnjohëse.

    Po ashtu grantova homologët se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj bashkëpunimit rajonal, normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë sipas përkufizimeve të njohura.

    Kosova do të jetë kryesuese e radhës e SEECP (Procesi i Bashkëpunimit të Europës Juglindore, në samitin e Brdos, Slloveni.

    Përgëzime për Majlinda Bregun e Shqipërisë që do drejtojë për 3 vjet, Qendrën e Bashkëpunimit Rajonal.

    Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për paqen dhe bashkëpunimin!

    Bërdo, 23 prill 2018 – Kosova do të jetë kryesuese e radhës e SEECP (Procesi i Bashkëpunimit të Europës Juglindore, në samitin e Brdos, Slloveni.

    Në fjalën time thash se forcimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe transformimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor në një zonë të paqes dhe qëndrueshmërisë, do të jenë përparësi e Kosovës gjatë kryesimit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP).

    Kosova me të marr kryesimin në këtë proces, një nismë kjo e hedhur në vitin 1996, që synon forcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe shndërrimin e zonës në hapësirë të paqes, sigurisë e qëndrueshmërisë me qëllimin kryesor – integrimin e vendeve anëtare të nismës në strukturat euro-atlantike.

    Bërdo, 23 prill 2018 –Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për paqen dhe bashkëpunimin!

    Këto janë synimet kryesore edhe të Kosovës gjatë kryesimit një vjeçar të këtij procesi.

    Duke kapërcyer ndarjet përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse dhe koherente ndaj bashkëpunimit rajonal dhe duke promovuar integrimin evropian. Kryesimi i Kosovës do të jetë një vazhdimësi e parimeve të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, deklaratave të samitit dhe do të bashkëpunoj me të gjitha shtetet pjesëmarrëse të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore dhe strukturat relevante rajonale dhe ndërkombëtare

    Ndër të tjera thash se procesi i integrimit në Bashkimin Evropian, mbetet synimi kryesor gjatë udhëheqjes së këtij mekanizmi.

    Bërdo, 23 prill 2018 – Grantova homologët se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj bashkëpunimit rajonal, normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë sipas përkufizimeve të njohura.

    Procesi i integrimit në Bashkimin Evropian. Do të përpiqemi të përdorim strategjitë më të mira për Ballkanin Perëndimor duke shpresuar dhe dëshiruar që Ballkani Perëndimor të mbetet përparësi për udhëheqësit e rinj të Bashkimit Evropian. Në këtë kuptim ne do të mundohemi të ndërtojmë energji të reja rreth këtyre përparësive edhe me Finlandën gjatë presidencës së tyre të Bashkimit Evropian në pjesën e dytë të vitit 2019 dhe me Kroacinë në pjesën e parë të vitit 2020

    Bërdo, 23 prill 2018 – Grantova homologët se procesi i integrimit në Bashkimin Evropian, mbetet synimi kryesor gjatë udhëheqjes së këtij mekanizmi.
    Bërdo, 23 prill 2018 –Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për paqen dhe bashkëpunimin!
    Në fjalën time thash se forcimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe transformimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor në një zonë të paqes dhe qëndrueshmërisë, do të jenë përparësi e Kosovës gjatë kryesimit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP).
    Bërdo, 23 prill 2018 – Do të përpiqemi të përdorim strategjitë më të mira për Ballkanin Perëndimor duke shpresuar dhe dëshiruar që Ballkani Perëndimor të mbetet përparësi për udhëheqësit e rinj të Bashkimit Evropian.
  • Kam zhvilluar takim me Ministren e Mbrojtjes së Republikës së Italisë, Roberta Pinotti

    Kam zhvilluar takim me Ministren e Mbrojtjes së Republikës së Italisë, Roberta Pinotti

    Prishtinë, 23 prill 2018 –

    Marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Italisë, janë dhe do të mbeten në nivel të shkëlqyer.

    Italia është afër Kosovës edhe si ndjenjë edhe si gjeografi. I gëzohemi investitorëve italian dhe duhet thelluar bashkëpunimi ekonomik, krahas miqësisë dhe bashkëpunimit politik me këtë vend.

    Italia e ka një aleat, Kosovën. Italia ka qenë një nga vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe një nga misionet më të rëndësishme. Ky partneritet do të vazhdojë.

    Falënderova ministren Pinotti për kontributin e dhënë të Italisë për Kosovën në të gjitha etapat e zhvillimit, në veçanti në periudhën e pasluftës.

    Po ashtu ftova investitorët italian që të prezantojnë në Kosovë, pasi që Kosova ofron ambient të përshtatshëm për investimet e huaja.

    “I gëzohemi investitorëve italian dhe duhet thelluar bashkëpunimi ekonomik, krahas miqësisë dhe bashkëpunimit politik me këtë vend. Italia e ka një aleat, Kosovën”

    Në këtë takim biseduam edhe për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, ku kërkova mbështetjen e Italisë gjatë këtij procesi.

    Nga ana e saj, ministrja italiane e vlerësojë angazhimin tim, duke shtuar se Italia do të jetë përkrahëse e proceseve në rrugën e integrimeve euroatlantike të Kosovës.

    “Italia ka qenë një nga vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe një nga misionet më të rëndësishme. Ky partneritet do të vazhdojë”, ka thënë Pinotti.

    Në takim kanë marrë pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, ambasadori italian në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi dhe komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Salvatore Cuoci.

  • Pjesëmarrës në panelin kryesor në tryezën,“Politika e jashtme kosovare: prioritetet dhe sfidat”

    Pjesëmarrës në panelin kryesor në tryezën,“Politika e jashtme kosovare: prioritetet dhe sfidat”

    Prishtinë, 23 prill 2018

    Sot, isha i ftuar t’i shpalos prioritetet dhe sfidat e politikës së jashtme të Kosovës në tryezën e diskutimit të organizuar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike.

    Vlerësova kontributin e deritanishëm të shoqërisë civile mbi politikën e jashtme dhe në të gjitha fazat konsolidimit të shtetit të Kosovës.

    Prezantova punën e madhe që është bërë dhe po bëhet në rritjen e numrit të njohjeve, por edhe sfidat, respektivisht ndryshimin e rrethanave në politikën ndërkombëtare dhe ballafaqimin me një fushatë gjithnjë e më agresive nga ana e Serbisë.

    Prishtinë, 23 prill 2018 – Prezantova punën e madhe që është bërë dhe po bëhet në rritjen e numrit të njohjeve, por edhe sfidat, respektivisht ndryshimin e rrethanave në politikën ndërkombëtare dhe ballafaqimin me një fushatë gjithnjë e më agresive nga ana e Serbisë.

    Nevojën që të punohet me vendet, që e kanë njohur Kosovën dhe të avancohen edhe më tej marrëdhëniet në mes dy vendeve. Reformën tashmë të nisur në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe nevojën për ta ruajtur ekuilibrin në mes ndikimit politik dhe diplomatëve të shërbimit të karrierës.

    Diplomacinë Ekonomike si një shtyllë të rëndësishme të politikës së jashtme nëpërmjet së cilës do të mund të rriteshin investimet e huaja në Kosovë ashtu si edhe krijimi i mundësive të reja për bizneset vendore në raport me shtetet tjera.

    Prishtinë, 23 prill 2018 – Isha pjesëmarrës në panelin kryesor në tryezën,“Politika e jashtme kosovare: prioritetet dhe sfidat”.

    Fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë dhe arritjes së një Marrëveshje të detyrueshme ligjore, e cila sipas pikëpamjes time duhet të mbështetet në tre elementë: Të ketë një kornizë të qartë kohore; të jetë tematik dhe të përfundojë me njohje të ndërsjellë në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

    Për ne, Plani Ahtisaari duhet të jetë maksimumi i koncesioneve të bëra nga ana e Kosovës.

    Prishtinë, 23 prill 2018 – Isha pjesëmarrës në panelin kryesor në tryezën,“Politika e jashtme kosovare: prioritetet dhe sfidat”.
  • Vizita zyrtare në Sofje në Forumin e përbashkët ekonomik, Kosovë – Bullgari

    Vizita zyrtare në Sofje në Forumin e përbashkët ekonomik, Kosovë – Bullgari

    Sofje, 20 prill 2018 

    Bullgaria është partner strategjik i Kosovës. Bullgaria në vazhdimësi ka qenë një mbështetëse e Kosovës rrugën e saj euroatlantike.

    Kemi ndërtuar marrëdhënie të mira bilaterale. Tani kemi nevojë për një bashkëpunim më të madh ekonomik ndërmjet të dyja vendeve.

    Kosova dhe Bullgaria kanë nivel shumë të lartë të bashkëpunimit dypalësh, i cili duhet të intensifikohet veçanërisht në planin ekonomik, ishte pajtim i përbashkët sot me homologen time bullgare, Ekaterina Zaharieva, përderisa u takuam në Sofje.

    Sofje, 20 prill 2018 – Pritja protokollare para takimit me homologen time të Bullgarisë, Zaharieva në kryeqytetin bullgar, Sofje.

    Shkëmbyem pikëpamje mbi shumë çështje, që synojnë të avancojnë interesat e dy vendeve dhe dy popujve nga niveli dy-palësh, ai i perspektivës euro-atlantike, anëtarësimit në Organizata Ndërkombëtare e deri tek ri-sigurimi për ruajtjen e dinjitetit të pjesëmarrjes së Kosovës si shtet i barabartë në Samitin në mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Sofje.

    Sofje, 20 prill 2018 – Momente nga konferenca për media me homologen time të Bullgarisë, Zaharieva.

    “Kosova dhe Bullgaria kanë nivel shumë të lartë të bashkëpunimit dypalësh, i cili duhet të intensifikohet veçanërisht në planin ekonomik”, thanë në një gjatësi vale dy ministrat e jashtëm të dy vendeve, njëherazi dhe zëvendëskryeministra, Ekaterina Zaharieva dhe Behgjet Pacolli, gjatë një takimi në Sofje.

    Dy homologët trajtuan në këtë perspektivë vijimin e ndihmës së Bullgarisë në shtet-ndërtimin e Kosovës, rritjen e pranisë së kompanive nga ky vend, ashtu dhe ndërmjetësimin bullgar për zhbllokimin e Marrëveshjes së Interkonieksionit midis Kosovës dhe Serbisë.

    “Ne e dimë se ju keni marrëdhënie të mira me të gjitha vendet e rajonit, njëjtë me Serbinë, si dhe me ne, diçka që ju krijon hapësirë për të ndihmuar dialogun mes dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë”, tha kryediplomati kosovar.

    Sofje, 20 prill 2018 – Në konferenc për media falënderova gjithë institucionet bullgare për ndihmën e deritanishme, duke kërkuar mbështetjen e këtij vendi dhe në kuadër të Samitit të Sofjes, që ai e quajti “Samitin më të rëndësishëm europian për vendet e Ballkanit, pas atij të Selanikut të 2003-it.”

    Pacolli e quajti shumë të suksesshme presidencën bullgare të Bashkimit Europian.

    Nga ana e saj, Ministrja bullgare e garantoi ministrin Pacolli se do të angazhohej që në samitin e Sofjes të merrnin pjesë gjithë të ftuarit e nivelit të lartë nga BE dhe Ballkani Perëndimor.

    Sa i takon pjesëmarrjes së Kosovës në këtë samit, ajo tha se “ne do të gjejmë një mënyrë që të ruajë koherencën, elementët protokollarë të një forumi të Bashkimit Europian, dhe duke respektuar dinjitetin e Kosovës.”

    Dy ministrat folën dhe para mediave në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe, përpjekjet e Kosovës në shtet-ndërtim si dhe mbi marrëdhëniet rajonale.

    Sofje, 20 prill 2018 – Shkëmbim dhurtash me homologen time të Bullgarisë, Zaharieva.

    Ministri Pacolli falënderoi publikisht Bullgarinë për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës dhe foli për disa prej proceseve ku ka hyrë shteti i tij në konsolidimin e shtetit ligjor, në vendosjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe integrimin evropian.

    Në këtë drejtim ai, kërkoi liberalizimin e vizave për kosovarët, pasi Kosova, sipas tij i ka përmbushur kushtet e vendosura nga Bashkimi Evropian.

    Njëra nga pyetjet e mediave të pranishme ishte në lidhje me ndalimin që policia e Kosovës i bëri Drejtorit të Zyrës për Kosovën, në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç.

    Në lidhje me këtë, Pacolli shpjegoi se arsyeja e ndalimit të hyrjes së tij atë ditë lidhej me përkujtimin e disa masakrave të tmerrshme serbe në disa komuna të Kosovës, arsye që nuk u respektua nga z.i Gjuriç, i cili i rezervoi vetes të drejtën të fliste nga Mitrovica me një gjuhë që nxiste urrejtjen midis shqiptarëve dhe serbëve.

    Takimet e ministrit Pacolli në Sofje vijojnë me takimin me shefen e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit bullgar, zonjën Xhema Grozdanova.

    Një ide e lindur gjatë vizitës së homologës time bullgare, Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Jashtme Zaharieva, pak muaj më parë në Prishtinë u realizua sot me sukses në Sofje.

    Me praninë e saj, përfaqësuesve të Odave të Tregtisë dhe Industrisë dhe ndërmarrësve nga të dyja vendet mbajtëm Forumin Ekonomik Bullgari – Kosovë.

    Sofje, 20 prill 2018 – Me Ministren e Jashtme bullgare, Zaharieva, gjatë Forumit Ekonomik në mes të Kosovës dhe Bullgarisë.

    Mirëpresim faktin se bashkëpunimi ekonomik në mes dy vendeve ka shënuar rritje dhe ka arritur në pothuaj 70 milion euro, por potencialet janë shumëfish më të mëdha dhe të pashfrytëzuara. Diplomacia Ekonomike duhet të jetë prioritet kryesor i Politikës së Jashtme.

    Sofje, 20 prill 2018 – Fjala ime gjatë Forumit Ekonomik në mes të Kosovës dhe Bullgarisë.

    Në kuadër të vizitës time zyrtare në Bullgari, kisha një takim shumë të ngrohtë dhe miqësor midis miqsh të vjetër, homologun e tim bullgar të ngarkuar me Sigurinë dhe Rendin Publik, njëherazi ministër i mbrojtjes, Krasimir Karakachanov.

    Thellësisht mirënjohës për respektin që më bënë, duke më pritur me nderime ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes.

    Sofje, 20 prill 2018 – Gjatë vizitës sime zyrtare në Bullgari, takim mes dy delegacioneve me të ngarkuarin për Sigurinë dhe Rendin Publik, njëherësh Ministër i Mbrojtjes, Krasimir Karakachanov.

    Biseduam për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe për domosdoshmërinë e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL. Një Kosovë në Interpol është në shërbim për një rajon më të sigurt, ishte dakordim i ynë i përbashkët.

    Sofje, 20 prill 2018 – Gjatë vizitës sime zyrtare në Bullgari, takim mes dy delegacioneve me të ngarkuarin për Sigurinë dhe Rendin Publik, njëherësh Ministër i Mbrojtjes, Krasimir Karakachanov.
    Sofje, 20 prill 2018 – Gjatë vizitës sime zyrtare në Bullgari, takim me të ngarkuarin për Sigurinë dhe Rendin Publik, njëherësh Ministër i Mbrojtjes, Krasimir Karakachanov.

    Takim shumë i përzemërt me partnerët tanë partiakë të Aleancës Kosova e Re, drejtuesit e Lëvizjes së të Drejtave dhe Lirive (DPS), parti liberale bullgare e kryesuar nga Mustafa Karadaia.

    Shkëmbyem eksperiencat e partive tona me rol të rëndësishëm në zhvillimet e sotme të vendeve tona, Bullgarisë dhe Kosovës dhe trajtuam mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.

    Sofje, 20 prill 2018 – Takim me partnerët tanë partiakë të Aleancës Kosova e Re, drejtuesit e Lëvizjes së të Drejtave dhe Lirive (DPS), parti liberale bullgare e kryesuar nga Mustafa Karadaia.
    Sofje, 20 prill 2018 – Takim me partnerët tanë partiakë të Aleancës Kosova e Re, drejtuesit e Lëvizjes së të Drejtave dhe Lirive (DPS), parti liberale bullgare e kryesuar nga Mustafa Karadaia.

    Si në gjithë partitë liberale europiane, kjo parti ka një drejtim kolegjial dhe brenda saj zhvillojnë aktivitetin emra të famshëm, që kanë shenjuar historinë bullgare të tranzicionit nga komunizmi dhe të periudhës aktuale, europarlamentarë, etj.

    Ne, me kolegët tanë bullgarë, bashkëpunojmë shumë mirë dhe brenda ALDE-s, Internacionales Liberale Europiane.

    Sofje, 20 prill 2018 – Takim me partnerët tanë partiakë të Aleancës Kosova e Re, drejtuesit e Lëvizjes së të Drejtave dhe Lirive (DPS), parti liberale bullgare e kryesuar nga Mustafa Karadaia.
  • Takim pune me Ambasadorin amerikan në Kosovë, Greg Delawie

    Takim pune me Ambasadorin amerikan në Kosovë, Greg Delawie

    Zhvillova një takim të rregullt pune me Ambasadorin amerikan në Kosovë, z. Greg Delawie.

    Shkëmbyem pikëpamjet mbi zhvillimet më të fundit politike në vend dhe bashkëbiseduam në mënyrën më miqësore mbi koordinimin dhe bashkërendimin e hapave dhe veprimeve të vendit tonë në marrëdhëniet me jashtë.

    Mbështetja e ShBA-ve, si aleat strategjik i vendit tonë mbetet e pazëvendësueshme si në aspektin e zhvillimeve të brendshme politike ashtu edhe atë të forcimit të legjitimitetit ndërkombëtarë dhe anëtarësimit të Kosovës në Organizatat Ndërkombëtare.

    Përjetësisht mirënjohës ShBA-ve për atë që kanë bërë dhe po bëjnë për Kosovën.