Sot mora pjesë në Konferencën Ministeriale të Shtetëve (75) që përbëjnë Koalicionin për shkatërrimin e ISIS-it. Pos tjerash pata rastin që të takoj disa nga homologet e mi, si Sekretarin e Shtetit Tillerson, Cavosoglin, Alfanon, Ministër i punëve të jashtëm të Australisë J. Bishop, Komisionerën Mogherini, Ministrin Polak, Zv. Min e Austrisë etj.
Kosova këtu është konsideruar si shtet më rëndësi të posaçme.
Kam marrë pjesë dhe jam paraqitur me një fjalim në takimin ministerial të Koalicionit Botëror Kundër ISIS-it i cili u zhvillua në Kuvajt.
Kuvajt City, 13 shkurt 2018 – Takim me Ministren e Jashtme të Australisë, J. Bishop.Kuvajt City, 13 shkurt 2018 –Foto e pëbashkët me përfaqësuesit e (75) shteteve që përbëjnë Koalicionin për shkatërrimin e ISIS-it.
Ishte vërtetë ndjenjë e veçantë t’i vizitojë wikipedianët e rinj, që me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë, për dy vikende radhazi e pasuaruan enciklopedian wikipedia për Kosovën me rreth 600 artikuj, faqe e kategori dhe bënë rreth 5000 redaktime.
Ata janë Ambasadorët digjitalë të vendit tonë. Ata po e promovojnë imazhin e Kosovës në marrëdhëniet me jashtë. Falënderoj Ambasadorin zviceran në Kosovë, Jean Hubert Lebet, që na u bashkua në këtë ngjarje.
Falënderoj po ashtu wikipedianët nga Evropa, që gjetën kohë të japin kontribut të rëndësishëm. Ministria do të vazhdojë t’i mbështesë iniciativat të tilla edhe në të ardhmen.
Prishtinë, 11 shkurt 2018 – Një wikipediane e re, që me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë, për dy vikende radhazi e pasuaruan enciklopedian wikipedia për Kosovën me rreth 600 artikuj, faqe e kategori dhe bënë rreth 5000 redaktime.
Mbrëmë u ritakuam sërish në Uashington, me të gjithë ata që dikur luftuan për lirinë, pavarësinë e Kosovës dhe që ndihmuan në shtetndërtim.
Shumë kongresistë, senatorë, por edhe kontribues nga diaspora në Amerikë, ishin ndër shtyllat kryesore të zhvillimit tonë në dy dekadat e fundit.
Pa dyshim, këta miq të Kosovës edhe në dekadat e ardhshme, do të mbesin mbështetësit më të mëdhenj të anëtarësimit të vendit tonë në strukturat euroatlantike.
Qytetarët dhe institucionet tona do t’u jenë gjithmonë mirënjohës për këtë mbështetje.
Uashington D. C., 8 shkurt 2018 – Mbrëmë gjatë ritakimit në Uashington, me të gjithë ata që dikur luftuan për lirinë, pavarësinë e Kosovës dhe që ndihmuan në shtetndërtim.Uashington D. C., 8 shkurt 2018 – Mbrëmë gjatë ritakimit në Uashington prezent ishin shumë kongresistë, senatorë, por edhe kontribues nga diaspora në Amerikë, ishin ndër shtyllat kryesore të zhvillimit tonë në dy dekadat e fundit.Uashington D. C., 8 shkurt 2018 – Flamujt e dy shteteve mike.
Për dhjetëvjetorin e pavarësisë, sot së bashku me presidentin e Kosovësm z.Hashim Thaçi, kemi dorëzuar një kopje të deklaratës së pavarësisë së Kosovës në Bibliotekën e Kongresit amerikan.
Bashkë me shumë dokumente të rëndësishme botërore, deklarata e pavarësisë së Kosovës do të ruhet përjetësisht në vendin dhe shtetin, i cili dje mbështeti lindjen, derisa sot ruan ekzistencën e kësaj deklarate dhe shtetit tonë.
Jemi të bekuar me miqësinë e përjetshme me popullin dhe shtetin amerikan.
Uashington D. C., 7 shkurt 2018 – Së bashku me Presidentin Thaçi dhe kongresmenë amerikanë dorëzuam kopjen e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës në Bibliotekën e Kongresit amerikan në ShBA.Uashington D. C., 7 shkurt 2018 – Me mikun tim kongresmenin amerikanë gjatë ceremonisë së dorëzimit të kopjes së Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës në Bibliotekën e Kongresit amerikan në ShBA.Uashington D. C., 7 shkurt 2018 – Së bashku me Presidentin Thaçi dhe kongresmenë amerikanë pas dorëzimit të kopjes së Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës në Bibliotekën e Kongresit amerikan. Uashington D. C., 7 shkurt 2018 – Së bashku me Presidentin Thaçi dhe kongresmenë amerikanë pas dorëzimit të kopjes së Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës në Bibliotekën e Kongresit amerikan.
Me iniciativën time si Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Jashtëm i Republikës së Kosovës, si dhe mbështetje e organizim nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës, gjatë këtij vikendi në Prishtinë janë mbledhur dhjetëra wikipedian vullnetarë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, ndërkohë që vikendin tjetër do të ketë edhe nga Evropa për ta pasuruar enciklopedinë e lirëwikipedia me artikuj dhe fotografi mbi Kosovën.
Ky aktivitet, është organizuar me rastin e shënimit të vitit jubilar të 10-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ndërkohë që synohet që të vazhdojë tështrihet në gjithë Kosovën, duke përfshirë vullnetarë të ri dhe kreativ.
Wikipedianët vullnetarë nëpërmjet Wiki-Academy Kosovo 2018, vetëm gjatë këtij vikendi kanë pasuruar enciklopedinë Wikipedia me qindra artikujt dhe fotografi, ndërkohë që po aq pritet të shtohen edhe gjatë ditëve të ardhshme të punës dhe brenda dy punëtorive të radhës, që do të mbahen në vikendin e ardhshëm, respektivisht datat 10, 11 Shkurt 2018, në Qendrën e Inovacionit të Kosovës (ICK).
“Që nga ditët e para të pranimit të mandatit tim si Ministër i Jashtëm, përmirësimin e imazhit të vendit tonë e kam vënë njërin nga prioritet kryesore të politikës së jashtme. E kam nisur fillimisht me garën për përzgjedhjen e fotografive më të mira për promovimin e Kosovës, që tani për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë do të ekspozohen në Ambasadat e Kosovës gjithandej nëpër botë.
Ideja ime për pasurimin e wikipedias me artikuj dhe fotografi, që aq shumë mungojnë për vendin tonë tashmë është realitet. Për këtë qëllim, Ministria, që unë drejtoj bashkoi gjatë këtij vikendi dhe do të ri-bashkojë gjatë vikendit të ardhshëm në Prishtinë, wikipedianët nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Evropa në punëtorinë Wiki-Academy Kosovo 2018. Një ide fantastike në prag të shënimit të dhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Prishtinë, 4 shkurt 2018 –Gjatë dy fundjavave ata e kishinpasuruar “Wikipedian” për Kosovën me rreth 600 artikuj, faqe dhe kategori dhe kishin bërë rreth 5 000 redaktime.
Impresionohem nga talenti dhe vullneti i madh i të rinjve tanë për të punuar në këtë drejtim. Unë dua, që së bashku me Ju të orientojmë dhe edukojmë gjeneratat e reja për ndërtimin e një Kosove të re, ku shoqëria e jonë nuk është vetëm konsumuese e informacionit për vendin tonë, por prodhuese e tij” , ka thënë Ministri i Jashtëm Pacolli.
“Kosovës ia kemi borxh që t’ia prezantojmë më së miri bukuritë e saj natyrore, ashtu siç i ka falur Zoti. T’i promovojmë trashëgiminë e pasur, ashtu siç u ndërtua nëpër shekuj. Kulturën, ashtu siç ditën ta ruajnë e zhvillojnë shumë breza. Sportin që na bëri krenar të gjithë. Dhe, yjet tona të muzikës që i adhuron dhe i dëgjon e gjithë bota”, është shprehur ai.
Prishtinë, 4 shkurt 2018 – Impresionohem nga talenti dhe vullneti i madh i të rinjve tanë për të punuar në këtë drejtim.
Enciklopedia e lirë në gjuhën shqipe Wikipedia renditet në vendin e 71 dhe ka rreth 72 mijë artikuj, ndërkohë që gjuhët e vendeve të tjera të rajonit janë shumë më lartë në renditjen e kësaj liste dhe shumë më të pasura.
Propaganda serbe se disa shtete po i tërheqin njohjet ka arritur të vë në lajthitje edhe disa media në Prishtinë. E vërteta është ndryshe nga ajo që propagandohet nga Serbia e cila ka dështuar që vë pengesa në lobimin tim anë e kënd globit.
Në po bashkangjisë faksimilen e notës zyrtare të Guinea Bisautm për këtë shtet që u raportua se ka tërhequr njohjen. Kurse ky shtet, Guinea Bisau rikonfirmon se e njeh Kosovën, ndërsa ndonjë media jonë vazhdon ende të ushqehet me informacionin zyrtar serb.
Ky nuk është rasti i vetëm që ndodh kështu mjerisht. Për keqardhje, që këto njerëz të medias nuk vijnë në zyrat e institucioneve tona të cilat i kanë afër.
Puna ime dhe e ministrisë sonë të jashtme nuk matet me zhurmën e mediave apo të institucioneve serbe, dhe as me jehonën e tyre pasqyruese në disa media të Kosovës.
Për informatën e disa ”analistëve dhe gazetarëve” që pretendojnë që dijnë diçka nga diplomacia, që thojnë se nota verbale ka nënshkrim.. nuk aplikohet nënshkrimi por vetëm inicialet e zyrtarit.
DORËZIMI I LETRAVE KREDENCIALE NGA AMBASADORI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS NË GUINEA BISAO,Z. RAMADAN GASHI
Pas fillimit të një fushate me lajme të rreme nga Republika e Serbisë, Republika e Guines Bisao, pasi rikonfirmon njohjen e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran, akrediton edhe Ambasadorin jorezident të Republikës së Kosovës në këtë shtet, Ramadan Gashi.
Guinea Bisao, shkurt 2018- Pas fillimit të një fushate me lajme të rreme nga Republika e Serbisë, Republika e Guines Bisao, pasi rikonfirmon njohjen e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran, akrediton edhe Ambasadorin jorezident të Republikës së Kosovës në këtë shtet, Ramadan Gashi.Prishtinë, 2 shkurt 2018 – Pas fillimit të një fushate me lajme të rreme nga Republika e Serbisë, Republika e Guines Bisao rikonfirmon njohjen e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran.Prishtinë, 2 shkurt 2018 – Pas fillimit të një fushate me lajme të rreme nga Republika e Serbisë, Republika e Guines Bisao rikonfirmon njohjen e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran.Prishtinë, 2 shkurt 2018 – Pas fillimit të një fushate me lajme të rreme nga Republika e Serbisë, Republika e Guines Bisao rikonfirmon njohjen e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran.
Në kuadër të vizitës së parë në Mbretërinë e Suedisë u prita nga Ministrja e Jashtme suedeze, Morgot Wallstrom.
Gjithashtu, zhvillova takime të ndara edhe me Sekretarin e shtetit në Ministrinë e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ndërkombëtar, Ulrika Moder, dhe me përfaqësues nga Parlamenti suedez dhe me Grupin e Miqësisë.
Ri-konfirmuam nivelin e marrëdhënieve shumë të mira në mes dy vendeve dhe miqësinë në mes dy popujve. E falënderova për gjithçka, që shteti nordik ka bërë para, gjatë dhe pas pavarësisë.
Stockholm, 29 janar 2018 – Në takim me homologen time suedeze
Suedia do të mbështetë pa rezerva rrugëtimin e integrimit evropian të vendit tonë, procesin e liberalizimit të vizave dhe projektet, që ndikojnë në përmirësimin e mirëqenies së shtetasve tanë.
Ekzistojnë shumë mundësi ende të pashfrytëzuara edhe në nivelin dy-palësh. Duam dhe presim më shumë investime suedeze në vend.
Video e cila përmbledh disa sekuenca nga vizita ime në Suedi dhe takimet me delegacionet e nivelit të lartë shtetrorë suedez.
Politika e jashtme e Kosovës ka rënë në duar eksperti me emërimin Tuaj. Unë e di biografinë tuaj para se të bëheshit njeri politik. E keni bërë këtë metaforikisht dhe fizikisht duke lënë gjurmë kudo, dhe kjo kërkohet sot në politikë të jashtme, sepse ju jeni njeri, dhe ndërtues.
Me këto fjalë më priti në takim numri një i diplomacisë italiane, z. Alfano.
Romë, 25 janar 2018 – Gjatë vizitës sime në Romë me ftesë të Ministrit të Jashtëm të Italisë, Angelino Alfano.
Gjatë vizitës time në Romë u sigurova nga numri një i diplomacisë italiane, zt. Alfano, për mbështetjen edhe më të fuqishme italiane, në liberalizimin e vizave, integrimin ndërkombëtar, rritjen e investimeve.
Si vend, mik Italia dëshiron që Kosovës t’i jepet një datë për integrimin e saj në BE.
Romë, 25 janar 2018 –Gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes dypalëshe në mes të Kosovës dhe Italisë me ministrin e Jashtëm italian, Angelino Alfano.Romë, 25 janar 2018 – Takim bilateral në mes të delegacionit nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës italiane.
NË VATIKAN U TAKOVA ME SEKRETARIN E SELISË SË SHENJTË, PAUL RICHARD GALLAGHER
Takim kisha me Sekretarin e shtetit për marrëdhëniet e jashtme, në Selinë e Shenjtë, Vatikanit ne New Hork, Kryepeshkopin Paul Richard Gallagher.
Më konfirmoi dhe e mirëprita lajmin e ngritjes së nivelit të administrimit apostolik të Kosovës, diçka që është vlerësim për vendin tonë dhe klimën e bashkëjetesës fetare.
Vatikan, 25 janar 2018 – Në Vatikan u takova me Sekretarin e Selisë së Shenjtë, Paul Richard Gallagher.
I kërkova ndihmën e Selisë së Shenjtë që Kosova të bëhet pjesë e organizatave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare që na sigurojnë pjesëmarrje aktive dhe dinjitoze tonën në arenën globale.
E informova bashkëbiseduesin për zhvillimet në Kosovë. I tregova pse Kosova e meriton të bëhet pjesë e UNESCO-s., si një vend shembullor i bashkëjetesës fetare, ku objektet fetare ruhen prej qindra vjetësh, si trashëgimi e qytetërimit tonë.
Vatikan, 25 janar 2018 – Sekretarit të Selisë së Shenjtë, Paul Richard Gallagher i kërkova ndihmën e Selisë së Shenjtë që Kosova të bëhet pjesë e organizatave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare që na sigurojnë pjesëmarrje aktive dhe dinjitoze tonën në arenën globale.
GJATË PREZANTIMIT TË LIBRIT TIM NË GJUHEN ITALIANE NË ROMË
Gjatë vizitës së parë zyrtare në Itali kam bërë edhe prezantimin e librit tim në gjuhën italiane, “Nulla è impossibile. Come ho costruito il mio successo” (Asgjë nuk është e pamundur. Si e ndërtova suksesin tim).
Prezantimi është bërë në selinë “Dante Alighieri”, organizata më e madhe kulturore italiane dhe para personaliteteve të kulturës, artit, sportit, diplomatëve të akredituar në Romë, gazetarëve dhe ushtarakëve.
Romë, 25 janar 2018 – Gjatë vizitës së parë zyrtare në Itali kam bërë edhe prezantimin e librit tim në gjuhën italiane, “Nulla è impossibile. Come ho costruito il mio successo”Romë, 25 janar 2018 – Audienca dhe bashkëshotrja e z.Pacolli, znj, Masha Pacolli, gjatë prezantimit të librit në gjuhën italiane, “Nulla è impossibile. Come ho costruito il mio successo”.Kopertina e librit në gjuhën italiane, “Nulla è impossibile. Come ho costruito il mio successo”.
Ministri i Jashtëm kosovar Pacolli prezanton në Palazzo Firenze një pasqyrë kombëtare të autobiografisë së tij me titull “Asgjë nuk është e pamundur” (ed. Kairo), së bashku me prof. Andrea Riccardi dhe Paola Severini Melograni.Romë, 26 janar 2018 – Në takim me ndërmarrësit italianë, duke prezantuar reformat e Qeverisë dhe duke i ftuar për të investuar në Republikën e Kosovës.Romë, 26 janar 2018 – Në përfundimin e vizitës sime në Itali vendosa një kurorë me lule në Monumentin e Skënderbeut në Sheshin “Nënë Tereza”.
Dje në ambientët e MPJ prezantova prioritetet e politikës së jashtme para studentëve të Vjenës dhe Lidos të Venedikut.
Këta student të cilët studiojnë të drejtat e njeriut dhe demokratizimin, të udhëhequr nga koordinatoret e tyre, Marijana Grandits dhe Teuta Durmishi u interesuan për mbarvajtjën e shtetndërtimit nga shpallja e pavarsisë e këndej me theks të caktuar rreth të drejtave të njeriut dhe standardeve kushtetuese për respektimin e tyre.
Ishte kënaqësi e veçantë, që nëpërmjet të Ngarkuarës së Përkohshme me Punë njëherësh Zëvendës-shefes së Misionit Diplomatik amerikan në Kosovë, znj Collen Hyland, të pranojë letrat e urimit për festat e fund vitit nga Presidenti amerikan, Donald J. Trump dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex W. Tillerson.
Mbështetja e palëkundur dhe e fuqishme amerikane ndaj shtetit të Kosovës ka qenë dhe do të mbetet jetike për Kosovën, si në planin e brendshëm, ashtu edhe atë të jashtëm, nëpërmjet integrimit dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtarë të Kosovës.
Kosova lindi, u zhvillua dhe integrua në komunitetin ndërkombëtarë të shteteve falë mbështetjes së fuqishme dhe konsistente nga aleatët dhe partnerët e saj strategjik, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ne, kemi ditur të zgjedhim orientimin tonë strategjik në kohët më të vështira dhe këtë rrugë do ta ndjekim edhe në të ardhmen.