Category: Minister i Puneve te Jashtme

  • Sfidat e Kosovës drejt krijimit të marrëdhënieve diplomatike dhe njohjeve

    Sfidat e Kosovës drejt krijimit të marrëdhënieve diplomatike dhe njohjeve

    Prishtinë, 8 dhjetor 2017

    Procesi i Integrimit tonë ndërkombëtarë si në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe ato respektive po lëvizë në dy shina të ndërlidhura fuqishëm me njëra tjetrën: negociatat në Bruksel dhe njohjet dy-palëshe. Aq të ndërlidhura janë sa Serbia për të rritur pazarin në negociatat e Brukselit në dhjetëvjetorin e pavarësisë sonë, investohet në të ashtuquajturin revokim të njohjeve (rasti i Surinamit dhe Guinea Bissaut). Besoj se pas marrjes së njohjes sonë nga Madagaskari, janë bërë pak qesharakë dhe janë tërhequr.

    Tash unë mendoj se duhet të fokusohemi tek fuqizimi i pozitës sonë në negociatat e Brukselit (stabilitet politik i brendshëm, ekspertizë ndërkombëtare, etj), duke mos lejuar:

    a) As ndarje të Kosovës,

    b) As kapërcim të Planit Ahtisaari,

    dhe as c) konfrontim të botës në blloqe në lidhje me çështjen e anëtarësimit të Kosovës në OKB…

    Kosova do duhet të ishte histori suksesi ndërkombëtare: e çliruar nga ndërhyrja e NATO-s, me asistencë perëndimore dhe të Bashkimit Europian në shtet-ndërtim, në rimëkëmbje ekonomike, me rini të mrekullueshme, me pasuri natyrore, në qendër të Europës do duhej të ishte e anëtarësuar tashmë.

    Prishtinë, 8 dhjetor 2019 – Gjatë fjalës sime në “Forum 2015”

    Më vjen keq, që në raportin tuaj nuk përfshihet puna e madhe lobuese kundrejt shteteve të tjera jashtë europiane, që ka dhënë rezultate të jashtëzakonshme. Ndoshta pse kjo punë, ku unë si kryetar i një partie shpesh në opozitë apo si ndërmarrës me profil ndërkombëtar, kam njëlloj protagonizmi.

    Nuk ka patur publicitet sepse ajo shpesh nuk është përkrahur mjerisht nga institucionet përgjegjëse. Unë e di që njohjet janë një sport shumë i shtrenjtë. I papërballueshëm për shtete të vogla si yni. Të qenit prej meje një ndërmarrës me profil të lartë ndërkombëtar, më ka lehtësuar punën-unë njihem globalisht, por dhe më ka thjeshtuar çështjen e shpenzimeve në dëm të familjes, por ka fituar Kosova.

    Kam çarë atje ku fuqitë e mëdha nuk kanë mundur të arrijnë sukses, pse investimi i tyre ka sjellë rezistencë më të madhe, apo pazar më të madh në shtete të caktuara: na falni borxhet e 50 vjetëve, apo na shpërbleni.

    Unë nuk jam diplomat profesionist, por kjo s’do të thotë se nuk kam arritur suksese. A e dini për shembull se aktualisht në Prishtinë, vijnë delegacione të pafundme nga Nigeria, Gana, Uganda, etj ? Unë po përpiqem të fuqizoj marrëdhëniet ekonomike midis dy vendeve. Nigeria është një vend shumë i madh në Afrikë, i cili ofron oportunitete të jashtëzakonshme për disa prej ndërmarrësve tanë. Afrika sot është kontinenti i të ardhmes së ekonomisë botërore. Ja pse atje ka gjithmonë udhëtime, të ndërmarrësve të mëdhenj botërorë.

    Dhe unë nuk e kam parë lobimin thjesht si sigurim të njohjes. Shumë prej atyre që lexojnë lajmet për lobimin, mendojnë se lobimi është thjesht marrje e një trofeje- nota verbale dhe kaq. Kjo është dritëshkurtër. Nesër një vend që të ka dhënë një notë verbale, dhe ti s’ke marrë asnjë kontakt tjetër, mund dhe të mos votojë pro teje për anëtarësimin në OKB”.

    Unë po bëj diçka shumë të madhe në lobimin tim. Unë po bëj atë që një studiues e ka quajtur « nation branding ». Unë po krijoj markën e Kosovës në botë. A mund të imagjinonte dikush se Kosova, ndërmarrësit e saj, të rinjtë e saj mund të vendosin një lidhje të caktuar biznesi, me një vend afrikan? Këtë unë bëra në Nigeri para disa vitesh, dhe mora shumë kritika qesharake brenda Kosovës.

    Nga forcimi i marrëdhënieve ekonomike, apo në fusha të tjera- edhe vota pro nesër, në OKB, është e sigurt. Këto janë disa pjesë të fjalimit tim të sotshëm me të cilin ju adresova konferencës së Forumit 2015 me titull: mungesë angazhimi, vëzhgim në spektrin e politikave të vendeve të Bashkimit Europian kundrejt Kosovës.

  • Përzgjedhja e fotografive dhe shkrimeve në të mira për vitin 2017 nga MPJ

    Përzgjedhja e fotografive dhe shkrimeve në të mira për vitin 2017 nga MPJ

    Prishtinë, 7 dhjetor 2017

    “Nga përvoja ime jetësore, kudo që kam shkuar dhe kam parë ndonjë shenjë apo gjurmë të Kosovës kjo më ka prekur shumë. Imagjinoni fuqinë që ka një fotografi apo thënie e bukur. Në veçanti për atë që Ju e keni në zemër. Atë që ju e doni e jeni i lidhur. Atë që shpirti Juaj e do. Kjo është fuqia e Diplomacisë Publike. Kjo është fuqia e PR-it.

    Këto fotografi dhe shkrime janë bërë për njerëzit që e duan Kosovën. Për të gjithë ata që janë sonte këtu. Të tjerët që nuk janë, por do t’i shohin. Gjithandej në botë, ku Kosova ka miq.

    Aty ku janë njerëzit e Kosovës. Holle të tjera të Institucioneve me rëndësi dhe ndikim”, kështu i thashë sonte kryeredaktorëve, gazetarëve, artistëve dhe profesionistëve të tjerë të gjitha fushave, që ishin të pranishëm në ceremoninë e shpalljes së fituesve të çmimit për fotografitë dhe shkrimet më të mira në promovimin e Kosovën gjatë vitit 2017.

    Ne këtë projekt ne e nisëm menjëherë pasi që pranova detyrën time zyrtare dhe nuk u ndalëm për asnjë moment. Secili kontribut dhe angazhim sado i vogël që Ju keni dhënë deri më tash me të vërtetë ka qenë me vlerë të madhe për ne. Pranuam shumë thirrje: nga kryeredaktorë e gazetarë, fotografë e artistë e shumë njerëz të vullnetit të mirë.

    Prishtinë, 7 dhjetor 2017 – Duke folur para kryeredaktorëve, gazetarëve, artistëve dhe profesionistëve të tjerë të gjitha fushave, që ishin të pranishëm në ceremoninë e shpalljes së fituesve të çmimit për fotografitë dhe shkrimet më të mira në promovimin e Kosovën gjatë vitit 2017.

    Ne përfunduam edhe ueb-faqen e re kosovoabc.com, që e prezantuam sot. Diçka që i ka munguar vendit tonë dhe e cila do të përmbajë informata të azhurnuara dhe fotografi në kategorinë e atraksioneve turistike natyrore, muzikës, sportit, filmit, historisë, ekonomisë, marrëdhënieve ndërkombëtare, sistemit politik, kuzhinës tradicionale dhe intervistave me ndërkombëtarët, që jetojnë apo kanë investuar në vendin tonë.

    Themeluam faqen e re në Wikipedia. Jemi në themelim e sipër të Grupit të Përdorimit në Wikimedia. Kemi nisur bisedimet për jetësimin e idesë tonë të projektit të jashtëzakonshëm Virtual Kosovo.

    Kosovës ia kemi borxh që t’ia prezantojmë më së miri bukuritë e saj natyrore, ashtu siç i ka falur Zoti. T’I promovojmë trashëgiminë e pasur, ashtu siç u ndërtua nëpër shekuj. Kulturën, ashtu siç ditën ta ruajnë e zhvillojnë shumë breza. Sportin që na bëri krenar të gjithë. Dhe, yjet tona të muzikës që i adhuron dhe i dëgjon e gjithë bota.

  • Takim me Jan Braathu, Shef i OSBE-së në Republikën e Kosovës

    Takim me Jan Braathu, Shef i OSBE-së në Republikën e Kosovës

    Prishtinë, 5 dhjetor 2017

    E kam informuar Braathun për zhvillimet e gjithëmbarshme politike në Kosovë, të arriturat e deritanishme, si dhe për objektivat dhe synimet e Qeverisë së Republikës për vitin 2018.

    Ndërsa, Braathu, më njoftoi në lidhje me planet dhe aktivitetet e këtij misioni në Kosovë për vitin e ardhshëm, si dhe për prioritetet e shtetit italian, i cili do të jetë kryesues i OSBE-së gjatë vitit 2018.

  • Konferenca e përafrimit të sfidave dhe mundësive drejt BE-së

    Konferenca e përafrimit të sfidave dhe mundësive drejt BE-së

    Prishtinë, 5 dhjetor 2017

    Sot ne Prishtine u mbajt Konferenca e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme në bashkëpunim me Organizatën Gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar GIZ, Bashkesine Europiane dhe Ministrine e integrimeve, të titulluar: “Rëndësia e përafrimit të Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së, sfidat dhe mundësitë”. Nëpërmjet përafrimit me Bashkimin Evropian, politikën e tij të jashtme, ne përmbushim interesat e shtetit tonë, interesat e qytetarëve dhe interesat kombëtare.

    Nëpërmjet këtij përafrimi, ne forcojmë subjektivitetin tonë ndërkombëtarë, bëhemi pjesë e një organizate politike, e cila është njëra prej akterëve më të rëndësishëm botërorë.

  • Në Washington për takime të shumta me zyrtarë të lartë amerikan

    Në Washington për takime të shumta me zyrtarë të lartë amerikan

    Uashington D. C., 30 nëntor 2017

    Para pak çastesh arrita në Uashington. Agjendë e ngjeshur dhe takime të shumta na presin përpara, duke përfshirë atë me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump, Gjeneralin H.R. Mc Master, Ndihmës-Sekretarin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, z. Mitchell, Kongresmenët Roskam e Price, ish-Sekretaren Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, dhe miq të tjerë, që e mbështetën vendin tonë në kohët më të vështira.

    Kosova është vërtetë e bekuar që e ka një aleat strategjik si Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Nëser do të shpalos edhe vizionin tim mbi zhvillimin ekonomik të vendeve të Ballkanit perendimor në adresimin tim para rreth 100 pjesëmarrësve të nivelit më lartë dhe vendim-marrësve të tjerë, që i bashkon konferenca e organizuar nga Këshilli Atlantik.

    Zhvillova takimin e parë në Washingon me Ndihmës-Sekretarin e Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, z. Wess Mitchel dhe Zëvendës-Ndihmës Sekretarin e Shtetit, z. Hoyt Yee.

    Uashington D. C., 30 nëntor 2017 – Pritje në Departamentin Amerikan të Shtetit nga Ndihmëssekretari i Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, Wess Mitchel

    Ri-konfirmuam bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e shkëlqyera në mes dy vendeve dhe dy popujve në të gjitha fushat. Mbështetja amerikane për Kosovën do të vazhdojë të jetë edhe më e fuqishme dhe do të ketë angazhim më të madh të ShBA-ve në Kosovë dhe rajon.

    Do të jemi në sinkron të plotë në çdo hap dhe veprim. Kalimi i Marrëveshjes së  demarkacionit me Malin e Zi dhe fillimi i dialogut Kosovë – Serbi mbeten çështje kryesore. Partneriteti dhe aleanca jonë strategjike është e palëkundur dhe e përjetshme.

    Në vazhdim të takimeve të nivelit të lartë gjatë vizitës time në SHBA, së bashku me Ministrat e Jashtëm të vendeve fqinje dhe ato nga rajoni takuam Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump, Gjeneralin H.R. McMaster, në Shtëpinë e Bardhë.

    ShBA do të mbetet e përkushtuar ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe do të rrisë edhe më shumë fokusimin dhe angazhimin e saj.

    Uashington D. C., 30 nëntor 2017 – Gjatë takimit me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump, Gjeneralin H. R. McMaster.
    Uashington D. C., 30 nëntor 2017 – Në adresimin tim në Konferencën e Këshillit Atlantik në panelin “Investimi në të ardhmen: a mund ta rregullojnë ndërmarrësit Ballkanin?”

    Përmbyllja me takimin e përbashkët me dy kongresmenët, miq dhe mbështetës të mëdhenj të popullit dhe institucioneve të Kosovës, Peter Roskam dhe David Price.

    Ne vërtet i kemi borxh këtij vendi për gjithçka që ka bërë, është duke bërë dhe do të bëjë për vendin dhe popullin tonë.

    Uashington D. C., 30 nëntor 2017Foto e përbashkët medy kongresmenët, miq dhe mbështetës të mëdhenj të popullit dhe institucioneve të Kosovës.

    TAKIM ME KËSHILLTAREN SPECIALE E ZËVENDËS-PRESIDENTIT TË SHBA-SË PËR EVROPË DHE RUSI SI DHE Z. BRAD BERKLEY

    Veç takimit me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit amerikan, Gjeneralin McMaster zhvillova takime të ndara edhe me znj Molly Montgomery, Këshilltare Speciale e Zëvendës-Presidentit të ShBA-së për Evropë dhe Rusi si dhe z. Brad Berkley, Drejtor për Çështje Evropiane për vendet e Baltikut, Ballkan, Evropë Qëndore dhe Detin e Zi në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, institucion ky kryesor i politikëbërjes në Shtëpinë e Bardhë.

    Uashington D. C., 30 nëntor, 2017 –Shtrëngim duarsh me Këshilltare Speciale e Zëvendës-Presidentit të ShBA-së për Evropë dhe Rusi si dhe z. Brad Berkley.

    Kënaqësi që ta takoj në një mëngjes pune diplomatin veteran, negociatorin e shkathët, analistin e shkëlqyer dhe profesorin e respektuar, Daniel Serwer nga Shkolla prestigjioze për Studime të Avansuara Ndërkombëtare (SAIS) në Universitetin Johns Hopkins.

    Me gjithë se jetojmë në Ballkanin Perëndimor dhe përballemi çdo ditë me realitetin, perspektiva e tij mbi rajonin dhe këshilltat praktike janë të jashtëzakonshme.

    Uashington D. C., 29 nëntor, 2017 Në takim, gjatë vizitës zyrtare në ShBA.
  • Mbledhja e dy qeverive në Korçëm Shqipëri – Kosovë

    Mbledhja e dy qeverive në Korçëm Shqipëri – Kosovë

    Korçë, 27 nëntor 2017

    Kam provuar emocione të mëdha që të jem në vigjilje të festës së Flamurit, në takimin tradicional të dy qeverive, të Shqipërisë dhe të Kosovës, që u mbajt, sipas dëshirës sime, në Korçë, në vatrën e Rilindjes Kombëtare. Bashkë jemi më të fortë!

  • Pjesmarrës në Ministerialin e 34-të të Konferencës së Frankofonisë, nga ku sjella edhe njohjen e Madagaskarit

    Pjesmarrës në Ministerialin e 34-të të Konferencës së Frankofonisë, nga ku sjella edhe njohjen e Madagaskarit

    Paris, 26 nëntor 2017

    Kam marrë pjesë dhe përfaqësuar vendin në Ministerialin e 34-t të Konferencës së Frankofonisë, e cila i kishte zhvilluar punimet në kryeqytetin francez, Paris.

    Me këtë rast, kam zhvilluar takime të ndara me Ministrin për Marrëdhënie me Jashtë dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Burundit, Togos, Cape Verde, Tunizisë, ministra të ngarkuar dhe të deleguar nga Republika Demokratike e Kongos, Republika Qendrore Afrikane, Guniea Bissau, të Dërguarin e Posaçëm të Presidentit nga Republika e Guinesë, përfaqësues të lartë nga Qeveria e Seychelles, Ministrin e Shtetit në Ministrinë për Evropë dhe Marrëdhënie me Jashtë të Francës dhe përfaqësues të tjerë nga shtete të ndryshme pjesëmarrëse.

    Në të gjitha takimet bilaterale që kam zhvilluar kam ripërsëritur kërkesën për njohje ndaj vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën dhe kam rikonfirmuar marrëdhëniet e mira dhe miqësore me përfaqësues të shteteve që e kanë njohur vendin tonë.

    Gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Frankofonsisë në Paris pranova edhe zyrtarisht Notën Verbale të njohjes së Republikës së Kosovës shtet i pavarur dhe sovran nga Republika e Madagaskarit, pas një takimi që kam zhvilluar me homologun tim nga ky shtet.

    Paris, 26 nëntor 2017 – Gjatë pranimit të Notës Verbale të njohjes së Republikës së Kosovës shtet i pavarur dhe sovran nga Republika e Madagaskarit.

    Pasi pranova Noten Verbale të njohjes së Republikës së Kosovës nga Madagaskarim vazhdova takimet e radhës. Republika e Afrikës Qendrore, vendi që ka njohur Kosovën në vitet e para pas shpalljes së pavarësisë, është vend jashtëzakonisht i rëndësishëm. 

    Ne, do të thellojmë marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet të rëndësishëm afrikan. Këtë ia komunikova edhe ministrit të deleguar për Frankofoni, Chancel Sekode Ndeugbayi, të cilit i kërkova mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në Interpol, si mundësi reale e luftës kundër fenomeneve negative dhe krimit të organizuar ndërkombëtar.

    Paris, 26 nëntor 2017 – Takim me Ministrin e Jashtëm të Afrikës Qendrore, Chancel Sekode.

    TAKIM ME MINISTRIN E JASHTËM TË BURUNDIT, ALAYN NYAMIDWE

    Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Armeni dhe pjesëmarrjes në Konferencën e Frankofonisë në kryeqytetin armen Jerevan, kam zhvilluar takime të ndara me disa homologë, me të cilët ka diskutuar mbi shqyrtimin e intensifikimit të bashkëpunimit dypalësh dhe ka kërkuar mbështetje për anëtarësimin e vendit në Organizatat Ndërkombëtare, me theks të veçantë në INTERPOL.

    Kënaqësi ishte edhe takimi me ministrin e Jashtëm të Burundit, Alayn Nyamidwe.

    Paris, 26 nëntor 2017 – Takim me Ministrin e Jashtëm të Burundit, Alayn Nyamidwe.
    Paris, 26 nëntor 2017 – Takim me Ministrin e Jashtëm të Togos, Robert Dusey.
    Paris, 26 nëntor 2017 – Takim me Ministrin e Jashtëm të Tunizisë, Khemaies Jhinaoui.
    Paris, 26 nëntor 2017 – Takim me Ministrin e ngarkuar të Frankofonise, John Kwet Mwan.

    TAKIM ME MINISTRIN E JASHTËM TË GUINEA BISSAUS

    Takim shumë miqësor më Ministrin e Punëve të Jashtme të Guineas, Mamady Toure, me të cilin patëm një shkëmbim të rëndësishëm të ideve në lidhje me bashkëpunimin mes dy vendeve. 

    E falënderova për përkrahjen e fuqishme, që po na ofron në procesin e anëtarësimit në Interpol dhe organizata tjera ndërkombëtare.

    U pajtuam të organizojmë vizita me qëllim të shqyrtimit të mundësive të bashkëpunimit dhe i premtova, që Republika e Kosovës tashmë ka krijuar një përvojë, të cilën mund ta ndajë me këtë vend, veçanërisht në fushën e legjislacionit apo praktikave policore.

    Paris, 26 nëntor 2017 – Takim me Ministrin e Jashtëm të Guinea Bissaus.
    Paris, 26 nëntor 2017 – Takim me të Deleguarin Special të Presidentit të Guinea Conakry.
    Paris, 26 nëntor 2017 –Takim me Këshilltarin e Lartë të Presidentit të Seychelles.

    TAKIM ME SEKRETARIN E SHTETIT TË FRANCËS, JEAN BAPTISTE LEMOYNE

    Vizitën në Paris e mbylla me një takim me Sekretarin e Shtetit të Francës, Jean Baptiste Lemoyne.

    Shpreha se liria, barazia dhe vëllazëria si parime themelore të revolucionit francez kanë qenë dhe mbeten frymëzuese për të gjithë ne edhe këtu në Kosovë. Liria e Kosovës na bëri bashkë në vitin 1999.

    Shteti i Kosovës na bashkoi sërish në vitin 2008. Tani, Kosova dhe Franca, si dhe Kosova e Perëndimi janë së bashku në promovimin e vlerave më të mira politike dhe ekonomike të demokracisë.

    Paris, 26 nëntor 2017 – Takim me Sekretarin e Shtetit të Francës, Jean Baptiste Lemoyne.
  • Me ftesë të Qeverisë së Turqisë (edhe pse Kosova nuk ishte anëtare e kësaj organizate), kam marrë pjesë edhe në sesionin e 33-të të COMCEC-ut

    Me ftesë të Qeverisë së Turqisë (edhe pse Kosova nuk ishte anëtare e kësaj organizate), kam marrë pjesë edhe në sesionin e 33-të të COMCEC-ut

    Stamboll, 22 nëntor 2017

    Qeveria e Republikës së Turqisë ka treguar me vepra gjithmonë se Republikën e Kosovës, e sheh si vend partner dhe strategjik. Edhe pse Republika jonë nuk është antare e Organit Ekonomik dhe Bashkëpunimit Tregtarë të shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, unë isha pjesmarrës pasi zyrtarisht erdhi ftesa nga qeveria e Republikës së Turqisë

    Unë morra pjesë dhe po e përfaqësojë Republikën e Kosovës në sesionin e 33-të të COMCEC-ut, Organit Ekonomik dhe Bashkëpunimit Tregtarë të shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, që po i zhvillon punimet e saj në Stamboll.

    Në sesionin e pasdites, do t’i adresohem me një fjalim sesionit ministror të 24 Ministrave të Ekonomisë dhe Punëve të Jashtme të shteteve anëtare të kësaj Organizate, të pranishëm në këtë aktivitet.

    Stamboll, 22 nëntor 2017 – Fotografi e përbashkët gjatë konferencës në OIC-OCI

    Në margjina të këtij ministeriali takova disa, por, do të takojë edhe shumë delegacione dhe përfaqësues të nivelit të lartë, të shteteve njohëse dhe jo-njohëse të Republikës së Kosovës.

    Nga 57 shtete anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik 36 sish e kanë njohur Republikën e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. Na mbeten edhe 21 të tjera që t’i bindim për ta njohur edhe de jure realitetin dhe rrethanat e reja në Kosovë.

    Në margjina të punimeve të sesionit të 33-të të COMCEC-ut, kisha edhe një shtrëngim duarsh dhe takim të shkurtër edhe me Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.

    Stamboll, 22 nëntor 2017Shtrëngim duarsh dhe takim të shkurtër edhe me Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.
  • Takime me shefat e zyrave diplomatike të akredituar në Prishtinë

    Takime me shefat e zyrave diplomatike të akredituar në Prishtinë

    Prishtinë, 21 nëntor 2017 –

    Ditën e fillova duke pritur në takim Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Konstantina Athanassiadou. Shefes së Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, i konfirmova se e vlerësojmë mbështetjen që Athina ka dhënë dhe po jep në ndërtimin e perspektives euroatlantike të Kosovës.

    I rikonfirmova se dy vendet trajtojnë reciprokisht relacionet me respekt dhe përkushtim të madh. Në takim u diskutua edhe për projektet e reja bilaterale ndërmjet dy vendeve, sidomos në organizimin e konferencave të përbashkëta ekonomike.

    Prishtinë, 21 nëntor 2017 – Takim me Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Konstantina Athanassiadou.

    Takimi i radhës që zhvillova gjatë ditës ishte me të ngarkuarin me Punë të Arabisë Saudite në Tiranë, që mbulon shtetin tonë, Fayez Almeyat.

    Vlerësim për qeverinë e re, gatishmëri për mbështetje të gjithanshme dhe të palëkundur ndaj Kosovës, pranova nga Almeyat.

    Vlerësova si shumë të rëndësishme ndihmën saudite në gjithë fushat, duke filluar me njohjen e hershme, që përcaktoi një fluks tjetër njohjesh të Kosovës prej vendeve të tjera arabe dhe islamike. Arabia Saudite do të shtojë numrin e studentëve kosovarë në degë të tjera si mjekësia, inxhinieria, etj, veç degëve teologjike.

    Prishtinë, 21 nëntor 2017 – Takim me Shefin e misionit të Ambasadës së Arabisë Saudite, Fayez Almeyat.

    Kërkova, që të firmosen marrëveshje të reja bashkëpunimi, të vendoset reciprociteti në lëvizjen e lirë të qytetarëve të të dyja vendeve dhe angazhimin e shtuar të Arabisë Saudite si vend mik për shtimin e njohjeve tek vendet që ajo ka ndikim.

    Takimi me Shefin e Zyrës sllovake në Prishtinë, Lubomir Batar

    Ngritja e nivelit të përfaqësimit diplomatik në mes Kosovës dhe Sllovakisë dhe rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe Odave Ekonomike nga të dyja vendet respektive ishin disa nga çështjet që diskutova me shefin e Zyrës së Sllovakisë në Kosovë, Lubomir Batar.

    Prishtinë, 21 nëntor 2017 – Takimi me Shefin e Zyrës sllovake në Prishtinë, Lubomir Batar.

    Me Batar kemi ndarë të njëjtin mendim se marrëdhëniet midis dy vendeve  janë shumë të mira, duke vlerësuar se megjithëkëtë ende ka hapësirë për intensifikimin e bashkëpunimit intensiv ekonomik dhe shfrytëzimin e mundësive të reja që ofrojnë tregjet në këto dy vende.

    TAKIM ME AMBASADORIN JOREZIDENT TË JAPONISË NË KOSOVË, KIYOSHI KOINUMA

    Ambasadorin Koinuma e njoftova me ecurinë e themelimit të Parkut të Biznesit Japonez, i cili do t’i ofrojë bizneseve japoneze kushte të favorshme për investime në Kosovë.

    Në kuadrin e thellimit të bashkëpunimit ekonomik, Ambasadori Koinuma më njoftoi për iniciativën e Kryeministrit japonez, z.Shinzo Abe, për mbështetjen e zhvillimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor, dhe në këtë kuadër Ambasada japoneze në Vjenë do të organizojë forumin ekonomik për promovimin e investimeve në Kosovë në fillim të muajit tetor.

    Prishtinë, 21 nëntor 2017 – Takim me Ambasadorin jorezident të Japonisë në Kosovë, Kiyoshi Koinuma.

    U diskutua edhe tema e dialogut me Serbinë, për të cilën Japonia është e interesuar që të mbarojë sa më parë, dhe njëherit përkrahë fuqishëm anëtarësimin e Republikës së Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar.

  • Një nga mëngjeset që e kalova së bashku me mikun e madh të Kosovës, kongresmenin Eliot Engel

    Një nga mëngjeset që e kalova së bashku me mikun e madh të Kosovës, kongresmenin Eliot Engel

    Prishtinë, 21 nëntor 2017

    Sa herë që kongresmeni Eliot Engel është në Prishtinë, edhe përkundër angazhime të mëdha, gjejm kohë që të takohemi.

    Gjatë një mëngjesi pune, që sot zhvillova me Kongresmenin amerikan, Eliot Engel, ai e vlerësoi kontributin tim në shtimin dhe zgjerimin e gjeografisë së njohjeve në të gjitha anët e globit.

    Kërkova vazhdimin e bashkëpunimit dhe shtimin e përpjekjeve të reja, së bashku me kongresmenin Engel, i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në këtë drejtim, që të sigurojmë njohje të reja nga shtetet, që ende nuk e kanë ndërmarrë një hap të tillë.

    Prishtinë, 21 nëntor 2017 – Gjatë takimit me Kongresmenin amerikan, Eliot Engel. Kontributi i Engel për vendin tonë është i njohur nga secili qytetar i Kosovës.

    Kërkova, gjithashtu, rritjen e pranisë amerikane në Kosovë dhe i bëra thirrje, që Kongresmeni Engel të ushtrojë ndikimin e tij tek kompanitë gjigante amerikane me eksperiencë në fushën e minierave, që të vijnë dhe investojnë në Trepçë.

    Mbi qëllimin e njëjtë të rritjes së investimeve amerikane në vendin tonë, i bëra ftesë mikut të madh të Kosovës dhe shqiptarëve, që brendet e njohura multinacionale amerikane në fushën e produkteve agro-ushqimore, të vijnë dhe të investojnë në Kosovë, në mënyrë që produktet e shkëlqyera të Kosovës, të bëhen pjesë e tregjeve globale.

    Kongresmenin Engel e njoftova edhe me vizionin tim në qeverinë e re për të prodhuar rezultate sa më të shpejta ekonomike si dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve të vendit.