Kisha kënaqësinë, që sot, fillimisht të shtrojë një drekë pune dhe më pas të zhvillojë një takim dy-palësh me homologen dhe miken time nga Bullgaria, Zëvendës-Kryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të znj. Ekaterina Zaharieva.
Vlerësuam lartë raportet e shkëlqyeshme në mes dy vendeve dhe shprehëm zotime të dyanshme për thellimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve, në veçanti në bashkëpunimin ekonomik dhe rritjen e shkëmbimit tregtarë.
U sigurova për vazhdimin e mbështetjes së palëkundur bullgare për anëtarësimin e Kosovës në Organizata Ndërkombëtare dhe për mbështetjen në proceset euro-atlantike të Kosovës.
Bullgaria do të pranojë kryesimin e radhës të Presidencës së BE-së nga Janari i vitit të ardhshëm dhe mbështetja e saj do të jetë tejet e rëndësishme.
Prishtinë, 19 tetor 2017 – U sigurova për vazhdimin e mbështetjes së palëkundur bullgare për anëtarësimin e Kosovës në Organizata Ndërkombëtare dhe për mbështetjen në proceset euro-atlantike të Kosovës.
Duhet të organizohemi, që bashkëpunimi ekonomik të jetë edhe më i mirë dhe të ketë më shumë shkëmbime të mallrave.
Kosova, ka çka të mësojë nga përvoja e Bullgarisë, si në përvojën e shtet-ndërtimit, ashtu edhe në atë të integrimit në BE.
Homologja nga Republika e Bullgarisë, Zaharieva, e ka vlerësuar lartë miqësinë që është ndërtuar ndërmjet dy vendeve dhe dy popujve, duke shprehur përkushtimin e shtetit të saj dhe mbështetjen e perspektivës evropiane për Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Prishtinë, 19 tetor 2017 – Gjatë takimit me delegacionet tona me ninistren e Punëve të Jashtme të Bullgarisë.
Lloyd Norman Axworthy, ishte ministër gjatë kohës së periudhës së krizave në Kosovë. E vlerësova lartë përkrahjen e Kanadasë në konsolidimin e shtetit të Kosovës.
Kanada si shtet mik, ka pasur një rol aktiv në momentet më të rënda për Kosovën, por ka qenë prezentë, po ashtu, me trupat e saj në Kosovën e pasluftës.
Pas angazhimeve të shumta jashtë shtetit dhe lobimit për njohjet anash nuk kam lënë as takimet me ambasadorët e akredituar në Kosovë. Gjatë ditës takova ambasadoren e Holandës, Gerrie Willems.
Me Ambasadoren holandeze diskutuan për perspektivën europiane, procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, si dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.
Prishtinë, 12 tetor 2017 – Gjatë takimit me Ambasadoren e Holandës, Gerrie Willems.
Diplomaten holandeze e njoftova rreth progresit në Kosovë, në veçanti për përmbushjen e kritereve që Kosova ka bërë për liberalizimin e vizave.
Takova edhe ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, Anne Doster, të cilë i shpreha mirënjohje se shteti i Luksemburgut ka bërë investime të vazhdueshme në Kosovë, në fusha të ndryshme.
Me të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Luksemburgut në Kosovë, biseduam edhe për investime tjera të mundshme, si dhe për mundësitë e projekteve dhe bashkëpunimeve në të ardhmen, në mënyrë specifike ato në shëndetësi dhe arsim.
Prishtinë, 12 tetor 2017 – Takim me Ambasadoren e Luksemburgut, Anne Doster.
Në Budapest udhëtova pasi që do të jem pjesmarrës në takimet e nivelit të lartë të ministerialit të Procesit të Vishegradit.
Por, para se të fillojë takimet e nivelit të lartë në Budapest, me përfaqësuesit e katër shteteve, Polonia, Hungaria, Çekia, Sllovakia, që përbëjnë Vishegradin, unë takova homologun tim hungarez, Peter Szijjiarto.
I potencova ministrit të jashtëm hungarez se kosovarët duan menjëherë liberalizimin e vizave, sepse ne nuk duam, që të rinjtë tanë, që njerëzit e biznesit, të ndihen të izoluar, të diskriminuar në nivel europian”.
Këtë mesazh i dërgova homologut tim hungarez, Peter Szijarto, gjatë një takimi shumë miqësor dypalësh, që zhvillova sot në Budapest para se të fillojë takimi ministerialit të Procesit të Vishegradit.
Budapest, 11 tetor 2017 – Homologut hungarez i I kërkova, që edhe procedura e dhënies së vizave të lehtësohej që tani edhe në nivel dypalësh.
Miku im, Ministri Szijarto, e quajti shumë të drejtë këtë shqetësim dhe më tregoi edhe një rast të ndërhyrjes së tij personale për të shkurtuar afatet e takimeve për viza në Ambasadën hungareze në Prishtinë. U pajtuam së bashkërisht se kemi marrëdhënie të shkëlqyera politike dhe duhet të ngremë edhe marrëdhëniet ekonomike në këtë nivel.
MINISTERIALI I GRUPIT TË VISHEGRADIT NË BUDAPEST
Me ftesë të vendeve anëtare të Grupit të Vishegradit, kam marrë pjesë dhe i jam adresuarme një fjalim edhe Ministerialit të Grupit të Vishegradit, që ishte mbajtur në Hungari dhe ku kishin marrë pjesë shefat e diplomacisë së Hungarisë, Polonisë, Çekisë, Sllovakisë, plus 6 vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ata të Rumanisë, Kroacisë, Estonisë dhe Bullgarisë, si vend President i radhës së Bashkimit Evropian në atë periudhë kohore.
Budapest, 11 tetor 2017 – Pjesëmarrja dhe adresimi im në Ministerialin e Grupit të Vishegradit.
Në fjalën time i’u adresova shefave të diplomacisë së Hungarisë, Polonisë, Çekisë, Sllovakisë, plus 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe atyre të Rumanisë, Kroacisë, Estonisë dhe Bullgarisë nëpërmjet, të cilit kërkova Kosova mos të mbetet vrimë e zezë, por, asaj dhe qytetarit të saj t’i kthehet liria universale, legjitime.
Liria e lëvizjes lirshëm. “…Kosova evropiane është ndërtuar në harmoni të plotë me miqtë tanë Evropian dhe shtetet përtej Atlantikut. Jemi të vendosur që të rrugëtojmë në këtë drejtim, duke u integruar në çdo Organizatë humane demokratike.
Falënderoj nga thellësia e zemrës të gjithë anëtaret, shtetet anëtare të Vishegradit, të cilët pa kufij e dhanë ndihmën e tyre, që Kosova të rrugëtojë deri këtu dhe kam përfituar bindjen se ata do ta mbështesin Kosovën edhe në rrugëtimin e saj deri te integrimi i plotë i Kosovës në shtëpinë e madhe evropiane.
I lus këto shtete të bëjnë çdo gjë që është e mundur që bashkëqytetarëve të mi t’i mundësohet lëvizja e lirë. Lëvizja e lirë është një e drejtë legjitime e çdo evropiani. Prandaj, mos të mbetet Kosova vrimë e zezë, por, Kosovës dhe qytetarit të saj t’i kthehet liria universale, legjitime. Liria e lëvizjes lirshëm. Ju faleminderit!”
Bashkëbisedimin e vazhdova me homologun tim hungarez Peter Szijjiarto.
”Ne e përkrahim perspektivën europiane të Kosovës… liberalizimin e vizave…”, kështu tha sot, miku im, Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijarto, para mediave të pranishme, në emër të Presidencës së Grupit të Vishegradit, një grupim vendesh të Europës Qendrore, pjesë e Bashkimit Europian (Polonia, Hungaria, Çekia, Sllovakia).
Deklarata u dha ndërsa Ministrat e Jashtëm të vendeve të këtij grupi, plus homologët e tyre të Ballkanit dhe Rumanisë dhe Estonisë, dolën para mediave nga gjithë Europa.
Para mediave Europiane, që mbulonin këtë ngjarje të rëndësishme bëra thirrje me gjithë zemër për audiencat e tyre vendore që Kosovës t’i jepet liberalizimi i vizave. “Jepini rinisë së Kosovës, liberalizimin e vizave, që Kosova të mos mbetet vrimë e zezë e Europës”, ishte mesazhi im kryesor.
Budapest, 11 tetor 2017 – Bashkëbisedim me homologun tim hungarez Peter Szijjiarto.
Shumë takim i përzemërt me homologun tim finlandez Timo Soini, që ruan kujtimet më të mira nga vizita në Prishtinë për dhjetë vjetorin e pavarësisë.
I kërkova mbështetje për liberalizimin e vizave dhe e informova për procesin e dialogut me Serbinë.
Ftova ndërmarrësit finlandezë, një vend me eksperiencë në sportet dimërore, të investojnë në Kosovë, duke përfituar lehtësi të mëdha.
Miku im Soini më garantoi për mbështetjen e vendit të tij në të gjithë organizatat ndërkombëtare ku Kosova bën pjesë, apo do të aplikojë në të ardhmen.
Në javën e parë të tetorit si ministër i jashtëm i Republikës së Kosovës, vazhdova takimet me ambasadorët e akredituar në Kosovë, andaj ishte kënaqësi ta pres në takim kurtuazie Ambasadorin austriak në Prishtinë, Gernot Pfandler. Ri-konfirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera në mes dy vendeve.
Austria do të vazhdojë mbështetjen e fuqishme për konsolidimin e shtetit të Kosovës. U pajtuam që të kemi edhe një Plan Veprimi dy-palësh në mes dy vendeve.
Prishtinë, 3 tetor 2017 – Nga takimi i zhvilluar me Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler.
Ambasadori Pfandler më dërgoi personalisht edhe letrën e urimit nga homologu im, Ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz.
Takimi i radhës ishte me Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László Márkusz.
Atij i shpreha gatishmërinë që Hungaria të jetë edhe më e pranishme në tregun kosovar, me synimin që të krijohen mundësi edhe për palën kosovare dhe veç kësaj të shikohen mundësitë e krijimit të partneriteteve të reja në mes dy vendeve në funksion të arritjes së këtij qëllimi.
Po ashtu, vlerësova mbështetjen e Hungarisë me kredinë e butë që i ka dhënë Kosovës dhe e cila synohet të investohet në projekte mjedisore.
Prishtinë, 3 tetor 2017 – Gjatë takimit me Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László Márkusz.
Takim shumë i rëndësishëm ishte edhe ai me Zv/kryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmani. Me të u dakorduam se Republika e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë do të mbajnë mbledhje të përbashkët mes dy qeverive.
Do të ndërmarrin veprime konkrete për lehtësimin e kalimit të kufirit, do të synojnë projekte të përbashkëta në kuadër të procesit të Berlinit dhe do të shikojnë mundësinë e krijimit të pikave të përbashkëta doganore.
Prishtinë, 3 tetor 2017 – Takim me Zv/kryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmani.
Këto ishin disa nga temat e takimit, të cilat u diskutuan në takim. Shkëmbimi i përvojave në kuadër të procesit të integrimeve euro-atlantike ishte një çështje tjetër, për të cilën të dyja palët kanë theksuar si të rëndësishme.
GJATË PRITJES NË TAKIM TË AMBASADORIT TË NORVEGJISË NË KOSOVË, PER STRAND SJAASTAD
Falënderova Ambasadorin për mbështetjen e palëkundur dhe konsistent të shtetit dhe popullit norvegjez nëpër të gjitha proceset të cilat ka kaluar Kosova dhe populli i saj.
Shprehem zotimet tona për rritjen e përpjekjeve për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit dy-palësh, me fokus të veçantë në Diplomacinë Publike, Energji, Investime si dhe vazhdimin e ofrimit të përkrahjes për trajnimin e shërbyesve civil për procesin e integrimit evropian.
Prishtinë, 4 tetor 2017 – Gjatë pritjes në takim të Ambasadorit të Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad.
TAKIM ME DREJTORIN GJENERAL PËR POLITIKAT E FQINJËSISË EVROPIANE DHE ZGJERIM
Në kuadër të këtij takimi është diskutuar në lidhje me liberalizimin e vizave, avancimin e agjendës evropiane për Kosovën, respektivisht reformat e kërkuara në nivel nacional, si dhe bashkëpunimin rajonal në kuadër të Hapësirës Rajonale Ekonomike.
Delegacionin njoftova se qytetarët e Republikës së Kosovës, që duan lëvizjen e lirë nuk kanë lidhje me demarkacionin, dhe shpreha përkushtimin se do të bëhet gjithçka që do të jetë e mundur, që liberalizimi i vizave të mundësohet.
Prishtinë, 4 tetor 2017 – Takim me Drejtorin Gjeneral për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Zgjerim.
TAKIM ME MARCO MANTOVANELLI, MENAXHER PËR KOSOVË NË BANKËN BOTËRORE
Me politika që mbështesin bizneset e vogla dhe të mesme, prodhimin vendor, me lidhjen e arsimit me ekonominë lëvizim drejt zhvillimit, theksova edhe nevojën për tërheqjen e investitorëve nga jashtë, ku rol aktiv dhe pozitiv mund të luajnë si mërgata ashtu edhe institucionet tjera financiare ndërkombëtare që e pranojnë dhe ndihmojnë Republikën e Kosovës.
Në këtë takim diskutuam edhe disa projekte që kanë të bëjnë me furnizim të ujit të pijshëm, ujitjen e tokës bujqësore, ruajtjen e lumenjve, deponitë e hapura, zhvillimin rural dhe për punësimin e të rinjve.
Prishtinë, 4 tetor 2017 –Takim me Marco Mantovanelli, menaxher për Kosovë në Bankën Botërore.
TAKIM ME SHEFIN E OSBE-SË NË KOSOVË, JAN BRAATHU
Në margjina të këtij takimi, informova Ambasadorin Braathu mbi zhvillimet e gjithmbarshme politike në vendin tonë, të arriturat e deritanishme, si dhe për objektivat dhe synimet e Qeverisë së Republikës për vitin e ri kalendarik.
Prishtinë, 5 tetor 2017 – Takim me shefin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.
Në ndërkohë, Ambasadori Braathu ka njoftuar në lidhje me planet dhe aktivitetet e këtij Misioni në Kosovë për vitin e ardhëm, si dhe për prioritetet e shtetit Italian, e cila do të jetë kryesuese e OSBE-së gjatë vitit 2018.
TAKIM ME AMBASADORIN E KUVAJTIT, FAYEZ MISHARI AL-JASSIM
Me qëllimin e intensifikimit të bashkëpunimit bilateral në të gjitha fushat, por, me fokusim të veçantë në çështjet e koordinimit politik dhe atë të thellimit të bashkëpunimit ekonomik, Kosova pritet të akreditojë brenda pjesës së parë të vitit të ardhshëm edhe Ambasadorin e saj në shtetin e Kuvajtit.
Prishtinë, 5 tetor 2017 – Takim me Ambasadorin e Kuvajtit, Fayez Mishari Al-Jassim.
Gjermania është një partner strategjik i Kosovës, jo vetëm në rrafshin bilateral, por edhe në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian.
Kërkova nga Ambasadori vazhdimin e mbështetjes së Berlinit në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, duke theksuar rëndësinë e miratimit të demarkacionit me Malin e Zi, e cila i hap rrugë liberalizimit të vizave për Kosovën.
Prishtinë, 9 tetor 2017 – Takim me Ambasadorin Christian Heldt, diskutim i përgjithshëm bilateral për raportet e Kosovës me Gjermaninë dhe perspektivën evropiane të vendit.
Kosova do të mbetet partner i besueshëm dhe do të vazhdojë t’u qëndrojë para obligimeve ndërkombëtare që ka marrë.
GJATË TAKIMIT ME AMBASADORIN REZIDENT TË MBRETËRISË SË BELGJIKËS NË KOSOVË, FRANÇOIS BONTEMPS
Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Belgjikës duhet t’i shtojnë energji të reja përpjekjeve nga të dyja vendet respektive për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjes së investimeve.
Prishtinë, 10 tetor 2017 – Gjatë takimit me Ambasadorin rezident të Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, François Bontemps.
Mbretëria e Belgjikës ka qenë dhe vazhdon të mbetet një shtet partner dhe mik i Republikës së Kosovës, i cili i ka ofruar mbështetje të fuqishme ndaj të gjitha proceseve të shtet-ndërtimit në Kosovë dhe fuqizimit të shtetësisë së Kosovës në komunitetin ndërkombëtarë.
Gjatë hapjes së konferencës së katërt të Shkollës Diplomatike për diplomatë të rinj me temën “Të drejtat e njeriut dhe demokracia”, të organizuar nga Akademia Diplomatike e Kosovës, me mbështetjen e Fondacionit gjerman “Friedrich Ebert Stiftung”.
Institucionet e Bashkimit Evropian dhe selia e NATO-s në Bruksel ishin dy destinacionet e radhës brenda muajit të parë.
Në kuadër të kësaj vizite kam takuar përfaqësues të Parlamentit Evropian, Komisionarin për Politikën Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim, Johannes Hahn, Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, znj. Frederica Mogherini, dhe Zëvendëssekretaren e Përgjithshme të NATO-s, znj. Rose Bottemoeller.
Nga e majta në të djathtë: z. Behgjet PACOLLI, Ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës; Znj. Federica MOGHERINI, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë.
Gjatë këtyre takimeve kam pranuar lëvdata për tejkalimin e krizës politike që po përballej vendi pas zgjedhjeve të përgjithshme të qershorit, kam pranuar mbështetje të plotë për proceset euroatlantike të Kosovës dhe përpjekjet për zgjidhjen e çështjes së marrëveshjes së shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi.
Pas takimit me Mogherinin vizitat vazhduan me takim bilateral me komisionarin për politikën Evropiane të fqinjësisë dhe negociatave për zgjerim, Johannes Hahn.
Nga e majta në të djathtë: z. Behgjet PACOLLI, Ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës; Znj. Federica MOGHERINI, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë.Nga e majta në të djathtë: z. Behgjet PACOLLI, Ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës; Znj. Federica MOGHERINI, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë.
Procesei i integrimit evropian dhe euro-atlantik mbetet qëllimi kryesor i politikës së jashtme të Republikës së Kosovës, duke konsideruar se vlerat evropiane janë edhe vlera të Kosovës dhe se rrugëtimi i Kosovës nuk është i plotë pa u bashkuar në familjen evropiane.
Takim me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini.Nga e majta në të djathtë: z. Behgjet PACOLLI, Ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës; Znj. Federica MOGHERINI, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë.Bruksel, 28 shtator 2017 – Në takim me z.Hahn, shpreha zotimin se Kosova për të gjitha proceset e ndërlidhura me agjendën evropiane, duke përfshirë këtu edhe dinamizmin e zbatimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim si dhe liberalizimin e vizave.
Zhvillova një takim jashtëzakonisht të mirë dhe shumë miqësor edhe me Zëvendës-Sekretaren e Përgjithshme të NATO-s, znj Rose Gottemoeller, në selinë qëndrore të NATO-s në Bruksel.
Ndjenjë e veçantë dhe emocione shumë, që të qëndrojë në ambientet e kësaj organizate, që luajti rol vendimtar në ndalimin e spastrimit etnik dhe gjenocidit në Kosovë, ndërtimin e paqes dhe vazhdimin e mëtejmë të sigurisë rajonale.
Bruksel, 28 shtator 2017 – Takim në selinë qendrore të NATO-s me Zëvendëssekretaren e Përgjithshme e NATO-s, Rose Bottemoeller u pajtuam që në kordinim të ngushtë me aleatet strategjik te procedojme me formimin e ushtrisë së Kosovës.
NATO-ja do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën dhe do të kemi një bashkëpunim të shkëlqyeshëm për të kontribuar së bashku në ndërtimin e paqes dhe ruajtjen e sigurisë ndërkombëtare.
Bruksel, 28 shtator 2017 – Takim me Antonio Panzeri, raportues në hije për Kosovën në Parlamentin Evropian.
Takimet në Bruksel i vazhdova me grupin e Liberalëve në Parlamentin Evropian, ALDE. Unë u thash se jemi krenarë që një pjesë e madhe e qeverisë së Kosovës janë liberal.
Kërkova ndihmën e bashkëbiseduesve kundrejt vendeve të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, duke marrë premtimin për angazhimin e tyre në këtë drejtim.
Bruksel, 28 shtator 2017 – Takim me Grupin e Liberalëve në Parlamentin Evropian, ALDE, potencova se diplomacia ekonomike është e rëndësishme krahas asaj tradicionale, sepse prodhon rezultate të prekshme prej qytetarëve.
Pasdite takimin e radhës në agjend e realizova me Tanya Fajon, e cila është raportuese e Parlamentit Evropian për Liberalizimin e Vizave për Kosovën.
Si do ecet përpara me liberalizimin e vizave, ishte tema kryesore në këtë takim. Votimi i demarkacionit, dialogu me Serbinë, zhvillimi ekonomik, ishin tema të tjera.
Bruksel, 28 shtator 2017 – Gjatë takimit me Tanya Fajon, raportuese e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Zonja Fajon shprehu vullnetin për ta mbështetur Kosovën në këtë fazë të zhvillimit, duke mbetur kështu një mike e madhe e Kosovës.
Bruksel, 28 shtator 2017 – Takim me Tonino Picula, kryesues i delegacionit për Kosovë në Parlamentin Evropian ishte edhe i fundit në vizitën time në Bruksel.
Mali i Zi është shteti i dytë, që unë po vizitoj në cilësinë e Ministrit të Jashtëm. Në këtë gatishmëri, në këto përpjekje tonat, ne shprehim në mënyrën më besnike ndjenjat e miqësisë të popullit tonë kundrejt popullit të Malit të Zi.
Kosova i është mirënjohëse Malit të Zi për mbështetjen gjatë historisë së largët dhe të afërt, veçanërisht gjatë periudhës së luftës së fundit. Midis dy popujve tanë ka lidhje tradicionale miqësie dhe bashkëpunimi, në nivel familjesh, individësh, komunash, institucionesh dhe partish politike.
Në këtë frymë takimin e parë zyrtarë më priti presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanović.
Gjatë takimit me presidentin Vujanovic, shpreha se sgjë nuk është e pamundur në marrëdhëniet midis dy fqinjëve, që e respektojnë dhe e vlerësojnë njeri tjetrin.
Podgoricë, 26 shtator 2017 – Gjatë takimit me Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanović shpreha se sgjë nuk është e pamundur në marrëdhëniet midis dy fqinjëve, që e respektojnë dhe e vlerësojnë njeri tjetrin.
Ne duam të shfrytëzojmë eksperiencën e Malit të Zi për integrimin euroatlantik. Ne duam të shtyjmë përpara zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike, të rrisim vëllimin e shkëmbimeve tregtare. Ne jemi të gatshëm të shohim mundësitë e shtimit dhe ndërtimit të rrugëve të komunikimit midis dy vendeve.
Takimi i radhë në shtetin malazez ishte me kryetarin e Kuvendit të këtij shteti fqinjë, Ivan Brajović.
Gjatë takimit kërkova përshpejtimin e punës për të rritur nivelin e bashkëpunimit midis dy vendeve në të gjitha nivelet, veçanërisht në ekonomi, në rritjen e shkëmbimeve ekonomike dhe njerëzore, ku komunikacioni konsiderohet se ka rëndësi thelbësore.
Podgoricë, 26 shtator 2017 – Gjatë takimit me Kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajović, kërkova përshpejtimin e punës për të rritur nivelin e bashkëpunimit midis dy vendeve në të gjitha nivelet, veçanërisht në ekonomi, në rritjen e shkëmbimeve ekonomike dhe njerëzore, ku komunikacioni konsiderohet se ka rëndësi thelbësore.
Ne duhet të punojmë kah integrimi i linjave hekurudhore, krijimi i subjekteve të përbashkëta në fushën e transportit ajror, etj. Ne jemi vende të vogla, që të kemi sukses në këto lloj transportesh, në botën globale që na rrethon.
Minoriteti malazez është një urë e fuqishme miqësie. Këtë e diskutova edhe në takimin e radhës me homologun tim malazaz, Srdjan Darmanoviç, diskutuam se jemi të gatshëm të nënshkruajmë një marrëveshje të Partneritetit Strategjik midis dy vendeve.
Podgoricë, 26 shtator 2017 – Gjatë takimit tim me homologun malazez Srdjan Darmanoviç, u pajtuam se midis dy popujve tanë ka lidhje tradicionale miqësie dhe bashkëpunimi, në nivel familjesh, individësh, komunash, institucionesh dhe partish politike.
Vizitën në Mal të zi e shfrytëzova për takim edhe me drejtuesit e partive politike shqiptare. Në takim u fol për zhvillimet politike në Mal të Zi, me theks të veçantë për subjektet politike shqiptare, të cilat luajnë rol konstruktiv në skenën politike, si në nivel lokal ashtu edhe në atë qendror.
Më tej u theksua nevoja e koordinimit më të mirë të faktorit politik shqiptar, për të qenë i pranishëm dhe i reprezentueshëm në asambletë komunale ku ka më shumë popullatë shqiptare.
Garantova delegacionin nga Ulqini për bashkëpunim të vazhdueshëm midis subjekteve politike të shqiptarëve të Malit të Zi dhe institucioneve të Kosovës, në favor të krijimit të politikave që forcojnë Malin e Zi si shtet demokratik dhe anëtar i NATO.
Podgoricë, 26 shtator 2017 – Gjatë takimit me drejtuesit e partive politike shqiptare: Nazif Cungu nga partia Forca, Gjergj Camaj nga Alternativa Shqiptare, Fatmir Xheka nga Partia Demokratike, Mehmet Bardhi nga Lidhja Demokratike në Malin e Zi dhe Hatixhe Gjoni nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve.