Category: Minister i Puneve te Jashtme

  • Takim me Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanović

    Takim me Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanović

    Prishtinë, 13 shtator 2017

    Ambasadorja kroate ka ri-konfirmuar vazhdimin e përkrahjes së fuqishme të shtetit të saj sa i përket forcimit të subjektivitetit ndërkombëtarë të Kosovës; avancimit të proceseve të integrimit Euro-Atlantike, si dhe anëtarësimit në Organizata rajonale, evropiane dhe Ndërkombëtare.

    Fillimisht falënderova Ambasadoren Kapitanović për mbështetjen konsistente të shtetit dhe popullit kroat ndaj proceseve nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon vendi ynë dhe më pas e njoftova me prioritetet e politikës së jashtme të Republikës së Kosovës duke filluar nga përshpejtimi i procesit të liberalizimit të vizave për të gjithë qytetarët; shtimin e përpjekjeve dhe angazhimeve diplomatike për rritjen e numrit të njohjeve për shtetësinë e Kosovës si dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare dhe fokusimi më i madh në Diplomacinë Ekonomike.

  • Takim me Ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç

    Takim me Ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç

    Prishtinë, 13 shtator 2017

    Turqia i ka dhënë mbështetje të palëkundur vendit tonë në procesin e shtet-ndërtimit.

    Kam kërkuar nga Ambasadorja që kjo mbështetje të vazhdojë edhe më tutje, sidomos në rritjen e përpjekjeve diplomatike të këtij vendi për sigurimin e njohjeve të reja tek vendet ku ajo mund të ketë ndikim dhe sigurim të mbështetjes së njëjtë edhe për anëtarësimin në Organizata Ndërkombëtare.

    Zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik në fushat e interesit dy-palësh ka qenë një temë tjetër, e cila është diskutuar gjatë takimit.

  • Takim me shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova

    Takim me shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova

    Prishtinë, 12 shtator 2017

    Në takim me Shefen e Zyres së BE-së në Kosovë, ambasadoren Nataliya Apostolova, me të cilën ka biseduar rreth procesit të integrimit Evropian të Kosovës si dhe rreth intensifikimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit.

    Ambasadorja Apostolova përgëzoi për detyrën e re duke ritheksuar përkushtimin e BE-së në mbështetjen e Kosovës për përmbushjen e Agjendës për Reforma Evropiane. Ambasadores i ritheksova përkushtimin e plotë në avancimin e qëllimeve të përbashkëta, duke përfshirë këtu edhe thellimin e bashkëpunimit rajonal për promovimin e sigurisë, stabilitetit, dhe prosperitetit në rajonin e Ballkanit. 

  • Takim me ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamaki

    Takim me ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamaki

    Prishtinë, 12 shtator 2017

    Në takim është folur edhe për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve, ku është theksuar vullneti i dyanshëm për ngritjen e marrëdhënieve në shumë fusha e veçanërisht atë ekonomike.

    Ambasadorja Huhtamäki, ka mbështetur në përvojën dhe raportet që ka krijuar Ministri Pacolli, pret që të ketë përmirësim të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ajo po ashtu ka rikonfirmuar mbështetjen e Finlandës për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

    Pacolli ka paraqitur objektivat qeverisëse në politikën e jashtme, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë për plotësimin e kritereve të kërkuara për liberalizimin sa më të shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës. 

  • Takim me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Greg Delawie

    Takim me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Greg Delawie

    Prishtinë 12 shtator 2017

    Në ditët e para pas pranimit të detyrës zyrtare kam pritur në takime të ndara të kortezisë ambasadorët e shteteve të huaja të akredituara në Kosovë.

    Në takimet me ta kam shprehur përkushtimin dhe angazhimin e fuqishëm të Qeverisë së re për rritjen e dinamikës në politikën e jashtme nëpërmjet udhëheqjes së një diplomacie proaktive.

    Kurse në takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, diskutuam pozicionin aktual dhe prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës.

    Ndër të tjera kërkova edhe bashkëpunim të ngushtë me përfaqësuesit e SHBA-së për konsolidimin e shtetësisë së Kosovës.

    Mbështetja e SHBA-së në proceset e shtetndërtimit, është e rëndësisë së madhe që Kosova të shënojë sukses.

  • Pranimdorëzimi i detyrës nga U. D. i Ministrit të Punëve të Jashtme, Emanuel Demaj

    Pranimdorëzimi i detyrës nga U. D. i Ministrit të Punëve të Jashtme, Emanuel Demaj

    PRISHTINË, 11 SHTATOR 2017

    Nëse ka diçka që nuk e dimë e mësojmë, nëse ka diçka të vështirë e sfidojmë, sinqeriteti besimi dhe vlerat tek njerëzit janë shumë me rëndësi. Shpresoj shumë se secili që punon bashkë me mu, ai do të jetë në gjendje që në fund të ditës të llogarit se ku e ka shpenzuar kohën. Ne do të kultivojmë kualitet.

    Nuk do t’ju zhgënjej as ju si paraardhës as bashkëpunëtorët.

    Prishtinë, 11 shtator 2017 – Pranimi i detyrës zyrtare në objektin e MPJ-së.