Category: Minister i Puneve te Jashtme

  • Mirëprita në takim Ambasadorin e Katarit në Shqipëri, jo-rezident për Kosovë, Ali Bin Hamad Al Marri

    Mirëprita në takim Ambasadorin e Katarit në Shqipëri, jo-rezident për Kosovë, Ali Bin Hamad Al Marri

    Prishtinë, 2 maj 2019 –

    Pata kënaqësinë të mirëpres në zyrën time për një takim pune Ambasadorin e Shtetit të Katarit në Shqipëri, jorezident për Kosovë, Shkëlqesinë e Tij, Ali Bin Hamad Al Marri, me të cilin diskutuam për marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes të dyja vendeve tona.

    E informova Ambasadorin Al Marri për procesin e hapjes së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Doha, e cila në vetvete është mesazh që ne i çmojmë jashtëzakonisht shumë marrëdhëniet me Shtetin e Katarit.

    Ambasadorin Al Marri e njoftova për planin që kam për të vizituar zyrtarisht Katarin në muajin shtator, me ç’rast edhe do të inaugurojmë Ambasadën tonë atje, si dhe do të zhvilloj takime të nivelit të lartë me qëllim ngritjen e bashkëpunimit dy-palësh në të gjitha fushat.

    Prishtinë, 2 maj 2019-Vizita e Ambasadorit të Shtetit të Katarit në Shqipëri,jo rezident për Kosovë, SH.T.Z Ali Bin Hamad Al Marri.
  • Në Samitin e Berlinit me kancelaren Merkel, presidentin Macron dhe liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor

    Në Samitin e Berlinit me kancelaren Merkel, presidentin Macron dhe liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor

    Berlin, 29 prill 2019 –

    Për Kosovën dhe liderët e institucioneve të saj, kryeqyteti gjerman, Berlin, është adresa e cila gjithmonë ofron zgjidhje. Edhe kësaj radhe, si qindra herave të kaluara rruga ime është drejt Berlinit.

    Aty do të zhvillohet Samiti i Berlinit, ku do të jem pjesë e takimeve të nivelit të lartë me kancelaren gjermane, Merkel dhe presidentin francez Macron, si dhe liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

    Berlin, 29 prill 2019 – Me ftesë të Kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron, së bashku me kryeministrin Haradinaj sapo arrita në Berlin, për të marrë pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të Liderëve të Ballkanit Perëndimor.

    Procesi i Berlinit u krijua në vitin 2014 si një platformë për bashkëpunim të nivelit të lartë midis përfaqësuesve të lartë zyrtarë të Gjashtës së Ballkanit Perëndimor (WB6) dhe kolegëve të tyre në vendet pritëse të Procesit të Berlinit.

    Procesi përfshin gjithashtu institucionet e BE-së, institucionet financiare ndërkombëtare dhe shoqërinë civile, rininë dhe bizneset e rajonit.

    Berlin, 29 prill 2019 Sapo arritëm në Berlin për samitin e nesërm me kancelaren Merkel, presidentin Macron dhe liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ecja përpara drejt integrimeve evropiane është shumë e rëndësishme për Kosovën dhe tërë rajonin tonë!

    Në hapjen e Samitit të Berlinit fola për bashkëpunimin rajonal dhe pajtimin. Situata dhe relacionet janë në nivel të ulët, prandaj në rrethana të tilla shumë iniciativa të mira nga Procesi i Berlinit kanë mbetur pa u realizuar.

    Kjo situatë e keqe nuk mund të tejkalohet vetëm me deklarata dhe premtime abstrakte. Duhen vendime të guximshme nga shtetet e rajonit, të cilat nuk do të ndodhin për aq kohë sa nuk ka vendime të guximshme dhe strategjike nga Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare.

    Berlin, 29 prill 2019 – Takimi i Nivelit të Lartë për Ballkanin Perëndimor.

    Edhe pajtimi do të jetë i pamundur për aq kohë sa Serbia dhe Bosnje e Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Gjermania dhe Franca kanë mundësi ta marrin lidershipin për këto vendime të guximshme.

    Por, një prej vendimeve të para që Bashkimi Evropian do duhej ta merrte është liberalizimi i vizave për qytetarët tanë.

    Kosova padrejtësisht ka mbetur vendi më i izoluar në Evropë. Qytetarët e Kosovës janë populli më proevropian në rajon dhe është shumë e padrejtë të vazhdojnë të diskriminohen!

    Berlin, 29 prill 2019 – Takimi i Nivelit të Lartë për Ballkanin Perëndimor. Kancelarja Merkel, presidenti Macron, kryeministri Haradinaj, presidenti Vuciq, kreyministrja Bërnabiq.

    Udhëheqësit evropianë donin të shtynin Serbinë dhe Kosovën që të tërhiqen nga një konflikt i ri i mundshëm dhe të kthehen në bisedimet e paqes.

    Ne si lidership duhet thënë të vërteten se ishim të ndarë dhe u mblodhem për një kohë të shkurtër për të kërkuar ndihmë nga Shtetet e Bashkuara.

    Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron zhvilluan bisedime të gjata, por jo përfundimtare me ne dhe liderët nga Serbia, duke kërkuar uljen e tensioneve nacionaliste në të dyja palët që prishën bisedimet e paqes të udhëhequra nga Bashkimi Evropian.

    Berlin, 29 prill 2019Me Kancelaren gjermane Angela Merkel dhe Presidentin francez Emanuel Macron.

    Të dy liderët evropianë ulën pritjet për përparim të shpejtë pas këtij Samiti.

    Duke parë këtë situatë të krijuar presidenti Thaçi tha se anëtarët e Bashkimit Evropian nuk mund të bien dakord mes tyre se si të merren me tensionet në Ballkan.

    “Pa Shtetet e Bashkuara nuk mund të bëjmë asnjë marrëveshje përfundimtare, sepse BE-ja është e ndarë, është e vërtetë”, tha Thaçi para mediave botërore, pas takimeve dhe një darke mes liderëve evropianë dhe ballkanikë.

    Berlin, 29 prill 2019 – Presidenti Thaçi duke deklaruar para mediave se pa Shtetet e Bashkuara nuk mund të bëjmë asnjë marrëveshje përfundimtare, sepse BE-ja është e ndarë në qëndrime.

    Administrata Trump mbështet BE-në në procesin e pajtimit, por Merkel nuk pajtohej me iden e shkëmbimit të territoreve, për çka SHBA deklaronte se kjo gjë mund të konsiderohet nëse të dyja vendet bien dakord.

    Përpara se të merrnin pjesë në bisedimet evropiane, ne si liderë të Kosovës kërkuam një takim të përbashkët të paprecedentë me ambasadorin e SHBA-së në Gjermani, Richard Grenell. “Presidenti, Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës kërkuan një takim me ne”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së.

    Grenell përsëriti dhe insistonte se Kosova duhet të pezullojë tarifat ndëshkuese për mallrat serbe, të njëjtin mesazh që ne dëgjuam edhe nga një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, i cili vizitoi vendin muajin e kaluar.

    Presidenti Thaçi i ishte zotuar Grenellit këtë vit se do të punonte për të hequr tarifat e vendosura në nëntor, por rivali i brendshëm politik i Thaçit, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ish-udhëheqësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk është pajtuar publikisht.

    Para Samitit të Berlinit, bashkë me Presidentin Thaçi, një takim bilateral kishim me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherin.

    Por një gjë i bashkonte dy politikanët, të cilët janë nga parti të ndryshme politike, thirrja Uashingtonit që të marrë një rol më qendror. Uashingtoni dëshironte që të dy të veprojnë së bashku për të anuluar taksën 100 për qind të importit për mallrat serbe.

    Tarifa u vendos në shenjë hakmarrjeje për përpjekjet e Serbisë për të sabotuar shenjat e njohjes ndërkombëtare, duke përfshirë anëtarësimin në Interpol.

    Trump kishte varur mundësinë e një nënshkrimi të paqes në Shtëpinë e Bardhë nëse të dy vendet mund të bashkoheshin, duke u shkruar liderëve serbë dhe kosovarë veçmas në dhjetor për t’i inkurajuar ata të bisedonin.

    Në anën tjetër BE-ja kishte shprehur se Serbia dhe Kosova duhet të përmirësojnë marrëdhëniet përpara se të mund të anëtarësohen në bllok, por negociatat e udhëhequra nga BE-ja kanë zgjatur për më shumë se shtatë vjet.

    Serbia refuzonte të kthehet në tryezë derisa të hiqen tarifat. Përpara takimit të Berlinit, zyrtarët serbë gjithashtu minimizuan shanset që udhëheqësit evropianë të mund të prodhonin shumë përparim.

    Berlin, 30 prill 2019- Takim me Ministrin e Brendshëm të Gjermanisë Horst Seehofer.

    Ditën e dytë në Berlin së bashku me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj,  zhvilluam një takim shumë konstruktiv me ministrin e brendshëm të Gjermanisë, Horst Seehofer.

    Pos tjerash u diskutua edhe për liberalizimin e vizave. U dakorduam që të formohen grupet punuese në mënyrë që liberalizimi i vizave të implementohet sa më parë! Faleminderit Gjermani!

  • Takim me zv.ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Faruk Kaymakçi

    Takim me zv.ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Faruk Kaymakçi

    Prishtinë, 23 prill 2019-

    Me Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Ambasadorin Faruk Kaymacki, diskutuam për marrëdhëniet e shkëlqyera të cilat dy vendet tona i gëzojnë, si dhe për ndihmën e Turqisë në proceset e integrimit të Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

    Mora premtim nga Zëvendësministri Kaymaçki se Turqia do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën në të gjitha proceset nëpër të cilat ne si shtet po kalojmë. 

    Zëvendësministrin Kaymaçki e njoftova se pala kosovare është në përmbyllje të procedurave për funksionalizimin e Marrëveshjes për Tregti të Lirë me Turqinë, e cila do të jetë e dobishme për të dyja palët.

    Prishtinë, 23 prill 2019-Takim me Zv.Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë z. Faruk Kaymakçi.
    Prishtinë, 23 prill 2019 –Pas takimit i dorëzova një dhuratë Zv.Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë z. Faruk Kaymakçi.
  • Raportimi në Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane

    Raportimi në Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane

    Prishtinë, 23 prill 2019 –

    Raportimin tim para komisionit e fillova me veprimet e ndërmarra nga Ministria e Punëve të Jashtme për përmbushjen e obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit- MSA-së, në mes të Kosovës dhe BE-së. Deputetët i njoftova se Ministria e Punëve të Jashtme po ashtu është duke i përmbushur obligimet rreth tri Masave tjera zbatuese:

    Strategjia për Punë të Jashtme- që është hartuar nga MPJ dhe është përcjellë në qeveri për miratim;

    Plani i Veprimit për Zhvillimin sa më efikas të Dialogut Politik në mes të RKS dhe BE– është miratuar dhe jemi në zbatim e sipër;

    Numri i vizave të lëshuara shtetasve të vendeve të treta nga ana e Konsullatave dhe përfaqësive diplomatike të Republikës së Kosovës– raportohen rregullisht për çdo tre muaj në detaje;

    Prishtinë, 23 prill 2019 – Gjatë raportimit para Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane.

    Po ashtu ndër detyrat e rëndësishme që Ministria e Jashtme bartë në zbatimin e MSA-së ka të bëjë me Këshillin e Stabilizim Asociimit, KSA, që është struktura e nivelit politik që vendos dhe rekomandon për çështje që dalin në kuadër të zbatimit të MSA-së  dhe në çështjet me interes të përbashkët për palët. Në pjesën e dytë, fokusi im ishte në veprimet e ndërmarra nga Ministria e Punëve të Jashtme lidhur me procesin e integrimit evropian në përgjithësi. I njoftova deputetët se ndër prioritetet kryesore të politikës së jashtme të Kosovës mbetet avancimi i partneritetit strategjik me Bashkimin Evropian dhe NATO-n. Pjesë e madhe e agjendës së Brukselit përfshinë edhe marrëdhëniet e mira me vendet fqinje.

    Raportimin tim e përfundova duke iu falënderuar për mbështetjen dhe shpresoj në mirëkuptimin dhe ndihmën e tyre në këtë rrugëtimin tonë të veshtirë  të integrimit evropian, por jo edhe të parealizueshëm.

  • Organizova garden ceremoniale të FSK-së në pritje të zëvendëspresidentit të shtetit të Kenias, William Ruto

    Organizova garden ceremoniale të FSK-së në pritje të zëvendëspresidentit të shtetit të Kenias, William Ruto

    Prishtinë, 19 prill 2019 –

    Garda ceremoniale e FSK-së është rreshtuar si zakonisht në pritje të një zyrtari të lartë. Në Aeroportin e Prishtinës, arriti zëvendëspresidenti i shtetit të Kenias, William Ruto.

    Kosova dhe Kenia kanë potencial për të thelluar bashkëpunimin e tyre në të gjitha fushat, bashkëpunim ky i cili fillon me njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, për çka Zv.Presidenti Ruto premtoi se do të angazhohet personalisht për ta shtyer këtë process përpara.

    Duhen vetëm disa vizita rreth këtij vendi për të vëzhguar zhvillimin dhe potencialin e rritjes së Kenias.

    Ka shumë arsye pse bizneset kosovare duhet të marrin në konsideratë Afrikën – dhe veçanërisht Kenian – për mundësi tregtie dhe investimesh.

    Prishtinë, 19 prill 2019 – Garda ceremoniale e FSK-së është rreshtuar si zakonisht në pritje të një zyrtari të lartë, kësaj radhe për zv. Presidentin e Kenyas, Willlliam Ruto.

    Zv.Presidenti Ruto u shpreh i mrekulluar me Kosovën, popullin dhe natyrën e saj, ai premtoi se do të rikthehet në vizitë së shpejti.

    Prishtinë, 19 prill 2019 – Garda ceremoniale e FSK-së është rreshtuar si zakonisht në pritje të një zyrtari të lartë, kësaj radhe për zv. Presidentin e Kenyas, Willlliam Ruto. Ky i fundit duke nderuar garden e ushtrisë dhe flamurin e Republikës së Kosovës.

    Gajtë kësaj vizite në Kosovë, Zv.Presidenti Ruto u prit në takime të ndara nga Presidenti Thaçi dhe Kryeministri Haradinaj.

    Prishtinë, 19 prill 2019 –Takimi i Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi me Zv.Presidentin e Kenyas, William Ruto.
    Prishtinë, 19 prill 2019 –Takimi i Presidentit të Republikës së Kosovës,  Hashim Thaçi me Zv.Presidentin e Kenyas, William Ruto.

    Deri në vitin 2050, një në katër njerëz, një e katërta e popullsisë së botës dhe një në tre njerëz në moshë pune, do të jetojnë në Afrikë.

    Afrika është një kontinent i ri – më i riu në botë me 60% të popullsisë nën moshën 25 vjeç.

    Afrika është tregu i fundit dhe më i madhi në zhvillim dhe ofron zinxhirin e fundit të madh të furnizimit dhe perspektivat e konsumatorëve, me mundësi si ato të Azisë Juglindore të paraqitura 20 vjet më parë.

    Tani e dini pse Afrika duhet të jetë në radarin e kosovarëve. Por le të zmadhojmë pse Kenia duhet të jetë destinacioni juaj i synuar.

    Këtu janë disa arsye:

    • Kenia është demokracia më e qëndrueshme në Afrikën Lindore,
    • Kenia është porta për në tregun e Afrikës Lindore me gati 500 milionë konsumatorë,
    • Kenia është qendra rajonale e logjistikës,
    • Kenia është qendra kryesore financiare rajonale,
    • Kenia është destinacioni kryesor për investimet e huaja direkte dhe kapitalin sipërmarrës,
    • Kenia ka Silicon Savanah, me inxhinierë super të zgjuar dhe një fuqi punëtore të shkëlqyer,
    • Kenia gjeneron mbi 90% të energjisë së saj nga burime të rinovueshme, dhe,
    • Tregu më i madh i eksportit i Kenias është Shtetet e Bashkuara.

    Më lejoni të përsëris: tregu më i madh i eksportit në Kenia janë Shtetet e Bashkuara. Dhe ne mendojmë se Kenia është gati për ngritjen e eksportit pasi ajo diversifikohet.

    Pra, vizta e zv/presidentit Ruto në Prishtinë, i hap rrugën së pari njohjes së pavarsisë së Republikës sonë, e pastaj edhe bizneseve tona drejt këtij vendi me potencial të jashtëzakonshëm.

    Prishtinë, 19 prill 2019 –Takimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj me Zv.Presidentin e Kenyas, Willlliam Ruto.
  • Hapja e Ambasadës  Japoneze në Prishtinë, lajm i jashtëzakonshëm

    Hapja e Ambasadës  Japoneze në Prishtinë, lajm i jashtëzakonshëm

    Prishtinë, 19 prill 2019

    DEKLARATË E SH.T.Z BEHGJET PACOLLI

    Gjithmonë i lumtur kur pranoj letra që ri-theksojnë përkrahjen e fuqishme të vendeve nga katër anët e botës. Sot pranova urimet  më të përzemërta nga znj.Toshiko Abe, Ministre Shtetërore e Punëve të Jashtme të Japonisë, ku theksohet rëndësia e shënimit të dhjetëvjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Japonisë dhe Kosovës. Ministrja Abe e afirmon tutje diskutimin  që kemi pasur bashkë, për hapjen e Ambasadës  Japoneze në Republikën e Kosovës vitin që vjen, duke ri-theksuar atë cfarë kemi diskutuar bashkë, që hapja e Ambasadës  do të shënoj një momentum të rid he të fuqishëm në thellimin  e marrëdhënieve, edhe ashtu të shkëlqyera mes dy vendve tona. Japonia  ka qenë dhe mbetet përkrahëse e fuqishme në kontinentin aziatik, dhe ne do t’i jemi përjetësisht mirënjohës këtij vendi.

    Prishtinë, 19 prill 2019 – Letra nga Ministri i Jashtëm i Japonisë që erdhi në adresen e z.Behgjet Pacolli, ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës.
  • Darka e punës së Ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Ballkanit Perëndimor

    Darka e punës së Ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Ballkanit Perëndimor

    Varshavë, 11 prill 2019 –

    Sfidat me të cilat përballet bota jonë sot tregojnë se sa të ndërlidhur jemi dhe si janë të lidhur fatet e të gjithë njerëzve.

    Duke filluar nga uria dhe ndryshimet klimatike deri te luftërat dhe pandemitë, asnjë vend i vetëm nuk mund t’i zgjidhë këto probleme të përbashkëta. Kosova nuk mund t’i lejojë vetes mungesën në skenën botërore.

    Udhëheqja jonë politike dhe ekonomike do të jetë gjithmonë e rrënjosur në vlerat tona më të larta: mbrojtja e demokracisë, promovimi i lirisë, mbrojtja e mundësive, promovimi i të drejtave të njeriut, respektimi i shtetit të së drejtës dhe trajtimi i çdo personi me dinjitet.

    Varshavë, 11 prill 2019 –Në kë frymë kam udhëtuar që të jem pjesëmarrës në darkën e punës së Ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të takimeve në përgatitje të Samitit të Poznanit, që do të mbahet në korrik 2019.  

    Në kë frymë kam udhëtuar që të jem pjesëmarrës në darkën e punës së Ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të takimeve në përgatitje të Samitit të Poznanit, që do të mbahet në korrik 2019.  

    Takimi kësaj radhe ishte organizuar në Varshavë. Kjo ishte mbledhja e parë në nivel ministror gjatë Presidencës polake të Procesit të Berlinit (BP) – një nismë që mbështet bashkëpunimin rajonal të Ballkanit Perëndimor dhe plotëson politikën e zgjerimit të BE-së.

    Veprimtaria filloi më 11 prill me një darkë të organizuar nga Presidenti Andrzej Duda, gjatë së cilës u diskutuan sfidat aktuale me të cilat përballet Ballkani Perëndimor dhe gjithë kontinenti ynë.

    Varshavë, 11 prill 2019 –Momenti kur kam arritur në ambientet ku do të zhvillohej për dy ditë rresht darka e punës së Ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të takimeve në përgatitje të Samitit të Poznanit, që do të mbahet në korrik 2019.  

    Presidenti Duda nënvizoi se Ballkani Perëndimor është një komponent i rëndësishëm i një Evrope të qëndrueshme dhe të begatë dhe tërhoqi vëmendjen për nevojën për të bërë përpjekje të përbashkëta që samiti i Ballkanit Perëndimor në Poznan të japë rezultate konkrete.

    Ai kishte besim se Polonia dhe rajoni i Evropës Qendrore mund të luajnë një rol të rëndësishëm në sjelljen e një perspektive më të afërt euro-atlantike për vendet e Ballkanit. Situata e të rinjve në Ballkanin Perëndimor ishte gjithashtu një pikë kryesore e debatit.

    Varshavë, 11 prill 2019 –Momenti nga diskutimi në ditën e dytë të takimit ministror u fokusua në bashkëpunimin rajonal dhe çështjet e hapura dypalëshe në rajon.

    Pjesëmarrësit e takimit trajtuan çështje të tilla si punësimi, arsimi, kultura, sipërmarrja dhe roli i të rinjve në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore në rajon. Bashkëpunimi ndërmjet të rinjve nga Ballkani Perëndimor dhe BE-së është një masë e rëndësishme për ndërtimin e lidhjeve mes shoqërive tona.

    Diskutimi në ditën e dytë të takimit ministror u fokusua në bashkëpunimin rajonal dhe çështjet e hapura dypalëshe në rajon.

    Këto çështje, sipas shefit të diplomacisë polake, duhej të zgjidheshin për të shfrytëzuar plotësisht potencialin e bashkëpunimit ekonomik dhe infrastrukturor.

    Varshavë, 11 prill 2019 – Duke ndarë një moment të lehtë me homologun e gjerman Heiko Maas para se të realizonim një fotografi familjare.
    Duke ndarë një moment të lehtë me homologun e gjerman Heiko Maas (C) dhe homologun polak Jacek Czaputowicz, si KE Christian Danielsson (rreshti i pasëm L), Andreas Riecken i Austrisë (L 2), Sllovenia Simona Leskovar dhe Italia. Emanuela Del Re (R) zënë vendin e tyre për një foto familjare përpara takimit të Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit në Varshavë më 11 prill 2019.
    Varshavë, 11 prill 2019 – Fotografia familjare me pjesëmarrësit e Procesit të Berlinit që janë tetë vendet e Ballkanit Perëndimor si dhe disa shtete tjera anëtare të BE-së – Austria, Bullgaria, Kroacia, Franca, Greqia, Gjermania, Polonia, Sllovenia, Mbretëria e Bashkuar dhe Italia.

    Ne darkë u diskutua për gjendjen e të rinjëve në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Bashkimin Evropian, sfidat më të cilat ballafaqohen dhe ndikimi që ata do duhet të kenë në Evropën e përbashkët.

    U fol edhe për rëndësinë që perspektiva evropiane të jetë gjithnjë e pranishme dhe të promovohet dhe mbështetet tutje sidomos tek të rinjtë, përndryshe premtimet, reformat, nismat e ndryshme rajonale vështirë se do të kenë sukses për të siguruar të rinjtë e rajonit se e ardhmja e tyre është evropiane.

    Pjesëmarrësit e Procesit të Berlinit janë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria) që kanë statusin e vendeve kandidate për në BE dhe (Bosnja dhe Hercegovina, Kosova) të cilat janë vende potenciale kandidate për në BE dhe mbulohen nga zgjerimi i Bashkimit politikë.

    Varshavë, 11 prill 2019 – Fotografia familjare me pjesëmarrësit e Procesit të Berlinit që janë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria) që kanë statusin e vendeve kandidate për në BE dhe (Bosnja dhe Hercegovina, Kosova) të cilat janë vende potenciale kandidate për në BE dhe mbulohen nga zgjerimi i Bashkimit politikë.

    Pjesëmarrësit e tjerë të Procesit të Berlinit janë disa shtete anëtare të BE-së – Austria, Bullgaria, Kroacia, Franca, Greqia, Gjermania, Polonia, Sllovenia, Mbretëria e Bashkuar dhe Italia.

    Komisioni Evropian, institucionet financiare ndërkombëtare, organizatat ndërkombëtare dhe rajonale gjithashtu marrin pjesë në punën e Procesit të Berlinit.

    Ministria e Varshavës ishte një takim përgatitor përpara samitit të Ballkanit Perëndimor në Poznan, i cili do të zhvillohet më 5 korrik të këtij viti.

    Varshavë, 11 prill 2019 – Tavolina ku po zhvillohej darka e punës së Ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Ballkanit Perëndimor.
    Varshavë, 11 prill 2019 – Në krahun tim të majtë kisha ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Mass. Natyra e tij e vendosur e ka bërë atë një mik të madh dhe përkrahës të proceseve të Kosovës drejt BE-së.
    Varshavë, 11 prill 2019 – Momente nga diskutimet e shumta edhe gjatë pauzave për kafe që kishim në kuadër të procesit.
    Varshavë, 11 prill 2019 – Në krahun tim të djathtë qëndronte gjithmonë ministri i punëve të Jashtme nga Shqipëria, Gent Cakaj. Në këto momente isha duke përshëndetuar të pranishmit.
    Varshavë, 11 prill 2019 – Së bashku me ministrin shqiptar Gent Cakaj, duke biseduar me homologët tanë të shteteve fqinje.
    Varshavë, 11 prill 2019 – Me disa nga homologët e shteteve fqinje pasi realizuam fotografinë “familjare”.

    Takimi kryesor dhe më i rëndësishmi në Varshavë, ishte ai që zhvillova me ministrin e jashtëm gjerman z.Heiko Mass.

    “Për mua gjithçka ka të bëjë me drejtësinë. Kjo është ajo që unë kam luftuar për të gjithë karrierën time politike. Dhe kjo është ajo për të cilën unë qëndroj.” Kështu e përshkruan veten Heiko Maas në faqen e tij të internetit.

    Ai vërtet është një politikan i sigurt dhe me opinione, prejt të cilave nuk tërhiqet. Maas nuk është dikush që hap gojën të flas pa u menduar. Megjithatë, natyra e tij e vendosur e ka bërë atë një objektiv të përsëritur kritikash.

    Ministri i Jashtëm Federal Heiko Maas, SPD, (l) udhëton në Varshavë për takimin e ministrave të jashtëm të Procesit të Berlinit. Marrë këtu gjatë një bisede me Behgjet Pacollin, ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës (r). Varshavë, 11 prill 2019.

    Edhe në takimin tonë bilateral ai shfaqi vendosmëri duke konfirmuar se Gjermania me të gjithë mekanizmat e saj mbështet plotësisht liberalizimin e vizave për Kosovën.

    I inkurajuar jashtëzakonisht shumë me mbështetjen e madhe gjermane për vazhdimin e dialogut me Serbinë, rëndësin e këtyre bisedimeve dhe arritja e një marrveshje në mes dy shteteve në afat sa më të shkurtër.

    Unë e njoftova ministrn Mass për platformën e dialogut e cila ditë më parë u miratua në Kuvendin e Kosovës, dhe për gatishmërinë e palës kosovare për rifillim të dialogut. I shpreha edhe shqetësimet për kampanjën agresive dhe shpifëse të Serbisë rreth njohjeve të shtetit të Kosovës.

    Varshavë, 12 prill 2019-Takim bilateral me Ministrin e Jashtëm Gjerman z.Heiko Mass.

    Krejt në fund të ditës në Varshavë pata edhe një takim të përzemërt me Ministrin e Jashtëm të Greqisë, z.Georgius Katrougalos.

    Diskutuam për mundësitë e përafrimit të Dy vendeve tona në fusha të ndryshme. Ministri Katrougalos më ka siguruar se ai dhe Qeveria greke vlerësojnë progresin e arritur në Kosovë në përmbushjen e kritereve për vizat dhe parimisht ka qëndrim pozitiv për Kosovën.

    Greqia kërkon nga Kosova dhe shtetet tjera të rajonit të jenë të vendosur dhe të përkushtuar drejt forcimit të marëdhënieve rajonale dhe procesit të integrimit të rajonit në BE.

    Varshavë , 12 prill 2019-Takim me Ministrin e Jashtëm të Greqisë, z.Georgius Katrougalos.
  • Pas përfundimit të suksesshëm të vizitës dy ditore në Jordani, rrugës së kthimit u ndala në Stamboll

    Pas përfundimit të suksesshëm të vizitës dy ditore në Jordani, rrugës së kthimit u ndala në Stamboll

    Stamboll, 7 prill 2019 –

    Pas përfundimit të suksesshëm të vizitës dy ditore në Jordani, rrugës së kthimit u ndala në Stamboll. Këtë javë, e gjeta veten në një mjedis të jashtëzakonshëm me shumë miq i rrethuar.

    Isha aty me ftesë të ministrit të Jashtëm të Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, të cilin e njoh prej shumë vitesh dhe kam punuar me të për ndihmën ndërkombëtare dhe çështjet globale të diplomacisë dhe antarsimin e Kosovës në Organizata Botërore.

    Stamboll, 7 prill 2019 – Turqia nëpërmjet ministrit të jashtëm fuqishëm rikonfirmon mbështetjen e gjithanshme për Kosovën.

    Ishte një nder të isha i ftuar për të marrë pjesë në një drekë me një mik kaq stimulues për punë të mira dhe i artikuluar.

    Raportet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve tona, do të vazhdojnë edhe më tutje drejt avansimit. Turqia nëpërmjet ministrit të jashtëm fuqishëm rikonfirmon mbështetjen e gjithanshme për Kosovën.

    Stamboll, 7 prill 2019 – Ne folëm për atë që duhet për të përqafuar qëllime të guximshme dhe se si pasioni, energjia dhe intelekti kontribuojnë të gjitha në realizimin e ëndrrave të mëdha.
    Stamboll, 7 prill 2019 – Ajo që vlerësova nga takimi ishte shansi për të biseduar me Turqinë se si ne të gjithë mund të bëjmë një ndryshim në kauzat që na interesojnë.
    Stamboll, 7 prill 2019 – Raportet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve tona, do të vazhdojnë edhe më tutje drejt avansimit.
  • Me ftesë të mbretit Abdullahu II, pjesmarrës në Forumin Ekonomik Botëror në Jordani

    Me ftesë të mbretit Abdullahu II, pjesmarrës në Forumin Ekonomik Botëror në Jordani

    Jordani, 6 prill 2019-

    Dita e dytë në Aman, kryeqytetin e Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, sapo mbaroi dhe ishte një ditë tjetër e mrekullueshme. Së bashku me ekipin tim pamë shumë njerëz që ndajnë shumë nga qëllimet për të cilat po punojmë.

    Unë po kaloja këto dy ditë në Aman në Qendren e Konventës së Mbretit Husein Bin Talal përpara Forumit Ekonomik Botëror për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, në Rajonin MENA, por nuk mendoj se kam qenë ndonjëherë në të njëjtin vend në të njëjtën kohë deri në fund të ditës.

    Kështu është shpesh gjatë këtyre forumeve të përmasave të mëdha si ky në Jordania.

    Jordani, 6 prill 2019- Pjesmarrës në mesin e mbi 1000 liderëve që përfaqësonin qarqet shtetërore, biznesore dhe politike në Forumi Ekonomik Botëror.

    Fillova mëngjesin duke qenë pjesë në hapjen e Konferencës për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore të Forumit Ekonomik Botëror (WEF). Konferenca rajonale e WEF mbahet me ndihmën dhe kujdesin e lartë të Mbretit të Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein dhe mbretëreshës Rania Al-Abdullah.

    Të pranishëm në hapjen e Forumit ishin presidentët dhe krerët e shteteve, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres, mbi 1000 liderë që përfaqësonin qarqet shtetërore, biznesore dhe politike.

    Foto nga vendi i ngjarjes nga Qendra e Konventës së Mbretit Husein Bin Talal përpara Forumit Ekonomik Botëror në Rajonin MENA, Jordani 2019.

    Si nikoqir Mbreti i Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein përshëndeti pjesëmarrësit e Forumit. Folësit iu referuan problemeve dhe sfidave me të cilat përballet rajoni dhe bota dhe folën në veçanti për sigurinë energjetike, burimet e energjisë së pastër dhe të rinovueshme, ndryshimet klimatike dhe një sërë çështjesh të tjera.

    Më pas u drejtova në hapsirat adekuate për të plotësuar agjenden time me takime të shumta që më prisnin në këtë Forum.

    Formimi i së ardhmes së turizmit në Jordani në Forumin Ekonomik Botëror në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut 2019, Jordani 2019.

    Zhvillova një takim me ministrin e jashtëm të Sllovakisë, Mirosllav Lajcak.

    Përkundër faktit që Sllovakia ende nuk e ka njohur Republikën e Kosovës, bashkëpunimi ynë është jashtëzakonisht në rrugë të mbarë. Në jemi të përkushtuar në ndërtimin e raporteve të mira me të gjitha vendet e BE-së, pse e së cilës familje synojme që të bëhemi pjesë.

    Në frymën e bashkëpunimit, me ftesën time, Lajcak do të vizitojë Republikën e Kosovës në qershor të këtij viti. Gjithashtu edhe zyra jonë në Sllovaki do të hapet së shpejti.

    Jordani, 6 prill 2019 –Takim me Ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Sh.T. Miroslav Lajčák.
    Jordani, 6 prill 2019 –Takim me Ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Sh.T. Miroslav Lajčák. Shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e marrëdhënieve miqësore kosovaro – sllovake dhe theksuan rëndësinë e shfrytëzimit të potencialit ekzistues në fusha të ndryshme.

    Deri sa po nisesha për tek hapsirat e hapura të Qendrës së Konventës së Mbretit Husein Bin Talal, takova Ministrin e Jashtëm të Xhibutit z. Mahamoud Ali Youssouf.

    Në një brifing të shkurtër e informova Ministrin Ali Youssouf për situatën në Kosovë dhe të arriturat e saj në shumë fusha.

    Ministri Ali Youssof theksoi se votimi në Interpol ka qenë një gabim i madh që nuk është votu pro – Kosovës. Kosova dhe Xhibuti kanë një miqësi të ngushtë dhe Ministri i Jashtëm i tyre më siguroi për mbështetjen e tyre të vazhdueshem për Kosovën.

    Jordani, 6 prill 2019 -Takim  me Ministrin e Jashtëm të Xhibutit, z. Mahamoud Ali Youssouf. Ne kemi një bashkëpunim mjaft gjithëpërfshirës dhe efikas, gjithashtu një dëshirë të madhe për ta bërë atë edhe më intensiv, veçanërisht në kuadër të antarësimit të Kosovës në Organizata Ndërkombëtare.
    Jordani, 6 prill 2019 – Shtrëngim duarsh me zyrtarët që e shoqëronin Ministrin e Jashtëm të Xhibutit, z. Mahamoud Ali Youssouf.

    Kënaqësi ishte të takoja edhe njeriun kyç të diplomacisë letoneze, Ministrin e Jashtëm, Edgars Rinkevics. Letonia është një partner i fuqishëm i Kosovës në BE dhe NATO.

    Si dy vende të vogla ata i kuptojnë sfidat që Kosova i kalon. E inkurajova ministrin Rinkevics që të përqendrohet që Letonia të vazhdoj të mbështes fuqimisht liberalizimin e vizave për Kosovën dhe Edgars me konfirmoi mbështetjen e tyre. Do të punojmë më shumë për zgjerimin e lidhjeve tregtare dhe ekonomike.

    Jordani, 6 prill 2019 – E inkurajova ministrin Rinkevics që të përqendrohet që Letonia të vazhdoj të mbështes fuqimisht liberalizimin e vizave për Kosovën dhe Edgars me konfirmoi mbështetjen e tyre.
    Më 6 prill 2019, Ministri i Punëve të Jashtme, Edgars Rinkevičs, është takuar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, në Jordani, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe, procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian (BE) dhe dialogun Beograd – Prishtinë.

    Në fund të ditës, takova zv.kryeministrin e ri të Libanit Ghassan Hasbani. Ne kishim folur në telefon menjëherë pas zgjedhjes së tij, por ky ishte takimi ynë i parë kokë më kokë.

    Ishte e qartë se ai ndan vendosmërinë tonë për të shfrytëzuar potencialin e dy vendeve për të ndërtuar bashkëpunim ekonomik dhe tregtar si hap të parë në fillim të marëdhënjeve tona bilaterale.

    Dhe ne patëm një diskutim vërtet të mirë rreth sfidave dhe interesimit tim që të hapet zyra përfaqësuese si në modelin e Athinës ku do të mundësojmë bashkëpunimin tregtar mes dy shteteve tona.

    Jordani, 6 prill 2019-Takim me Zv.Kryeministrin e Libanit, Ghassan Hasbani.

    Kërkova të përsëritet kërkesa për njohje duke shpjeguar mosngjashmërinë e “rastit” të Kosovës me asnjë rast tjetër dhe me gjendjet e brendshme të vetë këtij vendi, gjithashtu njohje të dokumenteve të udhëtimit, si hap i parë dhe këmbimi i delegacioneve dhe bashkëpunimit në fusha si kultura, sporti, etj.

    Më bëri përshtypje forca e bindjes së tij se vetëm thellimi i mardhënieve të shteteve tona dhe mbështetja e Libanit në forumet shumëpalëshe, sidomos në anëtarësim në organizata ndërkombëtare si rasti i INTERPOL dhe organizata tjera relevante ku përfitojnë gjithë qytetarët e Kosovës, do të hapte rrugë deri te njohja.

    Dy vitet e ardhshme janë një mundësi veçanërisht e mirë për ne që të bëjmë përparim në këtë qëllim.

    Jordani, 6 prill 2019 – Ishte një ditë e ngarkuar, por një ditë me të vërtetë përmbushëse. Është inkurajuese të takosh kaq shumë njerëz që janë kaq optimistë për mundësinë për të përmirësuar jetën e vendeve me sfida të mëdha.

    Unë gjithashtu u bashkova në një takim të mrekullueshëm me zv.Presidenten dhe Ministren e Jashtme të Panamasë, Isabel de Saint Malo de Alvarado.

    Panamaja është një mbështetës i fuqishëm i Kosovës ne Amerikën Latine dhe biseduam për të zgjeruar bashkëpunimin tonë dypalësh me fokus ekonominë dhe tregtinë.

    Së fundmi jemi në proces edhe të nënshkrimit të tri marrëveshjeve në fushën e sigurisë, të cilat kanë për qëllim përafrimin e mëtejmë të vendeve tona, tani si partnerë në preventimin dhe luftën kundër  krimit të organizuar, dhe fenomeneve tjera ndërkombëtare.

    Jordani, 6 prill 2019 –Takim me Zv.Presidenten dhe Ministren e Jashtme të Panamasë, Isabel de Saint Malo de Alvarado.
    Jordani, 6 prill 2019 – Panamaja është një mbështetës i fuqishëm i Kosovës ne Amerikën Latine dhe biseduam për të zgjeruar bashkëpunimin tonë dypalësh me fokus ekonominë dhe tregtinë.

    Kisha nderin të takoja edhe homologun tim jordanez, Zëvendëskryeministrin e Jordanisë, z.Rajai Muasher, me të cilin biseduam për marëdhëniet e shkëlqyera që gëzojnë Kosova dhe Jordania.

    Jordania është një partner i fuqishëm i Kosovës dhe do të vazhdoj të mbështesë Kosovën në të gjitha nivelet. Ne do të fokusohemi më shumë në bashkëpunim ekonomik, tregtar dhe të sigurisë.

    Mbretëria e Jordanisë me 8 korrik 2009 kishte marrë vendim për njohjen e Kosovës. Vendimi është marrë nga ligjvënësit në Aman. Njohja nga Jordania e kishte rrit në 61 numrin e shteteve, që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

    Jordani, 6 prill 2019 –Takim e radhës e zhvillova me Zëvendëskryeministrin e Jordanisë, z.Rajai Muasher, i cili më konfirmoi mbështetjen e plotë për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL dhe organizata tjera ndërkombëtare. 
    Jordani, 6 prill 2019 – U pajtuam që të vazhdojmë thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat, sidomos në fushën e sigurisë, në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit global. 
    Jordani, 6 prill 2019- z. Muasher e falënderova për pritjen e nrgohtë në Jordani.

    Shumë i lumtur të takohem me palën Izraelite dhe të diskutojmë për mënyren e fuqizimit të marëdhënieve të të dy shteteve, ne si shtet jemi shume të interesuar për të promovuar ndryshime politike, ekonomike dhe kulturore mes dy vendeve.

    Me Znj.Gila Demiri Gamliel, Ministre e Barazisë Sociale të Izraelit, bisedova rreth vizitës së Kongresmenit Israelit në Kosovë, pastaj rreth vizitës nga viti i kaluar nga një ndër organizatat e Izraelit.

    Ne theksuam se Kosova është e pajtimit për të filluar një etapë të re me shtetin e Izraelit si në qasjen politike edhe atë ekonomike dhe shoqërore.

    Jordani, 6 prill 2019-Takim bilateral me Znj.Gila Demiri Gamliel, Ministre e Barazisë Sociale të Izraelit.

    Jemi të kënaqur që Egjipti si vend lider i Afrikës e ka njohur pavarësinë e vendit tonë. Deri tani 13 nga 22 vende arabe, dhe 34 nga 57 shtete anëtare të Organizatës për Kooperim Islamik (OKI) e kanë njohur Kosovën.

    Ri-shpreha dëshirën time që sa më shpejtë të nënshkruajmë marrëveshjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona për ti hapur rrugë bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes.

    Pas kësaj jemi të interesuar menjëherë të hapim ambasadën tonë në Kajro. Ndërkohë shprehim dëshirën që sa më parë të rihapim zyrën tonë përfaqësuese në Kajro, e cila do të facilitonte sidomos bashkëpunimin tregtar mes dy vendeve tona.

    Amr Nassar, Ministër i Tregtisë dhe Industrisë në Egjipt, më konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Egjiptit.

    Jordani, 6 prill 2019- Takim dypalësh me z. Amr Nassar, Ministër i Tregtisë dhe Industrisë në Egjipt.

    Kisha një takim fantastik me Ministrin Paslestinez al – Malki, fillimisht e falenderova  për votën pozitive ndaj nesh në anëtarësimin në INTERPOL, duke theksuar se  askush më mirë se ata nuk e njeh rëndësinë e aplikimit dhe të qenurit anëtar i INTERPOL-it.

    Takimin e mbyllëm me shpresën se përkundër dallimeve, ato nuk do të shprehen në publik në mënyrë që të ruajmë frymën e respketit të ndersjellë.

    Jordani, 6 prill 2019 –Takim me Ministrin e Punëve të Jashtme Palestinez z. Riad al-Malki.
    Jordani, 6 prill 2019 –Takimin e mbyllëm me shpresën se përkundër dallimeve, ato nuk do të shprehen në publik në mënyrë që të ruajmë frymën e respketit të ndersjellë.

    Takim impresionues ishte edhe ai me Princeshën Algjeriane znj. Rym al-Ali.

    Princesha Rym al-Ali është me origjinë algjeriane e martuar për Princin Ali bin Husein të Jordanisë. Ajo është vajza e Lakhdar Brahimit, ish-ministri algjerian për Punët e Jashtme dhe zyrtar i lartë i OKB-së.

    Ajo u rrit në Britaninë e Madhe dhe Algjeri, kurse u arsimua në Francë dhe Shtetet e Bashkuara. Krejt këto fakte e bëjnë të dejnë që të jetë një Princesh.

    Jordani, 6 prill 2019 – Princeshës Algjeriane znj. Rym al-Ali i thash se mezi pres të shoh se çfarë do të arrijë të shtyjë përpara ajo pas takimit tonë.

    Inteligjenca, lidershipi dhe përulësia e saj gjatë dekadave të fundit janë dëshmuar të paçmueshme në luftën kundër dezinformatave dhe lirisë së medias.

    Rym al-Ali dhe unë gjatë Forumit Ekonomik në Jordani patëm një shans për të kapur hapin, ku folëm për njohjen e Kosovës, mbështetjen për antarësim në Organizata Botërore, si dhe fusha tjera.

    Jordani, 6 prill 2019 – Me Princeshën Algjeriane znj. Rym al-Ali u ndam me shpresën se në një të ardhme të afërt do të kemi një vizitë nga ajo dhe princi në Prishtinë.

    Takim zhvillova edhe me zv.Ministren e Shtetit të Rumanisë znj.Maria Magdalena Grigore. Ne e theksuam se duam bashkëpunim më të ngushtë me Rumaninë gjithashtu e njoftova znj. Grigore për numrin e madh të studentëve kosovar në shtetin e tyre dhe sigurisht se presim bashkëpunime tjera.

    znj. Grigore na njoftoi se do të jetë prezent në Procesin e SEECP-së dhe se do të përkrahi këtë proces të rëndësishëm, njëkohësisht të ngriten bashkëpunime tjera mes nesh.

    Sigurisht se u diskutua edhe për fillimin e negociatave për hapjen e zyrës Ekonomike në Bukurresht.

    Jordani, 6 prill 2019- Takim me Zv.Ministren e Shtetit të Rumanisë Znj.Maria Magdalena Grigore.

    Me këtë takim edhe mbylla vizitën time në Forumin Ekonomik Botëror për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut që u mbajt në Detin e Vdekur. Ky ishte takimi i dhjetë i tillë në Jordani dhe i 17-ti në rajon.

    Takimi i Detit të Vdekur nxjerri në pah përgjigjet afatgjata për inkurajimin e rritjes ekonomike, krizat humanitare, qëndrueshmërinë, kujdesin shëndetësor, energjinë, ujin, barazinë gjinore, të ardhmen e vendeve të punës dhe sigurinë kibernetike.

    Ishte një shans i mirë për grupet kryesore që të formojnë së bashku të ardhmen. Edhe Kosova pjesë e globalizmit dhe roli i saj në të ardhmen.

  • Vizita ime zyrtare në Senegal, i ftuar të jem pjesmarrës në inaugurimin e presidentit

    Vizita ime zyrtare në Senegal, i ftuar të jem pjesmarrës në inaugurimin e presidentit

    Dakar, 3 prill 2019 –

    Po udhëtoja për vizitë zyrtare drejt një shteti Afrikan, i cili e ka njohur pavarsinë e Republikës së Kosovës, dy ditë pas shpalljes së saj.

    Kryeqyteti Dakar është vendi ku isha i ftuar zyrtarisht në inaugurimin e presidentit, Macky Sall.

    Këto vizita zakonisht i shfrytëzojë që të lobojë për pavarsinë e Republikës së Kosovës, pasi ka shumë president nga vendet të cilat ende nuk e kanë marr një vendim të till.

    Senegal, 3 prill 2019 – Këto vizita zakonisht i shfrytëzojë që të lobojë për pavarsinë e Republikës së Kosovës, pasi ka shumë president nga vendet të cilat ende nuk e kanë marr një vendim të till.

    Takimet i fillova me presidentin e Guinesë Bissau, z.Jose Mario Vaz, me të cilin diskutuam për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona.

    Presidentit Vaz i shpreha falenderimet e mëdha të popullit të Kosovës për mbështetjen e tyre në secilën fazë të avansimit të shtetit tonë.

    Republika e Kosovës është e përkushtuar që të vendos dhe thellojë marrëdhëniet diplomatike me çdo vend të botës andaj jam shumë i lumtur që në këtë drejtim jemi në rrugë të drejtë.

    Propagandat e hedhura nga ndonjë fqinj i Kosovës në kurriz të qëndrimit të shtetit të Guinesë Bissau, nuk ishin fare pjesë e diskutimit me presidentin Vaz, i cili pranoi me dëshirë ftesën për të vizituar Kosovë.

    Senegal, 3 prill 2019- Takim me Presidentin e Guinesë Bissau, z. Jose Mario Vaz.

    Në Dakar të Senegalit ku po marr pjesë në inaugurimin e presidentit, takova edhe presidentin e Liberise George Weah.

    Presidenti Weah i cili është edhe mik i vjetër i imi, edhë njëherë rikonfirmoi mbështetjen e parezervë të vendit të tij për Republikën tonë.

    Presidentin Weah, dikur fitues i topit të artë të Evropës në futboll, e informova për ecurinë e djelmoshave tanë tê kombëtares së futbollit, duke i përmendur edhe rekordin e vendosur pa humbje.

    Kënaqësi dhe krenari e madhe që me këto rezultate të mrekullohet edhe një kampion si Weah.

    Qeveria e Republikës së Liberisë i ishte bashkuar shteteve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në njohjen e Kosovës, duke u bërë shteti i 42-të që njohu Republikën e Kosovës.

    Pas Senegalit dhe Burkina Fasos, ky ishte vendi i tretë afrikan që e njeh Republikën e Kosovës. Shpifjeve për tërheqje të njohjes që vijnë nga Beogradi, as që i’u dhamë hapsirë.

    Senegal, 3 prill 2019 – Takim me Presidentin e Liberise George Weah.

    Në Senegal, një takim të frytshëm zhvillova edhe me kryeministrin e Sao Tome, Patrice Emery Trovoada. Falenderim dhe respekt për kryeministrin Trovoada për mbështetjen ndaj Kosovës në secilin aspekt.

    Natyrisht, përkundër secilit “pretendim” Don kishotesk të fqinjëve tanë verior, mbështetja e Sao Tome asnjëherë nuk ka munguar.

    Kryeministri Trovoada u zotua se vizitën zyrtare në Kosovë do ta zhvillojë në të ardhmen e afërt.

    Senegal, 3 prill 2019-Takim me Presidentin e Sao Tome, Patrice Emery Trovoada.

    Një takim shumë të përzemërt pata edhe me presidentin e Gambisë, Adama Barrow.

    Presidenti Barrow, konfirmoi mbështetjen e plotë për secilin hap ndërkombëtar të Kosovës.

    E drejta e vendit tonë është e pakontestueshme andaj edhe mbështetja e secilit shtet anëtar të OKB në këtë rrugë është e jashtëzakonshme dhe si asnjëherë më parë.

    Senegal, 3 prill 2019-Takim me Presidentin e Gambisë z. Adama Barrow.

    Gjatë qëndrimit në Senegal, shfrytëzova rastin që me presidentin e ri të Republikë Demokratike të Kongos, Félix Tshisekedi, të bisedojmë për mundësinë e lidhjes së marëdhënieve diplomatike dhe bashkëpunimit dypalesh mes dy shteteve tona.

    Presidentit Tshisekedi i prezentova realitetin e Kosovës të argumentuar edhe me vendimin e GJND se pavarësia e Kosovës ka qenë në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare, duke i kërkuar formalizimin e aktit të njohjes si respekt ndaj ligjeve dhe vullnetit të qytetarëve të Kosovës.

    Bashkëpunimi i Kosovës me Republikën Demokratike të Kongos është shumë i rëndësishëm.

    Senegal, 3 prill 2019-Takim me Presidentin e ri të Republikës Demokratike të Kongos z.Felix Tshisekedi.

    Diskutimi me presidentin e Burkina Fasos Roch Marc Christian Kaboré, ishte jashtézakonisht miqësor dhe i frytshëm.

    Burkina Faso e ka njohur Kosovën menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, andaj kjo është shumë e rëndësishme për avansimin e bashkëpunimit bilateral.

    Burkina Faso ka qenë shembull edhe për shtetet tjera të kontinentit Afrikan që të ndjekin rrugën e njohjes së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.

    Senegal, 3 prill 2019-Takim me Presidentin e Burkina Fasos z. Roch Marc Christian Kabore.
    Senegal, 3 prill 2019-Takim me Presidentin e Burkina Fasos z.Roch Marc Christian Kabore.

    Gjatë qëndrimit në Senegal pata nderin që të përfaqësoj Republikën e Kosovës, në ceremoninë inauguruese të presidentit të këtij vendi të rëndësishëm.

    Gjatë takimit që zhvillova me presidentin Macky Sall, ne emër të shtetit të Kosovës i shpreha urimet dhe falenderimin për mbështetjen e parezervë ndaj vendit tonë. Kosova dhe Senegali kultivojnë marëdhënie të shkëlqyera dypalëshe. Ne jemi i vetmi vend në rajon që kemi hapur ambasadën në këtë vend afrikan.

    E falenderoj ambasadorin Gashi për punën e shkelqyer në interes të vendit.

    Senegal, 3 prill 2019 – Në ceremoninë e inaugurimit të presidentit senegalez duke biseduar me president, ministra të jashtëm, kryeministra e zyrtarë të lartë nga e gjithë bota.

    TAKIM ME PRESIDENTIN E SENEGALIT Z.MACKY SALL

    Gjatë qëndrimit në Senegal pata nderin që të përfaqësoj Repulikën e Kosovës, në ceremoninë inauguruese të presidentit të këtij vendi të rëndësishëm. Kosova dhe Senegali kultivojnë marëdhënie të shkëlqyera dypalëshe.

    Ne jemi i vetmi vend në rajon që kemi hapur ambasadën në këtë vend afrikan.

    Senegal, 3 prill 2019-Takim me Presidentin e Senegalit z.Macky Sall.

    Kryeministrin e Gabonit, z.Julien Nkoghe Bekale e falenderova për mbështetjen që shteti i tij i ka dhënë Republikës së Kosovës që nga formalizimi i njohjes në vitin 2011.

    Takime jashtëzakonisht të frytshme në funksion të fuqizimit ndërkombëtar të vendit tonë.

    Senegal, 3 prill 2019-Takim me Kryeministrin e Gabonit, z.Julien Nkoghe Bekale.

    Aty ku prezent është SHBA patjeter qe Kosova ndihet e sigurt. Ambasadori amerikan në Senegal Tulinabo S. Mushingi, një njeri i jashtëzakonshëm dhe me përkushtim jashtëzakonisht pozitiv në raport me Kosovën.

    Qytetarët e Kosovës, shteti ynë janë të bekuar që kanë në krah liderin më të fuqishëm të demokracisë botërore.

    Ambasadorin Mushingi e falenderova sinqerisht për angazhimin e tij dhe qeverisë amerikane në atë pjesë të botës, në mbështetje të shtetit tonë.

    Senegal, 3 prill 2019-Takim me Ambasadorin amerikan në Senegal Tulinabo S. Mushingi.
    Senegal, 3 prill 2019-Takim me Ambasadorin amerikan në Senegal Tulinabo S. Mushingi.

    Me presidentin e Nigerisë, Muhammadu Buhari vazhduam diskutimet për formalizimin e marëdhënieve bilaterale mes dy shteteve tona.

    Nigeria si shtet i fuqishëm me rreth 200 milion banorë padyshim përbën interes të madh në aspektin e marëdhënieve dypalëshe.

    Si vazhdimësi e bisedave të mëhershme në Abuja dhe Nju Jork, Presidenti Buhari u tregua optimist në formalizimin e shpejtë të procedurave. Kosova rrugëton sigurt drejt të ardhmes.

    Senegal, 3 prill 2019-Takim me Presidentin e Nigerisë, z.Muhammadu Buhari.

    Në Senegal takova edhe Presidentin e Nigerit z.Mahamadou Issoufou, vend ky i cili përveq njohjes së Kosovës, mbështet vendin tonë në secilën nismë ndërkombëtare.

    Senegal, 4 prill 2019-Takim me Presidentin e Nigerit, z.Mahamadou Issoufou.

    Takimi me presidentin e Madagaskarit, Andry Nirina Rajoelina, ishte jashtëzakonisht i frytshëm.

    Biseduam për thellimin e marëdhënieve ndërshtetërore duke filluar nga akreditimi i ambasadorit jorezident të Republikës së Kosovës në këtë shtet afrikan.

    Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar që të ecë përpara në forcimin e partneritetit me të gjitha shtetet anëtare të OKB-së.

    Senegal, 4 prill 2019-Takim me Presidentin e Madagaskarit, z. Andry Nirina Rajoelina.