“Holanda i ka dhënë shumë Kosovës në etapat më të rëndësishme historike të Kosovës dhe Kosova është përherë mirënjohëse”, kështu tha Kryeministri Haradinaj pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës, Stef Blok, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj e ka njoftuar ministrin Blok, për të arriturat e Kosovës, për prioritetet e Qeverisë në zhvillimin ekonomik, fuqizimin e sundimit të rendit dhe të ligjit, përmbushjen e obligimeve që dalin nga MSA dhe përkushtimin për raporte të mira fqinjësore.
“Kosova është e interesuar që bashkëpunimi politik dhe ekonomik me Holandën të avancohet dhe ne kemi nevojë edhe në këtë fazë të konsolidimit të vendit për mbështetje politike nga ky vend” , tha kryeministri Haradinaj, duke kërkuar nga ministri i Jashtëm, Stef Blok mbështetjen e tij dhe të shtetit holandez për procesin e liberalizimit të vizave dhe anëtarësimin e vendit në organizata të rëndësishme ndërkombëtare.
Më tej, kryeministri Haradinaj ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke punuar vazhdimisht në përmirësimin e klimës së të bërit biznes, ka krijuar zona të lira ekonomike në të gjithë vendin, të cilat do t’i hapin mundësi investitorëve potencial vendorë dhe të huaj.
Kryeministri Haradinaj e ka njoftuar ministrin e Jashtëm holandez edhe për procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, përmes një marrëveshje ligjërisht obliguese, e cila do të jetë kontribuuese e rëndësishme në stabilitetin rajonal dhe më gjerë.
Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës, Stef Blok, në takim me kryeministrin Haradinaj ka vënë theksin në marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet dy shteteve. Duke vlerësuar arritjet e Kosovës, ai ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të shtetit holandez për të vazhduar mbështetjen për Kosovën në rrugën e saj eurointegruese dhe euroatlantike.
Në këtë takim i pranishëm ishte edhe Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim bilateral me ministrin britanik të Shtetit për Evropë dhe Amerikë në Zyrën e Jashtme dhe të Komonuelthit, Alan Duncan dhe Richard Moore, Drejtor i Përgjithshëm Politik në Ministrinë e Jashtme.
Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj i ka njoftuar ministrin Duncan dhe Moore për të arriturat e Qeverisë së Kosovës, për zhvillimet aktuale në vend, dinamikën qeverisëse dhe për përkushtimin e institucioneve në fuqizimin e zhvillimit ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës dhe për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Duke vlerësuar lart rolin e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën dhe rajonin, kryeministri Haradinaj ka kërkuar mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar në proceset e tanishme të konsolidimit të vendit dhe në procesin final të dialogut me Serbinë.
“Prezenca dhe kontributi i Mbretërisë së Bashkuar është i nevojshëm në Stabilitetin e Ballkanit dhe Kosova është e përkushtuar që të fuqizojë partneritetin mes dyja vendeve”, ka thënë kryeministri Haradinaj duke potencuar orientimin euroatlantik të Republikës së Kosovës.
Ndërkaq, ministri britanik, Alan Duncan dhe Richard Moore, vlerësuan se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve janë shumë të mira dhe Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë përkrahjen e Kosovës në rrugën e saj euroatlantike dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.
Në takim i pranishëm ishte edhe Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.
Sapo arrita ne Mynih të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë.
Konferenca e 55-të e Sigurisë në Mynih zhvillohet nga 15 deri më 17 shkurt 2019. Kjo konferencë e rëndësishme është mundësi e mirë e zhvillimit të takimeve me burrështetas dhe liderë nga e gjithë bota.
Mynih, 15 Shkurt 2019 – Sapo arrita ne Mynih të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë. Udhëtime gjithnjë i bëj me aeroplanin tim privat. Zero kosto për buxhetin e shtetit.
Ajo mirëpriti një numër të paprecedentë vendimmarrësish të rangut të lartë ndërkombëtar, duke përfshirë më shumë se 35 krerë shtetesh dhe qeverish. Mes tyre ishin kancelarja gjermane Angela Merkel dhe zëvendëspresidenti i SHBA-së, Mike Pence.
Konferenca e Sigurisë në Munih këtë vit ka në fokus bashkëpunimin në sektorin e mbrojtjes në Evropë dhe tregtinë ndërkombëtare. Një vëmendje të veçantë ka edhe Ballkani Perëndimor dhe përpjekjet tona për të forcuar paqen në rajon.
Diskutimet me liderë botërorë janë frymëzuese dhe inkurajuese. Edhe në fjalimin tim pasdite do të flas për domosdoshmërinë për arritjen e marrëveshjes paqësore gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Këtë vit rajoni po përmbyll dy çështje të mëdha, atë të emrit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë si dhe marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Takimet e para i filluam së bashku me kryeministrin Ramush Haradinaj, kur fillimisht kishim një takim bilateral, tejet të frytshëm me senatoren amerikane, Jeanne Shaheen, anëtare e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë dhe Komitetit për Forcat e Armatosura në Senatin Amerikan dhe senatorin Ron Johnson, Kryetar i Komitetit për Siguri Kombëtare dhe Nënkomitetit për Evropën dhe Bashkëpunimit Rajonal për Siguri.
Mynih, 15 Shkurt 2019 – Takim bilateral, tejet të frytshëm me senatoren amerikane, Jeanne Shaheen, anëtare e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë dhe Komitetit për Forcat e Armatosura në Senatin Amerikan dhe senatorin Ron Johnson, Kryetar i Komitetit për Siguri Kombëtare dhe Nënkomitetit për Evropën dhe Bashkëpunimit Rajonal për Siguri.
Në këtë takim, i njoftova senatorët Shaheen dhe Johnson për të arriturat e Republikës së Kosovës, prioritetet e Qeverisë, për tranzicionin e susksesshëm dhe transparent FSK-së në ushtri, zhvillim ekonomik të vendit, fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit, rolin dhe kontributin e Kosovës në luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm dhe tema të rëndësishme për vendin.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur rol kyç në lirinë, pavarësinë dhe tani në shtetndërtimin e Kosovës, dhe për këtë u jemi gjithmonë mirënjohës.
Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë Amerikën.
Takimet i vazhduam me Komisionerin e BE-së për Zgjerimin Johanes Hahn. Biseden e fokusuam mbi perspektivën evropiane të Kosovës dhe nevojën që vendet anëtare të BE-së të aprovojn rekomandimin e komisionit të BE-së për liberalizimin e vizave.
Kosova është e përkushtuar që të jetë partnere kredibile e bashkëpunimit rajonal dhe fqinjësisë së mirë, gjithmonë, kur asaj nuk i mohohet e drejta për të vepruar si shtet i pavarur dhe sovran.
Mynih, 15 Shkurt 2019 – Takim bilateral, tejet të frytshëm me Komisionerin e BE-së për Zgjerimin Johanes Hahn. Biseden e fokusuam mbi perspektivën evropiane të Kosovës dhe nevojën që vendet anëtare të BE-së të aprovojn rekomandimin e komisionit të BE-së për liberalizimin e vizave.
Këtë ia thashë Komisionerit Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn me të cilin pata rastin të diskutoj, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.
Vendi ynë i gëzohet tregut të lirë, jo vetëm mes Kosovës dhe Serbisë, por në të gjithë Ballkanin Perendimorë. I gëzohemi kohës kur nuk do të ketë tarifa, por njëkohësisht respekti dhe njohja reciproke, është parakusht për t’u arritur kjo.
Po ashtu, theksova edhe njëherë nevojën e liberalizimit të vizave si një e drejtë që u takon qytetarëve tanë. Rikujtova se Kosova tashmë ka përmbushur të gjitha kushtet dhe padrejtësisht mbetet e izoluar.
Takimi i radhës ishte me homologun gjerman ministrin e Jashtëm, Heiko Maas në kuadër të qëndrimit në Mynih, një përkrahës i madh i Kosovës, nga i cili pranova konfirmimin e mbështetjes së shtetit gjerman për liberalizimin e vizave dhe rrugën europiane të vendit.
Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për të lëvizë lirshëm dhe mbështetja gjermane në këtë fazë është e domosdoshme edhe për procesin e dialogut dhe çështje të tjera të rëndësishme për vendin.
Mynih, 15 shkurt 2019 – Me ministrin e jashtëm gjerman Heiko Mass biseduam për raportet qe duhet ti intensifikojmë ndêrmjet dyja vendeve tona. Gjermania si njëri ndër përkrahësit më të fuqishëm të Kosovës vazhdon mbështetjen e madhe për vendin tonë.
Rast i shkëlqyer për të biseduar rreth mundësive të reja të thellimit të miqësisë e bashkëpunimit, politik dhe ekonomik mes shteteve tona.
Ministrin Maas e falënderova për qëndrimin e qartë dhe mbështetjen e plotë të Gjermanisë për vendin dhe popullin tonë. Përkrah Gjermanisë dhe partnerëve të saj Kosova është çdo herë e më e fortë!
Mynih 15 shkurt – Gjithmonë falenderues për shtetin gjerman për kontributin në shtetndërtimin e Kosovës, për rolin konstruktiv në shumë zhvillime politike në vend por edhe në Ballkan, veçmas në tri dekadat e fundit.
Kosova është e fokusuar në fuqizimin e partneritetit me Gjermaninë dhe në këtë aspekt, janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për rritjen e komunikimit dhe bashkëpunimit bilateral.
Këtë qëndrim ia rikonfirmova Johann David Wadephul, deputet i Bundestagut, zëvendëskryetar i Grupit Parlamentar të CDU / CSU, përgjegjës për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe Peter Beyer, anëtar i Komitetit për Politikë të Jashtme dhe Raportues special për marrëdhëniet trans-atlantike dhe Ballkanin Perendimor.
Gjithmonë falenderues për shtetin gjerman për kontributin në shtetndërtimin e Kosovës, për rolin konstruktiv në shumë zhvillime politike në vend por edhe në Ballkan, veçmas në tri dekadat e fundit.
Takim tjetër së bashku me Kryeministrin Haradinaj kemi pasur në Konferencën e Sigurisë së Mynihut edhe me Ish Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Anerikës (SHBA), z.John Kerry, i cili gjithmonë është i vëmendshëm dhe i interesuar për zhvillimet në Kosovë.
Mynih 15 shkurt – Kënaqësi ta takoj mikun e madh të Kosovës, ish Sekretarin e Shtetit John Kerry. Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë Amerikën!
Shtrëngim duarsh me diplomatin e njohur gjerman dhe nikoqirin e Konferencës së Sigurisë në Munih, Wolfgang Ischinger dhe liderë të tjerë botërorë, në ditën e dytë të këtij forumi.
Bashkëbisedime konstruktive, për ta çuar përpara agjendën euro-atlantike të vendit.
Mynih 15 shkurt – Vendosmëria dhe këmbëngulja e sekretares Albright për ti dalë në krah popullit të Kosovës e bën atë pjesë të rëndësishme të historisë së Kosovës. Sekretaren Albright e ftova që të vizitoje Kosovën, vendin që e nderon dhe e vlereson maksimalisht atë.
Kroacia si anëtare e BE-së dhe NATO-s, është shembull i mirë që duhet ndjekur nga Kosova në procesin e integrimeve euroatlantike. Për shumë tema në interes të të dyja vendeve, biseduam sot me Andrej Plenkovic, kryeministrin e Kroacisë në një takim bilateral.
U dakorduam që të intensifikojmë agjendën politike dhe ekonomike dhe kërkova mbështetjen kroate në rrugën tonë euro-atlantike.
Mynih 16 shkurt – Për shumë tema në interes të të dyja vendeve, biseduam sot me Andrej Plenkovic, kryeministrin e Kroacisë në një takim bilateral.
Takim miqësor me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, që reflekton marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy shteteve tona.
Kosova dhe Mali i Zi kanë treguar korrektësi sa i përket bashkëpunimit ndërshtetëror. Në jemi të përkushtuar që ky bashkëpunim të vazhdojë dhe kemi një agjendë të njëjtë, që do të jetë rruga jonë euro-atlantike.
Mynih 16 shkurt – Takim miqësor me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, që reflekton marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy shteteve tona.
Pata rastin që ta takoja, ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës, Stef Blok, të cilin e falënderova për rolin e madh që ka pasur Holanda për Kosovën. Me ministrin holandez biseduam në nivel bilateral për ekonominë dhe intesifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
I kërkova mbështjetje për liberalizimin e vizave dhe konsolidimin e mëtejm të vendit dhe i konfirmova progresin qe ka arritur vendi në rend dhe ligj dhe zhvillimin ekonomik.
Mynih 16 shkurt – Holanda i ka dhënë shumë Kosovës në etapat më të rëndësishme historike.
Në kuadër të qëndrimit tim në Gjermani, takova edhe ministrin britanik të Shtetit për Evropë dhe Amerikë në Zyrën e Jashtme dhe të Komonuelthit, Alan Duncan dhe Richard Moore, Drejtor i Përgjithshëm Politik në Ministrinë e Jashtme, të cilët i njoftova për progresin e arritur në vend.
Kërkova mbështetjen e tyre në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova dhe për fazën finale të dialogut me Serbinë, si dhe i falenderova për kontributin e madh dhënë Kosovës.
Mynih 16 shkurt – Roli dhe mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar është i rëndësishëm jo vetëm për Kosovën, por për gjithë rajonin.
Në kuadër të konferencës së Sigurisë në Munih, pata kënaqësinë të takoj edhe kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev.
Mikun dhe homologun tim maqedonas, e urova edhe njëherë për nënshkrimin e dokumentit të parë konkret që i hap rrugë anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.
Kosova qëndron e përkushtuar në ndërtimin e një rajoni stabil dhe në këtë drejtim marrëdhëniet me fqinjin tonë jugor janë të shkëlqyera!
Mynih 16 shkurt – Në kuadër të konferencës së Sigurisë në Munih, pata kënaqësinë të takoj edhe kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev.
Duke besuar në kauzën tonë, të drejtën për liri dhe pavarësi, Eliot Engel, bëri punë të palodhur në konsolidimin dhe shtetndërtimin e Kosovës.
Marrëdhënia me Amerikën, me njerëzit e saj, është e pacënueshme dhe speciale.
Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë Amerikën!
Mynih 16 shkurt – Përherë nder i posaçëmm të takoj mikun e përhershëm të Kosovës, kongresistin Eliot Engel.
Konferencës së Sigurisë së Mynihut i erdhi fundi. Ishte një ngjarje e rëndësishme për të treguar praninë e Kosovës dhe për të takuar dhe diskutuar me udhëheqësit botërorë rreth mundësive dhe sfidave tona.
Kemi përdorur prezencën për të lobuar për liberalizimin e vizave për Kosovën si pikë kthese të marrëdhënieve midis Kosovës dhe BE-së dhe gjithashtu të takohem me miqtë dhe partnerët e Kosovës.
Sfidat me të cilat ballafaqohet Evropa dhe bota po na ndikojnë gjithashtu, por së bashku jemi të fortë dhe vetëm përmes bashkëpunimit dhe afrimit me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën mund t’i kapërcejmë këto sfida.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës zyrtare në Munich, në kuadër të konferencës së sigurisë, është takuar me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, me të cilin ka biseduar për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, progresin e bërë në këto 11 vjet të shtetndërtimit, në zhvillimin ekonomik, por edhe për perspektivën evropiane dhe euroatlantike të Kosovës.
Kryeministri Haradinaj, ka falënderuar ministrin Maas, për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë dhënë Kosovës në të gjitha periudhat, që nga paslufta deri në ditët e sotme në të gjitha fushat.
“Populli i Kosovës do të jetë gjithmonë falënderues ndaj Gjermanisë, kancelares gjermane Angela Merkel dhe popullit gjerman për ndihmën dhe përkrahjen që i ka dhënë Kosovës në ndërtimin dhe zhvillimin e vendit, në aspektin ushtarak, ekonomik, rend dhe ligj”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar po ashtu rëndësinë që ka për Kosovën krijimi i Parkut Kosovaro-Gjerman për Inovacion dhe Trajnim.
Në këtë takim është diskutuar edhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare dhe liberalizimin e vizave, për të cilën kryeministri Haradinaj mori mbështetjen e shtetit gjerman për angazhim, që Kosova dhe qytetarët e saj të kenë mundësinë e lëvizjes së lirë si të gjithë qytetarët e vendeve tjera.
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, duke vlerësuar progresin e Kosovës tha se Gjermania do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën në rrugën e saj euroatlantike, ndërsa theksoi se të dy vendet do të vazhdojnë thellimin e bashkëpunimit edhe në fusha të tjera të interesit reciprok.
I pranishëm në këtë takim ishte edhe Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.
Në takim njohës me Koordinatoren e re të Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, znj Ulrika Richardson, ne diskutuam mbi bashkëpunimin në mes Republikës së Kosovës dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara, nëpërmjet programeve zhvillimore në nivelin nacional, të cilat janë në përputhje me objektivat e Agjendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm.
Kam pritur në takim Ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë në Republikën e Kosovës, Çağrı Sakar, nga i cili kam pranuar edhe kopjet e Letrave Kredenciale.
I shpreha mirëseardhje diplomatit turk në vendin tonë dhe i urova suksese në detyrën e re, duke theksuar që Republika e Kosovës vazhdimisht ka ndier përkrahjen e Republikës së Turqisë, si në procesin e shtet-ndërtimit, ashtu edhe në shumë procese tjera, dhe i ka vlerësuar marrëdhëniet bilaterale me shtetin mik të Turqisë.
Ambasadori Sakar, shprehi falënderimet për mikpritjen dhe ka përcjellur gatishmërinë personale për të kontribuar për vazhdimin e marrëdhënieve shumë të mira ndërmjet dy vendeve.
Gjatë takimit me Ambasadorin e Kanadës për Kosovën Sh.T.Z. Daniel Maksimiuk biseduam rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë, përfshi edhe dialogun Kosovë-Serbi.
Ambasadaorin rreth potencialeve investuese në Kosovë dhe mundësinë që kompanitë kanadeze të jenë edhe më prezente në Kosovë.
Në takim biseduam edhe rreth çeshtjes së ndjeshme të refuzimit të vizave për gjithe ish pjesetaret e UCK-së dhe sidomos rreth arsyetimit të lëshuar nga autoritete konsullore kanadeze në Vjene.
Ambasadori siguroi se as në Ligjin për Migrim të Kanadasë, e as në asnjë institucion tjetër nuk është e listuar UCK si organizate ose entitet terrorist.
Në një takim pune me Shefin e ri të Zyrës së Sllovakisë në Prishtinë, z. Rastislav Kostilnik, diskutuam mbi çështje të interesit të përbashkët në mes dy shteteve.
Vazhdimi i mbështetjes së mëtutjeshme sllovake në rrugëtimin e integrimit euro-atlantik dhe ndërkombëtar të shtetit të ri, si dhe nevoja për përkrahjen e Sllovakisë për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës kanë zënë vend të veçantë gjatë diskutimeve të takimit.
Hapja e Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Bratislavë ka qenë një kërkesë tjetër nga ana jonë, gjë për të cilën do të zhvillohen konsultimet e afërta në mes dy vendeve për gjetjen e mundësisë.
Gjatë këtij takimit biseduam për tema të ndryshme me rëndësi për Kosovën si dhe bashkëpunimin e ndërsjellët në mes të UNDP-së dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, duke përfshirë edhe bashkëpunimin në të ardhmen.
Me këtë rast e falënderova znj. Roccasalvo për mbështetjen që i ka dhënë UNDP-ja Ministrisë së Punëve të Jashtme, në çështje të ndryshme, përmes ofrimit të mbështetjes konsulente.
Gjatë takimit që e kishim me Ambasadorin e Mbretërisë së Jordanisë, SH.T. Ismail Rifaie njekohesisht ambasador i parë i Jordanisë për Kosovën, ripërsëriti se Jordania është ndër vendet e para të atij rajoni e cila e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Një nga ofertat e tij kryesore ishte bashkëpunimi në fushën e ekonomisë me theks të veçantë tek bashkëpunimi i kompanive private.
Ambasadori Rifaie ofroj bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë, në veçanti lavdëroj prodhimet medicinale të cilat gjejnë hapësirë në tregjet e SHBA-së dhe gjetiu.
Një nga temat me rëndësi të cilat i vuri në pah është shkëmbimi i studentëve, posaçërisht tek Universitetet Islamike udhëhequr nga kushëriri i mbretit, duke vënë theksin se në Jordani kultivohet islami i moderuar.