Sapo i jam drejtuar me një shkresë, Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, António Guterres, ku i kam shprehur, që jemi të inkurajuar me zhvillimin në lidhje me diskutimet më të rralla pranë Këshillit të Sigurimit për Republikën e Kosovës. Me përparimet që ka bërë Kosova përgjatë viteve, po fillon perspektiva e anëtarësimit në një të ardhme të shpejtë, të Republikës së Kosovës në Kombet e Bashkuara.
Sekretarin e Përgjithshëm, Guterres, e informova që anëtarësimi në OKB, është veçanarisht i mundshëm tani, për faktin se Serbia, ndonëse me vështirësi, së voni ka filluar të shfaqë sinjale të hershme, që është e interesuar të ecë përpara dhe të pajtohet me të vërtetën e afirmuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, me Opinionin e 22 Korrikut, 2010, me të cilin konfirmohet se shtetësia e Republikës së Kosovës është në përputhje të plotë me të drejtën publike ndërkombëtare.
Po ashtu, Sekretarit Guterresi i kërkova vëmendje të shtuar ndaj Opinionit të GjND-së, si institucioni më i lartë i drejtësisë i OKB-së, Opinion i cili ka kuptimin e Njohjes Kolektive, dhe i cili është baza mbi të cilën Asembleja e Përgjithshme e OKB-së, ka ftuar në dialog të ndërmjetësuar nga BE. Pra nënkuptohet, se Rezoluta e Asemblesë së OKB-së, 64/298, e 9 Shtatorit, 2010, afirmoi fuqishëm shtetësinë tonë.
Në letër theksova se Opinioni i GjND-së, i ka mundësuar Serbisë të shoh këtë të vërtetë, veçanarisht në lidhje me atë se qëndrimi i saj diplomatik ndaj shtetësisë sonë, kërkohet që patjetër të ndryshojë.
Në qasjen time e informoj Sekretarin e Përgjithshëm, se tashmë me dialogun politik, me qëllim të përmbylljes së Marrëveshjës Gjithpërfshirëse, Ligjërisht, Ndërkombëtarisht Obligative, kemi ardhur në momentin e njohjes reciproke si dy vende të pavaruara.
Sekretarin Guterres e informova që Republika e Kosovës synon anëtarësimin në OKB, dhe për këtë qëllim ne jemi të gatshëm të investojmë në potencialin tonë për të përkrahur nisma dhe misione të OKB-së, në funksion të paqës dhe stabilitetit për të gjithë.
Sot u nisa për në SHBA ku me ftesë të sekretarit të shtetit Mike Pompeo do të marrë pjesë në ministerialin e koalicionit kundër ISIS-it.
Kosova është e rreshtuar fuqishëm në krah të SHBA në secilin angazhim ndërkombëtar.
Washington, 4 shkurt 2019-Rrugës për pjesëmarrje në Ministerialin e Koalicionit kundër ISIS-it, me ftesë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.
Gjithashtu gjatë qëndrimit në Washington do të marr pjesë në një nga ngjarjet unike të Shteteve të Bashkura të Amerikës, në lutjet e mëngjesit, në vendin që inspiron botën me vlerat e lirisë dhe tolerancës, e ku për këto qëllime bëhen bashkë me mijëra personalitete nga bota mbarë.
Lutemi që madhështia e SHBA-ve të mos njoh kufinjë e pengesë, dhe që fatin e përkrahjes së saj sikurse e ka Kosova, ta kenë të gjitha kombet dhe vendet liridashëse kudo në botë. Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës rrugëtojnë bashkë në promovimin e vlerave universale në tokë, sikurse janë bashkë edhe në dashurinë dhe mbështetjën në Zot!
Sekretari amerikan i Shtetit Michael R. Pompeo pozon për një foto familjare me ministrat që morën pjesë në Takimin e Ministrave të Koalicionit Global për të mposhtur ISIS-in në Departamentin e Shtetit të SHBA në Uashington.
NË FORUMIN MBI SFIDAT E EVROPËS JUGLINDORE
Mëngjesin e parë në Washington e fillova me pjesmarrjen në Forumin mbi sfidat në Evropën Juglindore, i organizuar nga Senatori Paul Inhofe, në Senatin Amerikan.
Në adresimin tim para kongresmenëve dhe pjesmarrësve të tjerë, potencova rëndësinë jetike të prezencës amerikane në rajon si garantuese e paqes dhe demokracisë.
Në anën tjetër denoncova lojën e pistë që Serbia në vazhdimësi zhvillon duke vazhduar me minimin e paqes nëpërmjet prezencës ruse.
Washington, 5 shkurt 2019- Forumi mbi sfidat në Evropën Juglindore.Washington, 5 shkurt 2019- Forumi mbi sfidat në Evropën Juglindore. Pjesmarrësit nga të gjitha shetet e globit.
Rajoni i Ballkanit i takon NATO-s dhe kjo gjë nuk ka alternativë.
Gjatë vizitës në Washington së bashku me presidentin Hashim Thaçi, Ambasadoren Vlora Çitaku dhe përfaqësuesin e FSK-së, vizituam kompaninë e aeroplanëve Boeing.
Misioni dhe mandati i ri i FSK-së është bërë në koordinim të plotë dhe të ngushtë me SHBA-në. Edhe teknologjia e pajisjet që do t’i përdorin ushtarët e Kosovës do të jenë amerikane.
Në selinë e kompanisë lidere në botë “Boeing”, sot pash të arriturat e saj dhe kërkuam mundësi për bashkëpunim në zhvillimin e FSK-së dhe rritjen e kapaciteteve të përgjithshme mbrojtëse të Kosovës.
Edhe në “Boeing” takova miq të Kosovës, që kanë punuar e shërbyer në vendin tonë.
Washington, 6 shkurt 2019- Bashkë me Presidentin Thaçi, Ambasadoren Çitaku dhe përfaqësuesin e FSK-së në kompaninë Boeing.
Vlersuam se është koha ideale për të filluar bashkëpunimin!
Në Washington takova edhe ish kryebashkiakun e New Yorkut, Rudy Guiliani. Takimi me Guilianin që është njeri jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe me peshë në politikën amerikane, u zhvillua në frymë shumë miqësore.
SHBA janë garant i shtetësisë dhe lirisë së Kosovës andaj bashkëpunimi i ngushtë me këtë vend është jetik për të ardhmen tonë.
Washington, 6 shkurt 2019- Takim me ish-kryebashkiakun e New York-ut, Rudy Guiliani.
Kënaqësi e jashtëzakonshme që kryebashkiakun legjendar të Nju Jorkut gjatë periudhës së sulmeve terroriste, ta mirëpresim në Prishtinë, ftesë të cilën pa asnjë hezitim e pranoi.
Në Washington, me ftesë të sekretarit Pompeo po marr pjesë në takimin e ministrave të koalicionit kundër ISIS-it.
“Krijimi i Ushtrisë së Kosovës në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ngrit ndjeshëm kapacitetet e vendit tonë në ndërtimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt”
Këto ishin fjalët e para nga fjala ime në adresimin para rreth shtatëdhjetë ministrave të jashtëm nga e gjitha bota, që përfaqësonin vendet e tyre në ministerialin e Koalicionit Global kundër ISIS-it, që po i zhvillon punimet në Uashington D.C.
Në fjalën e time para të pranishmëve, tregova hapat konkret, që shteti i Kosovës bashkë me SHBA-në ka ndërmarrë në vazhdimësi në këtë drejtim. Gjatë këtij takimi, pjesëmarrësve nga e gjithë bota i është drejtuar edhe Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo dhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Ndërkohë, një shtrëngim duarsh me sekretarin Pompeo pas fotos familjare me ministrat e jashtëm pjesëmarrës ka marrë vëmendjen dhe është publikuar në mediat më të rëndësishme të botës.
Përshkrimi i Fotos: Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, në qendër, shtrëngon duart me Ministrin e Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, me Ministrin e Jashtëm të Irakut, në mes tyre Mohamed Alhakim, pas një foto familjare gjatë takimit të Koalicionit Global për Mposhtjen e ISIS-it, në Departamentin e Shtetit, të mërkurën më 6 shkurt, 2019 në Uashington. (Fotografia: Associated Press/Alex Brandon).
Washington, 6 shkurt 2019- Sekretari i shtetit Mike Pompeom në qendër, shtrëngon duart me Ministrin e Jashtëm të Kosovës Behgjet Pacolli, pas një fotografie familjare gjatë takimit të Koalicionit Global për ë mposhtur ISIS-in, në Departamentin e Shtetit, të mërkurën, 6 shkurt, 2019 në Washington.
Republika e Kosovës qëndron fuqishëm në krah të SHBA-së në luftën kundër kësaj organizate terroriste e cila i ka shkaktuar dëme edhe vendit tonë.
Miqësia e përhershme me SHBA-në ka qenë dhe mbetet bekim për Republikën e Kosovës. Rrugëtimi i Kosovës në botë është i mundur vetëm me SHBA-në.
Kosova gëzon status të privilegjuar kudo ku në krah ka shtetin më të fuqishëm në botë. Mirënjohje sekretar Pompeo për çdo gjë që bëni për Kosovën dhe popullin e saj.
Gjatë drekës në Departamentin Amerikan të Shtetit, kisha nderin të takohem dhe të bashkëbisedoj me fituesen e çmimit nobel për paqe Nadia Murad.
Nadia është mbajtur peng nga ISIS dhe është dhunuar seksualisht. Bashkëbiseduam për fatin e njejtë të mbi 20 mijë grave të Kosovës të cilat u dhunuan nga forcat serbe në Kosovë.
Washington, 6 shkurt 2019 – I nderuar të takohem dhe të bashkëbisedoj me fituesen e çmimit nobel për paqe, Nadia Murad.
Sekretari amerikan i Shtetit, Michael R. Pompeo, i dhuroi Nadias një certifikatë mirënjohjeje në emër të Koalicionit Global për të mposhtur ISIS-in për guximin dhe përpjekjet e saj të palodhura për ta mbajtur ISIS-in përgjegjës dhe për të marrë drejtësi në emër të komunitetit Yazidi në Departamentin e SHBA-së.
Nadia më premtoi se do të vizitojë Kosovën me ftesë të qeverisë tonë, për të senzibilizuar botën për fatin e femrave të Kosovës që vazhdojnë të vuajnë edhe sot e kësaj dite.
Në Washington takova ministrin e jashtëm të Kolumbisë Carlos Holmes Trujillo, i cili zyrtarisht më informoi për lajmin e mirë se Presidenti i Kolumbisë ka nominuar ambasador jorezident në Republikën e Kosovës.
Kosova vazhdon konsolidimin e vet ndërkombëtar duke vendosur marëdhënie me secilin shtet të botës.
Washington, 8 shkurt 2019- Takim me homologun nga Kolumbia, Carlos Holmes Trujillo.
Kolumbia është vend jashtëzakonisht i fuqishëm në Amerikën e Jugut andaj edhe Republika e Kosovës shumê shpejt do të ketë ambasadën e vet atje, që do të mbulojë shumë vende të kontinentit latin.
Washington, 8 shkurt 2019 – Së bashku me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kemi takuar ne Washington, Kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresistin Eliot Engel.
Gjithmonë kënaqësi të takoj mikun e madh të Kosovës dhe timin, Kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresistin Eliot Engel, si dhe të konfirmojmë miqësinë e përhershme në mes Kosovës dhe SHBA-së.
Kosova ka dalë fitimtare gjithmonë kur ka qenë bashkë me SHBA-në. Prandaj do ta ruajmë dhe do ta çmojmë përherë këtë miqësi.
Washington, 8 shkurt 2019 – Edhe në vetë Lutjet e Mëngjesit u dha mesazhi se paqja, toleranca, besimi dhe humanizmi janë vlera prej të cilave nuk duhet të shkëputemi asnjëherë gjatë transformimit të shoqërive tona.
Lutjet e Mëngjesit ishin mundësi e shkëlqyer për të takuar zyrtarë të lartë amerikanë dhe liderë të shteteve të ndryshme nga tërë bota, për t’i njoftuar ata me të arriturat e Kosovës dhe me përpjekjet për të vendosur paqe të qëndrueshme në tërë rajonin tonë.
Ishte inkurajuese të konfirmohej që të gjithë në Uashington flasin me një zë për Kosovën, pa marrë parasysh për cilin institucion apo tabor politik bëhet fjalë.
Jemi të bekuar që kemi mbështetjen e SHBA-së për zhvillimin e vendit tonë dhe ndajmë së bashku të njëjtat vlera e synime.
Me ftesë të homologut tim nga Rumania, Teodor Meleșcanu, sot po qëndroj në Bukuresht të Rumanisë, ku po marr pjesë në takimin jo-formal, të organizuar nga Rumania, si kryesuese e Presidencës së radhës e Këshillit të BE-së, për vendet anëtare të BE-së, Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Evropian, vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë.
Takimi i tillë, respektivisht dreka jo-formale, që përfundoi pak më herët me të gjithë pjesëmarrësit e lartpërmendur, ishte një mundësi për shkëmbim jo-formal të pikëpamjeve mbi të ardhmen e rajonit, ndërsa qëllimi i diskutimeve, që të forcohet dialogu dhe bashkëpunimi rajonal në pikëpamje të sfidave globale.
Zhvillova takime bilaterale edhe me homologun çek, Tomáš Petříček, atë slloven, Miro Cerar, sllovak, Miroslav Lajčák dhe polak, Jacek Czaputowicz. Kosova gëzon një mbështetje të qëndrueshme dhe të palëkundur në të gjitha proceset e rëndësishme që na presin përpara.
Bukuresht, 1 shkurt 2019- Takim jo-formal me homologun nga Rumania z.Teodor Melescanu dhe homologë të tjerë nga shtete të ndryshme.Bukuresht, 1 shkurt 2019- Takim bilateral me homologun Sllovak, z.Miroslav Lajcak.
Takim bilateral me homologun çek, z.Tomas Petricek
Diskutim i shkëlqyeshëm me Ministrin e Jashtem të Çekisë Tomas Petricek për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dypalësh që dy vendet tona gëzojnë dhe mbështetja e përhershme shteti Çek i ka dhënë integrimit euro-atlantik.
Ne do të eksplorojmë fusha më konkrete se si ta zgjerojmë partneritetin tonë më tej.
Bukuresht, 1 shkurt 2019- Takim bilateral me homologun Çek, z.Tomas Petricek.
Takim bilateral me homologun polak z. Jacek Czaputowicz
Mirë për të parë përsëri Poloninë dhe Jacek Czaputowicz në takimin e Gymnich në Bukuresht për të shkëmbyer mendime mbi bashkëpunimin dypalësh, gjendjen e punëve në BB dhe procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe rajonit. Ne mezi presim udhëheqjen polake në Procesin e Berlinit këtë vit.
Bukuresht, 1 shkurt 2019- Takim bilateral me homologun Polak, z. Jacek Czaputowicz.
Takim bilateral me homologun sllovak, Z.Miroslav Lajcak
Diskutim i shkëlqyeshëm me Ministrin Sllovak dhe Kryetarin e OSCE Miroslav Lajçak mbi bashkëpunimin dypalësh midis Kosovës dhe Sllovakisë dhe përkrahjen e tij për të ardhmen e Kosovës në BE. Liberalizimi i vizave është një çështje thelbësore për Kosovën.
Ne do t’i mbështesim aktivitetet e OSBE-së gjatë kryesisë së Sllovakisë.
Bukuresht, 1 shkurt 2019-Takim bilateral me homologun Sllovak, z.Miroslav Lajcak.
Me Kryetarin e Linzi-it, ne diskutuam për mundësinë e bashkëpunimit institucional në mes Shtetit te Austrisë dhe Republikës së Kosovës. Kryetari i Linzit z.Luger premtoi mbështetjen e gjithëanshme në të gjitha fushat ku ka mundësi bashkia e Linzit.
Në këtë takim u cekën tema të ndryshme të bashkëpunimit, ndër to: Arsimi, Shëndetësia, Industria e Rëndë, Agrokultura, Turizmi, Sporti, por gjithashtu Kryetari i Linzit ofroj edhe gatishmërinë e tij për Binjakëzimin e Linzit me ndonjë nga qytetet e Kosovës.
Në rezidencën time në Hajvali, kam pritur Komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral -Majorin italian, Lorenzo D’ Addario. Zhvilluam një takim shumë miqësor, përderisa diskutuam mbi zhvillimet e gjithmbarshme, që po kalon vendi ynë nga ato politike, të sigurisë dhe bashkëpunimin me KFOR-in.
Kosova dhe qytetarët e saj i janë mirënjohës kontributit, që kanë ofruar, po ofrojnë dhe do të ofrojnë edhe në të ardhmen shtetet aleate, partnere dhe mike në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit nacional dhe atij rajonal.
Mark Weller u shpreh i interesuar të përkrahë Ekipin e Dialogut në Zhvillimin e një platforme të Përbashkët, platformë e cila do të promvohej gjithandej në botë, platformë e cila do t’i komunikonte Parime e Forta të saj; Procesi është dinamik, përderisa mos shfrytëzimi i këtij rasti nga Kosova, do të mund të rezultonte me largimin e presionit ndërkombëtar mbi Serbi.
Parimet e Platformes do të ishin, në njëren anë fleksibile mjaftueshëm për dialoguesit, por në anën tjetër të forta dhe të qarta në aspektin e llogaridhënies dhe pronësisë së Parlamentit të Kosovës në lidhje me këtë proces.
Në fillim të procesit Kosova do të duhej të promovonte një qasje të fortë negociuese; Në mesin e kësaj jave do të ndajë Platformën në fjalë, një dokument që mund të ketë 15 faqe, me anëtarët e Ekipit Dialogues, e cila pastaj do të pranojë komentet e secilit.
Prishtinë, 21 janar 2019-Takim me z.Mark Weller, Këshilltar i përzgjedhur për Dialog.
Gjatë këtij takimi është diskutuar për mënyrat e prezencës sa më të madhe mediale edhe në kuadër të proceseve të ndryshme të WBF.
Po ashtu, u theksua rëndësia e rritjes së bashkëpunimit rajonal në Fondin e Ballkanit Perëndimorë, përmes mbështetjes së projekteve të përbashkëta.
Është vlerësuar fakti që është dyfishuar kontributi vjetor prej 30.000 në 60.000 €, dhe si kryesues Kosova zotohet për vazhdimin e trendit të rritjes së kontributit.
Gjithashtu është diskutuar për hapjen e WBF për financim të jashtëm. Pikë diskutimi ka qenë edhe takimi në nivel ministrorë që duhet të mbajtur në Kosovë.
Në takim me Ambasadorën kroate, në Prishtinë, znj. Marija Kapitanović, biseduam rreth kërkesave të MPJ-së, drejtuar shtetit kroat të cilat do të realizohen në vitin 2019.
Më pas diskutuam edhe për vizitën time në Kroaci, përmbushja e kërkesave relevante dhe dergimi i Ambasadorëve Kroatë.
Temë diskutimi ishte edhe gjetja e një zgjidhjeje të përbashkët , në lidhje me çështjen e INA-së, ku në ditët në vijim do të presim përfaqësuesin e INA-së, për të sqaruar këtë çështje.
Në fund fare diskutuam edhe për krijimin e një Forumi ekonomik mes Kosovës dhe Kroacisë gjatë këtij viti, u diskutua për projekte konkrete sidomos në fushën e Bujqësisë.
Kosova dhe Maçedonia gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyeshme, dhe ballafaqohen me sfidat e njëjta në rrugëtimin e tyre në integrimet euro – atlantike.
Me të ngarkuarin me punë të Maqedonisë diskutuam për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve tona në të gjitha fushat e interesit të përbashët.
Marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve, mundësitë e thellimit të bashkëpunimit të mëtejmë në të gjitha fushat, me theks në zhvillimin ekonomik, fuqizimin e rendit dhe ligjit, duke thënë se Kosova qëndron e përkushtuar për stabilitet në rajon dhe më gjerë.
”Ne i përcjellim me vëmendje të gjitha zhvillimet në Maqedoninë Veriore. Hapja e perspektivës për NATO dhe rruga europiane e Maqedonisë janë lajme të mira edhe për ne. Dy vendet tona duhet të jemi unik sa i përket ruajtjes së stabilitetit në rajon”
Unë e mirëprita në Prishtinë Majlinda Bregu në vizitën e saj të parë që nga marrja e detyrës. Ne biseduam për përparësitë e RCC dhe rëndësinë që ajo të përdoret si një mekanizëm kryesor për bashkëpunimin rajonal në Western Balkans.
Kosova gjatë kryesisë së ardhshme të SEECP do ta mbështesë këtë qëllim.