Së bashku me Presidentin Thaçi, gjatë takimit me Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, në kuadër të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Anëtarësimi i Republikës së Kosovës në OKB dhe organizmat tjera ndërkombëtare është platforma jonë e zgjidhjes së të gjitha problemeve të mbetura me fqinjët.
Kosova është e përkushtuar për fqinjësi të mirë gjithmonë në kontekst të progresit dhe përparimit drejt integrimeve euroatlantike.
Liberalizimi i vizave për Kosovën do të marrë udhê menjëherë pas publikimit të raportit të Komisionit Europian, i cili fuqishëm jam i bindur se do të jetë pozitiv.
Nga e majta në të djathtë: z. Behgjet PACOLLI, Ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës; Znj. Federica MOGHERINI, Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë; Z. Hashim THACI, President i Kosovës.Nga e majta në të djathtë: z. Behgjet PACOLLI, Ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës; Znj. Federica MOGHERINI, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë.
Sot, në kuadër të turneut tim, për të fuqizuar politikën e jashtme të Kosovës, kisha nderin të takohem me Ministrin e Punëve të Jashtme të Confederatës Zvicrane, Dr. Ignazio Cassis.
Me Ministrin z. Cassis zhvilluam një bisedë të gjatë ku trajtuam tema aktuale që lidhen me marrëdhëniet tona bilaterale, në interes të vendeve tona dhe ne funksion të kultivimit të mëtejmë të bashkëpunimit me shtetin zvicerran. Zvicra, si gjithmonë do të vazhdojë të mbështetë Kosovën në të gjitha drejtimet, çofshin ato të katakterit ekonomik apo politik.
Lugano, 22 qershor 2018 –Marrëdhëniet dypalëshe dhe situata në Ballkan ishin në agjendën e kreut të FDFA-së, Ignazio Cassis dhe ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli.
Z. Cassis më priti në Lugano. Kur Kosova shpalli pavarësinë dhjetë vjet më parë, Zvicra njohu shtetin e sapokrijuar dhjetë ditë më vonë. z. Cassis theksoi këto marrëdhënie të mira mes dy vendeve, të cilat karakterizohen edhe nga lidhje të ngushta njerëzore – diaspora e Kosovës në Zvicër është rreth 200 mijë njerëz.
Gjatë bisedimeve të dy ministrat diskutuan situatën aktuale në Kosovë dhe evoluimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve gjatë dekadës së fundit. Duke iu referuar fushave ku mund të bëhet më shumë përparim, z. Cassis vuri në dukje në veçanti përpjekjet e Zvicrës për të ndihmuar Kosovën të luftojë korrupsionin dhe të promovojë sundimin e ligjit.
Lugano, 22 qershor 2018 – Me homologun tim zviceran dhe Shef i Departamentit për Punë të Jashtme, Ignazo Cassis.
Ai përmendi edhe marrëveshjen e sigurimeve shoqërore të nënshkruar nga të dyja vendet më 8 qershor 2018. Përveç kësaj, z. Cassis theksoi angazhimin civil të Zvicrës në Kosovë që nga viti 1999 si dhe kontingjentin ushtarak të Swisscoy nën KFOR-in.
Të dy biseduam për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. z. Cassis nënvizoi nevojën e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Ai gjithashtu theksoi se stabiliteti dhe zhvillimi në Ballkanin Perëndimor janë një faktor i rëndësishëm për Zvicrën.
Lugano, 22 qershor 2018 –Marrëdhëniet dypalëshe dhe situata në Ballkan ishin në agjendën e kreut të FDFA-së, Ignazio Cassis dhe ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli.Lugano, 22 qershor 2018 –Marrëdhëniet dypalëshe dhe situata në Ballkan ishin në agjendën e kreut të FDFA-së, Ignazio Cassis dhe ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli.Lugano, 22 qershor 2018 – Foto e përbashkët e dy delegacioneve të shteteve mike, Kosovë – Zvicër.
Thellimi i marrëdhënieve bilaterale, liberalizimi i vizave, anëtarësimi i vendit tonë në Organizata Ndërkombëtare, avancimi i Agjendës Evropiane dhe dialogu me Serbinë kanë qenë disa nga temat kryesore të këtij takimi me shefen e diplomacisë nga Lihtenshtajni.
Falënderova Principatën e Lihtenshtajnit për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur ndaj shtetit të Kosovës; duke shprehur vullnetin dhe gatishmërinë e Institucioneve të vendit për të thelluar dhe zgjeruar edhe më shumë bashkëpunimin dhe partneritetin institucional në mes dy vendeve nëpërmjet inicimit dhe nënshkrimit të Marrëveshjeve të reja që do të hapnin mundësi të reja.
Vaduz, 21 qershor 2018 – Liehtenshtajni mbështet fuqishem integrimin dhe shtetndërtimin e Kosovës. Ftesës time për vizitë në Kosovë, Zonja Frick iu përgjigj pozitivisht dhe një gjë e tillë do të ndodhë së shpejti.
Kërkova mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në organizata evropiane dhe ndërkombëtare si dhe kontributin e mundshëm të këtij shteti në lidhje me liberalizimin e vizave, megjithëse ky vend nuk është anëtar i BE-së, por vetëm i Zonës Schengen.
Në letrën e falënderimit, Sekretari i Shtetit, Pompeo, më ka përcjellë falënderimet për urimet që unë i kisha dërguar me rastin e betimit të tij Sekretar i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shprehur përkushtimin për Kosovën dhe duke ritheksuar vazhdimin e bashkëpunimit të palodhur me partnerët ndërkombëtarë për të krijuar një botë më të sigurt dhe me të ardhme më të mirë për gjeneratat që vijnë.
Në frymën e miqësisë dhe aleancës së përjetshme, sot pranova një letër nga sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo.
Sekretari Pompeo duke transmetuar perkushtimin e palekundur për Kosoven si partner strategjik, potencon faktin se SHBA do të vazhdojne të punojnë ngushtë me ne dhe gjithë partnerët për një botë më të sigurte dhe më prosperuese.
Ndihëm i nderuar që sekretari Pompeo që në fillimet e angazhimit të tij, tregon kujdes të veçantë për Kosovën, e cila është e bekuar të ketë një mbështetës dhe vend aleat sikur SHBA.
Si ministër i jashtëm jam i vendosur dhe përkushtuar për ta kultivuar dhe fuqizuar marëdhënien tonë speciale dhe strategjike me SHBA-të.
Takim mjaft konstruktiv me homologun tim, Ministrin e Punëve të Jashtme të Holandës, Z. Stef Blok. Diskutuam gjerë e gjatë mbi liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, temë kjo e një rëndësie të veçantë për ne.
Mbështetja holandeze dhe parlamentit të tyre, në këtë çështje luan një rol kyç. Ministri Blok premtoi mbështetje në çështjen e vizave, në anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare si dhe bashkëpunim të ngushtë në të gjitha sferat tjera më rëndësi të veçantë për të dyja palët e për Kosovën në veçanti”.
Hagë, 20 qershor 2018 – Gjatë vizitës në Holandë kam takuar homologun tim holandez, Ministrin e Jashtëm Stef Blok dhe Komisionin mbi Zgjerimin e BE-së në Parlamentin holandez.
Një takim tjetër me rëndësi që zhvilluam sot në Den Haag ishte me Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Zgjerim, ku ishin të pranishëm deputetët e Parlamentit Holandez nga të gjitha partitë politike parlamentare.
Pata kënaqësinë qē të raportoj për të gjitha zhvillimet e fundit në Kosovë, agjendën evropiane, bashkëpunimin rajonal si dhe dialogun me Sërbinë.
Vizita dhe raportimi im në Parlamentin Holandez ndodh vetëm një ditë para debatit që zhvillohet nesër në parlamentin holandez ku Ministri i Punëve të Jashtme të Holandës z.Blok do të raportojë për temat siç janë; zgjerimi i BE -së, liberalizimi i vizave për Kosovë dhe tema tjera në lidhje me vendet e Ballkanit Perendimor.
Hagë, 20 qershor 2018 – Në Hagë jam takuar edhe me Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Zgjerim, ku ishin të pranishëm deputetët e Parlamentit holandez nga të gjitha partitë politike parlamentare.
Presim rekomandime pozitive sa i përket liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe mbështetje të mëtutjeshme në proceset që po kalon Kosova.
Hagë, 20 qershor 2018 – Në Hagë jam takuar edhe me Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Zgjerim, ku ishin të pranishëm deputetët e Parlamentit holandez nga të gjitha partitë politike parlamentare.
Ne, shikojmë përpara tek Presidenca austriake e Këshillit Evropian dhe rolin e saj, që të sillni Ballkanin Perëndimor brenda agjendës së BE-së; në veçanti në lidhje me liberalizimin e vizave dhe shpresojmë që BE-ja do të merr një vendim gjatë Presidencës Tuaj.
Shteti austriak është partner kryesor dhe njëri nga investitorët më të mëdhenj në vendin tonë, përderisa shpreha zotimin se prezenca ekonomike austriake në Kosovë është shumë e mirëpritur.
Këto tema i biseduam me Karin Kneissl në takimin tonë të dytë brenda vitit. Këtë herë ministrja e Jashtme austriake më priti në Minoritenplatz të Vjenës.
Vjenë, 19 qershor 2018 – Shtrëngim duarsh me Ministren e Austrisë për Çështje Evropiane dhe Punë të Jashtme, Karin Kneissel.
Tema e diskutimit ishin marrëdhëniet austriako-kosovare, për çka të dy u pajtuam se janë të shkëlqyera, Kryesia e Austrisë në Këshillin e BE-së që fillon më 1 korrik 2018 dhe afrimi i Kosovës me Bashkimin Evropian.
Në kuadër të afrimit me BE-në, Karin Kneissl dhe unë folëm për takimin e radhës të të ashtuquajturit Procesi i Berlinit, i cili do të mbahet në Londër në fillim të korrikut 2018. Austria mbështet qartazi perspektivat e anëtarësimit të Kosovës në BE.
Vjenë, 19 qershor 2018 – Në takim me Ministren e Austrisë për Çështje Evropiane dhe Punë të Jashtme, Karin Kneissel.
Kosova është pjesë e Evropës. Ne mbështesim perspektivat e saj të anëtarësimit sepse një Evropë Juglindore e qëndrueshme dhe e begatë është në interes të Austrisë dhe të gjithë BE-së.
Vjenë, 19 qershor 2018 – Në takim mes delegacioneve tona si dy shtete Kosovë – Austri.
Sot në ambientët e MPJ jam takuar me Ambasadoren e Izraelit për t’i diskutuar lidhjet tradicionale në mes dy popujve dhe dy vendeve. Kosova është mik i Izraelit dhe ne e konsiderojmë Izraelin mik të Kosovës.
Ne, jemi të interesuar që të zhvillojmë marrëdhëniet në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, në veçanti në ekonomi, siguri dhe edukim.
Republika e Kosovës është në pëmbyllje të hapjes së zyrës në Izrael, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit politik, ekonomik dhe social me këtë vend.
Sot pata nderin që të pres në takim përfaqësuesit e agjencisë japoneze JICA me të cilët ndër të tjera diskutova krijimin e zonës ekonomike japoneze në Kosovë.
Japonia është shtet i cili përveq përkrahjes për Republikën e Kosovës në arenën ndërkombëtare, vazhdon të japë kontribut edhe në projektet mjedisore, infrastrukturore, zhvillim urban, si dhe trajnimet që çdo vjet ofron kjo agjenci, si për sektorin qeveritar, po ashtu edhe atë privat.
Prishtinë, 14 qershor 2018 – Gjatë takimit me delegacionin e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar – JICA, i kryesuar nga Drejtori për Evropë, Miyazaki Kiyotaka.
Raportimi 5 orësh para antarëve të Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, ka qenë i mjaftueshëm për deputetet që të marrin të gjitha informatat për punën intensive që po bëjmë në MPJ.
Debati më i madh u bë për antarësimin në INTERPOL të Kosovës. Deputetët i njoftova në detaje se ne jemi shtet i vogël i porsalindur dhe të pretendosh se 2/3 votave t`i kesh në tavolinë është pak e papritur.
Ne kemi diskutuar për votën e secilit shtet. Në moment të fundit na kanë çaluar disa shtete të vogla, fare të vogla.
Prishtinë, 12 qershor 2018 – Gjatë raportimit tim në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike.