Koshare, 9 prill 2018
Sot Kosova kujton me nderim 19 -vjetorin e Betejës së Koshares dhe të rënët në atë betejë.
9 prilli 1999 është një datë shumë domethënëse për kosovarët, pasi ajo datë për ta shënoi rënien e kufirit Kosovë-Shqipëri, që ndante shqiptarët nga shqiptarët.
Fitorja e betejës së Koshares pati rëndësi edhe ushtarake, pasi UÇK-së iu hap rruga e armatimit dhe e mbështetjes logjistike të saj. Ajo ka qenë një nga betejat më të përgjakshme e më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Rëndësia e saj qëndron në faktin edhe për nga përmasat e saj, mënyrën e organizimit ushtarak, terrenin e vështirë ku u zhvillua dhe nga suksesi i arritur.

Më 9 prill 1999, 120 forca të UÇK-së nga të gjitha krahinat e Kosovës si dhe vullnetarë nga diaspora që vepronin në rajonin e Junikut, ndërmorën një sulm të befasishëm kundër 200 forcave serbe që ishin të stacionuara në fshatin Koshare dhe ato të Karakollit, 1 km në perëndim të Koshares.
“ishte vetëm faza e parë e operacionit “Shigjeta. Kjo betejë e lavdishme rriti vetëbesimin e sprovuar të UÇK-së, duke bërë që për herë të parë të thyhej me forcë kufiri ndarës ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, ku ushtria serbe pësoi disfatë të madhe”
Beteja e Koshares ishte një triumf ushtarak i pastër dhe mesazh i qartë për popullatën e dëbuar nga Kosova, se së shpejti të zhvendosurit do të ktheheshin në vatrat e tyre.

Ndërsa, thyerja e kufirit ishte mesazh se furnizimi me armatim për zonat e thella brenda Kosovës ishte i mundshëm edhe në atë kohë. Nderime përjetë të gjithë dëshmorëve të kësaj beteje të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Heroizmi i Brigadës 138 Agim Ramadani, si dhe flijimi i shumë luftëtarëve të lirisë në Koshare, i hapi rrugën çlirimit të Kosovës dhe largimit të pushtuesit serb për të mos u kthyer më kurrë.
“21 vjet më përpara nisi njëra nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Beteja e Koshares, e cila shembi kufirin shekullor mes shqiptarëve dhe i dëshmoi mbarë botës aftësinë tonë për të bërë edhe luftë frontale. Heroizmi i Brigadës 138 Agim Ramadani si dhe flijimi i shumë luftëtarëve të lirisë në Koshare, i hapi rrugën çlirimit të Kosovës dhe largimit të pushtuesit serb për mos t’u kthyer më kurrë. Ne sot nderojmë me respekt e mirënjohje, të gjithë dëshmorët e luftëtarët e Koshares por edhe të betejave të tjera të UÇK-s, që bënë të mundur ditët e lirisë e pavarësisë që gëzojmë sot”
Theksova se kjo betejë është ndër betejat më të përgjakshmet dhe më të lavdishmet të UÇK-së, hapi një kapitull të rëndësishëm të fitoreve të UÇK-së dhe fitorja në këtë betejë është një ndër pikat më të shndritshme të luftës tonë për liri.

Vlerësojm lart të rënët në këtë betejë dhe anekënd Kosovës, duke thënë se vepra e Agim Ramadanit, Sali Çekajt, Abaz Thaçit, Xhemajl Fetahut, por edhe vepra e të gjithë heronjve dhe dëshmorëve le të shërbejë si udhërrëfyes i rrugës sonë drejt ndërtimit dhe zhvillimit të shtetit të Kosovës dhe anëtarësimit në integrimet euroatlantike.
“Triumfi i këtyre luftëtarëve nga mbarë trojet e Kosovës, të bashkuar në Brigadën 138, në krye të së cilës ishte komandanti Agim Ramadani, bëri që të shembet muri gati njëqindvjeçar i vënë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Në kthesat vendimtare përmes angazhimit të tyre, ata në asnjë moment nuk iu ndanë refuzimit të shtypjes dhe përpjekjeve për liri”.




































