Category: Zv. Kryeminister i pare

  • Ddorëzimi i kopjeve të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës në Bibliotekën e Kongresit Amerikan

    Ddorëzimi i kopjeve të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës në Bibliotekën e Kongresit Amerikan

    Uashington D. C., 7 shkurt 2018

    Për dhjetëvjetorin e pavarësisë, sot së bashku me presidentin e Kosovësm z.Hashim Thaçi, kemi dorëzuar një kopje të deklaratës së pavarësisë së Kosovës në Bibliotekën e Kongresit amerikan.

    Bashkë me shumë dokumente të rëndësishme botërore, deklarata e pavarësisë së Kosovës do të ruhet përjetësisht në vendin dhe shtetin, i cili dje mbështeti lindjen, derisa sot ruan ekzistencën e kësaj deklarate dhe shtetit tonë.

    Jemi të bekuar me miqësinë e përjetshme me popullin dhe shtetin amerikan.

    Uashington D. C., 7 shkurt 2018 – Së bashku me Presidentin Thaçi dhe kongresmenë amerikanë dorëzuam kopjen e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës në Bibliotekën e Kongresit amerikan në ShBA.
    Uashington D. C., 7 shkurt 2018 – Me mikun tim kongresmenin amerikanë gjatë ceremonisë së dorëzimit të kopjes së Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës në Bibliotekën e Kongresit amerikan në ShBA.
    Uashington D. C., 7 shkurt 2018 – Së bashku me Presidentin Thaçi dhe kongresmenë amerikanë pas dorëzimit të kopjes së Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës në Bibliotekën e Kongresit amerikan.
    Uashington D. C., 7 shkurt 2018 – Së bashku me Presidentin Thaçi dhe kongresmenë amerikanë pas dorëzimit të kopjes së Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës në Bibliotekën e Kongresit amerikan.
  • Pacolli bashkon wikipedianët, enciklopedia Wikipedia pasurohet me artikuj dhe fotografi për Kosovën

    Pacolli bashkon wikipedianët, enciklopedia Wikipedia pasurohet me artikuj dhe fotografi për Kosovën

    Prishtinë, 4 shkurt 2018

    Me iniciativën time si Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Jashtëm i Republikës së Kosovës, si dhe mbështetje e organizim nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës, gjatë këtij vikendi në Prishtinë janë mbledhur dhjetëra wikipedian vullnetarë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, ndërkohë që vikendin tjetër do të ketë edhe nga Evropa për ta pasuruar enciklopedinë e lirëwikipedia me artikuj dhe fotografi mbi Kosovën.

    Ky aktivitet, është organizuar me rastin e shënimit të vitit jubilar të 10-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ndërkohë që synohet që të vazhdojë tështrihet në gjithë Kosovën, duke përfshirë vullnetarë të ri dhe kreativ.

    Wikipedianët vullnetarë nëpërmjet Wiki-Academy Kosovo 2018, vetëm gjatë këtij vikendi kanë pasuruar enciklopedinë Wikipedia me qindra artikujt dhe fotografi, ndërkohë që po aq pritet të shtohen edhe gjatë ditëve të ardhshme të punës dhe brenda dy punëtorive të radhës, që do të mbahen në vikendin e ardhshëm, respektivisht datat 10, 11 Shkurt 2018, në Qendrën e Inovacionit të Kosovës (ICK).

    “Që nga ditët e para të pranimit të mandatit tim si Ministër i Jashtëm, përmirësimin e imazhit të vendit tonë e kam vënë njërin nga prioritet kryesore të politikës së jashtme. E kam nisur fillimisht me garën për përzgjedhjen e fotografive më të mira për promovimin e Kosovës, që tani për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë do të ekspozohen në Ambasadat e Kosovës gjithandej nëpër botë.

    Ideja ime për pasurimin e wikipedias me artikuj dhe fotografi, që aq shumë mungojnë për vendin tonë tashmë është realitet. Për këtë qëllim, Ministria, që unë drejtoj bashkoi gjatë këtij vikendi dhe do të ri-bashkojë gjatë vikendit të ardhshëm në Prishtinë, wikipedianët nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Evropa në punëtorinë Wiki-Academy Kosovo 2018. Një ide fantastike në prag të shënimit të dhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

    Prishtinë, 4 shkurt 2018 – Gjatë dy fundjavave ata e kishin pasuruar “Wikipedian” për Kosovën me rreth 600 artikuj, faqe dhe kategori dhe kishin bërë rreth 5 000 redaktime.

    Impresionohem nga talenti dhe vullneti i madh i të rinjve tanë për të punuar në këtë drejtim. Unë dua, që së bashku me Ju të orientojmë dhe edukojmë gjeneratat e reja për ndërtimin e një Kosove të re, ku shoqëria e jonë nuk është vetëm konsumuese e informacionit për vendin tonë, por prodhuese e tij” , ka thënë Ministri i Jashtëm Pacolli.

    “Kosovës ia kemi borxh që t’ia prezantojmë më së miri bukuritë e saj natyrore, ashtu siç i ka falur Zoti. T’i promovojmë trashëgiminë e pasur, ashtu siç u ndërtua nëpër shekuj. Kulturën, ashtu siç ditën ta ruajnë e zhvillojnë shumë breza. Sportin që na bëri krenar të gjithë. Dhe, yjet tona të muzikës që i adhuron dhe i dëgjon e gjithë bota”, është shprehur ai.

    Prishtinë, 4 shkurt 2018 – Impresionohem nga talenti dhe vullneti i madh i të rinjve tanë për të punuar në këtë drejtim.

    Enciklopedia e lirë në gjuhën shqipe Wikipedia renditet në vendin e 71 dhe ka rreth 72 mijë artikuj, ndërkohë që gjuhët e vendeve të tjera të rajonit janë shumë më lartë në renditjen e kësaj liste dhe shumë më të pasura.

  • Pas fushates me lajme të rreme nga Serbisa, Republika e Guines Bisao, rikonfirmon njohjen dhe akrediton Ambasadorin kosovar

    Pas fushates me lajme të rreme nga Serbisa, Republika e Guines Bisao, rikonfirmon njohjen dhe akrediton Ambasadorin kosovar

    Prishtinë, 2 shkurt 2018

    Propaganda serbe se disa shtete po i tërheqin njohjet ka arritur të vë në lajthitje edhe disa media në Prishtinë. E vërteta është ndryshe nga ajo që propagandohet nga Serbia e cila ka dështuar që vë pengesa në lobimin tim anë e kënd globit.

    Në po bashkangjisë faksimilen e notës zyrtare të Guinea Bisautm për këtë shtet që u raportua se ka tërhequr njohjen. Kurse ky shtet, Guinea Bisau rikonfirmon se e njeh Kosovën, ndërsa ndonjë media jonë vazhdon ende të ushqehet me informacionin zyrtar serb.

    Ky nuk është rasti i vetëm që ndodh kështu mjerisht. Për keqardhje, që këto njerëz të medias nuk vijnë në zyrat e institucioneve tona të cilat i kanë afër.

    Puna ime dhe e ministrisë sonë të jashtme nuk matet me zhurmën e mediave apo të institucioneve serbe, dhe as me jehonën e tyre pasqyruese në disa media të Kosovës.

    Për informatën e disa ”analistëve dhe gazetarëve” që pretendojnë që dijnë diçka nga diplomacia, që thojnë se nota verbale ka nënshkrim.. nuk aplikohet nënshkrimi por vetëm inicialet e zyrtarit.

    DORËZIMI I LETRAVE KREDENCIALE NGA AMBASADORI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS NË GUINEA BISAO, Z. RAMADAN GASHI

    Pas fillimit të një fushate me lajme të rreme nga Republika e Serbisë, Republika e Guines Bisao, pasi rikonfirmon njohjen e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran, akrediton edhe Ambasadorin jorezident të Republikës së Kosovës në këtë shtet, Ramadan Gashi.

    Guinea Bisao, shkurt 2018- Pas fillimit të një fushate me lajme të rreme nga Republika e Serbisë, Republika e Guines Bisao, pasi rikonfirmon njohjen e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran, akrediton edhe Ambasadorin jorezident të Republikës së Kosovës në këtë shtet, Ramadan Gashi.
    Prishtinë, 2 shkurt 2018 – Pas fillimit të një fushate me lajme të rreme nga Republika e Serbisë, Republika e Guines Bisao rikonfirmon njohjen e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran.
    Prishtinë, 2 shkurt 2018 – Pas fillimit të një fushate me lajme të rreme nga Republika e Serbisë, Republika e Guines Bisao rikonfirmon njohjen e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran.
    Prishtinë, 2 shkurt 2018 – Pas fillimit të një fushate me lajme të rreme nga Republika e Serbisë, Republika e Guines Bisao rikonfirmon njohjen e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran.
  • Takim me homologen time suedeze, Morgot Wallstrom

    Takim me homologen time suedeze, Morgot Wallstrom

    Stockholm, 29 janar 2018

    Në kuadër të vizitës së parë në Mbretërinë e Suedisë u prita nga Ministrja e Jashtme suedeze, Morgot Wallstrom.

    Gjithashtu, zhvillova takime të ndara edhe me Sekretarin e shtetit në Ministrinë e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ndërkombëtar, Ulrika Moder, dhe me përfaqësues nga Parlamenti suedez dhe me Grupin e Miqësisë.

    Ri-konfirmuam nivelin e marrëdhënieve shumë të mira në mes dy vendeve dhe miqësinë në mes dy popujve. E falënderova për gjithçka, që shteti nordik ka bërë para, gjatë dhe pas pavarësisë.

    Stockholm, 29 janar 2018 – Në takim me homologen time suedeze

    Suedia do të mbështetë pa rezerva rrugëtimin e integrimit evropian të vendit tonë, procesin e liberalizimit të vizave dhe projektet, që ndikojnë në përmirësimin e mirëqenies së shtetasve tanë.

    Ekzistojnë shumë mundësi ende të pashfrytëzuara edhe në nivelin dy-palësh. Duam dhe presim më shumë investime suedeze në vend.

    Video e cila përmbledh disa sekuenca nga vizita ime në Suedi dhe takimet me delegacionet e nivelit të lartë shtetrorë suedez.
  • Vizitë në Romë dhe Vatikan, pomovova edhe librin tim në gjuhën italiane

    Vizitë në Romë dhe Vatikan, pomovova edhe librin tim në gjuhën italiane

    Romë, 25 janar 2018

    Politika e jashtme e Kosovës ka rënë në duar eksperti me emërimin Tuaj. Unë e di biografinë tuaj para se të bëheshit njeri politik. E keni bërë këtë metaforikisht dhe fizikisht duke lënë gjurmë kudo, dhe kjo kërkohet sot në politikë të jashtme, sepse ju jeni njeri, dhe ndërtues.

    Me këto fjalë më priti në takim numri një i diplomacisë italiane, z. Alfano.

    Romë, 25 janar 2018 – Gjatë vizitës sime në Romë me ftesë të Ministrit të Jashtëm të Italisë, Angelino Alfano.

    Gjatë vizitës time në Romë u sigurova nga numri një i diplomacisë italiane, zt. Alfano, për mbështetjen edhe më të fuqishme italiane, në liberalizimin e vizave, integrimin ndërkombëtar, rritjen e investimeve.

    Si vend, mik Italia dëshiron që Kosovës t’i jepet një datë për integrimin e saj në BE.

    Romë, 25 janar 2018 – Gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes dypalëshe në mes të Kosovës dhe Italisë me ministrin e Jashtëm italian, Angelino Alfano.
    Romë, 25 janar 2018 – Takim bilateral në mes të delegacionit nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës italiane.

    NË VATIKAN U TAKOVA ME SEKRETARIN E SELISË SË SHENJTË, PAUL RICHARD GALLAGHER

    Takim kisha me Sekretarin e shtetit për marrëdhëniet e jashtme, në Selinë e Shenjtë, Vatikanit ne New Hork, Kryepeshkopin Paul Richard Gallagher.

    Më konfirmoi dhe e mirëprita lajmin e ngritjes së nivelit të administrimit apostolik të Kosovës, diçka që është vlerësim për vendin tonë dhe klimën e bashkëjetesës fetare.

    Vatikan, 25 janar 2018 – Në Vatikan u takova me Sekretarin e Selisë së Shenjtë, Paul Richard Gallagher. 

    I kërkova ndihmën e Selisë së Shenjtë që Kosova të bëhet pjesë e organizatave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare që na sigurojnë pjesëmarrje aktive dhe dinjitoze tonën në arenën globale.

    E informova bashkëbiseduesin për zhvillimet në Kosovë. I tregova pse Kosova e meriton të bëhet pjesë e UNESCO-s., si një vend shembullor i bashkëjetesës fetare, ku objektet fetare ruhen prej qindra vjetësh, si trashëgimi e qytetërimit tonë.

    Vatikan, 25 janar 2018 – Sekretarit të Selisë së Shenjtë, Paul Richard Gallagher i kërkova ndihmën e Selisë së Shenjtë që Kosova të bëhet pjesë e organizatave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare që na sigurojnë pjesëmarrje aktive dhe dinjitoze tonën në arenën globale.

    GJATË PREZANTIMIT TË LIBRIT TIM NË GJUHEN ITALIANE NË ROMË

    Gjatë vizitës së parë zyrtare në Itali kam bërë edhe prezantimin e librit tim në gjuhën italiane, “Nulla è impossibile. Come ho costruito il mio successo” (Asgjë nuk është e pamundur. Si e ndërtova suksesin tim).

    Prezantimi është bërë në selinë “Dante Alighieri”, organizata më e madhe kulturore italiane dhe para personaliteteve të kulturës, artit, sportit, diplomatëve të akredituar në Romë, gazetarëve dhe ushtarakëve.

    Romë, 25 janar 2018 – Gjatë vizitës së parë zyrtare në Itali kam bërë edhe prezantimin e librit tim në gjuhën italiane, “Nulla è impossibile. Come ho costruito il mio successo”
    Romë, 25 janar 2018 – Audienca dhe bashkëshotrja e z.Pacolli, znj, Masha Pacolli, gjatë prezantimit të librit në gjuhën italiane, “Nulla è impossibile. Come ho costruito il mio successo”.
    Kopertina e librit në gjuhën italiane, “Nulla è impossibile. Come ho costruito il mio successo”.
    Ministri i Jashtëm kosovar Pacolli prezanton në Palazzo Firenze një pasqyrë kombëtare të autobiografisë së tij me titull “Asgjë nuk është e pamundur” (ed. Kairo), së bashku me prof. Andrea Riccardi dhe Paola Severini Melograni.
    Romë, 26 janar 2018 – Në takim me ndërmarrësit italianë, duke prezantuar reformat e Qeverisë dhe duke i ftuar për të investuar në Republikën e Kosovës.
    Romë, 26 janar 2018 – Në përfundimin e vizitës sime në Itali vendosa një kurorë me lule në Monumentin e Skënderbeut në Sheshin “Nënë Tereza”.
  • Para studentëve të Vjenës dhe Lidos të Venedikut prezantova prioritetet e politikës së jashtme

    Para studentëve të Vjenës dhe Lidos të Venedikut prezantova prioritetet e politikës së jashtme

    Prishtinë, 19 janar 2018

    Dje në ambientët e MPJ prezantova prioritetet e politikës së jashtme para studentëve të Vjenës dhe Lidos të Venedikut.

    Këta student të cilët studiojnë të drejtat e njeriut dhe demokratizimin, të udhëhequr nga koordinatoret e tyre, Marijana Grandits dhe Teuta Durmishi u interesuan për mbarvajtjën e shtetndërtimit nga shpallja e pavarsisë e këndej me theks të caktuar rreth të drejtave të njeriut dhe standardeve kushtetuese për respektimin e tyre.

  • Diplomatja amerikane më përcjelli letrat e urimit për festat e fund vitit nga Presidenti Trump dhe Sekretari i Shtetit, Tillerson

    Diplomatja amerikane më përcjelli letrat e urimit për festat e fund vitit nga Presidenti Trump dhe Sekretari i Shtetit, Tillerson

    Prishtinë, 19 janar 2018

    Ishte kënaqësi e veçantë, që nëpërmjet të Ngarkuarës së Përkohshme me Punë njëherësh Zëvendës-shefes së Misionit Diplomatik amerikan në Kosovë, znj Collen Hyland, të pranojë letrat e urimit për festat e fund vitit nga Presidenti amerikan, Donald J. Trump dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex W. Tillerson.

    Mbështetja e palëkundur dhe e fuqishme amerikane ndaj shtetit të Kosovës ka qenë dhe do të mbetet jetike për Kosovën, si në planin e brendshëm, ashtu edhe atë të jashtëm, nëpërmjet integrimit dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtarë të Kosovës.

    Kosova lindi, u zhvillua dhe integrua në komunitetin ndërkombëtarë të shteteve falë mbështetjes së fuqishme dhe konsistente nga aleatët dhe partnerët e saj strategjik, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Ne, kemi ditur të zgjedhim orientimin tonë strategjik në kohët më të vështira dhe këtë rrugë do ta ndjekim edhe në të ardhmen.

  • Takim me ambasadorët e vendeve mike të Kosovës në Këshillin e Evropës

    Takim me ambasadorët e vendeve mike të Kosovës në Këshillin e Evropës

    Strasburg, 17 janar 2018

    Takim i frytshëm në Strasbourg me ambasadorët e shteteve mike të Kosovës në Këshillin e Evropës. Mbështetje e fuqishme në rrugën e faktorizimit ndërkombëtar të vendit tonë. 

    U diskutua për bashkërendimin e aktiviteteve për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

    Strasburg, 17 janar 2018 – Takim me ambasadorët e vendeve mike të Kosovës në Këshillin e Evropës.

    Gjatë vizitës time në Strasburg, kërkova mbështetjen e përfaqësuesve në Parlamentin Evropian për përshpejtimin e pakushtëzuar të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, përderisa raportova edhe mbi zbatimin e Agjendës Evropiane të Reformave nga ana e qeverisë së Republikës së Kosovës.

    Strasburg, 17 janar 2018 – Prezantimi i Kosovës në takimin e katërt të MSA-së në Parlamentin Evropian.

    Qyetarët e Kosovës e meritojnë këtë të drejtë themelore të lëvizjes së lirë, ashtu siç e gëzojnë të gjithë popujt e tjerë të rajonit. Çdo trajtim ndryshe ndaj tyre i forcon bindjen për pabarazi dhe shtetas të dorës së dytë, status nga i cili ne kemi vuajtur shumë përgjatë historisë tonë.

    Është koha e fundit, që ne të lëvizim përpara dhe të ruajmë sentimentin e madh pro-evropian, që ekziston tek populli i Kosovës. Vonesat i ushqejnë dhe i japin shtytje vetëm forcave të errëta. Të veprojmë tash.

    TAKIM ME SEKRETARIN E PËRGJITHSHËM TË KËSHILLIT TË EVROPËS, THORBJØRN JAGLAND

    Takim i rëndësishëm me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Torbiorn Jaglland. Kosova do të ecë përpara në procesin e anëtarësimit në këtë institucion shumë të rëndësishëm. E informova sekretarin Jaglland për hapat që po bën Kosova drejt anëtarësimit në KE.

    Strasburg, 17 janar 2018 – Gjatë qëndrimit tim në Strasburg zhvillova një takim të veçantë me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjørn Jagland.

    Biseduam për çështje të interesit të përbashkët dhe paralelisht me këtë e njoftova për qëllimin tonë, që të anëtarësohemi në këtë Organizatë të rëndësishme për të Drejtat e Njeriut dhe për hapat, që ne si Kosovë dhe Ministri e Jashtme i kemi ndërmarrë për të arritur këtë qëllim.

    E kam thënë edhe në deklarimet e mia të mëhershme se duke marrë parasysh procedurat respektive, ne presim, që të bëhemi anëtari i 48-të i kësaj Organizate deri në vitin 2020.

  • Takim me Ambasadorin, Joachim Rücker

    Takim me Ambasadorin, Joachim Rücker

    Prishtinë, 15 janar 2018

    Takim me ish-Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ambasadorin gjerman Joachim Rücker, i cili kishte dhënë kontribut të rëndësishëm para dhe pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

  • Vizita në SHBA, në shtetin Illinois dhe Iowa

    Vizita në SHBA, në shtetin Illinois dhe Iowa

    Des Moines/Iowa, 11 janar 2018

    Mikpritje dhe biseda përmbajtësore në takimin me përfaqësuesit e Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Shtetit Iowa në ShBA.

    Ngrohtësi dhe mikpritje ashtu siç edhe mund të pritet në mes shteteve simotra si e quan Kosovën media e këtij shteti në gjithë takimet ku unë isha i pranishëm me këshilltarin e kryeministrit Eroll Belegu.

    Shumë mundësi përpara dhe përplot potenciale ende të pashfrytëzuara. Për miqtë dhe aleatët strategjikë ka pak rëndësi largësia gjeografike.

    Des Moines/Iowa, 11 janar 2018 – Koleksion fotosh nga takimet e shumta në IOWA.
    Des Moines/Iowa, 11 janar 2018 – Vizitë me Guvernatoren, Kim Ra. Në këtë takim morën pjesë të gjithë faktorët relevantë të shtetit të Iowas.

    TAKIM ME GUVERNATOREN E SHTETIT TË IOWAS, KIM REYNOLDS

    Takim me Guvernatoren e Shtetit të Iowas, Kim Reynolds. Biseduam për marrëdhëniet bilaterale në mes të dy shteteve tona, për planet e përbashkëta në fushën e ekonomisë, arsimit, bujqësisë si dhe për disa veprime strategjike në interes të Republikës së Kosovës.

    Des Moines/Iosa, 11 janar 2018 – Takim me Guvernatoren e Shtetit të Iowas, Kim Reynolds.

    GJATË PRITJES NGA GJENERALI I GARDËS KOMBËTARE TË IOWAS, TIMOTHY ORR

    Në përfundim të vizitës isha në Shtabin kryesor të Gardës kombëtare të Iowës për të shprehur mirënjohjen për mbështetjen për Kosovën.

    Des Moines/Iowa, 12 janar 2018 – Gjatë pritjes nga Gjenerali i Gardës Kombëtare të Iowas, Timothy Orr, në Shtabin Kryesor të Gardës Kombëtare të Iowas.
    Des Moines/Iowa, 12 janar 2018 – Pritje nga Sekretari i Bujqësisë i Shtetit të Iowas, Bill Northey.
    Des Moines/Iowa, 12 janar 2018 – Ligjëratë në Universitetin Drake të Iowas. Kam folur për arritjet dhe partneritetet e Republikës së Kosovës gjatë dhjetëvjetorit të parë shtet i pavarur.