Ejani në Kosovë, në vendin e një rini të mrekullueshme, por që ka nevojë për shpresë, në vendin, që tradicionalisht, në arsimin e vet, në kulturën e vet ka qenë i orientuar nga Franca.
Fjalët e Presidentit Macron për integrimin e Ballkanit Perëndimor kanë qenë shpresëdhënëse për ne, këto fjalë i’a thash, Ministres për Çështje Evropiane në Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme, Nathalie Loiseau, në takimin që kishim në Quai d’Orsay.
Paris, 8 nëntor 2017 – Në takim me Ministren për Çështje Evropiane në Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Nathalie Loiseau, në Quaid Orsay.Paris, 8 nëntor 2017 –Takim me Grupin e Miqësisë Francë – Kosovë në Asamblenë Nacionale franceze në përbërje të Presidentit të grupit, Bruno Questel dhe anëtarëve, Joachim Son Forget, Isabelle Rauch dhe Laurence Trastour Isnart. Pajtim reciprok mbi rritjen e bashkëpunimit ekonomik, arsimor dhe kulturor.Paris, 8 nëntor 2017 – Në takim me shkrimtarin e shquar bashkëkohor shqiptar, i nominuar disa herë për çmimin “Nobel” për letërsi, Ismail Kadare.
Malta dhe Kosova do të mbajnë një Forum Ekonomik në Kosovë. Ministri i Jashtëm i Maltës, Carmelo Abela, e pranoi me kënaqësi ftesën time, gjatë takimit, që kishim në Ministrinë e Jashtme në Valletta, që ai ta vizitojë Kosovën, bashkë me një grup biznesmenesh nga ky shtet.
Besojmë, që do të krijohen kontaktet të reja me bizneset vendore, që do të hapin mundësi të reja për rritjen e shkëmbimit tregtarë, investimeve dhe krijimit të vendeve të reja të punës.
Valletta, 1 nëntor 2017 – Në takim me Ministrin e Jashtëm dhe Promovimit të Tregtisë së Maltës, Carmelo Abela. Në këtë takim u pajtuam për organizimin e Forumit Ekonomik në mes dy vendeve në Prishtinë.
NË TAKIM ME PRESIDENTEN E MALTËS, COLEIRO PRECA
Gjatë vizitës time në Maltë, u prita në një takim shumë të ngrohtë dhe miqësorë edhe nga Presidentja e Maltës, Shkëlqësia e Saj, Marie-Louise Coleiro Preca.
Malta, do të vazhdojë të jetë një mbështetëse edhe më e fuqishme e Kosovës kudo, që ajo ka zë dhe votë.
Do të punojmë, që të nënshkruajmë edhe një Memorandum Bashkuëpunimi në mes dy vendeve, në fushat, që do të jenë me interes për të dyja vendet dhe që ndër të tjera do të përfshijnë edhe arsimin.
Valletta, 1 nëntor 2017 –Në takim me Presidenten e Maltës, Coleiro Preca, me të cilën u pajtuam për Memorandum Bashkëpunimi në mes dy vendeve.
Kërkoi nga Presidentja e Maltës që mbështetja e cila ekziston të vazhdoj edhe më tutje, në veçanti sa i përket anëtarësimit të vendit tonë në Këshillin e Evropës, Interpol, UNESCO dhe organizata të tjera dhe mbështetjen për forcimin e legjitimitetit ndërkombëtarë të Kosovës nëpërmjet zgjerimit të njohjeve të reja.
Duke folur për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, presidentja Marie-Louise Coleiro Preca, më konfirmoi se vendi i saj në vazhdimësi e ka mbështetur Kosovën dhe do të vazhdojë që ta mbështesë edhe më tutje.
Valletta, 1 nëntor 2017 –Në presidencen e Maltës duke u shënuar në librin e përshtypjeve.
FOLËSI KRYESOR NË KONFERENCËN GLOBALE PËR TOLERANCË DHE PAQE
Në inaugurimin e Konferencës Globale për Tolerancë dhe Paqe, e cila i kishte mbajtur punimet, në Valletta të Maltës.
Në këtë Konferencë isha folësi kryesor, së bashku me Kryeministrin e Maltës, Joseph Muscat, si dhe homologun tim nga Malta, Ministrin e Jashtëm Carmelo Abela.
Valletta, 2 nëntor 2017 – Në inaugurimin e Konferencës Globale për Tolerancë dhe Paqe.
“Një shtet pa sport është si një trup pa gjymtyrë, prandaj ne duhet ta mbështesim sportin dhe aktivitetet sportive në të gjitha mënyrat. Njerëzit që përfaqësojnë sportin janë ambasadorët më të mirë tonë. Prandaj, vizita e Pagnozzi është shumë e rëndësishme dhe do të doja ta shoh edhe ai se ne e duam sportin dhe merremi seriozisht me të”, kështu i thashë Raffaelle Pagnozzit, sekretarit gjeneral të Komitetit Olimpik të Europës, që e prita në shtëpinë time së bashku me udhëheqësinë e KOK (Komiteti Olimpik i Kosovës).
Prishtinë, 28 tetor 2018 – Gjatë takimit me Raffaelle Pagnozzi, Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Evropës, gjatë pritjes që i kam bërë në shtëpi, së bashku me udhëheqësinë e KOK-ut (Komitetin Olimpik të Kosovës).
Ishte kënaqësi, të takoj me homologun tim mik nga Turqia, Mevlüt Çavuşoğlu. E falënderova për përkrahjen e vazhdueshme, që vendi i tij i ka dhënë Kosovës në procesin e konsolidimit/shtet-ndërtimit dhe vazhdon ta përkrahë Kosovën si në aspektin politik, ekonomik atë të sigurisë, arsimor e shëndetësor, duke mos anashkaluar edhe fushat tjera.
Të dyja shtetet respektive ndajnë vizionin e përbashkët për të ardhmen Euro-Atlantike të Ballkanit dhe Turqia ka qenë dhe mbetet mbështetës i vendit tonë në platformat ndërkombëtare e rajonale.
Ankara, 26 tetor 2017 – Takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, në zyrën e tij të punës,
Angazhimi konstruktiv i Turqisë në rajon është një shtyllë stabiliteti. Në veçanti, kërkova mbështetjen e Turqisë për anëtarësimin në INTERPOL.
Ankara, 26 tetor 2017 – Gjatë takimit bilateral në mes të delegacioneve të dy shteteve, Kosovë – Turqi.
Vizita e parë zyrtare e Zëvendës Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm, z Behgjet Pacolli, në Republikën e Turqisë.Ankara, 26 tetor 2017 – Gjatë konferencës për shtyp me homologun turk Mevlüt Çavuşoğlu.
Edhe gjatë konferencës për media mora zotime se takimi im vëllazëror me Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, do të jetë në frymën e mbështetjes edhe më të fortë për Kosovën në ekonomi, lobim për njohje dhe integrim ndërkombtar. Turqia, është shtet partner dhe vend mik i Kosovës.
Takim ne Kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Ismail Kahraman
Sapo përfundova një takim tjetër shumë të këndshëm dhe mbështetës edhe me Kryetarin e Kuvendit z. Ismail Kahraman. Po presin aktivitetet e tjera, që synojnë rritjen e investimeve turke në Kosovë dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Ankara, 26 tetor 2017 – Takim me Kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Ismail Kahraman.
Në këtë takim kam thekuar thellimin e lidhjeve dhe marrëdhënieve mes dy vendeve. Ai tha se Kosova si një shtet i ri ka nevojë për mbështetjen e shteteve të mëdha dhe të fuqishme mike për të siguruar vendin e duhur në arenën ndërkombëtare.
Unë në vijim ka shprehur falënderime për mbështetjen e deritanishme të Turqisë për Kosovën. Kosova do të vazhdojë të qëndrojë një mik i besueshëm i juaji.
Ankara, 26 tetor 2017 – Gjatë vizitës sime në Ankara vendosa lule në Mauzoleun e Kemal Ataturkut.Ankara, 26 tetor 2017 – Gjatë vizitës sime në Ankara vendosa lule në Mauzoleun e Kemal Ataturkut.
TAKIM ME KRYEMINISTRIN E TURQISË, BINALI YILDRIM
E përmbylla vizitën time në Turqi me takimin mbresëlënës dhe të ngrohtë me Kryeministrin e Turqisë, Binali Yildrim.
E falënderova dhe i shpreha mirënjohjen e thellë në emrin tim dhe të Institucioneve të Kosovës për mbështetjen konsistente, që Turqia i ka dhënë dhe do t’i jep edhe më fuqishëm Kosovës procesit të lobimit për zgjerimin e njohjeve të reja për Kosovën, anëtarësimit në organizata ndërkombëtare dhe për vendosmërinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik dhe rritjes së investimeve në Kosovë.
Ankara, 27 tetor 2017 -Shtrëngim duarsh me Kryeministrin e Turqisë, Binali Yildrim.
Në emër të Presidentit Thaçi dhe Kryeministrit Haradinaj përcolla ftesën që Kryeministri Yildrim dhe Presidenti Erdoğan ta vizitojnë vendin tonë, në një kohë të përshtatshme.
Do të vazhdojmë me vizita vendeve të tjera dhe me dinamikën e re të diplomacisë së Kosovës.
Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Ankaram së bashku me mikun tim, ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Lütfi Elvan dhe në prezencën e shumë bizneseve si nga pala turke, por, edhe nga ajo e Kosovës hapëm Forumin Ekonomik Kosovë – Turqi.
Ankara, 27 tetor 2017 – Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Turqi hapa Forumin e Biznesit Kosovë-Turqi së bashku me Ministrin e Zhvillimit të Turqisë, Lütfi Elvan, në praninë e shumë kompanive turke dhe të Kosovës.
I bëra thirrje bizneseve turke, që të rrisin edhe më shumë investimet në Kosovë. Tregu i Kosovës është i hapur për kompanitë dhe investimet turke. Marrëdhëniet e afërta në mes dy vendeve dhe dy popujve, pozicioni strategjik i Kosovës më afër Evropës, lehtësimi i procedurave për të bërë biznes në vendin tonë dhe Ligji për Investime Strategjike, duhet të shihen si mundësi për biznesin dhe kompanitë turke.
Thirrje të njëjtë kompanive turke për rritjen e investimeve turke në Kosovë i bëri edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Lütfi Elvan. Turqia, bënë pjesë në grupin e vendeve me prezencën më të madhe të investimeve në Kosovë.
Deri më tash janë regjistruar gjithsej 700 biznese turke, që kanë investuar rreth 367,80 milion Euro dhe llogaritet se nga këto janë krijuar rreth 10 mijë vende të reja pune. Presim, që në një të ardhme të afërt të shohim miliarda dhe shumë më shumë vende të reja pune.
Ankara, 27 tetor 2017 – Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Turqi hapa Forumin e Biznesit Kosovë-Turqi së bashku me Ministrin e Zhvillimit të Turqisë, Lütfi Elvan, në praninë e shumë kompanive turke dhe të Kosovës.Ankara, 27 tetor 2017 – Me pjesëmarrësit e Forumit Ekonomik që u zhvillua gjatë vizitës sime në Turqi.
Takim i frytshëm me zëvendës ndihmës sekretarin e shtetit Hoyt Yee. Mbështetje e vazhdueshme në rrugëtimin e shtetit tonë drejt zhvillimit dhe integrimit.
Gjatë takimit ishte rikonfirmuar mbështetja e palëkundur amerikane ndaj Kosovës si në vazhdimin e konsolidimit të brendshëm, ashtu edhe në atë të integrimit të mëtutjeshëm ndërkombëtar.
Kisha kënaqësinë e veçantë, që sot ta vizitojë shtetin fqinj, Republikën e Maqedonisë. I fillova takimet me homologun dhe mikun tim, ministrin e jashtëm të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov.
U dakorduarm, që të kemi mbledhje të përbashkët të dy Qeverive në fillim të vitit të ardhshëm.
U pajtuam, gjithashtu, që të kemi marrëdhënie edhe më të afërta, jo-formale me kontakte të rregullta ditore dhe që Kosova dhe Maqedonia të mbështesin njëra tjetrën në nivelin rajonal, rrugën drejt integrimeve evro-atlantike si dhe në nivelin ndërkombëtarë.
Propozimet e mia për heqjen e pengesave të tanishme në qarkullimin e mallërave, krijimin e një pike të përbashkët doganore/terminali doganorë, pastaj themelimin e një Zone të Lirë Ekonomike në mes të dyja vendeve si dhe krijimin e një Holdingu të Përbashkët për hekurudhat, transmisionin e energjisë dhe infraskuturën u mirëpriten nga pala maqedonase.
Shkup, 25 tetor 2017 – Takim me Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov.
Përshëndeta bashkëpunimin dhe qasjen, që Qeveria e re e Maqedonisë ka vendosur me përfaqësuesit politik të komunitetit shqiptarë në Maqedoni, duke i thënë një frymë të re relaksimit dhe përmirësimit të marrëdhënieve në mes komuniteteve shumë-etnike.
Shkup, 25 tetor 2017 – Takim me Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov. Ne kemi arritur të nënshkruajmë 21 Marrëveshje në mes dy vendeve. Kemi në proces 4 nisma të reja dhe disa Memorandume.
Takime shumë të frytshme dhe të ngrohta zhvillova edhe me Kryeministrin, Zoran Zaev dhe Kryetarin e Kuvendit z. Talat Xhaferi.
Kosova, natyrshëm, i ka parë dhe i sheh me prioritet marrëdhëniet me Maqedoninë dhe vlerëson se ato janë në nivel mjaft të mirë.
Edhe në takim me kryetarin e Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, konstatuam se edhe Maqedonia natyrshëm i konsideron si mjaft të mira marrëdhëniet me ne dhe se dy palët kemi shprehur vullnet pozitiv për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve tona.
Ne kemi arritur të nënshkruajmë 21 Marrëveshje në mes dy vendeve. Kemi në proces 4 nisma të reja dhe disa Memorandume.
Republika e Maqedonisë dhe Republika e Kosovës, me shembullin e tyre për bashkëpunim kontribuojnë në drejtim të ngritjes së marrëdhënieve të mira fqinjësore në rajon në nivelin më të lartë të mundshëm dhe se vizitat e këtilla janë vërtetim pikërisht i atyre angazhimeve.
Shkup, 25 tetor 2017 – Takim me Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, gjatë vizitës së parë zyrtare.
Republika e Maqedonisë dhe Republika e Kosovës, me shembullin e tyre për bashkëpunim kontribuojnë në drejtim të ngritjes së marrëdhënieve të mira fqinjësore në rajon në nivelin më të lartë të mundshëm dhe se vizitat e këtilla janë vërtetim pikërisht i atyre angazhimeve.
Shkup, 25 tetor 2017 – Shtrëngim duarsh me Kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev.
Kryeministrit maqedonas i shpreha qendrimin se Kosova i mbështet integrimet në NATO të Maqedonisë që do të kontribuojnë ndaj përforcimit të sigurisë dhe do të ndikojnë në perspektivat për tërë rajonin.
Qeveria e Kosovës është përcaktuar të ndërtojë marrëdhënie të mira me Maqedoninë, si dhe me të gjithë fqinjët dhe me këtë në mënyrë aktive të kontribuojë ndaj ardhmërisë së tërë rajonit të Ballkanit Perëndimor, në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
Shkup, 25 tetor 2017 – Konferenca për shtyp gjatë vizitës sime në Shkup. Ku para mediave sigurova se Qeveria e Kosovës është përcaktuar të ndërtojë marrëdhënie të mira me Maqedoninë, si dhe me të gjithë fqinjët dhe me këtë në mënyrë aktive të kontribuojë ndaj ardhmërisë së tërë rajonit të Ballkanit Perëndimor, në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Shkup, 25 tetor 2017 – Gjatë takimit bilateral në mes të delegacioneve të dy shteteve, Kosovë – Maqedoni.
Respekt ndaj njëri tjetrit, dashuri për punën, shtim të përgjegjësisë ndaj Institucionit, qasje më kreative dhe rritje edhe më të madhe të dinamikës, entuziazmit dhe punës në ekip.
Këto ishin disa nga mesazhet e mia gjatë një takimi që kisha me pothuaj secilin prej zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.
Kërkova, në mënyrën më të sinqertë që të rrisim përkushtimin e përbashkët për ndërtimin e një imazhi sa më të mirë për Institucionet, por, edhe të vendit tonë në marrëdhënie me jashtë sepse duke vepruar kështu, kjo do të kishte një rëndësi të madhe edhe sa i përket perspektivës dhe integrimit Evro-Atlantik të vendit tonë.
Prishtinë, 19 tetor 2017 – Gjatë takimit dhe koktejit me stafin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës imazhi i Kosovës ka pasur një luhatje. Vakumi Institucional, përgjegjësia e ulët ndaj punës dhe Institucioneve dhe faktorë të tjerë kanë ndikuar negativisht në imazhin e Kosovës.
Andaj, duhet të punojmë shumë më shumë, që imazhi i Kosovës të përmirësohet dhe duhet të fillojmë nga kjo Ministri.
Kisha kënaqësinë, që sot, fillimisht të shtrojë një drekë pune dhe më pas të zhvillojë një takim dy-palësh me homologen dhe miken time nga Bullgaria, Zëvendës-Kryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të znj. Ekaterina Zaharieva.
Vlerësuam lartë raportet e shkëlqyeshme në mes dy vendeve dhe shprehëm zotime të dyanshme për thellimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve, në veçanti në bashkëpunimin ekonomik dhe rritjen e shkëmbimit tregtarë.
U sigurova për vazhdimin e mbështetjes së palëkundur bullgare për anëtarësimin e Kosovës në Organizata Ndërkombëtare dhe për mbështetjen në proceset euro-atlantike të Kosovës.
Bullgaria do të pranojë kryesimin e radhës të Presidencës së BE-së nga Janari i vitit të ardhshëm dhe mbështetja e saj do të jetë tejet e rëndësishme.
Prishtinë, 19 tetor 2017 – U sigurova për vazhdimin e mbështetjes së palëkundur bullgare për anëtarësimin e Kosovës në Organizata Ndërkombëtare dhe për mbështetjen në proceset euro-atlantike të Kosovës.
Duhet të organizohemi, që bashkëpunimi ekonomik të jetë edhe më i mirë dhe të ketë më shumë shkëmbime të mallrave.
Kosova, ka çka të mësojë nga përvoja e Bullgarisë, si në përvojën e shtet-ndërtimit, ashtu edhe në atë të integrimit në BE.
Homologja nga Republika e Bullgarisë, Zaharieva, e ka vlerësuar lartë miqësinë që është ndërtuar ndërmjet dy vendeve dhe dy popujve, duke shprehur përkushtimin e shtetit të saj dhe mbështetjen e perspektivës evropiane për Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Prishtinë, 19 tetor 2017 – Gjatë takimit me delegacionet tona me ninistren e Punëve të Jashtme të Bullgarisë.
Lloyd Norman Axworthy, ishte ministër gjatë kohës së periudhës së krizave në Kosovë. E vlerësova lartë përkrahjen e Kanadasë në konsolidimin e shtetit të Kosovës.
Kanada si shtet mik, ka pasur një rol aktiv në momentet më të rënda për Kosovën, por ka qenë prezentë, po ashtu, me trupat e saj në Kosovën e pasluftës.
Pas angazhimeve të shumta jashtë shtetit dhe lobimit për njohjet anash nuk kam lënë as takimet me ambasadorët e akredituar në Kosovë. Gjatë ditës takova ambasadoren e Holandës, Gerrie Willems.
Me Ambasadoren holandeze diskutuan për perspektivën europiane, procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, si dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.
Prishtinë, 12 tetor 2017 – Gjatë takimit me Ambasadoren e Holandës, Gerrie Willems.
Diplomaten holandeze e njoftova rreth progresit në Kosovë, në veçanti për përmbushjen e kritereve që Kosova ka bërë për liberalizimin e vizave.
Takova edhe ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, Anne Doster, të cilë i shpreha mirënjohje se shteti i Luksemburgut ka bërë investime të vazhdueshme në Kosovë, në fusha të ndryshme.
Me të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Luksemburgut në Kosovë, biseduam edhe për investime tjera të mundshme, si dhe për mundësitë e projekteve dhe bashkëpunimeve në të ardhmen, në mënyrë specifike ato në shëndetësi dhe arsim.
Prishtinë, 12 tetor 2017 – Takim me Ambasadoren e Luksemburgut, Anne Doster.