Category: Zv. Kryeminister i pare

  • Takim me homologun e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Abdullah bin Zayed bin Sultan Al Naya

    Takim me homologun e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Abdullah bin Zayed bin Sultan Al Naya

    Nju Jork, 21 shtator 2017

    Falenderova homologun nga Emiratet e Bashkuara për mbështetjen sistematike dhe të palëkundur të vendit të tij ndaj Kosovës dhe popullit të saj nëpër të gjitha proceset.

    Vullneti ekziston për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimin dy-palësh në mes dy vendeve, duke theksuar në veçanti investimet e mundshme nga Emiratet e Bashkuara Arabe në fushën e turizmit, bujqësisë, teknologjisë informative dhe shërbimeve. 

    Gjatë takimit me homologun diskutuam për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe mënyrat për t’i përmirësuar ato në fusha të ndryshme diplomatike, turistike, ekonomike, tregtare dhe kulturore.

    Gjithashtu u shkëmbyen mendime dhe qëndrime politike për zhvillimet më të fundit rajonale dhe globale.

    Trajtuam gjithashtu çështje me interes të përbashkët, veçanërisht në axhendën e Asamblesë së OKB-së.

  • Bashkëbisedim me Ministren e Jashtme të Kenyas, Amina Mohammed

    Bashkëbisedim me Ministren e Jashtme të Kenyas, Amina Mohammed

    Nju Jork, 21 shtator 2017

    Në vlugun dhe dinamikën e takimeve pata kënaqësinë e veçantë ta takoj edhe homologen time nga Kenia, Amina Mohamed. Dua të besoj se Kenia do të njoh së shpejti Kosovën.

    Nju Jork, 21 shtator 2017 Bashkëbisedim me Ministren e Jashtme të Kenyas, Amina Mohammed.
  • Takim me Kryeministren e Bangladeshit, Sheikh Hasina

    Takim me Kryeministren e Bangladeshit, Sheikh Hasina

    Nju Jork, 21 shtator 2017

    Mbështetja e Bangladeshit në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik (OBI) për njohjen e mëtejshme të Kosovës është e rëndësishme dhe ne ju jemi mirënjohës për mbështetjen që ju keni dhënë rezolutës që përkrah pavarësinë e Kosovës.

  • Takim me homologun tim nga Mbretëria e Lesotos, Lesego Magothi

    Takim me homologun tim nga Mbretëria e Lesotos, Lesego Magothi

    Nju Jork, 21 shtator 2017

    Mbretëria e Lesotho, në Afrikën jugore, ka luajtur rol shumë të rëndësishem tek vendet tjera sa i përket lobimit për shtetësin e Kosovës. Homologu im nga ky vend premtoi se raportet mes dy vendeve do të thellohen.

    Nju Jork, 21 shtator 2017 – Bashkëbisedim me kryeministrin e Mauritois, Pravind Jugnauth.
    Nju Jork, 21 shtator 2017 Takim me Ambasadorin Permanent, Chritoph Heusgen.
  • Takim me Përfaqësuesin Permanent të Mbretërisë së Bashkuar në OKB

    Takim me Përfaqësuesin Permanent të Mbretërisë së Bashkuar në OKB

    Nju Jork, 21 shtator 2017

    Mbretëria e Bashkuar, me kontributin e madh që ka dhënë gjatë kësaj periudhe, ka qenë një ndër promotorët dhe mbështetësit kryesor të progresit që është arritur në Kosovë deri më tani.

    Kërkova përkrahjen e mëtejme të Mbretërisë së Bashkuar dhe të Këshillit Britanik, sidomos në arsimimin e kuadrove të reja si dhe në fushën e trashëgimisë kulturore, si fushë e prioritetit strategjik të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

  • Takim me homologun malazez Srdjan Darmanoviç

    Takim me homologun malazez Srdjan Darmanoviç

    Nju Jork, 20 shtator 2017

    Kemi biseduar për gjendjen aktuale që i kemi vlerësuar raportet si të shkëlqyera dhe kemi shqyrtuar mundësinë që na ofron ky bashkëpunim për të avancuar bashkëpunimet tona.

    Nuk kemi çështje të hapura me Malin e Zi. Ky shtet ka krijuar një ambient më të sigurt edhe për Kosovën duke e bërë rajonin rajon qind për qind të NATO-s dhe sa i përket Kosovës jemi të rrethuar me shtete anëtare të NATO-s.

  • Takim me Kryeministrin e Ishujve Solomon, Island Sogavare

    Takim me Kryeministrin e Ishujve Solomon, Island Sogavare

    Nju Jork, 20 shtator 2017

    U shpreha mirënjohës ndaj Ishujve Solomon për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe për mbështetjen e vazdueshme që po e japin për anëtarësimin e vendit në organizata ndërkombëtar.

    Ftova kryeministrin Sogavare për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat.

  • Takim me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviҫ

    Takim me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviҫ

    Nju Jork, 20 shtator 2017

    Kroacia përbën një model për shtetet e rajonit në jetësimin e reformave që janë kriter kryesor i përshpejtimit të rrugës së shteteve të Ballkanit në Bashkimin Evropian.

    Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor kanë pritshmëri të larta nga presidenca kroate, ndaj ne e falënderojmë Kroacinë si mbështetëse të fortë të integrimit evropian të të gjithë rajonit.

  • Takim me presidentin e OIC OCI, Ahmad Al-Othaimeen

    Takim me presidentin e OIC OCI, Ahmad Al-Othaimeen

    Nju Jork, 20 shtator 2017

    Së bashku me Presidetin Thaçi takuam Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, Shkëlqësinë e Tij, Dr. Yousef bin Ahmad Al-Othaimeen.

    E falenderuam për mbështetjen e vazhdueshme dhe të fuqishme që kjo Organizatë dhe shtete anëtare të saj i kanë dhënë dhe po i japin Republikës së Kosovës, në lidhje me konsolidimin e shtetësisë dhe integrimin e plotë të vendit tonë në bashkësinë ndërkombëtare.

    Shprehëm zotimet dhe përkushtimet tona për rritjen e përpjekjeve dhe angazhimeve të përbashkëta diplomatike për rritjen e numrit të njohjeve.

  • Në New York takim me ministrin italian të Punëve të Jashtme, Angelino Alfano

    Në New York takim me ministrin italian të Punëve të Jashtme, Angelino Alfano

    Nju Jork, 20 shtator 2017

    Në New York takova edhe ministrin italian të Punëve të Jashtme, Angelino Alfano.

    Kosova mirëpret përkrahjen e vazhdueshme të Itlisë për anëtarësimin e shtetit tonë në organizata të rëndësishme ndërkombëtare.