Category: Zv. Kryeminister i pare

  • Pacolli takon zëvendësndihmëssekretarin e Departamentit Amerikan të shtetit, Philip Reeker

    Pacolli takon zëvendësndihmëssekretarin e Departamentit Amerikan të shtetit, Philip Reeker

    Washington, 2 dhjetor 2011

    Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli, është takuar në Uashington, me zëvendësndihmëssekretarin e Departamentit Amerikan të shtetit, z.Philip Reeker.

    Gjatë këtij takimi, zëvendëskryeministri Pacolli, e njoftoi zotin Reeker në mënyrë të detajizuar, me zhvillimet në Kosovë, veçanërisht në veri të vendit, dhe me aktivitetin e tij diplomatik për njohjet e Kosovë. 

    Aleanca jonë me SHBA është jashtëzakonisht e rendesishme për të ardhmen euroatlantike. Përkushtimi amerikan për Kosovën është i palëkundër. Kosova është me fat që në rrugëtimin e vet ec përkrah shtetit më të fuqishëm dhe më demokratik të botës.

  • Zëvendëskryeministri Pacolli takon Presidentin e Ganës, z. John Atta Mills

    Zëvendëskryeministri Pacolli takon Presidentin e Ganës, z. John Atta Mills

    New York, 1 dhjetor 2011

    Në kuadër të angazhimeve shtetërore, për lobimin për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, është takuar në Nju Jork të SHBA-së, me presidentin e Republikës së Ganës, z. John Atta Mills.  

    Gjatë këtij takimi, i cili zgjatë më shumë se 40 minuta, zëvendëskryeministri Pacolli, ripërsëriti kërkesën për njohjen e Republikës së Kosovës nga Gana.

  • Zëvendëskryeministri Pacolli fton investitorët amerikanë në Kosovë

    Zëvendëskryeministri Pacolli fton investitorët amerikanë në Kosovë

    New York, 29 nëntor 2011

    Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli u ka bërë thirrje të gjithë investitorëve amerikan që të investojnë, në Kosovë, në shtetin e ri me kapacitete të shumëanshme.

    Në konferencën e investitorëve për Kosovën, të mbajtur në Hjuston të SHBA-së, në të cilën merrnin pjesë më shumë se 30 kompani të fuqishme (me gjiro qindra miliona dollarë).

    Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli u ka bërë thirrje të gjithë investitorëve amerikan që të investojnë, në Kosovë, në shtetin e ri me kapacitete të shumanshme. Në konferencën e investitorëve për Kosovën, të mbajtur në Hjuston të SHBA-së, në të cilën merrnin pjesë më shumë se 30 kompani të fuqishme, zëvendëskryeministri Pacolli ka ofruar një pasqyrë të mundësive reale për investime në Kosovë.

    Zëvendëskryeministri Pacolli e ka përshkruar Kosovën si vendin më proamerikan në Evropë, si vendin me ligje sipas standarteve evropiane, në të cilin, investitorët janë të privilegjuar nga shteti. Amerikanët sipas zëvendëskryeministrit Pacolli, janë të mirëpritur në Kosovë, dhe duhet të fillojnë me investimet e tyre.

    “Në Kosovë ka nevojë për gjithçka, ndaj në Kosovë ka hapësirë për investime kudo, me garanci shtetërore, me mbështetje të privilegjuar nga shteti. E keni shansin qe te vini ne Kosovë, të investoni dhe ne do të ju mbështesim me kapacitetet tona. Ne ju inkurajojmë që të vini dhe jeni të mirëseardhur”, ka thënë Pacolli.

    Ai po ashtu ka shpjeguar edhe mundësitë që ka Kosova si rezultat i aplikimit të masave favorizuese nga BE dhe SHBA për prodhimet kosovare.

    “Unë e kam të qartë rëndësinë e hapësirës, apo të tregut për zhvillimin e biznesit. Nëpërmjet iniciativave të caktuara, përgjithësisht hapësira e rajonit falë një iniciative të Bashkimit Europian është pa pengesa të mëdha doganore, apo pengesa të tjera, me përjashtim të kufijve me Serbinë. BE aplikon masa favorizuese për prodhimet Made in Kosova”, ka theksuar zëvendëskryeministri Pacolli.

    Ai ka theksuar se investitorët amerikanë, duhet të jenë të parët që hyjnë në industritë minerare dhe energjetike. Sipas tij, interes në këtë fushë kanë shprehur edhe investitorë të tjerë, por e rëndësishme për shtetin e Kosovës, është që në këtë drejtim, amerikanët të jenë në radhë të parë.

    Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin: Clean Air, SK Engineering&Construction, McGriff,Seibels&Williams, Bechtel, ZEEP, Fuel Quest, WorleyParsons, PwC.

  • Takim me kryeministrin e Sao Tome, jemi shumë afër njohjes së Kosovës nga ky shtet

    Takim me kryeministrin e Sao Tome, jemi shumë afër njohjes së Kosovës nga ky shtet

    Sao Tome, 21 nëntor 2011 –

    Në një nismë të përkushtuar për të thelluar marrëdhëniet ndërkombëtare dhe për të arritur një bashkëpunim më të ngushtë, udhëtova për në Sao Tome.

    Vizita ime në Sao Tome, ishte me ftesë së kryeministrit Dr. Patrice Emery Trovoada. Kur aterova në kryeqytetin e këtij vendi, pash një metropol dinamik i njohur për bukurinë e peizazhit detar dhe trashegiminë koloniale. Kombinimi i kulturës së lokalitetit me ndikimin e historisë koloniale krijon një ambient unik dhe tërheqës për vizitorët.

    Sapo takova kryeministrin, Patrice Emery Trovoada, pash një lider me vizion dhe përkushtim për zhvillimin e vendit të tij. Kryeministri Trovoada njihet për drejtimin e tij të fuqishëm dhe angazhimin në rritjen e potencialeve ekonomike të Sao Tome.

    Gjatë këtij takimi, informova edhe njëherë, kryeministrin Trovoada me arritjet demokratike që Republika e Kosovës, ka shënuar që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008. Në këtë kontekst, ia, ripërsërita kërkesën për njohjen e Republikës së Kosovës, dhe fillimin e bashkëpunimit diplomatik, ekonomik dhe kulturor mes dy vendeve.

    Ky është takimi i dytë që zhvillova me kryeministrin Trovoada brenda dy muajve. Me 30 tetor në Paris, kisha zhvilluar takimin e parë, në të cilin po ashtu temë kryesore ishte kërkesa për njohjen e Republikës së Kosovës, si shtet i pavarur dhe sovran.

    Nga ana e tij, kryeministri Trovoada, më premtoi se shteti i tij, ka filluar procedurën për njohjen e Republikës së Kosovës dhe se kjo njohje do të vije shumë shpejt.

    Ky është takimi i dytë që zhvillova me kryeministrin Trovoada brenda dy muajve. Me 30 tetor në Paris, kisha zhvilluar takimin e parë, në të cilin po ashtu temë kryesore ishte kërkesa për njohjen e Republikës së Kosovës, si shtet i pavarur dhe sovran.

    Në Sao Tome takova edhe ministrin e Punëve të Jashtme, Manuel Salvador Dos Ramos, ku shënoi një kapitull të ri në dialogun dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

    Intervistat për mediat e Afrikës për vizitem time lobuese për Pavarsinë e Kosovës.

    Vizita në Sao Tome thekson përpjekjet e Republikës së Kosovës për të thelluar marrëdhëniet ndërkombëtare dhe për të gjetur fusha të përbashkëta bashkëpunimi me vende të tjera, duke ndihmuar në ngritjen e një diplomacie aktive dhe të frytshme.

    Sipas agjendës, do të qëndrojë edhe në Guinenë Ekuatoriale, ku do të takohem me presidentin e këtij vendi, Teodoro Obiang. Takimi me Presidentin Teodoro Obiang Nguema Mbasogo, 80 vjeçar, ishte shumë domethënës, pasi ai është presidenti më jetë gjatë në botë.

    Takim me presidentin e Guinenës Ekuatoriale Teodoro Obiang.

    Presidenti Teodoro Obiang Nguema është rizgjedhur president dhe ai ka një kontroll të fortë në kombin qendror të Afrikës së pasur me naftë. Dhe anëtarët e tij të familjes mbajnë poste të larta.

    Ai mori pushtetin në vitin 1979 pas një pushtimi ushtarak dhe u ka mbijetuar disa përpjekjeve për grusht shteti. Mendohet se presidenti Obiang, i cili më parë ka mohuar akuzat për shkelje të të drejtave të njeriut dhe manipulim të zgjedhjeve, synon të fitoj edhe mandatin e gjashtë.

  • Guinea Ekuatoriale konfirmon njohjen e shpejtë të Kosovës

    Guinea Ekuatoriale konfirmon njohjen e shpejtë të Kosovës

    Guinea, 21 nëntor 2011

    Në kuadër të angazhimeve institucionale, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli sot(e hënë)ka takuar presidentin e Guinesë Ekuatoriale, z.Teodoro Obiang, i cili ishte i shoqëruar nga ministri i punëve të jashtme Micha Ondo Bile. 

    Gjatë këtij takimi të zhvilluar në kryeqytetin modern të Guinesë Ekuatoriale, Malabo, zëvendëskryeministri Pacolli ka prezantuar edhe njëherë kërkesën për njohjen e Republikës së Kosovës.

  • Njohja nga Gaboni meritë e Pacollit

    Njohja nga Gaboni meritë e Pacollit

    Njohja nga Republika e Gabonit, eshte konfirmuar zyrtarisht nga zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli me datë 9 shtator të këtij viti.

    Nota verbale e njohjes e nënshkruar nga ministri i punëve të Jashtme të Gabonit, Paul Toungui, është lëshuar me datë 15 shtator 2011.

    Me datë 9 shtator 2011, Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli kishte konfirmuar zyrtarisht, ardhjen e njohjes së 82 për shtetin e Kosovës, nga Republika e Gabonit.

    Njohja zyrtarisht I ishte konfirmuar zëvendëskryeministrit Pacolli, në orët e vonë të mbrëmjes në Gabon, nga udhëheqësit më të lartë të këtij shteti.

    Nota Verbale nga Gaboni e cila konfirmon njohjen e Republikës së Kosovës.
  • Pacolli e Hoxhaj takojnë presidentin e Republikës së Nigerit, z.Mahamadou Issoufou

    Pacolli e Hoxhaj takojnë presidentin e Republikës së Nigerit, z.Mahamadou Issoufou

    New York, 23 shtator 2011

    Në kuadër të aktiviteteve lobuese në Nju Jork, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli bashkw me ministrin e punëve të jashtme z.Enver Hoxhaj, kanë takuar  presidentin e Republikës së Nigerit, z.Mahamadou Issoufou.  

    Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit e shtetit të Kosovës, kanë shprehur falënderimin për presidentin Issoufou për mbështetjen që i ka dhënë Republikë së Kosovës, me aktin e njohjes si shtet i pavarur dhe sovran.

    Pacolli e Hoxhaj, po ashtu kanë kërkuar nga Presidenti Issoufou që të vazhdojë angazhimin e tij që edhe shtetet tjera të kontinentit afrikan të njohin Republikën e Kosovës.

    Presidenti Issoufou në anën tjetër, ka inkurajuar Pacollin e Hoxhajn që të vazhdojnë edhe më tutje angazhimin e tyre, duke shprehur vendosmërinë se njohja e Republikës së Kosovës nga Nigeri ka qenë vendimi më i drejtë që ka mundur të merret në këtë rast.

    Aktivitetet diplomatike në Nju Jork do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

  • Afrika qendrore njeh pavarësinë e Kosovës

    Afrika qendrore njeh pavarësinë e Kosovës

    Kosova ka fituar njohjen e 77-të ndërkombëtare. Republika e Afrikës Qendrore është shteti i radhës që e ka pranuar Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

    Lajmin e ka konfirmuar në një konferencë për media zëvendëskryeministri Behxhet Pacolli.

    Kryeqyteti i Afrikës qendrore është Bangui.

    Njohja e sotme vjen një vit pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka vlerësuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës në harmoni me të drejtën ndërkombëtare.

    Nota Verbale nga Afrika Qendrore për njohjen e Pavarsisë së Kosovës.
  • Vazhdojnë aktivitetet e Zv/Kryeministrit Pacolli në Nju Jork

    Vazhdojnë aktivitetet e Zv/Kryeministrit Pacolli në Nju Jork

    New York, 22 shtator 2011

    Në kuadër të aktivitetit diplomatik në Nju Jork të SHBA-së, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka takuar Presidentin e Guinesë Equatoriale, Teodoro Obiang.

    Gjatë këtij takimi, zëvendëskryeministri Pacolli, e informoi Presidentin Obiang, me situatën në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë. Zëvendëskryeministri Pacolli, kërkoi nga presidenti Obiang, që të shqyrtojë seriozisht njohjen e Kosovës, duke i argumentuar atij se një vendim i tillë, do të ishte në respektim të plotë të vullnetit të qytetarëve të Kosovës dhe opinionit këshillëdhënës të GJND-së.

    Presidenti Obiang në anën tjetër, ishte shumë konstruktiv në qasjen e tij në raport me kërkesën për njohje. Po ashtu, ai e ftoi zotin Pacolli që në një të ardhme të afërt të vizitojë Guinenë Ekuatoriale.

    Zëvendëskryeministri Pacolli takon presidentin e Afrikës së Jugut Jakob Zuma dhe atë të Eritresë, Isaias Afewerki.

    Gjatë takimit, me presidentin Zuma, zëvendëskryeministri Pacolli, shprehu falënderimin e tij, për pritjen që Presidenti Zuma i kishte rezervuar në Afrikën e Jugut, gjatë vizitës në këtë shtet. Me këtë rast z.Pacolli edhe njëherë ripërsëriti kërkesën për njohjen e Kosovës nga Afrika e Jugut.

    Në orët e mbrëmjes së ditës së martë, zëvendëskryeministri Pacolli ka zhvilluar një takim me presidentin e Eritresë, z. Isaias Afewerki.

    Zëvendëskryeministri Pacolli, i adresoi qartë Presidentit Afewerki kërkesën për njohjen e Republikës së Kosovës, si shtet i pavarur dhe sovran. Në anën tjetër, presidenti Afewerki u shpreh i kënaqur për informacionet e ofruara, duke premtuar se një vizitë e zëvendëskryeministrit Pacolli në Eritre, do të ishte shumë pozitivë në rrugën e lidhjes së miqësisë ndërmjet dy vendeve.

    Aktivitetet e zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli në Nju Jork do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Në agjendë janë paraparë edhe një numër i madh takimesh.

  • Bregu i Fildisht e njeh Republikën e Kosovës

    Bregu i Fildisht e njeh Republikën e Kosovës

    Prishtinë, 21 shtator 2011

    Bregu i Fildishtë është shteti i 84, që e ka njohur Republikën e Kosovës.

    Njohja nga Bregu i Fildisht, i është komunikuar zëvendëskryeministrit Pacolli, i cili ishte i shoqëruar nga ministri i punëve të jashtme Enver Hoxhaj, nga presidenti i Bregut të Fildisht, Alassane Ouattara në një takim shumë miqësor në Nju Jork.

    Zëvendëskryeministri Pacolli kishte vizituar disa herë Bregun e FIldisht gjatë turneve lobues në kontinentin e Afrikës, ndërsa ishte i ftuar edhe në ceremoninë inauguruese të Presidentit Alassane Ouattara. Njohja nga Bregu i Fildisht e ngrit në 84 numrin e shteteve që e kanë njohur Republikën e Kosovës.

    Nota Verbale e cila konfirmon njohjen e Republikës së Kosovës nga Bregu i Fildisht.