Category: Zv. Kryeminister i pare

  • Iftari i shtruar për personalitete të larta shtetrore

    Iftari i shtruar për personalitete të larta shtetrore

    Hajvali – Rezidenca, 23 maj 2019 –

    Ramazani është muaji më i bukur i vitit për mua. Edhe këtë vit kur po hyja në agjerimin tim të 56-të, shtrova iftar në Rezidencen time për personalitete të larta shtetërore.

    Praktika e Iftarit është traditë e kahmotshme në shtëpinë time, dhe po ashtu, traditë e kam pritjen e mysafirëve në oborrin e shtëpisë, duke respektuar agjeruesit që më nderojnë për sofrën e iftarit.

    I dëshirova mirëseardhje presidentit të Republikës, Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, myftiut Naim Tërnava, si dhe zyrtarë tjerë të cilët me nderuan me praninë e tyre në Iftar.

    Hajvali – Rezidenca, 23 maj 2019 – Duke i uruar mirëseardhje në sofrën tradicionale të Iftarit në shtëpinë time, presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
    Hajvali – Rezidenca, 23 maj 2019 – Duke i uruar mirëseardhje në sofrën tradicionale të Iftarit në shtëpinë time, myftiut dhe mikut tim, Naim Tërnava.
    Hajvali – Rezidenca, 23 maj 2019 – Duke i uruar mirëseardhje në sofrën tradicionale të Iftarit në shtëpinë time, hoxhës dhe humanistit Halil Kastrati.

    Duke Ju uruar mirëseardhjen në këtë sofër tradicionale Iftari, mora fjalën dhe thash se buka që ndajmë së bashku është dëshmia më domethënëse se si zemra i flet zemrës.

    Pasi që dita e agjeruesit është ditë e mbushur me vlera, me vepra të cilat sjellin shpërblime, ndërsa kulmi i mirësisë vije në qastet e fundit të ditës, atëher kur njeriu i shpenzon edhe forcat e fundit për t’ia dalur me sukses një dite të agjerimit.

    Hajvali – Rezidenca, 23 maj 2019 – Momente nga sofra e Iftarit me gjithë të pranishmit. Kryeminstri Haradinaj duke mbajtur një fjalë rasti.

    Për këtë arsye këto qaste janë shumë të bekuara, Zoti i gjithësisë, mburret, krenohet me gjendjen e agjeruesve, me gjendjen e të gjithë atyre që sakrifikojnë për hirë të tij.

    Përfundimi i agjërimit për atë ditë që është Iftari nuk është fitore thjesht vetëm për veten është mundësi e artë për çdo njërin që ka sadopak mundësi që të shtrojë Iftar për të tjerët. T’i ofrosh iftar agjëruesit është të i’a sigurosh vetës tënde një sasi të shpërblimit aq sa e ka fituar agjeruesi.

    Përjetimin më të mirë të kësaj dite agjeruese e bën më të ndjerë kumbimi i ndjeshëm i zërit të Ezanit, i cili paqësisht, qetësisht, qartësisht, thërret prej shembullit të përulësisë personale forcën e lutjes së përbashkët.

    Hajvali – Rezidenca, 23 maj 2019 – Duke i uruar mirëseardhje në sofrën tradicionale të Iftarit në shtëpinë time, të gjithë të pranishmëve.

    Sipas traditës islame, i pari që e lartësoi Ezanin ishte një skllav, abisinasi Bilal, i emancipuar mbi nënshtrimin dhe përbuzjen nga mëshira e Ebubekrit, ky i fundit shok i armëve dhe lutjeve të Profetit, u prek më tepër nga forca e shembullit të Bilal Etiopasit, sesa nga shembulli i forcës që mishëronin ata që kalëronin në krah të tij dhe kryqëzonin shpatën me armikun.

    Duke pritur momentin final të Iftarit vazhdova duke thënë se: “jemi të rrethuar nga mure që rrezatojnë histori pushtetesh dhe që na mësojnë nëse kemi vesh t’i dëgjojmë, që pushtetet ndërrohen, por shtegu i arsyes mbetet dhe kush prej tij devijon, humb pushtetin mbi vetveten. Qoftë edhe kjo shtëpi meditimi sot e kthyer në e tillë për shkak të sofrës së Iftarit, një shëmbëlltyrë për urtësi dhe paqe, e dashtë Zoti, rrezatoftë edhe më gjerë!”

    “Në fund fare, siç thotë fjala në Kuran, këtë banesë të mbrame ia japim atyre që nuk duan të jenë kryeneçë e të marrin njerëzit në qafë. Gjithçka në fund i përket atyre që u ka përkitur gjithmonë, janë ata që i frigohen Zotit. Iu qoftë i lehtë agjërimi të gjithë besimtarëve myslimanë, të gjithë juve dhe të gjithë atyre që sipas fjalëve të shenjta janë në besë dhe gjithë sa janë i përngjiten paqes, larg ecejakeve të ndasibërësve, zullumqarëve të pandreqshëm.

  • Takim me grupin e Vishegradit

    Takim me grupin e Vishegradit

    Prishtinë, 20 maj 2019 –

    Kosova këtë vit kryesonë me WBF dhe jemi shumë të kënaqur që pasra fillimit të kryesimit kemi mbajtur takim me ambasadorët e shteteve të V4 këtu në MPJ, të Republikës së Kosovës ku në vija të trasha i kemi diskutuar së bashku idetë për kryesim.

    Fondi Ndërkombëtar i Vishegradit (në vijim Fondi i Vishegradit) është organizatë ndërkombëtare donatore e themeluar në vitin 2000 nga qeveritë e shteteve të Grupit të Vishegradit – Çekia, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia për ta promovuar bashkëpunimin rajonal në rajonin e Vishegradit (V4), si dhe ndërmjet rajonit V4 dhe shteteve tjera, sidomos në rajonet e Ballkanit perëndimor dhe të Partneritetit lindor.

    Fondi e bën këtë duke i dhuruar 8 milion euro përmes granteve, bursave dhe rezidencave për artistët që çdo vit dhurohen nga kontributet e barabarta të të gjitha shteteve të V4.

    Shtetet tjera donatore (Kanadaja, Gjermania, Holanda, Koreja Jugore, Suedia, Zvicra dhe SHBA) që nga viti 2012 i kanë siguruar edhe 10 milion Euro të tjera përmes skemave të ndryshme të granteve të Fondit.

  • Takim me Ambasadorin Slloven, z.Bojan Bertoncelj

    Takim me Ambasadorin Slloven, z.Bojan Bertoncelj

    Prishtinë, 16 maj 2019 –

    Gjatë takimit me Ambasadorin e Sllovenisë të akredituar në Kosovë, Bojan Bertonceljm, janë ri-konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes dy vendeve dhe dy popujve, me zotime dhe përkushtime të reja për forcimin e mëtejmë të këtyre marrëdhënieve në fusha të interesit të përbashkët.

    Ambasadori Bertoncelj ka shprehur gatishmërinë e Republikës së Sllovenisë për të asistuar Republikën e Kosovës në të gjitha proceset e integrimit në të cilat vendi po kalon, si dhe në të njejtën kohë ka premtuar përkrahjen e Sllovenisë në procesin e liberalizimit të vizave.

  • Takim me Ambasadorin Turk në Kosovë, z.Cagri Sakar

    Takim me Ambasadorin Turk në Kosovë, z.Cagri Sakar

    Prishtinë, 15 maj 2019-

    Takim kuartazie me Ambasadorin e ri, të Republikës së Turqisë në Kosovë, me të cilin diskutuam për marrëdhëniet  e shkëlqyeshmë që të dyjat vendet tona gëzojnë.

    Turqia vazhdon të luaj një rol jashtëzakonisht konstruktiv karshi Kosovës,, dhe mbetet përkrahës i fuqishëm i Kosvës në të gjitha forumet ndërkombëtare.

  • Nikoqir i miqëve amerikan të Lutjeve të Mëngjesit

    Nikoqir i miqëve amerikan të Lutjeve të Mëngjesit

     Hajvali –Rezidenca, 14 maj 2019 –

    Në rezidencen time në Hajvali dyert janë të hapura gjithnjë për miqët e Kosovës. Kësaj radhe në konakun tim prita delegacionin amerikan të Lutjeve të Mëngjesit, i cili po qëndron në vendin tonë.

    Në një darkë që shtrova për ta thash se Kosova vazhdon të mbetet promovuese e paqes, respektit dhe fqinjësisë së mirë, por gjithashtu edhe kultivuese e barazisë dhe mirëkuptimit midis komuniteteve etnike dhe konfesioneve të ndryshme.

    Falënderova Kongresin dhe shtetin amerikan për mbështetjen e parezervë për Kosovë në të gjitha etapat, ndërsa konfirmova edhe njëherë miqësinë e pathyeshme midis Kosovës dhe SHBA-ve. 

    Kryesuesi i delegacionit të Lutjeve të Mëngjesit, kongresisti Randy Hutgren, nga ana e tij, u shpreh i nderuar që gjendet për vizitë në Kosovë dhe pati rastin të njihet nga afër me zhvillimet në vendin tonë.

    Në takim ishin të pranishëm edhe deputetë të tjerë të Kuvendit, të angazhuar në aktivitetet e Lutjeve të Mëngjesit. 

     Hajvali –Rezidenca, 14 maj 2019- Vizitë e miqve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
  • Në Ambasasdën e Shqiperisë për të shprehur ngushëllime për dëshmoren, Zarife Hasanaj

    Në Ambasasdën e Shqiperisë për të shprehur ngushëllime për dëshmoren, Zarife Hasanaj

    Prishtinë, 13 maj 2019 –

    Një efektive e Forcave të Armatosura ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i disa municioneve, gjatë kryerjes së detyrave luftarake, në misionin e NATO-s në Letoni.

    Nga shpërthimi ka humbur jetën nëntetare Zarife Hasanaj, ndërkohë që të plagosur kanë mbetur komandanti i kontingjentit, major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian Kapaj.

    Kontingjenti shqiptar që shërben në grup-batalionin e NATO-s në Letoni, ka detyrë asgjësimin e municioneve dhe lëndëve eksplozive.

    Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, u drejtova në Ambasadën e Shqipërisë në Prishtinë, ku shpreha dhimbjen për humbjen e nëntetare Hasanajt dhe shpreha ngushëllimet për familjen e saj.

    Gjithashtu urova shërim të shpejtë edhe për dy ushtarakët e tjerë të plagosur.

    Prishtinë, 13 maj 2019 – Vizita e Ministrit SH.T.Z Behgjet Pacolli, në Ambasasdën e Shqiperisë për të shprehur ngushëllime për dëshmoren Zarife Hasanaj.

    Dhimbje e madhe për humbjen e dëshmores së Forcave të Armatosura, nëntetare Zarife Hasanaj. Në këtë moment të vështirë jemi pranë familjes së vajzës dhe do të vazhdojmë t’i gjendemi pranë, për të përballuar bashkë humbjen e madhe. Respekt dhe mirënjohje pafund për Zarifen, për sakrificën, guximin dhe vendosmërinë në përballjen me rrezikun gjatë përmbushjes së detyrave të saj. Djemve të plagosur, major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian Kapaj, u uroj shërim të shpejtë dhe kthim shëndoshë e mirë pranë familjes sonë të Forcave të Armatosura.

  • Në iftarin e parë kisha mysafir Gjeneralin amerikan Timothy Orr dhe delegacionin nga shteti i Iowa-s

    Në iftarin e parë kisha mysafir Gjeneralin amerikan Timothy Orr dhe delegacionin nga shteti i Iowa-s

    Hajvali – Rezidenca, 6 maj 2019 –

    A keni takuar ndonjëherë dikë të ri dhe keni ndjerë menjëherë se mund të flisni me të për orë të tëra?

    Kjo ndodhi herën e parë që takova Gjeneralin amerikan Timothy Orr. Disa vjet më parë, ai dhe unë përfunduam duke shkuar në të njëjtin takim në Iowa.

    Një mik i përbashkët më sugjeroi ta takoja sepse ai e dinte që ne të dy ishim super të interesuar për ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    Kështu u kujdesëm që në darkë të uleshim pranë njëri-tjetrit.

    Sapo shtrënguam duart, ishte e qartë se kishim një ton të përbashkët. Ne të dy filluam të shkëmbejmë pikpamjet tona rreth sigurisë për Kosovën dhe Ballkanin.

    Ishte muaji Ramazan kur ai ishte kësaj radhe në Prishtinë. Unë vendosa ta ftojë në Iftarin e parë në Rezidencen time.

    Nderi ishte i imi dhe familjes t’a kem mysafir Gjeneralin amerikan Timothy Orr dhe delegacionin nga shteti amerikan i Iowa-s, për iftar.

    Hajvali – Rezidenca, 6 maj 2019- Takim me Gjeneralin Amerikan Timothy Orr dhe delegacionin nga shteti amerikan i Iowa-s. Miqtë nga SHBA çdohere në secilën shtëpi në Kosovë janë si në shtëpinë e tyre.

    Më e rëndësishmja, ne të dyve na pëlqen të shqyrtojmë gjërat që i bëjnë sytë e disa njerëzve të shkëlqejnë, si zhvillimi zonave ekonomike në Kosovë. 

    Takimi i parë ndezi fillimin e një miqësie të frytshme.

    Unë mbështesja fuqishëm idenë e lansuar për krijimin e zonave ekonomike e në këtë rast, më theks tē veqantë një zonë për investitorët amerikanë në Kosovë, e cila do të ishte shtyllë e shtuar e marrëdhënieve strategjike midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara dhe do të tërheqë kompanitë amerikane për të ardhur në Kosovë.

    Miqësia u thellua kur në vitin 2018 u ftova në Iowa të marr pjesë në takimin me përfaqësuesit e Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Shtetit Iowa në ShBA.

  • Raportim në Komisionin parlamentar për Punë të Jashtme dhe Investime Strategjike

    Raportim në Komisionin parlamentar për Punë të Jashtme dhe Investime Strategjike

    Prishtinë, 4 Maj 2019 –

    Para deputetëve të Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, jam shprehur i sigurt se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të ndodhë brenda këtij viti.  

    Kurse, për pretendimet mbi tërheqjet e njohjeve, sigurova deputetët se shumë shpejt do të arrijnë njohje të reja për Kosovën. Ua kam bërë të ditur se këto ditë pritet njohja nga dy shtete, dhe se nga njëri shtet është marrë konfirmimi, të cilët tashmë kanë nisur procedurat për njohjen e Kosovës.

    Gjatë raportimit i kam njoftuar po ashtu se Kosova do aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ndërsa, lidhur me ecurinë e anëtarësimit në INTERPOL, do ti njoftojë në një mbledhje të mbyllur të komisionit.

    Prishtinë, 4 Maj 2019 – Takimi me Komisionin parlamentar për Punë të Jashtme dhe Investime Strategjike.

    Raportimi im lidhet me angazhimet diplomatike të Ministrisë për Punë të Jashtme gjatë katër mujorit të këtij viti, përfshirë këtu edhe Samitin e Berlinit, mbajtur ditë më parë.

    Në mënyrë kronologjike i njoftova për marrëdhëniet dypalëshe të vendit tonë, procesin e njohjeve, diplomacinë ekonomike, marrëdhëniet rajonale, raportet me BE-në, organizatat ndërkombëtare, si dhe pjesëmarrjen e Kosovës në luftën globale kundër terrorizmit.

    Gjithashtu u jam përgjigjur pyetjeve dhe shqetësimeve që ngritën anëtarët e komisionit.

    Prishtinë, 4 Maj 2019 – Raportimi im lidhet me angazhimet diplomatike të Ministrisë për Punë të Jashtme gjatë katër mujorit të këtij viti, përfshirë këtu edhe Samitin e Berlinit, mbajtur ditë më parë.
  • Arbëreshët e Italisë për vizitë në Kosovë, vlerësohen si pishtarë të Rilindjes Kombëtare

    Arbëreshët e Italisë për vizitë në Kosovë, vlerësohen si pishtarë të Rilindjes Kombëtare

    Prishtinë, 3 maj 2019 –

    Në Kosovë ka qëndruar një delegacion i kryetarëve të komunave arbëreshe në Itali. Në Kosovë u priten me një seancë solemne në Kuvend, ku deputetët i falënderuan për kontributin e tyre ndër shekuj që të ruajnë gjuhën dhe kulturën shqiptare.

    Arbëreshët e Italisë, ndër shekuj e kanë ruajtur identitetin, gjuhën, vlerat shqiptare.

    Pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me disa prej tyre, gjatë vizitës që i bënë ata Kuvendit të Kosovës, institucion ky ku u shpall pavarsia e Kosovës.

    Arbëreshët e Italisë, kanë qenë gjithnjë burim frymëzimi dhe fuqie për gjithë shqiptarët dhe janë një vlerë e ruajtur e jona që duhet ta çmojmë!

    Prishtinë, 3 maj 2019- Arbëreshët e Italisë për vizitë në Kosovë, vlerësohen si pishtarë të Rilindjes Kombëtare.

    Duke qenë se e njoh mirë gjuhen italiane unë fola në italisht para tyre në Kuvend.

    “Faleminderit Itali që ke bërë të mundur që të bëjë të jetoj një pjesë shumë të bukur, një etnitet shumë të bukur. Ju jeni pjesa me të cilën krenohemi më së shumti, përfaqësues edhe të Italisë jeni. Italia nuk është larg nesh, është afër, Italia ka qenë shumë afër ne kosovarëve, vetëm para 20 viteve kur ky popull ka jetuar ditët e tij më të tmerrshme. Kanë qenë ditë ‘të ekziston apo mos të ekzistosh’, e nga Italia kanë ardhur ndihmat që na kanë bërë të jetojmë, që na kanë ndihmuar të rezistojmë edhe në këtë pjesë të Adriatikut. Ju jemi shumë mirënjohës Italisë, dyfish”

    Ndërsa, në emër të grupit të arbëreshëve të Italisë Rosario Petta tha se po e ndiejnë veten si në shtëpi të vëllezërve.

    “Sot e ndjejmë vetën në shtëpinë tonë, Ndjehem në shtëpinë e një vëllau tim i cili vetëm gjeografikisht jeton larg meje, vëlla që ka të njëjtin gjak në vena sikur unë Gjak arbëresh…Faleminderit të gjithëve me zemër”, tha Petta.

    Prishtinë, 3 maj 2019- Arbëreshët e Italisë për vizitë në Kosovë, vlerësohen si pishtarë të Rilindjes Kombëtare.

    Grupi i arbëreshëve i cili po qëndron në Kosovë me rastin e “Ditëve të Arbëreshëve”, kanë vazhduar vizitën edhe në Muzeun e Kosovës, duke vazhduar më pas në sheshin “Ibrahim Rugova” dhe në sheshin “Skënderbeu”.

    Arbëreshët gjatë ditës vizitë i kanë bërë edhe memorialit “Heroinat” për ta përmbyllur turin e vizitave për këtë të shtunë tek monumenti “New Born”. 

    Aktivitetet në shënimin e këtyre ditëve kanë nisur nga dje në një seancë të veçantë për ta në Kuvendin e Kosovës, ndërsa sot janë pritur edhe nga i pari i kryeqytetit. Vizitat e tyre do të përmbyllen më 6 maj.

    Arbëreshët e Italisë vizitojnë Kuvendin e Kosovës.
  • Mirëprita në takim Ambasadorin e Katarit në Shqipëri, jo-rezident për Kosovë, Ali Bin Hamad Al Marri

    Mirëprita në takim Ambasadorin e Katarit në Shqipëri, jo-rezident për Kosovë, Ali Bin Hamad Al Marri

    Prishtinë, 2 maj 2019 –

    Pata kënaqësinë të mirëpres në zyrën time për një takim pune Ambasadorin e Shtetit të Katarit në Shqipëri, jorezident për Kosovë, Shkëlqesinë e Tij, Ali Bin Hamad Al Marri, me të cilin diskutuam për marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes të dyja vendeve tona.

    E informova Ambasadorin Al Marri për procesin e hapjes së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Doha, e cila në vetvete është mesazh që ne i çmojmë jashtëzakonisht shumë marrëdhëniet me Shtetin e Katarit.

    Ambasadorin Al Marri e njoftova për planin që kam për të vizituar zyrtarisht Katarin në muajin shtator, me ç’rast edhe do të inaugurojmë Ambasadën tonë atje, si dhe do të zhvilloj takime të nivelit të lartë me qëllim ngritjen e bashkëpunimit dy-palësh në të gjitha fushat.

    Prishtinë, 2 maj 2019-Vizita e Ambasadorit të Shtetit të Katarit në Shqipëri,jo rezident për Kosovë, SH.T.Z Ali Bin Hamad Al Marri.