Abuja, 29 maj 2015 –
Me 18 maj në adresen time kishte ardhur një ftesë nga shteti i Nigerias. Kur e hapa ishte nga Presidenti i sapozgjedhur i Nigerias Muhammadu Buhari. Ndihem i privilegjuar që Presidenti i posazgjedhur më ftoi të marr pjesë në ngjarjen solemne të inagurimit të tij në krye të kësaj Republike të fuqishme afrikane.
Ftesa për mua nga Presidenca e sotme, është dëshmia më e mirë se marrëdhënia ime me Nigerinë nuk ishte me persona, por me shtetin, me institucionet. Duke më ftuar mua, institucionet nigeriane, vlersojnë mua, institucionin e ish Presidentit të Kosovës që unë përfaqsoj, por dhe Kosovën tonë!

Unë do të shkoj në Abuja dhe në mënyrë dinjitoze do ta përfaqësoj Kosovën.
Dhe aterimi në aeroportin ndërkombëtar të kryeqytetit të Nigerisë kësaj radhe ishte më i veçant pasi u prita me një ceremoni solemne nga garda ushtarake e ceremoniale e shtetit.
Unë kësaj radhe në këtë shtet afrikan erdha me ftesë për të qenë pjesëmarrës në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të sapozgjedhur nigerian, Muhammadu Buhari.

Ceremonia e inaugurimit të Presidentit të ri të Nigerisë, Muhammadu Buhari, në Abuja ishte vërtetë një ngjarje e madhe. Mbi 50,000 njerëz u grumbulluan në stadiumin e Nacionalit për të dëgjuar fjalimin e presidentit të sapozgjedhur dhe për të festuar një moment kyç në jetën politike të Nigerisë.
Ngjarja filloi me një atmosferë të ngrohtë dhe shpirtërore, me muzikë tradicionale nigeriane që mbushte ajrin dhe të pranishmit që valëvonin flamujt kombëtarë.
Pritja për Presidentin Buhari ishte e jashtëzakonshme, me njerëz të ardhur nga të gjitha krahinat e Nigerisë për të festuar bashkë. Ceremonia nisi zyrtarisht me një procesion solemn, ku Presidenti i dalëshëm, i shoqëruar nga mbrojtësit e tij, hyri në stadium ndërsa një valë e re emocionesh shpërtheu midis të pranishmëve.

Pastaj, bëri hyrjen në skenë, duke u pritur me një zëri të përzier dhe këngë dhe gëzim nga njerëzit që kishin ardhur për ta ndarë këtë moment të rëndësishëm. Fjala e Presidentit Buhari ishte e ndjeshme dhe inkurajuese.
Ai foli për sfidat që vendi do të përballet dhe për vizionin e tij për të ardhmen e Nigerisë. Në fjalimin e tij, ai u angazhua për luftën kundër korrupsionit, për avancimin e zhvillimit ekonomik dhe për të përmirësuar jetën e qytetarëve të tij.
Pjesëmarrja e përfaqësuesve të ndryshëm politikë, diplomaci dhe komunitetit të biznesit në ceremoni bëri të qartë ndikimin dhe rëndësinë që kishte ky moment për Nigerinë si një vend në skenën ndërkombëtare.
Pas kësaj ceremonie presidenti Buhariu më priti në Shtëpinë Presidenciale të Shtetit. Biseduam për mundësinë e bashkëpunimit ekonomik. Presidenti Buhari, gjithashtu, më siguroi rikonfirmimin e njohjes së Kosovës me gjithë efektet pasi të formohet qeveria e këtij vendi.

Nigeria tani është pa qeveri dhe brenda muajit pritet formimi i qeverisë së re. Këtë javë bëhet dhe betimi i senatorëve. Ministrat zgjidhen nga Presidenti dhe miratohen nga Parlamenti.
Nigerija e kishte paralajmëruar njohjen e Kosovës që do të jetësohej pas ndërrimit të diplomatëve, gjegjësisht hapjes së përfaqësive diplomatike në Abuja dhe Prishtinë. Qeverija e Nigerisë kishte vendosur në dispozicion edhe një ndërtesë gratis,e cila duhej të renovohet dhe të përdoret për përfaqësi diplomatike të Kosovës në Abuja. Edhe pse unë kisha insistuar shumë që një gjë e tillë të ndodhte, në qeverinë e shkuar askush nuk më mbështeti dhe gjithçka mbeti e papërkryer.
Koleksionistët gjoja formalistë të notave verbale, (dhe që kanë humbur disa syresh Brenda zyrave të shtetit), nuk e kuptojnë diplomacinë moderne. Ata s e kuptojnë se kjo lloj marrëdhënie ndërshtetërore, jo vetëm ekonomike midis Nigerisë dhe Kosovës është më shumë se ajo copë letre që pas ikjes sime nga qeveria, po e kërkojnë me teleskop dhe nuk e gjejnë askund.
Vizita ime në Abuja, të presidenti i sapozgjedhur z. Muhammadu Buhari ishte kryelajm në mediat nigeriane. Ky vend me ka nderuar mua por edhe Kosovën. Faleminderit Nigeri, dhe faleminderit President Buhari.








