Tag: AKR

  • Behgjet Pacolli jep dorëheqje të parevokueshme nga pozita e Presidentit të AKR-së

    Behgjet Pacolli jep dorëheqje të parevokueshme nga pozita e Presidentit të AKR-së

    Prishtinë, 06 shtator 2025 –

    Presidenti i deritanishëm i Aleancës Kosova e Re (AKR), z. Behgjet Pacolli, ka dorëzuar dorëheqjen e tij të parevokueshme nga udhëheqja e partisë. Vendimi hyn në fuqi nga data 06.09.2025.

    Në letrën e dorëheqjes drejtuar organeve të AKR-së, z. Pacolli thekson se ky hap është ndërmarrë për shkaqe private, duke respektuar përgjegjësitë dhe kohën që kërkon drejtimi i partisë. Ai ka bërë të ditur se vendimi merret në interesin më të mirë të organizatës, për të mundësuar një tranzicion të rregullt dhe të parashikueshëm institucional.

    Në përputhje me vendimin për emërimin e Ushtruesit të Detyrës së Presidentit, kompetencat e kësaj pozite do t’i ushtrojë Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, z. Vesel Makolli, deri në mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme, siç parashihet me Statut.

    Z. Pacolli ka falënderuar me sinqeritet çdo anëtar, strukturë dhe simpatizant të AKR-së për besimin dhe bashkëpunimin e deritanishëm, duke theksuar se, edhe pse largohet nga posti i Presidentit, do të mbetet krah i fuqishëm dhe mbështetës i madh i AKR-së, duke kontribuar me përvojën dhe angazhimin e tij në realizimin e vizionit politik të subjektit.

    Aleanca Kosova e Re shpreh mirënjohjen e saj për punën dhe përkushtimin e z. Behgjet Pacolli në udhëheqjen e partisë ndër vite dhe konfirmon se procesi i tranzicionit do të zhvillohet në përputhje të plotë me Statutin dhe praktikat demokratike të brendshme.

    AKR është themeluar në vitin 2006 nga vetë z. Pacolli, i cili për gati dy dekada ka qenë në krye të partisë, duke e udhëhequr atë në proceset më të rëndësishme politike të vendit.

    Prishtinë, 06 shtator 2025 – Letra e dorëheqjes nga detyra e Presidentit të AKR-së, z.Behgjet Pacolli.
  • Antarët e AKR-së më besuan udhëheqjen e mëtejshme të partisë

    Antarët e AKR-së më besuan udhëheqjen e mëtejshme të partisë

    Prishtinë, 24 shkurt 2022 –

    Aleanca Kosova e Re finalizoi procesin e zgjedhjeve të rregullta me Kongresin e V-të Zgjedhor. Pas punës dhe aktiviteteve të shumta zgjedhore në kuadër të degëve dhe nëndegëve të saj anembanë vendit, AKR zgjodhi organet qendrore udhëheqëse të saj për mandatin e ardhshëm katër vjeçar.

    President u rizgjodh Z.BEHGJET PACOLLI, krijuesi i kësaj force politike, biznesmen, humanist dhe filantrop me përmasa botërore. Sekretar i Përgjithshëm u rizgjodh Z.VESEL MAKOLLI. Poashtu u zgjodh edhe Kryesia e re e AKR-së.

    Kosovës më shume se kurrë i nevojitet uniteti i forcave politike kur kemi të bëjmë me temat jetike për vendin, e ne veçanti për bisedimet me fqiun verior Serbinë. AKR-ja gjithmonë e ka dhënë kontributin e saj dhe në të ardhmen do të vazhdoj ta jep, në të mirë të vendit dhe kombit.

    AKR do të kthehet fuqishëm me vizionin dhe programin e saj, duke ofruar alternativë politike dhe ekonomike për vendin tonë.

    Sot, Aleanca Kosova e Re rikonfirmoi mbështetjen e saj për udhëheqjen e mëtejshme të partisë nga unë dhe hapjen e një kapitulli të ri ku AKR-ja do të prezantohet si alternativë liberale në vend në fokus të zhvillimit ekonomik, ekonomisë së lirë të tregut dhe pro-biznesit, politikë që mundëson krijimin e vëndevë të reja të të punës.

    Kosova është në një moment kritik ku më shumë se kurrë ka nevojë për unitet dhe konsensus për temat kryesore, bota po ndryshon dhe ne duhet të gjejmë vullnetin për të kapërcyer sfidat e mëdha së bashku.

    AKR do të kthehet me një vizion, program dhe ekip të ri që do të ofrojë alternative politike dhe ekonomike në vend.

    AKR do të kthehet me një vizion, program dhe ekip të ri që do të ofrojë alternative politike dhe ekonomike në vend.
    Kryesia dhe antarët e AKR-së duke respektuar himnin e Republikës së Kosovës në mbledhjen e ftuar ku delegatët e pranishëm më besuan mandatin edhe për 4 vite në udhëheqje të subjektit poltik.
  • AKR mirëpret marrëveshjen e arritur me ShBA  për të dërguar FSK-në në misione jashtë vendit

    AKR mirëpret marrëveshjen e arritur me ShBA për të dërguar FSK-në në misione jashtë vendit

    Prishtinë, 5 janar 2021 –

    AKR mirëpret marrëveshjen e arritur me Shtetet e Bashkuara për të dërguar Forcat e Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit si pjesë e Gardës Kombëtare të Iowes.

    Ky është hapi i duhur në funksionalizimin e plotë të Forcave të Armatosura të Kosovës.

    Në të njëjtën kohë është mesazhi që Kosova i dërgon botës se Kosova është e gatshme dhe e aftë të marrë detyrime ndërkombëtare dhe të ofrojë ndihmë ndërkombëtare.

    Një fillim i mbarë i vitit për Ushtrinë e Kosovës e cila tani do të marrë pjesë në misione paqeruajtëse në kuadër të Forcës Kombëtare të shtetit të Iowas. Një ëndërr e hershme sot është bërë realitet. Urime të gjitha vajzave dhe djemve që i shërbejnë vendit tonë me krenari!
  • Takim me strukturat e Aleancës Kosova e Re duke i falënderuar për besnikërinë 15 vjeçare

    Takim me strukturat e Aleancës Kosova e Re duke i falënderuar për besnikërinë 15 vjeçare

    Prishtinë, 2 janar 2021 –

    Në këtë fillim vit kam zhvilluar një takim me strukturat e Aleancës Kosova e Re duke i falënderuar për besnikërinë 15 vjeçare, prejse AKR-ja ka ardhur si alternativa konkrete politike për qytetarët e Kosovës.

    Struktura jonë politike e organizative ka qëndruar e fortë, kompakte dhe konstruktive në një terren politik jo të lehtë.

    E kuptoj mirë vështirësinë që shfaqet kur përmbajtja jonë, e brumosur nga idetë dhe vizioni ballafaqohet me idetë e gënjeshtërta që s’kanë vizion.

    Në këtë fillim vit kam zhvilluar një takim me strukturat e Aleancës Kosova e Re duke i falënderuar për besnikërinë 15 vjeçare, prejse AKR-ja ka ardhur si alternativa konkrete politike për qytetarët e Kosovës.

    Prandaj, faleminderit dhe njëkohësisht Urime Viti i Ri.

    Po ashtu, meqë jemi në prag zgjedhjesh parlamentare kam marrë besimin e tyre dhe ua kam dhënë zotimin tim, se AKR-ja nuk ka hequr dorë nga qëllimi i saj i fillestar për ndërtimin e një Kosove ku zhvillimi është kryefjala, ekonomia është platforma dhe shija është esenca.

    Tash, sot, në këtë moment, jemi mobilizuar më thellësisht dhe jemi konsoliduar gjerësisht, për ta shndërruar AKR-në në një emërues të pashmangshëm të së ardhmes politike në Kosovë.

    Struktura jonë politike e organizative ka qëndruar e fortë, kompakte dhe konstruktive në një terren politik jo të lehtë.

    Ne në AKR jemi të vetëdijshëm që në Kosovë ka opsione të tjera politike, por është treguar tashmë, më shumë se një herë, se nuk e kanë shijen për zhvillim, nuk e kanë durim për tolerancë, nuk kanë fuqi për bashkëpunim dhe nuk kanë forcë për të ndryshuar.

    Prandaj AKR si gjithmonë, por veçanërisht në këto zgjedhje, mbetet opsioni i vetëm.

    Edhe një herë kthejuni shijes dhe zhvillimit.

    Kthejuni AKR-së.

  • Zyrtarët e lartë nga Aleancës Liberal Demokratike të Evropës (ALDE) dhe deputetët e Parlamentit Evropian në vizitë në AKR

    Zyrtarët e lartë nga Aleancës Liberal Demokratike të Evropës (ALDE) dhe deputetët e Parlamentit Evropian në vizitë në AKR

    Prishtinë, 16 nëntor 2016 –

    Zyrtarët e lartë nga Aleancës Liberal Demokratike të Evropës (ALDE) dhe deputetët e Parlamentit Evropian, Z. Ilhan Kyuchuk, Roman Jakic dhe Andrew Burgess, i prita në takim së bashku me përfaqësuesit e Aleancës për Kosovën e Re (AKR), takim i cili synoi të diskutohen disa nga sfidat kryesore dhe mundësitë për zhvillim në Kosovë.

    Në takimin tema kryesore ishte liberalizimi i vizave dhe perspektiva zhvillimore e Kosovës. z. Ilhan Kyuchuk, duke folur për liberalizimin e vizave, shprehu mbështetjen e ALDE-së për hapjen e mundësive të lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës në hapësirën e Bashkimit Evropian.

    Takimi me Zyrtarët e lartë nga Aleancës Liberal Demokratike të Evropës (ALDE) dhe deputetët e Parlamentit Evropian.

    Në anën tjetër, Roman Jakic dhe Andrew Burgess diskutuan për sfidat dhe mundësitë në fushën e punësimit dhe rritjes ekonomike në Kosovë.

    Ata shprehen bindjen e tyre se AKR ka potencialin dhe vizionin për të krijuar një perspektivë më të mirë për qytetarët e Kosovës, duke e parë atë si një alternativë me potencial të lartë në krijuar e rritur ekonomikisht dhe në hapjen e mundësive të reja të punësimit.

    Ish-ministri slloven i Mbrojtjes Roman Jakiç, njëherit deputet i Parlamentit Evropian, duke e mirëpritur në zyrat e AKR-së.
    Me eurodeputetin bullgar Ilhan Kyuchuk duke shkë,byer dhurata për vizitën e tij në Kosovë dhe në zyrat e AKR.

    Për të përfunduar takimin e tyre, u mbajt një konferencë për shtyp me të gjitha mediat e Kosovës, duke shtruar diskutimet e zhvilluara dhe duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet AKR dhe ALDE-së në drejtim të arritjes së qëllimeve të përbashkëta për zhvillimin e Kosovës.

    Kjo vizitë do të pasqyrojë diskutimet e tyre, duke e bërë të qartë përkushtimin e AKR për të përfaqësuar perspektivën e tyre europiane dhe bashkëpunimin me entitete të rëndësishme evropiane për zhvillimin e Kosovës.

  • AKR kërkon transparencë nga Komuna e Gjakovës për dyshimet lidhur me keqpërdorimin e pronës publike

    AKR kërkon transparencë nga Komuna e Gjakovës për dyshimet lidhur me keqpërdorimin e pronës publike

    Gjakovë, 7 gusht 2013 –

    Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët e Komunës së Gjakovës të cilët në vazhdimësi po përballen me mungesë të transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve lokale në Gjakovë, AKR-ja si subjekt politik ka ngritur disa herë shqetësimet e qytetarëve si në mbledhjet e Asamblesë Komunale, poashtu edhe në konferencat e vazhdueshme për media.

    Çështja më problematike që ka karakterizuar punën e kësaj Qeverie lokale, por edhe Qeverive të mëhershme, kanë qenë pronat shoqërore komunale;  fatkeqësisht ende edhe sot nuk e kemi një listë nga Komuna e Gjakovës për pronat që i posedon ajo.

    Përkundër kërkesës sonë të vazhdueshme që të bëhen publike pronat që i takojnë Komunës së Gjakovës të cilat duhet të jenë në menaxhim të Komunës, Kryetari Pal Lekaj, së bashku me qeverinë e tij lokale, vazhdojnë vetëm të heshtin.

    Kjo heshtje na shtyn të dyshojmë jo vetëm neve si parti politike, por edhe gjithë qytetarët e Komunës së Gjakovës se po vazhdon keqpërdorimi dhe keqmenaxhimi i pronës publike.

    Së fundmi disa qytetarë, duke e parë zinxhirin e bashkëpunimit në mes të zyrtarëve komunalë dhe organeve të drejtesisë, kanë vendosur të na sjellin disa fakte në të cilat dyshohet se ka uzurpime të pronave dhe ndërrim të destinimit të tyre.

    Fundja nuk është më e rëndësishme rrjedhja e informatës se sa trajtimi i një dukurie që në vazhdimësi po ndodh në Gjakovë.

    Konkretisht në vitin 1985 projekti i Komasacionit kishte mbetur pa u perfunduar në fshatrat e Komunës se  Gjakovës, ndërsa në vitin 2008 kishte filluar bartja e palujteshmërive nga Komasacioni në gjendje kadastrale në këto fshatra: Novosellë e Ultë, Janosh, Trakaniq, Osek Pashë, Rogovë e Hasit. Ky projekt është finacuar nga Ministria e Bujqësisë dhe gjatë këtij procesi ka pasur shumë pa rregullsi me pronën shoqërore.  Në zonën kadastrale Trakaniq (ZKT) është shpronësuar Kooperativa bujqësore me sipërfaqe 12Ha 81Ari 51m, dhe janë shndërruar në pronë ndërtimore në bazë të fletëposedimit nr: UL-70705075-00084 e azhuruar me 24.10.20012. Në fletëposedimin me nr.84 i azhuruar ne vitin 1982 dhe skicën e vitit 1985 parcela me nr.1, pronë e K.B.I. `ERENIKU`; parcela me nr.2,  fushë sporti e ish-klubit futbollistik `DUKAGJINI`; parcelat me nr.3 dhe 7, prona shoqrore; kanë pasur destinimin si tokë bujqësore e zbërthyer si ara, kullosa etj., ndërsa në fletëposedimin me të njëjtin numër, por të azhuruar në vitin 2012 del se parcela me nr.1, pronë e K.B.I `Ereniku` dhe parcela me nr.2  janë pronë ndërtimore, kurse më e keqja qëndron se parcelat me nr.3 dhe nr.7 nuk janë të paraqitura fare. Përpara kam dy skicat e vitit 1985 dhe vitit 2009 ku shihet qartë dallimi që parcela me nr.7, tash me nr.1007/1/2/3 sipas skicës së vitit 2009, është shpërndarë në tre pronarë.

    Në vitin 2001-2002 Kuvendi Komunal i Gjakovës ka nxjerrë një vendim për shpronësimin e të gjitha pronave shoqërore dhe private brenda rrethojave të Aeroportit të Gjakovës dhe t`i bartë të gjitha kompenzimet, mirëpo në bazë të një procesverbali të vitit 2008, që po ashtu e posedojmë, qytetari dyshon se parcela me nr.2 është bartur brenda rrethojave të Aeroportit.

    Ky  procesverbal i shiqimit publik, i përpiluar vetëm me emrat e perfaqësuesve  të fshatit, i  pavulosur dhe i panënshkruar nga këta përfaqëues, ka bartë paluajetshmerinë brenda  Aeroportit të Gjakovës në vitin 2008, apo 6 vite pas shpronësimit të pronave shoqërore në bobi të Aeroportit. Në bazë të ligjit për komasacione, pala në procedurë është dashur të ftohet që të marrë pjesë në shiqim publik në bazë të nenit 55 të ligjit për komasacion, ku në këtë rast ka munguar, ashtu sikur ka munguar edhe zyrtari për çështje pronësore dhe juridike dhe për më keq, parcelën me nr.2 e ka bartur në zonën e Aeroportit pronat e të cilit janë shpronësuar qysh në vitin 2002.

    Për t`i vërtetuar të gjitha këto dyshime, ne si subjekt politik i kemi drejtuar kërkesë Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, ku kemi kërkuar me shkrim fletëposedimet për tri parcelat e dyshuara 1007/1,2,3 si dhe informata në lidhje me ndryshimet që vrehen në skicat e vitit 1985 dhe 2009 si dhe në fletëposedimet e vitit 1982 dhe 2010.

    Fatkeqësisht Drejtoria per Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë nuk e ka parë të arsyeshme të na përgjigjet andaj ne si parti politike kemi vendosur që këto dyshime dhe këtë problematikë, që është bërë trend i qeverisjes lokale në Gjakovë, ta ngrisim në media.

    Jemi të vetëdijshëm që Komuna e Gjakovës, si çdo herë tjetër, do të arsytohet me qëndrimet tashmë të njohura se është kohë fushate, se ka prapapavijë politike etj., por ne edhe një herë i bëjmë thirrje publike Kryetarit të Komunës Pal Lekaj që të heqë dorë nga regjimi dhe kufizimi që ka instaluar për informimin e qytetarëve. Çdo kush e gëzon të drejtën të informohet për pronën shoqërore, andaj nëse vazhdon t`i konsiderojë argumentet që na ka ofruar qytetari si të qëllimshme dhe për shërbime politike, le të urdhëron ta dëshmojë të kundërtën me fakte dhe argumente, ashtu sikur po bjëmë edhe ne sot.

    Në emër të AKR-së në Gjakovë ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, të cilët ndjehen se po ju bëhet një bllokadë informative dhe pengim në çasjen në informata, të mos hezitojnë të prezantojnë rastet e keqpërdorimit të Komunës.

    AKR-ja nuk do të heshtë dhe nuk do të tregohet e verbër asnjëherë përpara të bëmave të Komunës. Jemi të vetëdijshëm se e gjithë kjo paraqet një sfidë për ne dhe qytetarët, por jemi të vendosur që të vazhdojmë më tutje së bashku në mënyrë që të zbardhim keqperdorimet tjera.

  • Organizova konferencën ELDR në Prishtinë, pjesmarrës ishin 28 vende evropiane

    Organizova konferencën ELDR në Prishtinë, pjesmarrës ishin 28 vende evropiane

    Prishtinë, 20 prill 2009 –

    Këto ditë në Prishtinë u mbajt konferenca e ELDR, ku u diskutuan tema të ndryshme që kanë të bëjnë me problemet e Ballkanit juglindor.

    Konferenca u organizua nga partia AKR, me presidentin Behgjet Pacolli. Në këtë konferencë morën pjesë 28 vende evropiane me nënkryetaren e tyre dhe kryetaren e LIBSEEN, Vesna Pusiç.

    Konferenca u organizuar nga Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, në hotel Grand në Prishtinë, më 26, 27 dhe 28 qershor 2009.

    Momente nga konferenca e ELDR, ku u diskutuan tema të ndryshme që kanë të bëjnë me problemet e Ballkanit juglindor.
    Në këtë konferencë morën pjesë 28 vende evropiane me nënkryetaren e tyre dhe kryetaren e LIBSEEN, Vesna Pusiç.