Romë, 2 maj 2018 –
Në Romë, i ftuar prej homologut tim italian Alfano për herë të dytë.
Kënaqësi të gjendem për herë të dytë në Romë, kryeqytetin prej nga vijnë rrënjët e Europës së bashkuar. Italia partner kryesor, ndihmues i madh i Kosovës në gjithë këto vite!
Ky vend i madh do të na ndihmojë për shtimin e njohjeve, liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin tonë në organizatat e ndryshme ndërkombëtare.
Ministri i jashtëm italian Angelino Alfano, nikoqiri i vizitës sime, më garantoi se vendi i tij do të angazhohej menjëherë për liberalizimin e vizave, “sepse ky është një hap i vendit tuaj drejt Europës”, tha ai.

Do të bashkëpunojmë dhe në marrëdhëniet me BE-në, në Afrikë, por dhe në fusha të tjera.
Nxitje e marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunim për integrimin ndërkombëtar të Kosovës (Bashkim Europian, Interpol, njohje), liberalizimi i vizave, zhvillimet rajonale, ishin temat kryesore të bisedës mes dy ministrave. Italia do mbështesë Kosovën për liberalizimin e vizave, premton shefi i diplomacisë italiane.
“E vlerësoj shumë pasionin me të cilin ju po punoni për të realizuar ambiciet e vendit tuaj”, mu drejtua ministri i jashtëm italian, Angelino Alfano, gjatë një takimi në Farnesina, Romë, ku gjendësha me ftesë të homologut tim.

Gjatë bisedës miqësore u diskutua për nxitjen e marrëdhënieve dypalëshe-Italia është partneri i pestë ekonomik i Kosovës; liberalizimin e vizave dhe samitet e ardhshme Bashkim Europian-Ballkan Perëndimor, ashtu dhe integrimin ndërkombëtar të Kosovës (shtimi i njohjeve, anëtarësimi në Interpol, etj).
“Italia do t’ju mbështesë për liberalizimin e vizave, sepse ky është një hap më para i Kosovës drejt Europës”, tha ministri Alfano.
Ai, u angazhua për mbështetjen italiane në gjirin e organizatave ndërkombëtare, për shtimin e njohjeve në pellgjet gjeografike ku Italia ka ndikim, ashtu dhe për rritjen e investimeve italiane në Kosovë.
Unë e informova nikoqirin me angazhimin e Kosovës për jetësimin e marrëveshjeve të nënshkruara në bisedimet e Brukselit me Serbinë, bisedime të cilat duhet të përfundojnë vitin tjetër, me një marrëveshje detyruese mes palëve, tha shefi i diplomacisë kosovare.

“Ne kemi interes për të ecur së bashku me Italinë, duam të jemi nxënës të mirë për këshillat e një vendi si juaji, prej nga vijnë rrënjët e Europës së bashkuar”
Ministri Alfano tha se Italia do të mbështesë integrimin e shpejtë të Kosovës dhe Ballkanit perëndimor, sipas strategjisë së zgjerimit, “duke u mbështetur tek instrumentet financiare të para-aderimit dhe binjakëzimin administrativ”.
Ai, vlerësoi angazhimin e Kosovës në bisedimet e Brukselit me Serbinë, “proces në të cilin do të kalojnë shumë çështje politike”, tha shefi i diplomacisë italiane. “Ne presim, që 2018, të bëhet vit i integrimit të pakthyeshëm të Ballkanit në Europë”, vijoi ai.
Vizita ime në Itali, është e dyta brenda pak muajsh gjë që dëshmon se Italia është partner i rëndësishëm ekonomik i Kosovës, me një vëllim shkëmbimi prej 107 milionë eurosh, me tendencë rritje.

