Kam pasur një diskutim shumë të frytshëm me Ambasadorin e Banglladeshit për Kosovë (rezident në Gjermani), Mosharraf Bhuiyan për bashkëpunimin dypalësh mes vendeve tona dhe potencialin që duhet të shfrytëzohet për të forcuar lidhjet tregtare dhe ekonomike.
Bangladeshi e njohu Republikën e Kosovës si shtet të pavarur më 27 shkurt 2017.
Një vit më vonë në të njëjtën datë, Përfaqësuesi i Përhershëm i Kosovës dhe i Bangladeshit në Kombet e Bashkuara nënshkruan një traktat për vendosjen zyrtare të marrëdhënieve diplomatike.
Mirë që gjatë mandatit tim Ambasada e Kosoves u hap në Dhaka.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Dakha të Banglladeshit. Takim me përfaqësues të lartë të institucioneve të Banglladeshit, në kohën kur loboja për të hapur ambasaden e Kosovës në Dakha.
I Iumtur që në Dusseldorf kemi përuruar Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës me qëllim forcimin e marrëdhënieve të Kosovës me Gjermaninë, ofrimin e shërbimeve më të mira dhe efektive konsullore për diasporën tonë që jeton në zonën përreth Dusseldorfit në NRW dhe të promovojë marrëdhënie ekonomike dhe tregtare me ekonominë më të madhe në Evropë.
Jam i lumtur që gjatë mandatit tim rrjeti diplomatik dhe konsullor i Kosovës është zgjeruar dhe ne jemi më afër diasporës sonë.
Objekti i Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës është gati, funksional dhe me kapacitet të plota të punës për tu përgjigjur kërkesave të shtetasve tanë.
Bashkatdhetarët tanë me banim në Landin e Nordrhein-Westfalhen (NRW), nga data 25 Nëntor 2019 munden ti drejtohen Konsullatës së Përgjithshme në Dusseldorf për tu pajisur me dokumentacionin e nevojshëm.
Dusseldorf, 29 nëntor 2019 – Gjatë fjalës sime para të pranishmëve me rastin e përurimit të Konsullatë së Përgjithshme të Kosovës. Dusseldorf, 29 nëntor 2019 – Me rastin e përurimit të Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës. Me disa antarë të Asamblit shqiptar në Dusseldorf. Dusseldorf, 29 nëntor 2019 – Hyrja dhe objekti i Konsullates së Përgjithshme të Kosovës në Dusseldorf. Dusseldorf, 29 nëntor 2019 – Konsullatën e Përgjithshme të RKS-ës në Dusseldorf mund ta gjeni në këtë adresë: Generalkonsulat der Republik Kosovo Bilker Str. 29, 40213 Dusseldorf.Dusseldorf, 29 nëntor 2019 – Konsullatën e Përgjithshme të RKS-ës në Dusseldorf.Dusseldorf, 29 nëntor 2019 – Ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të RKS-ës në Dusseldorf.Dusseldorf, 29 nëntor 2019 – Ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të RKS-ës në Dusseldorf.Dusseldorf, 29 nëntor 2019 – Ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të RKS-ës në Dusseldorf.
Luksemburgu ka një qasje të posaqme ndaj Kosovës, trajtimi ndaj Kosovës është bërë në mënyrë të vecantë dhe do të vazhdojnë ta trajtojnë Kosovën si të tillë.
Në takim është diskutuar për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve, si dhe është kërkuar mbështetje për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Rikonfirmova bashkëpunimin dhe shpreha nevojën për shikimin e mundësive për rritjen dhe zgjerimin edhe në fusha të tjera të bashkëpunimit.
“Kërkojmë mbështetjen në lehtësimin e procedurave të pajisjes me viza, si dhe kushteve për liberalizim të vizave për qytetarëve të Kosovës. Kosova dhe Mali i Zi kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe kjo nuk duhet ta pengojë vazhdimin e procesit të liberalizimit të vizave, pasi që qytetarët e Kosovës janë të vetmit në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor, të cilët nuk e kanë të drejtën e lëvizjes së lirë”
Franca është një partner i rëndësishëm i shtetit të Kosovës, duke dhënë kontribut të vazhdueshëm në projekte të rëndësishme për vendin, si në fushën ekonomike, sociale dhe ngritjen e kapaciteteve tona njerëzore.
Ky përkushtim do të vazhdoj edhe më tutje ka konfirmuar ambasadorja e re shtetit francez, Marie Christine Butel, të cilën e njoftova për të arriturat e Kosovës, proceset aktuale politike dhe shpreha gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve tona.
Kosova mirëpret angazhimin dhe rolin e Francës, Presidentit Macron dhe iniciativës së tij në procesin e dialogut me Serbinë, për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.
Prishtinë, 11 shtator 2019 – Takim me Ambasadoren e re të shtetit francez në Kosovë, Marie Christine Butel. Prishtinë, 11 shtator 2019 – Takim me Ambasadoren e re të shtetit francez në Kosovë, Marie Christine Butel.
Kosova ka përuruar Ambasadën në Doha, Shtetin e Katarit. Kjo ambasadë do të promovojë interesat e Kosovës në një vend që ka një pozicion të rëndësishëm në ekonominë botërore.
Kjo Ambasadë e re është pjesë e përpjekjeve të mia për të zgjeruar rrjetin diplomatik të Kosovës në botë dhe forcimin e marrëdhënieve me ekonomi të fuqishmë.
Në dy vitet e mia si Ministër i Punëve të Jashtme, Kosova ka hapur Ambasadën në Katar, Tajlandë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bangladesh, Norvegji dhe ne jemi në proces për të zgjeruar më tej rrjetin tonë diplomatik. Mbrojtja e sovranitetit të Kosovës dhe promovimi i investimeve janë prioritet strategjik i imi.
DOHA, 11 shtator 2019 – Përurimi i Ambasadës në Doha të Katarit. Dy flamujt e shteteve përkatëse. DOHA, 11 shtator 2019 – Takimi i ambasadorit Amir Ahmeti dhe delegacionit nga Kosova në takim me delegacionin shtetëror të Katarit.
Darkë me disa nga Ambasadorët e akredituar në Kosovë, në shenjë mirënjohjeje për kontributet e tyre për marrëdhëniet e shkëlqyeshme që Republika e Kosovës gëzon me këto vende.
Këta ambasadorë kanë luajtur rol jashtëzakonisht të madh edhe në formimin e demokracisë në Kosovë, si dhe në subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës, për çka unë dhe qytetarët e Kosovës jemi shumë mirënjohës.
Prishtinë, 6 korrik – Momente nga darka me disa nga ambasadorët e akredituar në Kosovë. Prishtinë, 6 korrik – Momente nga darka me disa nga ambasadorët e akredituar në Kosovë. Prishtinë, 6 korrik – Momente nga darka me disa nga ambasadorët e akredituar në Kosovë.
Së bashku me Ambasadorin e Mbretërisë së Belgjikës, në Kosovë, Francois Bontemps, kam nënshkruar instrumentet e ratifikimit të Marrëveshjes për “Sigurime Sociale” nga dy vendet tona.
Me këtë kemi forcuar kornizën ligjore dhe siguruam të drejtën e qytetarit tonë në 2 vende.
“Marrëveshja e lartpërmendur, përveç rëndësisë së përmbajtjes së saj, po ashtu do të lidhet me një shtet mik të Republikës së Kosovës, me qëllim të promovimit dhe thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin reciprok në fushën e sigurimeve sociale”
Me këtë Marrëveshje, do t’i mundësohet shtetasve të dy shteteve, e drejta e tyre në pensionet kontribut-paguese (duke përfshirë dhe pensionet e kursimeve individuale – trusti pensional), pensionet familjare dhe pensionet invalidore të punës.
Me këtë Marrëveshje, shtetasve kosovarë të cilët kanë punuar një kohë të gjatë në Belgjikë iu mundësohet që pas arritjes së moshës së pensionimit, të kenë të drejtë që këtë pension ta marrin në Kosovë.
Prishtinë, 8 mars 2019 – Gjatë konferencës për media me Ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Francois Bontemps.
Gjithashtu, shtetasve kosovarë do t’i mundësohet e drejta për t’i bashkuar periudhat e kontributeve (stazhit të punës), në mënyrë që të realizojnë pensionin, në rastet kur nuk është e mundur që të plotësojnë kushtet ligjore për pensionim qoftë në Kosovë apo në Belgjikë.
Në anën tjetër, personat të cilët banojnë në Belgjikë dhe plotësojnë kushtet për përfitim të ndonjërit pension sipas legjislacionit të zbatueshëm, pala kosovare është e obliguar që ta transferojë pagesën e pensionit nga Kosova në Belgjikë.
Prishtinë, 8 mars 2019 – Me këtë Marrveshje të nënshkruar kemi forcuar kornizën ligjore dhe siguruam të drejtën e qytetarit tonë në 2 vende.
Sipas marrëveshjes, çdo shtetas (kosovar apo belg), ka të drejtë të aplikojë në ndonjërin prej dy vendeve në këto lloje të përfitimeve.
Kjo marrëveshje ishte nënshkruar më 20 shkurt 2018 në Bruksel, ndërsa pas nënshkrimit dhe shkëmbimit të instrumenteve të ratifikimit ajo hyn në fuqi më 1 Qershor, 2019.
Në aspektin bilateral Kosova dhe Belgjika janë përqendruar në rritjen e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe sigurisë, ndërsa në atë multilateral, Belgjika vazhdon ta mbështes Kosovën në të gjitha organizatat ndërkombëtare.
Prishtinë, 8 mars 2019 – Ambasadorin Bontemps e njoftova edhe me librin e botuar nga MPJ, e që tregon vendimin mbi ligjshmërinë e Pavarsisë së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND).
Republika e Kosovës ka pranuar mbështetje të madhe nga Belgjika, sidomos në Organizatën Botërore të Doganave (OBD); në avancimin e statusit në Frankofoni, ndërsa vazhdon të përkrahë fuqishëm vendin tonë edhe për anëtarësimin në Interpol dhe agjendën evropiane.
Mbretëria e Belgjikës kishte qenë njëri ndër shtetet e para, që e kishte njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, më 24 shkurt 2008.
Kam pritur në takim Ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë në Republikën e Kosovës, Çağrı Sakar, nga i cili kam pranuar edhe kopjet e Letrave Kredenciale.
I shpreha mirëseardhje diplomatit turk në vendin tonë dhe i urova suksese në detyrën e re, duke theksuar që Republika e Kosovës vazhdimisht ka ndier përkrahjen e Republikës së Turqisë, si në procesin e shtet-ndërtimit, ashtu edhe në shumë procese tjera, dhe i ka vlerësuar marrëdhëniet bilaterale me shtetin mik të Turqisë.
Ambasadori Sakar, shprehi falënderimet për mikpritjen dhe ka përcjellur gatishmërinë personale për të kontribuar për vazhdimin e marrëdhënieve shumë të mira ndërmjet dy vendeve.
Gjatë takimit me Ambasadorin e Kanadës për Kosovën Sh.T.Z. Daniel Maksimiuk biseduam rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë, përfshi edhe dialogun Kosovë-Serbi.
Ambasadaorin rreth potencialeve investuese në Kosovë dhe mundësinë që kompanitë kanadeze të jenë edhe më prezente në Kosovë.
Në takim biseduam edhe rreth çeshtjes së ndjeshme të refuzimit të vizave për gjithe ish pjesetaret e UCK-së dhe sidomos rreth arsyetimit të lëshuar nga autoritete konsullore kanadeze në Vjene.
Ambasadori siguroi se as në Ligjin për Migrim të Kanadasë, e as në asnjë institucion tjetër nuk është e listuar UCK si organizate ose entitet terrorist.
Kosova dhe Maçedonia gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyeshme, dhe ballafaqohen me sfidat e njëjta në rrugëtimin e tyre në integrimet euro – atlantike.
Me të ngarkuarin me punë të Maqedonisë diskutuam për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve tona në të gjitha fushat e interesit të përbashët.
Marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve, mundësitë e thellimit të bashkëpunimit të mëtejmë në të gjitha fushat, me theks në zhvillimin ekonomik, fuqizimin e rendit dhe ligjit, duke thënë se Kosova qëndron e përkushtuar për stabilitet në rajon dhe më gjerë.
”Ne i përcjellim me vëmendje të gjitha zhvillimet në Maqedoninë Veriore. Hapja e perspektivës për NATO dhe rruga europiane e Maqedonisë janë lajme të mira edhe për ne. Dy vendet tona duhet të jemi unik sa i përket ruajtjes së stabilitetit në rajon”