Tag: Ambasadore

  • Takim lamtumirës me ambasadoren e Kroacisë, Marija Kapitanoviç

    Takim lamtumirës me ambasadoren e Kroacisë, Marija Kapitanoviç

    Prishtinë, 20 gusht 2019 –

    Gjatë takimit lamtumirës ambasadoren e Kroacisë, Marija Kapitanoviç, të cilen e falënderova për punën e saj dhe mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë në të gjitha fushat.

    Nga ana tjetër, ambasadorja e Kroacisë, Kapitanoviç, theksoj se Kroacia edhe më tutje do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën, duke rritur shkëmbimin me interes për të dyja vendet, në të gjitha fushat.  

       

    Prishtinë, 20 gusht 2019 – Gjatë takimit lamtumirës ambasadoren e Kroacisë, Marija Kapitanoviç. Dy shtetet tona kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë për popullin dhe shtetin e Kosovës.
    Prishtinë, 20 gusht 2019 – Ambasadorja Kapitanoviç po përfundon mandatin e saj në Kosovë, por unë i shpreha mirënjohjen për kontributin e dhënë gjatë kohës që ka shërbyer në Kosovë dhe i urova punë të mbarë në detyrën e saj të ardhshme.
  • Takim me Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Prishtinë, Ambasadoren Konstantina Athanassiadou

    Takim me Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Prishtinë, Ambasadoren Konstantina Athanassiadou

    Prishtinë, 13 shtator 2017

    Është konfirmuar angazhimi dhe mbështetja e dy vendeve për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme bilaterale në aspektin politik dhe ekonomik.

    Greqia është partner i rëndësishëm i Kosovës si dhe fqinj rajonal i saj. Vlerësojmë mbështetjen që Greqia ka dhënë dhe po jep në ndërtimin e perspektives euroatlantike të Kosovës.

    Dy vendet trajtojnë  reciprokisht relacionet me respekt dhe përkushtim të madh. Në takim u diskutua edhe për projektet e reja bilaterale ndërmjet dy vendeve, sidomos në organizimin e konferencave të
    përbashkëta ekonomike.

  • Takim me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Greg Delawie

    Takim me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Greg Delawie

    Prishtinë 12 shtator 2017

    Në ditët e para pas pranimit të detyrës zyrtare kam pritur në takime të ndara të kortezisë ambasadorët e shteteve të huaja të akredituara në Kosovë.

    Në takimet me ta kam shprehur përkushtimin dhe angazhimin e fuqishëm të Qeverisë së re për rritjen e dinamikës në politikën e jashtme nëpërmjet udhëheqjes së një diplomacie proaktive.

    Kurse në takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, diskutuam pozicionin aktual dhe prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës.

    Ndër të tjera kërkova edhe bashkëpunim të ngushtë me përfaqësuesit e SHBA-së për konsolidimin e shtetësisë së Kosovës.

    Mbështetja e SHBA-së në proceset e shtetndërtimit, është e rëndësisë së madhe që Kosova të shënojë sukses.