Tag: Ambasadori

  • Takim me Ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj

    Takim me Ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj

    Prishtinë, 14 shtator 2017

    Gjatë këtij takimi, janë ri-konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes dy vendeve dhe dy popujve, me zotime dhe përkushtime të reja për forcimin e mëtejmë të këtyre marrëdhënieve në fusha të interesit të përbashkët.

    Veç ri-theksimit të mbështetjes sw fuqishme sllovene ndaj anëtarësimit të plotë të Republikës së Kosovës në Komunitetin Ndërkombëtarë, avancimit të agjendës euro-atlantike; një vëmendje e posaçme i është kushtuar zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit ekonomik në mes dy vendeve respektive nëpërmjet organizimit të Forumeve Ekonomike në të dyja vendet.

    Nevoja për përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës ka qenë një temë tjetër, e cila është diskutuar gjithashtu.

  • Takim me Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi

    Takim me Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi

    Prishtinë, 13 shtator 2017

    Kosova dhe Shqipëria do të vazhdojnë të jenë për krah njëra tjetrës.

    Në takim me ambasadorin Minxhozi, u dakorduam se do të jemi një sa i përketë diplomacisë dhe politikave të jashtme të shteteve tona.

  • Takim me Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi

    Takim me Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi

    Prishtinë, 13 shtator 2017

    Me ambasadorin Italina në Kosovë diskutova për forcimin e shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, si dhe për prioritetet në politikën e jashtme të Kosovës. Italia ka dëshmuar në vazhdimësi mbështetjen e Republikës së Kosovës, Sovranitetit të shtetit tonë.

  • Takim me Ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert

    Takim me Ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert

    Prishtinë, 13 shtator 2017

    Me ambasadorin e Francës në Kosovë vlerësuam lart raportet ne mes të Kosovës dhe Francës, duke shprehur vullnetin e përbashkët për vazhdimin e thellimit te këtij bashkëpunimi.

    Diskutuam për projektet e përbashkëta, te cilat do t`i kontribuonin zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.

    Ambasadori shprehu përkrahjen e fuqishme të Francës për Kosovën, duke garantuar kështu vazhdueshmëri të mbështetjes së shtetësisë së saj.

  • Takim me Ambasadorin britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell

    Takim me Ambasadorin britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell

    Prishtinë, 13 shtator 2017

    Duke vlerësuar lartë marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar theksova vullnetin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve të Kosovës me këtë vend.

    Diskutuam edhe për forcimin e shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, si dhe për prioritetet në politikën e jashtme të Kosovës.

    Veçova  angazhimet e mëdha që i presin institucionet në përmbushjen e agjendës evropiane, ndërsa ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë për përkrahjen e vazhdueshme të këtyre shteteve për zhvillimin dhe përparimin e Republikës së Kosovës.

  • Takim me të ngarkuarin e përkohshëm me punë të Gjermanisë, Jan-Axel Voss

    Takim me të ngarkuarin e përkohshëm me punë të Gjermanisë, Jan-Axel Voss

    Prishtinë, 13 shtator 2017

    Nga bashkëbisedimi me diplomatin gjerman, mora zotime se Gjermania, si një shtet aleat dhe partner strategjik i Republikës së Kosovës do të vazhdojë dhe shtojë përpjekjet e saj për mbështetjen e palëkundur gjermane ndaj vendit tonë përkitazi me forcimin legjitimitetit ndërkombëtarë; avancimin e proceseve të integrimit Euro-Atlantik, si dhe anëtarësimit në Organizata rajonale, evropiane dhe Ndërkombëtare.

    Në margjina të këtij takimi një vëmendje e posaçme i është kushtuar edhe rritjes së mëtejme dhe hapjes së mundësive të reja të bashkëpunimit ekonomik në mes dy vendeve, me fokus të veçantë nëpërmjet formatit të Investimeve të Huaja Direkte.