Tag: Ambasadorja

  • Takim me përfaqësuesen e re të misionit të Luksemburgut

    Takim me përfaqësuesen e re të misionit të Luksemburgut

    Prishtinë, 18 shtator 2019 –

    Luksemburgu ka një qasje të posaqme ndaj Kosovës, trajtimi ndaj Kosovës është bërë në mënyrë të vecantë dhe do të vazhdojnë ta trajtojnë Kosovën si të tillë.

    Në takim është diskutuar për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve, si dhe është kërkuar mbështetje për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

    Rikonfirmova bashkëpunimin dhe shpreha nevojën për shikimin e mundësive për rritjen dhe zgjerimin edhe në fusha të tjera të bashkëpunimit.

    “Kërkojmë mbështetjen në lehtësimin e procedurave të pajisjes me viza, si dhe kushteve për liberalizim të vizave për qytetarëve të Kosovës. Kosova dhe Mali i Zi kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe kjo nuk duhet ta pengojë vazhdimin e procesit të liberalizimit të vizave, pasi që qytetarët e Kosovës janë të vetmit në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor, të cilët nuk e kanë të drejtën e lëvizjes së lirë”

  • Takim me Ambasadoren e re të shtetit francez në Kosovë, Marie Christine Butel

    Takim me Ambasadoren e re të shtetit francez në Kosovë, Marie Christine Butel

    Prishtinë, 11 shtator 2019 –

    Franca është një partner i rëndësishëm i shtetit të Kosovës, duke dhënë kontribut të vazhdueshëm në projekte të rëndësishme për vendin, si në fushën ekonomike, sociale dhe ngritjen e kapaciteteve tona njerëzore.  

    Ky përkushtim do të vazhdoj edhe më tutje ka konfirmuar ambasadorja e re shtetit francez, Marie Christine Butel, të cilën e njoftova për të arriturat e Kosovës, proceset aktuale politike dhe shpreha gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve tona.

    Kosova mirëpret angazhimin dhe rolin e Francës, Presidentit Macron dhe iniciativës së tij në procesin e dialogut me Serbinë, për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

    Prishtinë, 11 shtator 2019 – Takim me Ambasadoren e re të shtetit francez në Kosovë, Marie Christine Butel.
    Prishtinë, 11 shtator 2019 – Takim me Ambasadoren e re të shtetit francez në Kosovë, Marie Christine Butel.
  • Takim me Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanović

    Takim me Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanović

    Prishtinë, 13 shtator 2017

    Ambasadorja kroate ka ri-konfirmuar vazhdimin e përkrahjes së fuqishme të shtetit të saj sa i përket forcimit të subjektivitetit ndërkombëtarë të Kosovës; avancimit të proceseve të integrimit Euro-Atlantike, si dhe anëtarësimit në Organizata rajonale, evropiane dhe Ndërkombëtare.

    Fillimisht falënderova Ambasadoren Kapitanović për mbështetjen konsistente të shtetit dhe popullit kroat ndaj proceseve nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon vendi ynë dhe më pas e njoftova me prioritetet e politikës së jashtme të Republikës së Kosovës duke filluar nga përshpejtimi i procesit të liberalizimit të vizave për të gjithë qytetarët; shtimin e përpjekjeve dhe angazhimeve diplomatike për rritjen e numrit të njohjeve për shtetësinë e Kosovës si dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare dhe fokusimi më i madh në Diplomacinë Ekonomike.

  • Takim me Ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç

    Takim me Ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç

    Prishtinë, 13 shtator 2017

    Turqia i ka dhënë mbështetje të palëkundur vendit tonë në procesin e shtet-ndërtimit.

    Kam kërkuar nga Ambasadorja që kjo mbështetje të vazhdojë edhe më tutje, sidomos në rritjen e përpjekjeve diplomatike të këtij vendi për sigurimin e njohjeve të reja tek vendet ku ajo mund të ketë ndikim dhe sigurim të mbështetjes së njëjtë edhe për anëtarësimin në Organizata Ndërkombëtare.

    Zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik në fushat e interesit dy-palësh ka qenë një temë tjetër, e cila është diskutuar gjatë takimit.

  • Takim me shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova

    Takim me shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova

    Prishtinë, 12 shtator 2017

    Në takim me Shefen e Zyres së BE-së në Kosovë, ambasadoren Nataliya Apostolova, me të cilën ka biseduar rreth procesit të integrimit Evropian të Kosovës si dhe rreth intensifikimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit.

    Ambasadorja Apostolova përgëzoi për detyrën e re duke ritheksuar përkushtimin e BE-së në mbështetjen e Kosovës për përmbushjen e Agjendës për Reforma Evropiane. Ambasadores i ritheksova përkushtimin e plotë në avancimin e qëllimeve të përbashkëta, duke përfshirë këtu edhe thellimin e bashkëpunimit rajonal për promovimin e sigurisë, stabilitetit, dhe prosperitetit në rajonin e Ballkanit.