Tag: AMerika

  • Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA më nderoi me mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm për kombin shqiptar e shtetin e Kosovës

    Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA më nderoi me mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm për kombin shqiptar e shtetin e Kosovës

    New York, 21 Shtator 2023 –

    Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA më nderoi me mirënjohje për kontributin të jashtëzakonshëm për kombin shqiptar e shtetin e Kosovës.

    Në një ceremoni zyrtare të zhvilluar në Selinë Qëndrore të Vatrës, në hapje të takimit të ngrohtë e vëllazëror, kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha, shprehu mirënjohjen e thellë e respektin e lartë në emër të të gjithë vatranëve e shqiptaro-amerikanëve për punën e jashtëzakonshme në dobi të kombit, shtetit e çdo shqiptari anëkënd botës.

    Në fjalën time shpreha mirënjohje e vlerësim për punën shekullore të lobimit të jashtëzakonshëm të Vatrës sa herë e ka kërkuar çështja kombëtare.

    Në New York në zyret e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA dhe antarë e vatran të shumtë që më nderuan me pranin e tyre.

    “Falenderim e respekt Vatrës e të gjithë vatranëve. Mirënjohje për kontributin e punën e tyre të pa ndalur. Vatra e shqiptaro-amerikanët janë krahu legjendar i shqiptarisë. Vatra është krenari, ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që ta mbështesin Vatrën. Sa më e fortë të jetë të Vatra aq më të nderuar e më të respektuar jemi ne si shqiptarë në Amerikë”

    “Puna e Vatrës ka qenë e jashtëzakonshme. Lobimi i Vatrës ka qenë ekzistencial për kombin tonë. Me mbështetje dhe unitet arrihen punët e mëdha. Pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ne si shtet e si komb nuk mund të ekzistojmë. Në themel të shtetit të Kosovës qëndrojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”

    Me kryetarin e Vatrës z.Elmi Berisha, duke prezantuar Mirënjohjen që më dhuroi në emër të gjithë vatranëve.

    Para të pranishmëve ekspozova rrezikun e sanksioneve në Kosovë dhe theksova se çdo mendim apo lëvizje kundër Amerikës është i pafalshëm për klasën politike. Bëra thirrje shqiptarëve që të vazhdojnë të kontribuojë për Kosovën, Shqipërinë e trojet etnike.

    “Populli ynë dhe shtetet tona kanë nevojë shumë të madhe për ju. Tre kryeministra shqiptarë në Ballkan është arritje e madhe dhe tregues i rolit të shqiptarëve në Ballkan. Arritjet tona të na shërbejnë nxitje për arritje të tjera si komb. Unë nuk do ndalem për ti dhënë kombit e shtetit gjithçka, deri në frymën time të fundit. Lutem për të gjithë shqiptarët që të gjithë kudo që jemi të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin”

    Mirënjohja me motivacion: “Për merita të veçanta në promovimin e imazhit të shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, për lidershipin e treguar, për rritjen e njohjeve të Pavarësisë së Kosovës, për forcimin e demokracisë, për zhvillimin e diplomacisë ekonomike, për konsolidimin e institucioneve e shtetit ligjor në Kosovë, për humanizmin e shquar dhe suksesin e jashtëzakonshëm si biznesmen shqiptar”.
    Medalja me motivacion: “Për merita të veçanta në promovimin e imazhit të shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, për lidershipin e treguar, për rritjen e njohjeve të Pavarësisë së Kosovës, për forcimin e demokracisë, për zhvillimin e diplomacisë ekonomike, për konsolidimin e institucioneve e shtetit ligjor në Kosovë, për humanizmin e shquar dhe suksesin e jashtëzakonshëm si biznesmen shqiptar”.

    Po ashtu thash se falë lobimit tim do të deklarohen 3 njohje të reja për Pavarësinë e Kosovës të cilat do publikohen këto ditë.

    Në përfundim të takimit kryetari i Vatrës z.Berisha në emër të Vatrës dhe të gjithë vatranëve më nderoi me mirënjohje me motivacion: “Për merita të veçanta në promovimin e imazhit të shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, për lidershipin e treguar, për rritjen e njohjeve të Pavarësisë së Kosovës, për forcimin e demokracisë, për zhvillimin e diplomacisë ekonomike, për konsolidimin e institucioneve e shtetit ligjor në Kosovë, për humanizmin e shquar dhe suksesin e jashtëzakonshëm si biznesmen shqiptar”.

    Me kryetarin e Vatrës z.Elmi Berisha, gjatë takimit tonë në zyrat e VATRES në New York.

    Pas takimit vatrani Kujtim Funiqi shtroi një drekë vëllazërore në restorant “Çakor”.

    Me kryetarin e Vatrës z.Elmi Berisha, gjatë takimit tonë në zyrat e VATRES në New York.
    Me kryetarin e Vatrës z.Elmi Berisha, gjatë takimit tonë në zyrat e VATRES në New York.
  • Nikoqir i ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett

    Nikoqir i ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett

    Hajvali, Rezidenca, 20 shkurt 2020 –

    Sot pata nderin të isha nikoqir i Ambasadorit të SHBA-ve, Philip Kosnett. Kosnett. Biseduam për rëndësinë e ekonomisë në përspektivën e Kosovës, të rinisë sonë dhe rolin e ngritjës ekonomike në përshpejtimin e zgjidhjes së kontestit me Serbinë.

    Me këtë rast, ambasadori Kosnett shprehu mirënjohjen e thellë për vlerësimin e punës së tij dhe konfirmoi se raporti në mes të Kosovës dhe SHBA-ve do të jetë përherë i fortë dhe i pakontestueshëm.

    Në takim palët vlerësuan lart edhe faktin se raporti në mes të dy vendeve tona po zhvillohet gradualisht me një dinamikë të re e premtuese, ku Kosova po bëhet më shumë partner aktiv dhe kontributdhënës në procese të ndryshme strategjike.

    Patëm mirkuptim të plotë për të gjitha temat. Mbetem gjithherë i bindur se roli i SHBA-ve për Kosovën mbetet rol kyç si dje në luftë, ashtu dhe sot në paqe!

  • Takim me delegacionin e bizneseve amerikane

    Takim me delegacionin e bizneseve amerikane

    Prishtinë, 12 mars 2019 –

    Takim me një delegacion të bizneseve amerikane, të cilat kanë shprehur interesim për eksplorimin e ekosistemit të Teknologjisë Informative dhe të Inovacionit në Kosovë, duke mos përjashtuar mundësitë tjera të investimeve dhe bashkëpunimit ekonomik.

    Delegacioni i kryesuar nga konsullja e Kosovës në SHBA, Teuta Sahatqija, Ani Zeldan, kryeshef ekzekutiv i “Quantum Media Group”, themeluesja e “Partners in Digital Health”, Tory Cenaj, avokati Nelson Happy dhe gazetari nga “The Washington Diplomat”, Larry Luxner, u interesuan rreth klimës së të bërit biznes në Kosovë dhe rreth projekteve në sektorin e TIK dhe atë të energjisë.

    Prishtinë, 12 mars 2019 – Delegacioni i kryesuar nga konsullja e Kosovës në SHBA, Teuta Sahatqija, Ani Zeldan, kryeshef ekzekutiv i “Quantum Media Group”, themeluesja e “Partners in Digital Health”, Tory Cenaj, avokati Nelson Happy dhe gazetari nga “The Washington Diplomat”, Larry Luxner.

    Biseduam për një sërë temash, ku ua shpjegova potencialin që Kosova ka për zhvillim dhe hapësirën qe u ofrohet bizneseve të huaja për investime, si dhe folëm për sistemin e taksave që është shumë i avancuar.

    Ndër të tjera, e potencova faktin qe Kosova vazhdon të mbetet një nga vendet në të cilin bizneset ruse dhe kineze nuk kanë arritur të hyjnë, e kjo i jep avantazh qysh në start bizneseve Perëndimore.

    I informova se Kosova ka një sistem fiskal shumë të favorshëm për biznese, është një qendër lidhëse në Evropë dhe se Banka Botërore e ka cilësuar si vendin e dytë në rajon në raportin e të bërit biznes.

    Prishtinë, 12 mars 2019 – Republika e Kosovës dita-ditës po merr vëmendjen e bizneseve të huaja si një vend i cili ofron mundësi të pafundme për investime, andaj ne si institucione duhet t’i fusim të gjithë mekanizmat në funksion, në mënyrë që këta investitorë t’i konkretizojnë planet e tyre.

    “Kosova ka një sistem fiskal shumë të favorshëm për biznese, është vendi me borxhin më të vogël publik përshtatur GDP-së, është urë lidhëse me vendet e Evropës dhe ka qasje në tri porte detare, atë të Selanikut, Durrësit dhe të Malit të Zi. Në raportin e të bërit biznes Kosova radhitet e 40-ta në botë dhe e dyta në rajon”

    Sektori i TIK-ut,  është i vetmi sektor në Kosovë i cili ka bilanc tregtar pozitiv dhe është sektor i cili u ka mundësuar të rinjve të vendit të punojnë për vendet e Bashkimit Evropian dhe më gjerë, është sektor në të cilin ka projekte të ndryshme dhe nga i cili gjenerojnë vende pune.

    Prishtinë, 12 mars 2019 – Pritje e ngrohtë delegacionit të bizneseve amerikane.

    “Sektori i teknologjisë informative është sektor i cili ka bilanc tregtar pozitiv dhe është sektor në të cilin kompanitë vendase kryejnë shërbime ‘outsource’ për kompanitë në Evropë, SH.B.A. dhe më gjerë dhe është sektor në të cilin truri nuk ikën nga vendi. “Projekti Kosovo Digital Economy”, (KODE), në të cilin projekt me ndihmën e Bankës Botërore do të investohen 25 milionë euro për shtrirjen e infrastrukturës së rrjetit të internetit në 96% të territorit të Kosovës me synim të veçantë në zonat rurale”

    Poashtu, u fokusuam tek potenciali njerëzor që Kosova ofron, me një rini të shkolluar dhe të gatshme për tregun e punës, gjë për të cilën delegacioni i bizneseve amerikane e vlerësoi si një elemet kyq për këdo që dëshiron të investojë në Kosovë.

    Prishtinë, 12 mars 2019 – Fotografi e përbashkët me delegacionin e bizneseve amerikane.
  • Takim me ambasadorin e ri Amerikan në Republikën e Kosovës, Philip Kosnett

    Takim me ambasadorin e ri Amerikan në Republikën e Kosovës, Philip Kosnett

    Prishtinë, 4 dhjetor 2018 –

    Në momentet vendimtare, ka qenë përkrahja e SHBA-ve ajo e cila ka bërë diferencën. Traditë e përhershme, marrëdhënie e përhershme strategjike.

    U shpreha thellësisht mirënjohës për përkrahjen e SHBA-ve, me rastin e pranimit të kopjeve të letrave kredenciale nga Ambasadori i ri amerikan, Philip Kosnett, nëpërmjet të cilave ai u akreditua Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i ShBA-së në vendin tonë.

    Prishtinë, 4 dhjetor 2018 – Me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett. Nuk ka dy vende tjera që gëzojnë miqësi kaq të ngushtë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova. 

    Me ambasadorin në margjina të këtij takimi bashkëbiseduam dhe shkëmbyem pikëpamjet mbi mbarëvajtjen e zhvillimeve politike në Kosovë, rajon dhe më gjerë.

    Vuam në dukje në veçanti marrëdhënien speciale dhe partneritetin strategjik në mes dy vendeve dhe dy popujve.

    “jetike për Republikën e Kosovës vazhdimin e mbështetjes së mëtutjeshme dhe bashkëpunimit të ngushtë dhe të afërt me ShBA-në”.

    Ambasadori amerikan, Kosnett, shprehu qëllimin e tij për të mbajtur bashkërendim të afërt mes Ambasadës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme.

    Prishtinë, 4 dhjetor 2018 – Me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett. Ai tha se e mirëpret mundësinë për të punuar ngushtë me ju, me ministritë, si dhe me popullin e Kosovës,

    Fjala e ambasadorit Kosnett pas Ceremonisë së dorëzimit të letrave kredenciale E hënë, 3 dhjetor 2018

    Z. President, ju faleminderit.

    Është nder i  madh për mua, familjen time dhe kolegët nga ambasada që jemi sot këtu.

    Siç e përmendët, kam shërbyer shkurtimisht në ambasadën amerikane në Kosovë para 15 viteve dhe është nder dhe kënaqësi e jashtëzakonshme që jam sërish këtu për të parë përparimin që Kosova tashmë e ka arritur në rrugëtimin drejt begatisë, drejtësisë, paqes dhe vënies së marrëdhënieve të mira me fqinjët e saj.

    E mirëpres mundësinë për të punuar ngushtë me ju, me ministritë, si dhe me popullin e Kosovës, përveç qeverisë, për ta bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë këtu për t’ju mbështetur.

    Partneriteti ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës nuk krahasohet askund në botë.  Nuk ka dy vende tjera që gëzojnë miqësi kaq të ngushtë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova.  Është privilegj i posaçëm që jam këtu në mbështetje të vendit tim.

    Po ashtu, bashkëshortja ime, Alison dhe unë mezi s’po presim që të shëtisim gjerë e gjatë nëpër vend, për të bërë miq nga të gjitha komunitetet dhe për të diskutuar përvojën e jetesës në shoqëri të larmishme, veçori kjo që e kanë të përbashkët të dy vendet tona.

    Prishtinë, 4 dhjetor 2018 – Me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett.
  • Pjesmarrës në Forumin e Dubrovnikut

    Pjesmarrës në Forumin e Dubrovnikut

    Dubrovnik, 1 shtator 2018

    Kroacia është një nga shtetet që ka qëndruar krah Kosovës në momente të vështira. Por ajo tani vazhdon të qëndrojë pranë edhe tani në rrugën e saj drejtë integrimit në strukturat euro-atlantike.

    Ministrja e Jashtme kroate, Marija Pejҫinoviҫ-Buriҫ, është njëra nga ato zonjat që ka treguar interesim të shtyjnë përpara bashkëpunimin në fushën e politikës së jashtme, në fushën e mbrojtjes midis dy ministrive dhe sidomos në fushën e ekonomisë dhe tregtisë.

    Dubrovnik, 1 shtator 2018 – Pritje e ngroht dhe miqësore në ditën e parë të Forumit të Dubrovnikut nga homologia ime kroate, ministrjae Jashtme, Marija Pejҫinoviҫ-Buriҫ. 
    Dubrovnik, 1 shtator 2018 – Pritje e ngroht dhe miqësore në ditën e parë të Forumit të Dubrovnikut nga homologia ime kroate, ministrjae Jashtme, Marija Pejҫinoviҫ-Buriҫ. 

    Gjatë paraqitjes sime në Forumin e Dubrovnikut, ku kam folur për vendosmërinë e Kosovës për dialogun mbi normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

    Në fjalën time gjatë panelit ku mora pjesë në forumin e Dubrovnikut, shpalosa vendosmërinë e Republikës së Kosovës pêr dialogun e normalizimit raporteve me Serbinë.

    Dubrovnik, 1 shtator 2018 – Në kuadër të Forumit të Dubrovnikut takim bilateral me homologen kroate, ministren e Jashtme, Marija Pejҫinoviҫ-Buriҫ. 

    Kosova dhe Kroacia tashmë kanë rreth 30 marrëveshje të lidhura, janë të interesuara të shtyjnë përpara bashkëpunimin në fushën e politikës së jashtme, në fushën e mbrojtjes midis dy ministrive dhe sidomos në fushën e ekonomisë dhe tregtisë.

    “Në kontekstin rajonal shteti ynë e ka bërë të qartë që është vizion jo vetëm i përfaqësuesve politik por i gjithë qytetarëve të Kosovës, që Kosova të anëtarësohet në strukturat euro-atlantike. Natyrisht që ne asnjëherë nuk kemi shikuar diku tjetër. Prandaj ndihmën dhe përkrahjen e Kroacisë e vlerësojmë shumë, në radhë të parë sepse si shtet i rajonit tonë tashmë është anëtare e Bashkimit Evropian dhe mund të mësojmë shumë nga eksperienca e këtij shteti e në radhë të dytë si anëtar i NATO-s, e kupton drejtë se sa e rëndësishme është që edhe Kosova të jetë aty ku e ka vendin”, 

    Përmbyllja e këtij procesi që duhet të nënkuptojë njohjen e plotë të shtetit tonë dhe anëtarësimin në OKB hap perspektivën integruese dhe zhvillimore të gjithë vendeve të Ballkanit perendimor.

    Theksova se idetë e ndarjes janë shumë të rrezikshme dhe prodhojnë destabilitet të regjionit tonë.

    Dubrovnik, 1 shtator 2018 – Gjatë paraqitjes sime në Forumin e Dubrovnikut, ku kam folur për vendosmërinë e Kosovës për dialogun mbi normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

    Në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e Dubrovnikut kam takuar Ministrin e Jashtëm të Maltës, Varmelo Abela, me të cilin kam diskutuar mbi çështje të interesit të përbashkët në mes dy vendeve.

    Në këtë takim bilateral fillimisht është diskutuar mbi çështje të interesit të përbashkët në mes dy vendeve.

    I kërkova homologut tim mbështetje në procesin e anëtarësimit të vendit në Organizata Ndërkombëtare, me theks të veçantë anëtarësimin në INTERPOL.

    Dubrovnik, 1 shtator 2018 – Në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e Dubrovnikut kam takuar Ministrin e Jashtëm të Maltës, Varmelo Abela, me të cilin kam diskutuar mbi çështje të interesit të përbashkët në mes dy vendeve.

    “Malta të vazhdojë përkrahjen ndaj Kosovës si në rrafshin politik, ashtu edhe në zhvillimin e përgjithshëm përmes bartjes së përvojave të mira nga vendi i tyre”

    Ministri Abela më siguroi se vendi i tij si deri më tani do të vazhdojë të përkrahë Kosovën në rrugëtimin e saj, ndërsa në referencë të kërkesës për INTERPOL, ai tha se Malta do të marrë përsipër të diskutojë me disa vende mike, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën dhe do të kërkojë votën e tyre në favor të Kosovës.

    Në fund të këtij takimi, ftova homologun nga Malta që të vizitojë Kosovën.

    Dubrovnik, 1 shtator 2018 – Në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e Dubrovnikut kam takuar Ministrin e Jashtëm të Maltës, Varmelo Abela, në fund të këtij takimi, ftova homologun nga Malta që të vizitojë Kosovën.

    Në takimet bilaterale, gjatë punimeve të Forumit të Dubrovnikut, kam takuar homologun hungarez, Peter Szijarto.

    Kam falenderuar pë përkrahjen e deritanishme për Kosovën dhe kam kërkuar vazhdimin e përkrahjes për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, procesin e liberalizimit të vizave si dhe në rrugën e mëtutjeshme të Kosovës drejt integrimeve evropiane.

    Dubrovnik, 1 shtator 2018 – Ministri hungarez më ka siguruar se Kosova do të vazhdojë ta ketë përkrahjen e Hungarisë aty ku kemi nevojë.

    Gjatë këtij takimi, Ministri hungarez u interesua edhe për rrjedhën e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë dhe kërkoi që zgjidhja që do të arrihet të jetë stabilizuese për rajonin dhe se Hungaria do të përkrahë zgjidhjen që arrihet në mes të dy palëve negociuese.

    Dubrovnik, 1 shtator 2018 Në takimet bilaterale, gjatë punimeve të Forumit të Dubrovnikut, kam takuar homologun hungarez, Peter Szijarto.

    NË TAKIM ME ZËVENDËSNDIHMËSSEKRETARIN E SHTETIT, MATTHEW PALMER

    Kosova është me fat që në etapat më të rëndësishme të saj ishte ndihmuar dhe mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkrahje kjo e cila po vazhdon edhe në ditët e sotme në të gjitha fushat.

    Si institucione të Kosovës jemi të përkushtuara të thellojmë bashkëpunimin me SHBA-të.

    Së bashku me Kryeministrin Haradinaj, në takim me Zëvendësndihmëssekretarin e shtetit, Matthew Palmer, gjatë Forumit të Dubrovnikut.

    Dubrovnik, 1 shtator 2018 – Së bashku me Kryeministrin Haradinaj, në takim me Zëvendësndihmëssekretarin e shtetit, Matthew Palmer.

    Roli i SHBA në rrugëtimin tonë është keucial dhe i pazëvendësueshëm në secilin aspekt. Mbështetja e SHBA në secilin hap që bën Kosova është e palëkundur. SHBA ngelen aleati më i madh në rrugëtimin tonë si vend i lirë dhe i pavarur.

    “Kosova dhe Polonia janë të gatshme të forcojnë marrëdhëniet dypalëshe. Unë do vizitoj Prishtinën dhe ju jeni të mirëpritur në Varshavë”, me këto fjalë e hapi biseden tonë miku dhe homologu im polak, Jacek Kaputoviç.

    “Në rastin më të parë dua të vij në Varshavë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe të forcojmë bashkëpunimin ekonomik. Ju jeni partnerët më të mirë për ne, sepse na kuptoni shumë mirë”, i’a ktheva unë duke shtrënguar duart me mikun tim polak.

    Dubrovnik, 1 shtator 2018 – Në takim me homologun tim polak, Jacek Kaputoviç.

    e falënderoi homologun e tij për mbështetjen e Polonisë për Kosovën në procesin e integrimit europian.

    Gjatë takimit miqësor u diskutua edhe për zhvillimet rajonale.

    Kaputoviç interesohej shumë edhe për bisedimet Kosovë – Serbi, andaj më pyeti se si e shoh përfundimin e tyre, thash “Kosova është shtet i pavarur, i gjithë pranuar dhe Serbia fqinji i saj. Dialogu përfundimtar po bazohet pikërisht mbi këto premisa, sepse ne duam të ndërtojmë të ardhmen e sigurt të fëmijëve tanë”.

    Dubrovnik, 1 shtator 2018 -“Fotografi familjare” nga pjesëmarrësit e Forumit të Dubrovnikut.
  • Së bashku me kryeministrin Haradinaj në takim me Wes Mitchel

    Së bashku me kryeministrin Haradinaj në takim me Wes Mitchel

    Prishtinë, 12 mars 2018

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë gjithherë pranë nesh në ditët më të vështira për popullin dhe në proceset më të rëndësishme për vendin.

    Sot ishte ditë me fat për Kosovën sepse Demarkacioni pothuajse është çështje e mbyllur. Ishte ditë me fat sepse kishim mysafirë edhe Ndihmës-Sekretarin e Shtetit amerikan për Evropë dhe Euro-Azi, Wes Mitchel.

    Thellësisht mirënjohës për mbështetjen gjithëpërfshirëse dhe të palëkundur amerikane. Krenar, që populli i Kosovës në veçanti dhe shqiptarët në përgjithësi janë populli më pro-amerikan në botë. 

    Aleat dhe partner të përhershëm strategjik.

  • Ritakim sërish në Uashington, me të gjithë ata që dikur luftuan për lirinë, pavarësinë dhe ndihmuan në shtetndërtim të Kosovës

    Ritakim sërish në Uashington, me të gjithë ata që dikur luftuan për lirinë, pavarësinë dhe ndihmuan në shtetndërtim të Kosovës

    Uashington D. C., 8 shkurt 2018 –

    Mbrëmë u ritakuam sërish në Uashington, me të gjithë ata që dikur luftuan për lirinë, pavarësinë e Kosovës dhe që ndihmuan në shtetndërtim.

    Shumë kongresistë, senatorë, por edhe kontribues nga diaspora në Amerikë, ishin ndër shtyllat kryesore të zhvillimit tonë në dy dekadat e fundit.

    Pa dyshim, këta miq të Kosovës edhe në dekadat e ardhshme, do të mbesin mbështetësit më të mëdhenj të anëtarësimit të vendit tonë në strukturat euroatlantike.

    Qytetarët dhe institucionet tona do t’u jenë gjithmonë mirënjohës për këtë mbështetje.

    Uashington D. C., 8 shkurt 2018 – Mbrëmë gjatë ritakimit në Uashington, me të gjithë ata që dikur luftuan për lirinë, pavarësinë e Kosovës dhe që ndihmuan në shtetndërtim.
    Uashington D. C., 8 shkurt 2018 – Mbrëmë gjatë ritakimit në Uashington prezent ishin shumë kongresistë, senatorë, por edhe kontribues nga diaspora në Amerikë, ishin ndër shtyllat kryesore të zhvillimit tonë në dy dekadat e fundit.
    Uashington D. C., 8 shkurt 2018 – Flamujt e dy shteteve mike.
  • Bukë, kripë e zemër për mikun

    Bukë, kripë e zemër për mikun

    Prishtinë, 2 Dhjetor 2015

    Nga: Behgjet Pacolli

    Sekretari amerikan i shtetit John Kerri do të qëndrojë në Prishtinë nesër për një takim me drejtuesit e qeverisë së Kosovës, ashtu dhe për të dhënë mesazhe për qytetarët, nëpërmjet takimit me mediat dhe me një grup studentësh kosovarë në SHBA.

    Kjo vizitë është shumë e rëndësishme për shumë arsye. Është banale të merremi me detaje si përshembull pse ai qëndron në aeroport dhe pse nuk vjen deri në Prishtinë dhe pse nuk takohet me Presidenten por vetëm me kryeministrin dhe zëvendësit e tij. Ne nuk jemi qendër e botës dhe bëhemi qesharakë nëse e shohim veten si të tillë. Që sekretari amerikan i shtetit, numri dy i qeverisë së vendit më me ndikim në botë, në kushtet e krizave të forta botërore, gjen 2 orë kohë për të patur takime politike në Kosovë, është fakti më i parë dhe më i vlershëm nga të gjithë të tjerët. Pavarësisht mesazheve të veçantë që mund të sjellë Sekretari i shtetit Kerri, mesazhi kryesor i kësaj vizite është se SHBA-të janë në krah të Kosovës dhe kjo nuk ndryshon çfarëdo që po ndodh kudo në botë. SHBA-të do të jenë në krah të kombit shqiptar edhe 100 vjet të tjerë dhe këtë e ka deklaruar solemnisht në parlamentin e Shqipërisë, ish sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton. Ky është fakti thelbësor pse ne duhet ta përshëndesim vizitën e sekretarit amerikan Kerri, përfaqësuesit të SHBA-ve, udhëheqës të frontit global për çlirimin e Kosovës, mbrojtjen dhe zhvillimin e saj të gjithanshëm. Sot SHBA-të janë garantët kryesorë të ekzistencës së Kosovës si shtet në të gjithë kuptimet, në jetën e brendshme dhe të jashtme, madje duke na mbrojtur dhe ushtarakisht. Ish Presidenti amerikan Bill Klinton tha në një vizitë të tijën: së bashku fituam luftën, tani duhet të fitojmë paqen, dhe sot problemi është se po humbim paqen! Si zëvendëskryeministër i Kosovës, si person i angazhuar për njohjet e Kosovës e kam ndjerë angazhimin e SHBA-ve, e kongresmenëve të caktuar, e sekretarit Kerri në Unionin Afrikan, e Sekretares Klinton në shumë raste. AKR-ja, partia që unë drejtoj është themeluar në SHBA, si inisiativë e shumë miqve me ndikim në politikën amerikane, ndaj kam dhe arsye personale të shpreh falënderim për këtë vizitë. Ne si popull dhe si komb, duhet të jemi mirënjohës përjetësisht për këtë aleancë strategjike me SHBA-të.

    Pse duhet theksuar kjo? Sepse faktorë të caktuar politikë në Kosovë, apo disa media e keqinterpretojnë mbështetjen amerikane, apo atë perëndimore në përgjithësi duke e konsideruar atë si mbështetje për njerën palë, ose për tjetrën. E vërteta është se qeveria amerikane, diplomacia në përgjithësi bashkëpunon kryesisht me qeveritë, sepse vetëm me to mund të realizohen programe, mund të realizohen vendimmarrje të caktuara, sepse vetëm qeveritë kanë përgjegjësi ekzekutive. Kjo nuk do të thotë ama se qeveria amerikane është prapa qeverisë së Kosovës, se mbështet çdo gjë që bën ajo dhe udhëheqësit e saj. Ambasadorët janë të akredituar pranë qeverive dhe institucioneve, ndaj është normale që të bashkëpunojnë me to, por kjo nuk do të thotë se ato mbrojnë interesat e palëve në politikën kosovare. Kjo vizitë nuk është çek i bardhë për presidenten, kryeministrin, zëvendësat e tij, për qeverinë e Kosovës, për të bërë çka të dojnë me Kosovën, por për të garantuar zhvillim dhe prosperitet të saj. Kjo vizitë, dhe mbështetja amerikane në përgjithësi për Kosovën është shprehje e interesit amerikan që Kosova ta përkthejë pavarësimin e vet në forcim të shtetësisë së saj, në zhvillim ekonomik dhe kontribut për stabilitet në rajon.

    Por a e kemi përkthyer pavarësinë në zhvillim dhe begati? Përse na vyejti pavarësia për të cilën derdhëm gjak? Për të patur një shtet zhgënjyes sikur e kemi? Të gjithëve u kujtohet mirë sesi pas çlirimit, ne vetë kemi kërkuar sa më shpejt pavarësinë e plotë që të merrnim më shumë vendime vetë. Pra, u realizua dëshira jonë e madhe që pavarësia të ishte më e vërtetë. Ky është thelbi: pas mbarimit të periudhës tranzitore, shumë prej vendimeve, me gjithë pasojat e tyre të mira, apo të këqia, në politikën e brendshme, apo të jashtme, janë prodhim i vendimmarrjes kosovare. Ambasadorët që bëjnë posaçërisht politikën e vendit të tyre, interesat e vendit të tyre, janë përfaqësuesit e qeverive respektive dhe ata nuk bëjnë politika personale. Nëse ne e kemi bërë bërllog si ajo që po shohim, përgjegjësia kryesore është e jona. Dmth kryesisht e atyre që kanë udhëhequr institucionet tona. Nëse ne nuk merremi vesh mes vedi, përgjegjësia nuk është e miqve.

    Parë kështu, ne duhet të heqim dorë nga përfshirja e të huajve, e miqve tanë në polemikat tona të brendshme. Miqtë përpiqen, na japin këshilla, na lënë të gabojmë ndonjëherë, por ne nuk mund të fajësojmë ata, pse miratuam marrëveshje të gabuara, ose jo në Bruksel apo gjetiu. Problemi qëndron tek aftësia jonë negociale, tek formimi profesional i grupeve tona negociatore, tek dinjiteti ynë, përballë palës tjetër në tryezë. Ne nuk mund të gjejmë fajtorë të jashtëm për gabimet tona.

    Duke u fokusuar tek vizita e sotme, ne duhet të mbajmë parasysh një të vërtetë historike nëse shohim prapa nga pikëpamja e lojës së interesave dhe aleancave gjithë çka ndodhi shekullin që shkoi. Ne si shqiptarë të Kosovës, si pjesë e kombit shqiptar në përgjithësi, kemi fatin që interesi ynë për mbijetesë shtetërore, për mbijetesë kombëtare u ndërlidh dhe ndërlidhet me interesin amerikan për një Shqipëri të fortë, për Kosovë të fortë në një rajon si ky i yni. Kjo është ajo çfarë do të ripohohet nesër jo thjesht nëpërmjet vizitës, por dhe nëpërmjet mesazheve verbale të mysafirit.

    Ndaj sot që na viziton përfaqësuesi i lartë i shtetit mik, SHBA-ve, ne duhet të shohim me realizëm arsyet e asaj vizite dhe pasojat e saj. Ne duhet të forcojmë shtetin tonë, të heqim dorë nga lufta e egër për pushtet, e cila na bllokon zhvillimin ekonomik, dhe begatimin e qytetarëve. Ky është dhe interesi i miqve tanë amerikanë. Ne duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje edukimit të rinisë sonë, duke ja larguar atë nga duart propagandës ekstremiste, e cila e vendos kombin, interesin kombëtar në rend të fundit. Ne duhet të bëjmë shkolla më të mira, universitete cilësore, të ofrojmë mundësi për punësim, për lëvizje të lirë, të krijojmë një shtet funksional dhe atëherë do të shikojmë se nuk do të kemi plagë si ekstremizmi fetar. Ne duhet të lemë politikën e madhe ta bëjnë të mëdhenjtë, dhe ne të merremi me politikën e oborrit tonë. Sot na ka ardhur një mik për kokë, prej shtetit që na ndihmoi të kthehemi në shtëpi, të rindërtojmë atë, t’i vendosim një kulm shtëpisë sonë duke ju rikthyer jetës normale. Ndaj ne duhet t’i ofrojmë sekretarit amerikan Kerri sipas traditës sonë të mikpritjes, bukë, kripë, e zemër.