Nuk do ta harrojmë kurrë kontributin tuaj në Kosovë dhe se prezenca e tyre në Kosovë është siguri e madhe për ne edhe sot.
Shprehi respektin më të thellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të gjithë atyre që jetojnë dhe kontribuojnë këtu në Kosovë (larg familjes dhe njerëzve të tyre të dashur) duke mundësuar shtetndërtimin, stabilitetin dhe sigurinë e vlefshme të Republikës së Kosovës. Kosova është gjithmonë falënderuese SHBA!
U thashë ushtarëve amerikan që më vizituan mbrëmë në Hajvali që shtëpia ime është gjithmonë edhe shtëpia juaj!Me disa presj ushtarëve amerikan që i mirëprita në një vizitë në shtëpinë time në Hajvali. Me ushtarët amerikan duke pritur darkën të cilën e kisha përgatitur me kënaqësi për ta.
Për dhjetëvjetorin e pavarësisë, sot së bashku me presidentin e Kosovësm z.Hashim Thaçi, kemi dorëzuar një kopje të deklaratës së pavarësisë së Kosovës në Bibliotekën e Kongresit amerikan.
Bashkë me shumë dokumente të rëndësishme botërore, deklarata e pavarësisë së Kosovës do të ruhet përjetësisht në vendin dhe shtetin, i cili dje mbështeti lindjen, derisa sot ruan ekzistencën e kësaj deklarate dhe shtetit tonë.
Jemi të bekuar me miqësinë e përjetshme me popullin dhe shtetin amerikan.
Uashington D. C., 7 shkurt 2018 – Së bashku me Presidentin Thaçi dhe kongresmenë amerikanë dorëzuam kopjen e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës në Bibliotekën e Kongresit amerikan në ShBA.Uashington D. C., 7 shkurt 2018 – Me mikun tim kongresmenin amerikanë gjatë ceremonisë së dorëzimit të kopjes së Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës në Bibliotekën e Kongresit amerikan në ShBA.Uashington D. C., 7 shkurt 2018 – Së bashku me Presidentin Thaçi dhe kongresmenë amerikanë pas dorëzimit të kopjes së Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës në Bibliotekën e Kongresit amerikan. Uashington D. C., 7 shkurt 2018 – Së bashku me Presidentin Thaçi dhe kongresmenë amerikanë pas dorëzimit të kopjes së Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës në Bibliotekën e Kongresit amerikan.
Takim i frytshëm me zëvendës ndihmës sekretarin e shtetit Hoyt Yee. Mbështetje e vazhdueshme në rrugëtimin e shtetit tonë drejt zhvillimit dhe integrimit.
Gjatë takimit ishte rikonfirmuar mbështetja e palëkundur amerikane ndaj Kosovës si në vazhdimin e konsolidimit të brendshëm, ashtu edhe në atë të integrimit të mëtutjeshëm ndërkombëtar.