Tag: Angela Merkel

  • Në Samitin e Berlinit me kancelaren Merkel, presidentin Macron dhe liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor

    Në Samitin e Berlinit me kancelaren Merkel, presidentin Macron dhe liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor

    Berlin, 29 prill 2019 –

    Për Kosovën dhe liderët e institucioneve të saj, kryeqyteti gjerman, Berlin, është adresa e cila gjithmonë ofron zgjidhje. Edhe kësaj radhe, si qindra herave të kaluara rruga ime është drejt Berlinit.

    Aty do të zhvillohet Samiti i Berlinit, ku do të jem pjesë e takimeve të nivelit të lartë me kancelaren gjermane, Merkel dhe presidentin francez Macron, si dhe liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

    Berlin, 29 prill 2019 – Me ftesë të Kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron, së bashku me kryeministrin Haradinaj sapo arrita në Berlin, për të marrë pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të Liderëve të Ballkanit Perëndimor.

    Procesi i Berlinit u krijua në vitin 2014 si një platformë për bashkëpunim të nivelit të lartë midis përfaqësuesve të lartë zyrtarë të Gjashtës së Ballkanit Perëndimor (WB6) dhe kolegëve të tyre në vendet pritëse të Procesit të Berlinit.

    Procesi përfshin gjithashtu institucionet e BE-së, institucionet financiare ndërkombëtare dhe shoqërinë civile, rininë dhe bizneset e rajonit.

    Berlin, 29 prill 2019 Sapo arritëm në Berlin për samitin e nesërm me kancelaren Merkel, presidentin Macron dhe liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ecja përpara drejt integrimeve evropiane është shumë e rëndësishme për Kosovën dhe tërë rajonin tonë!

    Në hapjen e Samitit të Berlinit fola për bashkëpunimin rajonal dhe pajtimin. Situata dhe relacionet janë në nivel të ulët, prandaj në rrethana të tilla shumë iniciativa të mira nga Procesi i Berlinit kanë mbetur pa u realizuar.

    Kjo situatë e keqe nuk mund të tejkalohet vetëm me deklarata dhe premtime abstrakte. Duhen vendime të guximshme nga shtetet e rajonit, të cilat nuk do të ndodhin për aq kohë sa nuk ka vendime të guximshme dhe strategjike nga Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare.

    Berlin, 29 prill 2019 – Takimi i Nivelit të Lartë për Ballkanin Perëndimor.

    Edhe pajtimi do të jetë i pamundur për aq kohë sa Serbia dhe Bosnje e Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Gjermania dhe Franca kanë mundësi ta marrin lidershipin për këto vendime të guximshme.

    Por, një prej vendimeve të para që Bashkimi Evropian do duhej ta merrte është liberalizimi i vizave për qytetarët tanë.

    Kosova padrejtësisht ka mbetur vendi më i izoluar në Evropë. Qytetarët e Kosovës janë populli më proevropian në rajon dhe është shumë e padrejtë të vazhdojnë të diskriminohen!

    Berlin, 29 prill 2019 – Takimi i Nivelit të Lartë për Ballkanin Perëndimor. Kancelarja Merkel, presidenti Macron, kryeministri Haradinaj, presidenti Vuciq, kreyministrja Bërnabiq.

    Udhëheqësit evropianë donin të shtynin Serbinë dhe Kosovën që të tërhiqen nga një konflikt i ri i mundshëm dhe të kthehen në bisedimet e paqes.

    Ne si lidership duhet thënë të vërteten se ishim të ndarë dhe u mblodhem për një kohë të shkurtër për të kërkuar ndihmë nga Shtetet e Bashkuara.

    Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron zhvilluan bisedime të gjata, por jo përfundimtare me ne dhe liderët nga Serbia, duke kërkuar uljen e tensioneve nacionaliste në të dyja palët që prishën bisedimet e paqes të udhëhequra nga Bashkimi Evropian.

    Berlin, 29 prill 2019Me Kancelaren gjermane Angela Merkel dhe Presidentin francez Emanuel Macron.

    Të dy liderët evropianë ulën pritjet për përparim të shpejtë pas këtij Samiti.

    Duke parë këtë situatë të krijuar presidenti Thaçi tha se anëtarët e Bashkimit Evropian nuk mund të bien dakord mes tyre se si të merren me tensionet në Ballkan.

    “Pa Shtetet e Bashkuara nuk mund të bëjmë asnjë marrëveshje përfundimtare, sepse BE-ja është e ndarë, është e vërtetë”, tha Thaçi para mediave botërore, pas takimeve dhe një darke mes liderëve evropianë dhe ballkanikë.

    Berlin, 29 prill 2019 – Presidenti Thaçi duke deklaruar para mediave se pa Shtetet e Bashkuara nuk mund të bëjmë asnjë marrëveshje përfundimtare, sepse BE-ja është e ndarë në qëndrime.

    Administrata Trump mbështet BE-në në procesin e pajtimit, por Merkel nuk pajtohej me iden e shkëmbimit të territoreve, për çka SHBA deklaronte se kjo gjë mund të konsiderohet nëse të dyja vendet bien dakord.

    Përpara se të merrnin pjesë në bisedimet evropiane, ne si liderë të Kosovës kërkuam një takim të përbashkët të paprecedentë me ambasadorin e SHBA-së në Gjermani, Richard Grenell. “Presidenti, Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës kërkuan një takim me ne”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së.

    Grenell përsëriti dhe insistonte se Kosova duhet të pezullojë tarifat ndëshkuese për mallrat serbe, të njëjtin mesazh që ne dëgjuam edhe nga një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, i cili vizitoi vendin muajin e kaluar.

    Presidenti Thaçi i ishte zotuar Grenellit këtë vit se do të punonte për të hequr tarifat e vendosura në nëntor, por rivali i brendshëm politik i Thaçit, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ish-udhëheqësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk është pajtuar publikisht.

    Para Samitit të Berlinit, bashkë me Presidentin Thaçi, një takim bilateral kishim me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherin.

    Por një gjë i bashkonte dy politikanët, të cilët janë nga parti të ndryshme politike, thirrja Uashingtonit që të marrë një rol më qendror. Uashingtoni dëshironte që të dy të veprojnë së bashku për të anuluar taksën 100 për qind të importit për mallrat serbe.

    Tarifa u vendos në shenjë hakmarrjeje për përpjekjet e Serbisë për të sabotuar shenjat e njohjes ndërkombëtare, duke përfshirë anëtarësimin në Interpol.

    Trump kishte varur mundësinë e një nënshkrimi të paqes në Shtëpinë e Bardhë nëse të dy vendet mund të bashkoheshin, duke u shkruar liderëve serbë dhe kosovarë veçmas në dhjetor për t’i inkurajuar ata të bisedonin.

    Në anën tjetër BE-ja kishte shprehur se Serbia dhe Kosova duhet të përmirësojnë marrëdhëniet përpara se të mund të anëtarësohen në bllok, por negociatat e udhëhequra nga BE-ja kanë zgjatur për më shumë se shtatë vjet.

    Serbia refuzonte të kthehet në tryezë derisa të hiqen tarifat. Përpara takimit të Berlinit, zyrtarët serbë gjithashtu minimizuan shanset që udhëheqësit evropianë të mund të prodhonin shumë përparim.

    Berlin, 30 prill 2019- Takim me Ministrin e Brendshëm të Gjermanisë Horst Seehofer.

    Ditën e dytë në Berlin së bashku me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj,  zhvilluam një takim shumë konstruktiv me ministrin e brendshëm të Gjermanisë, Horst Seehofer.

    Pos tjerash u diskutua edhe për liberalizimin e vizave. U dakorduam që të formohen grupet punuese në mënyrë që liberalizimi i vizave të implementohet sa më parë! Faleminderit Gjermani!

  • Haradinaj dhe Pacolli zhvillojnë takim bilateral me Kancelaren Angela Merkel

    Haradinaj dhe Pacolli zhvillojnë takim bilateral me Kancelaren Angela Merkel

    Londër, 10 korrik 2018

    Gjatë vizitës zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar takim bilateral me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.

    Në takimin ndërmjet Kryeministri Haradinaj dhe Kancelares Merkel është biseduar për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve, për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit me shtetin Gjerman, për proceset e përgjithshme në Kosovë, për përmbushjen e obligimeve të Kosovës në raport me BE-në, si dhe për procesin e finalizimit të dialogut me Serbinë.

    Kryeministri Haradinaj, vlerësoi rolin e jashtëzakonshëm të Gjermanisë në proceset jetike të shtetndërtimit të Kosovës.

    “Partneriteti strategjik ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë është i një rëndësie të veçantë, duke njohur rolin dhe kontributin e Gjermanisë edhe në procesin e Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor, e cila i ka hapur rrugë Kosovës që të trajtohet në mënyrë të barabartë me vendet tjera të rajonit. Kosova është e përkushtuar që ta avancojë këtë partneritet. Parku Inovativ dhe Trajnues në Prizren është një dëshmi e radhës, që vendi ynë është i përkushtuar për prezencën ekonomike, krahas asaj politike”, tha kryeministri Haradinaj.

    Duke falënderuar Kancelaren Merkel për mbështetjen e fuqishme të saj dhe të shtetit gjerman, Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës me përkushtim dhe vendosmëri të lartë është duke luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, duke e fuqizuar sundimin e rendit dhe ligjit, duke i dhënë prioritet zhvillimit ekonomik, agjendës së reformave evropiane dhe normalizimit të plotë të marrëdhënieve me fqinjët.

    “Lidershipi juaj ka qenë vendimtar për shumë procese nëpër të cilat po kalon Ballkani Perëndimor, andaj kërkojmë mbështetjen Tuaj që edhe në këtë fazë të rëndësishme të procesit të integrimeve evropiane, liberalizimit të vizave, të jeni zë i fuqishëm për të ardhmen prosperuese të Kosovës”, tha Kryeministri Haradinaj.

    Kancelarja gjermane Angela Merkel, tha se Gjermania përmes procesit të Berlinit do të luaj rolin e saj edhe më tutje që Kosova të jetë e barabartë dhe të jetë kontribuuese në stabilitetin politik jo vetëm të saj, por edhe të rajonit.

    Në takimin e kryeministrit Haradinaj me Kancelaren Merkel, i pranishëm ishte edhe zëvendëskryeministri dhe ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli.