Tag: Arton Zekaj

  • Takim me Arton Zekaj, ish kapiten i U16 dhe U17 te Serbia, tani luan për Kosovën

    Takim me Arton Zekaj, ish kapiten i U16 dhe U17 te Serbia, tani luan për Kosovën

    Prishtinë, 29 maj 2019 –

    Para dy vitesh, Vokrri në emër të Kosovës iu pat drejtuar Arton Zekajt, ish kapiten I U16 dhe U17 të Serbisë, duke e ftuar që t’i bashkohet kombëtares së Kosovës.

    Artoni është aktiv në futboll që nga mosha 6 vjeçare, duke ju bashkuar në fëmijërinë e hershme Akademisë së Futbollit të Partizanit.

    Pas shumë kërkesave të shumë klubeve evropiane, Artoni i është bashkuar nënkampionit të Francës, Lille, përderisa FIFA ka lejuar që Artoni t’i bashkohet U21 të Republikës së Kosovës.

    Tani është momenti që ky i ri, yll në ngritje, të shkëlqej në Lille, Francë si dhe në vendin e tij Kosovën. I ri, shtatlartë, i shpejtë, i fuqishëm, me talentin e rrallë në lojën në mesfushë, Zekaj do të jetë një shtyllë lidhëse mes mbrojtjes dhe sulmit të kombëtares sonë.

    E falenderoj nga zemra që i’u përgjigj ftesës së Legjendës Vokrri dhe pritjeve të futbolldashësve të Kosovës. Urime, suksese!

    Prishtinë, 29 maj 2019-Takim me Arton Zekaj, ish kapiten i U16 dhe U17 të Serbisë.