Prita në takim përfaqësuesin e ri të Republikës së Austrisë në Prishtinë, ambasadorin Christoph Weidinger. I urova mirëseardhje ambasadorit Weidinger, dhe i thash se Kosova është përherë mirënjohëse për kontributin e Austrisë dhënë ndër vite.
Ambasadorin e njoftova se Kosova është shtet i potencialeve të mëdha dhe shtova se jemi të kënaqur që investitorë austriakë tanimë kanë investuar në Kosovë.
Prishtinë, 18 shtator 2019 – Gjatë takimit me Ambasadorin e ri Austriak në Kosovë. Prishtinë, 18 shtator 2019 – Gjatë takimit me Ambasadorin e ri Austriak në Kosovë.
Kam marrë pjesë në takimin joformal të ministrave të jashtëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, me temën “Infrastruktura kritike dhe digjitalizimi”, të organizuar nga Austria, kryesuese e radhës e Presidencës së BE-së.
Siguria energjetike e Kosovës mbështetet në Termocentralet, funksionaliteti i të cilave varet nga rrjedha konstante e ujit për të ftohur gjeneratorët. Prandaj, kërkova me ngulm zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Energjisë midis Kosovës dhe Serbisë, pasi që është me rëndësi vitale.
Vjenë, 31 gusht 2018 – Pjesmarrës në takimin joformal të ministrave të jashtëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Këtë e kërkova gjatë adresimit tim para Ministrave të Jashtëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, të cilët po marrin pjesë në takimin joformal në Vjenë, me temën “Infrastruktura kritike dhe Digjitalizimi”.
Në vazhdim, referova në lidhje me kërcënimet në rritje të karakterit hibrid, për të cilat vlerësova se bashkëpunimi është i domosdoshëm.
Përshëndeta nismat, si synimi për të nisur anketat e kërcënimeve hibride me vendet e Ballkanit Perëndimor, që na lejojnë të shqyrtojmë se si aplikohen kërcënimet në vende të veçanta, si dhe në rajonin tonë.
Vjenë, 31 gusht 2018 – Pjesmarrës në takimin joformal të ministrave të jashtëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Në margjina të këtij aktiviteti, të organizuar nga Austria, si kryesuese e radhës së Presidencës së BE-së, zhvillova njё sёrё takimesh me homolog nga BE-ja dhe rajoni.
Vjenë, 31 gusht 2018 – Pjesmarrës në takimin joformal të ministrave të jashtëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.Vjenë, 31 gusht 2018 – Gjatë adresimit para ministrave të jashtëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Vjenë kam theksuar se zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Energjisë midis Kosovës dhe Serbisë është me rëndësi vitale.Vjenë, 31 gusht 2018 – Me ftesë të eurodeputetit LukasMandl kam mbajtur ligjëratë mbi zhvillimet aktuale në Kosovë në “Shtëpinë e Unionit Evropian në Vjenë”, ku kam paraqitur një bilanc dhjetëvjeçar të zhvillimeve të përgjithshme në vend.
Ne, shikojmë përpara tek Presidenca austriake e Këshillit Evropian dhe rolin e saj, që të sillni Ballkanin Perëndimor brenda agjendës së BE-së; në veçanti në lidhje me liberalizimin e vizave dhe shpresojmë që BE-ja do të merr një vendim gjatë Presidencës Tuaj.
Shteti austriak është partner kryesor dhe njëri nga investitorët më të mëdhenj në vendin tonë, përderisa shpreha zotimin se prezenca ekonomike austriake në Kosovë është shumë e mirëpritur.
Këto tema i biseduam me Karin Kneissl në takimin tonë të dytë brenda vitit. Këtë herë ministrja e Jashtme austriake më priti në Minoritenplatz të Vjenës.
Vjenë, 19 qershor 2018 – Shtrëngim duarsh me Ministren e Austrisë për Çështje Evropiane dhe Punë të Jashtme, Karin Kneissel.
Tema e diskutimit ishin marrëdhëniet austriako-kosovare, për çka të dy u pajtuam se janë të shkëlqyera, Kryesia e Austrisë në Këshillin e BE-së që fillon më 1 korrik 2018 dhe afrimi i Kosovës me Bashkimin Evropian.
Në kuadër të afrimit me BE-në, Karin Kneissl dhe unë folëm për takimin e radhës të të ashtuquajturit Procesi i Berlinit, i cili do të mbahet në Londër në fillim të korrikut 2018. Austria mbështet qartazi perspektivat e anëtarësimit të Kosovës në BE.
Vjenë, 19 qershor 2018 – Në takim me Ministren e Austrisë për Çështje Evropiane dhe Punë të Jashtme, Karin Kneissel.
Kosova është pjesë e Evropës. Ne mbështesim perspektivat e saj të anëtarësimit sepse një Evropë Juglindore e qëndrueshme dhe e begatë është në interes të Austrisë dhe të gjithë BE-së.
Vjenë, 19 qershor 2018 – Në takim mes delegacioneve tona si dy shtete Kosovë – Austri.
I nderuar me mikpritjen e Kancelarit austriak, Sebastian Kurz, në vizitën time të parë zyrtare për këtë vit, së bashku me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Austria është mike e ngushtë dhe partnere e rëndësishme e Kosovës. Marrëdhëniet tona bilaterale janë të shkëlqyeshme. E megjithatë ka vullnet të dyanshëm që ato të thellohen edhe më shumë sa në rrafshin politik, aq në atë ekonomik e kulturor.
Sebastian Kurz është një mik i madh i Kosovës, në rrugën tonë të sigurt drejt anëtarësimit në BE dhe NATO. Kancelari Kurz është një figurë e rëndësishme në skenën politike austriake. Me një diplomaci të shkëlqyer dhe vizionin për të ardhmen, ai e dëshmoi edhe në mikëpritjen tonë. Stili i tij i udhëheqjes është shquar për qartësi dhe vendosmëri.
Nga kancelari Kurz, kërkuam mbështetje për dinamizimin e perspektivës evropiane të Kosovës, meqë Austria do ta marrë presidencën e radhës së Bashkimit Evropian. Austria meriton mirënjohjen e përhershme të Kosovës.
Vjenë, 29 maj 2018 – Bashkë me Presidentin Thaçi patëm një takim me kancelarin austriak Sebastian Kurz.
Gjatë qëndrimit tim njëditor në Vjenë, gjithashtu takova edhe presidentin aktual të Austrisë, Alexander Van der Bellen, i cili na garantoi se Austria ka një lidhje të veçantë me Kosovën, duke ofruar mbështetjen e pa rezervë të shtetit të tij.
Presidenti Van der Bellen është një personalitet i njohur për angazhimin e tij në çështjet sociale dhe mjedisore. Karakteri i tij i butë dhe i zgjuar ka kontribuar në rritjen e imazhit të Austrisë në skenën ndërkombëtare. Edhe në këtë takim isha i shoqëruar nga presidenti Thaçi.
Vjenë, 29 maj 2018 – Së bashku me Presidentin e Republikës, Hashim Thaçi, në takim me Presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen.
Gjatë qëndrimit në Vjenë takuam edhe me ish presidentin austriak Heinz Fischer, një mbështetës i madh i shtetit të Kosovës.
Edhe ish presidenti Fischer ashtu si kancelari Kurz rikonfirmuan mbështetjen e Austrisë në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët tanë, anëtarësimin në Interpol si dhe në procesin e njohjes reciproke me Serbinë.
Vjenë, 29 maj 2018 – Së bashku me Presidentin Thaçi në takim me ish-Presidentin austriak Heinz Fischer, i cili njihet si mbështetës i madh i shtetit të Kosovës.
Prononcimi për mediat kosovare direkt nga qyteti i Vjenës. Deklarat ime pas takimeve që kisha me liderët më të lartë institucional të shtetit të Austrisë. Vjenë, 29 maj 2018 – Austria meriton mirënjohjen e përhershme të Kosovës.
Një ditë pas këtyre takimeve të rëndësishme me zyrtarët më të lartë austriakm bashkë me ambasadorët Albert Rohan dhe Wolfgang Petrisch, Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe shumë personalitete të tjera, mora pjesë në promovimin e librit biografik “New State, Modern Statesman”, të presidentit Hashim Thaçi, në Akademinë Diplomatike të Vjenës.
Ambasadorët Rohan dhe Petrisch kanë qenë mbështetës të palodhur të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Austrisë. Me një bagazh diplomatik të pasur, ata kanë ndihmuar në formin e një bashkëpunimi të ngushtë midis dy vendeve.
Nga Christine von Kohl e deri të Otto von Habsburg dhe nga Alois Mock e deri të Rohan dhe Petritsch, Kosova gjithmonë ka gjetur mbështetje tek Austria.
Vjenë, 30 maj 2018 – Në takim me ambasadorët Albert Rohan dhe Wolfgang Petrisch, pak para promovimit të librit biografik “New State, Modern Statesman”, në Akademinë Diplomatike të Vjenës.
Në përfundim, një ditë e pasur me takime dhe ngjarje të rëndësishme në Vjenë ka ilustruar lidhjet e forta diplomatike dhe mbështetjen e vazhdueshme që Kosova gëzon nga Austria, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe dialogut në skenën ndërkombëtare.
Vjenë, 30 maj 2018 – Pak para promovimit të librit biografik të presidentit Hashim Thaçi, “New State, Modern Statesman”, në Akademinë Diplomatike të Vjenës.
E informova që Qeveria e Kosovës, është e përkushtuar të përmbushë dhe kushtin e mbetur për liberalizimin e vizave.
Siç e dini, edhe ju demarkacioni ka kaluar e informova homologen time për këtë dhe kushti tjetër, i cili pothuajse është i përmbushur. Unë kërkova nga homologia që të ndihmojë Kosovën në procesin e mëtutjeshëm të jetësimit të së drejtës universale të kosovarëve, që të udhëtojnë edhe ata sikur të tjerët pa viza drejt vendeve të Evropës.
Prishtinë, 26 mars 2018 – Në takim me homologen time nga Austria, Karin Kneissl, para se shteti i saj të merrte kryesimin e radhës të Presidencës së BE-së.
Austria merr Presidencën e BE-së që nga qershori i këtij viti dhe deri në fund të vitit, dhe për këtë unë e luta ministren, që gjithmonë të ketë kujdes dhe t’i ndihmojë Kosovës në të gjitha kërkesat, që sigurisht do të jenë të shumta.
Ku është e mundur Kosova do të gjejë mbështetjen te miku ynë Austria, kështu më tha homologia ime.
Kurse gjatë konferencës së përbashkët për media pas takimit, ministrja austriake, Karin Kneissl tha se Austria është ndër shtetet e para e cila ka hapur ambasadën e saj në Kosovë në vitin 2008.
Duke folur për çështjet ekonomike ajo tha se ndërmarrësit austriak duhet të ndihmohen më shumë dhe të ketë më shumë siguri për të investuar në Kosovë.
Prishtinë, 26 mars 2018 – Gjatë konferencës për media ministrja austriake Kneissl foli edhe për arritjet e Kosovës në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar që është kusht nga Bashkimi Evropian për lëvizjën e lirë të qytetarëve të Kosovës në Zonën Schengen.
Ajo tha se është informuar nga Pacolli për angazhimin e autoriteteve të Kosovës duke theksuar se ka ende gjëra që duhet të bëhen për të treguar që Kosova këtu po vepron arsyeshëm.
Ndërkaq, lidhur me procesin e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, Kneissl tha se është proces i ndjeshëm dhe një temë e ndjeshme politike për çka potencoi se Austria përshendet punën dinamike të FSK-së veçanërisht integrimin e suksesshëm të rekrutëve serb kosovarë në FSK.
Duke folur për integrimin e shteteve të Evropës Juglindore në BE, ajo tha se shtetet e rajonit duhet ti afrohen BE-së sipas meritave dhe këto varën nga përgjegjësit në shtetet përkatëse.
Kurse, për marrëveshjën e paqes në mes Kosovës dhe Serbisë ajo tha se Austria do të ndihmojë që të ketë marrëveshje në nivel komunash dhe në sferën politike dhe do të shtyjë përpara edhe njohjen e Kosovës nga pesë shtetet e BE-së.
Prishtinë, 26 mars 2018 – Ri-konfirmova se mbështetja austriake për Kosovën do të jetë e vazhdueshme dhe gjithëpërfshirëse: nga liberalizimi i shpejtë i vizave; anëtarësimi i plotë dhe i barabartë në Organizatat Ndërkombëtare; integrimi në strukturat euro-atlantike; lobimi tek pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e njohin Kosovën si dhe mbi dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.
Ndërsa, Zv/kreministri Pacolli gjatë konferencës tha se Austria e ka ndihmuar shumë Kosovën në rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian dhe drejtë shoqërive të civilizuara.
Duke përmendur çështjen e liberalizimit të vizave Pacolli tha se Kosova pothuajse ka përmbushur edhe kushtin tjetër që është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ka kërkuar ndihmën e Austrisë që liberalizimi i vizave të ndodhë sa më shpejtë.