Prishtinë, 15 mars 2022 –
Kam pasur një diskutim shumë të frytshëm me Ambasadorin e Banglladeshit për Kosovë (rezident në Gjermani), Mosharraf Bhuiyan për bashkëpunimin dypalësh mes vendeve tona dhe potencialin që duhet të shfrytëzohet për të forcuar lidhjet tregtare dhe ekonomike.
Bangladeshi e njohu Republikën e Kosovës si shtet të pavarur më 27 shkurt 2017.
Një vit më vonë në të njëjtën datë, Përfaqësuesi i Përhershëm i Kosovës dhe i Bangladeshit në Kombet e Bashkuara nënshkruan një traktat për vendosjen zyrtare të marrëdhënieve diplomatike.
Mirë që gjatë mandatit tim Ambasada e Kosoves u hap në Dhaka.


