Gjeneva është një nga qytetet më të bukura dhe më paqësore në botë. E karakterizon këtë qytet cilësia e madhe e jetës, shkallë e lartë sigurie, udhëtime të shkurtra, afërsi me natyrën dhe një aeroport i aksesueshëm.
Me 22 organizata ndërkombetare dhe më shum se 250 organizata joqeveritare (OJQ), Gjeneva është qyteti që mirëpret më së shumti organizata ndërkombëtare në botë. Gjeneva dhe New Yorku janë dy qendrat e bashkpunimit ndërkombëtar më të rëndësishmet në botë, Gjeneva është më e rëndesishmja në numër të takimeve.
Kësisoj edhe Forumi Crans Montana ka vendosur që Samitin Botëror i 30-të me radhë, tashmë tradicional i Forumit Crans Montana, të organizojë në qytetin zviceran.
Qe nga viti 1992 deri sot ky Forum me themeluesin dhe presidentin e te cilit Jean Paul Carteron qe nga ajo kohe me lidh nje miqesi personale e ngushte e pandare, ka qene per mua ne pushtet apo dhe ne opozite nje tribune tejet e rendesishme per te paraqitur Kosovën, realitetin kosovar, shpalosur dhe mbrojtur pikpamjet e mia mbi zhvillimet ne vend dhe rajon dhe nje mundesi tejet e çmuar per te mbrojtur çeshtjen e drejte shqiptare si dhe per te zhvilluar qindra e qindra takime me homologe, miq dhe personalitete te shquara nga rajoni, Europa dhe bota.
Në Forum po marrin pjesë më shumë se 100 burrështetas nga vendet e ndryshme botërore, mundësi tepër e mirë që të shfrytëzohet për lobimin e Republikës së Kosovës.
Një tryezë e respektuar e diplomacisë botërore, para fjalimit tim, pata rastin të takohesha me personalitete të rëndësishme. Takimet i fillova me mikun tim, Dr.Sali Berisha, ish President dhe ish Kryeministër i Shqipërisë.
Geneve, 27 qershor 2019 – Takim në kuadër të Forumit të Crans Montana, me ish presidentin shqiptar, Sali Berisha.
Shkëmbim i shkëlqyeshëm me zonjën e parë të Guinesë Znj. Hadja Conde Djéné Kaba.
Djènè Kaba u përshkrua nga shumë njerëz si një grua e përulur dhe bujare që ia kushtoi jetën e saj fuqizimit të grave, si dhe të pambrojturve. Ashtu ishte edhe në biseden me mua që zhvilluam.
Kosova dhe Guinea janë vende mike dhe partnerë që mbështesin njëri-tjetrin ndërkombëtarisht.
Shkëmbim i shkëlqyeshëm me zonjën e parë të Guinesë Znj. Hadja Conde Djéné Kaba. Kosova dhe Guinea janë vende mike dhe partnerë që mbështesin njëri-tjetrin ndërkombëtarisht.
Gjatë Forumit Crans Montana pata një shkëmbim të shkëlqyeshëm me Enele Sopoaga, Kryeministrin e Tuvalu. Të dy diskutuam për sfidat me të cilat përballen vendet tona të vogla dhe mbështetjen e ndërsjellë në organizatat ndërkombëtare.
Sopoaga ka qenë një nga zëdhënësit më të shquar të vendit të tij për ndryshimet klimatike në kapacitetet e tij të ndryshme si ambasador në OKB, ministër i jashtëm dhe kryetar i delegacionit Tuvaluan në konferencën ndërkombëtare të Kankunit për ndryshimet klimatike në 2010.
Në vitin 2014, ai përshkroi efektet e ndryshimeve klimatike në ishujt e Paqësorit si të ngjashme me “armët e shkatërrimit në masë”. Tuvalu nuk ka parti politike. Besnikëria rrotullohet rreth personaliteteve dhe gjeografisë. Parlamenti prej 15 anëtarësh zgjidhet nga populli çdo katër vjet. Kryeministri zgjidhet nga deputetët.
Këtë vit Republika e Kosovës ka akredituar ambasadorin Leon Malazogu në Tuvalu. Ne do të punojmë sëbashku.
Gjatë Forumit Crans Montana pata një shkëmbim të shkëlqyeshëm me Enele Sopoaga, Kryeministrin e Tuvalu. Të dy diskutuam për sfidat me të cilat përballen vendet tona të vogla dhe mbështetjen e ndërsjellë në organizatat ndërkombëtare.
I konsideruar nga shumë njerëz si i butë, Dr Abdullah sigurisht që ka origjinë politike – babai i tij, Ghulam Mahyyoddin Zmaryalay, ishte senator në vitet e fundit të sundimit të mbretit Zahir Shah.
Rrugëtimi politik i Abdullah Abdullahut në Afganistan e ka çuar atë nga jeta si kirurg praktik i syve në luftëtar të rezistencës dhe tre herë pretendent për president.
Pasi nuk arriti që të siguronte postin e lartë, Abdullah Abdullah përfundoi si shef ekzekutiv i qeverisë, një rol i sapokrijuar me kompetenca kryeministrore.
Takim me të ishte i shkëlqyeshëm ku folëm për marrëdhëniet e shkëlqyera që kanë vendet tona.
Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Afganistanit në axhendën ndërkombëtare të Kosovës. Ne do të punojmë për të forcuar bashkëpunimin tonë dypalësh.
Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Afganistanit në axhendën ndërkombëtare të Kosovës. Ne do të punojmë për të forcuar bashkëpunimin tonë dypalësh.
Mirënjohës ndaj homologes time, Ministres së Jashtme bullgare Ekaterina Zaharieva për mbështetjen e saj parimore për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe nevojën që anëtarët e BE të “përmbushin premtimet e tyre” për reformat që ka ndërmarrë Kosova.
Evropa duhet të tregojë lidership, të mos tërhiqet nga rajoni ynë. Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara. Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian i kanë njohur reformat tona. Tani koha për vendimarrje.
Sfidat e brendshme në BE nuk janë justifikim për ta mbajtur popullin e Kosovës të izoluar.
Zvicër, 27 qershor 2019-Ministrja e Punëve të Jashtme bullgare znj.Ekaterina Zaharieva.
“Kosova është gati për t’u bërë pjesë e OKB-së me rolin e saj konstruktiv në rajon prej 20 vjetësh që ka fituar lirinë e saj”, me këto fjalë nisa fjalimin tim para të pranishmëve në forumin e respektuar të Crans Montana.
Gjatë fjalimit e njoha audiencën me të arriturat e vendit tonë nga shpallja e pavarësisë, njohur ndërkombëtarisht nga 116 shtete, ashtu dhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.
Po ashtu, i’u drejtova miqve spanjollë, duke iu bërë me dije Kosova nuk ka lidhje me Katalonjën, sepse ne kemi dalë nga një periudhë e gjatë represioni kolonial, i cili kulmoi me gjenocid në vitin 1999”- kështu ju drejtova pjesëmarrësve të nivelit të lartë të Forumit të Cransmontanës në Zvicër, forum që prej 30 vjetësh është shndërruar në institucion dialogu real.
Gjatë fjalimit e njoha audiencën me të arriturat e vendit tonë nga shpallja e pavarësisë, njohur ndërkombëtarisht nga 116 shtete, ashtu dhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.
Ftova miqtë afrikanë që ende nuk e kanë bërë – të njohin Kosovën dhe të vendosin me ne marrëdhënie bashkëpunimi në të gjitha fushat, madje dhe në atë universitare.
Geneve, 27 qershor – Gjatë fjalimit para të pranishmëve në Forumin “Crans Montana”. Geneve, 27 qershor – Gjatë fjalimit para të pranishmëve në Forumin “Crans Montana”.
Gjatë fjalimit njoftova audiencën me të arriturat e Republikës së Kosovës nga shpallja e pavarësisë, njohur ndërkombëtarishtë nga 116 shtete, ashtu dhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.
Në vazhdim të fjalimit, audiencës së përfaqësuar në nivel ministrash dhe strukturave të larta qeverisëse të shumë vendeve të botës, ju drejtova duke i njoftuar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.
Ftova miqtë afrikanë që ende nuk e kanë bërë – të njohin Kosovën dhe të vendosin marrëdhënie bashkëpunimi në të gjitha fushat, madje dhe në atë universitare.
Gjatë fjalimit njoftova audiencën me të arriturat e Republikës së Kosovës nga shpallja e pavarësisë, njohur ndërkombëtarishtë nga 116 shtete, ashtu dhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.
Sa i përket aspektit ekonomik i bëra ftesë të gjithë përfaqësuesve të vendeve të botës që janë pjesë e këtij Forumi që të konsiderojnë Kosovën si një destinacion relativisht i ri për investitorët e huaj.
“Vendi im ofron mundësi të mëdha për investime dhe një klimë investimi gjithnjë e më të favorshme”
Forumi i Crans Montanës, këtë vit me iniciativën e Kosovës do të zhvillohet në Prishtinë, duke e shndërruar Kosovën në një adresë globale të paqes dhe dialogut mes akterëve të ndryshëm shtetërorë apo socialë anembanë botës.
Forumi i Crans Montanës, këtë vit me iniciativën e Kosovës do të zhvillohet në Prishtinë, duke e shndërruar Kosovën në një adresë globale të paqes dhe dialogut mes akterëve të ndryshëm shtetërorë apo socialë anembanë botës.
Edhe një moment tjetër prekës dhe historik për Kosovën. Kësaj radhe si herë tjera isha protagonist edhe unë i kësaj ngjarje që po ndodhte në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës nga forcat barbare serbe.
I gjetur në pisten e gjatë të aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, e që mban emrin e komandantit legjendar “Adem Jashari”, po prisja të nderoja së bashku me Garden e FSK-së, njeriun që Liria dhe Pavarësia jonë është e lidhur ngushtë me emrin e tij.
Prishtinë, 11 qershor 2019- 20 vjetori i Çlirimit të Kosovës. Me të zbritur nga avioni “Air Force Two”, ish – Presidentit të SHBA-ve, Bill Clinton, i kam uruar mirëseardhje në Kosovë.
Ai po kthehej përsëri pas 20 vitesh në vendin e ngjarjes. Në kohën më të errët të historisë moderne të vendit tonë, vendosmëria dhe guximi i këtij Presidenti ishin vendimtare për t’i dhënë fund luftës në Kosovë dhe për t’ia kthyer lirinë një populli të tërë.
Vendimi për të mbështetur fushatën e NATO-së në dhënien fund të luftës në Kosovë ndaloi një katastrofë njerëzore që po merrte përmasa gjithnjë e më të mëdha në Ballkan. Po ndalohej spastrimi etnik i një milion kosovarëve.
Prishtinë, 11 qershor 2019- 20 vjetori i Çlirimit të Kosovës. Me ish-Presidentin amerikan z.Bill Clinton dhe ish-Presidenten e Kosovës znj.Atifete Jahjaga.Prishtinë, 11 qershor 2019 – Garda e Nderit e FSK-së, e rreshtuar për të nderuar presidentin Clinton. Duke parakaluar në tepihun e kuq, presidenti Clinton (majtas), ish presidentja, znj. Atifete Jahjaga, dhe zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli.
Janë vetëm disa nga atributet dhe vlerat që ky njeri bëri për ne, pra është Ish – presidenti Bill Clinton, i cili kishte marr rrugën për Prishtinë, që t’i bashkangjitej festës së çlirimit të popullit shqiptar të Kosovës.
Deri sa në qiell u shfaq aeroplani Air Force One me ngjyrat kaltër e bardhë, një version më i vogël i avionit me të cilin zakonisht udhëton Presidenti, u ul në aeroport pak para orës 09:25 të hënën, një ditë me diell me re të larta.
Era shpërtheu nga pista deri sa avioni kalonte pranë terminalit kryesor të aeroportit, një grup shikuesish u kapën pas gardhit të zinxhirit, duke tundur. Zhurma e avionit mbushi hapsirën nga ku po vinin brohoritje e duartrokitje të pa rreshtura nga qytetarët e shumtë, stafi i aeroportit, mediat dhe qytetarët e shumtë që po e prisnin jashtë aeroportit.
Siguria në aeroport ishte e plotë deri sa mbërritja e Presidentit po afrohej, shërbimi sekret bënte punen e vet spastrime të përsëritura të zonës së uljes duke përdorur qen dhe detektorë metali.
Ardhja e presidentin Clinton ishte në kohë si ishte planifikuar, dhe kjo bëri që shpirtrat e turmës me fuqi sa kishin të brohorisnin. Ishin disa qindra njerëz të mbledhur në zona të rrethuara posaçërisht në pistën e aeroportit, duke përfshirë një grup VIP zyrtarësh institucionesh dhe një grup gazetarësh të medias, interesim i madh.
Përtej zonës së rezervuar për shtypin dhe të tjerët me leje të posaçme sigurie, qindra të tjera, që numërohen lehtësisht në mijëra, rreshtuan rrugën e aeroportit deri në Prishtinë skajeve të rrugës duke valvitur flamujt e SHBA dhe shtetit të Kosovës.
Prishtinë, 11 qershor 2019 – Me mikun më të madh të shqiptarëve z.Bill Clinton, në sheshin e Prishtinës.
Ishte një vërshim i patriotizmit ndërsa qytetarët prisnin të shihnin Presidentin e tyre hero.
Pak para se të dilte nga avioni, i veshur me një kostum të errët, këmishë të bardhë dhe kravatë të kaltër, Presidenti qëndroi në rrugën e aeroplanit dhe bëri me dorë.
I buzëqeshur dhe rrezatues, presidenti Clinton u hodh në përqafim, më shtrëngoi dorën duke përçuar mesazh dashamirësie e miqësi të thell.
Afër meje kisha edhe ish-presidenten e vendit, znj. Atifefe Jahjaga, presidenti Clinton filloi të shtrëngonte duart tona duke ecur në tepihun e kuq e që përballë kishim garden e FSK-së. Momente krenarie.
Presidenti Clinton, deri sa dolëm nga pista vazhdoi duke shtrënguar duart, duke buzëqeshur dhe falënderuar ngrohtësisht njerëzit që dolën të shihnin atë prej afër.
Me gjithë këtë entuziazëm vazhduam te autokolona presidenciale, ku nën përcjellje të një grupi makinash të policisë së shtetit, u larguam nga aeroporti. Gjatë gjithë rrugës njerëzit tundnin me dorë dhe mbanin shenja për Presidentin dhe SHBA-të.
Kur po i afroheshim objektit të Presidencës, turma e njerzve sa vinte e shtohej, me ceremoni shtetrore presidenti Clinton, po pritej nga presidenti Hashim Thaçi.
Presidenti Thaçi, do ta dekorojë presidentin Clinton me medaljen “Urdhri i Lirisë”.
Bill Clinton krenar për rolin në Kosovë ndërsa vendi shënon 20 vjetorin e përfundimit të luftës.
“Sot pas 20 vitesh Kosova e pavarur u është mirënjohëse për këtë rrugëtim. Mbështetja e juaj dhe SHBA-së ka qenë jetike për lirinë, pavarësinë dhe tash në rrugëtimin euroatlantik. Storia e Kosovës është storie e suksesit të përbashkët. Ju jeni heroi ynë dhe në emër të qytetarëve iu falënderoj shumë. Duke u bazuar në kompetencat si President, sot ndaj çmimin në emër të institucioneve dhe popullit të Kosovës “Urdhër i Lirisë”. Nuk ka çmim që mund të shpërblej kontributin tuaj sepse dekorimi më i madh është liria e vendit të Kosovës që ka reflektuar me paqe dhe stabilitet në rajon”, tha presidenti Thaçi.
Duke mbajtur medaljen në dorë, me plot emocion presidenti Clinton tha se ndihet krenar që ai ishte president i SHBA-së në kohën kur populli i Kosovës kishte nevojë.
“Sot e gjithë bota, në gjithë këtë trazirë duhet ta shohë Kosovën si vend të demokracisë, i përkushtuar të përmirësohet e të rritet, dhe të jetojnë në paqe me fqinjët. Gjë kjo e cila është diçka për të cilën duhet të punojë çdo shtet, i madh e i vogël , brenda dhe jashtë kufijve të tyre. Unë mendoj që e keni mundësinë të bëheni shembull i botës edhe për 20 vjet tjera”
Pas takimit me Thaçin, ish presidenti Clinton, është pritur edhe nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Prishtinë, 11 qershor, 2019 –Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë takimit me ish presidentin Bill Clinton.
Deri sa Clinton po realizonte vizitat sipas agjendës, në festën tonë nuk kishte se si të mungonte Sekretarja Amerikane e Shtetit, Medeline Albright.
Në mbrëmje, së bashku me Presidenti Thaçi, kemi shtruar një darkë për nder të miqve që po na nderonin me pranin e tyre. Deri sa darka po përfundonte e dinim se dita e nesërme është shumë e ngarkuar me aktivitete të personaliteteve të rëndësishme botërore që do të jenë pjesë e këtij përvjetori të rëndësishëm për shtetin e Kosovës.
Prishtinë, 11 qershor, 2019 – Në mbrëmje, së bashku me Presidenti Thaçi, kemi shtruar një darkë për nder të miqve që po na nderonin me pranin e tyre.
Mëngjesi i 12 qershorit 2019 e zbardhi Prishtinën në festë. Qytetarë nga e gjith Kosova kishin zbarkuar në sheshet e kryeqytetit, ata valëvitën flamuj të vegjël amerikanë, brohoritën emrin e tij në një furi të ngazëllyer, ata e pritën çdo fjalë të tij me duartrokitje të forta.
Prishtinë, 12 qershor, 2019 – Qytetarë në numër të shumtë e përshëndetën presidentin Clinton edhe nga dritaret dhe balkonet e banesave të tyre.
Presidenti Clinton dhe Sekretarja e Shtetit, Albright, të kapur dorë për dore, po ecnin sheshit të Prishtinës.
Në sheshin qendrorë “Skenderbe”, presidenti Clinton mbajti fjalim para mijëra qyetetarëve të pranishëm.
“Ka qenë nderi më i madh i jetës sime që kam qëndruar me ju kundër spastrimit etnik dhe për liri,” i tha zoti Clinton një turme prej disa mijëra njerëzve në qendër të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë.
Ceremonia e shënimit të 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë.
“Kurrë mos harroni, kur mendoni për sfidat përpara jush – dhe unë ua them këtë udhëheqësve tuaj ekzistues – ju keni bërë tashmë diçka të mahnitshme. I keni dhënë një brezi të tërë 20 vitet e para të jetës së tyre në paqe”, tha presidenti.
Kurse, ish-sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeline Albright me të marr fjalën tha se ndjehet e lumtur që është prezente në Kosovë. Ajo ka shtuar se vendimi për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, nuk ka qenë vendim i lehtë.
Prishtinë, 12 qershor, 2019 – Atë ditë buzqeshja nuk u largua për asnjë moment nga fytyra e presidentit Clinton. Së bashku me presidentin Thaçi duke e uruar pas fjalimit të fuqishëm që e mbajti para mijëra qytetarëve.
Për hyrjen e trupave të NATO-s foli edhe ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark, i cili tha se për të është përvojë e jashtëzakonshme kthimi në Kosovë, për të parë demokracinë, presidentin, kuvendin, udhëheqjen dhe ekonominë e Kosovës krahasuar me kohën e tragjedisë 20 vjet më parë, duke shtuar se populli Kosovar është duke ndihmuar vendin të ecë drejt Perëndimit.
Pas përfundimit të tubimit qendror, është mbajtur edhe ecja për liri. Në të cilën personalitet vendore dhe ndërkombëtare ecën në sheshet e Prishtinës të cilët ishin të stërmbushura nga qytetarët, të cilët kishin dalur për t’iu uruar mirëseardhje miqve amerikan.
Kujdesi i ish-Presidentit Clinton për ish – sekretaren e shtetit znj.Medeline Albright. Gjatë ecjes në sheshin qendrorë të Prishtinës, ai për asnjë moment nuk ia ka lëshuar dorën ish-sekretares Albright.Prishtinë, 12 qershor, 2019 – Bill Clinton dhe Madeleine Albright në festën e njëzetëvjetorit në Prishtinë. Kjo ecje në sheshin kryesor të Prishtinës u quajt “ecja për liri”.Prishtinë, 12 qershor, 2019 – Bill Clinton dhe Madeleine Albright në festën e njëzetëvjetorit në Prishtinë. Kjo ecje në sheshin kryesor të Prishtinës u quajt “ecja për liri”.Prishtinë, 12 qershor, 2019 – “Për lirinë tonë”, ishte baneri që qytetarët mbanin në dorë në pritjen për ish-sekretaren amerikane, Madeleine Albright, presidentin Clinton dhe Gjeneralin Wesley Clark.
Ecja e tyre zgjati deri të busti i ngritur për ish-sekretaren amerikane, Madeleine Albright. Ku edhe ndodhi përurimi i bustit i cili është i vendosur afër monumentit të ‘New Born-it” në Prishtinë.
Ky bust është ngritur në shenjë falënderimi në 20 vjetorin e ndërhyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.
Albright ka deklaruar se ndihet e nderuar që për të është ngritur një bust, dhe se Kosova do të thotë shumë për të.
Prishtinë, 12 qershor, 2019 – Ky bust është ngritur në shenjë falënderimi në 20 vjetorin e ndërhyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.
Pas përurimit të bustit të ish-sekretares Madeleine Albright, është bërë zbulimi i pllakës së bulevardit “Bill Clinton”. Clinton tha se për të kjo është një dhuratë e çmuar.
“Kjo është dhuratë shumë e çmuar për mua. Faleminderit për këtë pllakë që e keni vendosur këtu, sepse dëshiroj që çdo qytetarë i Kosovës ta dijë se kjo do të thotë shumë për mua. Dhe jo vetëm për atë që kam bërë për fëmijët e tyre, për veten, por për atë që kam bërë për tërë Evropën”.
Shënimi i 20-vjetorit të çlirimit të vendit përfundoi me konferencën Ndërkombëtare e Sigurisë “20 Vite Liri: Një Vizion për Paqe të Qëndrueshme”.
Ish- Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton, duke realizuar një fotografi para statujes së tij në 20 vjetorin e hyrjes së ushtarëve të KFOR-it në Kosovë. Aty mbrapa qëndron edhe banerin ku shkruan; “Mirësevini në Bulevardin “Bill Clinton”, kjo mirësardhje shoqërohet edhe me fotografinë e ish-presidentit të 42-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Prishtinë, 12 qershor, 2019 – Tek statuja e presidentit Clinton në hyrje të Bulevardit që mban emrin e tij. Prishtinë, 12 qershor, 2019 – Shtatorja e derdhur në bronz qëndron mbrapa ish – Presidentit CLinton, i cili mban fjalim para të pranishmëve.
Gjeneraly Wesley Clark në këtë konferencë ka kujtuar momentet e ndërhyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. Ai në fjalën e tij ka thënë se është kënaqësi e madhe që të jetë sot në Kosovë. Clark ka thënë se është krenar me Kosovën dhe se janë bërë shumë përparime.
Takimi vjetor i Ministrave të Punëve të Jashtme të Grupit të Vishegradit (V4) dhe Ballkanit Perëndimor kësaj radhe po zhvillohej në Bratislavë nën Presidencën Sllovake të V4.
Në takim është paraparë të marrin pjesë edhe Sekretari i Shtetit i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rumanisë që përfaqëson Presidencën e BE-së dhe Zëvendës Drejtori Menaxhues për Evropën dhe Azinë Qendrore në emër të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit për Punët e Jashtme dhe Sigurinë.
Ky është tashmë takimi i 10-të i Ministrave të V4 kushtuar Ballkanit Perëndimor.
Bratisllavë, 28 maj 2019 –Gjatë takimit me ministrat e V4 dhe Ballkanit Perëndimor.
Në një takim të posaçëm në formatin “vetëm BE”, me ministrat e V4 shkëmbyem pikëpamjet tona dhe vlerësimet e para për rezultatet e zgjedhjeve për Parlamentin Europian dhe diskutuam për pasoja e mundshme politike për formimin e institucioneve të reja të Unionit dhe formësimin e politikave të BE-së.
Të gjithë ministrat rikonfirmuam angazhimin tonë për të punuar së bashku gjithnjë e më ngushtë në rregull për të mbajtur rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të ardhmen e tij lart në listën e prioriteteve të Komisionit Evropian të ardhshëm si dhe Parlamentit Evropian.
Ministrat e V4 shprehën gjithashtu pritshmëritë e tyre se do të arrihet përparim i vërtetë gjatë Komisionit të ardhshëm mandati. Korniza shumëvjeçare financiare për 2021-2027 duhet të garantojë mjetet e nevojshme financiare për një politikë të besueshme të zgjerimit.
Gjatë diskutimeve me partnerët e tyre të Ballkanit Perëndimor, Ministrat e V4 reflektuan mbi situatën në Ballkanin Perëndimor dhe zbatimin e politikës së zgjerimit të BE-së.
Bratisllavë, 28 maj 2019- Foto familjare me ministrat e Jashtëm të shteteve të V4 dhe Ballkanit Perëndimor.
V4 vendet riafirmuan angazhimin e tyre për zgjerimin, i cili mbetet një politikë kyçe e BE-së dhe vazhdon të përfaqësojë një investim strategjik në paqe, demokraci, prosperitet, siguri dhe stabilitetin në Evropë.
Ministrat nënvizuan domosdoshmërinë që çdo kandidat apo kandidat i mundshëm të përmbushë kriteret e vendosura, përfshirë në fushën e respektimit të parimeve demokratike, sundimit të ligjit dhe lirisë së medias, që pasqyrojnë vlerat dhe standardet e përbashkëta të Bashkimit.
Ata gjithashtu shprehën mbështetjen për parimin se çdo kandidat apo kandidat potencial duhet të vlerësohet sipas meritave të veta.
Ministrat mirëpritën njohjen e perspektivës evropiane të shteteve të tjera evropiane në Deklaratën e Sibiut dhe Deklaratën e Varshavës për ribashkimin e Evropës. Në të njëjtën kohë, ata shprehën besimin se reforma e Unionit dhe proceset transformuese dhe integruese të kandidatëve dhe kandidatëve potencialë mund dhe duhet të kryhen.
As BE-ja dhe as Ballkani Perëndimor nuk do të përfitonin nga një vakum i mundshëm politik që mund t’i bënte vendet e rajonit më të prekshme ndaj ndikimeve keqdashëse të jashtme.
Bratisllavë, 28 maj 2019 –Në kuadër të takimit të Ministrave të V4 dhe Ballkanit Perëndimor takova edhe homologun tim sllovak, Miroslav Lajçak.
Në dritën e Paketës së ardhshme të Zgjerimit, Ministrat presin që raportet e vlerësimit gjithëpërfshirës dhe rekomandimet pozitive të Komisionit të jenë një bazë për hartimin e Konkluzioneve të Këshillit të ardhshëm për zgjerimin në përputhje me Këshillin e qershorit 2018. Ministrat vlerësuan progresin e bërë nga Mali i Zi. Ata shprehën besimin se kapitulli i fundit i negociatave do të hapet në qershor të këtij viti dhe inkurajuan autoritetet të bëjnë gjithçka që munden për të përmbushur standardet për mbylljen e përkohshme të kapitujve. Ata morën një shënim pozitiv se Mali i Zi ishte kandidati kryesor për anëtarësim në BE dhe vlerësuan shtrirjen 100% të Malit të Zi me CFSP.
Ministrat e V4 njohën përpjekjet e Serbisë për të zbatuar reformat e nevojshme. Ministrat e V4 shprehën shpresën e tyre se bazuar në rezultatet e përgjithshme të arritura në procesin e reformave, dinamika pozitive e bisedimeve të pranimit të Serbisë do të ruhet dhe do të reflektohet në hapjen dhe mbylljen e kapitujve në numër në rritje. Ministrat gjithashtu theksuan se dialogu efektiv parlamentar si dhe bashkëpunimi ndërmjet qeverisë dhe shoqërisë civile mbetet jetik për integrimin e suksesshëm në BE.
Sa i përket dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ministrat e V4 theksuan nevojën për të rifilluar bisedimet me një pikëpamje për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve.
Arritjet e Maqedonisë së Veriut në lidhje me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, përfshirë Traktatin e vitit 2017 me Bullgarinë dhe Marrëveshjen e Prespës 2018 me Greqinë, si dhe zhvillimin e zgjedhjeve të fundit presidenciale, u vlerësuan nga Ministrat e V4. Ata inkurajuan liderët e vendit që të përqendrojnë të gjitha burimet në procesin e reformës në mënyrë që qytetarët të gëzojnë përfitimet e progresit të arritur.
Ministrat shprehën mbështetjen e tyre për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut në qershor. Sipas mendimit të ministrave, Shqipëria ka nisur me vendosmëri procese reformash ambicioze, përfshirë atë në drejtësi, të cilat tashmë kanë sjellë rezultate.
Ministrat u bënë thirrje të gjitha forcave politike në vend që të fokusohen në synimin e përbashkët për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me BE-në. Ata theksoi se dialogu i brendshëm politik mes qeverisë dhe opozitës duhet të ndiqet në frymën e një demokracie të pjekur. Ministrat vlerësuan gjithashtu përafrimin 100% të CFSP të Shqipërisë. Ministrat shprehën mbështetjen e tyre për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë në qershor.
V4 pret që Komisioni të nxjerrë së shpejti një Opinion mbi aplikimin e Bosnje dhe Hercegovinës për anëtarësim në BE. Opinioni duhet të shërbejë si një udhërrëfyes për përshpejtimin e rrugës së integrimit të vendit në BE. Në këtë drejtim, ministrat u bënë thirrje liderëve politikë në Bosnje dhe Hercegovinë që të përfundojnë formimin e organeve të reja legjislative dhe ekzekutive, të rifokusohen në reformat dhe të përmbahen nga veprimet apo retorika përçarëse.
Ministrat e V4 pranuan vlerësimin e mëhershëm të Komisionit se Kosova ka përmbushur kriteret e përcaktuara për liberalizimin e vizave me BE-në.
Ministrat theksuan faktin se vendosja e tarifave për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina shkel CEFTA-n dhe frymën e MSA-së. Për sa i përket dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ministrat e V4 theksuan nevojën për të rifilluar bisedimet me qëllim për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve.
Ministrat gjithashtu u kanë bërë thirrje politikanëve kosovarë që të tejkalojnë ndarjet që ndikojnë negativisht reformat, Dialogu dhe synimi i përgjithshëm për të bërë progres drejt BE-së. Gjithashtu u diskutua shkurtimisht për situatën e sigurisë në rajon. Ministrat vunë në dukje një sërë sfidash dhe kërcënimesh të sigurisë me të cilat përballet rajoni, duke përfshirë migrimin ilegal dhe kërcënimet e jashtme. Ata mbështetën forcimin e qëndrueshmërisë së Ballkanit Perëndimor institucionet dhe organet përkatëse të partnerëve.
Ministrat u informuan nga Drejtori Ekzekutiv i Fondit të Ballkanit Perëndimor mbi aktivitetet e fundit të Fondit si dhe për planet e tij për zhvillimin e ardhshëm.
Ministrat përsëritën se është cilësia e pronësisë politike dhe financiare të Fondit të ushtruar nga shtetet anëtare ajo që është vendimtare për suksesin e Fondit dhe aftësinë e tij për të dhënë rezultate për qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ministrat u informuan për konkluzionet dhe rekomandimet e konferencës së grupeve të mendimit të V4 dhe Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Bratislavë më 27 dhe 28 maj, 2019.
Ministrat shprehën mbështetjen e tyre për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis V4 dhe think-tank-eve të Ballkanit Perëndimor, aktualisht nën ombrellën e IVF-së, dhe inkurajuan ekspertët që të vazhdojnë aktivitetet dhe bashkëpunimin e tyre. Ministrat rikonfirmuan vullnetin e tyre për të punuar në thellimin e ndjenjës së bashkimit dhe të ardhmes së përbashkët midis BE-së dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Ramazani është muaji më i bukur i vitit për mua. Edhe këtë vit kur po hyja në agjerimin tim të 56-të, shtrova iftar në Rezidencen time për personalitete të larta shtetërore.
Praktika e Iftarit është traditë e kahmotshme në shtëpinë time, dhe po ashtu, traditë e kam pritjen e mysafirëve në oborrin e shtëpisë, duke respektuar agjeruesit që më nderojnë për sofrën e iftarit.
I dëshirova mirëseardhje presidentit të Republikës, Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, myftiut Naim Tërnava, si dhe zyrtarë tjerë të cilët me nderuan me praninë e tyre në Iftar.
Hajvali – Rezidenca, 23 maj 2019 – Duke i uruar mirëseardhje në sofrën tradicionale të Iftarit në shtëpinë time, presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Hajvali – Rezidenca, 23 maj 2019 – Duke i uruar mirëseardhje në sofrën tradicionale të Iftarit në shtëpinë time, myftiut dhe mikut tim, Naim Tërnava. Hajvali – Rezidenca, 23 maj 2019 – Duke i uruar mirëseardhje në sofrën tradicionale të Iftarit në shtëpinë time, hoxhës dhe humanistit Halil Kastrati.
Duke Ju uruar mirëseardhjen në këtë sofër tradicionale Iftari, mora fjalën dhe thash se buka që ndajmë së bashku është dëshmia më domethënëse se si zemra i flet zemrës.
Pasi që dita e agjeruesit është ditë e mbushur me vlera, me vepra të cilat sjellin shpërblime, ndërsa kulmi i mirësisë vije në qastet e fundit të ditës, atëher kur njeriu i shpenzon edhe forcat e fundit për t’ia dalur me sukses një dite të agjerimit.
Hajvali – Rezidenca, 23 maj 2019 – Momente nga sofra e Iftarit me gjithë të pranishmit. Kryeminstri Haradinaj duke mbajtur një fjalë rasti.
Për këtë arsye këto qaste janë shumë të bekuara, Zoti i gjithësisë, mburret, krenohet me gjendjen e agjeruesve, me gjendjen e të gjithë atyre që sakrifikojnë për hirë të tij.
Përfundimi i agjërimit për atë ditë që është Iftari nuk është fitore thjesht vetëm për veten është mundësi e artë për çdo njërin që ka sadopak mundësi që të shtrojë Iftar për të tjerët. T’i ofrosh iftar agjëruesit është të i’a sigurosh vetës tënde një sasi të shpërblimit aq sa e ka fituar agjeruesi.
Përjetimin më të mirë të kësaj dite agjeruese e bën më të ndjerë kumbimi i ndjeshëm i zërit të Ezanit, i cili paqësisht, qetësisht, qartësisht, thërret prej shembullit të përulësisë personale forcën e lutjes së përbashkët.
Hajvali – Rezidenca, 23 maj 2019 – Duke i uruar mirëseardhje në sofrën tradicionale të Iftarit në shtëpinë time, të gjithë të pranishmëve.
Sipas traditës islame, i pari që e lartësoi Ezanin ishte një skllav, abisinasi Bilal, i emancipuar mbi nënshtrimin dhe përbuzjen nga mëshira e Ebubekrit, ky i fundit shok i armëve dhe lutjeve të Profetit, u prek më tepër nga forca e shembullit të Bilal Etiopasit, sesa nga shembulli i forcës që mishëronin ata që kalëronin në krah të tij dhe kryqëzonin shpatën me armikun.
Duke pritur momentin final të Iftarit vazhdova duke thënë se: “jemi të rrethuar nga mure që rrezatojnë histori pushtetesh dhe që na mësojnë nëse kemi vesh t’i dëgjojmë, që pushtetet ndërrohen, por shtegu i arsyes mbetet dhe kush prej tij devijon, humb pushtetin mbi vetveten. Qoftë edhe kjo shtëpi meditimi sot e kthyer në e tillë për shkak të sofrës së Iftarit, një shëmbëlltyrë për urtësi dhe paqe, e dashtë Zoti, rrezatoftë edhe më gjerë!”
“Në fund fare, siç thotë fjala në Kuran, këtë banesë të mbrame ia japim atyre që nuk duan të jenë kryeneçë e të marrin njerëzit në qafë. Gjithçka në fund i përket atyre që u ka përkitur gjithmonë, janë ata që i frigohen Zotit. Iu qoftë i lehtë agjërimi të gjithë besimtarëve myslimanë, të gjithë juve dhe të gjithë atyre që sipas fjalëve të shenjta janë në besë dhe gjithë sa janë i përngjiten paqes, larg ecejakeve të ndasibërësve, zullumqarëve të pandreqshëm.
Me Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Ambasadorin Faruk Kaymacki, diskutuam për marrëdhëniet e shkëlqyera të cilat dy vendet tona i gëzojnë, si dhe për ndihmën e Turqisë në proceset e integrimit të Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Mora premtim nga Zëvendësministri Kaymaçki se Turqia do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën në të gjitha proceset nëpër të cilat ne si shtet po kalojmë.
Zëvendësministrin Kaymaçki e njoftova se pala kosovare është në përmbyllje të procedurave për funksionalizimin e Marrëveshjes për Tregti të Lirë me Turqinë, e cila do të jetë e dobishme për të dyja palët.
Prishtinë, 23 prill 2019-Takim me Zv.Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë z. Faruk Kaymakçi.Prishtinë, 23 prill 2019 –Pas takimit i dorëzova një dhuratë Zv.Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë z. Faruk Kaymakçi.
Garda ceremoniale e FSK-së është rreshtuar si zakonisht në pritje të një zyrtari të lartë. Në Aeroportin e Prishtinës, arriti zëvendëspresidenti i shtetit të Kenias, William Ruto.
Kosova dhe Kenia kanë potencial për të thelluar bashkëpunimin e tyre në të gjitha fushat, bashkëpunim ky i cili fillon me njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, për çka Zv.Presidenti Ruto premtoi se do të angazhohet personalisht për ta shtyer këtë process përpara.
Duhen vetëm disa vizita rreth këtij vendi për të vëzhguar zhvillimin dhe potencialin e rritjes së Kenias.
Ka shumë arsye pse bizneset kosovare duhet të marrin në konsideratë Afrikën – dhe veçanërisht Kenian – për mundësi tregtie dhe investimesh.
Prishtinë, 19 prill 2019 – Garda ceremoniale e FSK-së është rreshtuar si zakonisht në pritje të një zyrtari të lartë, kësaj radhe për zv. Presidentin e Kenyas, Willlliam Ruto.
Zv.Presidenti Ruto u shpreh i mrekulluar me Kosovën, popullin dhe natyrën e saj, ai premtoi se do të rikthehet në vizitë së shpejti.
Prishtinë, 19 prill 2019 – Garda ceremoniale e FSK-së është rreshtuar si zakonisht në pritje të një zyrtari të lartë, kësaj radhe për zv. Presidentin e Kenyas, Willlliam Ruto. Ky i fundit duke nderuar garden e ushtrisë dhe flamurin e Republikës së Kosovës.
Gajtë kësaj vizite në Kosovë, Zv.Presidenti Ruto u prit në takime të ndara nga Presidenti Thaçi dhe Kryeministri Haradinaj.
Prishtinë, 19 prill 2019 –Takimi i Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi me Zv.Presidentin e Kenyas, William Ruto.Prishtinë, 19 prill 2019 –Takimi i Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi me Zv.Presidentin e Kenyas, William Ruto.
Deri në vitin 2050, një në katër njerëz, një e katërta e popullsisë së botës dhe një në tre njerëz në moshë pune, do të jetojnë në Afrikë.
Afrika është një kontinent i ri – më i riu në botë me 60% të popullsisë nën moshën 25 vjeç.
Afrika është tregu i fundit dhe më i madhi në zhvillim dhe ofron zinxhirin e fundit të madh të furnizimit dhe perspektivat e konsumatorëve, me mundësi si ato të Azisë Juglindore të paraqitura 20 vjet më parë.
Tani e dini pse Afrika duhet të jetë në radarin e kosovarëve. Por le të zmadhojmë pse Kenia duhet të jetë destinacioni juaj i synuar.
Këtu janë disa arsye:
Kenia është demokracia më e qëndrueshme në Afrikën Lindore,
Kenia është porta për në tregun e Afrikës Lindore me gati 500 milionë konsumatorë,
Kenia është qendra rajonale e logjistikës,
Kenia është qendra kryesore financiare rajonale,
Kenia është destinacioni kryesor për investimet e huaja direkte dhe kapitalin sipërmarrës,
Kenia ka Silicon Savanah, me inxhinierë super të zgjuar dhe një fuqi punëtore të shkëlqyer,
Kenia gjeneron mbi 90% të energjisë së saj nga burime të rinovueshme, dhe,
Tregu më i madh i eksportit i Kenias është Shtetet e Bashkuara.
Më lejoni të përsëris: tregu më i madh i eksportit në Kenia janë Shtetet e Bashkuara. Dhe ne mendojmë se Kenia është gati për ngritjen e eksportit pasi ajo diversifikohet.
Pra, vizta e zv/presidentit Ruto në Prishtinë, i hap rrugën së pari njohjes së pavarsisë së Republikës sonë, e pastaj edhe bizneseve tona drejt këtij vendi me potencial të jashtëzakonshëm.
Prishtinë, 19 prill 2019 –Takimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj me Zv.Presidentin e Kenyas, Willlliam Ruto.
Sfidat me të cilat përballet bota jonë sot tregojnë se sa të ndërlidhur jemi dhe si janë të lidhur fatet e të gjithë njerëzve.
Duke filluar nga uria dhe ndryshimet klimatike deri te luftërat dhe pandemitë, asnjë vend i vetëm nuk mund t’i zgjidhë këto probleme të përbashkëta. Kosova nuk mund t’i lejojë vetes mungesën në skenën botërore.
Udhëheqja jonë politike dhe ekonomike do të jetë gjithmonë e rrënjosur në vlerat tona më të larta: mbrojtja e demokracisë, promovimi i lirisë, mbrojtja e mundësive, promovimi i të drejtave të njeriut, respektimi i shtetit të së drejtës dhe trajtimi i çdo personi me dinjitet.
Varshavë, 11 prill 2019 –Në kë frymë kam udhëtuar që të jem pjesëmarrës në darkën e punës së Ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të takimeve në përgatitje të Samitit të Poznanit, që do të mbahet në korrik 2019.
Në kë frymë kam udhëtuar që të jem pjesëmarrës në darkën e punës së Ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të takimeve në përgatitje të Samitit të Poznanit, që do të mbahet në korrik 2019.
Takimi kësaj radhe ishte organizuar në Varshavë. Kjo ishte mbledhja e parë në nivel ministror gjatë Presidencës polake të Procesit të Berlinit (BP) – një nismë që mbështet bashkëpunimin rajonal të Ballkanit Perëndimor dhe plotëson politikën e zgjerimit të BE-së.
Veprimtaria filloi më 11 prill me një darkë të organizuar nga Presidenti Andrzej Duda, gjatë së cilës u diskutuan sfidat aktuale me të cilat përballet Ballkani Perëndimor dhe gjithë kontinenti ynë.
Varshavë, 11 prill 2019 –Momenti kur kam arritur në ambientet ku do të zhvillohej për dy ditë rresht darka e punës së Ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të takimeve në përgatitje të Samitit të Poznanit, që do të mbahet në korrik 2019.
Presidenti Duda nënvizoi se Ballkani Perëndimor është një komponent i rëndësishëm i një Evrope të qëndrueshme dhe të begatë dhe tërhoqi vëmendjen për nevojën për të bërë përpjekje të përbashkëta që samiti i Ballkanit Perëndimor në Poznan të japë rezultate konkrete.
Ai kishte besim se Polonia dhe rajoni i Evropës Qendrore mund të luajnë një rol të rëndësishëm në sjelljen e një perspektive më të afërt euro-atlantike për vendet e Ballkanit. Situata e të rinjve në Ballkanin Perëndimor ishte gjithashtu një pikë kryesore e debatit.
Varshavë, 11 prill 2019 –Momenti nga diskutimi në ditën e dytë të takimit ministror u fokusua në bashkëpunimin rajonal dhe çështjet e hapura dypalëshe në rajon.
Pjesëmarrësit e takimit trajtuan çështje të tilla si punësimi, arsimi, kultura, sipërmarrja dhe roli i të rinjve në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore në rajon. Bashkëpunimi ndërmjet të rinjve nga Ballkani Perëndimor dhe BE-së është një masë e rëndësishme për ndërtimin e lidhjeve mes shoqërive tona.
Diskutimi në ditën e dytë të takimit ministror u fokusua në bashkëpunimin rajonal dhe çështjet e hapura dypalëshe në rajon.
Këto çështje, sipas shefit të diplomacisë polake, duhej të zgjidheshin për të shfrytëzuar plotësisht potencialin e bashkëpunimit ekonomik dhe infrastrukturor.
Varshavë, 11 prill 2019 –Duke ndarë një moment të lehtë me homologun e gjerman Heiko Maas para se të realizonim një fotografi familjare. Duke ndarë një moment të lehtë me homologun e gjerman Heiko Maas (C) dhe homologun polak Jacek Czaputowicz, si KE Christian Danielsson (rreshti i pasëm L), Andreas Riecken i Austrisë (L 2), Sllovenia Simona Leskovar dhe Italia. Emanuela Del Re (R) zënë vendin e tyre për një foto familjare përpara takimit të Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit në Varshavë më 11 prill 2019. Varshavë, 11 prill 2019 – Fotografia familjare me pjesëmarrësit e Procesit të Berlinit që janë tetë vendet e Ballkanit Perëndimor si dhe disa shtete tjera anëtare të BE-së – Austria, Bullgaria, Kroacia, Franca, Greqia, Gjermania, Polonia, Sllovenia, Mbretëria e Bashkuar dhe Italia.
Ne darkë u diskutua për gjendjen e të rinjëve në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Bashkimin Evropian, sfidat më të cilat ballafaqohen dhe ndikimi që ata do duhet të kenë në Evropën e përbashkët.
U fol edhe për rëndësinë që perspektiva evropiane të jetë gjithnjë e pranishme dhe të promovohet dhe mbështetet tutje sidomos tek të rinjtë, përndryshe premtimet, reformat, nismat e ndryshme rajonale vështirë se do të kenë sukses për të siguruar të rinjtë e rajonit se e ardhmja e tyre është evropiane.
Pjesëmarrësit e Procesit të Berlinit janë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria) që kanë statusin e vendeve kandidate për në BE dhe (Bosnja dhe Hercegovina, Kosova) të cilat janë vende potenciale kandidate për në BE dhe mbulohen nga zgjerimi i Bashkimit politikë.
Varshavë, 11 prill 2019 – Fotografia familjare me pjesëmarrësit e Procesit të Berlinit që janë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria) që kanë statusin e vendeve kandidate për në BE dhe (Bosnja dhe Hercegovina, Kosova) të cilat janë vende potenciale kandidate për në BE dhe mbulohen nga zgjerimi i Bashkimit politikë.
Pjesëmarrësit e tjerë të Procesit të Berlinit janë disa shtete anëtare të BE-së – Austria, Bullgaria, Kroacia, Franca, Greqia, Gjermania, Polonia, Sllovenia, Mbretëria e Bashkuar dhe Italia.
Komisioni Evropian, institucionet financiare ndërkombëtare, organizatat ndërkombëtare dhe rajonale gjithashtu marrin pjesë në punën e Procesit të Berlinit.
Ministria e Varshavës ishte një takim përgatitor përpara samitit të Ballkanit Perëndimor në Poznan, i cili do të zhvillohet më 5 korrik të këtij viti.
Varshavë, 11 prill 2019 – Tavolina ku po zhvillohej darka e punës së Ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Ballkanit Perëndimor.Varshavë, 11 prill 2019 – Në krahun tim të majtë kisha ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Mass. Natyra e tij e vendosur e ka bërë atë një mik të madh dhe përkrahës të proceseve të Kosovës drejt BE-së. Varshavë, 11 prill 2019 – Momente nga diskutimet e shumta edhe gjatë pauzave për kafe që kishim në kuadër të procesit. Varshavë, 11 prill 2019 – Në krahun tim të djathtë qëndronte gjithmonë ministri i punëve të Jashtme nga Shqipëria, Gent Cakaj. Në këto momente isha duke përshëndetuar të pranishmit. Varshavë, 11 prill 2019 – Së bashku me ministrin shqiptar Gent Cakaj, duke biseduar me homologët tanë të shteteve fqinje. Varshavë, 11 prill 2019 – Me disa nga homologët e shteteve fqinje pasi realizuam fotografinë “familjare”.
Takimi kryesor dhe më i rëndësishmi në Varshavë, ishte ai që zhvillova me ministrin e jashtëm gjerman z.Heiko Mass.
“Për mua gjithçka ka të bëjë me drejtësinë. Kjo është ajo që unë kam luftuar për të gjithë karrierën time politike. Dhe kjo është ajo për të cilën unë qëndroj.” Kështu e përshkruan veten Heiko Maas në faqen e tij të internetit.
Ai vërtet është një politikan i sigurt dhe me opinione, prejt të cilave nuk tërhiqet. Maas nuk është dikush që hap gojën të flas pa u menduar. Megjithatë, natyra e tij e vendosur e ka bërë atë një objektiv të përsëritur kritikash.
Ministri i Jashtëm Federal Heiko Maas, SPD, (l) udhëton në Varshavë për takimin e ministrave të jashtëm të Procesit të Berlinit. Marrë këtu gjatë një bisede me Behgjet Pacollin, ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës (r). Varshavë, 11 prill 2019.
Edhe në takimin tonë bilateral ai shfaqi vendosmëri duke konfirmuar se Gjermania me të gjithë mekanizmat e saj mbështet plotësisht liberalizimin e vizave për Kosovën.
I inkurajuar jashtëzakonisht shumë me mbështetjen e madhe gjermane për vazhdimin e dialogut me Serbinë, rëndësin e këtyre bisedimeve dhe arritja e një marrveshje në mes dy shteteve në afat sa më të shkurtër.
Unë e njoftova ministrn Mass për platformën e dialogut e cila ditë më parë u miratua në Kuvendin e Kosovës, dhe për gatishmërinë e palës kosovare për rifillim të dialogut. I shpreha edhe shqetësimet për kampanjën agresive dhe shpifëse të Serbisë rreth njohjeve të shtetit të Kosovës.
Varshavë, 12 prill 2019-Takim bilateral me Ministrin e Jashtëm Gjerman z.Heiko Mass.
Krejt në fund të ditës në Varshavë pata edhe një takim të përzemërt me Ministrin e Jashtëm të Greqisë, z.Georgius Katrougalos.
Diskutuam për mundësitë e përafrimit të Dy vendeve tona në fusha të ndryshme. Ministri Katrougalos më ka siguruar se ai dhe Qeveria greke vlerësojnë progresin e arritur në Kosovë në përmbushjen e kritereve për vizat dhe parimisht ka qëndrim pozitiv për Kosovën.
Greqia kërkon nga Kosova dhe shtetet tjera të rajonit të jenë të vendosur dhe të përkushtuar drejt forcimit të marëdhënieve rajonale dhe procesit të integrimit të rajonit në BE.
Varshavë , 12 prill 2019-Takim me Ministrin e Jashtëm të Greqisë, z.Georgius Katrougalos.
Pas përfundimit të suksesshëm të vizitës dy ditore në Jordani, rrugës së kthimit u ndala në Stamboll. Këtë javë, e gjeta veten në një mjedis të jashtëzakonshëm me shumë miq i rrethuar.
Isha aty me ftesë të ministrit të Jashtëm të Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, të cilin e njoh prej shumë vitesh dhe kam punuar me të për ndihmën ndërkombëtare dhe çështjet globale të diplomacisë dhe antarsimin e Kosovës në Organizata Botërore.
Stamboll, 7 prill 2019 – Turqia nëpërmjet ministrit të jashtëm fuqishëm rikonfirmon mbështetjen e gjithanshme për Kosovën.
Ishte një nder të isha i ftuar për të marrë pjesë në një drekë me një mik kaq stimulues për punë të mira dhe i artikuluar.
Raportet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve tona, do të vazhdojnë edhe më tutje drejt avansimit. Turqia nëpërmjet ministrit të jashtëm fuqishëm rikonfirmon mbështetjen e gjithanshme për Kosovën.
Stamboll, 7 prill 2019 – Ne folëm për atë që duhet për të përqafuar qëllime të guximshme dhe se si pasioni, energjia dhe intelekti kontribuojnë të gjitha në realizimin e ëndrrave të mëdha.Stamboll, 7 prill 2019 –Ajo që vlerësova nga takimi ishte shansi për të biseduar me Turqinë se si ne të gjithë mund të bëjmë një ndryshim në kauzat që na interesojnë.Stamboll, 7 prill 2019 – Raportet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve tona, do të vazhdojnë edhe më tutje drejt avansimit.
Po udhëtoja për vizitë zyrtare drejt një shteti Afrikan, i cili e ka njohur pavarsinë e Republikës së Kosovës, dy ditë pas shpalljes së saj.
Kryeqyteti Dakar është vendi ku isha i ftuar zyrtarisht në inaugurimin e presidentit, Macky Sall.
Këto vizita zakonisht i shfrytëzojë që të lobojë për pavarsinë e Republikës së Kosovës, pasi ka shumë president nga vendet të cilat ende nuk e kanë marr një vendim të till.
Senegal, 3 prill 2019 – Këto vizita zakonisht i shfrytëzojë që të lobojë për pavarsinë e Republikës së Kosovës, pasi ka shumë president nga vendet të cilat ende nuk e kanë marr një vendim të till.
Takimet i fillova me presidentin e Guinesë Bissau, z.Jose Mario Vaz, me të cilin diskutuam për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona.
Presidentit Vaz i shpreha falenderimet e mëdha të popullit të Kosovës për mbështetjen e tyre në secilën fazë të avansimit të shtetit tonë.
Republika e Kosovës është e përkushtuar që të vendos dhe thellojë marrëdhëniet diplomatike me çdo vend të botës andaj jam shumë i lumtur që në këtë drejtim jemi në rrugë të drejtë.
Propagandat e hedhura nga ndonjë fqinj i Kosovës në kurriz të qëndrimit të shtetit të Guinesë Bissau, nuk ishin fare pjesë e diskutimit me presidentin Vaz, i cili pranoi me dëshirë ftesën për të vizituar Kosovë.
Senegal, 3 prill 2019- Takim me Presidentin e Guinesë Bissau, z. Jose Mario Vaz.
Në Dakar të Senegalit ku po marr pjesë në inaugurimin e presidentit, takova edhe presidentin e Liberise George Weah.
Presidenti Weah i cili është edhe mik i vjetër i imi, edhë njëherë rikonfirmoi mbështetjen e parezervë të vendit të tij për Republikën tonë.
Presidentin Weah, dikur fitues i topit të artë të Evropës në futboll, e informova për ecurinë e djelmoshave tanë tê kombëtares së futbollit, duke i përmendur edhe rekordin e vendosur pa humbje.
Kënaqësi dhe krenari e madhe që me këto rezultate të mrekullohet edhe një kampion si Weah.
Qeveria e Republikës së Liberisë i ishte bashkuar shteteve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në njohjen e Kosovës, duke u bërë shteti i 42-të që njohu Republikën e Kosovës.
Pas Senegalit dhe Burkina Fasos, ky ishte vendi i tretë afrikan që e njeh Republikën e Kosovës. Shpifjeve për tërheqje të njohjes që vijnë nga Beogradi, as që i’u dhamë hapsirë.
Senegal, 3 prill 2019 – Takim me Presidentin e Liberise George Weah.
Në Senegal, një takim të frytshëm zhvillova edhe me kryeministrin e Sao Tome, Patrice Emery Trovoada. Falenderim dhe respekt për kryeministrin Trovoada për mbështetjen ndaj Kosovës në secilin aspekt.
Natyrisht, përkundër secilit “pretendim” Don kishotesk të fqinjëve tanë verior, mbështetja e Sao Tome asnjëherë nuk ka munguar.
Kryeministri Trovoada u zotua se vizitën zyrtare në Kosovë do ta zhvillojë në të ardhmen e afërt.
Senegal, 3 prill 2019-Takim me Presidentin e Sao Tome, Patrice Emery Trovoada.
Një takim shumë të përzemërt pata edhe me presidentin e Gambisë, Adama Barrow.
Presidenti Barrow, konfirmoi mbështetjen e plotë për secilin hap ndërkombëtar të Kosovës.
E drejta e vendit tonë është e pakontestueshme andaj edhe mbështetja e secilit shtet anëtar të OKB në këtë rrugë është e jashtëzakonshme dhe si asnjëherë më parë.
Senegal, 3 prill 2019-Takim me Presidentin e Gambisë z. Adama Barrow.
Gjatë qëndrimit në Senegal, shfrytëzova rastin që me presidentin e ri të Republikë Demokratike të Kongos, Félix Tshisekedi, të bisedojmë për mundësinë e lidhjes së marëdhënieve diplomatike dhe bashkëpunimit dypalesh mes dy shteteve tona.
Presidentit Tshisekedi i prezentova realitetin e Kosovës të argumentuar edhe me vendimin e GJND se pavarësia e Kosovës ka qenë në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare, duke i kërkuar formalizimin e aktit të njohjes si respekt ndaj ligjeve dhe vullnetit të qytetarëve të Kosovës.
Bashkëpunimi i Kosovës me Republikën Demokratike të Kongos është shumë i rëndësishëm.
Senegal, 3 prill 2019-Takim me Presidentin e ri të Republikës Demokratike të Kongos z.Felix Tshisekedi.
Diskutimi me presidentin e Burkina Fasos Roch Marc Christian Kaboré, ishte jashtézakonisht miqësor dhe i frytshëm.
Burkina Faso e ka njohur Kosovën menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, andaj kjo është shumë e rëndësishme për avansimin e bashkëpunimit bilateral.
Burkina Faso ka qenë shembull edhe për shtetet tjera të kontinentit Afrikan që të ndjekin rrugën e njohjes së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.
Senegal, 3 prill 2019-Takim me Presidentin e Burkina Fasos z. Roch Marc Christian Kabore. Senegal, 3 prill 2019-Takim me Presidentin e Burkina Fasos z.Roch Marc Christian Kabore.
Gjatë qëndrimit në Senegal pata nderin që të përfaqësoj Republikën e Kosovës, në ceremoninë inauguruese të presidentit të këtij vendi të rëndësishëm.
Gjatë takimit që zhvillova me presidentin Macky Sall, ne emër të shtetit të Kosovës i shpreha urimet dhe falenderimin për mbështetjen e parezervë ndaj vendit tonë. Kosova dhe Senegali kultivojnë marëdhënie të shkëlqyera dypalëshe. Ne jemi i vetmi vend në rajon që kemi hapur ambasadën në këtë vend afrikan.
E falenderoj ambasadorin Gashi për punën e shkelqyer në interes të vendit.
Senegal, 3 prill 2019 – Në ceremoninë e inaugurimit të presidentit senegalez duke biseduar me president, ministra të jashtëm, kryeministra e zyrtarë të lartë nga e gjithë bota.
TAKIM ME PRESIDENTIN E SENEGALIT Z.MACKY SALL
Gjatë qëndrimit në Senegal pata nderin që të përfaqësoj Repulikën e Kosovës, në ceremoninë inauguruese të presidentit të këtij vendi të rëndësishëm. Kosova dhe Senegali kultivojnë marëdhënie të shkëlqyera dypalëshe.
Ne jemi i vetmi vend në rajon që kemi hapur ambasadën në këtë vend afrikan.
Senegal, 3 prill 2019-Takim me Presidentin e Senegalit z.Macky Sall.
Kryeministrin e Gabonit, z.Julien Nkoghe Bekale e falenderova për mbështetjen që shteti i tij i ka dhënë Republikës së Kosovës që nga formalizimi i njohjes në vitin 2011.
Takime jashtëzakonisht të frytshme në funksion të fuqizimit ndërkombëtar të vendit tonë.
Senegal, 3 prill 2019-Takim me Kryeministrin e Gabonit, z.Julien Nkoghe Bekale.
Aty ku prezent është SHBA patjeter qe Kosova ndihet e sigurt. Ambasadori amerikan në Senegal Tulinabo S. Mushingi, një njeri i jashtëzakonshëm dhe me përkushtim jashtëzakonisht pozitiv në raport me Kosovën.
Qytetarët e Kosovës, shteti ynë janë të bekuar që kanë në krah liderin më të fuqishëm të demokracisë botërore.
Ambasadorin Mushingi e falenderova sinqerisht për angazhimin e tij dhe qeverisë amerikane në atë pjesë të botës, në mbështetje të shtetit tonë.
Senegal, 3 prill 2019-Takim me Ambasadorin amerikan në Senegal Tulinabo S. Mushingi.Senegal, 3 prill 2019-Takim me Ambasadorin amerikan në Senegal Tulinabo S. Mushingi.
Me presidentin e Nigerisë, Muhammadu Buhari vazhduam diskutimet për formalizimin e marëdhënieve bilaterale mes dy shteteve tona.
Nigeria si shtet i fuqishëm me rreth 200 milion banorë padyshim përbën interes të madh në aspektin e marëdhënieve dypalëshe.
Si vazhdimësi e bisedave të mëhershme në Abuja dhe Nju Jork, Presidenti Buhari u tregua optimist në formalizimin e shpejtë të procedurave. Kosova rrugëton sigurt drejt të ardhmes.
Senegal, 3 prill 2019-Takim me Presidentin e Nigerisë, z.Muhammadu Buhari.
Në Senegal takova edhe Presidentin e Nigerit z.Mahamadou Issoufou, vend ky i cili përveq njohjes së Kosovës, mbështet vendin tonë në secilën nismë ndërkombëtare.
Senegal, 4 prill 2019-Takim me Presidentin e Nigerit, z.Mahamadou Issoufou.
Takimi me presidentin e Madagaskarit, Andry Nirina Rajoelina, ishte jashtëzakonisht i frytshëm.
Biseduam për thellimin e marëdhënieve ndërshtetërore duke filluar nga akreditimi i ambasadorit jorezident të Republikës së Kosovës në këtë shtet afrikan.
Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar që të ecë përpara në forcimin e partneritetit me të gjitha shtetet anëtare të OKB-së.
Senegal, 4 prill 2019-Takim me Presidentin e Madagaskarit, z. Andry Nirina Rajoelina.
Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, e kam emëruar Dekan të Korit Diplomatik në Republikën e Kosovës.
z. Minxhozi shquhet për kontributin e tij në rritjen e bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, andaj ky emërim do të ndikojë edhe në rritjen e bashkëpunimit mes Misioneve Diplomatike të akredituara në Republikën e Kosovës dhe institucioneve shtetërore të Kosovës.
Jam i bindur se Z. Minxhozi do ta ushtrojë këtë funksion me nder dhe përgjegjësi të lartë.