Në takim njohës me Koordinatoren e re të Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, znj Ulrika Richardson, ne diskutuam mbi bashkëpunimin në mes Republikës së Kosovës dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara, nëpërmjet programeve zhvillimore në nivelin nacional, të cilat janë në përputhje me objektivat e Agjendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm.
Në një takim pune me Shefin e ri të Zyrës së Sllovakisë në Prishtinë, z. Rastislav Kostilnik, diskutuam mbi çështje të interesit të përbashkët në mes dy shteteve.
Vazhdimi i mbështetjes së mëtutjeshme sllovake në rrugëtimin e integrimit euro-atlantik dhe ndërkombëtar të shtetit të ri, si dhe nevoja për përkrahjen e Sllovakisë për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës kanë zënë vend të veçantë gjatë diskutimeve të takimit.
Hapja e Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Bratislavë ka qenë një kërkesë tjetër nga ana jonë, gjë për të cilën do të zhvillohen konsultimet e afërta në mes dy vendeve për gjetjen e mundësisë.
Gjatë këtij takimit biseduam për tema të ndryshme me rëndësi për Kosovën si dhe bashkëpunimin e ndërsjellët në mes të UNDP-së dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, duke përfshirë edhe bashkëpunimin në të ardhmen.
Me këtë rast e falënderova znj. Roccasalvo për mbështetjen që i ka dhënë UNDP-ja Ministrisë së Punëve të Jashtme, në çështje të ndryshme, përmes ofrimit të mbështetjes konsulente.
Sapo i jam drejtuar me një shkresë, Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, António Guterres, ku i kam shprehur, që jemi të inkurajuar me zhvillimin në lidhje me diskutimet më të rralla pranë Këshillit të Sigurimit për Republikën e Kosovës. Me përparimet që ka bërë Kosova përgjatë viteve, po fillon perspektiva e anëtarësimit në një të ardhme të shpejtë, të Republikës së Kosovës në Kombet e Bashkuara.
Sekretarin e Përgjithshëm, Guterres, e informova që anëtarësimi në OKB, është veçanarisht i mundshëm tani, për faktin se Serbia, ndonëse me vështirësi, së voni ka filluar të shfaqë sinjale të hershme, që është e interesuar të ecë përpara dhe të pajtohet me të vërtetën e afirmuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, me Opinionin e 22 Korrikut, 2010, me të cilin konfirmohet se shtetësia e Republikës së Kosovës është në përputhje të plotë me të drejtën publike ndërkombëtare.
Po ashtu, Sekretarit Guterresi i kërkova vëmendje të shtuar ndaj Opinionit të GjND-së, si institucioni më i lartë i drejtësisë i OKB-së, Opinion i cili ka kuptimin e Njohjes Kolektive, dhe i cili është baza mbi të cilën Asembleja e Përgjithshme e OKB-së, ka ftuar në dialog të ndërmjetësuar nga BE. Pra nënkuptohet, se Rezoluta e Asemblesë së OKB-së, 64/298, e 9 Shtatorit, 2010, afirmoi fuqishëm shtetësinë tonë.
Në letër theksova se Opinioni i GjND-së, i ka mundësuar Serbisë të shoh këtë të vërtetë, veçanarisht në lidhje me atë se qëndrimi i saj diplomatik ndaj shtetësisë sonë, kërkohet që patjetër të ndryshojë.
Në qasjen time e informoj Sekretarin e Përgjithshëm, se tashmë me dialogun politik, me qëllim të përmbylljes së Marrëveshjës Gjithpërfshirëse, Ligjërisht, Ndërkombëtarisht Obligative, kemi ardhur në momentin e njohjes reciproke si dy vende të pavaruara.
Sekretarin Guterres e informova që Republika e Kosovës synon anëtarësimin në OKB, dhe për këtë qëllim ne jemi të gatshëm të investojmë në potencialin tonë për të përkrahur nisma dhe misione të OKB-së, në funksion të paqës dhe stabilitetit për të gjithë.
Sot u nisa për në SHBA ku me ftesë të sekretarit të shtetit Mike Pompeo do të marrë pjesë në ministerialin e koalicionit kundër ISIS-it.
Kosova është e rreshtuar fuqishëm në krah të SHBA në secilin angazhim ndërkombëtar.
Washington, 4 shkurt 2019-Rrugës për pjesëmarrje në Ministerialin e Koalicionit kundër ISIS-it, me ftesë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.
Gjithashtu gjatë qëndrimit në Washington do të marr pjesë në një nga ngjarjet unike të Shteteve të Bashkura të Amerikës, në lutjet e mëngjesit, në vendin që inspiron botën me vlerat e lirisë dhe tolerancës, e ku për këto qëllime bëhen bashkë me mijëra personalitete nga bota mbarë.
Lutemi që madhështia e SHBA-ve të mos njoh kufinjë e pengesë, dhe që fatin e përkrahjes së saj sikurse e ka Kosova, ta kenë të gjitha kombet dhe vendet liridashëse kudo në botë. Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës rrugëtojnë bashkë në promovimin e vlerave universale në tokë, sikurse janë bashkë edhe në dashurinë dhe mbështetjën në Zot!
Sekretari amerikan i Shtetit Michael R. Pompeo pozon për një foto familjare me ministrat që morën pjesë në Takimin e Ministrave të Koalicionit Global për të mposhtur ISIS-in në Departamentin e Shtetit të SHBA në Uashington.
NË FORUMIN MBI SFIDAT E EVROPËS JUGLINDORE
Mëngjesin e parë në Washington e fillova me pjesmarrjen në Forumin mbi sfidat në Evropën Juglindore, i organizuar nga Senatori Paul Inhofe, në Senatin Amerikan.
Në adresimin tim para kongresmenëve dhe pjesmarrësve të tjerë, potencova rëndësinë jetike të prezencës amerikane në rajon si garantuese e paqes dhe demokracisë.
Në anën tjetër denoncova lojën e pistë që Serbia në vazhdimësi zhvillon duke vazhduar me minimin e paqes nëpërmjet prezencës ruse.
Washington, 5 shkurt 2019- Forumi mbi sfidat në Evropën Juglindore.Washington, 5 shkurt 2019- Forumi mbi sfidat në Evropën Juglindore. Pjesmarrësit nga të gjitha shetet e globit.
Rajoni i Ballkanit i takon NATO-s dhe kjo gjë nuk ka alternativë.
Gjatë vizitës në Washington së bashku me presidentin Hashim Thaçi, Ambasadoren Vlora Çitaku dhe përfaqësuesin e FSK-së, vizituam kompaninë e aeroplanëve Boeing.
Misioni dhe mandati i ri i FSK-së është bërë në koordinim të plotë dhe të ngushtë me SHBA-në. Edhe teknologjia e pajisjet që do t’i përdorin ushtarët e Kosovës do të jenë amerikane.
Në selinë e kompanisë lidere në botë “Boeing”, sot pash të arriturat e saj dhe kërkuam mundësi për bashkëpunim në zhvillimin e FSK-së dhe rritjen e kapaciteteve të përgjithshme mbrojtëse të Kosovës.
Edhe në “Boeing” takova miq të Kosovës, që kanë punuar e shërbyer në vendin tonë.
Washington, 6 shkurt 2019- Bashkë me Presidentin Thaçi, Ambasadoren Çitaku dhe përfaqësuesin e FSK-së në kompaninë Boeing.
Vlersuam se është koha ideale për të filluar bashkëpunimin!
Në Washington takova edhe ish kryebashkiakun e New Yorkut, Rudy Guiliani. Takimi me Guilianin që është njeri jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe me peshë në politikën amerikane, u zhvillua në frymë shumë miqësore.
SHBA janë garant i shtetësisë dhe lirisë së Kosovës andaj bashkëpunimi i ngushtë me këtë vend është jetik për të ardhmen tonë.
Washington, 6 shkurt 2019- Takim me ish-kryebashkiakun e New York-ut, Rudy Guiliani.
Kënaqësi e jashtëzakonshme që kryebashkiakun legjendar të Nju Jorkut gjatë periudhës së sulmeve terroriste, ta mirëpresim në Prishtinë, ftesë të cilën pa asnjë hezitim e pranoi.
Në Washington, me ftesë të sekretarit Pompeo po marr pjesë në takimin e ministrave të koalicionit kundër ISIS-it.
“Krijimi i Ushtrisë së Kosovës në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ngrit ndjeshëm kapacitetet e vendit tonë në ndërtimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt”
Këto ishin fjalët e para nga fjala ime në adresimin para rreth shtatëdhjetë ministrave të jashtëm nga e gjitha bota, që përfaqësonin vendet e tyre në ministerialin e Koalicionit Global kundër ISIS-it, që po i zhvillon punimet në Uashington D.C.
Në fjalën e time para të pranishmëve, tregova hapat konkret, që shteti i Kosovës bashkë me SHBA-në ka ndërmarrë në vazhdimësi në këtë drejtim. Gjatë këtij takimi, pjesëmarrësve nga e gjithë bota i është drejtuar edhe Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo dhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Ndërkohë, një shtrëngim duarsh me sekretarin Pompeo pas fotos familjare me ministrat e jashtëm pjesëmarrës ka marrë vëmendjen dhe është publikuar në mediat më të rëndësishme të botës.
Përshkrimi i Fotos: Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, në qendër, shtrëngon duart me Ministrin e Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, me Ministrin e Jashtëm të Irakut, në mes tyre Mohamed Alhakim, pas një foto familjare gjatë takimit të Koalicionit Global për Mposhtjen e ISIS-it, në Departamentin e Shtetit, të mërkurën më 6 shkurt, 2019 në Uashington. (Fotografia: Associated Press/Alex Brandon).
Washington, 6 shkurt 2019- Sekretari i shtetit Mike Pompeom në qendër, shtrëngon duart me Ministrin e Jashtëm të Kosovës Behgjet Pacolli, pas një fotografie familjare gjatë takimit të Koalicionit Global për ë mposhtur ISIS-in, në Departamentin e Shtetit, të mërkurën, 6 shkurt, 2019 në Washington.
Republika e Kosovës qëndron fuqishëm në krah të SHBA-së në luftën kundër kësaj organizate terroriste e cila i ka shkaktuar dëme edhe vendit tonë.
Miqësia e përhershme me SHBA-në ka qenë dhe mbetet bekim për Republikën e Kosovës. Rrugëtimi i Kosovës në botë është i mundur vetëm me SHBA-në.
Kosova gëzon status të privilegjuar kudo ku në krah ka shtetin më të fuqishëm në botë. Mirënjohje sekretar Pompeo për çdo gjë që bëni për Kosovën dhe popullin e saj.
Gjatë drekës në Departamentin Amerikan të Shtetit, kisha nderin të takohem dhe të bashkëbisedoj me fituesen e çmimit nobel për paqe Nadia Murad.
Nadia është mbajtur peng nga ISIS dhe është dhunuar seksualisht. Bashkëbiseduam për fatin e njejtë të mbi 20 mijë grave të Kosovës të cilat u dhunuan nga forcat serbe në Kosovë.
Washington, 6 shkurt 2019 – I nderuar të takohem dhe të bashkëbisedoj me fituesen e çmimit nobel për paqe, Nadia Murad.
Sekretari amerikan i Shtetit, Michael R. Pompeo, i dhuroi Nadias një certifikatë mirënjohjeje në emër të Koalicionit Global për të mposhtur ISIS-in për guximin dhe përpjekjet e saj të palodhura për ta mbajtur ISIS-in përgjegjës dhe për të marrë drejtësi në emër të komunitetit Yazidi në Departamentin e SHBA-së.
Nadia më premtoi se do të vizitojë Kosovën me ftesë të qeverisë tonë, për të senzibilizuar botën për fatin e femrave të Kosovës që vazhdojnë të vuajnë edhe sot e kësaj dite.
Në Washington takova ministrin e jashtëm të Kolumbisë Carlos Holmes Trujillo, i cili zyrtarisht më informoi për lajmin e mirë se Presidenti i Kolumbisë ka nominuar ambasador jorezident në Republikën e Kosovës.
Kosova vazhdon konsolidimin e vet ndërkombëtar duke vendosur marëdhënie me secilin shtet të botës.
Washington, 8 shkurt 2019- Takim me homologun nga Kolumbia, Carlos Holmes Trujillo.
Kolumbia është vend jashtëzakonisht i fuqishëm në Amerikën e Jugut andaj edhe Republika e Kosovës shumê shpejt do të ketë ambasadën e vet atje, që do të mbulojë shumë vende të kontinentit latin.
Washington, 8 shkurt 2019 – Së bashku me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kemi takuar ne Washington, Kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresistin Eliot Engel.
Gjithmonë kënaqësi të takoj mikun e madh të Kosovës dhe timin, Kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresistin Eliot Engel, si dhe të konfirmojmë miqësinë e përhershme në mes Kosovës dhe SHBA-së.
Kosova ka dalë fitimtare gjithmonë kur ka qenë bashkë me SHBA-në. Prandaj do ta ruajmë dhe do ta çmojmë përherë këtë miqësi.
Washington, 8 shkurt 2019 – Edhe në vetë Lutjet e Mëngjesit u dha mesazhi se paqja, toleranca, besimi dhe humanizmi janë vlera prej të cilave nuk duhet të shkëputemi asnjëherë gjatë transformimit të shoqërive tona.
Lutjet e Mëngjesit ishin mundësi e shkëlqyer për të takuar zyrtarë të lartë amerikanë dhe liderë të shteteve të ndryshme nga tërë bota, për t’i njoftuar ata me të arriturat e Kosovës dhe me përpjekjet për të vendosur paqe të qëndrueshme në tërë rajonin tonë.
Ishte inkurajuese të konfirmohej që të gjithë në Uashington flasin me një zë për Kosovën, pa marrë parasysh për cilin institucion apo tabor politik bëhet fjalë.
Jemi të bekuar që kemi mbështetjen e SHBA-së për zhvillimin e vendit tonë dhe ndajmë së bashku të njëjtat vlera e synime.
Me Kryetarin e Linzi-it, ne diskutuam për mundësinë e bashkëpunimit institucional në mes Shtetit te Austrisë dhe Republikës së Kosovës. Kryetari i Linzit z.Luger premtoi mbështetjen e gjithëanshme në të gjitha fushat ku ka mundësi bashkia e Linzit.
Në këtë takim u cekën tema të ndryshme të bashkëpunimit, ndër to: Arsimi, Shëndetësia, Industria e Rëndë, Agrokultura, Turizmi, Sporti, por gjithashtu Kryetari i Linzit ofroj edhe gatishmërinë e tij për Binjakëzimin e Linzit me ndonjë nga qytetet e Kosovës.
Mark Weller u shpreh i interesuar të përkrahë Ekipin e Dialogut në Zhvillimin e një platforme të Përbashkët, platformë e cila do të promvohej gjithandej në botë, platformë e cila do t’i komunikonte Parime e Forta të saj; Procesi është dinamik, përderisa mos shfrytëzimi i këtij rasti nga Kosova, do të mund të rezultonte me largimin e presionit ndërkombëtar mbi Serbi.
Parimet e Platformes do të ishin, në njëren anë fleksibile mjaftueshëm për dialoguesit, por në anën tjetër të forta dhe të qarta në aspektin e llogaridhënies dhe pronësisë së Parlamentit të Kosovës në lidhje me këtë proces.
Në fillim të procesit Kosova do të duhej të promovonte një qasje të fortë negociuese; Në mesin e kësaj jave do të ndajë Platformën në fjalë, një dokument që mund të ketë 15 faqe, me anëtarët e Ekipit Dialogues, e cila pastaj do të pranojë komentet e secilit.
Prishtinë, 21 janar 2019-Takim me z.Mark Weller, Këshilltar i përzgjedhur për Dialog.
Unë e mirëprita në Prishtinë Majlinda Bregu në vizitën e saj të parë që nga marrja e detyrës. Ne biseduam për përparësitë e RCC dhe rëndësinë që ajo të përdoret si një mekanizëm kryesor për bashkëpunimin rajonal në Western Balkans.
Kosova gjatë kryesisë së ardhshme të SEECP do ta mbështesë këtë qëllim.
Crans Montana Forum do të mbahet në Kosovë. Është rast shumë i mirë i Kosovës, që të jetë nikoqire e forumit të radhës të Crans Montana, që do të mbahet në Prishtinë.
Kisha takim produktiv me Presidentin e Forumit Crans Montana, z. Pierre Emannuel Quirin.
Sipas idesë dhe propozimit tim jemi dakorduar për organizimin e Forumit prestigjioz botëror Crans Montana në Kosovë gjatë këtij viti.
Prishtinë, 15 janar 2019 –Shtrëngim duarsh me Presidentin e Forumit Crans Montana, z.Pierre Emannuele Quirin. Takimi me të u zhvillua në zyrat e MPJ-së në Prishtinë.
“Kam nderin që sot keni vizituar Kosovën dhe keni shprehur vullnetin që të dëgjoni nga afër për zhvillimet këtu në vend e po ashtu edhe të arriturat tona drejt konsolidimit të shtetit tonë me shumë sfida përpara”
Kosova do të jetë nikoqire e kësaj ngjarje të madhe të nivelit ndërkombëtar.
Ky forum i ka dhënë hapësirë të respektuar Kosovës në të kaluarën dhe është një nga ngjarjet ku Kosova mund të promovohet dhe fuqizohet në aspektin ndërkombëtar, meqë pjesëmarrësit janë vendimmarrës të rëndësishëm të botës.
Unë kalova dy ditë në Gjermani javën e parë të vitit 2019.
Ditën e mërkurë (9 janar 2019) e kalova në qytetin e Frankfurtit, ku vizita ime më solli në kontakt me njerëz të ndryshëm.
Nga Frankfurti zgjodha trenin për të udhëtuar drejt Berlinit, ku nesër (10 janar 2019) do të zhvillojë vizitën zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë.
Frankfurt, 9 janar 2019 – Në tren duke udhëtuar në drejtim të Berlinit. Këto udhëtime me tren të japin mundësi të konsultoja të gjitha dokumentet që kisha me vete e që bisedonim në takim.
Arsyeja kryesore që po udhëtoja drejt Berlinit ishte takimi me homologun tim gjerman, Heiko Mass, me të cilin do të diskutojmë shumë çështje të interesit të përbashkët. Mbështetja gjermane për vendin tonë është kruciale në konsolidimin e shtetit dhe mbylljen e procesit të normalizimit të raporteve me Serbinë.
Pritja ishte organizuar sipas protokollit të shtetit gjerman. Ishte nder, respekt dhe mikëpritje e pashembullt nga homologu gjerman, Maas.
Ministri i Jashtëm Federal Heiko Maas (L), SPD, takohet me Behgjet Pacollin, ministër i Jashtëm i Kosovës, në Berlin, 10 janar 2019.
Takimi ishte shumë miqësor, konstruktiv dhe pëmbajtësor. Gjermania është dëshmuar si partner strategjik dhe aleat i palëkundur i Kosovës nëpër të gjitha fazat e shtet-ndërtimit.
Është partneri i fuqishëm tregtar me vendin tonë, por ne presim dhe thërrasim për investime edhe më të mëdha gjermane në Kosovë, që do të ndihmonin në zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit dhe krijimin e vendeve të reja të punës për shtetasit tanë.
Gjermania mbështet fuqishëm normalizimin e marëdhënieve Kosovë-Serbi, proces i cili nënkupton epilog të njohjes reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në OKB.
Pas takimit bilateral mes dy delegacioneve dolëm në konferenc për media. Për atë se çfarë kemi deklaruar ka prezantuar edhe webfaqja e Bundestagut gjerman. I është dhënë rëndësi dialogur Kosovë – Serbi.
Berlin, 10 janar 2019–Takim me homologun gjerman, Heiko Maas, gjatë vizitës zyrtare në Gjermani.
Kosova dhe Serbia duhet të pajtohen
Rruga drejt BE- së çon përmes pajtimit dhe reformave reale. Ministri i Jashtëm Maas i ka premtuar homologut të tij kosovar mbështetje në këtë drejtim.
Ministri i Jashtëm Maas priti të enjten (10 janar) në Berlin homologun e tij nga Kosova Behgjet Pacolli.
Vizita zyrtare e Zv/kryeministrit të parë z.Behgjet Pacolli në Republikën Federale të Gjermanisë.
“I bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të kthehen në një dialog konstruktiv”, tha Maas pas bisedës. Sipas ministrit të Jashtëm, fakti që të dyja vendet zhvillojnë marrëdhënie normale me njëra-tjetrën është një nga kushtet më të rëndësishme për afrimin me BE- në.
Marrëdhëniet me Serbinë në fokus
Kohët e fundit ka pasur pengesa në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Serbia ka bërë fushatë kundër pranimit të vendit fqinj në Interpol, ndërsa Kosova ka vendosur një tarifë 100 për qind të importit për produktet serbe.
“Kemi biseduar edhe për faktin se këtu në Gjermani kemi patjetër shqetësime për përdorimin e tarifave ndëshkuese”, theksoi Maas pas takimit me Pacollin.
Berlin, 10 janar 2019 – Gjatë konferencës për media me homologun tim gjerman Heiko Mass.
Gjermania mbështet perspektivën e BE-së
Në të njëjtën kohë, ministri i Jashtëm theksoi mbështetjen e Gjermanisë për ambiciet e BE-së të Kosovës dhe shteteve fqinje. “Ne qëndrojmë pranë perspektivës së BE-së të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Maas.
Megjithatë, mbështetja është e lidhur me kushte të qarta. Parakushtet më të rëndësishme për Kosovën përfshijnë, për shembull, përparimin në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Berlin, 10 janar 2019 – Gjatë konferencës për media me homologun tim gjerman Heiko Mass. Gjermania mbështet fuqishëm normalizimin e marëdhënieve Kosovë-Serbi, proces i cili nënkupton epilog të njohjes reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në OKB.
Ndihmoni me reformën dhe pajtimin
Ashtu si shumica e shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor, Kosova është ende shumë larg përmbushjes së standardeve të BE-së . Prandaj Gjermania po ofron mbështetje aktive.
Qeveria federale jo vetëm që mbështet projektet për rritje më të madhe ekonomike dhe infrastrukturë më të mirë, por gjithashtu i kushton vëmendje të veçantë një procesi të ndershëm pajtimi në rajon.
Për shembull , së bashku me partnerët e saj në BE , Gjermania po mbështet organizatën e saj rinore për rajonin e Ballkanit Perëndimor, e cila i bashkon të rinjtë përtej kufijve.
Ministri i Jashtëm Federal Heiko Maas (L), SPD, takohet me Behgjet Pacollin, ministër i Jashtëm i Kosovës, në Berlin, 10 janar 2019.