Prishtinë, 27 gusht 2019 –
Kosova ka marrëdhënie tradicionalisht të shkëlqyera me Hungarinë. Me të Ngarkuarin e përkohshëm me Punë të Ambasadës Hungareze në Prishtinë, z. Bela Bozsik, u pajtuam se thellimi i marrëdhënieve bilaterale në të gjitha nivelet dhe fuqizimi i partneritetit ekonomik, me theks në fushën e investimeve, është në dobi të të dyja vendeve.
Bashkëbiseduam hapur edhe për të drejtën e pamohueshme të lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës dhe domosdoshmërinë e anëtarësimit të vendit tonë në Organizatat Ndërkombëtare.


